Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

GAZA – Australia dhuron 11 milionë euro ndihma

GAZA, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria australiane ka njoftuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë australianë shtesë (rreth 11,2 milionë euro) për organizatat humanitare që punojnë për të shpërndarë ushqim dhe furnizime mjekësore në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, Kanberra ka dhuruar 130 milionë dollarë australianë në ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Liban, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë australiane të Punëve të Jashtme.

“Australia i është bashkuar vazhdimisht thirrjes ndërkombëtare që Izraeli të lejojë rifillimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmës për Gazën, në përputhje me urdhrat detyrues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, komentoi ministrja e Jashtme Penny Wong.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve në Gaza duhet të marrin fund”, shtoi ajo./ /os/

The post GAZA – Australia dhuron 11 milionë euro ndihma appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Pas “SKY”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri

By: V K
16 July 2025 at 09:16

Në një kohë kur shumë nga elementët e botës së Krimit në Shqipëri, kanë humbur qetësinë e tyre, për shkak të daljes së komunikimeve në aplikacionin “Sky”, një tjetër “bombë atomike” është administruar në kasaforën e SPAK, ku pritet të aplikohet si provë bindëse për arrestimin e personave që kanë kryer krime të ndryshme.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se prej disa muaj në SPAK ka mbëritur nga autoritet hollandaze një pjesë e madhe e kodeve të aplikacionit “Matrix”,i cili rezulton të jetë përdorur gjerësisht nga bota e krimit në Shqipëri.

Njësoj si aplikacioni “Sky” që çdo përdorues indetifikohej me një kod unik, edhe “Matrix” ka funksionuar përmes një kodi të tillë.

Por dy aplikacionet që tashmë janë administruar nga SPAK, kanë një ndryshim mes tyre, pasi kodet e “Sky” janë numerikë dhe të gërmëzuar, si për shembull “TIV9E3” që i përkiste Behar Bajrit.

Ndërsa “Matrix” është i formësuar vetëm me kode numerikë dhe jo shkronja, si për shembull “664831584” që i përket një personi të paidentifikuar.

Mësohet se aplikalcioni “Matrix”, është përgjuar masivisht tek të gjithë përdoruesit në një kohë më të shkurtër, diku tek 4 muajt e fundit të vitit 2024.

Ndërsa “Sky”, përmes një aparati telefonik është përgjuar masivisht me vendim të gjykatës së Lilës në Francë, në një periudhë më të gjatë kohore, diku tek 2 vite.

Të dyja aplikacionet, ka shumë gjasa të sjellin një valë të re tronditje të botës së krimit dhe zyrtarëve, të cilët kanë përdorur aplikacionet për dërgimin e mijëra mesazheve komunikuese për të kryer trafikun e drogës, vrasjet, rrëmbimin e personave dhe krime të ndryshme.

Në shqipëri, “Matrix” është përdorur gjerësisht nga persona që kryenin vrasje me pagesë dhe trafik kokaine.

SPAK, shpreson që përmes këtij aplikacioni të hedhë dritë mbi një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në Shqipëri, por jo vetëm.

Ndërkohë shumë biseda të zhvilluara në “Matrix”, ka shumë gjasa të përdoren nga prokuroria dhe në proceset gjyqësore që kanë nisur tashmë në gjykatën e posaçme.

Një pjesë të madhe të kodeve dhe komunikimeve të zhvilluara përmes sms-ve në “Matrix” dhe “Sky”, fillimisht SPAK i ka marë nga Belgjika, Hollanda dhe Franca, jo zyrtarisht dhe jo në formën që i kërkon ligji.

Ato kanë ardhur në rrugë operative në këtë institucion, për t`i dhënë akses në informacion dhe futjen e prokurorëve brenda bërthamës së grupeve kriminale, duke i lexuar të gjitha sms-të që anëtarët e grupeve i kanë dërguar njëri-tjetrit për krime të ndryshme.

