Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Mua besoj më shpëtoi portreti’ nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit në Hamburg

By: Kult Plus
8 June 2025 at 11:51

Festivali i Filmit të Shkurtër në Hamburg e ka nominuar filmin ‘I Believe the Portrait Saved Me’ me regji nga Alban Muja dhe producent Edon Rizvanolli, si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit (Europan Film Awards).

Qendra Kinematografike e Kosovës këtë nominim e ka cilësuar një arritje tjetër për filmin ‘I Believe the Portrait Saved Me’ i cili premieren boterore pati ne Berlinale.

“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë që juria e Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg e ka nominuar filmin tonë ‘I Believe the Portrait Saved Me’ me regji nga Alban Muja dhe producent Edon Rizvanolli, si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit (Europan Film Awards).

Kjo është një arritje tjeter për filmin ‘I Believe the Portrait Saved Me’ i cili premieren boterore pati ne Berlinale”, thuhet në shkrimin e QKK-së.

Ky film prekës 10-minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë Luftës së Kosovës.

Njëzet e pesë vjet pas rrëmbimit të tij gjatë Luftës së Kosovës, piktori Skender Muja rrëfen një histori mbijetese të jashtëzakonshme. Në muajt e fundit kaotikë të luftës, Muja dhe shumë qytetarë shqiptarë nga Mitrovica u kapën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Kosova. Të ndaluar në një shkollë të përshtatur si qendër ndalimi, ata u përballën me frikë, izolim dhe një fat të pasigurt.

I rrëfyer nga vetë Muja, filmi ndërthur reflektimet e tij mbi fuqinë transformuese të artit me rikrijime dramatike të përvojës së tij. “Mua besoj më shpëtoi portreti” është një dëshmi e qëndrueshmërisë, duke ilustruar se si krijimtaria mund të shfaqet si një mjet mbijetese edhe në kushtet më shtypëse.

Filmi është prodhuar nga 038STUDIO në Prishtinë, në bashkëprodhim me AsfaltFilms nga Amsterdami. / KultPlus.com

Flakët përfshinë spitalin/ Ngjarja në Hamburg, tre persona humbin jetën

By: Re Nato
1 June 2025 at 16:11

Tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital në qytetin gjerman të Hamburgut.

Flakët nisën nga reparti i personave të moshuar në katin përdhes të ndërtesës, por u përhapën më pas me shpejtësi deri në katin e 4 të saj.

Një nga personat e plagosur raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën ndërsa tri viktimat ishin tri burra të moshuar të moshave 84,85 dhe 87 vjeç. Ekipet e emergjencave civile thane se gjetën njerëz që kërkonin ndihmë nga dritaret dhe u ndihmuan nëpërmjet shkallëve portative, ndërsa pjesa tjetër u largua vetë përmes ndërtesës.

Si pasojë e zjarrit një pjesë e spitalit u evakua. Flakët u shuan brena 20 minuash pas mbërritjes së forcave zjarrfikësve.

Autoritetet gjermane kanë deklaruar se shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Prokuroria në Hamburg tha se do të japin më shumë informacion përgjatë javës pasi të pëfundojnë të gjitha hetimet./abcnews.al

Zjarr në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë, 50 të tjerë të plagosur

By: armand
1 June 2025 at 12:43

Tre pacientë humbën jetën dhe shumë tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një zjarr shpërtheu brenda natës në një spital në qytetin gjerman Hamburg, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme. Zjarri shpërtheu në një dhomë në katin e parë të ndërtesës dhe shpejtë u përhap nëpër fasadë në katet […]

The post Zjarr në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë, 50 të tjerë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë dhe dhjetëra tjerë lëndohen

1 June 2025 at 11:44

Tre pacientë humbën jetën dhe shumë tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një zjarr shpërtheu brenda natës në një spital në qytetin gjerman Hamburg, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Zjarrfikësit ishin alarmuar kur një zjarr shpërtheu në spital, pak minuta pas mesnatës, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu në një dhomë në katin e parë të ndërtesës dhe shpejtë u përhap nëpër fasadë në katet e sipërme.

Tymi u shpërnda në tërë objektin katër-katësh, kurse në fillim nuk diheshin shkaqet që çuan në zjarr.

Zjarrfikësit thanë se tre pacientë të rritur humbën jetën dhe mbi 50 tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendej të rëndë. /Telegrafi/

 

The post Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë dhe dhjetëra tjerë lëndohen appeared first on Telegrafi.

HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit

HAMBURG, 24 maj /ATSH-DPA/- Të paktën 18 persona u plagosën dje në një sulm me thikë në stacionin qendror të trenit në qytetin verior gjerman të Hamburgut, thanë shërbimet e emergjencës.

Zyrtarët thanë se katër persona pësuan plagë kërcënuese për jetën, gjashtë u plagosën rëndë dhe shtatë të tjerë pësuan plagë më të lehta.

Policia tha se një grua 39-vjeçare gjermane u ndalua në stacion pasi goditi me thikë njerëzit që ndodheshin në platformën e stacionit hekurudhor 13/14.

Hetuesit besojnë se ky ishte akti i një autori të vetëm. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari nuk i bëri rezistencë arrestimit.

Policia nuk beson se goditja me thikë ishte një akt i motivuar politikisht.

Një operacion i madh policor u zhvillua në stacionin qendror të trenit të Hamburgut, një nga qendrat më të ngarkuara të transportit publik në Gjermani.

Ndalimi për mbajtjen e thikave ka qenë në fuqi që nga tetori 2023, duke përfshirë një ndalim tjetër për thikat në transportin publik që hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2024.//a.i/

 

The post HAMBURG – Të paktën 18 të plagosur në sulmin me thikë në stacionin e trenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

18 të plagosur në sulmin me thikë në Hamburg, pistat ku po hetohet

24 May 2025 at 09:40

Disa persona kanë pësuar lëndime që rrezikojnë jetën në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin gjerman të Hamburgut, tha policia.

Policia e Hamburgut tha se 18 persona u plagosën në sulmin në Stacionin Qendror të qytetit verior rreth orës 18:00 sipas orës lokale të premten.

Oficerët arrestuan një grua 39-vjeçare gjermane në vendngjarje, ndërsa kryenin një operacion të madh.

Gruaja mbetet në paraburgim policor dhe është planifikuar të paraqitet në gjykatë të shtunën.

Në një postim në X, Policia e Hamburgut tha se disa persona të lënduar kishin pësuar lëndime kërcënuese për jetën.

Duke folur për shtypin jashtë stacionit, policia tha se beson që i dyshuari veproi i vetëm dhe nuk kishte një “motiv politik”.

Përkundrazi, ata besojnë se ajo mund të ketë qenë “në një gjendje të vështirë mendore”, u tha gazetarëve Florian Abbenseth, një zëdhënës i policisë.

Policia shtoi më vonë se divizioni i saj i vrasjeve po heton incidentin, si dhe motivet e të dyshuarës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 18 të plagosur në sulmin me thikë në Hamburg, pistat ku po hetohet appeared first on Euronews Albania.

Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit

By: user 6
23 May 2025 at 22:39

18 persona u plagosën me thikë në një stacion treni në qytetin gjerman të Hamburgut. Autorja është një grua 39-vjeçare e vënë në pranga nga policia. Departamenti i zjarrfikësve të qytetit tha fillimisht se 12 persona ishin gjetur të plagosur, por më vonë shifrat u rritën.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Hamburgut i tha agjencisë së lajmeve AFP se 4 nga të lënduarit janë në rrezik për jetën ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, por të stabilizuar. Policia deklaroi se beson që autorja veproi e vetme. Motivet e saj mbeten të paqarta.

Një video e publikuar në mediat sociale tregon të dyshuarën me duart pas shpine duke u shoqëruar jashtë platformës së stacionit nga oficerët që e futën në një automjet policie. Stacioni Qendror i Hamburgut është një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Gjermani, me më shumë se 550 mijë udhëtarë në ditë.

Sigurimi i provave në vendin e krimit

Ndihmësit nga brigada e zjarrfikësve të Hamburgut kujdesen për një person të lënduar

Shpesh është i mbushur me njerëz gjatë orës së pikut të së premtes. Ky është i fundit në një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani në muajt e fundit. Kancelari Friedrich Merz reagoi duke e konsideruar të tmerrshme atë që ka ndodhur. ©LAPSI.al

Shpatulla e këtij burri është shqyer nga tehu, plaga po rrjedh gjak me shumicë.

The post Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit appeared first on Lapsi.al.

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja

By: Mirgen
23 May 2025 at 22:11

Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten (23/5). Policia njoftoi se katër nga 17 të plagosuri janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta. Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të […]

The post Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Një grua raportohet se ka therë me thikë disa persona në stacionin e trenit në Hamburg

23 May 2025 at 19:47

Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit.

