Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama përplaset me fermerin demokrat, nuk e lejon të flasë: Nuk je i joni, boll tani…

By: V K
23 April 2025 at 12:07

Kryeministri Edi Rama, është përplasur me një fermer demokrat gjatë një takimi elektoral në Berat, ku i tha: “do ta heq atë fiksimin, po s’ta shkula si tapë”.

Teksa fermeri i kërkoi fjalën, Rama nuk pranoi të ia hapte mikrofonin për shkak se;  “jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’”.

Siç duket Rama i frikësohet kritikave që mund të vijnë nga mbështetësit e opozitës, e u jep fjalën për të folur atyre që i ka mbledhur vetë, për t`i thurur lavde e pa u munduar të japë shpjegime për shumë çështje të rëndësishme, një ndër to edhe ndërprerje e fondeve të BE për bujqësinë.

“Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu”, iu drejtua kreu i qeverisë.

“Jemi miq përtej fiksimeve. Unë do ta heq këtë fiksimin që kë por avash avash, më duhet edhe pak kohë, por po nuk ta shkula si tapë që të hapesh edhe të marrësh ajër e të bëhesh shumë më i lezetshëm mbaje mend çfarë të them. Nuk ta hap mikrofonin, lëre tani se jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’. Unë edhe kur dal në FB merrem me ata që nuk janë tanët.

Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu. Boll tani, na more gjithë kohën se më thonë këta ne të mbështesim, ne të duam, të themi fjalë të mira, ti merresh me këta, që të shajnë, nuk lënë gjë pa thënë. Shih çfarë bën tani, Edi Rama u thotë fëmijëve më shikoni mua lakuriq, janë të paparë. Ndërkohë që këta më nxorën mua lakuriq, se di, pastaj mbledhin njëri-tjetrin ia fusin fjalëve aty më ekstreme me djem e vajza. Kanë të drejtë që më thonë pse merresh me këta ‘janë çyryk’”, tha Rama.

The post Rama përplaset me fermerin demokrat, nuk e lejon të flasë: Nuk je i joni, boll tani… appeared first on Albeu.com.

Kreu i KLSH-së parashikohej të raportonte në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren

By: user7
17 October 2024 at 10:56

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili do të raportonte sot për veprimtarinë vjetore, nuk është lejuar të flasë në foltore nga deputetë e opozitës.

Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha Spiropali.

The post Kreu i KLSH-së parashikohej të raportonte në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren appeared first on Lapsi.al.

❌
❌