Pasi lexohet këto komunikime për episode të veçanta të kryerjes së një vepre penale, oficerët e BKH-së fillojnë dhe ndërtojnë dosjen nga ana proceduriale, ku fillimisht relatojnë informacionin tek prokurori i çështjes duke informuar se në rrugë operative kanë hyrë në dijeni të një grupi kriminal dhe kodet “Sky” apo “Matrix” që përdorin anëtarët e grupeve.

Prokurori pasi shikon informacionin e relatuar nga oficerët e BKH-së, vendos të rregjistrojë procedimin penal, dhe mbi bazën e këtij procedimi fillon dërgon letërporosi në Hollandë, Francë, Hollandë, Belgjikë dhe në “EuroJust”, duke kërkuar kode specifike pikërisht mbi personat që ka nisur hetimin.

Çështja e parë që u kanalizua në gjykatën e posaçme me të pandehur që kishin përdorur aplikacionin “Sky”, është rasti i arrestimit të grupit të Plaurent Dervishaj në Durrës, të cilët synuan të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin.

Por në këtë atentat kundër tyre të ndodhur në Durrës, mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës.

Më pas komunikimet e “Sky” u përdorën dhe për goditjen e grupeve të tjera kriminale si në Shkodër etj.

Ndërsa çështja e parë që SPAK, ka kërkuar dhe përdorur si provë materiale në gjykatë të aplikacionit “Matrix”, është dosja ku të pandehur janë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.

Ndërkohë kode të tjerë janë dërguar në Hollandë për të tërhequr komunikimet, por ende letërporositë nuk janë ekzekutuar.

The post Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Pas “SKY”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Berisha uron bashkëshorten e tij për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë…

By: V K
5 July 2025 at 12:29

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë  e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar bashkëshorten e tij Liri Berisha, me rastin e ditës së lindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.

Berisha e uron atë me fjalët më të ëmbla, duke u shprehur; “Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë”, shkruan Berisha.

Berisha e quan këtë datë si ‘ditën e dy festave familjare’, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij.

Gjithashtu, ai shpreh  mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e pazëvendësueshëm të bashkëshortes së tij ndër vite.

Postimi i plotë:

Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar.

Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.

Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!

 

The post Berisha uron bashkëshorten e tij për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë… appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

By: V K
4 July 2025 at 09:50

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka përcjellë një urim me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e saj.

Presidenti Begaj, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit mes dy vendeve.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Shqipëria dhe SHBA, kanë ndërtuar ndër vite një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe mbështetje reciproke në sfidat rajonale dhe globale.

 

 

Happy #4thofJuly 🇺🇸!

On this day of celebration for our American friends and allies, Albania expresses its deep gratitude for the enduring friendship and strategic partnership with the United States.

We stand united in our shared commitment to democratic values, peace, and… pic.twitter.com/FwoHIYlmMR

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 4, 2025

The post Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik appeared first on Albeu.com.

Shqipëria inauguron selinë e re të ambasadës në Vatikan/ Hasani: Në shërbim të urave për një botë më të paqtë e solidare

30 June 2025 at 18:49

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur Hasani/abcnews.al

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

By: V K
12 June 2025 at 12:04

Këtë të enjte, përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan Kreu i Shtetit, duke kujtuar ditën historike të hyrjes së trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Kosovë, më 12 qershor 1999.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj, thekson se kjo ndërhyrje ndaloi “masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”, duke e cilësuar një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare, për t’i dhënë fund një prej faqeve më të errëta të historisë moderne.

Gjithashtu, Begaj nderoi luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shprehu mirënjohje ndaj aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë që kontribuuan në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Begaj.

 

The post Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

By: Kult Plus
6 June 2025 at 10:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se kjo festë po ashtu është për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë!. Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin. Kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri. Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë. Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”, shkruan Kurti. 

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit, më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja

By: V K
6 June 2025 at 08:29

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe më gjerë.

