Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

By: V K
10 June 2025 at 09:32

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u shfaq fillimisht gjatë fushatës së 11 majit.

Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën, teksa po i përgjigjej një ndjekësi.

Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky”? – Rama reagoi me humor:Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam”.

Kryeministri Edi Rama, thumboi edhe Sali Bërishën.

“ Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh.

Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull”, u shpreh Rama.

Rama: Është arsyeja më bindëse dhe më kuptimplotë e krenarisë që populli shqiptar me kupton më mirë dhe më shumë se ç’mund të pretendoja. Duke më dhënë një mijë e një arsye ti qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi falë besimit dhe pushtetit që buron nga ky popull që u a kam thënë atyre që e marrin lehtë dhe miqve në rrjete sociale, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës. Ju mund të ndiqni të tjerët gjatë këtyre ditëve se në ç’derexheje janë katandisur për të kuptuar se ç’ndodh kur e merr lehtë këtë popull.

The post Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin appeared first on Albeu.com.

Hidhet shorti, zbulohet se kush do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij (EMRI)

By: V K
2 June 2025 at 11:31

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri, do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e aferës “Partizani”, ku si të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë.

Shorti për përzgjedhjen e trupës, u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).

Anëtarë të tjerë të trupës pritet të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

The post Hidhet shorti, zbulohet se kush do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

‘Vetëm Berishën njoh’/Qytetarët shprehen për figurat e reja e të vjetra në Parlament

24 May 2025 at 21:54

Në prag të hyrjes së një grupi të ri figurash në Parlamentin e Shqipërisë, qytetarët janë të ndarë në mendimet e tyre për këtë ndryshim të mundshëm.

Edhe pse mosha mesatare e deputetëve të ardhshëm pritet të jetë 47 vjeç, një pjesë e madhe e qytetarëve shprehen optimistë për rinovimin e Kuvendit, ndërsa të tjerë janë të dyshimtë nëse figura të reja do të kenë vendosmërinë e duhur për të udhëhequr vendin.

Një qytetare shprehet: “Është normale, mendoj që do të japin më të mirën.” Pavarësisht kësaj, disa qytetarë kanë shqetësime për mundësinë që të rinjtë, sidomos ata 23-vjeçarë, të kenë përvojën dhe forcën për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Një tjetër qytetare thekson: “Problemi është për ne, që 23-vjeçarët janë mosha të reja dhe nuk vendosin dot ato për fatin e Shqipërisë. Sali Berisha të rrijë në shtëpi me pension dhe ti hapë rrugë brezit të ri dhe mos ta mbajë më peng Partinë Demokratike.”

Megjithatë, ka nga ata që besojnë se figurat e vjetra, si Sali Berisha, duhet të vazhdojë qëndrimin e tij në Kuvend.

“Sali Berisha është i paarritshëm, nuk njoh as figurat e reja dhe as të vjetra, vetëm Sali Berishën njoh,” shprehet një i moshuar.

Në anën tjetër, një zonjë shpreh besimin se ardhja e figurave të reja do të sjellë ndryshime të rëndësishme.

“Figurat e reja janë shumë më mirë, kanë vizion të qartë dhe ndryshimi do të jetë shumë më i madh me të rinjtë sesa me të vjetrit,” thotë ajo, duke shpresuar që rinia do të sjellë më shumë mundësi dhe zhvillim për Shqipërinë.

Në fund, qytetarët duket se janë të ndarë në përkrahjen e tyre për të rinjtë dhe të vjetrit. Disa shohin në rinovimin e politikës një mundësi për ndryshime të dobishme, ndërsa të tjerë mendojnë se eksperienca dhe liderët e vjetër janë ende thelbësorë për të udhëhequr vendin drejt stabilitetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Vetëm Berishën njoh’/Qytetarët shprehen për figurat e reja e të vjetra në Parlament appeared first on Euronews Albania.

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

By: V K
19 May 2025 at 15:09

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish- kompleksit sportiv Partizani.

“Irena Gjoka në kohën e vendimmarrjes së saj, për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht të gjitha vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kjo gjykatë me vendim haptazi të padrejtë dhe të paligjshme na i rrëzoi pa argumentuar sepse. Gjykata vendosi sot ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në të njëjtat kushte, në rastin e çështjes Dako e ka kthyer pak kërkim të palës çështje, për plotësim hetimi. Ndërsa në rastin konkret e dërgoi çështjen për gjyq.

Kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Jamarbër Malltezin në kushtet e arrestit shtëpiak, dhe Berishën për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të gjyqtares”, tha avokati i çështjes, Genc Gjokutaj.

Ish-kryeministri Berisha, ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin appeared first on Albeu.com.

Gazetari amerikan: Departamenti i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA

By: V K
8 May 2025 at 09:29

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në platformën “X”,  gazetari amerikan i “Politico”, Marc Caputo, ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lejuar Sali Berishën të udhëtojë për në SHBA.

“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

 

 

Caputo ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal”, ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

Sali Berisha dhe statusi “non grata”

Në maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “persona non grata”, duke e akuzuar për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe pengim të drejtësisë .

Ky vendim u bazua në nenin 7031(c) të Aktit të Përvetësimeve të Departamentit të Shtetit, i cili ndalon hyrjen në SHBA të individëve të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut .

Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ato janë të motivuara politikisht, duke akuzuar filantropin George Soros për përhapjen e këtyre pretendimeve.

Ai ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, për shpifje dhe ka shprehur synimin për të lobuar pranë administratës Trump për të rishikuar këtë vendim.

Ndihma nga Chris LaCivita dhe fushata “Make Albania Great Again”

Në një zhvillim të rëndësishëm, Chris LaCivita, menaxheri i fushatës së Donald Trump, është angazhuar për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.

Ai ka përdorur sloganin “Make Albania Great Again”, duke e krahasuar Berishën me Trump dhe duke e portretizuar atë si një figurë të persekutuar politikisht nga qeveria aktuale .

LaCivita ka deklaruar se nuk do të lobojë për heqjen e statusit “non grata” të Berishës, por ka theksuar se fushata e tij është një zgjerim i ndihmës që i ka ofruar Trump-it, duke synuar të ndihmojë opozitën shqiptare në përballjen me qeverinë aktuale .

Përjashtimet e mundshme për vizën amerikane

Pavarësisht shpalljes “non grata”, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka mundësinë të japë përjashtime për individë të caktuar për të udhëtuar në SHBA, në përputhje me interesat kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare.

Avokati shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka theksuar se është e mundur që Berisha të marrë një përjashtim të tillë, veçanërisht nëse konsiderohet se nuk paraqet rrezik për SHBA.

Situata politike në Shqipëri, është komplekse dhe e ndikuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndërhyrjet ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA, dhe zhvillimet e fundit rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në drejtimin e ardhshëm të vendit. /Boldnews.al

The post Gazetari amerikan: Departamenti i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Marrëveshje me Berishën për të ruajtuar votën e djathtë? Përgjigjet Shehaj

7 May 2025 at 22:47

Agron Shehaj i Partisë ‘Mundësia’, foli në Euronews Albania lidhur me politikën e tij dhe qasjen e kësaj partie, në 3 ditët që na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit.

Shehaj thekson se ‘Mundësia’ ka bërë gjënë e duhur duke nisur që nga momenti kur nuk kanë pranuar të bëjnë kompromise.

“Vizioni është shumë i rëndësishëm. Për mua politika është zgjidhje dhe jam i bindur që kemi bërë gjënë e duhur, këtë e kemi treguar me refuzimet për të bërë pazare. Koha e ka treguar që gjëja më e mirë që kemi bërë para dhe gjatë kësaj fushate elektorale, është që nuk kemi pranuar asnjë pazar dhe që nuk u bëmë pis as nga partitë e reja”, tha ai.

I pyetur për një hipotezë që ngrihet lidhur me një marrveshje me Sali Berishën me qëllim ruajtjen e votave të PD-së nga Shehaj, ky i fundit hedh poshtë diçka të tillë.

“Nuk është e vërtetë. Janë teori dhe thashetheme kot. Koha do të tregojë nëse ne jemi ndryshe nga të tjerët apo si këta që merren me pazare. Ne jemi të njëjtët, unë jam i njëjti që kam qenë 8 vjet në opozitë por i njëjti edhe pasi të hyj në Parlament”, tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrëveshje me Berishën për të ruajtuar votën e djathtë? Përgjigjet Shehaj appeared first on Euronews Albania.

“Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve

By: Besnik
24 April 2025 at 22:01

I ftuar në studion e “NOW me Erla Mëhillin”, analisti politik Elvis Iljazaj tha se gjyqi i ish-kryeministrit Sali Berisha do të shtyhet përsëri dhe vendimi nuk do të merret para zgjedhjeve.

Ai theksoi se seanca e parashikuar vetëm 5 ditë para datës së zgjedhjeve gjithashtu do të shtyhet.

““Çështja është shtyrë dhe do të shtyhet përsëri. Nuk besoj se do të ketë një vendim 5 ditë para zgjedhjeve. E shoh këtë si një mundësi për të mos marrë një vendim para zgjedhjeve por, gjithsesi, mendoj se nuk ka ndikim politik pasi zoti Berisha i ka kaluar këto momente. Gjyqet vazhdojnë, por kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë, pasi ka pasur politikanë të tjerë që kanë pasur procese gjyqësore, si p.sh. Donald Trump. Ata që e votojnë dhe e simpatizojnë Berishën nuk ndikohen nëse çështja kalon në gjykim apo jo”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se Berisha është i lirë, pasi u nxor nga arresti shtëpiak, po bën fushatë dhe ka të gjitha mjetet politike për të vazhduar betejën për zgjedhjet.

“Zoti Berisha sot është i lirë, e nxorrën nga arresti shtëpiak, bën fushatë dhe ka të gjitha instrumentet politike për të bërë fushatë dhe fituar zgjedhjet. Kjo histori e gjykatës nuk është diçka që ka shumë ndikim, por unë mendoj se do të shtyhet pas 11 majit, jo për të penalizuar, por përkundrazi.”,” tha Iljazaj.

Në fund, Iljazaj vuri në dukje se, sipas tij, SPAK dhe GJKKO janë “pak të ngrira” gjatë kësaj fushate.

“Mendoj se SPAK-u dhe GJKKO-ja po qëndrojnë pak të ngrirë gjatë kësaj fushate. Duket sikur i kanë ngrirë dosjet, dhe ndoshta po bëjnë mirë, mendimi im është kështu,” tha analisti Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.

Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën

24 April 2025 at 21:49

Juristi Ylli Manjani komentoi shtyrjen e gjyqit ndaj Sali Berishës në GJKOO duke e cilësuar këtë një procedurë rutinë në këtë gjykatë por që është e paligjshme.

Manjani tha se  gjyqtarja që po gjykon këtë çështje është e njëjta që hoqi masën e sigurisë ndaj Berishës dhe duhet të merrte një vendim për t’i dhënë drejtim kësaj çështjes përpara se të niste fushata.

“E vendosur në kontekstin e zgjedhjeve dhe ngarkesave politike, gjykata duhet të kishte gjetur një mënyrë për t’i dhënë drejtim seancës paraprake para se të niste fushata. Gjyqtarja që gjykon këtë çështje është nga më kurajozet, është ajo që i hoqi masën e sigurisë Berishës. E njëjta duhet ta vazhdonte, ose të merrte një vendim më parë dhe të çlironte politikbërjen nga gjykimi. Edhe më datë 5 përsëri do shtyhet, e mira do ishte që gjendej një modus që të paktën në fushatë elektorale të lejohej Berisha të bënte punën e vet, se është ngarkesë; 1 herë në 2 javë shkon për detyrim paraqitje. Fakti që shtyhet është bërë rutinë, edhe pse është e paligjshme”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën appeared first on Euronews Albania.

“Dosja Partizani”, Avokati: Më 5 maj jepet vendimi përfundimtar, Berisha s’ka më asnjë mundësi për ta zvarritur

By: Rovena
24 April 2025 at 18:30

Ditën e sotme çështja për kreun e PD-së, Sali Berisha sa i takon dosjes “Partizani” u shty sërish duke sjellë kështu një zvarritje të procesit gjyqësor.

Për “Tirana Live” në ABC News avokati Arbër Hoxha tha se sipas ligjeve afati për të marrë një vendim në seancën paraprake është nga 30 ditë e deri në 6 muaj. Sipas avokatit Berisha nuk mund që ta zvarrisë më çështjen pasi sipas tij ka përdorur çdo mjet të mundshëm. Avokati parashikon se gjykata do të marrë një vendim përfundimtar më 5 maj.

