Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Neni Basha, kur Doktori përjetëson paraardhësin

By: xhir jeta
30 June 2025 at 10:19

Nga Skënder Minxhozi

Doni t’i gjeni një përcaktim të shkurtër dhe përmbledhës asaj që po ndodh në Partinë Demokratike pas 11 majit?! Mjafton të shqiptoni togëfjalëshin “neni Basha” dhe i keni thënë të gjitha. Nuk ka nevojë as për analiza, refleksione, kalkulime a tjerrje të këtij lloji. Shihni si u soll kreu i partisë në momentin që u vu përballë shifrave zgjedhore dhe do të kuptoni gjithçka. Do të kuptoni përse partia po hesht teksa u tkurr me 250 mijë vota krahasuar me katër vite më parë. Do të kuptoni përse Berisha dhe të tjerët që tashmë janë emëruar deputetë janë kaq të qetë dhe bëjnë një luftë imagjinare sa për sy e faqe me kutitë e votimit sa për të kaluar vapën.

Do të kuptoni përse stanjacioni e jo rotacioni apo rinovimi i elitës drejtuese janë alfa dhe omega e Partisë Demokratike qyshse përzunë me hunj e shkallë zjarrëfikësish nga selia kryetarin humbës tre vjet të shkuara. Do të kuptoni më në fund përse Edi Rama ka luksin të mos lerë mbledhje a konferencë (apo edhe dasëm) pa marrë pjesë në Evropë e SHBA, duke lënë në Tiranë shqytarët e vet që të merren me folklorin elektoral të opozitës.

E keqja e epokës teknologjike që jetojmë është se asgjë që thuhet publikisht nuk zhduket më. Google dhe gjigandët e tjerë të botës dixhitale kanë shpikur madje “të drejtën e harresës” si mjet për t’i hequr nga qarkullimi disa ngjarje e lajme të vjetra. Por ja që deklaratat e Berishës në momentin kur PD miratonte nenin e largimit të kryetarit në statutin e ri, janë ende në rrjet. Ai deklaronte, fjala vjen, në 1 dhjetor 2021 se “kryetari do të largohet, nëse humb zgjedhjet, pa asnjë diskutim. Ky nen do quhet “Neni Basha”! Duke e shoqëruar propozimin me lëvizjen karakteristike të dorës kur dëshëron të garantojë ata që ka përpara, Doktori mundi t’i shkëpusë disa duartrokitje e fishkëllima entuziaste militantëve të mbledhur në sallë, por siç ka ndodhur rëndom me garancitë e tij publike, ato kanë qenë fjalë të shkruara në akull.

Mund t’i shohë kushdo dhe të provojë sesa pak përputhen këto fjalë sot me qëndrimin në zyrë të Sali Berishës. Mund të shohë fjala vjen edhe atë që deklaronte Gazmend Bardhi tre vjet më parë e ta krahasojë me atë që thotë këro orë në favor të qëndrimit të Berishës edhe pasi mbeti 33 mandate prapa Edi Ramës në zgjedhje.

“Neni Basha” është sot totemi i vërtetë që mban në këmbë PD-në e sotme, filozofinë e saj të vijimësisë dhe të kultit të individit. Sikur të mos kishte një nen të posaçëm për shkarkimin e kryetarit të PD, nuk do të dinim si ta përkufizonim shpejt e me pak fjalë refuzimin e tij për të ikur nga detyra. Neni në fjalë nuk parasheh sesa të vështira kanë qenë zgjedhjet për partinë, sesa hajdute ishte pala tjetër dhe sesa “rrethana” specifike u bënë pengesë për fitoren e garës elektorale. Ky nen, sipas ngulmimit dhe batutave ironike që Berisha përdorte në momentin që aprovohej uninamisht dhe duke mallkuar “Lul bravën”, nuk duhej të linte asnjë shteg për justifikime. Të tillë e donte Berisha dhe të tjerët asokohe. Rigoroz, të prerë dhe të paapelueshëm. Ironia e 11 majit provoi se guri i hedhur lart në atë moment, ra shpejt mbi kokat e propozuesve të nenit. Koha dhe graviteti fitojnë gjithnjë, thonë ligjet e fizikës.