Policia e Hamburgut konfirmoi në një postim në platformën X se “disa persona” janë plagosur dhe se i dyshuari është arrestuar.

#hh2305 #Hamburg
Nach ersten Erkenntnissen soll eine Person im #Hauptbahnhof mehrere Menschen mit einem Messer verletzt haben. Die tatverdächtige Person wurde von den Einsatzkräften festgenommen.

— Polizei Hamburg (@PolizeiHamburg) May 23, 2025

Megjithatë, ata nuk dhanë detaje mbi numrin apo për shkallën e lëndimeve që kanë marrë viktimat.

Skynews raportoi se 12 persona janë plagosur rëndë ndërsa deutche welle njofton se një grua është arrestuar në lidhje me këtë rast.

Policia tha se një “operacion i madh” është duke u zhvilluar në stacionin e trenit.

Ndërkohë, disa nga të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në stacionin e trenave, raportoi Bild.

Ndryshe, operatori hekurudhor gjerman, Deutsche Bahn, tha se shërbimet e trenave janë ndërprerë për shkak të operacionit policor, duke paralajmëruar për “vonesa dhe anulime të pjesshme”. /Telegrafi/

BREAKING: At least 12 people have been injured in a knife attack in Hamburg Station in Germany. Three are said to be in critical condition.

Local police confirmed they have arrested the suspected attacker.

🔗 https://t.co/KbWq2xOrJv

📺 Sky 501 YouTube pic.twitter.com/webQUD6tqg

— Sky News (@SkyNews) May 23, 2025

 

 

BREAKING – A woman was arrested at Hamburg Central Station, Germany, in connection with a stabbing incident that injured 12 people, six of whom sustained serious injuries.

An ongoing police operation is underway, with authorities yet to disclose the suspect’s identity or… https://t.co/Ea0KJqEmny pic.twitter.com/xQGnUUUpuG

— Vanguard Intel Group 🛡 (@vanguardintel) May 23, 2025

The post Një grua raportohet se ka therë me thikë disa persona në stacionin e trenit në Hamburg appeared first on Telegrafi.

GJERMANI – 12 të plagosur pas një sulmi me thikë në Hamburg

HAMBURG, 23 maj /ATSH-AFP-DPA/ – Një sulm me thikë la 12 persona të plagosur, disa prej tyre rëndë, në stacionin qendror të trenit të Hamburgut në Gjermaninë veriore, thanë zjarrfikësit dhe policia.

Ajo shtoi se një i dyshuar u arrestua.

”Sulmuesi plagosi disa persona me thikë në stacionin qendror”, tha policia e Hamburgut në një mesazh të postuar në rrjetin X.

Sipas një zëdhënësi të departamentit të zjarrfikësve të Hamburgut disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

”E dyshuara për sulmin me thikë është një grua 39-vjeçare gjermane”, tha policia.

Një zëdhënës i policisë tha se ”autoritetet po hetojnë nëse e dyshuara, e cila u ndalua menjëherë pas sulmit, ishte në gjendje të rëndë mendore apo jo”.

“Pas një shqyrtimi fillestar të videos, dyshojmë se gruaja ka vepruar e vetme”, shtoi zëdhënësi./  a.jor.

The post GJERMANI – 12 të plagosur pas një sulmi me thikë në Hamburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamburg ngjitet në Bundesliga pas 7 vjetësh, tifozët shkatërrojnë fushën nga qejfi

By: user 2
14 May 2025 at 16:54

Pas shtatë vitesh mungesë, Hamburg është rikthyer në Bundesligë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndaj Ulm, të fituar me rezultatin 6-1, shpërtheu një festë e çmendur: tifozët pushtuan fushën e Volksparkstadion, duke krijuar një pamje spektakolare, por për fat të keq, dita e festës rrezikoi të përfundonte në tragjedi për shkak të trazirave që pasuan. Disa persona mbetën të plagosur, dhe për fat të mirë nuk pati viktima, megjithatë një burrë u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Fusha e skuadrës gjermane, që nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit gjerman, mban ende shenjat e festës së shfrenuar që solli dëme të mëdha në infrastrukturat e stadiumit. Tapeti është i shkatërruar, me gropa të mëdha toke të thatë, dhe çatia mbi stolat e rezervave është shembur nën peshën e tifozëve që u ngjitën mbi të. Po ashtu, në tribunat e stadiumit mund të shihen mbeturina të shumta të lëna pas nga turma, të cilat po pastrohen nga punonjësit e mirëmbajtjes së impiantit.

