Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

5 July 2025 at 16:59

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin.

“Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar appeared first on Sot News | Lajme.

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

By: armand
3 July 2025 at 18:31

Disa pasagjerë u plagosën në një sulm me thikë në një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Hamburgu në Vjenë, thanë autoritetet gjermane të enjten. Sipas policisë bavareze, sulmi ndodhi rreth orës 13:55 sipas orës lokale, ndërsa treni kalonte pranë qytetit të Regensburgut dhe po shkonte drejt Plattling. “Bazuar në informacionet aktuale, katër […]

The post Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Një i vdekur dhe katër të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

1 July 2025 at 09:59

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një burrë në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore herët këtë mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia dhe ndihmësit mjekësorë mbërritën në ambientet e kompanisë së shërbimeve Ueberlandwerk Rhoen, e vendosur në Rrugën Sondheimer në qytetin bavarez Mellrichstadt.

Kjo ndodhi pasi morën raportime se një burrë kishte nisur një sulm me thikë.

E gazeta Bild e Gjermanisë raportoi se një nga viktimat kishte vdekur pasi kishte pësuar plagë të shumta me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përfshirë qafën.

Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të komentonte mbi raportin.

Por policia konfirmoi se kishte pasur një sulm, megjithëse nuk e emëroi kompaninë e shërbimeve.

Siç bëhet e ditur më tej, sulmuesi u arrestua nga policia në vendin e ngjarjes. Ai u mor shpejt në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Policia ende nuk ka përcaktuar një motiv për sulmin. /Telegrafi/

The post Një i vdekur dhe katër të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

27 June 2025 at 09:42

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në rrugën “Indrit Cara”, në Prishtinë.

Tutje siç thuhet në raport bëhet e ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij e dyshuara femre kosovare ka tentuar ta sulmojë me thikë. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Belgjikë, sulm me thikë në një autobus, një viktimë dhe dy të plagosur

16 June 2025 at 18:56

BELGJIKË- Një sulm me thikë ka ndodhur në një autobus në Antwerp. Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve autori i dyshuar, është arrestuar.

Ndërkohë nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

/abcnews.al/

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për viktima dhe disa të plagosur

By: Rovena
10 June 2025 at 11:15

Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur, megjithatë këto nuk janë shifra nuk janë konfirmuara ende nga autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).

Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Autoritet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.

/abcnews.al

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 të plagosur

By: armand
25 May 2025 at 09:36

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me thikë që rezultoi në plagosjen e deri në katër personave, sipas raportimeve fillestare. Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa qendra tregtare u bllokua nga forca të forta policie. Sipas mediave australiane, një person është arrestuar […]

The post Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit

HAMBURG, 24 maj /ATSH-DPA/- Të paktën 18 persona u plagosën dje në një sulm me thikë në stacionin qendror të trenit në qytetin verior gjerman të Hamburgut, thanë shërbimet e emergjencës.

Zyrtarët thanë se katër persona pësuan plagë kërcënuese për jetën, gjashtë u plagosën rëndë dhe shtatë të tjerë pësuan plagë më të lehta.

Policia tha se një grua 39-vjeçare gjermane u ndalua në stacion pasi goditi me thikë njerëzit që ndodheshin në platformën e stacionit hekurudhor 13/14.

Hetuesit besojnë se ky ishte akti i një autori të vetëm. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari nuk i bëri rezistencë arrestimit.

Policia nuk beson se goditja me thikë ishte një akt i motivuar politikisht.

Një operacion i madh policor u zhvillua në stacionin qendror të trenit të Hamburgut, një nga qendrat më të ngarkuara të transportit publik në Gjermani.