Presidenti Begaj, e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë të shenjtë për besimtarët, ku sakrifica dhe besimi në Zot marrin kuptim të thellë shpirtëror.

Më tej, ai theksoi se kjo festë është një dëshmi e vlerave të qëndrueshme njerëzore si durimi, dashuria dhe përkushtimi, të cilat sjellin paqe të brendshme dhe ndihmojnë në kapërcimin e ndjenjave negative si egoizmi, urrejtja dhe pangopësia.

Urimi i Presidentit Bajram Begaj:

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj në postimin në rrjetet sociale.

Kurban Bajrami, është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, e cila simbolizon bindjen ndaj Zotit dhe solidaritetin me më të varfrit.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë kudo në botë kryejnë rite fetare dhe ndajnë ushqim me të afërmit dhe komunitetin.

 

The post Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit, më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

By: V K
6 June 2025 at 08:20

Përmes një postimi të shkurtër në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë të cilët kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan kryeministri.

Kurban Bajrami, është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit, për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

 

The post Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin appeared first on Albeu.com.

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës

By: V K
5 June 2025 at 12:44

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një mesazh paqeje, bashkimi dhe shprese në këto ditë të begata, ai ka bërë thirrje që të kthejmë sytë nga të varfit dhe ata që kanë më pak.

“Të nderuar motra e vëllezër me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mëshirë në familjet tuaja. Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Ai lidhet drejtpërdrejtë me një prej tregimeve më madhështore të Shpalljes Hyjnore në Kuranin Famëlartë, historinë e Pejgamberit Ibrahim alehi Selam dhe sakrificës së tij sublime për të çuar në vend premtimin e dhënë.

Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak.

Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë.

Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”, shprehet ai.

The post Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

By: V K
1 June 2025 at 10:10

Ditën e sotme në mbarë botën festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Përmes një postimi të shkurtër në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele, me një urim shumë të veçantë për fëmijët.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, u shpall më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër.

Kjo ditë synon t’u kujtojë të rriturve të mbrojnë fëmijët nga çdo lloj abuzimi dhe t’u krijojë atyre mundësitë për të ngritur të ardhme të paqtë.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve kremtohet në fillim të qershorit, kryesisht në vendet e ish- bllokut komunist, ndërsa shumë vende të tjera të botës e kremtojnë në 20 nëntor, që përkon me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Në disa shtete nuk ka një ditë feste, por plot një javë festime, duke e quajtur Java e Fëmijëve.

 

The post Kryeministri Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona

By: V K
19 May 2025 at 08:00

Këtë të hënë, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025.

Nicusor Dan, ish-Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj, theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Urime @NicusorDanRO për zgjedhjen si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq”, – u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

 

The post Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona appeared first on Albeu.com.

Pas liderëve botërorë, Presheva uron Ramën: Fitorja juaj, shpresë për shqiptarët e Luginës

By: xhir jeta
15 May 2025 at 13:50

Pas një vale urimesh nga liderë europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje e veçantë ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.
Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të veçantë për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për ngritjen e zërit kundër pasivizimit të adresave dhe për përkrahjen e vazhdueshme në përballjen me vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë”, shkruan Sinani.

Kreu i Preshevës vlerëson gjithashtu rolin që po luan qeveria shqiptare përmes institucioneve diplomatike në mbështetje të shqiptarëve të Luginës, duke e cilësuar këtë angazhim si “burim shprese dhe qëndrueshmërie”.
Në urimin e tij, Ardit Sinani i ka bërë ftesë publike kryeministrit Rama për një vizitë në Preshevë, duke kujtuar vizitën e tij të parë në atë zonë si lider i opozitës dhe duke propozuar që Presheva të shërbejë si vendtakim për nismat e bashkëpunimit rajonal.

“Presheva është ndoshta sot edhe vendi më i duhur për takimet e radhës të bashkëpunimit rajonal në funksion të avancimit të standardeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thekson Sinani.

 

Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

By: V K
14 May 2025 at 11:20

Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Macron e cilëson Ramën një “mik të dashur” dhe thekson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Postimi:

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative.

Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.

Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!”, shkruan ai.

The post Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz për marrjen e detyrës

By: V K
7 May 2025 at 11:04

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi  Kancelarin Friedrich Merz, për marrjen e detyrës në krye të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Në mesazhin e tij të urimit, Kreu i Shtetit, vlerësoi vëmendjen e vazhdueshme që Gjermania mike i ka kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndër vite.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimin tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në platformën X.

Në vijim të mesazhit, Presidenti i Republikës, shprehu besimin se nën drejtimin e Kancelarit Merz, marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja gjermane për Shqipërinë do të forcohen edhe më tej.

 

 

The post Presidenti Begaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz për marrjen e detyrës appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron 1 Majin: Nderojmë dinjitetin e punës dhe përkushtimin ndaj saj

By: V K
1 May 2025 at 09:44

Këtë të enjte, përmes një urimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, u është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që siç u shpreh ai, jetojnë dhe punojnë me punë të ndershme.

Presidenti uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.

Gjithashtu, kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falenderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.

Mesazhi i Presidentit Begaj:

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare”, shkruan Begaj.

“Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin për 1 Majin.

 

The post Presidenti Begaj uron 1 Majin: Nderojmë dinjitetin e punës dhe përkushtimin ndaj saj appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron kryeministrin e ri kanadez për fitoren: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve

By: V K
30 April 2025 at 10:44

Këtë të mërkurë, përmes një mesazhi të publikuar në profilin zyrtar në platformën X, Presidenti i vendit Bajram Begaj, përgëzoi Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.

Kreu i Shtetit, shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.

“Urime për fitoren Mark Carney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!”, – shkroi Presidenti Begaj.

The post Presidenti Begaj uron kryeministrin e ri kanadez për fitoren: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj mesazh urimi nga Katedralja e Tiranës: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit

By: V K
20 April 2025 at 12:02

Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e festës së Pashkës, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, shpresë, besim dhe gëzim”, tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se kjo ditë është një thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve.

“Uroj të gjithë besimtarët për shumë gëzim, begati e paqe në këto Pashkë të gëzuara”, shtoi ai.

Presidenti Begaj, pati edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta, këtu, në vendin e tyre”.

Kremtimit iu bashkua edhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, i cili përcolli urimin: “Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë për të gjithë”.

The post Presidenti Begaj mesazh urimi nga Katedralja e Tiranës: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit appeared first on Albeu.com.

Berisha uron pashkët nga Kavaja, ndez qirinj me besimtarët: Një për Ju dhe një për fitoren e 11 Majit

By: V K
20 April 2025 at 10:51

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kryer një vizitë në Kishën Ortodokse në Kavajë, ku ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.

Berisha: Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar!

Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek Ju.

Histori ringjallje e plotë, pas Krishtit mbret, besimet fetare kanë Ringjalljen e dytë në Shqipëri.

Kjo është e vërteta dhe meritat tuaja janë shumë të mëdha.

E ngritët nga hiri në kushte shumë të vështira. Themi atë që është, sepse psikologjia ateiste është psikologjia më fatkeqe e njeriut, e cila e përjashton njeriun nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes njerëzore.

The post Berisha uron pashkët nga Kavaja, ndez qirinj me besimtarët: Një për Ju dhe një për fitoren e 11 Majit appeared first on Albeu.com.

Arkeologët zbulojnë qytetërimin parahistorik 10,000-vjeçar nën liqenin Huron

By: Kult Plus
17 April 2025 at 20:23

Nën valët e liqenit Huron gjenden të dhëna për të kaluarën parahistorike të rajonit, duke përfshirë dëshmitë më të vjetra të njohura njerëzore të një qytetërimi të humbur në Liqenet e Mëdha. Shkencëtarët po zbulojnë kampe gjuetie dhe mjete të lashta nga 10,000 vjet më parë, në atë që quhet “Pompei i Liqeneve të Mëdha”. Zbuluar për herë të parë nga një ekip nga Universiteti i Miçiganit në vitet 2000 , vendi mbetet i zhytur në ujë, duke ruajtur sekretet e tij nga shumë kohë më parë. Ky zbulim i mrekullueshëm po ofron një vështrim të rrallë në jetën parahistorike dhe ngritjen e qytetërimit të hershëm përpara se toka të zhytej nën ujërat e Liqeneve të Mëdha.

