Nga Klodian Tomorri Nga të gjithë të indinjuarit për çështjen e Thethit, dallon një kategori. Këta nuk kanë asnjë lidhje me Thethin, mund të jenë nga Tirana, Korça, Peqini apo çdo cep i Shqipërisë. Shumica prej këtyre ndoshta s’kanë shkuar asnjëherë në Theth. E megjithatë këta janë shume te shqetësuar për shkatërrimin e Thethit nga […]
Një vendim gjyqësor i gjykatës së Beratit, ka urdhëruar prokurorinë e këtij qyteti të kryejë veprime hetimore shtesë lidhur me një kallëzim të depozituar nga banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, për punimet e paligjshme të kryera në funksion të ndërtimit të një ujësjellësi.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Ardiola Çela, e cila gjatë shqyrtimit të dosjes penale me nr. 814 të regjistruar për “Shkatërrim të pronës”, urdhëroi prokurorinë e Beratit që të tërhiqte mbrapsht aktet hetimore, duke vijuar hetimet e mëtejshme.
Në vendimin e saj gjyqtarja ka urdhëruar dy prokuroret Denisa Perdja dhe Aida Yzeiraj, duke plotësuar 3 pika kryesore, detyra këto që ja ka lënë gjyqtarja e çështjes.
Sipas gjykatës brenda një kohe 3 mujore, prokuroret e Beratit duhet të pyesin dhe marrë deklarimet e të gjithë personave banorë të fshatit Lumas, që pretendojnë se janë dëmtuar në pronat e tyre, për lidhur me zbatimin e projektit të ndërtimit të Ujësjellësit.
Detyra e dytë që gjykata e vendos prokurorisë, është të verifikojë në terren pretendimet e banorëve të fshatit Lumas, duke caktuar një ekspert të fushës, i cili duhet të saktësojë nëse projekti është zbatuar sipas miratimit të tij dhe nëse ka devijimi ose jo.
Ndërsa detyra e tretë e lënë nga gjykata e Beratit, është që prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka tuba të hequra apo gërmime që kanë sjellë dëm në shkatërrimin e pronave.
Të trija këto detyra tashmë duhet të përmbushen nga ana e prokurorisë së Beratit,e cila prej vitit 2021 ka hapur një dosje penale me Nr.814 për akuzën e “Shkatërimit të pronës”.
Kallëzimi është kryer nga banorë të fshatit Lumas, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi mbi formën dhe mënyrën se si po ndërtohet ky ujësjellës, pasi jo vetëm po prish pronat e tyre, por shkatërron dhe Kanionin e Lumit të Sinecit.
Por prokuroria e Beratit nuk e ka hetuar plotësisht këllëzimin e banorëve të Lumasit, duke u mjaftuar vetëm me një kthim përgjigje nga ana e bashkisë Kuçovë dhe më pas ka vendosur ti kërkojë gjykatës pushimin e dosjes penale.
Kërkesa për pushimin e çështjes është depozituar në gjykatë, në një kohë kur asnjë nga banorët kallëzues nuk ishte marrë në pyetje nga prokuroria e Beratit.
Nisur nga kjo situatë, gjykata e Beratit, ka vendosur të kthejë çështjen për rihetim, duke lënë 3 detyra kryesore për prokurorinë.
GJENEVË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Të paktën 613 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit në vendet e shpërndarjes humanitare dhe pranë autokolonave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.
”Nga këto, 509 vrasje u regjistruan në ose pranë stacioneve të diskutueshme të shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)”, theksoi zëdhënësja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani.
Fondacioni filloi punën e tij në Rripin e Gazës në fund të majit, pas një bllokade izraelite të shpërndarjes së ndihmës që zgjati gati tre muaj.
GHF nuk bashkëpunon me organizatat e ndihmës së OKB-së, të cilat e kritikojnë atë për operimin e shumë pak qendrave të shpërndarjes dhe ekspozimin e njerëzve në nevojë për ndihmë ndaj rrezikut ekstrem.
