Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

By: Ardit
10 July 2025 at 14:50

Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas. “Sot, ne kemi arritur marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen në ndihmë […]

The post BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Izraeli lejon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

TEL AVIV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Kabineti i Sigurisë izraelite ka miratuar një plan për të lejuar organizatat ndërkombëtare të shpërndajnë më shumë ndihma në Rripin verior të Gazës, njoftoi sot gazeta “Times of Israel”, duke cituar një zyrtar.

Një zëdhënës i qeverisë nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, postoi në platformën X se kabineti kishte marrë një vendim të gabuar.

Kohët e fundit Izraeli ka mbështetur Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF) për shpërndarjen e ndihmave, duke akuzuar organizatën militante palestineze Hamas se po e devijon ndihmën për qëllimet e veta. Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbështetur gjithashtu sistemin e ri, por OKB-ja e ka kritikuar vendimin.

Në të kaluarën dëshmitarë okularë kanë raportuar se Hamasi ka sekuestruar ndihma të destinuar për popullsinë e përgjithshme.

Raportet izraelite u shprehën mse kishte pasur  debate të nxehta në takimin e kabinetit për Sigurinë.

Smotrich akuzoi Shefin e Shtabit Eyal Zamir se nuk po e përmbushte misionin e tij.

Smotrich përsëriti akuzat e tij në X në lidhje me atë se gjenerali nuk po siguronte që ndihma që hynte në Rripin e Gazës të mos binte në duart e Hamasit.

Smotrich kritikoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për dështimin në zbatimin e vendimeve të kabinetit në Rripin e Gazës.

Netanyahu varet nga partitë e ekstremit të djathtë dhe fetare për shumicën në Knesset./ /Ad.Ab./

The post FOKUS – Izraeli lejon shpërndarjen e ndihmave në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

4 July 2025 at 22:52

Të paktën 35 palestinezë humbën jetën të premten, 4 korrik, në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite dhe të shtënave pranë zonave të shpërndarjes së ndihmave, kanë raportuar burime spitalore lokale. Sipas morgut të spitalit Nasser, 15 persona, mes tyre tetë gra dhe një fëmijë , u vranë në sulme ajrore të […]

The post Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza appeared first on BoldNews.al.

GJENEVË – OKB: 613 banorë të Gazës të vrarë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që nga fundi i majit

GJENEVË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Të paktën 613 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit në vendet e shpërndarjes humanitare dhe pranë autokolonave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.

”Nga këto, 509 vrasje u regjistruan në ose pranë stacioneve të diskutueshme të shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)”, theksoi zëdhënësja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani.

Fondacioni filloi punën e tij në Rripin e Gazës në fund të majit, pas një bllokade izraelite të shpërndarjes së ndihmës që zgjati gati tre muaj.

GHF nuk bashkëpunon me organizatat e ndihmës së OKB-së, të cilat e kritikojnë atë për operimin e shumë pak qendrave të shpërndarjes dhe ekspozimin e njerëzve në nevojë për ndihmë ndaj rrezikut ekstrem.

Sipas burimeve palestineze, ushtria izraelite është përgjegjëse për incidentet fatale që lidhen me shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në territoret palestineze, konfirmoi se shumica e vrasjeve dhe lëndimeve ishin të lidhura me qendrat e GHF.

”Incidentet u raportuan drejtpërdrejt në OBSH nga personeli mjekësor dhe të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha ai./  /os/

The post GJENEVË – OKB: 613 banorë të Gazës të vrarë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që nga fundi i majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkurtimi i ndihmave nga SHBA/ Studimi: Do shkaktojë 14 milionë të vdekur deri në 2030

By: xhir jeta
1 July 2025 at 15:40

Vendimi i presidentit Amerikan Donald Trump dhe administratës së tij për të shkurtuar ndihmën humanitare që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në mbarë globin mund të sjellë 14 milionë humbje jetë deri në vitin 2030 sipas asaj që thotë studimi I publikuar nga revista mjekësore britanike The Lancet. Një e treta e këtyre vdekjeve të parandalueshme pritet të jenë fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Në muajin mars, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se administrata Trump kishte anuluar më shumë se 80% të të gjitha programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID – një agjenci që ka luajtur rol kyç në ofrimin e ndihmës shëndetësore dhe humanitare në mbi 60 shtete.