“Shumë rrallë ka ndodhur që të ketë përfunduar data e afatit. Berisha ka falënderuar personalisht gjyqtaren dhe më pas sipas tij ajo humbi integritetin qoftë profesional. Nuk ka ngelur asgjë për t’u paraqitur, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ishte e fundit. Pas datës 5 maj nuk mund të ketë më shtyrje, nëse do të jenë gjetur avokatët për të pandehurit. Edhe nëse s’do të jetë pala do të shpallet vendimi.

Vendimi mund të shtyhet vetëm në rastet e ndonjë tërmeti, përmbytjeje, fatkeqësie natyrore ose nëse vijnë na pushtojmë. Vetëm në të tilla raste mund të shtyhet shpallja e vendimit, në rastet e tjera vendimi do të jepet. Mendoj që të gjitha gjasat janë që të shpallet vendimi. Mendoj se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares do të rrëzohet, pasi ka raste specifike kur përjashtohet një gjyqtare.

Anshmëria që pretendon Berisha nuk është një rast specifik. Berisha ka kryer të gjitha mundësitë për zvarritur rrëzimin gjyqësor. Me 5 maj mundësia më të mëdha ligjore është pushimi i çështjes, por mundësia më e vogël është kthimi i çështjes për rigjykim”, tha avokati.

Basha: Ja si e ndihmoj Rama, Berishën të kthehej në krye të PD

22 April 2025 at 22:16

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha në Euronews Albania se në këndvështrimin e tij, kryeminsitri Edi Rama ishte ai i cili i dha një ndihmesë Sali Berishës të rikthehej si kreu i Partisë Demokratike.

Sipas Bashës, kjo lëvizje e kryeministrit është një mënyrë për të dobësuar opozitën.

“Edi Rama bashkëpunon me Sali Berishën sepse i leverdis. Në këtë mënyrë, ai dobëson opozitën. Edi Rama ndihmoi në ri-instalimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike në mënyrë që të vinte këtu dhe të telendiste PD-në.

Rama e kishte te thjeshtë zgjidhjen, të pranonte një Parti Demokratike, në krah me SHBA-të dhe me një lider të ri, apo të përpiqej të rikthente Sali Berishën në një proces të qartë përçarje.

Është mjaft e qartë zgjidhja e Edi Ramës, ishte për të përçarë opozitën. Opozita u përça për shkak të ndikimit të Ramës.

Unë besoj se në këto palë zgjedhje ka një zgjidhje, vota për numrin 5 është votë për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga burgu”, tha Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Basha: Ja si e ndihmoj Rama, Berishën të kthehej në krye të PD appeared first on Euronews Albania.

“Berisha do marrë humbjen më të thellë”, ironia e Ramës: Erdhi sherifi, erdhi Latifi

By: Besnik
11 April 2025 at 19:37

Në një takim me gratë dhe vajzat socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën dhe liderin e PD-së, Sali Berisha.

Rama shfrytëzoi rastin për të thumbuar kritikët, duke thënë se ata po krenohen për “ardhjen e sherifit” (LaCivita), ndërsa flasin për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sikur e kanë komshi dhe e përdorin për “salcë kosi”.

“Erdhi sherifi, erdhi Latifi. Bufi e di më mirë se unë, se të gjithë, që vetëm një magji e shpëton nga disfata.”

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Berisha do të përjetojë humbjen më të thellë zgjedhore që nga viti 1997.

“Magjia do t’i ndodhë së prapthi”, tha Rama.

Ai e krahasoi opozitën me një buf, duke ironizuar se ky “buf” flet dhe njëkohësisht thotë se “taksa vjedh qytetarët”. Rama e vazhdoi me një tjetër metaforë, duke theksuar: “Keni dëgjuar se nuk është prioritet hyrja në BE, prioritet është Shqipëria Madhështore.”

Rama iu referua gjithashtu disa komenteve të opozitës që kanë përmendur shpërbërjen e SPAK dhe kritikat për politikën e jashtme të qeverisë, duke shprehur këndvështrimin e tij në mënyrë të thjeshtë dhe të fortë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Berisha do marrë humbjen më të thellë”, ironia e Ramës: Erdhi sherifi, erdhi Latifi appeared first on Euronews Albania.