Korridori Alpena-Amberley , një urë tokësore që dikur lidhte pjesë të Miçiganit me rajonin e Ontarios, ishte vendimtare për paleo-indianët që e përdorën atë për gjueti karibu. Tani, mbi 100 metra nën ujë, vendet e gjuetisë janë ruajtur me detaje të jashtëzakonshme, falë ujërave të ftohta të liqenit, të cilët kanë ndihmuar në mbajtjen e materialeve organike të paprekura për mijëra vjet.

Me kalimin e viteve, arkeologët kanë zbuluar veçori të jashtëzakonshme si gropa gjuetie, zonat e fjetjes, grumbujt e gurëve dhe korsitë e makinës që përdoren për të korralizuar karibu, një burim kryesor ushqimor për njerëzit e rajonit. Ndër gjetjet më domethënëse është një korsi me makina 1,148 këmbë — një pjesë vërtet e mrekullueshme e inxhinierisë parahistorike. Zbulimi është më i vjetri i këtij lloji në Liqenet e Mëdha dhe studiuesit ende po nxjerrin mjete dhe bimë që janë ruajtur nga ujërat e akullta, por të freskëta të liqenit.

Shkencëtarët janë të prirur të zbulojnë sa më shumë që të munden nga vendi i zhytur, pasi artikujt e gjetur këtu ofrojnë njohuri thelbësore në kulturën e hershme njerëzore dhe strategjitë e mbijetesës . Këta banorë të hershëm lanë pas veglat, objektet dhe madje edhe gjethet që na tregojnë për stilin e tyre të jetesës dhe ndërveprimet mjedisore. Mjedisi i liqenit i ka ruajtur këto objekte në mënyra që mjediset tokësore thjesht nuk munden, duke i lejuar studiuesit të eksplorojnë historinë gjeologjike dhe ekologjike në rajon.

Zbulimi po jep gjithashtu përgjigje për urën tokësore dhe komunitetet nomade që dikur jetonin në zonë. Disa nga sendet e zbuluara, duke përfshirë veglat e obsidianit , sugjerojnë se këta popuj të lashtë mund të kenë pasur kontakt me grupe të tjera larg në perëndim – ndoshta deri në Oregon . Prania e një tregtie apo komunikimi të tillë në distanca të gjata i shton një shtresë tjetër këtij kapitulli magjepsës të historisë njerëzore.

Ky vend nënujor shpesh quhet ” Pompei i Liqeneve të Mëdha “, një shenjë për rrënojat e famshme të Pompeit në Itali, pasi ofron një pamje pothuajse të ngrirë në kohë të jetës nga 10,000 vjet më parë. Ndryshe nga shkatërrimi natyror që përmbyti zonën, ky vend mbetet tepër i ruajtur mirë, me artefakte dhe materiale organike që zbulojnë sesi kulturat e hershme njerëzore u përshtatën dhe lulëzuan në mjedisin e tyre.

Me një pjesë të madhe të vendbanimeve paleo-indiane të humbura tani nën ujërat e Liqeneve të Mëdha, Korridori Alpena-Amberley ofron një vështrim të rrallë dhe të vlefshëm në këtë periudhë.

Megjithatë, e ardhmja e faqes është e pasigurt. Pa financim të vazhdueshëm për kërkime, zbulimet e ardhshme mund të jenë në rrezik, duke humbur potencialisht një pjesë të rëndësishme të historisë së Amerikës së Veriut nga erozioni natyror ose projektet e zhvillimit./KultPlus.com

❌
❌