Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital

10 July 2025 at 20:53

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në zonën e njohur si “NShG-ja”.

Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani.

ani, është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Afrim Likaj, 54 vjeç.

Përplasja mes mjetit motorik dhe biçikletës ka shkaktuar lëndime për të dy drejtuesit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

The post Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë, përmbyset autobusi raportohen viktima dhe të plagosur

7 July 2025 at 09:06

Sipas hetimeve paraprake, shoferi i autobusit “VAN HOOL” humbi kontrollin mbi mjetin, duke bërë që autobusi të delë nga rruga dhe të përmbyset. Një pasagjer humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 17 të tjerë u plagosën dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin e Dnipropetrovsk në Ukrainë, ku një autobus pasagjerësh u përmbys në mëngjesin e 7 korrikut, duke lënë një të vdekur dhe 17 të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit, në një autostradë në rrethin e Petrykivit.

Policia ka nisur procedime penale sipas Pjesës 2 të Nenit 286 të Kodit Penal të Ukrainës, që parashikon dënime për shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore që shkaktojnë vdekje dhe lëndime trupore. Hetimet janë ende në vijim për të sqaruar shkakun e aksidentit dhe përgjegjësinë e shoferit.

 

 

The post Aksident i rëndë, përmbyset autobusi raportohen viktima dhe të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

6 July 2025 at 16:57

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Gjormë të Lezhës, ku dy auomjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një prej tyre furgon pasagjerësh. Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Më konkretisht, dy drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, […]

The post Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur appeared first on BoldNews.al.

Aksident i dyfishtë në aksin Sarandë–Delvinë, katër të plagosur

By: Rovena
5 July 2025 at 17:22

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë. Dy makina janë përplasur me njëra tjetër dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin L. B., 63 vjeç, dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret në automjetin “Ford”, shtetaset E. B., 54 vjeçe, dhe N. B., 34 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Aksident i rëndë në Athinë, 54 të plagosur nga përplasja e dy autobusëve urbane

4 July 2025 at 16:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Athinë. Dy urbane janë përplasur me njëra – tjetrën.

Mediat greke raportojnë për të paktën 54 të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në një stacion autobusi. Sipas informacioneve dyshohet se shoferi është ndjerë keq dhe më pas automjeti është përplasur me mjetin tjetër. Mes të plagosurve raportohet se ka edhe fëmijë të lënduar.

/abcnews.al/

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

By: armand
3 July 2025 at 18:31

Disa pasagjerë u plagosën në një sulm me thikë në një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Hamburgu në Vjenë, thanë autoritetet gjermane të enjten. Sipas policisë bavareze, sulmi ndodhi rreth orës 13:55 sipas orës lokale, ndërsa treni kalonte pranë qytetit të Regensburgut dhe po shkonte drejt Plattling. “Bazuar në informacionet aktuale, katër […]

The post Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Dy aksidente njëra pas tjetrës në juglindje/ Përplasja e automjeteve, raportohen të plagosur

1 July 2025 at 18:28

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy aksidente janë rregjistruar njëra pas tjetrës në juglindje. Në hyrje të Bilishtit, në afërsi të fshatit Bitinckë janë përplasur dy mjete ku sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Aksidenti tjetër është shënuar në afërsi të fshatit Plasë, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën e kanë përfunduar në barrierat anësore por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në të dyja vendngjarjet për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Dy aksidente njëra pas tjetrës në juglindje/ Përplasja e automjeteve, raportohen të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm me dron ukrainas në fabrikën ushtarake të Rusisë, 3 të vrarë dhe 35 të plagosur

1 July 2025 at 14:52

Tre persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë dërguar në spital pas një sulmi me dron nga Ukraina në një fabrikë ushtarake në qytetin e Izhevskut, më shumë se 1,000 kilometra larg kufirit me Ukrainën, njoftojnë autoritetet ruse.

Guvernatori i Udmurtisë, Aleksandr Bechalov, deklaroi se nga të plagosurit, dhjetë persona kanë marrë lëndime serioze. Ai shtoi se ka informuar presidentin Vladimir Putin për sulmin.

Objekti i sulmuar është Uzina Elektromekanike Kupol, e njohur për prodhimin e sistemeve raketore tokë-ajër Tor dhe stacioneve të radarit. Gjithashtu, fabrika specializohet në prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Osa dhe zhvillon dronë, sipas mediave ukrainase.