Sipas Davide Rasella, bashkautor i raportit nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global, shkurtesat përbëjnë një tronditje të krahasueshme me një pandemi globale ose një konflikt të madh të armatosur për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. “Rrezikojmë të ndalojmë papritur – dhe madje të kthejmë pas – dy dekada përparim në fushën e shëndetësisë për popullatat më të prekshme,” tha ai në një deklaratë.

Bazuar në të dhëna nga 133 vende midis viteve 2001 dhe 2021, studiuesit vlerësojnë se financimi i USAID ka ndihmuar në parandalimin e 91 milionë vdekjeve në vendet në zhvillim. Por me shkurtesën drastike prej 83% të financimit – shifër e konfirmuar nga vetë qeveria amerikane – modeli projekton mbi 14 milionë vdekje të shmangshme deri në fund të dekadës, përfshirë 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Administrata Trump, e cila më parë ishte udhëhequr nga nisma për shkurtime të miliarderit Elon Musk, ka synuar të zvogëlojë aparatin federal dhe ka kritikuar USAID për mbështetjen e projekteve “me prirje liberale”.

Pavarësisht se Rubio theksoi se rreth 1,000 programe të mbetura do të “menaxhohen më efektivisht” përmes Departamentit të Shtetit dhe në konsultim me Kongresin, realiteti në terren është alarmues. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara i tha BBC muajin e kaluar se qindra mijëra njerëz po vuajnë nga uria në kampet e refugjatëve në Kenia, pasi shkurtimet amerikane kanë ulur ndihmat ushqimore në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Me SHBA-në që ka qenë për dekada donatori më i madh humanitar në botë, pasojat e këtij ndryshimi drastik në lidhje me politikat humanitare kanë gjasa të ndihen për shumë vite në vendet më të varfra të globit.

GJENEVË – OBSH: 500 të vrarë në pikat e shpërndarjes së ndihmës në Gaza

GJENEVË, 28 qershor /ATSH-AA/ – Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Palestinën, Rik Peeperkorn tha se midis 27 majit dhe 22 qershorit rreth 500 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të merrnin ushqim pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës së Fondacionit Humanitar të Ndihmës për Gazën, i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Peeperkorn dhe koordinatori i Ekipit Mjekësor të Emergjencave të OBSH-së në Gaza, Luca Pigozzi, bënë vlerësimet e tyre duke marrë pjesë përmes internet në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë.

Peeperkorn kritikoi planin e shpërndarjes së ndihmës humanitare të kryer nga Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën, i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja në Gaza.

“Rreth 500 njerëz janë vrarë midis 27 majit dhe 22 qershorit, ndërsa përpiqeshin të merrnin ushqim pranë pikave të shpërndarjes”, theksoi ai.

Duke vënë në dukje se OKB-ja dhe partnerët e saj kanë sistem për shpërndarjen e ndihmës dhe se ky sistem ka qenë i suksesshëm në të kaluarën, Peeperkorn bëri thirrje për vazhdimin e sistemit dhe që ndihma humanitare të arrijë në Gaza pa asnjë pengesë.

“Njerëzit po vdesin urie, njerëzit janë të sëmurë, në Gaza çdo ditë po vdesin njerëz. Ata janë vrarë në rrugë duke u përpjekur të merrnin ndihmë mjekësore, u vranë në spitale. Tani, ata po vriten edhe në rrugë duke u përpjekur të marrin ushqim që pothuajse nuk ofrohet kurrë”, tha Peeperkorn.

Pigozzi rikujtoi se pothuajse 50 për qind e stokut mjekësor në Rripin e Gazës është konsumuar plotësisht dhe se nëntë kamionët me ndihmë që OBSH-ja ka dërguar në Rripin e Gazës në dy ditët e fundit janë “vetëm një pikë uji në oqean”.

Ai theksoi se 44 për qind e kërkesave për ndihmë që ata ishin përpjekur të dërgonin midis marsit dhe qershorit ishin refuzuar.

“Kjo është vërtet shqetësuese. Njerëzit që u përpoqën të arrinin në pikat e shpërndarjes së ndihmës të ngritura nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare në Gaza janë qëlluar me armë”, shtoi Pigozzi./  a.jor.