Sipas burimeve palestineze, ushtria izraelite është përgjegjëse për incidentet fatale që lidhen me shpërndarjen e ndihmës humanitare.
Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në territoret palestineze, konfirmoi se shumica e vrasjeve dhe lëndimeve ishin të lidhura me qendrat e GHF.
”Incidentet u raportuan drejtpërdrejt në OBSH nga personeli mjekësor dhe të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha ai./ /os/
Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin e saj për të mësuar më shumë rreth përvojës së ata që kanë qenë në këtë reality show të njohur dhe se si përjetuan ata momentet e famës dhe viralitetit.
Gjatë bisedës, Uindi tha: “Unë në fakt kisha një pyetje për ju që keni qenë pjesë e ‘Big Brother’, si ndihesh kur del dhe përjetohet ajo famë?” Kjo pyetje jo vetëm që nxiti reagime, por gjithashtu tregoi edhe se si ajo po mundohej të kuptonte thelbin e asaj përvoje, jo thjesht si një moderator, por si dikush që mund të jetë pjesë e saj në të ardhmen.
Me interesin gjithnjë në rritje të publikut për reality show-t dhe dobinë e tyre në shoqërinë shqiptare, vendimi i Uindit Haxhia mund të shndërrohet në një moment kyç për karrierën e saj dhe një burim inspirimi për shumë të rinj që ëndërrojnë të bëhen pjesë e botës së argëtimit.
Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve. Por si kanë shpenzuar bashkitë për investime të cilat përmirësojnë jetën e tyre dhe kush ka përfituar më shumë? Referuar raportit të financave vendore 2024, sa i takon shpenzimeve për investime për banor, në vendin e […]
Nuk ka kaluar shumë kohë nga finalja e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por etja për edicionin e radhës është tashmë e ndjeshme në publik. Ndërsa Top Channel nuk ka dhënë ende një datë zyrtare për nisjen, prapaskenat dhe emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi.
Sipas burimeve jozyrtare, disa figura të njohura të ekranit po përmenden si kandidatë të mundshëm për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend. Në mesin e tyre përfliten:
•Hygerta Sako, moderatorja e sportit dhe ish-Miss Shqipëria, që mund të sjellë një energji të re në format;
•Isli Islami, i njohur për mëngjeset televizive dhe lidhjen e ngrohtë me publikun;
•Kelvi Kadilli, gazetari me humor të mprehtë dhe që shpesh thyen rregullat e formalitetit në ekran;
•Vitmar Basha, këngëtari dhe artisti i papritur në çdo paraqitje;
•si edhe një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, Kostana, e cila ka qenë pjesë e disa programeve televizive më parë dhe shihet si një hyrje “surprizë”.
Ndonëse asgjë nuk është zyrtarizuar, thashethemet dhe pritshmëritë janë një sinjal i qartë se BBV5 ka nisur të marrë jetë.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga finalja e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por etja për edicionin e radhës është tashmë e ndjeshme në publik. Ndërsa Top Channel nuk ka dhënë ende një datë zyrtare për nisjen, prapaskenat dhe emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi.
Sipas burimeve jozyrtare, disa figura të njohura të ekranit po përmenden si kandidatë të mundshëm për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend. Në mesin e tyre përfliten:
•Hygerta Sako, moderatorja e sportit dhe ish-Miss Shqipëria, që mund të sjellë një energji të re në format;
•Isli Islami, i njohur për mëngjeset televizive dhe lidhjen e ngrohtë me publikun;
•Kelvi Kadilli, gazetari me humor të mprehtë dhe që shpesh thyen rregullat e formalitetit në ekran;
•Vitmar Basha, këngëtari dhe artisti i papritur në çdo paraqitje;
•si edhe një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, Kostana, e cila ka qenë pjesë e disa programeve televizive më parë dhe shihet si një hyrje “surprizë”.
Ndonëse asgjë nuk është zyrtarizuar, thashethemet dhe pritshmëritë janë një sinjal i qartë se BBV5 ka nisur të marrë jetë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ka ndarë arsyet që e shtynë të marrë pjesë në këtë spektakël të njohur. Në një intervistë së fundmi, Gerta ka treguar se dashuria për formatin ishte një nga motivet kryesore.