Ndalimi për mbajtjen e thikave ka qenë në fuqi që nga tetori 2023, duke përfshirë një ndalim tjetër për thikat në transportin publik që hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2024.//a.i/

 

The post HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit

By: user 6
23 May 2025 at 22:39

18 persona u plagosën me thikë në një stacion treni në qytetin gjerman të Hamburgut. Autorja është një grua 39-vjeçare e vënë në pranga nga policia. Departamenti i zjarrfikësve të qytetit tha fillimisht se 12 persona ishin gjetur të plagosur, por më vonë shifrat u rritën.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Hamburgut i tha agjencisë së lajmeve AFP se 4 nga të lënduarit janë në rrezik për jetën ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, por të stabilizuar. Policia deklaroi se beson që autorja veproi e vetme. Motivet e saj mbeten të paqarta.

Një video e publikuar në mediat sociale tregon të dyshuarën me duart pas shpine duke u shoqëruar jashtë platformës së stacionit nga oficerët që e futën në një automjet policie. Stacioni Qendror i Hamburgut është një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Gjermani, me më shumë se 550 mijë udhëtarë në ditë.

Sigurimi i provave në vendin e krimit

Ndihmësit nga brigada e zjarrfikësve të Hamburgut kujdesen për një person të lënduar

Shpesh është i mbushur me njerëz gjatë orës së pikut të së premtes. Ky është i fundit në një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani në muajt e fundit. Kancelari Friedrich Merz reagoi duke e konsideruar të tmerrshme atë që ka ndodhur. ©LAPSI.al

Shpatulla e këtij burri është shqyer nga tehu, plaga po rrjedh gjak me shumicë.

The post Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit appeared first on Lapsi.al.

Masakër me 17 të plagosur në Gjermani, e dyshuara e sulmit është një grua

By: gaze tare
23 May 2025 at 23:46

Një sulm i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në stacionin hekurudhor qendror të Hamburgut të Gjermanisë, ku mbetën të plagosur 17 persona. Sipas policisë, autorja e dyshuar është një grua 39-vjeçare, shtetase gjermane, e cila u arrestua menjëherë në vendngjarje pa rezistencë. Pamjet filmike sugjerojnë se ajo ka vepruar e vetme dhe mjeti i krimit është sekuestruar.

Sulmi ndodhi rreth orës 18:00 në platformën midis linjave 13 dhe 14 të stacionit, që është një nga nyjet më të mëdha të transportit në Gjermani. Sipas raportimeve, gjashtë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Nuk ka ende të dhëna që sugjerojnë një motiv politik pas sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e problemeve të shëndetit mendor të autores së dyshuar.

Gjermania ka përjetuar disa sulme me thikë vitet e fundit. Në gusht 2024, një 26-vjeçar sirian vrau tre persona në një festival në Solingen, ndërsa në qershor 2023 një burrë vrau dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë në një tren në veri të vendit.

The post Masakër me 17 të plagosur në Gjermani, e dyshuara e sulmit është një grua appeared first on iconstyle.al.

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja

By: Mirgen
23 May 2025 at 22:11

Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten (23/5). Policia njoftoi se katër nga 17 të plagosuri janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta. Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të […]

The post Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Sulm me thikë në Gjermani/ Raportohet për të plagosur, dhe disa në gjendje të rëndë ja si paraqitet situata…

23 May 2025 at 19:28

Në një stacion të madh hekurudhor gjerman në Hamburg, të paktën tetë persona janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një “sulmi masiv me thikë”.

Policia në Hamburg ka nisur një “operacion të madh” pas sulmit, që thuhet se ka ndodhur të premten pasdite. Ndërkohë, gazeta gjermane Bild raporton se një grua është arrestuar në vendngjarje.

“Po hetojmë dhe do të japim informacione të mëtejshme së shpejti”, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.

The post Sulm me thikë në Gjermani/ Raportohet për të plagosur, dhe disa në gjendje të rëndë ja si paraqitet situata… appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm me thikë në Holandë, disa persona të plagosur – përfshirë një zyrtar policor

21 May 2025 at 15:51

Disa persona janë plagosur në një sulm masiv me thikë në Holandë.

Një oficer policie ishte midis viktimave dhe të paktën një person thuhet se është ende në gjendje shumë të rëndë, transmeton Telegrafi.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje në Hoofddorp, qytetin kryesor në Haarlemmermeer, në Holandën veriore, herët këtë mëngjes.

