Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Studentë francezë vizitë studimore në Portin e Durrësit

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) në Portin e Durrësit, në vijim të angazhimit të saj për promovimin e detarisë dhe bashkëpunimin me organizma profesionalë ndërkombëtarë, mirëpriti sot një grup studentësh francezë dhe shqiptarë, pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar “Shqipëria: trashëgimia kulturore dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian”.

Vizita kishte për qëllim të prezantonte rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit në ekonominë kombëtare dhe rajonale, si dhe rolin e tij në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, studentët u njohën nga afër me historikun, funksionimin dhe zhvillimet e fundit të portit, si dhe me sfidat dhe perspektivat në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qëndrueshmërisë mjedisore e ekonomike.

Ky aktivitet është pjesë e një jave intensive leksionesh, diskutimesh dhe vizitash studimore që synojnë të thellojnë njohuritë mbi realitetin shqiptar, vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nga vizita e studentëve francezë në Portin e Durrësit
1 nga 10

/e.i//r.e//a.f/

The post Studentë francezë vizitë studimore në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anija luksoze “National Geographic Orion” me mbi 100 turistë amerikanë, për herë të parë në Portin e Durrësit

25 June 2025 at 09:32

Mëngjesin e kësaj të mërkure është akostuar për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “NATIONAL GEOGRAPHIC ORION”, duke sjellë 108 turistë amerikanë.

Kjo anije luksoze, e specializuar për udhëtime eksploruese dhe përvojash unike, përfaqëson një linjë të re turistike që i shtohet hartës së destinacioneve që vizitojnë portin më të madh të vendit.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e Durrësit si destinacion i turizmit elitar dhe kulturor, dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase.

/abcnews.al/

Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit, pritet të furnizohet me naftë

24 June 2025 at 11:28

Në portin e Durrësit është ankoruar sot jahti gjigand i miliarderit izralelit Juri Milner. Superjahti “Andreomeda me gjatësi 107 metra dhe gjerësi 14.2 metra është një nga jahtet më luksoze që janë parë në bregdetin shqiptar.

Jahti ka një ekuipazh të dedikuar prej 43 marinarësh, të cilët kujdesen për funksionimin e këtij jahti luksoz, teksa aty mund të qëmndrojnë 30 pasagjerë.

Juri Milner ka një pasuri prej 5.9 miliardë dollarësh. Milner është aksioner në një kompani imobiliare të krijuar nga Donald Trump e që menaxhohet nga Jared Kushner.

Jahti do të furnizohet me karburant e më pas do të vijojë turin e tij veror në të tjera destinacione.

Njoftimi Autoritetit Portual Durrës

Kështu ka nisur kjo e martë në Durrës Port, ku ndalesat e jahteve turistike vijojnë në brigjet e portit më të madh në vend.

Një dizajn i prestigjiozit norvegjez Kleven Maritime AS, i lançuar më 2016 është ndalur sot në Durrës, pas ndalesës së tij në brigjet franceze të La Seyne sur Mer.

Super jahti “ANDROMEDA ”ka një gjatësi prej 107 m dhe zhytje deri në 5,11 m. Ai lundron nën flamurin e ishujve Kajman?, ka një GT 5.937 tonë dhe kapacitet akomodues deri në 30 pasagjerë.

The post Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit, pritet të furnizohet me naftë appeared first on Sot News | Lajme.

Shtohen flukset turistike e tregtare, porti i Durrës përforcon kontrollin përgjatë perimetrit detar

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Me afrimin e pikut të sezonit turistik është rritur edhe fluksi i turistëve, në portin e Durrësit.

Efektivët e patrullës detare në Forcën e Sigurisë Portuale Durrës (FSPD) kanë vijuar sot kontrollin përgjatë perimetrit detar, në një ditë me aktivitet të shtuar tregtar dhe turistik.

Autoriteti Portual Durrës ndau sot momente nga patrullimi në det i efektivëve të forcës detare.