Një zyrtar ukrainas konfirmoi se dy dronë me rreze të gjatë veprimi, operuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), goditën fabrikën nga një distancë prej rreth 1,300 kilometra. Sipas tij, sulmet e tilla synojnë të zvogëlojnë kapacitetin ofensiv të Rusisë dhe të dëmtojnë zinxhirët e prodhimit ushtarak, duke treguar se as në thellësi të territorit rus nuk ka zona të sigurta për infrastrukturën ushtarake.

Një video e publikuar në mediat sociale dhe e verifikuar nga BBC tregon një shpërthim në çatinë e një ndërtese, ndjekur nga një re e madhe tymi të zi që ngrihej mbi një oxhak të fabrikës.

Pas sulmit, rregullatori i aviacionit civil të Rusisë, Rosaviatsia, vendosi kufizime për operacionet në aeroportin e Izhevskut, por ato u hoqën disa orë më vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm me dron ukrainas në fabrikën ushtarake të Rusisë, 3 të vrarë dhe 35 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në aksin Fier-Cakran, përplasja e automjeteve nis në gjendje të rënduar tre persona në spital

24 June 2025 at 21:16

Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e goditjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

The post Aksident i rëndë në aksin Fier-Cakran, përplasja e automjeteve nis në gjendje të rënduar tre persona në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur

24 June 2025 at 11:25

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në Kamëz. Mësohet se nga të shtënat me armë, dyshohet për një person të plagosur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike

22 June 2025 at 18:18

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Librazhd-Qukës. Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur “lokali i Zenelit” në Qukës. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku […]

The post PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Aksident i trefishtë në aksin Prrenjas-Librazhd/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

By: Rovena
22 June 2025 at 18:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd. Tre makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Grup hetimore ndodh në vendngjarjen, për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident./abcnews.al

Tronditet Italia/ Larje hesapesh për trafikun e drogës, raportohen dy persona të plagosur rëndë, dyshohen të jenë…

20 June 2025 at 10:37

Dy burra u plagosën rëndë, sipas rindërtimeve fillestare nga hetuesit, duket të jetë një larje hesapesh që lidhet me trafikun e drogës. Të shtënat me armë pranë Umbertide në Itali ndërprenë papritur qetësinë e pasdites së vonë të së enjtes, më 19 qershor.

Dëshmitë e mbledhura në vend ofrojnë një pamje dramatike të asaj që ndodhi, Ai që flet është një dëshmitar okular, ende në gjendje shoku, i cili e pa të gjithë skenën: “Në sheshin midis Conadit dhe Cantina Donini kishte katër persona, ndoshta shqiptarë. Papritmas, rreth orës 7:30 të mbrëmjes, mbërriti një makinë, nga e cila dolën dy individë, njëri prej tyre me një armë në dorë, pasi e kishte parkuar pak më larg. Burri (gjithashtu me sa duket shqiptar) qëlloi disa herë në drejtim të grupit, i cili iku menjëherë, duke plagosur të paktën dy prej tyre.”

Njëri nga dy burrat e plagosur ra përpara një bari dhe një dyqani duhani aty pranë, ku sulmuesi e arriti dhe e qëlloi në këmbë, me sa duket pa qëllimin për ta vrarë. Burri i dytë, megjithatë, u përpoq të ikte drejt urës mbi përroin Nestoro, i ndjekur nga plumba të tjerë. Skena u zhvillua brenda pak çastesh, por para syve të habitur të shumë njerëzve.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë. Njëri nga dy burrat u transportua me helikopter në spitalin në Perugia në gjendje shumë të rëndë. Tjetri, i plagosur në hemitoraksin e majtë në gjoks, u dërgua me urgjencë në spitalin në Città di Castello, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një plumb. Gjendja e tij mbetet konfidenciale. Të dy të plagosurit janë me origjinë të huaj, që sipas dëshmitarëve, besohet se shqiptarë.

Karabinierët e stacionit Umbertide ndërhynë në vendngjarje për të kryer hetime dhe për të mbledhur dëshmi. Hetimet, të koordinuara nga Zyra e Prokurorit, po përqendrohen në gjurmët e trafikut të drogës. Dy sulmuesit, të cilët pasi qëlluan me armë u larguan me të njëjtën makinë me të cilën kishin mbërritur, janë aktualisht në kërkim.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu imazhet nga kamerat e mbikëqyrjes me video në zonë. Ndërkohë, komuniteti i Umbertides është i tronditur dhe i shqetësuar për një episod që shënon një përshkallëzim serioz në perceptimin e sigurisë urbane.