The post GJENEVË – OBSH: 500 të vrarë në pikat e shpërndarjes së ndihmës në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA miraton 30 mln $ për grupin e ndihmës për Gazën, që mbështetet nga Izraeli

27 June 2025 at 14:46

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në Gaza, pavarësisht shqetësimit në rritje për një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj kërkuesve palestinezë të ndihmës pranë qendrave të shpërndarjes në territorin e rrethuar.

“U bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në, Fondacionin Humanitar të Gazës dhe punën e saj kritike”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

GHF, e mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, ka qenë një burim kritikash të gjera që nga themelimi i saj në maj. Organizata u krijua mes presionit në rritje ndaj Izraelit për të lehtësuar bllokadën totale disamujore ndaj ndihmës humanitare që hynte në Rrip. Bllokada e kishte çuar pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës në prag të urisë.

Grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe Kombet e Bashkuara kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në, duke thënë se ajo shkel parimet themelore humanitare duke koordinuar shpërndarjen me trupat izraelite të mbështetura nga personel sigurie amerikan i punësuar privatisht dhe i armatosur.

Janë publikuar videoklipe që tregojnë palestinezët duke u qëlluar ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihma ushqimore.

Të paktën 549 palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin për ndihmë ushqimore të shpërndarë në vendet e GHF-së, tha të enjten Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës. GHF, e cila zyrtarisht është një grup privat, ka mohuar se kanë ndodhur incidente vdekjeprurëse në afërsi të pikave të saj të ndihmës.

Drejtori ekzekutiv i përkohshëm i GHF-së, John Acree, e mirëpriti kontributin e SHBA-së dhe tha se ishte “koha për unitet dhe bashkëpunim”.

“Ne mezi presim që organizata të tjera ndihme dhe humanitare të na bashkohen, në mënyrë që të ushqejmë edhe më shumë banorë të Gazës, së bashku”, tha ai në një deklaratë.

I pyetur në lidhje me kritikat ndaj operacionit, Pigott tha se grupi ka shpërndarë 46 milionë vakte deri më tani, gjë që është “absolutisht e pabesueshme” dhe “duhet të duartrokitet”.

Mbështetja financiare për GHF është pjesë e “ndjekjes së paqes në rajon” të Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA miraton 30 mln $ për grupin e ndihmës për Gazën, që mbështetet nga Izraeli appeared first on Euronews Albania.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

27 June 2025 at 09:23

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza. “Ne kemi miratuar 30 milionë dollarë fonde për Fondacionin Humanitar të Gazës (Gaza Humanitarian Foundation)”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. “Dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në dhe punën e saj vendimtare.”

Objekt kritikash

Veprimtaria e organizatës GHF, e cila vepron në Rripin e Gazës, është objekt diskutimesh dhe debatesh. Organizata e ndihmës GHF mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli. Në maj 2025 GHF filloi punën e saj në Rripin e Gazës, ku ka hapur katër qendra shpërndarjeje ndihmash në jug dhe në qendër të territoreve palestineze.

Mungesë neutraliteti

Organizata private e ndihmave GHF është kritikuar nga OKB-ja dhe organizatat e ndihmave humanitare për përpjekjet e saj për të rindërtuar një sistem shpërndarjeje ndihmash, i cili ekziston prej kohësh dhe probleme me neutralitetin. Kurse SHBA thotë se rrugët dhe shpërndarësit tradicionalë të ndihmave në Gazë janë kompromentuar nga Hamasi. GHF kritikohet po ashtu se puna e saj për shpërndarjen e ndihmave, është shoqëruar me skena kaotike dhe vdekje.

Në fillim të marsit Izraeli vendosi një bllokadë mbi ndihmat humanitare për Rripin e Gazës për shkak të bisedimeve për armëpushim që kishin ngecur. Bllokada u hoq pjesërisht vetëm në fund të muajit maj./ DW

The post Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza appeared first on Sot News | Lajme.

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

By: Mirgen
13 June 2025 at 22:31

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, e njohur nga Moska si “operacion special ushtarak”. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën […]

The post BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

By: xhir jeta
13 June 2025 at 16:13

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.

OKB-ja dhe grupet e tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në lidhur me shqetësimet se ky fondacion është dizajnuar për t’i ndihmuar qëllimeve ushtarake të Izraelit.