“Një tjetër fundjavë në shërbim të sigurisë në zonën portuale dhe ujërat përreth. Përgjegjshmëri, vëmendje dhe gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e veprimtarisë portuale dhe sigurinë e mjeteve detare”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

/m.m/a.f/

The post Shtohen flukset turistike e tregtare, porti i Durrës përforcon kontrollin përgjatë perimetrit detar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident

2 June 2025 at 17:36

Policia e Durrësit arrestoi të hënën Luis Xhumarin, operator turistik, nën akuzën për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pas ngjarjes së ndodhur me dy turistë anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet-ski (motorr uji). “Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë […]

The post Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident appeared first on Reporter.al.

Përgjimet/ Si punonte grupi kriminal me punonjësit e Portit të Durrësit

By: user 4
23 May 2025 at 14:30

Dosja shqiptare e megaoperacionit “Ura” ka nxjerr në pah sesi anëtarët e grupeve kriminale kishin lidhjet e tyre në portin e Durrësit lehtësimin për trafikun e drogës drejt Italisë.

Sipas dosjes rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Pjese nga dosja

Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:

Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri. Nga të dhënat e administruara si dhe veprimet hetimore te kryera me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se janë kryer përgjime të telefonike, ambientale, vëzhgime të disa shtetasve, ku ndër të tjera, nga këto përgjime rezulton se shtetasi Erigels Presi dhe Genci Telollari, me anë të shtetasit Gertin Aliu, më datë 01.21.2021 kishin marrë 2 (dy) kilogramë lëndë narkotike, të llojit “heroinë”, të cilësuar si cilësi “banana” dorëzuar në dorë të Erigels Presi, në këmbim të pagesës 34 mijë euro, në para cash brenda një parkingu të qendrës tregtare “Conforama” të Savelletri në Fasano (BR), nga një shtetas shqiptare që vetë Presi e kishte treguar si shoferi i një kamioni, me përmasa mesatare, me origjinë nga Vlora. Shoferi ishte identifikuar si Arsen Leskaj, i cili, në mjetin e lundrimit IONIAN STAR është nisur nga Porti i Brindizit, me kamion me targë AA268AN, mbrëmjen e datës 01.12.2021, duke u kthyer në Vlorë.

Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit “heroinë” e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë e lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë “Tani nga Fieri” dhe nga “Nardi”.

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit “per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha ” po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget” (…) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: “Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?… këtu e aty… mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!”.

The post Përgjimet/ Si punonte grupi kriminal me punonjësit e Portit të Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “Ura”/ Berisha: Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

21 May 2025 at 13:33

“Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë. E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur. Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli. Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët. Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo. Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane. Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është. Por ky është operacion në vazhdim. Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet.

Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën. Matriksi vazhdon të funksionojë. Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri. Dhe ky nuk ëshët rasti i parë, janë një seri goditjesh. I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit. Ndaj u njoftua të ikë ai. Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi.
Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret. Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët. Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku?

Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave. Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë. Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë. Po ai ka me vete Dumanin dhe Ulsiun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës.

Ka ministrin. Kjo është e vërteta. Por unë edhe njëherë shpreh vlerësimin më të madh se ajo pak luftë që është bërë kundër narkoshtetit, është bërë nga Antimafia Italiane,” tha Berisha.

The post Operacioni “Ura”/ Berisha: Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte appeared first on Sot News | Lajme.

Hoxha me kryeministrin britanik në portin e Durrësit: Histori suksesi në menaxhimin e migracionit të paligjshëm

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një vizitë, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer, në Portin e Durrësit, për të parë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në këtë port të rëndësishëm.

Ministri Hoxha shprehet se së bashku me Britaninë e Madhe është ndërtuar një histori suksesi, në menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

“Fola me Kryeministrin Starmer mbi rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër ku mora pjesë si përfaqësues i palës shqiptare. Me Anglinë kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe efikas. Ndihma e tyre ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona policore. Tashmë kemi oficerë të Policisë së Shtetit që punojnë në skuadra të përbashkëta hetimore me Policinë britanike”, thotë Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Ministri i Brendshëm pohoi se bashkë me kryeministrin britanik ndajnë bindjen se “rezultatet mbresëlënëse kundër migracionit të paligjshëm do t’i zgjerojmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”.

