Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kampingu është për fakirët/ Gerta Gixhari habit me deklaratën e saj, reagon ashpër Kleoniki

By: V K
13 July 2025 at 10:21

Një diskutim mbi pushimet verore, u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”.

Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.

Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar.

Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.

Biseda mes tyre:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda.

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi.

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër.

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli

The post Kampingu është për fakirët/ Gerta Gixhari habit me deklaratën e saj, reagon ashpër Kleoniki appeared first on Albeu.com.

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

By: gaze tare
13 July 2025 at 09:06

Një diskutim mbi pushimet verore u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”. Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.

Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar. Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.

Biseda mes tyre:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli

The post Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët appeared first on iconstyle.al.

“Kur je brenda, ndjen..”/ Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4 dhe eksperienca brenda në shtëpi

16 June 2025 at 10:40

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ka ndarë arsyet që e shtynë të marrë pjesë në këtë spektakël të njohur. Në një intervistë së fundmi, Gerta ka treguar se dashuria për formatin ishte një nga motivet kryesore.

“Loja e Big Brother më ka pëlqyer prej vitesh. Kam pasur gjithmonë qëndrimet dhe opinionet e mia, por e shikoja spektaklin nga jashtë si një komentatore dhe më tërhiqte gjithmonë. Kur fillova ta komentoja, fillova ta doja edhe më shumë”.

Ajo tha se për të, pjesëmarrja ishte një sfidë që e kishte menduar prej kohësh.

“Ishte një sfidë që më tërhoqi dhe më bëri të marr vendimin për të hyrë aty. Pa dyshim, kishte dhe një qëllim për karrierën time, por nuk e fsheh që pjesë e arsyes ishin edhe paratë.”

Gazetarja tregoi gjithashtu se përjetimi i lojës brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe nga perceptimi që kishte si shikues.

“Kur je brenda, ndjen një presion të madh nga kamerat. Nuk është siç duket nga jashtë, por në asnjë moment nuk jam penduar për pjesëmarrjen time”.

The post “Kur je brenda, ndjen..”/ Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4 dhe eksperienca brenda në shtëpi appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk do të vije kurrë në emision timin” – Egli Tako përballet në studio me Gerta Gixharin

1 June 2025 at 17:33

Gerta Gixhari dhe Egli Tako kanë pasur shpesh ulje dhe ngritje sa i përket raportit të tyre në Big Brother VIP Albania 4.

E sa ishte në format, këngëtarja i tha gazetares se nuk do të shkojë kurrë më në intervistat e saj, meqë u diskutua kjo pjesë.

E tani Gerta është në “Goca dhe Gra”, ku e ftuar së fundmi ishte Egli, për të rrëfyer detaje nga jeta pas BBVA.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë kurrë nuk do të vijë më në intervistat e tua, kështu që kurrë mos thuaj kurrë”, iu drejtua Gerta-Eglit.

E në anën tjetër, ajo tha: “Unë në fakt jam këtu për respekt dhe për nder të Top Channel, ti je një moderatore në Top Channel tashmë”.

E njëjta ka treguar se tani është mes Tiranës dhe Prishtinës pasi po punon për projekte të reja.

Një të fundit e lansoi ditë më parë dhe pati rezultat tejet të mirë nga fansat. /Telegrafi/ 

The post “Nuk do të vije kurrë në emision timin” – Egli Tako përballet në studio me Gerta Gixharin appeared first on Telegrafi.

Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon!

By: gaze tare
14 May 2025 at 17:27

Talk show “Goca dhe Gra” nis sezonin e ri çdo të shtunë në prime time, në orën 21:00.

Këtë sezon, tryeza e debatit vjen me një përbërje të re të moderatoreve, të cilat premtojnë diskutime më të guximshme dhe më të drejtpërdrejta. Për herë të parë bashkë në panel do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati dhe Gerta Gixhari, të cilave u bashkohen Egla Ceno dhe Rudina Dembacaj, emra tashmë të njohur nga sezoni i kaluar.

Sezoni i ri premton të jetë më dinamik se kurrë, duke i dhënë zë grave që nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre.

The post Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon! appeared first on iconstyle.al.

Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

By: gaze tare
13 May 2025 at 16:27

Pas suksesit dhe bujës që krijoi në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj televizive. Këtë herë, jo si konkurrente, por si moderatore në një nga formatet më të ndjekura të ekranit shqiptar.

Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se gazetarja dhe ish-lojtarja e BBVA-së do të bëhet pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, i cili transmetohet në “Top Channel”. Kjo lëvizje shënon një largim nga RTSH-ja, me të cilën Gerta ka bashkëpunuar më herët, dhe një hyrje në një prej shtëpive më të mëdha mediatike në vend.

