Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

By: Oldi
13 July 2025 at 17:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Çfarë do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa… (VIDEO)

By: V K
7 July 2025 at 13:50

Një qytetare e moshuar që ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama, është përballur me arrogancën e këtij të fundit gjatë një vizite në Vlorë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet qytetarja që i shkon nga pas Ramës, i cili i kthehet në mënyrë arrogante.

“Ça do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”,- ishin fjalët e Ramës drejtuar qytetares, e cila më pas u largua nga një nga shoqëruesit e kryeministrit.

 

 

Kujtojmë që një numër qytetarësh ishin mbledhur para bashkisë së qytetit bregdetar dhe kërkonin që të takonin Ramën për hallet e tyre. Por garda dhe policia bashkiake dhe ajo lokale e rendit nuk lejonin njeri ti afrohej liderit.

Një tjetër e moshuar nuk hoqi dore dhe duke u përballur me gardën dhe duke u shtyrë më ta arriti ti afrohej kryeministrit. Por ai me një arrogancë të paparë i kthehet dhe i bërtet të moshuarës duke u kërkuar shpjegime se pse ajo po e ngrinte zërin, ndërkohe që garda dhe policia nuk e linin ti afrohej kreut te qeverisë.

Ky është takim i dytë i Ramës brenda pak ditësh në Bashkinë e Vlorës, ku në të parin u kërkoi dorëheqjen 21 drejtorëve, të cilët e zbatuan në rresht për një.

The post Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Çfarë do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

7 July 2025 at 11:02

Kryeminsitri Edi Rama ka vizituar ditën  e sotme qytetin e Vlorës me qëllim inspektimin dhe lirimin e hapësirave publike.

Mësohet se ka qenë një numër i lartë i qytetarëve që kanë dashur të takojnë kryeministrin Rama. Ai ka mbërritur në orën 09:00 në qytetin e Vlorës ku më pas ka zhvilluar një takim me grupin e punës, takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta, e më pas kryeminsitri ka dalë për inspektim në qytet.

Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar, qytetare e Vlorës e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin Rama lidhur me një shqetësim të sajin.

“O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.

Gazetari i Euronews Albania Algert Harizaj raportoi se zonja ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryeministrit Rama. Ky i fundit i kundërpërgjigjet: “Ç’a ke që bërtet?”

Gazteari shton se zonja kishte rreth një orë që priste ta takonte. Problemi qëndronte me shtëpinë e saj lidhur me hapësirat dhe tokat. E moshuara ka insistuar duke u shtyrë fizikisht me policët e bashkisë, derisa ka arritur ta takojë kryeminsitrin Edi Rama për ti shpalosur shqetësimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Lezhë, drejtuesi i motoçikletës përplaset me barrierat anësore të rrugës

1 July 2025 at 16:50

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si “Kënalla”.

Drejtuesi i një motoçikletë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke pësuar lëndime.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital

By: Ardit
29 June 2025 at 13:47

Një tjetër aksident me monopatinë është regjistruar në kryeqytet, ku një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me monopatinë. Si pasojë, i riu ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për […]

The post Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital appeared first on BoldNews.al.

Berisha përplaset me Spiropalin: Partia e krimit nuk feston dot, u damkosë në Bruksel

By: user 11
26 June 2025 at 11:16

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për fjalorin, pasi kryedemokrati e cilësoi PS si partia e krimit.

Pjesë nga debati:

Berisha: Sot, kreu i Partisë së Krimit, mori…

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë, ju tërheq vëmendjen për fjalorin.

Berisha: Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap.

Spiropali: Sigurisht që do ruajë vendin, moderoni fjalorin.

Berisha: Kreu i Partë së Krimit mori epitetin më të merituar, si Ramaduro i Europës. Dje një media në SHBA më kërkoi një intervistë dhe gazetari i mirënjohur filloj pyetjet e tij, “Zoti Berisha na fol për çështjen në Shqipëri dhe Ramaduron”, pra është bërë famoz për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Këtë verë, ju nuk festuat dot fitoren kalp me farsë, sepse këtë vërë në Bruksel, Strasburg, u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.

Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti? Kartelet të nxorën, ti do thuash jo, por ata të nxorën, se po të ishe i tyre nuk do të nxirrnin.

Nëse në Shqipëri, u zhvillua farsa elektorale më dakord në botë, ky që është këtu, (i drejtohet Ervin Hoxhës), është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e tij, por ajo që ishte më e veçanta ishte se ndërruan me Arkendin. E morët vesh Arkend milionerin, nga Pojat e Vlorës. Këtej ishte me një rrogë ai, rrogë pedagogu, ishte me 2 pikë ca milion. Apo nuk iu bëjnë përshtypje këto?

The post Berisha përplaset me Spiropalin: Partia e krimit nuk feston dot, u damkosë në Bruksel appeared first on Lapsi.al.

Automjeti përplaset me shtyllën e tensionit në aksin Fier-Levan, dy të plagosur

By: user 11
21 June 2025 at 17:20

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës”, ku një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Burime bëjnë me dije se për pasojë kanë mbetur dy të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “ Fordit” ka qenë një parakalim i gabuar i një fugoni, i cili i ka prerë rrugën automjetit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

The post Automjeti përplaset me shtyllën e tensionit në aksin Fier-Levan, dy të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren shqiptare në Spanjë

By: V K
11 June 2025 at 09:57

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në Malaga, Spanjë, i ka marrë jetën Evelyne Salimusaj, një 30-vjeçareje shqiptare, e lindur në Ciserano, Itali.

E reja e cila ishte zhvendosur në Malaga rreth një vit më parë, u përplas për vdekje nga një automjet që po drejtohej nga një i ri në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i mjetit u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe më pas u konfirmua se kishte rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Përplasja ishte aq e fortë, saqë personeli mjekësor nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar jetën e saj, vdekja e Evelyne-s u konstatua në vendngjarje.

Lajmi i dhimbshëm ka tronditur komunitetin e Ciseranos, ku Evelyne ishte lindur dhe rritur. Bashkia e qytetit publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritetin me familjen dhe duke e kujtuar të ndjerën si një pjesë të dashur të komunitetit.

“Komuniteti i Ciseranos bashkohet në pikëllim për vdekjen tragjike të Evelyne Salimusaj, e cila ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare në Spanjë, në Malaga, qytetin ku ishte zhvendosur”, shkruhet në mesazhin e Bashkisë, i shpërndarë edhe nga kryetarja Caterina Vitali.

Evelyne ishte parukiere me profesion. Ajo kishte humbur babanë pak kohë më parë, ndërsa nëna e saj dhe dy vëllezër më të vegjël jetojnë tashmë në Morengo.

Pas lajmit tragjik, shumë miq dhe qytetarë kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke e përkujtuar Evelyne si një vajzë të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa familja dhe miqtë e saj kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të Evelyne Salimusaj.

The post Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren shqiptare në Spanjë appeared first on Albeu.com.

Makina merr para nxënësit e shkollës në Gjermani, raportohet për të lënduar

4 June 2025 at 16:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në Frechener Strasse në Hürth të Gjermanisë.

Mediat vendase raportojnë se një makinë ka përplasur në një grup fëmijësh.

Si pasojë, janë lënduar dy fëmijë, njëri rëndë, sipas informacioneve fillestare. Sipas raporteve të pakonfirmuara, grupi ishte një klasë e shkollës fillore.

Aksidenti thuhet se ndodhi në Frechener Straße midis Theresienhöhe dhe Altstätter Straße.

 

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen

By: V K
22 May 2025 at 15:16

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, nga autori i akuzuar Mario Përlleshaj.

Në seancë ka pasur debate mes palëve, ku prokurorja Alma Felaj, është përballur me pakënaqësinë e prindërve të Luis Meçes që mbeti i plagosur në ngjarje, lidhur me hetimet, ku babai i tij u detyrua nga gjykata të dalë nga salla.