Nga takimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me kryeministri britanik Starmer
1 nga 3

The post Hoxha me kryeministrin britanik në portin e Durrësit: Histori suksesi në menaxhimin e migracionit të paligjshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Inspektuam masat dhe kontrollet kufitare në Portin e…”/ Ministri i brendshëm, Hoxha pret kryeministrin britanik

15 May 2025 at 11:54

Së bashku me Kryeministrin Britanik Starmer, në Portin e Durrësit, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë. Pas takimit, ministri Hoxha shkruan në rrjetet sociale:

“Prita sot Kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer, në të parën vizitë zyrtare në Shqipëri, dhe pamë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në Portin e rëndësishëm të Durrësit. Së bashku me Britaninë e Madhe kemi ndërtuar histori suksesi, në menaxhimin e migracionit të paligjshëm. Fola me Kryeministrin Starmer mbi rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër ku mora pjesë si përfaqësues i palës shqiptare.

Me Anglinë kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe efikas. Ndihma e tyre ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona policore. Tashmë kemi oficerë të Policisë së Shtetit që punojnë në skuadra të përbashkëta hetimore me Policinë britanike. Ndajmë bindjen se rezultatet mbresëlënëse kundër migracionit të paligjshëm do t’i zgjerojmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”.

The post “Inspektuam masat dhe kontrollet kufitare në Portin e…”/ Ministri i brendshëm, Hoxha pret kryeministrin britanik appeared first on Sot News | Lajme.

Kryeministri Keir Starmer mbërrin në portin e Durrësit/ Zbulohet qëllimi i vizitës…(Foto)

15 May 2025 at 10:37

Ashtu siç ishte e paralajmëruar, Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Tiranë dhe ndalesën e parë e zhvillon në Portin e Durrësit.

Nga fotot ekskluzive, Kryeministri Starmer duke parë në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar. Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.

NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara. Një hetim i përbashkët i SPAK dhe NCA disa muaj më parë shkatërroi një grup kriminal shqiptarë të cilët dërgonin armë nga Shqipëria drejt UK.

 

The post Kryeministri Keir Starmer mbërrin në portin e Durrësit/ Zbulohet qëllimi i vizitës…(Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni policor “In” në port të Durrësit, sekuestrohen 116 celularë dhe shishe me verë

3 May 2025 at 13:51

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin “In” në portin e Durrësit, gjersa nga kontrollet janë sekuestruar 116 celularë dhe 18 shishe me verë.

Në njoftim thuhet se i dyshuari tentoi t’i fuste me kamion pa i deklaruar.

“Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi R. A., 38 vjeç, banues në Devoll.

Nga kontrollet në mjet u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi R. A. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit ‘In’, 38-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Operacioni policor “In” në port të Durrësit, sekuestrohen 116 celularë dhe shishe me verë appeared first on Telegrafi.

Projekti për marinën e Durrësit, Balluku: Hapen 12 mijë vende pune, Shqipëria kthehet në një pol për transportin detar

By: Rovena
27 April 2025 at 12:54

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Vlora tregoi projektet e qeverisë në fushën e infrastrukturës. Balluku u ndal tek porti i Durrësit, i cili do të kthehet në një marinë ku do të hapen 12 mijë vende pune, do të ndërtohen 5 hotele me 5 yje dhe do e kthejë Shqipërinë në një pol magnetik për transportin dhe turizmin detar.

“Projekti parashikon zgjerimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e kalateve të reja. Në tri portet, për shkak dhe të kërkesave të zonës që kemi pasur do të vendosen dhe ato njësi që do të shërbejnë në mirëmbajtje e flotës së peshkimit. Porti i Sarandës është një pikë kyçe me infrastrukturë të përshtatur duke pritur kroçera të shumta që e vizitojnë Sarandën.

Saranda është futur në itineraret e mira turistike. Ka pasur një vakum të marinave turistike, të cilat janë shumë te nevojshme për të gjithë ata që janë të pasionuar dhe të lidhur me detin, duke ndërmarrë një studim ndërkombëtar të njohësve të mirë të detit dhe të infrastrukturës.