“Loja e Big Brother më ka pëlqyer prej vitesh. Kam pasur gjithmonë qëndrimet dhe opinionet e mia, por e shikoja spektaklin nga jashtë si një komentatore dhe më tërhiqte gjithmonë. Kur fillova ta komentoja, fillova ta doja edhe më shumë”.
Ajo tha se për të, pjesëmarrja ishte një sfidë që e kishte menduar prej kohësh.
“Ishte një sfidë që më tërhoqi dhe më bëri të marr vendimin për të hyrë aty. Pa dyshim, kishte dhe një qëllim për karrierën time, por nuk e fsheh që pjesë e arsyes ishin edhe paratë.”
Gazetarja tregoi gjithashtu se përjetimi i lojës brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe nga perceptimi që kishte si shikues.
“Kur je brenda, ndjen një presion të madh nga kamerat. Nuk është siç duket nga jashtë, por në asnjë moment nuk jam penduar për pjesëmarrjen time”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Briseida Xhelaj prej disa kohësh po përballet me drejtësinë amerikane me ish-bashkëshortin e saj lidhur me atësinë e djalit të tyre të mitur, Anthony.
Teksa ka postuar një foto në rrjete sociale në ditën e martesës së saj me partnerin Jori dhe djalin Anthony, Briseida i drejtohet këtij të fundit duke shkruar: “Anthony duro dhe pak. Te ka mami trim te dua shume! Do bashkohemi te tre shume shpejt! Ka nje zot larte qe e di te verteten! Le te blihen gjyqetaret me leke, ti do kthehesh tek nena jote shume shpejt”.
Gjykata i ka dhënë të drejtën e atësisë ish-bashkëshortit, ndërsa pak javë më parë, Briseida postoi një video në rrjete sociale teksa kishte shkruar në Amerikë për të takuar të birin. Sakaq, Briseida teksa pretendon për mashtrim nga gjyqtarët amerikanë, ka lajmëruar se e gjithë rrjedha gjyqsore më të cilën ajo po përballet gjatë kësaj kohe, do të bëhet publike në televizion.
Briseida Xhelaj u bë e njohur për publikun fillimisht për historinë e saj të dashurisë me Jorin, i cili është 10 vite më i vogël se ajo e më pas me pjesëmarrjen e tyre çift në edicionin e 4-t të “Big Brother VIP Albania”.
Mbi 20,000 banorë në provincat kanadeze të Albertës, Manitobës dhe Saskatchewanit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të përhapura në rajon.
Sipas raportimeve, Manitoba është provinca më e prekur, ku autoritetet kanë dhënë urdhra evakuimi për 17,000 persona, duke përfshirë të gjithë 6,000 banorët e qytetit Flin Flon dhe zonave përreth.
Në Alberta dhe Saskatchewan, mbi 5,000 persona janë larguar nga banesat e tyre, ndërsa evakuimet po kryhen edhe me anë të helikopterëve për në qytete të mëdha si Winnipeg dhe Saskatoon.
Derisa situata vazhdon të jetë serioze, deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të menaxhuar krizën.
Vetëm pak metra larg shtëpive në Sharrë është hapur një gropë e re për mbetjet urbane. Banorët jetojnë mes erës së rëndë, rrugës së dëmtuar dhe premtimeve të pambajtura. Inceneratori që duhet të zgjidhte krizën? Një premtim fantazmë, që ka “djegur” miliarda lekë pa dhënë asgjë në këmbim. Tonelata mbetjesh vijojnë të grumbullohen në një zonë që prej kohësh ka kaluar kufirin e kapacitetit.
Esmeralda Topi
“Gropa më ka ardhur në derë, nuk kam vajtur unë te gropa”, thotë me zemërim Durim Zeneli, banor i lagjes “Zenelaj” në Sharrë, ndërsa tregon nga dritarja e shtëpisë së tij trekatëshe.