A ka nder më të madh për Lulzim Bashën sesa të krijosh një dispozitë staturore me emrin e tij e cila parasheh shkarkim automatik në rast humbjeje të zgjedhjeve, e më pas kur kjo rrethanë të paraqitet, ti ta refuzosh atë publikisht dhe me insistim! Basha arriti një rezultat elektoral në kufinjtë e komikes, por për një gjë duhet të jetë i kënaqur: ata që e larguan e kanë kthyer në simbolin e papërgjegjshmërisë së tyre. Me siguri do të jetë duke fërkuar barkun nga kënaqësia që nga 12 maji. E dënuan me një nen të cilin nuk po e zbatojnë ata vetë të parët…

“PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

By: Besnik
29 June 2025 at 19:42

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania.

Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë.

Ajo tha se me një të rënë të lapsit nga Lulzim Basha u larguan nga PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.

“Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë. PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme. Më vjen keq që e përsëris, nuk kam ndonjë gjë personale ndaj Bashës, por ai e konfirmoi veten në zgjedhjet e fundit: në politikë ose bën, ose nuk bën. Është kot të zgjatemi – o bën, o s’bën. Nuk është qamet që nuk bën në politikë, por Lulzim Basha e zgjati shumë këtë pjesë të të kuptuarit që nuk bën në politikë. Nuk ishte faji i tij, pasi kryetari legjendar ia dhuroi partinë, e kur ke diçka dhuratë, as dhimbja asgjë nuk të bën, pasi ti e sheh si lodër. Kështu që shumë vite shkuan dëm dhe më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.

Sipas saj, Basha ishte një lider qesharak në krye të opozitës, ndërsa në politikë ose bëhesh lider, ose nuk bëhesh. Fatkeqësisht, Bregu tha se Basha nuk donte ta kuptonte këtë dhe kjo u vulos në zgjedhjet e 2025-ës.

Eksperimentet me njerëz të emëruar vetëm për të plotësuar listat zgjedhore, të cilët hynë në parlament pas bojkotit të PD-së, sipas saj, e bënë misionin në politikë edhe më qesharak.

“Në opozitë nuk ke luks të jesh qesharak, kjo fatkeqësisht ndodhi me PD-në,” u shpreh Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit appeared first on Euronews Albania.

Sfida e Jasharit: 21 ditë pa ushqim, vetëm me ujë! Dietologia klinike: Autofagia e shëndetshme zgjat vetëm dy ditë

25 June 2025 at 08:37

Dietologia klinike Hyrida Basha e ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News dhe Eris Jashari nëpërmjet një lidhje direkte, foli për rëndësinë, kujdesin shëndetësor dhe mënyrës së si ushqehemi.

Eris Jashari zbuloi sfidën e tij, 21 ditë pa ushqim dhe vetëm ujë. Gjatë intervistës ai u shpreh se këtë “dietë” Jashari e ka nisur për të humbur peshë dhe për të pastruar toksinat.

“Në ditën e tetë të dietës, nga 106 kilogramë, kam arritur në 99.7 kilogramë. Kjo është hera e katër që kam tentuar ta bëj. Pasi tri herët e tjera e kam mbajtur vetëm tri ditë pasi trupi nuk rezistonte dot pa ushqim”, u shpreh ai.

Nga ana e saj dietologia klinike, Hyrida Basha, shpjegoi se autofagia e shëndetshme zgjat vetëm dy ditë.

“Kjo duhet të bëhet duke kontrolluar parametrat e trupit. Humbja muskulare arrihet nga dita e gjashtë deri në ditën e katërmbëdhjetë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo këshilloi që në nisma të tilla duhet treguar edhe kujdes, pasi trupi duhet të ketë vëmendje të shtuar në rast të një “diete” të tillë.

/abcnews.al/

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti,Bashës i janë “zhdukur” 15 vota nga numëruesit

21 June 2025 at 10:32

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj. Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.

Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 177 vota, ndërsa PS-së 170 vota. Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë. Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 15 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.g

The post Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti,Bashës i janë “zhdukur” 15 vota nga numëruesit appeared first on Sot News | Lajme.

Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

By: redi
20 June 2025 at 21:54

Eksperti Faik Basha e ka cilësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor të mirëmenduar dhe të përgatitur prej vitesh. Basha tha se qëllimi i Izraelit ka qenë i ditur se ishte rrëzimi i pushtetit të Jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. ”Izraeli prej vitesh po përgatitet për të kryer sulmin final që është rrëzimi i pushtetit të jatullahut dhe…

Source

Pakënaqësitë ndaj Berishës/ Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet e “nëndheshme” për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë

18 June 2025 at 21:41

TIRANË- Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje e “nëndheshme”, e cila po përgatitet për ta çuar nenin “Basha” në të që njihet si Gjykata e partisë.

Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla.

Statuti dhe neni në fjalë parashikon që kryetari i partisë pasi humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i saj.

“Është lëvizje jo Nga Durrësi, por nga Tirana. Ka një lëvizje kështu underground, nga këto njerëzit që ti nuk i konsideron fare, matrix i PD brenda.

Ka një lëvizje për të çuar një kërkesë në atë që është gjykata e brendshme e partisë, që gjykata të aplikojë nenin Basha apriori.

Këtu është problemi se nuk  aplikon dot se nuk janë certifikuar ende zgjedhjet”, tha ai.

Por çfarë do të ndodhë me Sali Berishën pas humbjes madhështore në zgjedhjet e 11 majit?

Kjo sigurisht është një përgjigje, e cila mund të merret pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, proces ky që po vonohet edhe për shkak të rinumërimit të votave, pas vendimit të KAS./abcnews.al

 

Me shumë suksese ndërkombëtare, filmi “Pikë uji” nga 19 qershori në Cineplexx

By: KultPlus
18 June 2025 at 12:27

“Pikë uji” filmi artistik me metrazh të gjatë me skenar të Doruntina Bashës e me regji të Robert Budinës do të shfaqet edhe në Kosovë, shkruan KultPlus. 

Në Cineplexx të Prishtinës dhe atë të Prizrenit ky film do të shfaqet prej 19 qershorit, e të gjithë adhuruesit e kinemasë kanë rastin ti shohin në ekranin e madh aktorët: Gresa Pallaska, Adem Karaga, Astrit Kabashi, Gerhard Koloneci, Arben Bajraktaraj…

Filmi “Pikë uji” është film që është mbështetë edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërkaq po këtë film, Shqipëria e pat propozuar për cmimin Oscar./ KultPlus.com 

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

By: Ela
14 June 2025 at 09:20

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama u shpeh i habitur, madje i tronditur, se si një proces gjyqësor i thjeshtë, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi shtatë vjet kohë për të dalë në një vendim. Në një reagim në rrjete sociale, Rama nuk kurseu kritikat për gjyqtaren e Tiranës, […]

The post Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet appeared first on BoldNews.al.

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

By: Ardit
12 June 2025 at 15:38

Kryeministri Edi Rama, duket se ka pësuar një metamofozë në raportin e tij me drejtësinë në vendin tonë, pasi ka shpërthyer në kritika pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, e ngritur që në vitin 2018. Rama, i cili […]

The post Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen? appeared first on BoldNews.al.

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

By: V K
12 June 2025 at 15:54

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, duket se ka pësuar një metamofozë në raportin e tij me drejtësinë në vendin tonë, pasi ka shpërthyer në kritika pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, e ngritur që në vitin 2018.

Rama, i cili deri pak kohësh, deklaronte se nuk komentonte vendimet e drejtësisë, në një postim në rrjetet sociale, ka ironizuar arsyetimin e gjykatëses, duke e cilësuar vendimin si “satirë gjyqësore” dhe si një tregues shqetësues për gjendjen e drejtësisë në vend.

“Ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, por nga një gjykatë, dhe kjo gjykatëse që e ka dhënë vendimin paguhet më shumë se një mësuese apo një mjeke”, shkroi ai, duke e lidhur këtë rast edhe me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritje page me 700 euro.

Sipas kreut të qeverisë, gjykata ka argumentuar se ai nuk ka pësuar dëme nga deklaratat e Bashës, pasi ende mban postin e kryeministrit, çka sipas gjykatës nënkupton se “shpifja nuk ka ndikuar në perceptimin e publikut”.

