Kohët e fundit ai duket se po shijon momentet me fëmijët dhe familjen, edhe me pushime jashtë vendit.
Ledioni ka ndarë disa foto nga pushimet në Toscana, me fëmijët ndërsa në një video ai shihet me një lule tek veshi ku shkruan: Babat e gocave do e kuptojnë!
Gazetari Blendi Salaj ka lënë një koment epik ku me humor e pyet si e ka vendosur pa make-up?
“Si? Lule në vesh, pa make-up? ???? Mua më trajton me “eyeliner” dhe “blush”.”
Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh të veçantë nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço. Ledioni ka postuar në rrjetet sociale një foto të fituesit, duke shkruar shkurtimisht:
Urimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komentuar si një vlerësim për momentet që përcaktuan finalen e këtij edicioni.
Së fundmi është mbajtur Post Big Brother VIP Albania 4, ku të gjithë konkurrentët kanë diskutuar për ngjarjet e dinamikat brenda shtëpisë së famshme.
Ledion Liço në një moment i tha fituesit të këtij edicioni, Gjestit, se duket më dobët.
“Më duket mua por ke humbur pak në peshë”, iu drejtua moderatori i programit.
“Kam humbur se nuk kam pirë më proteinë”, u përgjigj këngëtari pejan.
“Mos pi ato, ato janë pisllëqe. Ai që pinte proteinë do fikte dritat e Big Brother sonte nuk është, kështu që nuk di se çfarë mund të ndodh me ato”, vazhdoi më tej Ledioni.
Një sezon tjetër i suksesshëm për Big Brother Vip Albania 4. 19 Prilli, finalja e madhe zyrtarizoi fituesin dhe mbylli sezonin më të ndjekur, fenomenin “Big Brother Vip Albania”. Por direkt për të gjithë ne tashmë lind pyetja: “A do të ketë një sezon tjetër së shpejti ky format”?
Moderatori Liço, nuk na e la të gjatë pritjen. Ai foli në mbylljen e “Post Big Brother Albania Vip 4”, për përgjigjen e shumë kërkuar të kësaj pyetjeje.
“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother’ 5 do të vjen së shpejti” ishin fjalët e moderatorit Liço. Tashmë gjithçka mbetet për tu parë, për sezonin e ardhshëm televiziv.
“Regjia jam unë. Regjia nuk vepron nga mendja e vet i them unë ulni mikrofonat. Mos të dëgjoj më sepse del keq ti me fraza të llojit finalist produksioni, fitues produksioni. Është i njëjti që të mori dhe të solli. Dhe i njëjti që të dha mikrofon të flasësh”, tha ai.
Foto: Screenshot/YouTube
“Unë e quajta finalist i produksioni, më falni sepse kur desha t’i them diçka, mua nuk më punonte mikrofoni. Mjaft, mjaft ti”, tha ndër tjerash.
Më pas vijuan debatet ndërmjet të tjerëve, ku secili nga ta dhanë nga një mendim. /Telegrafi/
Xum Allushi ka reaguar me një postim në rrjete sociale, pas komentit të fundit të Ledion Licos. (lexo ketu)
“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime, nuk ua toleroj,” shkruan ai.
Në reagimin e tij, Xumi thekson se proteinat që përmenden janë suplemente ushqimore të provuara shkencërisht, të miratuara dhe të certifikuara. Ai nënvizon gjithashtu se arritjet e tij janë fryt i djersës dhe sakrificës personale, pa ofenduar apo hedhur kunja për askënd.
Në fund, me një ton ironik, ai shton: “Por si i dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lek në të ardhmen.”
Ledion Lico nuk i ka kursyer thumbimet në “Post Big Brother VIP”. Teksa komentonte për rrjedhën e natës, Ledioni hodhi një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Xumit, i cili nuk ishte i pranishëm në show.
“Ai që pinte proteina, do fikte dritat e Big Brother, sonte nuk është, ndaj nuk e di se çfarë mund të ndodhë me ato,” u shpreh Ledioni.
Deklarata e tij u prit me të qeshura nga publiku dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Mbrëmja finale e Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me fitoren e Gjestit, i cili u kurorëzua si fituesi i këtij edicioni të ndjekur gjerësisht.
Pas shpalljes së rezultatit, në vendin e dytë u rendit këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, e cila sapo hyri në studio, nuk i fshehu emocionet.
Ajo u shpreh me sinqeritet se ishte e lumtur për fitoren e Gjestit: “Jam shumë e gëzuar që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim, e kam dashur shumë”, tha ajo mes falënderimesh dhe buzëqeshjesh.
Foto: Screenshot/YouTube
Por. momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Rozana nisi të falënderonte stafin e produksionit dhe veçanërisht dhomën e rrëfimit, me tone plot mirënjohje:“Dua të falënderoj ‘Motorin’ e Top Channel-it. Motori është ai Vëllai i Madh – e falënderoj shumë. Dua të falënderoj të gjithë ata, sepse motori pa benzinë nuk ecën – dhomat e rrëfimit, një duartrokitje të madhe se na kanë suportuar, na kanë dhuruar shumë. Autorët, regjisorët, ndriçimi, skenografia, gjithçka që përmban kjo flotë e madhe e Top Channel-it – faleminderit! Faleminderit ty, Ledion. Faleminderit Sara, opinionistët, publiku kudo që ndodheni – Shqipëri, Kosovë, diasporë – ju dua! Faleminderit edhe konkurrentëve.”
Por, ndërsa falënderimet e saj prekën shumë fansa, pati edhe nga ata që vunë re një detaj që riktheu diskutime të mëparshme në rrjet.
