Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

22 July 2025 at 10:55

Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë. Spitali […]

The post EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Koçiu: Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar Whipple

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje tek një paciente 33-vjeçare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes dhe Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses te një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale”.
Operacioni u krye me teknikën e avancuar Whipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacionet”, tha Koçiu.
 Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa.
1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Koçiu: Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar Whipple appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaje të reja nga tentativa për vetëvrasje në Vlorë: Dyshohet për shtytje nga babai

By: gaze tare
14 July 2025 at 19:20

Një 17-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës, pasi tentoi t’i jepte fund jetës me një plumb në kokë. Policia ende nuk ka gjetur armën e zjarrit, pasi familjarët dyshohet se e kanë fshehur së bashku me gëzhojën dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

I ati i vajzës, një person me precedentë penalë, është shoqëruar nga policia, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ndaj tij janë marrë faktorët biologjikë për të hetuar nëse ka lidhje direkte me armën. Dyshohet se një debat i ashpër mes tij dhe vajzës, për shkak të stilit të jetesës së saj, mund ta ketë shtyrë vajzën drejt aktit ekstrem.

E mitura është rritur nga gjyshërit dhe aktualisht po mbahet nën kujdesin e tyre në spital. Hetimet janë në vijim.

The post Detaje të reja nga tentativa për vetëvrasje në Vlorë: Dyshohet për shtytje nga babai appeared first on iconstyle.al.

Eksperimentet tregojnë: Frika mund të kalojë nga prindërit te fëmijët

By: gaze tare
8 July 2025 at 23:41

Trauma nuk ndikon vetëm tek ai që e përjeton, ajo mund të kalojë edhe te pasardhësit. Këtë e konfirmoi mjekja Artemisa Gogollari në një intervistë të dhënë këtë të martë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ku foli për ndikimin që përvojat e vështira të prindërve mund të kenë tek fëmijët e tyre madje edhe tek brezat që vijnë më pas.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatores Pranvera Borakaj, nëse traumat kalojnë në breza, Gogollari solli një eksperiment shkencor me minj, ku trauma ndaj një arome të caktuar u trashëgua në disa gjenerata.
“Vetëm kur ndjenin aromën e trëndafilit, ata largoheshin me ankth dhe frikë edhe pse nuk kishin përjetuar traumën vetë. Ky reagim u vu re edhe tek pasardhësit e tyre,” tha mjekja.

Sipas saj, edhe pse eksperimente të tilla nuk janë bërë te njerëzit, është e qartë që mënyra se si rritemi, emocionet që përjetojmë, madje edhe përjetimet e nënës gjatë shtatzënisë, formojnë atë që më vonë quajmë “zëri i brendshëm”.

“Ndaj është kaq e rëndësishme të ushqejmë tek vetja një zë të ri, më të butë, që na flet ndryshe. Aty fillon shërimi,” përfundoi Gogollari.

The post Eksperimentet tregojnë: Frika mund të kalojë nga prindërit te fëmijët appeared first on iconstyle.al.

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

By: Oldi
29 June 2025 at 20:46

Në Lezhë një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës. E mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. “Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit […]

The post E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

28 June 2025 at 10:50

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe me marrjen në dorë të Operatorit të Blerjeve të përqendruara trashëgoi edhe një strukturë të ngritur korrupsioni me firmat e oligarkëve. Ministri po i rigjallëron këto lidhje me kontrata afatgjata shërbimesh që janë në fakt koncesione të pashpallura. Në këtë kuadër, pronarët e dy kompanive të afërta me të, Xhemal […]

The post Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma

27 June 2025 at 13:55

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë.

64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma appeared first on Sot News | Lajme.

Pogradec: U konfliktuan e u plagosën me gota në lokal, 2 persona dërgohen te Trauma

21 June 2025 at 20:07

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një konflikt për motive të dobëta në një lokal ka përfunduar me disa persona të plagosur.