Rama e krahason këtë logjikë me humorin e një libri satirik, ndërsa thekson me ironi se arsyetimi nuk ka dalë nga “Ushtari i mirë Shvejk”, por nga një gjykatëse e paguar më shumë se një mësues apo mjek.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Gjykata e Shkallës Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë “si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata”, pra shpifja e Lulit “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik”!!!

Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar mua dot nga detyra!!!

Tani që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, po nga një gjykatë dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, po një gjykatëse që paguhet më shumë se sa një mësuese apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur – kur mendon pastaj edhe që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim! Ndërsa po t’i shtosh pastaj kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore, dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh: A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Dhe të kuptohemi mirë, halli nuk është farë çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë se marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh:-)

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12 vjeçari!!!

The post Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen? appeared first on Albeu.com.

Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur

By: Besnik
12 June 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pasi Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës.

Në një reagim të gjatë në rrjetin social “X”, Rama shkruan se gjykatëses i janë dashur shtatë vite për të dalë në konkluzionin se ai, si paditës, nuk ka pësuar ndonjë dëm, pasi ende mban detyrën e kryeministrit dhe se deklarata e Bashës nuk ka ndikuar në perceptimin publik.

Sipas Ramës, kjo është për të qarë e për të qeshur ndërsa më tej, ai shkruan se dhe për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, duke theksuar se gjykatësja në fjalë është anëtare e unionit që kërkon të paguhet me 700 euro më shumë.

Kryeministri thekson se problemi real është se si do të trajtohen çështje shumë më të rëndësishme për qytetarët që varen nga gjykatës si kjo, që sipas tij, “e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari”.

Kujtojmë që kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën në vitin 2018 për cenim të nderit dhe personalitetit, duke kërkuar që ai të dëmshpërblente dëmin jo pasuror në vlerën prej 1 milion lekësh.

Basha kishte hedhur akuza për përfshirjen e eksponentëve të Partisë Socialiste dhe strukturave të saj në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash.

“Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova”. thuhet në njoftimin e gjykatës.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

“Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se unë ‘si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata’, pra shpifja e Lulit ‘nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik’!!!

Pra, sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar dot nga detyra!!!

Tani, që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, por nga një gjykatë, dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, por një gjykatëse që paguhet më shumë sesa një pedagoge apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur. Kur mendon pastaj që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page prej 700 eurosh nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim!

Ndërsa, po t’i shtosh kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore edhe dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh me zë shumë të lartë:

A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Pra të kuptohemi mirë, halli nuk është fare se çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë s’e marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh 🙂

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve të këtij vendi, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, tipa që e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!!!”, shrkuan Rama.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur: Lulzim Basha, me objekt:

“1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditësit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

  1. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë-padisë.”

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata, mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I:

Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur appeared first on Euronews Albania.

Gjykata rrëzoi padinë e Ramës kundër Bashës, kryeministri: Gjykatësja mori kohë 7 vite, tani kërkon 700 euro rritje page

By: redi
12 June 2025 at 15:29

Këtë të enjte, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar një padi të kryeministrit Edi Rama kundër ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama kishte hedhur në gjyq Bashën për deklaratat e këtij të fundit në 22 tetor të vitin 2018 lidhur me akuzat për cenimin e procesit elektoral në Durrës dhe Dibër si dhe përfshirjen e segmenteve të krimit në fushatë. Vetë kryeministri në një…

Source

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundër Bashës për deklaratat e dosjes ‘339’

By: user 11
12 June 2025 at 11:04

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama kundrejt ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave publike të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”.

Kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën për cenim të nderit dhe personalitetit dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë. Po ashtu ai kërkonte detyrimin që i padituri të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të. Basha kishte akuzuar për cenimin e procesit elektoral në Durrës dhe Dibër si dhe përfshirjen e segmenteve të krimit në fushatë.

Me vendimin e datës 11 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e padisë me argumentin se është e pabazuar në ligj e në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.

The post Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundër Bashës për deklaratat e dosjes ‘339’ appeared first on Lapsi.al.

Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

By: V K
10 June 2025 at 09:32

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u shfaq fillimisht gjatë fushatës së 11 majit.

Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën, teksa po i përgjigjej një ndjekësi.

Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky”? – Rama reagoi me humor:Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam”.