Vetëm pak metra më tej, një gropë e re është hapur për të zgjeruar kapacitetin e landfillit të mbetjeve urbane, në një zonë që prej vitesh është kthyer në pikën më të nxehtë të krizës mjedisore të kryeqytetit.
Pamje nga shtëpia e Durim Zenelit, SharrëDurim Zeneli duke treguar gropën e re të depozitimit të mbetjeve në Sharrë
Durimi u kthye nga emigracioni në vitet 2007–2008. Me paratë e fituara në Greqi ndërtoi shtëpinë në një zonë që atëherë ishte larg nga mbetjet. “Shihja malin e Prushit nga këtu”, tregon ai.
Sot, ndodhet vetëm pak metra nga “qeliza e re” që do të depozitojë tonelata mbetjesh në Sharrë. “Mbajmë dritaret mbyllur. Nuk duam asgjë tjetër, vetëm të largohemi. Por kush do vijë të jetojë tek plehrat?!”, thotë ai i dëshpëruar.
Pamje nga qeliza e re pranë shtëpisë së Durim Zenelit, Sharrë 2025
Landfilli i Sharrës ka një kapacitet total prej 420 mijë metër kub mbetjesh. Në kontratë ishte parashikuar që landfilli do të përballonte kërkesën deri në ndërtimin e inceneratorit, që më pas do të bëntë djegien e plehrave për të prodhuar energji elektrike. Por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Për këtë arsye, zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në emergjencë. Plehrat e pesë bashkive të qarkut Tiranë janë bërë kapicë në landfillin që s’ka më vend.
Zgjerimi i kapacitetit për depozitimin e mbetjeve të ngurta u vonua për vite me radhë nga autoritetet përgjegjëse. Pas dy vitesh zvarritje, në fund të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi më në fund lejen për ndërtimin e qelizës së re. Tani, kompania “Integrated Energy” (e administruar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara) kërkon rishikimin e lejes mjedisore për landfillin, një procedurë që kushtëzon organizimin e një seance dëgjimore me banorët e zonës.
Dëgjesa shurdhe
Pas shumë vitesh të mbuluar nga era e plehrave dhe premtime të papërmbushura, banorët e Sharrës u ftuan në një dëgjesë publike që rezultoi më shumë një monolog se sa një përpjekje për të dëgjuar e adresuar shqetësimet e tyre.
Më 23 maj, kompania “Integrated Energy” organizoi dëgjesën publike me banorët e Sharrës në një hotel pranë rrugës kryesore në Vaqarr. Takimi zgjati vetëm 20 minuta dhe u ndoq nga rreth 50 banorë. Përfaqësuesit shtetërorë shpjeguan se situata në landfill është drejt kufirit të kapacitetit dhe se një “qelizë e re” është domosdoshmëri.
“Çdo ditë depozitohen rreth 1000 ton mbetje nga pesë bashki. Jemi drejt ezaurimit të aftësisë pritëse. Qeliza e re do të jetë gati brenda tre muajve”, u shpreh Indrit Karaj, administratori shtetëror i “Integrated Energy”.
Sipas Karajt, mbetjet do të kapsulohen, zona do të mbulohet me gjelbërim dhe nuk do të ketë “asnjë ndikim në mjedis”.
Banorët e Sharrës në dëgjesën publike me ‘Integrated Energy”Indrit Karaj- Administrator i ‘Integrated Energy’ në dëgjesën publike me banorët e Sharrës
Por banorët e Sharrës, që prej vitesh jetojnë me erën e plehrave dhe zhurmat e kamionëve, kanë një tjetër realitet për të treguar. Shqetësimi kryesor i tyre ishte gjendja e rënduar e infrastrukturës rrugore, një problem i përsëritur për të cilin ata thanë se kanë marrë vetëm premtime boshe.
“Prezantimi është për qelizën e re. Mos e kanalizojmë takimin mbi rrugën, çështje lokale,” ndërhyri Genc Kojdheli, drejtor në Bashkinë e Tiranës, sapo një banor kërkoi llogari për rrugën e premtuar.