Shtetasit me iniciale M. Xh. dhe K. N. janë dëmtuar me gota dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit A.K., N.Ç. dhe D.Xh. janë shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet e policisë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi kur shtetasi M.Xh. ka përdorur një thikë dhe spraj neutralizues ndaj personave K.N., N.Ç. dhe D.Xh. pas një përplasjeje verbale. Sipas hetimeve, pasi këta të fundit janë futur në lokal për të pirë kafe dhe janë përballur me dhunë . Fillimisht janë goditur me karrige dhe më pas me thikë, ku shtetasi K.N. është goditur mbi 5 herë në kokë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, shtetasi K.N. është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Ndërkohë, M.Xh., i cili gjithashtu ka marrë një goditje në kokë, ka qëndruar disa orë në komisariat dhe pastrimin e plazmave ka kërkuar të kthehet përsëri në spital.

Policia po vijon hetimet e mëtejshme duke u mbështetur edhe në kamerat e sigurisë të lokalit, të cilat janë sekuestruar nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec: U konfliktuan e u plagosën me gota në lokal, 2 persona dërgohen te Trauma appeared first on Euronews Albania.

Koçiu: Pajisje moderne në Spitalin e Traumës, në fokus pacienti dhe siguria e trajtimit

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, sot në rrjetet sociale ka pasqyruar përmirësimet e fundit në Spitalin Universitar të Traumës, një ndër institucionet më të rëndësishme të emergjencës në vend, ku çdo vit trajtohen mbi 70,000 raste urgjente.

“Ky është një nga spitalet më të rëndësishme për emergjencat në vend, dhe investimet e vazhdueshme në teknologji të avancuar po sjellin ndryshime reale në cilësinë e kujdesit që marrin pacientët”, shkruan ministrja, duke theksuar fokusin te siguria dhe trajtimi cilësor i pacientëve.

Gjatë vizitës në shërbimin e ORL-së dhe okulistikës, ministrja Koçiu e shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vlerësoi vendosjen në funksion të pajisjeve moderne, si: Fibronazolaringoskop – për ekzaminime të detajuara të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes; Audiometër – për vlerësimin e dëgjimit; Videonistagmograf – për diagnostikimin e çrregullimeve të ekuilibrit; OCT dhe tomografi korneale – për diagnostikimin e sëmundjeve të syrit; Eko okulare dhe lazerë të specializuar – për trajtimin e traumave okulare.

“Një investim i prekshëm, me fokus te pacienti dhe siguria e trajtimit”, përfundon ministrja Koçiu, duke nënvizuar angazhimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe teknologjinë në shërbim të qytetarëve.

The post Koçiu: Pajisje moderne në Spitalin e Traumës, në fokus pacienti dhe siguria e trajtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimi: Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike

By: gaze tare
20 June 2025 at 08:15

Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kyushus në Japoni dhe Universiteti i Torontos ka zbuluar se aktiviteti fizik i vazhdueshëm mund të ndihmojë në zbehjen e kujtimeve traumatike apo të lidhura me varësinë.

Studiuesit testuan këtë teori te minjtë, të cilëve u ishin dhënë tronditje elektrike, duke shkaktuar tek ta sjellje të ngjashme me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), si frikë, ankth dhe shmangie të mjediseve që lidhen me traumën. Kur minjtë u lanë të ushtronin, ata filluan të prodhonin më shumë neurone në pjesën e trurit të quajtur hipokampus, zonë kyçe për kujtesën dhe simptomat e traumës u pakësuan ndjeshëm.

Madje, edhe ndërhyrja gjenetike për të përshpejtuar prodhimin e neuroneve dha rezultate pozitive, ndonëse jo aq efektive sa aktiviteti fizik.

E njëjta metodë u aplikua edhe për sjellje të lidhura me varësinë. Minjtë që më parë shfaqnin preferencë për një dhomë të lidhur me përdorimin e kokainës, pas rritjes së neurogjenezës, nuk tregonin më të njëjtën tërheqje ndaj saj.

Sipas studiuesve, rezultatet hapin rrugën për trajtime të reja ndaj PTSD-së dhe varësive, duke u fokusuar në riformësimin e lidhjeve në tru. Por deri atëherë, aktiviteti fizik mbetet një mënyrë e fuqishme dhe lehtësisht e arritshme për të ndihmuar trurin të çlirohet nga e shkuara.

The post Studimi: Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike appeared first on iconstyle.al.