Kryeministri Edi Rama, thumboi edhe Sali Bërishën.

“ Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh.

Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull”, u shpreh Rama.

Rama: Është arsyeja më bindëse dhe më kuptimplotë e krenarisë që populli shqiptar me kupton më mirë dhe më shumë se ç’mund të pretendoja. Duke më dhënë një mijë e një arsye ti qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi falë besimit dhe pushtetit që buron nga ky popull që u a kam thënë atyre që e marrin lehtë dhe miqve në rrjete sociale, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës. Ju mund të ndiqni të tjerët gjatë këtyre ditëve se në ç’derexheje janë katandisur për të kuptuar se ç’ndodh kur e merr lehtë këtë popull.

The post Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin appeared first on Albeu.com.

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

By: armand
7 June 2025 at 17:27

Migjen Basha, ish-mesfushori kuqezi, analizoi sfidën kundër Serbisë, duke u shfaqur optimist se Shqipëria mund të dalë me një rezultat pozitiv nga ky takim. Basha u kthye edhe pas në kohë duke kujtuar humbjen 0-2 ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”, ku ishte edhe vetë prezent teksa u shpreh se e ka peng atë takim. “Besoj […]

The post “E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë appeared first on BoldNews.al.

“Kemi lojtarë me kualitet, do ta mposhtim Serbinë”, Migjen Basha: Humbja në Elbasan më ka ngelur peng, të mbështesim lojtarët

By: S SH
7 June 2025 at 14:40

Migjen Basha ka folur para duelit me Serbinë. Sipas ish-futbollistit të Kombëtares, kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër sonte, për të “harruar” humbjen 2-0 në “Elbasan Arena” disa vite më parë.

Ish-mesfushori shprehet se ekipi ynë ka mjaft lojtarë me eksperiencë dhe cilësore, që me kualitetin e tyre do të arrihnë të sigurojnë 3 pikët. Ndërkohë bën thirrje që të gjithë sonte të mbështesin djemtë që të krijohet një atmosferë e zjarrtë.

“Besoj që do të fitojmë dhe jam shumë optimist që Shqipëria do ta mposhtë Serbinë. Kemi lojtarë me shumë kualitet, edhe pse disa janë në moshë të re, kanë disa vite eksperiencë në kombëtare. Isha prezent kur humbëm 0 me 2 ndaj Serbisë në Elbasan, më ka mbet një peng dhe mërzi, shpresoj që kjo mërzi të më largohet nga një fitore sonte.

Atmosfera gjithmonë ka qenë fantastike edhe kur luanim në Qemal Stafa. Sonte, të gjithë do ta motivojnë skuadrën edhe me shumë që të fillojmë mbarë këtë edicion.

Më vjen shume keq për këtë situatë që ka ndodhur, sepse ata gjithmonë kanë qenë prezent pranë skuadrës”, ka deklaruar Basha për “GazetaBlic Sport”.

The post “Kemi lojtarë me kualitet, do ta mposhtim Serbinë”, Migjen Basha: Humbja në Elbasan më ka ngelur peng, të mbështesim lojtarët appeared first on Albeu.com.

I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në..

4 June 2025 at 18:33

Koalicioni Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve, se kjo forcë ka mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit të 11 majit.

Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre.

Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha.

Për sa i përket “zhdukjes” së Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga beteja dhe veçanërisht ajo për rikthimin e legjimitetit, (Vula) të Partisë Demokratike në Gjykatën e lartë dhe më tej, deri në Strasburg.

‘Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë. Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike Demokratët Euroatlantikë.

Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit. Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri’, thuhet në një reagim për media.

The post I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në.. appeared first on Sot News | Lajme.

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

4 June 2025 at 18:41

Grupi i “Euro-Atlantikëve” të Lulzim Bashës ka reaguar lidhur me lajmin e raportuar ditën e sotme në media se u kishte vënë kyçin zyrave, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke mos marrë asnjë mandat. Në reagimin për mediat thuhet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i […]

The post I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon! appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh me Euroatlantikët? Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

By: redi
4 June 2025 at 18:30

Lulzim Basha dhe ”Euroatlantikët”, do të jenë jashtë Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Kjo forcë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve se janë mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit. Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre. Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi…

Source

❌
❌