Për momentin, nuk është konfirmuar përbërja e plotë e panelit të ri. Ajo që dihet është se Einxhel Shkira nuk pritet të jetë pjesë e këtij sezoni, për shkak të shtatzënisë dhe një pauze të paralajmëruar nga angazhimet televizive.

The post Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’ appeared first on iconstyle.al.

Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran

By: gaze tare
5 May 2025 at 15:14

Ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania – Gerta dhe Rozana, dy gra me personalitete të forta që nuk kursyen as përplasjet, as deklaratat e drejtpërdrejta brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Por, siç duket, televizioni ka një mënyrë të çuditshme për të kthyer konfliktin në bashkëpunim.

Burime për Prive bëjnë me dije se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt të ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si dy nga emrat kryesorë të kastit. Emisioni thuhet se është në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe brenda një formati që kërkon bashkëpunim, jo përballje.

Publiku ka ende të freskët tensionin mes tyre, por kjo mund të jetë edhe receta perfekte për suksesin e një show të ri. A do të ruajnë dinamiken që i bëri aq të komentuara, apo do të shohim një partneritet surprizues që askush nuk e kishte imagjinuar?

Një gjë është e sigurt: rikthimi i tyre nuk do kalojë pa u vënë re.

The post Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran appeared first on iconstyle.al.

Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: Ja pse e laga me shampanjë

By: M C
2 May 2025 at 22:52

Gerta Gixhari ishte këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, në një intervistë ekskluzive pas daljes nga Big Brother.

Ndër të tjera ajo rrëfeu emocionet e përjetuara në shtëpi, duke treguar se e merrte malli për familjen, por për t’iu fshehur kamerave, futej në tualet dhe qante.

Gerta foli edhe për incidentin që pasoi me zarf të zi, kur i hodhi Gjestit shampanjë në sy.

“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë dhe tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh, historitë e bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur. Nga ana tjetër e gjithë situata me Gjestin është marrë më shumë seriozisht nga banorët e tjerë, duke hyrë në këto grackat e vogla dhe provokimet e vogla që bënte.

Unë i konsideroja si lojëra fëmijësh, ndërsa fëmijët i morën shumë seriozisht, e ndaj ai doli në fund ai që doli. Ata nuk kishin mundësi që t’ia kthenin. Unë do preferoja që të qëndronim te lojërat e Gjestit dhe jo te serioziteti i tij si lojtar. Dhe kjo ishte e bukura te Gjesti, lojërat. Për çështjen e shampanjës, ishte jo që unë të bija në provokimin e Gjesti, por duke qenë se ai luante në këtë mënyrë, edhe unë luajta. Unë doja ta ktheja në lojë, nuk u nisa për ta lënduar”, u shpreh ajo.

Eksperiencën e saj në Big Brother ajo e ka cilësuar: E paharrueshme!

The post Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: Ja pse e laga me shampanjë appeared first on Albeu.com.

Kush e bëri lojën më të bukur në Big Brother? Gerta Gixhari jep përgjigjen

By: redi
2 May 2025 at 20:45

Gerta Gixhari e ftuar në emisionin ”Ftesë në 5”, foli për përvojën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Gjatë intervistës, ajo u pyet nga moderatorja se kush, sipas saj, ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur. ”Gjesti sepse pavarësisht se ai ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë e tij, duke pasur shumë situata dhe gjithmonë justifikohej me idenë që ‘Ej, shiko…

Source

Lojë me provokime e justifikime: Gerta Gixhari tregon pse vlerëson Gjestin

By: gaze tare
2 May 2025 at 20:33

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Gerta Gixhari ndau mendimet e saj për katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4, duke reflektuar mbi përvojën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E pyetur se cili prej tyre kishte bërë lojën më të mirë, Gerta shmangu emrat e Rozanës dhe Laertit, për t’u ndalur mes Eglit dhe Gjestit. Në fund, ajo zgjodhi këtë të fundit.

“Po themi Gjesti”, u shpreh Gerta. “Sepse, pavarësisht paqëndrueshmërisë së tij, ai kishte gjithmonë një justifikim për veprimet. Fshihej pas frazës ‘e bëra për lojë’ ose ‘ishte provokim’. Edhe brenda shtëpisë ia thosha këtë, por kjo gjë, në fakt, i shkonte”.

Gerta tregoi se marrëdhënia me Gjestin kishte qenë shpesh e ndërlikuar. “Kishte momente që nuk e merrje seriozisht. Edhe kur ndodhte ndonjë situatë serioze, ai nuk e trajtonte me peshën që duhet. Për këtë arsye, raporti ynë ishte si ‘terhiq e mos e këput’”.

Ajo shtoi se ndonëse kishte kritika për lojën e tij, nuk donte të humbiste momentet e bukura me të.