Banorët e tjerë ngritën gjithashtu shqetësime për dherat që, sipas tyre, po hidhen në mënyrë të pakontrolluar pranë zonës së pyllëzuar.
“I hedhin ku të munden, madje edhe në pjesët me gjelbërim që kanë mbetur. Kemi bërë ankesa, por askush nuk reagon,” tha një tjetër banor.
Edhe ky shqetësim mori të njëjtën përgjigje të thatë: “Takimi është për qelizën e re.”
Sipas ligjit shqiptar për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe pjesëmarrjen publike, dëgjesat duhet të jenë të hapura, gjithëpërfshirëse dhe të garantojnë barazi në zë. Por në Sharrë, dëgjimi rezultoi një formalitet 20 minutësh.
“Këta thonë që takimi është për gropën e re… po hallet tona, kur do dëgjohen?”, tha një banor nën zë në fund të takimit.
Kapica me plehra në Sharrë
Pamjet nga Sharra vërtetojnë emergjencën. Ndotja është larg shtëpive të pushtetarëvë që premtonin zhdukjen e plehrave, por vijon të jetë e njëjtë për banorët e fshatit.
“Janë vendgrumbullime as në kushtet e landfillit, sepse thjesht janë mbledhur aty për tu djegur. Por nuk digjen dhe ato krijojnë një bombë ekologjike që rri pret aty. ”, thotë Olsi Nika nga ECO Albania.
Qeliza e re, që tashmë është ndërtuar, ka një kapacitet depozitimi vetëm për një vit. Ekspertët nuk e shohin këtë si zgjidhje afatgjatë, por si një shtyrje të përkohshme të problemit.
“Do të buxhetojnë sërish për asgjesimin e tyre. Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtepia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilot, shoë, strategjira dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë.”, argumenton Nika.
Pavarësisht kësaj situate, inceneratori që duhet të digjte plehrat, prej vitesh po “djeg” vetëm paratë publike.
Banorët e Hotolishtit përplasen me policinë. Prej 4 muajsh ata protestojnë kundër autostradës “Elbasan-Qafë Thanë”, që u prish banesat e tyre. Edhe sot banorët po protestojnë. Ata kanë vendosur dhe një arkivol për ti treguar qeverisë se nuk do të heqin dorë dhe do të mbrojnë shtëpitë e tyre deri dhe me jetë. “Hotolishti është […]
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Miki, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë rreth marrëdhënies së saj me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një fans i saj e pyeti:
Me njerëzit që nuk ke pasur raport të mirë në BBV, si do e mbash raportin jashtë?
Mikela i është përgjigjur kështu kësaj pyetje:
Nëse nuk i duroja aty brenda, si do i duroj jashtë. Asnjë ‘vibe’ të keq në jetën time.
Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 10 banorë të fshatit Hotolisht të Elbasanit.
“F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.”, njofton policia.
Këta banorë kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas”,me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.
Disa banorë të një pallati në zonën e Freskut, pranë shkollës “Klodian Tanushi”, ankohen në emisionin “Stop” në Tv Klan se aty do të bëhet një rrugë për të cilën nuk ka asnjë tabelë me të dhënat e projektit. Nga shenjat e vëna duket se aty nuk do të lihet asnjë hapësirë për trotuar, prandaj […]
Një zjarr ra këtë mesditë në një sahat matës të kabinës elektrike në një pallat në Shkodër.
Si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.
Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka mahnitur ndjekësit e saj me një ndryshim të beftë në pamjen e saj, duke publikuar disa foto të reja në “Instagram”.
“Një Xhenki e ka bo nona”, ka shkruar finalistja e BBVK-së, duke reflektuar emocionet e saj pas këtij ndryshimi. Pas përfundimit të spektaklit të njohur, ku Xheneta arriti deri në finale, ajo është kthyer në fokusin e medias dhe fansave të saj me një transformim të dukshëm: Ndryshimin e ngjyrës së flokëve. Duke kaluar nga ngjyra e saj natyrale, që u bë simbol i imazhit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Xheneta tani është plotësisht e ndryshuar me fije të kuqe, që e shndërrojnë atë në një personazh më energjik dhe të gjallë. “Një kapitull i ri, një unë e re”, ka shkruar Xheneta në përshkrimin e një prej fotove, duke shprehur ndjesinë e saj për këtë ndryshim.