Ne kemi arritur të identifikojmë të gjitha ato zona ku do të vendosen marina turistike, siç mund të jetë porti i Durrësit, i cili nga një port kthehet në një marinë duke e kthyer Shqipërinë në një pol magnetizimi për të gjithë transportin detar, duke i dhënë jetë dhe turizmit detare. Marina e Durrësit ofron 12 mijë vende pune përfshin gjithë qendrën e Shqipërisë. Projekti do të ketë një vlerë me 12 miliard euro, ku do të ketë të ndërtuar dhe 5 hotele me 5 yje”, tha Belinda Balluku./abcnews.al

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

By: Ardit
17 April 2025 at 11:29

Nga  Ivan Sascha Sheehan  Administrata Trump ka marrë një qëndrim të ashpër kundër rrjedhës së paligjshme të drogës drejt SHBA-së. Në valën më të fundit të veprimeve të politikës tregtare, u vendos një tarifë prej 25% për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika, si përgjigje ndaj asaj që presidenti Donald Trump e quajti rrjedhë […]

The post Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës appeared first on BoldNews.al.

Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e parë me 250 turistë

11 April 2025 at 11:39

Data 11 prill shënon çeljen zyrtare të sezonit turistik me kroçiera për vitin 2025. “MS Hamburg”, kroçiera e parë për këtë vit, e cila mban në bord 250 turistë, kryesisht gjermanë dhe francezë, është dallëndyshja që ngre siparin e këtij sezoni në Portin e Durrësit.

Turizmi me kroçiera ka njohur një rritje progresive nga viti në vit në kryeqendrën portuale të vendit, me një numër gjithnjë e më të lartë anijesh turistike që përfshijnë Durrësin në itineraret e tyre në Adriatik dhe Mesdhe. Muaji prill është mikpritësi i vizitorëve të parë me kroçiera, ndërkohë që për këtë sezon janë planifikuar për t’u ankoruar në Durrës gjithsej 13 kroçiera, të cilat do të vijojnë vizitat edhe përgjatë muajve të vjeshtës.

Me rritjen e numrit të turistëve, risi janë edhe anijet që vizitojnë për herë të parë portin. Një prej tyre është kroçiera “National Geographic Orion”, e cila mbërrin për herë të parë në Durrës në muajin qershor, për t’u rikthyer më pas edhe në 5 vizita të tjera brenda sezonit.

Turizmi i kroçierave është një tregues i qartë se industria turistike shqiptare ka hyrë në një stad të ri zhvillimi, duke u kthyer në një kontribues me gravitet në ekonominë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e parë me 250 turistë appeared first on Euronews Albania.

“Amerigo Vespucci” në Durrës, veliera legjendë e Marinës Italiane hapet për publikun

8 April 2025 at 11:38

Porti i Durrësit është kthyer këto ditë në një qendër të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm për arsye ushtarake, por edhe për një vizitë të veçantë simbolike dhe kulturore.

Veliera italiane “Amerigo Vespucci”, një ndër anijet më ikonike në historinë e Marinës Italiane, është ankoruar në kalatat 4 dhe 5 të portit, ku do të qëndrojë më 9 dhe 10 prill, duke u bërë e hapur për publikun shqiptar dhe vizitorët ndërkombëtarë.

E ndërtuar në vitin 1931 në kantierin e Castellammare di Stabia në Napoli, “Amerigo Vespucci” është një anije shkollë që stërvit kadetët e Marinës Italiane, por njëkohësisht funksionon si një ambasadore lëvizëse e kulturës dhe traditës italiane. Ajo është konsideruar gjerësisht si “anija më e bukur në botë”, për shkak të dizajnit të saj tradicional me tre direkë dhe bukurisë klasike që përfaqëson.

Vizita e “Amerigo Vespucci” në Shqipëri vjen si pjesë e një agjende të ngjeshur kulturore dhe diplomatike, të lidhur edhe me nisjen e edicionit 2025 të garës ndërkombëtare Giro d’Italia, e cila këtë vit do të startojë për herë të parë nga territori shqiptar.