“GHF-ja, thënë drejt, ka qenë, nga aspekti humanitar, një dështim”, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për ndihmë humanitare, OCHA, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Ata nuk po bëjnë atë që duhet të bëjë një operacion humanitar, që është ofrimi i ndihmës për njerëzit ku ata gjenden dhe në një mënyrë të sigurt”.
Laerke shtoi se OKB-ja ka gati operacionin për shpërndarjen e ndihmave dhe se po presin që Izraeli t’u japë leje që të nisin shpërndarjen.

GHF-ja nisi operacionet më 26 maj, pasi Izraeli kishte ndërprerë furnizimet për Gazën për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar mungesë të madhe të furnizimeve.

GHF-ja pretendoi se kishte shpërndarë pothuajse 2.6 milionë vakte ushqimore vetëm të enjten dhe mbi 18.6 milionë që kur ka nisur operimin.

Lufta në Gazë ka nisur në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në territorin palestinez janë vrarë më shumë se 55.000 persona dhe OKB-ja ka paralajmëruar se pothuajse e gjithë popullsia e territorit është buzë zisë së bukës./rel

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

By: Ardit
13 June 2025 at 15:10

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor. OKB-ja dhe grupet e tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në lidhur me shqetësimet se ky fondacion është dizajnuar për […]

The post OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij appeared first on BoldNews.al.

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

13 June 2025 at 15:20

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.

OKB-ja dhe grupet e tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në lidhur me shqetësimet se ky fondacion është dizajnuar për t’i ndihmuar qëllimeve ushtarake të Izraelit.

“GHF-ja, thënë drejt, ka qenë, nga aspekti humanitar, një dështim”, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për ndihmë humanitare, OCHA, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Ata nuk po bëjnë atë që duhet të bëjë një operacion humanitar, që është ofrimi i ndihmës për njerëzit ku ata gjenden dhe në një mënyrë të sigurt”.

Laerke shtoi se OKB-ja ka gati operacionin për shpërndarjen e ndihmave dhe se po presin që Izraeli t’u japë leje që të nisin shpërndarjen. GHF-ja nisi operacionet më 26 maj, pasi Izraeli kishte ndërprerë furnizimet për Gazën për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar mungesë të madhe të furnizimeve.

GHF-ja pretendoi se kishte shpërndarë pothuajse 2.6 milionë vakte ushqimore vetëm të enjten dhe mbi 18.6 milionë që kur ka nisur operimin.

Lufta në Gazë ka nisur në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në territorin palestinez janë vrarë më shumë se 55.000 persona dhe OKB-ja ka paralajmëruar se pothuajse e gjithë popullsia e territorit është buzë zisë së bukës. REL/

The post OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Izraeli ndalon anijen me ndihma për Gaza, kap Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë

By: user 11
9 June 2025 at 07:24

Izraeli ka ndaluar një anije ndihmash që udhëtonte për në Gaza dhe aktivistë të tjerë të shquar, duke i ndaluar ata që ishin në bord dhe duke e çuar anijen në Izrael. Koalicioni i Flotiljes së Lirisë (FFC) tha më parë se ushtria izraelite kishte hipur në anijen “Madleen”, e cila po përpiqej të dërgonte ndihma në Gaza.

“Pasagjerët pritet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, grupi u përpoq të organizonte një provokim mediatik, qëllimi i vetëm i të cilit ishte të fitonte publicitet. Ka mënyra të tjera për të dërguar ndihmë në Rripin e Gazës — ato nuk përfshijnë selfie në Instagram” tha Ministria e Jashtme e Izraelit në një postim në X.

Izraeli kishte paralajmëruar që do të ndalonte mbërritjen e anijes me ndihma në Gaza dhe e përshkroi anijen si një “jaht selfie” që transportonte “të famshëm”.

The post Izraeli ndalon anijen me ndihma për Gaza, kap Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë appeared first on Lapsi.al.

SHBA i jep 500 milionë dollarë USAID, ndihma për Gazën

By: fra nc
7 June 2025 at 13:57

Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një paketë ndihme prej 500 milionë dollarësh për Fondacionin Humanitar për Gazën, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Plani synon të lehtësojë krizën humanitare në Rripin e Gazës, por ka hasur në kundërshtime të forta brenda vetë administratës amerikane për shkak të situatës së paqëndrueshme dhe shqetësimeve për transparencën e shpërndarjes së ndihmave.