Debati ka nisur kur po flitej për ditën para ngjarjes, ku të miturit Martin Cani e Luis Meçe, kishin qenë duke luajtur futboll në Kavajë, dhe janë shoqëruar nga prindërit e Luizit në kthim.

Në sallë është folur për mundësinë që të miturit të kenë debatuar në telefon në mbrëmje me palën tjetër, dhe prokurorja ka artikuluar se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë”.

Kjo ka nxitur reagimin e babait të Luizit i cili i është drejtuar prokurores me fjalët: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”.

Seanca radhës u la më 28 maj, ku do të pyetën 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

The post Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen appeared first on Albeu.com.

Aksident i frikshëm/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi (VIDEO)

By: V K
22 May 2025 at 08:52

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi me “frena të prishura”, u regjistrua nga një kamera brenda automjetit të tonazhit të rëndë.

Sipas New York Post, kamioni, i cili po transportonte rërë për çimento, po udhëtonte me një shpejtësi prej 80 km/orë, me vlerësimin fillestar që tregonte një aksident që ndodhi për shkak se shoferi u sëmur papritur.

Videoja tregon kamionin duke dalë nga korsia e tij, duke hyrë në trafikun që vjen përballë, duke u kacavjerrë pranë një shtëpie dhe duke përfunduar sipër saj, të cilën e shkatërroi.

Në momentin e aksidentit, një person ndodhej në shtëpi dhe u plagos lehtë.

Shoferi i kamionit, i cili punoi për vite me radhë në Zeisloft Trucking, mbeti i bllokuar në automjet dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për ta nxjerrë atë.

“Ai nuk ka idenë se çfarë ka ndodhur”. “E vetmja gjë që di është se ishte bllokuar në kamion”, tha pronari i kompanisë.

 

Wild dash cam video of dump truck crashing into home in Woodbury Heights, NJ.
Owner of company says driver had a grand mal seizure before crashing into the home. Driver trapped for two hours. Both driver and homeowner escaped major injury. Home destroyed. @FOX29philly pic.twitter.com/c0QACVPXhe

— Chris O’Connell (@CoconnellFox29) May 20, 2025

The post Aksident i frikshëm/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën Bruklin, humbin jetën 2 persona, plagosen 19 të tjerë

By: V K
18 May 2025 at 08:52

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur, pasi një varkë e gjatë stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha kryebashkiaku i qytetit.

Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes.

Pamjet tregojnë direkët gjigantë të anijes Cuauhtémoc duke prerë urën ndërsa anija po kalonte nën strukturën e famshme të shtunën në mbrëmje.

Autoritetet thanë se anëtarët e ekuipazhit po qëndronin mbi direkë në kohën e përplasjes, kur ato u thyen dhe ranë në kuvertë.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha në X se dy persona vdiqën dhe 19 u plagosën, përfshirë dy prej të cilëve në gjendje kritike. Në bord ishin gjithsej 277 persona.

The post Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën Bruklin, humbin jetën 2 persona, plagosen 19 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tensione te KZAZ 32, Agron Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën: Zoti ministër pse fshihesh? Mos fusni duart te kutitë (VIDEO)

By: V K
13 May 2025 at 07:35

Debate me tone të forta te KZAZ 32 mes kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Raportohet se shkak për tensionet u bë urdhri i komisionit për të nxjerrë nga KZAZ kandidaten Barbara Doda. Shehaj akuzoi ministrin Hoxha, se ishte ai që dha urdhrin që të largonin Dodën.

 

Shehaj dëgjohet teksa porosit socialistët që të mos fusin duart te kutitë pasi do të përballen me ligjin.

Agron Shehaj: Mos fusni duart te kutitë, do përballeni me ligjin. Zotëri ministër, tregoju qytetarëve se çfarë ndodh këtu? Ju e dhatë urdhrit që të largonit një kandidate nga qendra e numërimit sepse po kërkonte të drejtën e saj? Zoti ministër pse fshihesh?