This is the condition of Hamburger SV’s stadium. Due to the pitch invasion from the fans after promotion to Bundesliga. 😲🇩🇪 pic.twitter.com/St3TVvVZxI

— EuroFoot (@eurofootcom) May 14, 2025

Stadiumi i Hamburgut i shkatërruar pas ngjitjes

Në vitin 2018, gjermanët përjetuan rënien e parë historike në kategorinë e dytë dhe prej atëherë kanë hasur vështirësi për t’u rikthyer në Bundesligë. Mallkimi u thye në javën e fundit të kampionatit që vulosi ngjitjen e Hamburg pas shtatë vitesh dhe ndezi festën e tifozëve. Qindra tifozë kaluan barrikadat duke hyrë në fushë, një spektakël i bukur për syrin, por që mund të kishte përfunduar shumë keq. Shërbimi zjarrfikës konfirmoi se pati shumë të lënduar, disa në gjendje të rëndë, dhe shumë të tjerë u ndihmuan nga ambulancat e pranishme në stadium.

HSV Hamburg po 7⃣ sezonach wraca do Bundesligi! Hamburg oszalał ze szczęścia #domBundesligi pic.twitter.com/WstCCwbgPb

— Viaplay Sport Polska (@viaplaysportpl) May 10, 2025

Ditë pas festës, fusha e Volksparkstadion gjendej në një gjendje të mjerueshme: pas pushtimit, që shkoi pothuajse deri në dhomat e zhveshjes të mbrojtura nga forcat e rendit, tifozët lanë pas gropa në fushë, e cila tashmë është e shkatërruar dhe e papërdorshme. Por nuk mbaron me kaq: edhe stolat janë të dëmtuar dukshëm, sidomos mbulesat mbrojtëse të tyre, ndërsa tribunat janë të mbushura me lloj-lloj mbeturinash.

The post Hamburg ngjitet në Bundesliga pas 7 vjetësh, tifozët shkatërrojnë fushën nga qejfi appeared first on Lapsi.al.

Shtatë vite pritje, Hamburgu rikthehet në Bundesliga – Emir Sahiti protagonist në sezonin historik

11 May 2025 at 08:45

Hamburger SV ka siguruar rikthimin në Bundesligën gjermane, një xhiro para përfundimit të sezonit në Bundesliga 2.

Në një ndeshje spektakolare para adhuruesve të tyre, HSV kanë marrë fitore me rezultat të thellë 6-1 dhe kanë grumbulluar 59 pikë në krye të tabelës.

Hamburgu tani ka një pikë më shumë se Kolni dhe katër më shumë se Elversberg dhe Paderborn, që tashmë nuk mund t’i kapin në dy pozitat e para që sigurojnë promovimin direkt në elitë.

Ndeshja nisi me befasi, pasi mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me golin e Gaal. Por vetëm tre minuta më pas, Reis barazoi shifrat dhe kthimi i madh i HSV-së filloi.

Në pjesën e parë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Konigsdorffer dhe Selke, duke mbyllur fraksionin me rezultat 3:1.

Ishte pikërisht reprezentuesi kosovar Emir Sahiti që asistoi te Konigsdorffer.

Në minutën e 48-të, Strompf realizoi autogol për 4:1, ndërsa Konigsdorffer shënoi sërish në të 62-tën për 5:1.

Paraqitja e Sahitit u vlerësua lartë, duke treguar edhe njëherë vlerën e tij në nivele të larta.

Rikthimi i HSV-së në Bundesligë shënon fundin e një periudhe të vështirë për një nga klubet më të vjetër dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit gjerman.

Emir Sahiti

Pas rënies së parë historike në vitin 2018, klubi kishte dështuar të ngjitej për gjashtë sezone rresht.

Fundi i ndeshjes ishte shumë emocionues për futbollistët dhe tifozët që pushtuan fushën dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

Emir Sahiti ka qenë protagonist këtë edicion për Hamburgun me tre gola e dy asistime në vitin e tij të parë. /Telegrafi/

WIR SIND DER HSV 💙🤍🖤#nurderHSV pic.twitter.com/fftcXziLPh

— Hamburger SV (@HSV) May 10, 2025

GESCHICHTE GESCHRIEBEN! 💙🤍🖤#nurderHSV pic.twitter.com/091y5VEI8Y

— Hamburger SV (@HSV) May 10, 2025

The post Shtatë vite pritje, Hamburgu rikthehet në Bundesliga – Emir Sahiti protagonist në sezonin historik appeared first on Telegrafi.