Sipas burimeve zyrtare, fondacioni ka filluar shpërndarjen e ndihmave humanitare javën e kaluar, duke përdorur kompani private amerikane për transportin e tyre në terren. Megjithatë, procesi është përballur me sfida serioze, përfshirë dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë nga strukturat drejtuese të Fondacionit për Gazën, çka e detyroi fondacionin të pezullojë përkohësisht operacionet e tij.

Izraeli, nga ana e tij, ka kërkuar që fondet të përdoren ekskluzivisht për të mbështetur operacionet e GHF-së për një periudhë 180-ditore, duke synuar kontroll më të madh mbi mënyrën e shpërndarjes së ndihmës.

Ndërkohë, situata në terren mbetet dramatike. Zyrtarët e spitaleve në Gaza raportojnë se mbi 80 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë javës së fundit, duke e shtuar urgjencën për ndihmë të menjëhershme humanitare dhe për menaxhim efektiv të fondeve të alokuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA i jep 500 milionë dollarë USAID, ndihma për Gazën appeared first on Euronews Albania.

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”

By: Mirgen
4 June 2025 at 08:06

Qendrat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës do të mbyllen të mërkurën, pasi ushtria izraelite shpalli rrugët që të çojnë drejt këtyre pikave si “zona luftimi”, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e civilëve dhe aksesin në ndihma jetike. Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një rrjet shpërndarjeje i mbështetur nga SHBA-të […]

The post Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi” appeared first on BoldNews.al.

Pesë të vrarë në sulmin ndaj karvanit të ndihmave të OKB-së në Sudan

3 June 2025 at 22:20

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një konvoji ndihmash në rajonin Darfur të Sudanit të martën, thanë Kombet e Bashkuara, me palët ndërluftuese në kombin afrikan verilindor që shkëmbejnë përgjegjësi për sulmin.

Sulmi ndaj konvoit prej 15 kamionësh që transportonte furnizime me ushqim dhe lëndë ushqyese të nevojshme urgjentisht ndodhi të hënën në mbrëmje pranë qytetit Koma të kontrolluar nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në provincën Dafur të Veriut.

Sipas një deklarate të përbashkët nga Programi Botëror i Ushqimit dhe UNICEF-i, ai po përpiqej të arrinte në qytetin e rrethuar el-Fasher. Të dyja agjencitë kërkuan një hetim mbi sulmin.

“Ky ishte konvoji i parë humanitar i OKB-së që do të arrinte në el-Fasher në më shumë se një vit”, u tha gazetarëve në Nju Jork zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Sulmi i së hënës në mbrëmje dogji shumë kamionë dhe dëmtoi ndihmat që ato po transportonin, thuhet në deklaratë. Nuk u tha se kush ishte përgjegjës për sulmin.

WFP dhe UNICEF thanë se po negocionin për të përfunduar udhëtimin në el-Fasher nga qyteti lindor i Port Sudanit në Detin e Kuq, i cili shërben si një vend i përkohshëm për qeverinë aleate të ushtrisë së vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pesë të vrarë në sulmin ndaj karvanit të ndihmave të OKB-së në Sudan appeared first on Euronews Albania.

“Hiqni bllokadën”- UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza

30 May 2025 at 10:05

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë në X se në Aman, tre orë larg me makinë nga Gaza, “kemi furnizime të mjaftueshme për të mbështetur mbi 200,000 njerëz për një muaj të tërë”.

UNRWA kërkon që të hiqet bllokada izraelite ndaj shpërndarjes të këtyre ndihmave.

“Mielli, pakot ushqimore, pakot higjienike, batanijet dhe furnizimet mjekësore janë gati për t’u shpërndarë”, shtoi agjencia, duke kërkuar përsëri lejimin e pakufizuar të ndihmës në Gaza, e cila ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga marsi.

The post “Hiqni bllokadën”- UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

28 May 2025 at 08:24

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se ka nisur operacionet, pavarësisht kundërshtimit nga Kombet e Bashkuara dhe shumica e grupeve humanitare dhe pavarësisht dorëheqjes së papritur të një nga drejtorëve të tij ekzekutiv. Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) […]

The post Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse? appeared first on BoldNews.al.

OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë

27 May 2025 at 08:45

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi të hënën faktin që asnjë nga kamionët e agjencisë me ndihma mjekësore nuk u lejua të hynte në Rripin e Gazës që nga përfundimi i bllokadës nga Izraeli.