The post Tronditet Italia/ Larje hesapesh për trafikun e drogës, raportohen dy persona të plagosur rëndë, dyshohen të jenë… appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm masiv në Ukrainë: 14 të plagosur, mes tyre tre zjarrfikës

20 June 2025 at 08:41

Odesa është goditur nga një tjetër sulm masiv me dronë gjatë natës së 20 qershorit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si pasojë e sulmit humbi jetën një person, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 14 – përfshirë tre zjarrfikës.

Sulmi u krye nga forcat e armatosura të Federatës Ruse me të paktën 10 dronë sulmues (UAV), të cilët goditën infrastrukturën civile të qytetit. “Si pasojë e sulmit, një person vdiq dhe 14 të tjerë morën lëndime me ashpërsi të ndryshme. Midis viktimave janë tre shpëtimtarë. Të dhënat mbi viktima të tjera të mundshme janë ende duke u verifikuar,” thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorisë.

Sipas Shërbimit të Emergjencave, tre zjarrfikës u plagosën gjatë operacioneve të shpëtimit, kur strukturat e dëmtuara u shembën mbi ta. Ata ndodhen në spital dhe raportohen në gjendje të qëndrueshme.

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën urbane: një ndërtesë 23-katëshe dhe disa objekte të tjera banimi shumëkatëshe u dëmtuan rëndë, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht. Po ashtu, u prekën ndërtesa ndihmëse, një institucion arsimor, dyqane dhe makina të qytetarëve.

Autoritetet ukrainase kanë nisur inspektimet për të vlerësuar dëmet dhe për të përpiluar listën e plotë të pasojave të sulmit. Situata në Odesa mbetet kritike, me autoritetet në gadishmëri për ndërhyrje të mëtejshme në rast sulmesh të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm masiv në Ukrainë: 14 të plagosur, mes tyre tre zjarrfikës appeared first on Euronews Albania.

Izraeli: Mbi 90 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane

18 June 2025 at 08:54

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 94 persona u shtruan në spital gjatë natës së 18 qershorit si pasojë e plagëve të marra nga sulmet iraniane ndaj Izraelit.

Sipas deklaratës zyrtare, një person ndodhet në gjendje të moderuar, 85 të tjerë janë në gjendje të mirë, ndërsa tre u trajtuan për reagime akute stresi. Pesë pacientë të tjerë janë ende nën vlerësim mjekësor.

“Gjatë natës, 94 persona me lëndime mbërritën në spitale, një i lënduar në gjendje të moderuar, 85 – në gjendje të kënaqshme, tre persona me lëndime u shtruan në spital me reaksione akute të stresit dhe pesë të tjerë janë ende duke u vlerësuar, me gjendjen e tyre ende të papërcaktuar”, thuhet në deklaratë.

Ministria theksoi se nuk pati nevojë për evakuim të menjëhershëm për shkak të sulmeve me raketa, dhe se ndihma mjekësore dhe psikologjike iu ofrua të plagosurve gjatë rrugës drejt strehimoreve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli: Mbi 90 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane appeared first on Euronews Albania.

Konflikti me Iranin/ Izraeli bën bilancin, publikon shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve

17 June 2025 at 19:29

Izraeli evakuon mbi 2,700 persona, përshkallëzohet konflikti me Iranin

Qeveria izraelite ka njoftuar zyrtarisht se 2,725 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Izrael, si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin që nisi javën e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i viktimave në Izrael mbetet 24, ndërsa 647 persona janë plagosur, nga të cilët të paktën 10 ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, konflikti ka hyrë në ditën e pestë të shkëmbimeve të sulmeve mes dy vendeve. Nga ana tjetër, bilanci në Iran raportohet më i rëndë, me të paktën 224 persona të vrarë që nga e premtja, kur Izraeli nisi një valë sulmesh të paprecedentë ndaj objektivave strategjike iraniane, përfshirë programin bërthamor dhe drejtuesit ushtarakë të Teheranit.

The post Konflikti me Iranin/ Izraeli bën bilancin, publikon shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve appeared first on Sot News | Lajme.

14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kiev

17 June 2025 at 09:00

Sulmet ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, njoftuan autoritetet ukrainase. Këto sulme janë disa nga bombardimet më të rënda që kanë goditur qytetin që nga fillimi i pushtimit të plotë rus mbi Ukrainën më shumë se tre vjet më parë.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se totalisht 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar nga trupat ruse, ndërsa më shumë se 147 dronë ukrainas ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore ruse gjatë natës. Sulmet në Kiev vazhduan për më shumë se nëntë orë, duke detyruar shumë banorë të kërkonin strehim në bunkerët dhe strehimore të nëntokësore. Shumë ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, e cila u godit nga një raketë balistike. 27 lagje të qytetit u vunë nën zjarr, duke shkaktuar shkatërrim të mëdha.