“Unë nuk mund të rrija përqafe me të dhe më pas ta sulmoja. Më duhej t’i tregoja ato pakënaqësi që kisha, por njëkohësisht nuk doja të humbisja as ato çaste që qeshja shumë me të”.

The post Lojë me provokime e justifikime: Gerta Gixhari tregon pse vlerëson Gjestin appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ ‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje

By: M C
2 May 2025 at 16:16

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi ishin dy ish banoret më të komentuara brenda shtëpisë.

Ato ishin rivale të njëra tjetrës jo vetëm për lojë por edhe për disa hatërmbetjet që kishin krijuar nga situata jashtë shtëpisë.
Ndonëse loja përfundoj siç po shihet ‘lufta’ mes tyre ende nuk ka mbaruar, shkruan Kosovarja.

Gerta ka publikuar një instastory që kishin për ndjekësit e saj me këtë shkrim dedikuar Rozanës:

The post FOTO/ ‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje appeared first on Albeu.com.

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

30 April 2025 at 08:45

Arbër Hajdari ka folur për herë të parë pas mbarimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, opinionisti i këtij formati ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara dhe miqësive të fituara.

I njëjti tha se menjëherë pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Arbër Hajdari (Foto: Screenshot/YouTube)

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.

I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej, ai pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, përfundoi Hajdari. /Telegrafi/

The post Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit appeared first on Telegrafi.

Arbëri zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas Big Brother

By: redi
29 April 2025 at 18:40

Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip” dhe miqësive të fituara. Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve. Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët që prej edicionit të parë të tij.

Source

Gerta Gixhari publikon fotografi me Ledionin e Gjestin: Tre zemrat e publikut

27 April 2025 at 23:28

Të shtunën ka qenë takimi i fundit i ish-banorëve për shkak të Post Big Brother VIP Albania.

Ata kanë sqaruar edhe një herë për publikun të gjitha dinamikat e ngjarjet që kanë ndodhur për katër muaj në shtëpinë e famshme.

Gerta Gixhari me këtë rast ka publikuar një fotografi krah moderatorit Ledion Liço dhe fituesit të BBVA 4, Gjestit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerta Gixhari (@gerta.gixhari)

“Tre zemrat e publikut”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.

Gerta duhet theksuar se ka qenë një nga banoret më të forta të këtij edicioni, e cila shkoi deri në gjysmëfinale.

Në finalen e madhe veç Gjestit ishte edhe Rozana Radi, Egli Tako e aktori Laert Vasili.

Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, ndërkaq qëndroi në izolim 180 ditë nga Big Brother Kosova në Shqipëri. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerta Gixhari (@gerta.gixhari)

The post Gerta Gixhari publikon fotografi me Ledionin e Gjestin: Tre zemrat e publikut appeared first on Telegrafi.

‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit në “Post Big Brother”

27 April 2025 at 16:38

“Post Big Brother” ka mbyllur mbrëmë të gjitha debatet, diskutimet, hatërmbetjet dhe çdo moment tjetër brenda 4 muajve. Banorët së bashku me opinionistët analizuan disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të bujshme të sezonit. Ndër to, nuk ka munguar “shuplaka e famshme” e Jozit, ndaj Gjestit dhe reagimet e banorëve në moment.

Gjithçka nisi kur Rozana e sfidoi Gertën për deklaratat e saj të mëparshme, duke e pyetur pse fillimisht kishte mbështetur fitoren e Gjestit, ndërsa tani shmangej nga dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. E qetë në qëndrimin e saj, Gerta sqaroi se gjithmonë kishte vlerësuar Gjestin si fitues, por nuk kishte qenë asnjëherë në krah të Rozanës për këtë qëllim. Në vijim të debatit, një moment i ndjeshëm nga brenda shtëpisë u soll sërish në vëmendje: ai kur Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin. Pamjet treguan qartë se vetëm Gerta dhe Egli iu afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan në distancë, pa ndërhyrë.

Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”. Kjo deklaratë ndezi edhe më shumë atmosferën në studio dhe riktheu në qendër të diskutimeve qëndrimet e banorëve në situatat më kritike të lojës.

The post ‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit në “Post Big Brother” appeared first on Sot News | Lajme.

“Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën”, Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar

26 April 2025 at 23:12

Gjatë spektaklit Post Big Brother VIP Albania, pati shumë përplasje mes banorëve dhe diskutime të nxehta që ngjallën debate të shumta.

Një moment i veçantë ishte kur Ledioni përmendi deklaratën e Arbrit, i cili kishte thënë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar në fillim.

