Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore

14 July 2025 at 19:28

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut. Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo edhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar. “U bënë vite që kjo është copë-copë”, tha një shofer. Këmbët e strukturës së urës kanë […]

The post Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore appeared first on BoldNews.al.

“S’kishte oferta të përshtatshme”/ Anulohet tenderi 364 mln euro për autostradën Milot-Balldre

14 July 2025 at 17:20

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar këtë të hënë, më 14 korrik, se koncesioni për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre është anuluar zyrtarisht pas më shumë se 6 muajsh nga hapja e këtij tenderi. Shkaku sipas ministrisë është bërë fakti se nuk ka patur asnjë ofertë të përshtatshme. “Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin […]

The post “S’kishte oferta të përshtatshme”/ Anulohet tenderi 364 mln euro për autostradën Milot-Balldre appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Si nëpër filma/ Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

28 June 2025 at 13:33

Një përplasje mes policisë dhe një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë.

Sipas raportimeve, në aksin Lezhë-Milot, i riu nuk i është bindur urdhrit të policisë, për këtë arsye blutë kanë qëlluar në drejtim të mjetit të tij.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar.

I riu është ndaluar më pas nga policisë, teksa po vijon puna për hetimin e plotë të ngjarjes.

 

The post Si nëpër filma/ Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

By: Oldi
23 June 2025 at 22:34

Një aksident është regjistruar mbremjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Raportohet se makina ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë […]

The post Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Probleme me energjinë elektrike, reduktohet furnizimi me ujë në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot

By: Ela
21 June 2025 at 15:55

Ujësjellës-Kanalizime Durrës njofton qytetarët se në disa zona do të ketë reduktim të furnizimit me ujë, për shkak të probleme që ka OSHEE me energjinë elektrike në zonën e Fushë Kuqes. Mësohet se stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Për këtë […]

The post Probleme me energjinë elektrike, reduktohet furnizimi me ujë në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot appeared first on BoldNews.al.

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Emrat e të aksidentuarve në Milot-Thumanë

By: admin
12 June 2025 at 23:49

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën rrugës për në spital.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Burime nga Trauma për aksidentin e Milotit: 3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 78 vjeçari Lirim Cahi ka humbur jetën rrugës.

Të aksidentuar kanë mbetur:

Lirim Cahi 78 vjeç (ka ndërruar jetë)

Ilir Cahi 55 vjeç

Mira Tafa 62 vjeç

Besmir Cahi 29 vjeç

The post Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Emrat e të aksidentuarve në Milot-Thumanë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

8 June 2025 at 21:16

Fillimi i sezonit të plazhit ka sjellë kaos me trafikun në të gjithë vendin që gjatë kësaj fundjave. Situata e qarkullimit është përkeqësuar ndjeshëm në orët e vona të pasdites të së dielës kur qytetarët kanë nisur kthimin nga bregdeti, kryesisht drejt kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera. Siç shihet edhe në videon e […]

The post VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot appeared first on BoldNews.al.

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

By: Oldi
6 June 2025 at 15:15

Kaos në Fushë-Milot! Radhë ta gjata automjetesh drejt bregdetit. Qytetar të shumtë ‘dynden’ drejt plazhit për festen e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit, dhe temperaturat tejet të larta sollën këtë të premte shumë qytetarë, vizitorë apo turistë ku iu drejtuan zonave bregdetare. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, kjo dyndje e madhe ka […]

The post Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

31 May 2025 at 10:34

Një aksident ka ndodhur në Fushë Milot. Shtetasi 58 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” është përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja 48 vjeçe, banuese në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 48-vjeçarja, bashkëshorti i saj si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Aksident në autostradën Kukës -Milot

By: user 5
31 May 2025 at 11:42

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot.

Automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në autostradën Kukës -Milot appeared first on Lapsi.al.

Konflikt verbal jashtë perimetrit të qendrave të votimit në Fushë-Milot, Policia: Nuk u gjetën sende të kundërligjshme

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Policia e Shtetit bëri të ditur se pas veprimeve hetimore në Fushë-Milot, ku u raportua se është përdorur armë zjarri, nuk u gjet asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Policia u njoftua përmes një telefonate për konflikt verbal mes dy shtetasve në Fushë-Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ku sipas tij është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtënë me armë zjarri.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm”, informoi Policia.

Policia bëri të ditur se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.