“Një makth i vërtetë: njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe ndërtesa të tëra të shembura,” shkroi deputetja ukrainase Lesia Vasylenko në një postim në Twitter, duke treguar pasojat dramatike të sulmeve.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Shpërthime të fuqishme kanë tronditur qytetin, ndërsa mitralozët janë përdorur nga njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore për të rrëzuar dronët e shumtë që lëshoheshin nga forcat ruse. Megjithatë, operacionet e shpëtimit janë vështirësuar më tej nga sirenat e alarmit që kanë ndërprerë punën e ekipeve të emergjencës, duke rritur panikun dhe duke vështirësuar përpjekjet për të shpëtuar jetët.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore kundër qyteteve ukrainase në javët e fundit, duke përdorur një taktike të re që përfshin dërgimin e valëve të mëdha të dronëve dhe raketave. Kjo strategji ka për qëllim të mposht mbrojtjen ajrore ukrainase dhe të shkaktojë sa më shumë shkatërrim të mundshëm në qytetet kryesore të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kiev appeared first on Euronews Albania.

Përplasje e rëndë/ ‘Pikëtakimi’ i dy balonave me ajër të nxehtë, raportohen të plagosur dhe një viktimë (Pamjet)

15 June 2025 at 11:12

Pas një aksidenti ku u përplasën dy balona me ajër të nxehtë pranë Luginës Ihlara në provincën Aksaray, në Turqinë qendrore një person ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta. Zona e Turqisë qendrore është e njohur për turizmin me balona me ajër të nxehtë, veçanërisht për shkak të formacioneve unike shkëmbore të quajtura “dëbora e përrallave” në Kapadokia, që janë edhe një vend trashëgimie botërore i UNESCO-s.

Në pamjet shihen balonat e demtuara, ndërsa koshët e pasagjerëve janë përmbysur. Shërbimet e emergjencës janë parë duke dhënë ndihmë të plagosurve në vendngjarje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

The post Përplasje e rëndë/ ‘Pikëtakimi’ i dy balonave me ajër të nxehtë, raportohen të plagosur dhe një viktimë (Pamjet) appeared first on Sot News | Lajme.

Natë e përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit/ 10 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur

By: Rovena
15 June 2025 at 07:59

Sulmet me raketa të ndërmarra nga Irani ndaj Izraelit qendror dhe Jerusalemit kanë shkaktuar 10 viktima dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 200 persona, sipas raportimeve nga mediat izraelite.

Në rajonin qendror të Izraelit, një sulm me raketa mori jetën e katër personave, mes tyre një djalë 10-vjeçar, ndërsa rreth 100 të tjerë u lënduan, njoftoi Magen David Adom, shërbimi izraelit i urgjencës, i barasvlershëm me Kryqin e Kuq.

Ndërkohë, në rajonin e Shfelas u raportuan edhe 37 persona të plagosur. Policia izraelite njoftoi përmes një postimi në platformën X se një tjetër sulm në zonën bregdetare qendrore, në distriktin e Tel Avivit, shkaktoi disa viktima dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Në një incident të mëparshëm në Galilenë Perëndimore, ku një ndërtesë trekatëshe u shemb nga goditjet, MDA konfirmoi vdekjen e tre grave.

“Dy gra u nxorën nga rrënojat pa shenja jete dhe u shpallën të vdekura në vend,” njoftoi shërbimi i emergjencës. E treta humbi jetën në spital.

Një tjetër sulm raketor nga Irani goditi një shtëpi në rajonin e Haifës, duke vrarë një grua dhe duke lënë të plagosur edhe 14 persona të tjerë./abcnews.al

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, 7 të plagosur

By: user 5
14 June 2025 at 09:39

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Saver, ku janë përfshirë dy automjete.

Të plagosur kanë mbetur 7 persona, prej të cilëve 3 ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz AMG 63, gjatë një parakalimi.

Pas përplasjes së fortë, automjeti AMG 63 është përfshirë nga flakët. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes, ku po marrin trajtim të specializuar.

“Rreth orës 03:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë” automjeti me drejtues shtetasin K. E., 24 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 55 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre pasagjerët e automjetit që drejtohej nga shtetasi D. T., shtetasi G. K., 68 vjeç, shtetasja S. J., 44 vjeçe dhe shtetasja O. K., 54 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, si pasojë e përplasjes, automjeti me drejtues shtetasin K. E., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë”, njofton policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, 7 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

❌
❌