Policia tha në një deklaratë se mori një raport për një incident me thikë në Fanny Blankers-Koenlaan rreth orës 6 të mëngjesit.

“Ka disa viktima, përfshirë një koleg. Autoambulanca të shumta janë në vendngjarje”, tha Eenheid Noord-Holland në një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se oficeri i plagosur është dërguar në spital, me një makinë policie “të lyer me gjak”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin. Policia po heton aktualisht dhe ka mbyllur rrugën.

Fanny Blankers-Koenlaan është një strukturë banimi në grup për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale të lehta ose të moderuara.

Nuk është e qartë nëse dikush është arrestuar. Pritet që policia të japë më shumë informacion më vonë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një kordon policie që shënonte një zonë në një rrugë në qytet.

Autoambulancat ishin parkuar në të dyja anët e rrugës dhe oficerët e policisë mund të shiheshin duke qëndruar pranë, pranë asaj që dukej të ishte një barelë.

Policia nuk ka zbuluar identitetin e të plagosurve, ose natyrën e plagëve, përveç faktit se një person ishte plagosur rëndë. /Telegrafi/

The post Sulm me thikë në Holandë, disa persona të plagosur – përfshirë një zyrtar policor appeared first on Telegrafi.

Sulm me thikë në Holandë/ Disa të plagosur mes tyre, një oficer policie

21 May 2025 at 11:41

Disa persona të plagosur, përfshirë një oficer policie, në sulmin me thikë të ndodhur në Holandë. Incidenti ka ndodhur herët këtë mëngjes në Hoofddorp, një qytet në Haarlemmermeer, në Holandën veriore.

Të paktën një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë. Policia raportoi se mori një njoftim për sulmin në Fanny Blankers-Koenlaan rreth orës 6 të mëngjesit. “Ka disa të plagosur, përfshirë një koleg. Ambulanca të shumta janë në vendngjarje,” thuhet në deklaratën e Policisë së Noord-Holland.

Në vendngjarje ishte dërguar edhe një helikopter për trajtim traumatik dhe më shumë se gjashtë ambulanca, së bashku me dy ekipe për trajtimin e urgjencave. Pamjet nga vendngjarja treguan një kordon policie dhe ambulanca të parkuara përgjatë rrugës, ndërsa oficeri i plagosur u dërgua në spital.

Ndërkohë, policia ende po heton shkakun e sulmit, dhe nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e viktimave ose natyrën e plagëve, përveç faktit që një person është në gjendje të rëndë. Fanny Blankers-Koenlaan është një zonë banimi për persona me aftësi të kufizuara.

 

The post Sulm me thikë në Holandë/ Disa të plagosur mes tyre, një oficer policie appeared first on Sot News | Lajme.

Kërcënoi me thikë pushuesit, policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin nga Gambia në aeroportin e Gran Canaria

20 May 2025 at 00:00

Ky është momenti i tmerrshëm kur turistët u detyruan të largoheshin nga një aeroport spanjoll, pasi një adoleshent me thikë u qëllua për vdekje nga policia pasi kërcënoi pushuesit.

18-vjeçari nga Gambia u qëllua pesë herë pasi u hodh mbi një nga oficerët që iu kundërvu, transmeton Telegrafi.

Turistët u panë duke vrapuar për t’u fshehur, ndërsa të shtënat filluan të dëgjoheshin gjatë incidentit të së shtunës pasdite në aeroportin e Gran Canaria-s.

Pamjet e para të dramës u shfaqën gjatë natës, duke treguar personin me thikë duke vrapuar drejt njërit prej pesë oficerëve të policisë që përpiqeshin ta kapnin, i cili ra në tokë në kaosin që pasoi ndërsa kalimtarët vrapuan për siguri.

Ai u qëllua ndërsa përpiqej të sulmonte kolegët e oficerit, të cilët dukeshin se po e paralajmëronin të ndalonte përpara se të hapnin zjarr.