Nga ana tjetër Policia njoftoi se procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e Sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/r.e/

The post Konflikt verbal jashtë perimetrit të qendrave të votimit në Fushë-Milot, Policia: Nuk u gjetën sende të kundërligjshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

By: Ela
11 May 2025 at 15:51

Një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar sot në ambientet pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është ngritur QV 0871, Fushë-Milot. Personat e përfshirë në përplasje janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati […]

The post Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna

By: fra nc
11 May 2025 at 15:44

Burime nga terreni bëjnë me dije se një përplasje ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Fushë Milot, konkretisht në oborrin e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është vendosur qendra e votimit nr. 0871.

Sipas informacioneve paraprake, dy shtetas të identifikuar si Kastriot (Preng) Perdoda dhe Asti Lleshi janë përfshirë në një konflikt verbal brenda perimetrit të sigurisë, i cili më pas është përshkallëzuar jashtë këtij perimetri. Konflikti dyshohet se ka përfshirë anëtarë të dy fiseve.

Ende të pakonfirmuara zyrtarisht, raportimet e para sugjerojnë se Kastriot Perdoda mund të ketë qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, jashtë zonës së qendrës së votimit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri më tani, policia nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar për të shtënat e pretenduara. Hetimet vijojnë dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna appeared first on Euronews Albania.

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit, njëri qëllon me armë

By: redi
11 May 2025 at 15:57

Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot pranë një qendre votimi në Fushë Milot, ku janë përdorur edhe armë. Në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi. Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjalë dhe ka përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

Source

Kërcet arma në Milot, pranë një qendre votimi

By: user 8
11 May 2025 at 16:01

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në një qendër votimi në Fushë Milot.

Policia thotë se është njoftuar për të shtëna me armë zjarri, por kur ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asnjë gëzojë.

Vijon…

The post Kërcet arma në Milot, pranë një qendre votimi appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë në Milot, plas sherri në Qendrën e Votimit (EMRAT)

By: V K
11 May 2025 at 16:00

Ditën e sotme 11 maj 2025, në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare. Sipas informacioneve policore, një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar në ambientet pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është ngritur QV 0871, Fushë-Milot.

Personat e përfshirë në përplasje, janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati verbal mes dy personave.

Më pas, konflikti ka vijuar jashtë këtij perimetri, ku dyshohet se shtetasi Kastriot Perdoda, ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të situatës.

The post Të shtëna me armë në Milot, plas sherri në Qendrën e Votimit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Plagosi me thikë një person gjatë sherrit ne Milot, arrestohet autori i dyshuar

By: Besnik
17 April 2025 at 14:05

Policia e Shtetit ka arrestuar një person për plagosjen e ndodhur të mërkurën në Milot, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe të plagosurin.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është arrestuar shtetasi K. K., i përfshirë në konflikt, pasi dyshohet se gjatë sherrit të çastit ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. A., si dhe i ka thyer xhamin e automjetit.

Gjithashtu, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., i cili është i plagosuri, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë lidhur me rrethanat e konfliktit.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit E. K. dhe G. K., të cilët rezultojnë të përfshirë në sherrin që degjeneroi në dhunë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi të mërkurën në Milot, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbeti i plagosur me thikë një person.

Në sherrin e përfshirë ishin katër persona, dy prej të cilëve janë vëllezër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosi me thikë një person gjatë sherrit ne Milot, arrestohet autori i dyshuar appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Aksident në superstradën Lezhë-Milot, përplasen katër mjete, raportohet për tre të plagosur

16 March 2025 at 22:20

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot. Mësohet se janë përplasur katër automjete.

Ndërkohë nga aksidenti janë lënduar tre persona që janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa muajsh në një aksident

6 March 2025 at 10:34

Është identifikuar trupi i pajetë, i cili u gjet në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz. Autoritetet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një trup të dekompozuar, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Trupi i pajetë  është gjetur mëngjesit e sotëm, rreth […]

The post Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa muajsh në një aksident appeared first on BoldNews.al.

Aksident në superstradën Lezhë – Milot, plagosen 2 persona

By: user 6
2 February 2025 at 18:54

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit. Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të plagosurit, Xh. Sh. dhe M. T., ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. /LAPSI.al

The post Aksident në superstradën Lezhë – Milot, plagosen 2 persona appeared first on Lapsi.al.

❌
❌