Me flokët e kuqe të ndriçuar, ajo duket gati për të përballuar sfidat e reja që i sjell jeta pas përvojës së fortë emocionale në “Big Brother”. Një ndryshim i tillë në pamje shpesh reflekton transformimet e brendshme, dhe ky veprim i Xhenetës mund të jetë një shenjë e gatishmërisë së saj për të kaluar në një fase të re të jetës, larg kamerave dhe dritave të spektaklit. Stilistët kanë vlerësuar këtë ndryshim si një hap modern dhe të përputhshëm me tendencat e modës për Pranverën e 2025, ku ngjyrat e gjalla janë në qendër të vëmendjes.
Spitale, restorante, bare dhe parukeri të gjitha në një vend. Dhe njerëzit mund të mos kenë nevojë të udhëtojnë me makinë ose me transport publik për të shkuar tek ato. Ky është Kompleksi Ndërkombëtar i Apartamenteve Regent, një “pallat-qytet” në të cilin aktualisht jetojnë 20 000 njerëz.
Ai shtrihet në afërsisht 39 kate dhe konsiderohet eksperimenti më i madh i “bashkëjetesës kolektive” të realizuar ndonjëherë në botë.
Ndërtesa, e inauguruar në vitin 2013, ndodhet në qytetin Qianjiang, rrethi qendror i Hangzhou. Fillimisht u projektua nga arkitektja Alicia Loo për t’u bërë një hotel luksoz, por më pas u shndërrua në një strukturë kolosale.
Ajo ka formën e “S” dhe është 204 metra e lartë dhe mund të strehojë deri në 30 mijë banorë, edhe pse aktualisht ka shumë më pak njerëz. Ai duket se frekuentohet kryesisht nga profesionistë, të diplomuar ose studentë që janë afër marrjes së diplomës.
Ajo nuk është një zonë vetëm me banesa, por ka edhe hotelieri, pishina, berberë, qendra bukurie, supermarkete, bare të ndryshme dhe madje edhe një spital. Me pak fjalë, për banorët gjithçka është lehtësisht e arritshme.
Sa kushton të jetosh atje?
Falë bashkimit të hapësirave rezidenciale, tregtare dhe rekreative, “Regent” konsiderohet gjithashtu si “ndërtesa më e qëndrueshme në botë”. Ndryshe nga sa mund të imagjinoni, çmimet e qirasë nuk janë të larta.
Një akt i rëndë vjedhjeje ka ndodhur gjatë natës së të enjtes në Fierzë, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur pompat e shpërndarjes së ujit dhe gjithë rrjetin elektrik të objektit të Ujësjellësit. Si pasojë e kësaj vjedhjeje, të gjithë banorët dhe bizneset e zonës janë lënë pa furnizim me ujë.
Pompave të shpërndarjes, të cilat janë jetike për furnizimin me ujë të zonës, iu është shkëputur fillimisht energjia dhe më pas janë çmontuar dhe marrë nga hajdutët.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij akti kriminal.
Hetuesit janë duke punuar për të identifikuar autorët e vjedhjes dhe mënyrën si ata kanë mundur të hyjnë në objektin e Ujësjellësit.
Pasi mbaruan detyrat e dhëna nga kryefermeri Frederik Ndoci, dy vajzat (Esteri dhe Nori) vendosën të futeshin në vaskë dhe të relaksoheshin. Dy vajzat dhuruan ‘show’ duke treguar linjat seksi teksa ishin të zhveshura me bikini. Frederik Ndoci u zgjodh gjatë spektaklit të se premtes kryefermer pasi u shpall i preferuari i publikut. Bashkë me […]