Ndihma humanitare ka filluar të depërtojë sërish në territorin palestinez gjatë ditëve të fundit, pas më shumë se dy muajsh me qasje të bllokuar.

Por, për më shumë se 11 javë, “nuk ka pasur asnjë kamion të OBSH-së që ka hyrë në Gazë për mbështetje në kujdesin mjekësor”, tha drejtoresha rajonale për Mesdheun Lindor e OBSH-së, Hanan Balkhy, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Situata është shkatërruese. Ne jo vetëm që jemi të shqetësuar për punën që po mbështesim, dhe dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojmë ta mbështesim popullin, por jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për pasojat e kësaj”, tha ajo, duke përmendur ndikimin për brezat që do të vijnë.

Izraeli ka intensifikuar një ofensivë të re për ta shkatërruar grupin militant Hamas – të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – duke nxitur dënime ndërkombëtare për bllokadën që ka filluar në mars dhe që ka shkaktuar mungesa të rënda ushqimore dhe mjekësore.

“Rreth 400 kamionë kanë marrë dritën e gjelbër për të hyrë në Gazë… por furnizime nga vetëm 115 kamionë kanë arritur të kalojnë – dhe asgjë nuk ka arritur në veriun e rrethuar,” tha Balkhy, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i OBSH-së.

Ajo tha se 51 kamionë me pajisje mjekësore ndodheshin në pritje për të kaluar kufirin.

Ahmed Zouiten, drejtori për emergjenca i rajonit të OBSH-së, tha se ai shpresonte që ishte vetëm çështje kohe para se kamionët e agjencisë shëndetësore të OKB-së të mund të hynin në territor.

Por, ai tha se ishte “shumë herët për ne ta dimë” nëse ata do të kalonin së shpejti apo nëse kishte “çështje që duhet t’i ndjekim më tej”.

Ofensiva e re e Izraelit ka nxitur kritika ndërkombëtare, me liderë evropianë dhe arabë që janë takuar në Spanjë për të kërkuar një fund të luftës “çnjerëzore” dhe “pa kuptim”, ndërkohë që grupet humanitare thonë se kjo sasi e vogël ndihmash është larg së mjaftuari.

Sulmi i Hamasit në tetor të vitit 2023 ndaj Izraelit, që shkaktoi luftën, rezultoi me vdekjen e 1.218 personave, kryesisht civilë, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.

Militantët gjithashtu morën 251 pengje, nga të cilët 57 mbeten në Gaza, përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 3.822 persona janë vrarë në territor që nga kolapsi i armëpushimit më 18 mars, duke e çuar numrin total të viktimave të luftës në 53.977, kryesisht civilë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë appeared first on Euronews Albania.

OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë

26 May 2025 at 19:44

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi të hënën faktin që asnjë nga kamionët e agjencisë me ndihma mjekësore nuk u lejua të hynte në Rripin e Gazës që nga përfundimi i bllokadës nga Izraeli.

Ndihma humanitare ka filluar të depërtojë sërish në territorin palestinez gjatë ditëve të fundit, pas më shumë se dy muajsh me qasje të bllokuar.

Por, për më shumë se 11 javë, “nuk ka pasur asnjë kamion të OBSH-së që ka hyrë në Gazë për mbështetje në kujdesin mjekësor”, tha drejtoresha rajonale për Mesdheun Lindor e OBSH-së, Hanan Balkhy, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Situata është shkatërruese. Ne jo vetëm që jemi të shqetësuar për punën që po mbështesim, dhe dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojmë ta mbështesim popullin, por jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për pasojat e kësaj”, tha ajo, duke përmendur ndikimin për brezat që do të vijnë.

Izraeli ka intensifikuar një ofensivë të re për ta shkatërruar grupin militant Hamas – të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – duke nxitur dënime ndërkombëtare për bllokadën që ka filluar në mars dhe që ka shkaktuar mungesa të rënda ushqimore dhe mjekësore.

“Rreth 400 kamionë kanë marrë dritën e gjelbër për të hyrë në Gazë… por furnizime nga vetëm 115 kamionë kanë arritur të kalojnë – dhe asgjë nuk ka arritur në veriun e rrethuar,” tha Balkhy, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i OBSH-së.

 

 

The post OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