Ervin Hoxha: Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet…

Agron Shehaj: Je fshehur e…

The post Tensione te KZAZ 32, Agron Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën: Zoti ministër pse fshihesh? Mos fusni duart te kutitë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Po shkel ligjin”, Balla përplaset ashpër me komisionerët e votës së diasporës

11 May 2025 at 23:37

Drejtuesi politik i diasporës, Taulant Balla ka pasur një debat me komisionerët në Parkun Olimpik në Tiranë, kjo për shkak të kërkesës së Partisë Demokratike për mos numërimin e votave të Greqisë.

Balla e ka shprehur këtë në formë ankese duke iu drejtuar përfaqësuese së KQZ-së. Ai pretendon se kjo e fundit ka shkelur ligjin dhe mund të përballet me kallëzim penal.

“Nuk mund ta shkelësh ligjin edhe pse je përfaqësuese e KQZ-së. Nuk ke asnjë të drejtë të shkelësh ligjin. Ti je aty të respektosh ata. Ti po shkel ligjin dhe ne ruajmë të drejtën për të bërë kallëzim penal edhe ndaj teje. Ajo që je duke bërë është përtej kompetencës që ke ti.

Kush është arsyeja që ju nuk numëroni votat e Greqisë, kërkoji provë dhe pastaj shko dhe shqyrtoje provën që thonë ata. Je në shpërdorim detyre, po shkel ligjin. Shkon drejtoresha e KQZ-së dhe thotë shkelni ligjin. E rëndë. Ngarkoheni me përgjegjësi nëse nuk bëni detyrën”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Po shkel ligjin”, Balla përplaset ashpër me komisionerët e votës së diasporës appeared first on Euronews Albania.

Flamur Noka përplaset me militantin e PS: Do shkojmë bashkë në SPAK (VIDEO)

By: V K
11 May 2025 at 12:08

Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me disa vëzhgues dhe votues në Vorë.

Noka pretendon se bandat janë aktivizuar dhe po bëjnë presion. Mes tij dhe disa personave ka patur përplasje verbale.

“Ta tregoj unë ty!“, iu drejtua Noka njërit prej personave. Ndërkohë që disa të tjerë bërtisnin se “do të fitojë Edi Rama”.

“Më ke sjell njerëz te shtëpia për të pirë kafe me mua”,-u shpreh një nga qytetarët.

“Ka informacione që është mbushur gjithë banda që kërcënojnë. Janë pajisur me vëzhgues dhe dirigjojnë çdo votë”, deklaroi Noka për mediat.

Kujtojmë se në Vorë, po votohet elektronikisht.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

The post Flamur Noka përplaset me militantin e PS: Do shkojmë bashkë në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Librazhd, arrestohet shoferi 32-vjeçar

By: Oldi
7 May 2025 at 13:12

Një 32-vjeçarështë vënë në pranga pas aksidentit me një viktimë të regjistruar paraditen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”. I arrestuari është drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident. 32-vjeçari është përplasur me një makinë në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Për shkak të aksidentit humbi jetën pasagjeri në mjetin tjetër dhe mbetën të plagosur […]

The post Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Librazhd, arrestohet shoferi 32-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Autobusi me turistë përplaset me makinën në Greqi, një i plagosur

By: Oldi
5 May 2025 at 10:06

Një aksident ka ndodhur në rrugët e Kretës , duke rezultuar në dërgimin e një personi në spital. Sipas informacioneve nga Cretapost, gjithçka ndodhi dje pak pas orës 19:00 në rrugën e vjetër kombëtare pranë Gouves, pak pas kryqëzimit, një autobus turistik u përplas me një makinë. Përplasja ishte e fortë, ku automjeti i pasagjerëve […]

The post Autobusi me turistë përplaset me makinën në Greqi, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Ai i shprehu shqetësimet, Rama përplaset me qytetarin: Turp i madh, ke ardhur këtu të më hapësh mua probleme…

By: V K
28 April 2025 at 13:42

Ditën e sotme, gjatë një aktiviteti në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, kryeministri  Edi Rama, është përplasur me një qytetar, i cili i ka ngritur shqetësimet e tij.