Zyrtarët e gjykatës kanë konfirmuar se një nga pesë plumbat që mori adoleshenti e goditi në qafë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës që u përpoqën ta shpëtonin.

Pamjet e kamerave të sigurisë të incidentit, të cilat u zhvilluan pak para orës 5 pasdite të së shtunës, po analizohen nga një gjyqtar hetues me seli në qytetin Telde, Gran Canaria.

Ai ishte përpjekur të hipte në një fluturim për në Gambi përpara se të kryente sulmin, por u kthye mbrapsht pasi punonjësit e aeroportit panë se bileta e tij ishte për një aeroplan që do të ngrihej të enjten.

Thuhet se ai është përpjekur të kalojë me forcë kontrollin e aeroportit pasi është kapur, duke aktivizuar një skaner për shkak të thikës që mbante në çantën e shpinës.

Jashtë, një shofer taksie, i cili thuhet se është sulmuar pak çaste më parë, vrapoi në terminal duke bërtitur për ndihmë, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm të policisë.

Ibon Dominguez, një zëdhënës i sindikatës së policisë Jupol, e ka përshkruar përgjigjen e oficerëve që ndaluan personin me thikë si ‘proporcionale dhe të përputhshme’.

“Burri me thikë mund t’i kishte dhënë fund jetës së njërit prej atyre policëve”, tha ai.

Policia spanjolle është e autorizuar të përdorë armë zjarri vetëm në rrethana të jashtëzakonshme që përfshijnë kërcënime të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme.

Oficerëve u kërkohet të ndjekin procedurat e de-eskalimit, duke përfshirë paralajmërimet verbale, përpara se të përdorin forcë vdekjeprurëse. /Telegrafi/

The post Kërcënoi me thikë pushuesit, policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin nga Gambia në aeroportin e Gran Canaria appeared first on Telegrafi.

Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen disa persona. Policia në kërkim të autorit

By: Mirgen
18 May 2025 at 20:05

Policia në Bielefeld është duke kërkuar për një burrë të armatosur në arrati, i cili sulmoi disa persona në një bar me një objekt të mprehtë, duke lënë pesë të plagosur. Sulmi ndodhi herët në mëngjes të dielën. Sulmi ndodhi përpara një bari në Bielefeld që la disa persona të plagosur, policia në qytetin gjerman […]

The post Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen disa persona. Policia në kërkim të autorit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Sulm me thikë në një bar ku po shikonin ndeshjen, raportohet për të plagosur

18 May 2025 at 19:33

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë.

Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, pasi i dyshuari i panjohur sulmoi qytetarët para një bari në qendër të qytetit me një objekt të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Më vonë ata thanë se nuk mund të përjashtonin mundësinë që më shumë njerëz të ishin lënduar në sulm.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se festuesit ishin tifozë futbolli nga një ekip lokal, që mbrojtën veten kundër sulmuesit para se ai të largohej.
Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të. Sipas policisë, sulmuesi mund të jetë lënduar në fytyrë.
Policia e Bielefeldit tha në një deklaratë se gjeti disa thika në vendin e sulmit, dhe se ka aktivizuar një linjë telefonike për dëshmitarë duke u kërkuar njerëzve të ngarkojnë video dhe foto të sulmit.
Ata paralajmëruan këdo që e sheh të dyshuarin të mbajë distancë dhe të telefonojë shërbimet e emergjencës, pasi burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

The post E rëndë/ Sulm me thikë në një bar ku po shikonin ndeshjen, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm me thikë në Bielefeld të Gjermanisë, lëndohen të paktën pesë persona – policia në kërkim të sulmuesit

18 May 2025 at 17:43

Policia gjermane po kërkon një burrë që sulmoi dhe lëndoi të paktën pesë persona në qytetin perëndimor të Bielefeldit herët të dielën.