Sahiti protagonist, shënon dopietë dhe udhëheq Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë

By: armand
20 April 2025 at 08:46

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme me fanellën e Hamburgut, në barazimin 2-2 të regjistruar në transfertë. 26-vjeçari i cili tashmë kontribuon për përfaqësuesen e Kosovës, shënoi dopietë në pjesën e parë, duke udhëhequr Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë. Vendasit shënuan të parët me Schallenberg në minutën e 15-të, ndërsa […]

The post Sahiti protagonist, shënon dopietë dhe udhëheq Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë appeared first on BoldNews.al.

Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e parë me 250 turistë

11 April 2025 at 11:39

Data 11 prill shënon çeljen zyrtare të sezonit turistik me kroçiera për vitin 2025. “MS Hamburg”, kroçiera e parë për këtë vit, e cila mban në bord 250 turistë, kryesisht gjermanë dhe francezë, është dallëndyshja që ngre siparin e këtij sezoni në Portin e Durrësit.

Turizmi me kroçiera ka njohur një rritje progresive nga viti në vit në kryeqendrën portuale të vendit, me një numër gjithnjë e më të lartë anijesh turistike që përfshijnë Durrësin në itineraret e tyre në Adriatik dhe Mesdhe. Muaji prill është mikpritësi i vizitorëve të parë me kroçiera, ndërkohë që për këtë sezon janë planifikuar për t’u ankoruar në Durrës gjithsej 13 kroçiera, të cilat do të vijojnë vizitat edhe përgjatë muajve të vjeshtës.

Me rritjen e numrit të turistëve, risi janë edhe anijet që vizitojnë për herë të parë portin. Një prej tyre është kroçiera “National Geographic Orion”, e cila mbërrin për herë të parë në Durrës në muajin qershor, për t’u rikthyer më pas edhe në 5 vizita të tjera brenda sezonit.

Turizmi i kroçierave është një tregues i qartë se industria turistike shqiptare ka hyrë në një stad të ri zhvillimi, duke u kthyer në një kontribues me gravitet në ekonominë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e parë me 250 turistë appeared first on Euronews Albania.

Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut

5 March 2025 at 10:44

Shqiptari Nikola Tunici ka fituar ulëse në Parlamentin e Hamburgut, pasi ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave në zgjedhjet e 2 marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani.

“Në Parlamentin e Hamburgut prapë do të ketë një shqiptar: Nikola Tunici nga Partia kristiandemokrate CDU. Ai ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave në zgjedhjet e zhvilluara të dielën, më 2 mars. Në këto zgjedhje kanë kandiduar pesë kandidatë me origjinë shqiptare: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP)”, shkruan Cani.

Ai tutje njoftoi se përveç Nikolës të tjerët nuk arritën që në këto zgjedhje të mbledhin numrin e mjaftueshëm të votave.

“Deri tani në këtë Parlament ka qenë Sami Musa, por FDP nuk e ka kaluar pragun e domosdoshëm prej 5%.  Sidoqoftë, shpresojmë dhe besojmë se Nikola Tunici tani do të adresojë shumë çështje me rëndësi në Hamburg”, shkruan ai. /Telegrafi/

The post Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut appeared first on Telegrafi.

Noka me shqiptarët në Hamburg: Fuqia e ndryshimit qëndron në duart tuaja  

16 February 2025 at 17:14

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Hamburg të Gjermanisë.

“Ne jemi të bindur pafundësisht se, fuqia e ndryshimit të Shqipërisë qëndron në duart tuaja dhe se vota juaj do t’i japë një shans transformimit të atdheut tonë të dashur”, iu drejtua Noka bashkatdhetarëve në Hamburg.

“Është fat i madh për Shqipërinë dhe për shqiptarët që, më në fund ju do ushtroni të drejtën e votës dhe me votën tuaj të mundësoni të sillni dritën në errësirën 12 vjeçare që solli Rama dhe e pllakosën në vendin tonë. Ju me votën tuaj, do të impononi të mirën për të cilën ka nevojë jetike ai vend”, tha Noka.