Më 9 prill, në bord të velierës do të zhvillohet një pritje zyrtare me 50 të ftuar specialë, ku do të marrin pjesë: Komandanti i velierës “Amerigo Vespucci, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Përfaqësues të Marinës Italiane, Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Gjatë këtij eventi do të ekspozohet Trofeu “Senza Fine”, simboli i garës Giro d’Italia.

Kjo është hera e dytë që “Amerigo Vespucci” viziton Shqipërinë, pas ndalesës së saj të parë në tetor të vitit 2022.

Por këtë herë, ndalesa ka një simbolikë më të madhe, ajo vjen si anije shoqëruese në dorëzim të një anijeje ushtarake nga Italia për Forcat e Armatosura Shqiptare, duke forcuar akoma më shumë lidhjet mes dy vendeve në fusha të ndryshme: ushtarake, kulturore dhe turistike. /Telegrafi/

The post “Amerigo Vespucci” në Durrës, veliera legjendë e Marinës Italiane hapet për publikun appeared first on Telegrafi.

‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për…

8 April 2025 at 09:34

Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia po mbahet sot (8 prill), ku marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.

Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Sot 86 vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia! Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939. E dyta është katamarani “Lo spirito di stella”, i cili ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe, kurse e treta është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.

Ky lajm ishte ndarë prej javës së kaluar dhe me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur. “Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.

Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.

The post ‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për… appeared first on Sot News | Lajme.

Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar: Plazhi ynë nuk është në shitje

By: user 6
6 April 2025 at 18:54

Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën për “pastrim parash”.

Sipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t’ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.

Qytetarë të grumbulluar, një protestues mban një pankartë

Kryeministri Milojko Spajiq tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit “Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.

LEXO EDHE: Alabar tenton Malin e Zi; “Ulqini nuk është në shitje”… jo si Durrësi

Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi. /dw

The post Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar: Plazhi ynë nuk është në shitje appeared first on Lapsi.al.

Deklaratat/ Skandali i mishit me salmonelë si operacion propagandistik

By: user 4
1 April 2025 at 16:33

Në çdo vend normal të botës, kur 2.6 ton mish pule me salmonelë futen në treg, qeveria bie në alarm. Në Shqipëri, qeveria bie në grimin e studiove televizive për ta relativizuar problemin dhe për të menaxhuar jehonën e skandalit. Sepse kur qytetarët rrezikojnë të helmohen, prioriteti nuk është siguria ushqimore. Është historia që duhet ritreguar. Është narrativa që duhet rikrijuar. Është stili i vjetër “gjej një armik dhe shpëto veten”.

Sipas të dhënave zyrtare, më 11 mars hyn në portin e Durrësit 27 ton mish pule nga Brazili. 10 ditë më pas, analizat konfirmojnë se një lot i kësaj sasie mishi, prej 7.9 ton është i infektuar me salmonelë. Deri këtu – një rast që mund të ndodhë kudo. Por tani, kthehemi në Shqipëri.

Në këto 10 ditë, deri kur dolën analizat kompania AMG kishte shitur 2.6 ton mish pule me salmonelë që nuk gjenden më. Nga faturat, që kompania u vuri në dispozicion AKU-së dihet që kjo sasi mishi e infektuar është shpërndarë në 154 subjekte, dyqane, restorante, fast-food etj.

Qytetarët, që deri vonë nuk kishin asnjë informacion i kanë konsumuar deri në ditët që flasim. Po kush është përgjegjës? Ku ndodhi shpërndarja? Sa janë infektuar? A ka fëmijë të sëmurë, të moshuar në rrezik, qytetarë që kanë përfunduar në spitale?

Askush nuk e di. Sepse institucionet ishin më të zëna me planin e shpëtimit të vetes, jo të qytetarëve.

Në dy dalje televizive, në “Opinion” dhe tek “Të Paekspozuarit”, ministrja Anila Denaj nuk jep përgjigje, por justifikime. Ajo ka folur për… Greqinë që ka pasur një rast të murtajës tek kafshët, për Bashkimin Europian, për sëmundje zoonotike, për reformimin e AKU-së dhe për riorganizim inspektoratesh. Mishi me salmonelë? Nuk ishte ky thelbi i daljes së saj në publik. Thelbi ishte që qytetarët të mos kuptojnë se çfarë nuk funksionoi dhe çështja të mbyllet sa më parë.