Policia tha se tre viktima pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, pasi i dyshuari i panjohur sulmoi festuesit para një bari në qendër të qytetit me një objekt të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Më vonë ata thanë se nuk mund të përjashtonin mundësinë që më shumë njerëz të ishin lënduar në sulm, transmeton Telegrafi.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa raportoi se festuesit ishin tifozë futbolli nga një ekip lokal, që mbrojtën veten kundër sulmuesit para se ai të largohej.

Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të. Sipas policisë, sulmuesi ndoshta është lënduar në fytyrë.

Policia e Bielefeldit tha në një deklaratë se gjeti disa thika në vendin e sulmit, dhe se ka aktivizuar një linjë telefonike për dëshmitarë duke u kërkuar njerëzve të ngarkojnë video dhe foto të sulmit.

Ata paralajmëruan këdo që e sheh të dyshuarin të mbajë distancë dhe të telefonojë shërbimet e emergjencës, pasi burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. /Telegrafi/

 

The post Sulm me thikë në Bielefeld të Gjermanisë, lëndohen të paktën pesë persona – policia në kërkim të sulmuesit appeared first on Telegrafi.

Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë

25 April 2025 at 21:25

Kompanitë e mediave sociale do të gjobiten deri në 60,000 funte çdo herë që një postim që lidhet me krimin me thikë nuk hiqet nga faqet e tyre, në një përpjekje për të ndaluar fëmijët të shikojnë përmbajtje “të neveritshme”.

Sanksioni i ri zgjeron planet e njoftuara më parë për të gjobitur drejtuesit individualë të teknologjisë deri në 10,000 funte nëse platformat e tyre nuk heqin materialet që reklamojnë ose lavdërojnë thikat pas 48 orësh paralajmërimi nga policia, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë që platformat e teknologjisë dhe drejtuesit e tyre mund të përballen së bashku me deri në 70,000 funte në gjoba për çdo postim që lidhet me krimin me thikë që nuk heqin, me ligjet e reja që zbatohen për motorët e kërkimit online, si dhe platformat dhe tregjet e mediave sociale.

Ministrja e krimit dhe policisë, Dame Diana Johnson, tha se përmbajtja që të rinjtë shfletojnë çdo ditë në internet “është e neveritshme”, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse tani po shkojmë më tej se kurrë për t’i mbajtur përgjegjës kompanitë e teknologjisë që nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtja që nxit dhunën, veçanërisht tek djemtë e rinj”.

Sanksionet për platformat teknologjike do të futen nëpërmjet një amendamenti në Projektligjin për Krimin dhe Policimin.

Ministria e Brendshme tha se njoftimi i sotëm vjen pas “konsultimeve të rëndësishme” me Koalicionin për të Luftuar Krimin me Thikë, të nisur nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer në shtator si pjesë e përpjekjes së tij për të luftuar krimet me gjysmë thikë në një dekadë. /Telegrafi/

The post Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë appeared first on Telegrafi.

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur dhe tre tjerë të lënduar

24 April 2025 at 15:33

Një nxënës është mbytur dhe të paktën tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë private në perëndim të Francës, shkruan BBC.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme Notre-Dame-de-Toutes-Aides në Nantes të enjten, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi mësohet se është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese.

Policia dhe shërbimet emergjente u dërguan në shkollë, për të kryer evakuimin.

Rrëfimet e dëshmitarëve okularë në mediat lokale përshkruanin nxënësit që vraponin, me disa të mbyllur në klasa pasi u ra alarmi.

Ministri i Arsimit dhe Ministri i Brendshëm i Francës, do të vizitojnë shkollën.

Élisabeth Borne shkroi në rrjetet sociale se do të “shprehte solidaritetin me viktimat”.

Prokurori publik i Nantes, Antoine Leroy thuhet se ka vizituar shkollën dhe do të mbajë një konferencë shtypi në orën 19:00 me orën lokale. /Telegrafi/

🚨BREAKING: At least four students injured in stabbing at Nantes, France high school; suspect detained. pic.twitter.com/S9RTvIn90s

— World Source News 24/7 (@Worldsource24) April 24, 2025

The post Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur dhe tre tjerë të lënduar appeared first on Telegrafi.

❌
❌