Qytetari i kërkoi rregullimin e rrugës për në banesën e tij, teksa la të nënkuptohej se banesën e kishte ndërtim pa leje, por legalizimin e kishte fituar përmes korrupsionit.

Rama iu drejtua qytetarit se ai duhet të ketë turp për mënyrën se si ia tha, dhe sipas kryeministrit, ai kishte shkuar aty për t’i hapur probleme, duke qenë se mazhoranca është mësuar vetëm me takime propagandë, ku fshihet e vërteta.

Pjesë nga Debati:

Qytetari: Përshëndetje. Quhet Izmir Noka, jam banues i njësisë numër 1. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë. Makina cop cop. Ndoshta jam jashtë teme, por dua t’i them ty. Uji po të vish këto në orën 7 shkon lumë në rrugë. Une nuk kam ardh këtu të them për legalizimet, sepse i kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD, besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë. Unë kam ardhur këtu të them për rrugën, sepse po bëjmë makinat copa. A ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave. Dhe diçka të fundit: një gjë të vogël që do të bësh, bie fjala një kotec pulash, të vijnë këto institucione IKMT IMT, polici bashkiake dhe të kërkojnë para, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, por jo zbatimin e ligjit, shihe vetë këtë.

Rama: Kam një problem të madh une me ty. Nëse të vjen dikush të thotë atë që the ti, duhet ta denoncosh. Këto llafet në hava si kam qejf. Sepse ndryshe nuk mund funksionoj kështu kjo punë. Zotria jote ka ndërtuar pa leje këtu. Nuk je ti vetëm që ke ndërtuar pa leje. Nuk e përjashtoj që të ketë individë të tillë, por kur thua ‘policia’, janë 9 mijë vetë. Si ngarkon të gjithë me fjalë në ajër? Ti ke ndërtuar pa leje këtu, po të ishe vetëm ti që ke ndërtuar pa leje, do ta zgjidhnim këtë punë. Po s’je vetëm ti. Dëgjojnë kët historinë e legalizimeve, e kemi bërë ne, as ti as ai, se bën dot kshu dhe të qeshësh, ne të dy do shkojmë bashkë do ta denoncojmë atë person që të ka cenu ty, turp i madh që e thu kshu.

Po, meqë ti pretendon se ke paguar para, ne të dy do shkojmë bashkë në Polici dhedo t’i shkojmë deri në fund atij personi që të ka cenuar ty, sepse është turp i madh që e thua kështu.

Normalisht kjo nuk duhet të ndodhte. Nuk e përjashtoj që ka të tillë, por ama, në bazë të ligjit, ti je po aq fajtor sa ai që e ka bërë këtë gjë nëse e ka bërë me ty, pasi dyshoj shumë. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, unë me ty dhe do të të mbështes deri në fund. Nuk do të lejojmë këta njerëz të godasin dhe të nxijnë imazhin e shumicës. Patjetër ka punonjës policie që meritojnë ndëshkim, infermierë dhe mjekë ka nga të gjithë, por nuk janë shumica. Shumica nuk e meritojnë të futen në një thes dhe që të mos futen të gjithë në thes, raste si kjo do shfrytëzohen në të mirë të shoqërisë. Do ta shfrytëzojmë të gjithë bashkë. Janë bërë 270 mijë legalizime.

Ti e merr met qeshme, unë jam shumë serioz, unë i njoh njerëzit, këtë humorin do ta bashkojmë dhe do të merremi seriozisht të dy.n Do t’i shkojmë bashkë kësaj pune, dhe nëse dikush të ka kërkuar të paguash, do ta paguajë ai, por ti do tregosh kush është ky që të ka kërkuar. Kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë 21 mijë, janë bërë 270 mijë. Pse nuk kanë mbaruar? Janë dhe mbi 60 mijë që po vazhdon procesi. Që ka rrugë në Tiranë dhe kudo, qofshin nëpër zona që nuk janë si duhet, nuk e diskutoj fare, por ama ti ke të gjithë akset kryesore që të kanë ardhur te dera e shtëpisë.