Tentativë për vetëvrasje/ 33-vjeçari në gjendje të rëndë, tentoi të vriste veten me thikë

16 June 2025 at 11:47

Një 33-vjeçar, Banush Muharremi nga Kuçova ka ardhur me plagë në fyt edhe në bark në spitalin e Traumës mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas burimeve nga Trauma, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në shërbimin e reanimacionit.

Dyshohet se i riu ka tentuar vetëvrasje me mjet prerës.

The post Tentativë për vetëvrasje/ 33-vjeçari në gjendje të rëndë, tentoi të vriste veten me thikë appeared first on Sot News | Lajme.

Vetëplagoset me armë 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te spitali i Traumës

By: user 11
16 June 2025 at 08:11

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës. Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

The post Vetëplagoset me armë 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te spitali i Traumës appeared first on Lapsi.al.

U aksidentua me automjet në Shupenzë, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

6 June 2025 at 19:46

Më 6 qershor 2025, rreth orës 18:30, Policia ka marrë njoftim për një automjet të përmbysur pranë rrethrrotullimit të Shupenzës, në afërsi të lumit. Mjeti u zbulua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit si shtetasin I.N., 35 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pas kallëzimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

The post U aksidentua me automjet në Shupenzë, 35-vjeçari dërgohet te Trauma appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Qytetari denoncon Spitalin e Traumës: Na lënë orar dhe më pas nuk na hapin derën!

By: Oldi
3 June 2025 at 13:54

Një qytetar denoncon me indinjatë vonesat dhe neglizhencën flagrante të personelit mjekësor në spitalin Universitar të Traumës, të cilët japin orare fiktive dhe më pas zhduken, në rastin konkret me argumentin se kanë ndërhyrje. “Skandalet te spitali i traumes nuk kan te sosur ndonjëherë. Te thojn hajde ne 8 e kur vje ketu ste hapin […]

The post VIDEO/ Qytetari denoncon Spitalin e Traumës: Na lënë orar dhe më pas nuk na hapin derën! appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur

By: Oldi
1 June 2025 at 19:57

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë. Dy të rinjtë Luan Llano 19 vjeç dhe Tomorr Brati 16 vjeç po ecnin me motor tip Piago mesditën e sotme në rrugën “Demokracia. Në një moment motomjeti, […]

The post Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

31 May 2025 at 12:01

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në autostradën Kukës -Milot, në vendin e quajtur ura e “Drinit  të Zi” Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka […]

The post Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kukës-Milot/ U përplas nga makina teksa kalonte trafikndarësen, përfundon në gjendje të rëndë te Trauma

31 May 2025 at 10:59

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, përgjatë autostradës Kukës–Milot.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur një këmbësor, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Kukës/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në Kukës-Milot/ U përplas nga makina teksa kalonte trafikndarësen, përfundon në gjendje të rëndë te Trauma appeared first on Sot News | Lajme.

Sarandë/ U dh*nua nga dy persona, i riu përfundon te Trauma

By: V K
30 April 2025 at 12:29

Policia e Sarandës, ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi pasditen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur A. N., në bashkëpunim me një tjetër shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte shtetasin Orgito Berhama, ., 22-vjeç, për motive të dobëta.

Si pasojë e dhunës,. Orgito Berhama, është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit të dyshuar në këtë ngjarje.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20-vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Orgito Berhama., 22-vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

The post Sarandë/ U dh*nua nga dy persona, i riu përfundon te Trauma appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, njëri dërgohet tek Trauma

28 April 2025 at 11:11

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Lezhë, rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati. Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur me njëri-tjetrin, dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e […]

The post Aksident në Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, njëri dërgohet tek Trauma appeared first on BoldNews.al.

Plagoset duke punuar me makineri në gurore, transportohet në spital 71 vjeçari

By: user 5
19 April 2025 at 13:50

Një aksident në punë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret), që operojnë në bashkinë Dimal.

Mësohet se 71-vjeçari, Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar por një nga makineritë i ka kapur krahun, duke e aksidetuar rëndë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post Plagoset duke punuar me makineri në gurore, transportohet në spital 71 vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌
❌