Rama thumbon Berishën: S’mund të imagjinohet që BE ta presë bufin krahëhapur

By: user7
29 March 2025 at 12:18

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se sa më poshtë të shkojë PD në zgjedhjet e 11 majit, aq më mirë është.

Kryeministri tha gjithashtu se Bashkimi Europian po kërkon ta marrë Shqipërinë brenda Unionit dhe sipas tij, këtë mund ta realizoj vetëm PS.

Për t’i dhënë rëndësinë e duhur 11 majit, Rama tha se kampionati kombëtar është i fituar padiskutim nga PS, por shtoi se në këto zgjedhje luhet për Champions League.

Natyrisht që dikush mund të thotë ‘ç’të duhet ty me ne, po qan hallin ti që PD po shkon poshtë e më poshtë?’. Nuk e qaj hallin e kësaj fare unë. Sa më poshtë të shkojë, edhe më mirë është. Poshtë fare, mirë fare. Por këtë herë, si asnjëherë më parë, mua më duhet kjo si për diçka tjetër.
Më duhet kjo për atë mesazh që populli shqiptar do i japi 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Brukselit ku është qeveria e Europës, si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS-së, për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për t’u bërë anëtare të BE-së. Nuk është e rastit, as për arsye thjesht që hajde të fitojmë ndeshjen këtu brenda, sepse në 11 maj ne nuk luajmë në kampionatin kombëtar.
Kampionati kombëtar nuk ka diskutim. Në 11 maj ne luajmë edhe Champions Leaguen. Dhe vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’i thënë të gjithëve ‘dëgjoni, në 11 maj është një moment historik, si asnjëherë më parë deri më sot, që kur ne kemi marrë rrugët dhe kemi ulëritur rrugëve e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe jemi ndarë nga regjimi komunist’. Janë bashkuar yjet e fatit, fati ynë me fatin e Europës dhe nuk jemi vetëm në që dëshirojmë sa më parë të hyjmë në BE, por është edhe BE që dëshiron të na marrë sa më parë brenda saj
”, tha Rama.
Rama tha se Sali Berisha nuk mund të pritet me krahë hapur nga BE.

Ai shtoi gjithashtu se janë 1000 djem e vajza që po punojnë në procesin e negociatave, pasi sipas kryeministrit, janë shumë ligje e rregulla të BE-së që duhen përshtatur në legjislacionin e vendit tonë.

“Por nuk ka nevojë fare të pyesësh BE-në, mjafton të dish fare pak nga historia jonë bashkëkohore. Mjafton të shofësh bufin, ta shofësh kështu fizikisht. Mund të imagjinohet që në BE të pritet me krahë hapur? Nuk bën vaki. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës nuk kanë shans fare që të respektohen, të vlerësohen, të besohen, siç kemi arritur ne që ta ngremë nivelin e respektit dhe besimit për Shqipërinë.
Këtu ishin pa ardhur ne, që ishin edhe shumë më në formë, edhe Shqipëria ishte një qenie e përçmuar. Janë 1000 vajza e djem që anë 1000 vajza e djem që çdo ditë punojnë për negociatat. Janë çerek milionë faqe, ligje dhe rregulla që duhen marrë
”, tha Rama.

The post Rama thumbon Berishën: S’mund të imagjinohet që BE ta presë bufin krahëhapur appeared first on Lapsi.al.

U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, GJKKO lë në burg Lulzim Berishën

By: V K
20 March 2025 at 10:24

Këtë të enjte, është mbajtur në GJKKO seanca për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë e Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja në Shqipëri.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, GJKKO vendosi lënien në fuqi të masës së arrestit me burg të Berishës.

Gjykata e Posaçme në vitin 2020, caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

54-vjecari në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë plagosur 2 persona në vitin 2004, në 2005 ka vrarë me armë zjarri tre persona dhe ka plagosur një tjetër

Lulzim Berisha, u arrestua në shtetin spanjoll në dhjetor të vitit 2023, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë .

The post U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, GJKKO lë në burg Lulzim Berishën appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majt/ Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian ikën nga koalicioni me Berishën

By: V K
12 March 2025 at 10:22

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, me kryetar Vasil Sterjovski, është larguar nga nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës.

“Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski”, thuhet ne kerkesen e kreut te kesaj partie, drejtuar Celibashit.

 

Partitë përbërëse të Koalicionit:

1. PD – Sali Berisha

2. PL – Ilir Meta

3. PR – Fatmir Mediu

4. PDK – Nard Ndoka

5. PBDNJ – Vangjel Dule

6. PAA – Agron Duka

7. PKKA – Kujtim Gjuzi

8. PESH – Kostaq Papa

9. PAAK – Gjet Ndoj

10. PAEE – Sazan Guri

11. PAK – Gjovalin Shqalsi

12. PLDN – Nikolin Staka

13. PLL – Sokol Axhami

14. PBDSH – Ylber Valteri

15. POSH – Zef Shtjefni

16. PLDSH – Mhill Gecaj

17. PKDSH – Dhimitër Muslia

18. FRD – Sali Shehu

19. PBLD – Arjan Starova

20. PBK – Adriatik Alimadhi

21. PBKD – Artur Roshi

22. PBPPSH – Selami Jenisheri

23. PEISH – Rivelino Cuno

24. PRVSH – Muharem Doda

25. PDIU – Shpëtim Idrizi

The post Zgjedhjet e 11 majt/ Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian ikën nga koalicioni me Berishën appeared first on Albeu.com.

Belind Këliçi: Trump më ngjason me Berishën, një president i zgjedhur mezi pret të nisë detyrën për të bërë realitet premtimet elektorale

By: V K
22 January 2025 at 09:55

Donald Trump, u betua si presidenti i 47-të i SHBA-së në një ceremoni inaugurimi, që ndërthur traditën madhështore dhe momente intimiteti.

Disa nga vendet më ekskluzive në inagurimin e Presidentit Donald Trump të hënën, u rezervuan për CEO-t e fuqishëm të tekonologjisë, të cilët janë gjithashtu ndër njerëzit më të pasur në botë.

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte pjesëmarrës në mbrëmjen festive ‘Liberty Ball’, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të 47-të të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një lidhje skype, direkt nga SHBA për emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, Këlliçi u shpreh se Trump mund të jetë politikani më i hetuar, jo vetëm në politikën amerikane, por në atë botërore, i masakruar nga media e majtë amerikane, goditur në mënyrë permanente në të gjitha mekanizmat nga fondacioni i Sorros, tashmë po bën realitet gjithçka ka premtuar në fushatën elektrorale.

“Mund të jetë një nga të paktat raste, në mos rast unikal që një president i zgjedhur mezi pret të nisë detyrën për të bërë realitet premtimet elektorale, duke nisur që nga përcaktimi i dy gjinive mashkull dhe femër, që në fakt është një politikë botërore, tërheqja nga OBSH për shkak të polemikave, përplasjes që ka pasur edhe gjatë periudhës së pandemisë, tërheqja për herë të dytë nga ‘Marrëveshja e Parisit’ për ndryshime klimatike e shumë të tjera”,- u shpreh Këlliçi.

Gjithashu, Këlliçi u shpreh se; “Trump më ngjason me Berishën, pasi në seancën e parë që u kthye në parlament pas 333 ditësh arrest shtëpie, shkoi të foltorja me qetësinë e tij olimpike dhe ju tha socialistëve: ‘Unë erdha, ju e dini vetë’.

Vijoi më tutje historia, Trump ka ardhur dhe ata e dinë vetë dhe e majta amerikane e dinë vetë se çfarë ka bërë në këto 4 vite, duke nisur nga përdorimi dhe keqpërdorimi për të sulmuar kundërshtairn politik, ku o e ka pësuar Trump në kurriz, o nuk e ka pësuar njeri.

Trump mund të jetë politikani më i hetuar, jo vetëm në politikën amerikane, por në atë botërore pasi në çdo javë ka pasur një gjyq, sulme apo hetime të pafundme, goditja nga prokurorë dhe gjykatës të ndikuar drejtpërdrejtë nga ‘Shoqëria e Hapur’ e Sorros-it.

Është masakruar nga media e majtë amerikane, është goditur në mënyrë permanente në të gjitha mekanizmat nga fondacioni i Sorros dhe tashmë po bën realitet gjithçka ka premtuar në fushatën elektrorale.

