Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë/ Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, shoferi raportohet me plagë të rënda

1 July 2025 at 20:31

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Aktualisht në këtë segment rrugor ka patur dhe bllokim të rrugës.

The post Aksident i rëndë/ Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, shoferi raportohet me plagë të rënda appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

1 July 2025 at 20:25

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në Rugën e Arbrit. Siç shihet edhe në pamjet e mësipërme, një kamion me ngarkesë është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar në spital […]

The post Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Kamioni me ushqime përfshihet nga flakët në “Rrugën e Kombit” (VIDEO)

By: V K
2 June 2025 at 09:07

Mbrëmjen e djeshme, një kamion është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa transportonte mallra ushqimore dhe pije energjike.

Pamjet dramatike nga vendngjarja, tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të kapluar nga zjarri, me tym të zi që ngrihej në ajër dhe flakët që përfshinë shpejt pjesën e përparme të kabinës e më pas të gjithë ngarkesën.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ndërhynë shpejt shërbimet zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo shkak tjetër.

The post Kamioni me ushqime përfshihet nga flakët në “Rrugën e Kombit” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi

By: D Marku
1 June 2025 at 23:59

Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa transportonte mallra ushqimore dhe pije energjike.

Pamjet dramatike nga vendngjarja tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të kapluar nga zjarri, me tym të zi që ngrihej në ajër dhe flakët që përfshinë shpejt pjesën e përparme të kabinës e më pas të gjithë ngarkesën.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ndërhynë shpejt shërbimet zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

 

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo shkak tjetër.

The post Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

By: D Marku
28 May 2025 at 18:13

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës.

Mësohet se një 48-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, është përplasur nga një kamion.

Gjithashtu i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post FOTO/ Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident i frikshëm/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi (VIDEO)

By: V K
22 May 2025 at 08:52

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi me “frena të prishura”, u regjistrua nga një kamera brenda automjetit të tonazhit të rëndë.

Sipas New York Post, kamioni, i cili po transportonte rërë për çimento, po udhëtonte me një shpejtësi prej 80 km/orë, me vlerësimin fillestar që tregonte një aksident që ndodhi për shkak se shoferi u sëmur papritur.

Videoja tregon kamionin duke dalë nga korsia e tij, duke hyrë në trafikun që vjen përballë, duke u kacavjerrë pranë një shtëpie dhe duke përfunduar sipër saj, të cilën e shkatërroi.

Në momentin e aksidentit, një person ndodhej në shtëpi dhe u plagos lehtë.

Shoferi i kamionit, i cili punoi për vite me radhë në Zeisloft Trucking, mbeti i bllokuar në automjet dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për ta nxjerrë atë.

“Ai nuk ka idenë se çfarë ka ndodhur”. “E vetmja gjë që di është se ishte bllokuar në kamion”, tha pronari i kompanisë.

 

Wild dash cam video of dump truck crashing into home in Woodbury Heights, NJ.
Owner of company says driver had a grand mal seizure before crashing into the home. Driver trapped for two hours. Both driver and homeowner escaped major injury. Home destroyed. @FOX29philly pic.twitter.com/c0QACVPXhe

— Chris O’Connell (@CoconnellFox29) May 20, 2025

The post Aksident i frikshëm/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kamioni përplaset me ambulancën në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur

7 May 2025 at 15:59

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me një autoambulancë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Dy prej të plagosurve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë […]

The post Kamioni përplaset me ambulancën në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

“Njeri jam dhe unë”, dhunoi shoferin e kamionit bashkë me vëllain e tij, reagon Bledion Nallbati: Ftoj SPAK të marrë kamerat filmike

By: M C
4 May 2025 at 16:13

Kandidati i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ka reaguar në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku së bashku me vëllain e tij dhunuan një shofer kamioni.

Për mediat, Nallbati thotë se mban përgjegjësi dhe thekson se duhet të qëndronte i matur duke e kondiseruar si provokim ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00.

“Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjet të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plota’’, ka thënë ai.

Ndërkohë, kandidati për deputet sqaron se nuk ishin ata që i zunë rrugën kamionit, ndërsa shpjegon se ishin duke udhëtuar nga Kapshtica. Gjithashtu, në reagimin e tij, ka shprehur se ka tentuar ta shmangte por ishte nën emocionet pasi sipas tij shoferi e kishte sharë.

’’Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë të shmang këtë konflikt, edhe pse isha nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme. Edhe shoferi, padiskutim, pati një reagim jo të duhur, duke sharë mua dhe vëllain tim. Emocioni ndonjëherë prevalon mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje”, tha ai.

Ndërkohë, shpreh se kamerat filmike duhet të hetohen nga SPAK, pasi sipas tij janë devijuar informacionet.

“Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia, në vend që të qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?

Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me forcë në komisariatin e Korçës, dhe me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar? Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale ekziston kur largohesh nga vendi i ngjarjes. Si mund të largohej mjeti kur kishte një aksident të mundshëm dhe ne kishim telefonuar policinë? Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve”, tha ai.

Policia e Korçës ka arrestuar vëllain e deputetit të PD, Bledion Nallbati, Alti Nallbati pas ngjarjes së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku dhunojnë shoferin e një kamioni.

Bledioni dhe i vëllai i njohur me nofkën “Duçja”, janë konfliktuar me shoferin e një kamioni, shtetasin S.D., për motive ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit, ndërsa përmes pamjeve filmike të kamerave shihet se si deputeti i PD dhe vëllai i tij dalin nga makina dhe sulmojnë shoferin e kamionit, duke tentuar ta nxjerrin nga mjeti, më pas edhe e godasin me grusht.

Fillimisht Nallbati përpiqet të ndalojë sherrin, por më pas u përfshi vetë duke sulmuar shoferin e trajlerit. Në vendngjarje janë mbledhur edhe persona të tjerë të rastësishëm.

The post “Njeri jam dhe unë”, dhunoi shoferin e kamionit bashkë me vëllain e tij, reagon Bledion Nallbati: Ftoj SPAK të marrë kamerat filmike appeared first on Albeu.com.

Bllokohet rruga e Llogarasë, kamioni ngec në kthesë

28 February 2025 at 22:15

Aksi rrugor i Llogarasë në Vlorë është bllokuar mbrëmjen e kësaj të premteje, duke krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Mësohet se ka qenë një kamion trajlet, i cili është bërë shkaku për bllokimin e rrugës, Mësohet se kamioni ka ngecur në një kthesë në ngjitje gjatë itinerarit nga Vlora drejt Himarës. Kjo gjë ka […]

The post Bllokohet rruga e Llogarasë, kamioni ngec në kthesë appeared first on BoldNews.al.

Kamioni me dosjet e Bashkisë së Tiranës/ Reagon Berisha: Nga burgu Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve

By: V K
25 February 2025 at 11:11

Ditën e sotme, avokatja Adriana Kalaja, në një video të publikuar në “Facebook”, ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në pamjet përpara Bashkisë së Tiranës, shfaqet një mjet (kamion), i cili ka zbarkuar para portës së godinës për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

Nuk dihet ende nëse këta dokumente, do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe kryedemokrati Sali Berisha.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”, shprehet Berisha.

The post Kamioni me dosjet e Bashkisë së Tiranës/ Reagon Berisha: Nga burgu Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve appeared first on Albeu.com.

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

20 February 2025 at 22:40

Një prodhues kamionësh elektrik që kërkoi të rivalizonte Tesla-n e Elon Musk, ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA pasi themeluesi i saj u dërgua në burg për mashtrim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nikola, dikur vlerësohej në më shumë se 30 miliardë dollarë.

Por çmimi i aksioneve të saj ra vetëm disa muaj pasi doli në publik në vitin 2020, mes pretendimeve se po mashtronte investitorët.

Një raport i shkurtër në atë kohë akuzoi themeluesin e tij, Trevor Milton, për krijimin e një “mashtrimi të ndërlikuar të ndërtuar mbi dhjetëra gënjeshtra”.

Milton u largua nga biznesi në 2021 dhe në dhjetor 2023 u dënua me katër vjet burg dhe gjobë 1 milion dollarë për mashtrim të investitorëve.

Në vitin 2021, kompania ra dakord të zgjidhte pretendimet me rregullatorët amerikanë për 125 milionë dollarë pa pranuar keqbërjen.

Dhe të mërkurën, kompania paraqiti kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në një gjykatë në Delaware.

Në dosjet, ajo tha se kishte më shumë se 1 miliard dollarë në detyrime.

Kompania shtoi se kishte rreth 47 milionë dollarë para në dispozicion dhe do të kërkonte një shitje të aseteve të saj. /Telegrafi/

The post Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e Pishkashit, i fejuari ende në gjendje kritike

15 February 2025 at 10:25

Është zbardhur identiteti i të resë që humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mesnatën e kaluar, rreth orës 00:10 në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, pranë fshatit Pishkash. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasja Megi Xhetani, rreth 20 vjeçe. Ajo ishte pasagjere në automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa “AA 716 KS”, që drejtohej […]

The post EMRAT/ Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e Pishkashit, i fejuari ende në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Aksident me një të vdekur dhe një të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd

15 February 2025 at 07:58

Në aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesnatën e kaluar, rreth orës 00:10 në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, pranë fshatit Pishkash. Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion me targa të Shkupit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Benz-it”, shtetasi Zef Sinani, rreth 34 vjeç, […]

The post EMRI/ Aksident me një të vdekur dhe një të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ky është 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Shëngjinit, “Audi” u përplas me kamionin

12 February 2025 at 16:58

Është zbardhur identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin e regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Paulin Zefi, rreth 30 vjeç. Ai ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Audi” në momentin kur është përplasur me një kamion. Si pasojë e […]

The post EMRI/ Ky është 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Shëngjinit, “Audi” u përplas me kamionin appeared first on BoldNews.al.

Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës

2 February 2025 at 18:04

Zjarrfikësit në Florida thanë se shoferët në një zonë ndërshtetërore u përballën me “një rrëmujë të rrëshqitshme” – dhe potencialisht me erë të keqe – kur nga një kamion u derdhën rreth 4,160 litra qumësht.

Autoritetet e qarkut Palm Beach thanë në mediat sociale se përplasja ndodhi pak pas mesnatës së së mërkurës në korsitë në veri të Interstate 95 dhe shkaktoi që një kamion Borden të humbasë ngarkesën e tij – qindra arka qumështi.

“Fatmirësisht njerëzit ishin të palënduar dhe asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë të dërgohej në spital”, thuhej në një njoftim.

Zjarrfikësit vlerësuan se rreth 4,160 litra qumësht u derdhën nëpër rrugë.

“U deshën gati 3 orë për t’u pastruar pas kësaj ‘krem-urgjence’”, shkruan zyrtarët. /Telegrafi/

The post Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës appeared first on Telegrafi.

Aksident në kantierin e aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit

By: Oldi
18 January 2025 at 08:27

Një aksident tragjik ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës gjatë natës së së premtes, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje nga një fadrome. Dyshohet që personi i moshës rreth 60-vjeç është goditur nga një fadromë sapo ka zbritur nga kamioni. Si pasojë, ai ka ndërruar […]

The post Aksident në kantierin e aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit appeared first on BoldNews.al.

Aksident, kamioni zë poshtë makinën

By: redi
14 January 2025 at 17:24

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël. Makina e vogël është marrë përpara nga kamioni, i cili më pas e ka përplasur pas trafikndarëses. Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.

Source

Incident pranë urës së Milotit, era e fortë përmbys një kamion të ngarkuar

13 January 2025 at 16:37

Era e fortë përmbys kamionin në urën e Milotit. Dita e sotme, është shoqëruar nga erëra të forta në Lezhë.

Si pasojë e kësaj situate, një kamion është përmbysur në superstradën Lezhë – Laç, pranë urës së Milotit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Kamioni me drejtues Burim Kuci me drejtim lëvizje nga Miloti për në Lezhë ishte i ngarkuar me polisterol.

The post Incident pranë urës së Milotit, era e fortë përmbys një kamion të ngarkuar appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbyset një kamion në Librazhd, përfundon pranë një shtëpie

24 December 2024 at 13:58

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në fshatin Polis të Librazhdit, ku një kamion është përmbysur dhe ka përfunduar pranë murit rrethues të një shtëpie. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se kamioni […]

The post Përmbyset një kamion në Librazhd, përfundon pranë një shtëpie appeared first on BoldNews.al.

Bllokohet kamioni me 16 ton mbetje në Itali, do të nisej drejt Durrësit, si u zbulua grupi

By: V K
24 December 2024 at 08:34

Autoritetet italiane, kanë zbuluar një rast të trafikut të paligjshëm të mbetjeve drejt Shqipërisë. Sipas mediave në vend, një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion, i cili është ngarkuar në zonën e Ankonas.

Kamioni do të ngarkohej në një mjet lundrues dhe do të kishte si destinacion përfundimtar Durrësin.

Inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje në dokumente, kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar dhe kanë konstatuar mospërputhje të dukshme në raport me atë që është raportuar në deklaratën doganore.

Mallrat janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (Arpam) të cilët i klasifikuan produktet si mbetje komunale, që hyjnë në listën që ka tre nënkategori, pra mund të paraqesin rrezik potencial mjedisor dhe kërkojnë kontroll më të madh, mund të jenë të rrezikshëm ose jo të rrezikshme.

Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që dërgesa duhej të ishte shoqëruar me një procedurë parandaluese rikuperimi dhe me autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës, i cili nuk mund të lëshohej në këtë rast, pasi Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji produkti.

Ndërhyrja e Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetjeve tekstile me vlerë disa mijëra euro, të cilat sipas hetuesve u tentua të transportoheshin në mënyrë të paligjshme në një vend jashtë BE-së.

Përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese po hetohet në gjendje të për krimet e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe “mashtrim i kryer nga një individ privat në një akt publik”.

The post Bllokohet kamioni me 16 ton mbetje në Itali, do të nisej drejt Durrësit, si u zbulua grupi appeared first on Albeu.com.

❌
❌