Të njëjtat “talking points” ka përsëritur edhe drejtori i AKU-së, Manush Kullolli. Në vend që të shpjegojë se si u shit mishi, kush e bleu dhe sa veta mund të jenë helmuar, ai tha: “Urojmë të mos kemi raste” në spitale, si kulmin e përgjegjësisë shtetërore të shfaqur për një skandal të tillë.

Lapsi.al ka dëgjuar me vëmëndje deklaratat e ministres së bujqësisë, Anila Denaj dhe të drejtorit të AKU, Kullolli që iu shmangën përgjegjësive për këtë skandal dhe në vend të transparencës, bënë propagandë. Në vend të përgjegjësisë, u përpoqën të bëjnë një relativizim të ngjarjes. Në vend që të tregojnë ku shkoi mishi, kush e bleu dhe si e lejuan të dilte në treg, qeveria e kthen gjithçka në një fushatë PR për të shpëtuar lëkurën. Jo të qytetarëve, por të vetes.

Sepse në Shqipërinë e Rilindjes, shëndeti publik është një detaj i bezdisshëm përballë nevojës për të “mos prishur imazhin”. Dhe çdo krizë, edhe kur ka mish me salmonelë në pjata, menaxhohet jo me ndëshkime, por me regji.

Deklaratat zyrtare – Anila Denaj:

• “Ne duhet të presim sa të flasin të gjitha institucionet, deri sa të bëjnë një vlerësim se çfarë ka ndodhur”

• “Të gjithë stabilimentet nga Brazili që kanë një marrëdhënie tregtare me kompanitë shqiptare janë të listuara në Bashkimin Europian”

• “Çdo biznes ka për detyrë që në momentin që vjen analiza të japë gjurmueshmërinë. Por biznesi nuk ka lejuar kontrollin e plotë të gjurmueshmëris”

• “Sëmundjet zoonoze janë shtuar në vitet e fundit. Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore ka raportuar një rritje, 77 mijë raste me salmonelë nga 65 mijë që ka qenë në vitin 2022. Ka një rritje. Greqia u prek nga murtaja. Nëse keni parë lajmet, ata vendosën që të therin të gjithë zonat e dëmtuara. Por ne siguruam një perimetër në kufi me Greqinë dhe shpëtuam nga murtaja ruminente”

• “Inspektoriatet do të riorganizohen. AKU do shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit, një institucion kombëtar për peshkimin, për bimët, nuk do ta varet nga drejtori ose ministri”

• “Ministria e Bujqësisë është në një situatë në të gjitha rastet ku mund të ekspozohet Shqipëria. Nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin dhe për të gjithë botën, rritja e sëmundjeve të kaluara nga kafshët dhe ndoshta rrezikshmëria për njeriun, është në një situatë alerti”

Manush Kullolli, Drejtor i AKU:

• “Siguria ushqimore është një çështje globale, nuk është një çështje lokale”

• “Nga ISHP nuk kemi asnjë njoftim pranë spitaleve për konsumatorë apo indivitë që të jenë paraqitur pranë spitaleve me intoksikacion ushqimor. Nuk e kemi dhe urojmë të mos ta kemi”

• “AKU mori menjëherë masën për kontrolle të subjektit. Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie dhe operatori i biznesit e ka detyrim deri në 3 vjet të mbajë gjurmueshmërinë, ku shkon produkti, e gjithë shpërndarja”

The post Deklaratat/ Skandali i mishit me salmonelë si operacion propagandistik appeared first on Lapsi.al.

Kryemadhi: Njerëzit e Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, kunati po shet apartamente te Porti i Durrësit

27 March 2025 at 22:38

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për emisionin “Opinion” ka hedhur akuza të forta për ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Kryemadhi tha se kunati i Bashës është i përfshirë në projektin e Portit të Durrësit, ku merret me marketingun e shitjeve të apartamenteve, teksa shtoi se njerëzit e Bashës, nëpërmjet zyrës së kryeministrit, […]

The post Kryemadhi: Njerëzit e Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, kunati po shet apartamente te Porti i Durrësit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