Mund të jetë një nga të paktat raste, në mos rast unikal që një president i zgjedhur mezor pret të nisë detyrën për të bërë realitet premtimet elektorale, duke nisur që nga përcaktimi i dy gjinive mashkull dhe femër, që në fakt është një politikë botërore, tërheqja nga OBSH, për shkak të polemikave, përplasjes që ka pasur edhe gjatë përiudhës së pandemisë, tërheqja për herë të dytë nga ‘Marrëveshja e Parisit’ për ndryshime klimatike, ngrohjen globale dhe kjo është e dyta herë që tërhiqet dhe të gjitha vendimmarrjet e tjera për ti vënë në frizë, ka vënë për momentin të gjitha punësimet në administratën amerikane, ka shkrirë një sërë institucionesh, kanë ikur një sërë punonjësish nga Departamenti i Shtetit, madje kanë dhënë dorëheqjen që para se ai të merrte detyrën.

Është fare i qartë që i ka bërë me dije edhe prokurorit që e ka hetuar e që i ka ngritur akuza, që mos të të gjej në detyrë në momentin që unë vij në presidencë dhe ky i fundit u dorëhoq para dy javesh.

Shumë e shumë vendimmarrje të tjera që kanë të bëjnë pikërisht me premtimet elektorale që ai ka dhënë dhe më e bukura ishte se gjatë kohës që Trump mbante fjalën e tij në ceremoninë e inagurimit, Biden firmosi një nga urdhërat e tij të fundit që është falja për të gjitha anëtarët e familjes së tij dhe rrethit të ngushtë.

Në aktivitetin e zhvilluar më pas, Trump e thotë publikisht para medias se arsyeja që kjo ndodhi gjatë kohës që unë po flisja, është që pikërisht unë të mos e flisja më pas dhe të mos e dija, por ja ku jam tani, e mora vesh dhe do flas pasi është në kufinjtë e absurdit”.

The post Belind Këliçi: Trump më ngjason me Berishën, një president i zgjedhur mezi pret të nisë detyrën për të bërë realitet premtimet elektorale appeared first on Albeu.com.

“Detyrim paraqitje për Berishën”, Manjani komenton vendimin: Shpike inovatore…

6 January 2025 at 21:25

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar vendimin e marrë nga Gjyakata e Apelit e cila vendosi masën detyrim paraqitje për Sali Berishën.

Manjani e ka konsideruar këtë vendim të Apelit si shpikje dhe vendim inovator, pasi sipas tij, Gjyakata e Apelit nuk ka marr parasysh as kërkesën e SPAK, që kërkoi masën e sigurisë  “arrest në shtëpi” dhe as procedurën ligjore të ndjekur deri më tani ku hetimet për ish-kryeministrin tashmë janë mbyllur dhe çështja ka shkuar në Gjykatë.

“Unë kam qeshur me lot me atë vendim. Më është dukur si vazhdimi i programeve të humorit të Vitit të Ri. Ata kanë shpikur diçka. Hetimet për Sali  Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashit dhe kush është tjetër në këtë dosje, kanë përfunduar. Teknikisht kur hetimet përfundojnë, dosja kopsitet, shoqërohet me një vendim për mbylljen e hetimit, diskutohet midis palëve dhe në rastin konkret prokurorët kanë arritur në konkluzionin që ti marrin të pandehur këta persona. Me këtë akt, ka bërë një kërkesë dhe dosjen e kanë dërguar në Gjykatë.

Këtu ka mbaruar puna hetimore. Prokurori ka vetëm një rol, të paraqitet në sallën e gjyqit e të mbrojë akuzën. Përballë tij janë të pandehurit me avokatët në pozita të barabarta. Gjykata ka vlerësuar se nuk ka pasur nevojë për masë sigurie për personin. Brenda kuadrit ligjor deri këtu jemi në rregull. Edhe SPAK është në rregull kur ka bërë ankimimin. Gjykata e apelit as ka dëgjuar SPAK as ka vlerësuar procedurën që sapo shpjegova, por ka thënë shko e paraqitu prap te OPGJ-ja ndërkohë OPGJ-ja në rastin e Berishës nuk ekziston”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Detyrim paraqitje për Berishën”, Manjani komenton vendimin: Shpike inovatore… appeared first on Euronews Albania.

Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë, a do të paraqitet Sali Berisha në SPAK

By: Besnik
6 January 2025 at 08:54

Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje“ për Sali Berishën i cili do të duhet të paraqitet këtë të hënë në SPAK!

PD ka bër thirrje për për protestë ndërkohe nuk dihet nëse kreu demokrat Sali Berisha do të paraqitet apo jo në ambientet e SPAK pas masës së sigurisë së dhënë nga Apeli i Posaçëm ku për rrjedhojë Berishës do ti duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet ditën e sotme para oficerit gjyqësor në Prokurorinë e Posaçme. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para ambienteve të SPAK në orë 09:30.

Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, shkruan demokrati Flamur Noka në Facebook.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Vetë Berisha e konsideroi vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çësh- tjen “Partizani” është një krim kushtetues. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, kreu i PSsë tha se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

I pyetur nëse do të paraqitet para Policisë Gjyqësore 2 herë në muaj, Berisha ka thënë se përderisa është një proces që buron nga Parlamenti, do të paraqitet. “E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po

na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 për qind”, – deklaroi Berisha.

Ai e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën, por Berisha theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg” u shppreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë, a do të paraqitet Sali Berisha në SPAK appeared first on Euronews Albania.

“Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit”, Kushtetuesja shtyn seancën për Berishën

24 December 2024 at 16:25

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë vendimin për ankimin e bërë nga Sali Berisha lidhur me masën e sigurisë arrest shtëpie dhënë nga GJKKO ndaj tij rreth 1 vit më parë.

Seanca për Berishën e parashikuar në 27 dhjetor është shtyrë për 17 janar.

Ankimi i Berishës ka të bëjë me masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim. Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Pikërisht lidhur me këto dy masa të SPAK, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë sot dhe të shprehet nëse Prokuroria Speciale ka zbatuar ose jo Kushtetutën.

Më herët Berisha përmes mbrojtësve të tij ligjorë kërkoi që nga trupa që do të merrte në shqyrtim çështjen e tij të përjashtohej gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

 

 

 

 

 

 

The post “Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit”, Kushtetuesja shtyn seancën për Berishën appeared first on Euronews Albania.

Lirimi nga arresti i shtëpisë, SPAK dorëzon ankimin në Apelin e GJKKO për Berishën

16 December 2024 at 13:19

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Apelit kërkesën për  shfuqizimin e vendimit qe revokoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.

Ndërkohë prej orës 11:00 vijon seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes “Partizani” për gjykim.

SPAK ka lexuar më pak se gjysmën e faqeve nga relatimi i kërkesës për gjykim ndërsa është kërkuar 15 minuta pushim nga seanca.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirimi nga arresti i shtëpisë, SPAK dorëzon ankimin në Apelin e GJKKO për Berishën appeared first on Euronews Albania.

Meta uron Berishën nga burgu për 34 vjetorin e themelimit të PD: Viti 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik

By: V K
12 December 2024 at 11:46

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, kryetari i PL, Ilir Meta, ka uruar nga burgu 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Meta  shprehet se kjo ditëlindje e gjen PD-në më të fortë, bashkuar dhe më të motivuar për mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, Meta thekson se viti 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik.

“Urimet më të përzemërta Partisë Demokratike, forcës së parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, me rastin e 34-vjetorit të themelimit dhe shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Kjo ditëlindje e gjen Partinë Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më të motivuar në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik. Një urim të ngrohtë për liderin e saj historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD.

Mirënjohje edhe për të gjithë rithemeluesit e 11 Dhjetorit, të cilët me shumë dinjitet dhe vendosmëri nuk i braktisën vlerat mbi të cilat u themelua Partia Demokratike 34 vite më parë, por refuzuan me përbuzje edhe kërcënimet “për të ngrënë bar” duke dëshmuar se nuk janë bagëti, por janë shqiptarë me dinjitet në themel të të cilëve qëndron liria, sovraniteti dhe atdhedashuria. Jam i bindur se viti që po vjen do të jetë viti i një ndryshimi historik dhe i rivendosjes së plotë dhe të pakthyeshme të pluralizmit politik në vend”, shkruan ai.

The post Meta uron Berishën nga burgu për 34 vjetorin e themelimit të PD: Viti 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik appeared first on Albeu.com.

❌
❌