Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari

By: Ardit
12 July 2025 at 18:53

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Nga incidenti është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i […]

The post Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi

By: Ardit
3 July 2025 at 22:02

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë. U raportua se një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor, mbi të cilin ndodhej vetëm drejtuesi. I dëmtuari, drejtuesi i motorit ka marrë vetëm dëmtime të lehta në këmbë, ndërkohë që grupi hetimor […]

The post Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës

3 July 2025 at 20:00

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës.

Burime për Euronews bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës appeared first on Euronews Albania.

Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari

By: user 11
24 June 2025 at 10:04

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Policia bën me dije se një 23-vjeçari është paraqitur në spital me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

The post Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

By: Oldi
23 June 2025 at 22:34

Një aksident është regjistruar mbremjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Raportohet se makina ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë […]

The post Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Vetëplagoset me armë 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te spitali i Traumës

By: user 11
16 June 2025 at 08:11

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës. Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

The post Vetëplagoset me armë 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te spitali i Traumës appeared first on Lapsi.al.

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

By: Oldi
14 June 2025 at 21:27

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Karbunarës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, shoferi i njërës prej makinave ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të […]

The post Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Itali/ Plagoset 16-vjeçari shqiptar, zbulohen pistat e para të hetimit

By: V K
8 June 2025 at 15:31

Mbrëmjen e djeshme, një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua me thikë në gjoks në Vicenza, në një zonë afër qendrës historike, dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Sipas një rindërtimi fillestar nga forcat e rendit, personi që e goditi ishte një i ri tjetër, ndoshta bashkëmoshatar i tij, për arsye që ende nuk janë sqaruar.

Një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit, është ajo e një tentative grabitjeje që përfundoi me gjakderdhje, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Për të pasur një pamje më të saktë, deklaratat e personit të lënduar, një banor i qytetit, mund të jenë të dobishme kur ai të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve.

Alarmi u dha nga disa kalimtarë; zona ku ndodhi ngjarja, nëpërmjet Cattaneo-s, është e populluar dendur dhe e frekuentuar edhe sepse ka një parking të madh.

Pas telefonatave në vendin e ngjarjes, mbërriti një ambulancë nga Suem 118, mjekët e së cilës i dhanë të riut ndihmën e parë në vend dhe më pas e transportuan atë në spitalin e qytetit.

Dëshmitarë të rastësishëm që ndodheshin në zonë dhanë alarmin, ndërsa ambulanca e Shërbimit Emergjencës Suem 118 mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë të plagosurit përpara se ta transportonte drejt spitalit.

La Repubblica shkruan se ngjarja ndodhi në rrugën Via Cattaneo, një zonë e populluar dhe mjaft e frekuentuar për shkak të pranisë së një parkingu të madh publik.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe pritet që deklaratat e adoleshentit të plagosur, sapo gjendja e tij të përmirësohet, të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post E rëndë në Itali/ Plagoset 16-vjeçari shqiptar, zbulohen pistat e para të hetimit appeared first on Albeu.com.

Kandidati për president në Kolumbi, plagoset rëndë gjatë mitingut (VIDEO)

By: V K
8 June 2025 at 09:32

Një kandidat për president Miguel Uribe Turbay, në Kolumbi, është qëlluar tre herë me armë zjarri, gjatë mittingu në kryeqytetin, Bogota.

Miguel Uribe Turbay, 39-vjeç, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa po u drejtohej disa njerëzve në një park të ditën e shtunë.

Sipas mediave lokale, policia ka arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i kërkoi kombit të lutet për jetën e tij.

“Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij”, tha ajo.

 

#Ultimahora| precandidato a la presidencia de Colombia Miguel Uribe es atacado con disparos durante un discurso que daba en la ciudad de Bogotá. pic.twitter.com/4RP3f5LQx2

— Perspectiva (@Perspectiva503) June 8, 2025

Partia Centro Democratico e Uribes e denoi sulmin, duke thënë se vuri në rrezik “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi”.

The post Kandidati për president në Kolumbi, plagoset rëndë gjatë mitingut (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë, sekuestrohet arma që mbante pa leje

By: user 11
26 May 2025 at 09:09

Një 40-vjeçar është paraqitur në spital pasi është plagosur me armë zjarri në Vorë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së tij në Marikaj. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është sekuestruar pushka, të cilën e posedonte pa leje.

“Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.

The post Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë, sekuestrohet arma që mbante pa leje appeared first on Lapsi.al.

Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain dhe shokun për mashtrim

13 May 2025 at 10:30

Një 37-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri në Lushnjë, teksa është arrestuar së bashku me të vëllain dhe shokun e tij, pasi mashtruan Policinë dhe mjekët. Në momentin kur kishte shkuar në spital, ai kishte deklaruar se ishte vetëplagosur aksidentalisht me thikë, ndërsa vëllai dhe shoku i tij fshehën makinën ku kishte ndodhur […]

The post Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain dhe shokun për mashtrim appeared first on BoldNews.al.

Sherr për pronën në Has, plagoset çifti i bashkëshortëve

By: V K
6 May 2025 at 13:05

Një sherr për çështje pronësie, ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Tpla të Hasit, ku dy familje janë përfshirë në një konflikt të ashpër.

Si pasojë, janë plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Hasit.

Policia ka shoqëruar personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

The post Sherr për pronën në Has, plagoset çifti i bashkëshortëve appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Zvicër, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

By: Oldi
28 April 2025 at 21:53

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të shtunën pasdite në Brugg AG, Zvicër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar nga Kosova. Siç raportohet një veturë BMV ka hapur zjarr ndaj një makine Skoda, e cila ndodhej e parkuar në një zonë parkimi. Në Skodë ndodheshin dy persona, dhe njëri prej tyre, […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Zvicër, plagoset 31-vjeçari nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, shoferja plagoset rëndë

By: Oldi
6 April 2025 at 22:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit. Një automjet, i cili po udhëtonte në drejtim të Milotit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka mbetur e plagosur rëndë. Dyshohet se ajo ishte drejtuesja e mjetit, e cila ka humbur kontrollin dhe […]

The post Aksident në autostradën Milot-Thumanë, shoferja plagoset rëndë appeared first on BoldNews.al.

Plagoset minatori në Bulqizë (EMRI)

By: V K
4 April 2025 at 12:07

Një minator është plagosur në galeritë e kromit të minierës Albchrome të Bulqizës. Mësohet se 36-vjeçari Shkëlzen Disha, ka qenë duke punuar në thellësi teksa është dëmtuar në krah.

36-vjeçari ndodhet në spitalin e Bulqizës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi Sh.D., 36-vjeç, gjatë punës në një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë dorën

The post Plagoset minatori në Bulqizë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagoset minatori në Bulqizë

By: Ardit
4 April 2025 at 11:15

Një minator është plagosur në galeritë e kromit të minierës Albchrome të Bulqizës. Mësohet se 36-vjeçari Shkëlzen Disha ka qenë duke punuar në thellësi teksa është dëmtuar në krah. 36 vjeçari ndodhet në spitalin e Bulqizës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër Specialistët […]

The post EMRI/ Plagoset minatori në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit Sodiq Atanda

14 March 2025 at 19:55

Futbollisti i Flamurtarit, 31-vjeçari Sodiq Atanda, është qëlluar me thikë mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga informacionet paraprake mësohet se ai është goditur me thikë, në një tentativë për ta grabitur, teksa po ecte në këmbë në rrugët e Vlorës. […]

The post Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit Sodiq Atanda appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me thikë në qafë shqiptari në Greqi, në gjendje kritike për jetën

14 March 2025 at 16:32

Një shqiptar, i cili punonte në një fermë, është gjetur i plagosur me thikë këtë të premte në një zonë rurale në Selanik të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar. I plagosuri është transportuar me ambulancënnë spitalin Papageorgiou , teksa […]

The post Plagoset me thikë në qafë shqiptari në Greqi, në gjendje kritike për jetën appeared first on BoldNews.al.

Plagoset polici në Kurbin pas të shtënave me armë, dy të arrestuar

13 March 2025 at 08:49

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri drejt policisë.

Sipas informacioneve një efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë vënë në pranga.

Incidenti është regjistruar gjatë natës, ndërsa policia ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

The post Plagoset polici në Kurbin pas të shtënave me armë, dy të arrestuar appeared first on Telegrafi.

Plagoset një person në Kosovë, i dyshuari dërgohet në burg

By: Oldi
11 March 2025 at 11:31

Një person ka pranuar trajtim mjekësor, pasi ai pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë. Më tej, thuhet se si provë materiale është gjetur dhe […]

The post Plagoset një person në Kosovë, i dyshuari dërgohet në burg appeared first on BoldNews.al.

❌
❌