Arbri, duke komentuar mbi dinamikat e lojës, shprehu mendimin se nëse do të kishte mundësi, do të kishte zëvendësuar Eglin me Gertën.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai theksoi se, duke parë situatat që zhvilloheshin brenda shtëpisë, Eglin mori mbështetje të madhe nga publiku për lidhjen e saj me Gjestin, e cila ishte një pjesë e rëndësishme e lojës dhe e dinamikave të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Arbri theksoi se Gerta kishte luajtur një lojë më të pavarur dhe kishte pasur marrëdhënie dhe debate me shumë banorë të tjerë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke e bërë më të dukshme sesa Eglin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën. Unë mendoj se ashtu si erdhën situatat brenda shtëpisë, Eglin mori me vete votat e publikut që donin raportin e këtij çifti. Dinamikat brenda lojës ishin të fokusura rreth marrëdhënies së saj. Ndërsa Gerta ka qenë një banore që pjesën më të madhe të kohës ka luajtur vetë dhe ka pasur dinamikë pothuajse me të gjithë banorët dhe shikoja Gertën më tepër se sa Eglin”, u shpreh Arbri.

Ledioni shtoi se Gerta ishte një nga banoret që kishte pasur debatet më të forta që nga fillimi i programit dhe se kjo kishte ndikuar shumë në zhvillimin e ngjarjeve në shtëpi. /Telegrafi/

The post “Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën”, Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar appeared first on Telegrafi.

Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium

22 April 2025 at 16:42

Moderatorja Gerta Gixhari, një nga konkurrentet e edicionit të 4 të “Big Brother VIP Albania”, nuk arriti të prekte finalen e 19 prillit, duke u eliminuar në gjysmë-finale. Së fundmi, ajo ka reaguar në rrjetet sociale, ku vë edhe një herë në dukje mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat, teksa hedh dyshime dhe […]

The post Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium appeared first on BoldNews.al.

Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit

By: gaze tare
20 April 2025 at 19:26

Gerta Gixhari u vendos përballë një pyetje intriguese: “Kush ka qenë më e fortë në ‘Big Brother VIP’ – Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës.

Por përgjigjja e Gertës ishte e matur dhe larg çdo krahasimi të drejtpërdrejtë.

“Secila ka pasur lidhjen e saj. Nuk them dot gjëra të tilla,” – u shpreh ajo me diplomaci.

Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në BBV4, duke theksuar:

“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër.”

Me këtë deklaratë, Gerta zgjodhi të mos bëjë krahasime mes dy edicioneve, por të njohë forcën dhe sfidat që secila ka përballuar në mënyrën e vet.

The post Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit appeared first on iconstyle.al.

Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj

By: gaze tare
20 April 2025 at 18:54

Gazetari Ronaldo Sharka, i tregoi Gerta Gixharit, lajmin që përflitet se një projekt i mundshëm televiziv që do të bashkonte në ekran Gertën dhe Rozana Radin. Por vetë Gerta i ka hedhur poshtë këto zëra, duke u shprehur e habitur për lajmin.

“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë.”

Mesa duket, ideja për një dyshe Gerta–Rozana mbetet për momentin vetëm një spekulim, ndërsa vetë Gerta nuk konfirmon ndonjë projekt konkret në këtë drejtim.

The post Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj appeared first on iconstyle.al.

BBVA dhe loja e Gerta Gixharit, Egla Ceno: “S’kishte lidhje me lojën time!”

By: gaze tare
19 April 2025 at 20:44

Egla Ceno, fituesja e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me diskutimet për finalen e afërt dhe lojën e Gerta Gixharit. E pyetur nga ndjekësit se kush do ta fitojë mes “Gjestit apo Gjestit” – një thumbim ironik për finalistët – Egla ndau mendimin e saj, duke përmendur edhe Gertën, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni.

“Nje përqindje e atyre që të kanë suportuar ty, donin Gertën, prandaj janë të mërzitur,” i shkroi një ndjekës. Egla iu përgjigj me një koment të drejtpërdrejtë dhe reflektues:
“Mendoj që Gerta ka bërë një lojë të mirë, pavarësisht se nuk ka lidhje me lojën time.”

Ajo theksoi se fitorja i takon atyre që guxojnë dhe që publiku i beson deri në fund. “Fituesi e ka të shkruar në ballë fitoren, jo në dëshirën për të fituar,” shtoi ajo, duke lënë të nënkuptohet se loja nuk është vetëm për strategji, por për autenticitet.

Në fund, Egla i kujtoi të gjithëve që “është thjesht një garë”, duke kërkuar një qasje më të shëndetshme ndaj realitetit televiziv.

The post BBVA dhe loja e Gerta Gixharit, Egla Ceno: “S’kishte lidhje me lojën time!” appeared first on iconstyle.al.

❌
❌