Noka u shpreh se, “në programin e PD do ta gjejë veten çdo shqiptar, do ta gjejë veten pensionisti, gjimnazisti, studenti, mjeku, artisti, arsimtari, profesionisti i lirë, fermeri dhe peshkatari, i papuni dhe i vetëpunësuari. Ne kemi një paketë emergjence që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ne kemi vendosur që Shqipëria të ketë një minimum jetik prej 200 eurosh për të papunin, për pensionistin, apo për atë me ndihmë ekonomike”.

“Detyra është e qeverisë që të përballojë shpenzimet e familjes dhe familjarëve tuaj, dhe jo e juaja. Nuk do të ketë në Shqipëri kur të qeveriset nga PD dhe Sali Berisha rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do të ketë rrogë mesatare nën 1200 euro”, theksoi Noka.

“Ne, do të rikthejmë fuqishëm subvencionet në bujqësi që fermeri shqiptar të mos ndihet i braktisur, që fermeri shqiptar të mos ndihet i vjedhur siç ndihet sot”, u shpreh ai.

Noka shtoi se, “Qeveria e Sali Berishës dhe e PD do të rikthejë taksën e sheshtë, një taksë që sjell zhvillim dhe mirëqenie për ekonominë dhe familjet shqiptare, për familjet tuaja në atdheun tonë”.

“Qeveria e PD pas 11 majit do të vendosë kartën e konsumatorit që do t’i rimbursojë çdo familjari, të gjitha shpenzimet që paguan për tvsh-në e shportës. Qeveria e PD, do jetë një qeverisje për të gjithë shqiptarët”, theksoi ai.

/a.f/

The post Noka me shqiptarët në Hamburg: Fuqia e ndryshimit qëndron në duart tuaja   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Treni përplaset me një kamion në Hamburg, të paktën 12 të lënduar

11 February 2025 at 17:34

Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me një kamion në Hamburg.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raportojnë mediat gjermane.

Sipas autoriteteve, 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut.

HAMBURG – 20 000 protestues kundër reformës së emigracionit, të mbështetur nga AfD

1 February 2025 at 14:24

HAMBURG, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Më shumë se 20 000 persona demonstruan dje në mbrëmje në qytetin verior gjerman të Hamburgut kundër përpjekjeve të Unionit Kristian- demokrat të qendrës së djathtë (CDU) për të shtyrë reformat në ligjet e migracionit në parlament me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Gjermania ka parë një valë protestash ditët e fundit pasi CDU-ja e opozitës miratoi një mocion jodetyrues për reformimin e ligjeve të migracionit në Bundestag, të mërkurën, me votat e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD).

Ndërsa një projektligj tjetër dështoi ngushtë në parlament të premten, protestat e fundit tërhoqën kryetarin e bashkisë së Hamburgut Peter Tschentscher, kryetarin e klubit të futbollit ”St. Pauli” dhe figura të tjera të krahut të majtë, me demonstruesit që formuan një zinxhir njerëzor.

Një tjetër demonstratë e madhe është planifikuar për sonte në Hamburg për këtë çështje, me organizatorët që presin dhjetëra mijëra pjesëmarrës./ a.jor.

The post HAMBURG – 20 000 protestues kundër reformës së emigracionit, të mbështetur nga AfD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avioni Tiranë-Hamburg u ul në Vjenë, pasagjerët: Një grua e re shtatzënë lindi!

By: gaze tare
29 December 2024 at 22:35

Një fluturim i linjës Tiranë-Hamburg ka devijuar nga rruga e tij dhe është ulur në Vjenë. Fillimisht arsyet e devijimit të tij ishin ende të paqarta.

Mirëpo më vonë pasagjerët kanë njoftuar se janë mirë dhe kanë theksuar se një gruaje të re shtatzënë i kanë plasur ujërat dhe është detyruar të lindë në Vjenë. Sakaq, momenti i lindjes ishte një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.

Fatmirësisht, të dy, nëna dhe fëmija, janë mirë, dhe incidenti ka mbaruar pa komplikacione. Avioni vazhdoi më pas udhëtimin drejt Hamburgut pas uljes emergjente në Vjenë.

The post Avioni Tiranë-Hamburg u ul në Vjenë, pasagjerët: Një grua e re shtatzënë lindi! appeared first on iconstyle.al.

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

29 December 2024 at 08:48

Një avioni që fluturonte nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë të Kosovës ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd të Serbisë. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se […]

The post Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd appeared first on BoldNews.al.

❌
❌