Qytetari: Nuk me duhen.

Rama: Unë e di shumë mirë që ty nuk të duhen, sepse ti për këtë ke ardhur këtu. Sepse t’i kë bërë një ndërtim paleje dhe kërkon pse te ndërtimi jot pa leje nuk ka 5 metra rrugë. Unë ty do të kthej me partinë time, se do bëhesh personazh në lajme. Erdhe për t’më hap probleme, por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët, se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët.

The post Ai i shprehu shqetësimet, Rama përplaset me qytetarin: Turp i madh, ke ardhur këtu të më hapësh mua probleme… appeared first on Albeu.com.

Rama përplaset me fermerin demokrat, nuk e lejon të flasë: Nuk je i joni, boll tani…

By: V K
23 April 2025 at 12:07

Kryeministri Edi Rama, është përplasur me një fermer demokrat gjatë një takimi elektoral në Berat, ku i tha: “do ta heq atë fiksimin, po s’ta shkula si tapë”.

Teksa fermeri i kërkoi fjalën, Rama nuk pranoi të ia hapte mikrofonin për shkak se;  “jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’”.

Siç duket Rama i frikësohet kritikave që mund të vijnë nga mbështetësit e opozitës, e u jep fjalën për të folur atyre që i ka mbledhur vetë, për t`i thurur lavde e pa u munduar të japë shpjegime për shumë çështje të rëndësishme, një ndër to edhe ndërprerje e fondeve të BE për bujqësinë.

“Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu”, iu drejtua kreu i qeverisë.

“Jemi miq përtej fiksimeve. Unë do ta heq këtë fiksimin që kë por avash avash, më duhet edhe pak kohë, por po nuk ta shkula si tapë që të hapesh edhe të marrësh ajër e të bëhesh shumë më i lezetshëm mbaje mend çfarë të them. Nuk ta hap mikrofonin, lëre tani se jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’. Unë edhe kur dal në FB merrem me ata që nuk janë tanët.

Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu. Boll tani, na more gjithë kohën se më thonë këta ne të mbështesim, ne të duam, të themi fjalë të mira, ti merresh me këta, që të shajnë, nuk lënë gjë pa thënë. Shih çfarë bën tani, Edi Rama u thotë fëmijëve më shikoni mua lakuriq, janë të paparë. Ndërkohë që këta më nxorën mua lakuriq, se di, pastaj mbledhin njëri-tjetrin ia fusin fjalëve aty më ekstreme me djem e vajza. Kanë të drejtë që më thonë pse merresh me këta ‘janë çyryk’”, tha Rama.

The post Rama përplaset me fermerin demokrat, nuk e lejon të flasë: Nuk je i joni, boll tani… appeared first on Albeu.com.

Makina del nga rruga në Pogradec-Korçë, përplaset me pikën e karburantit

21 April 2025 at 11:55

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pikë karburanti në Korçë fatmirësisht pa pasur pasoja të rënda.

Sipas policisë, një drejtuese mjeti ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korçës, kur në rrethana ende të paqarta edhe për ekspertët e qarkullimit rrugor, mjeti ka dalë nga aksi nacional dhe është përplasur me pompën e furnizimit me karburant.

Goditja ka qenë e fortë, por fati ka qenë me drejtuesen e mjetit, e cila ka marrë plagë të lehta. Ajo që është më kryesorja, edhe sipas policisë, është fakti që pompat nuk kanë shpërthyer në flakë.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, drejtuesja mund të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe në momentin e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar.

 

 

The post Makina del nga rruga në Pogradec-Korçë, përplaset me pikën e karburantit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