Momenti kur Rozana falënderoi posaçërisht dhomën e rrëfimit u komentua gjerësisht nga shikuesit, duke rikthyer në vëmendje një video që ishte bërë virale gjatë kohës së qëndrimit të saj në shtëpi. Në pamjet e përhapura më parë, Rozana shihej duke lëvizur sytë në mënyrë të dyshimtë në dhomën e rrëfimit, gjë që disa interpretuan si lexime në një ekran apo marrje instruksionesh.
Kjo nxiti spekulime të reja mes ndjekësve të formatit, të cilët në rrjetet sociale komentuan se ndoshta banorët, përfshirë Rozanën, mund të kenë marrë ndonjëherë sugjerime për lojën ose informacione të brendshme.
Pavarësisht komenteve, Rozana doli nga formati me shumë dinjitet, duke marrë përkrahje të madhe nga publiku dhe duke lënë pas një rrugëtim të fortë emocional dhe dinamik në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/
Gjatë një bisede me moderatorin Ledion Liço mbrëmjen e sotme, finalistët ndanë përshtypjet e tyre për javën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Gjesti, një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni, u shpreh se po e përjeton me shumë nostalgji fundin e eksperiencës në BBVA.
“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet,” u shpreh ai, duke treguar se është lidhur fort me jetën brenda shtëpisë dhe atmosferën që ka krijuar me banorët.
Ai theksoi gjithashtu se gjatë gjithë qëndrimit në reality show ka qenë i sinqertë dhe i pandryshuar: “Jam vetvetja 100%.”
Një nga momentet më të veçanta të finales së madhe të Big Brother VIP Albania erdhi kur prezantuesi Ledion Liço u surprizua nga produksioni me një klip emocionues, që përmbledhte disa nga momentet më ikonike dhe të paharrueshme të tij përgjatë këtij edicioni.
I njohur për stilin e tij të veçantë të prezantimit, batutat spontane dhe përmbylljet plot kuptim në fund të çdo spektakli, Ledioni ka fituar zemrat e publikut jo vetëm si prezantues, por edhe si figurë qendrore në atmosferën që krijohet çdo natë në skenë.
Klipi që u transmetua përfshinte momente gazmore, reagime të sinqerta, si dhe disa nga thëniet më të forta të tij, të cilat janë komentuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Foto: Screenshot/YouTube
E gjithë kjo erdhi si një vlerësim i ndjerë për profesionalizmin dhe pasionin që Ledioni ka sjellë në drejtimin e Big Brother VIP Albania.
Ledioni u duk i befasuar dhe i emocionuar, pasi nuk e priste këtë dedikim.
Ai falënderoi produksionin dhe publikun për mbështetjen, ndërsa ky moment u kthye menjëherë në një nga më të përfolurit e mbrëmjes.
Një surprizë që preku jo vetëm Ledionin, por edhe zemrat e gjithë publikut që e ka ndjekur çdo natë në ekran. /Telegrafi/
Vetëm tre ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania! Një natë plot supriza, lot dhe emocione të forta pritet të jetë ajo e së shtuna mbrëma ku përpos kurorëzimit të fituesit të Big Brother Vip 4 do të zhvillohet një spektakël i vërtetë.
Ashtu si dhe Ledion Liço e ka pohuar së fundmi nata e 19 prillit do të jetë nata e suprizave për të gjithë, jo vetëm për finalistët.
Prezantuesi i këtij spektakli tha se shumë personazhe të njohur, por dhe qytetarë të thjeshtë do të jenë “qershia mbi tortë” dhe se spektakli do të zgjasë për gati 6 orë, ku shumë të ftuar do të performojnë duke dhuruar një “show” të vërtetë.
“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.
Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.
Njerëzit që duan ta shijojnë më nga afër programin, mund ta bëjnë pikërisht këtu, do të kthehet si një koncert i vërtetë që zgjat 6 orë, këtë vit kemi pasur edicion me shumë artistë, kanë prodhuar shumë muzikë edhe brenda edhe jashtë shtëpisë, hitet e këtij sezoni do të përcillen nga publiku që vjen nga gjithandej. Vendi mban, por biletat anë të reduktuara. Ato gjenden lehtësisht online, nëse doni t’i merrni fizikisht mund t’i merrni në Kashar dhe tek Arena Center. Bileta ka një çmim simbolik, me synimin për t’u mbledhur së bashku. Dua të them që tifozeria e këtij viti ka qenë më e mira e të gjitha edicioneve”, tha Ledion Liço.
Ndërkohë, për të gjithë ata që duan që të shohin këtë finale “LIVE”, atëhere mjafton që të blejnë një biletë e cila kushton nga 10 mijë lekë të vjetra deri në 50 mijë lekë të vjetra.
Spektakli gjysmëfinal i Big Brother VIP Albania 4, i mbajtur më 12 prill, do të kujtohet gjatë nga publiku shqiptar për shkak të ngjarjeve të shumta, surprizave emocionuese dhe një incidenti të rëndë që tronditi jo vetëm shikuesit, por edhe gjithë industrinë televizive.
Mbrëmja nisi me tensione brenda shtëpisë, vazhdoi me emocionet e shpalljes së finalistëve dhe përfundoi me një akt të paprecedent dhune, duke e kthyer këtë episod në një prej më të diskutuarve në historinë e programit.
Shpallja e finalisteve
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
Në një atmosferë të ngarkuar emocionale, banorët u përballën me një klip që i riktheu në qëndrimet e tyre rreth historisë personale të Laertit, çka solli reflektime dhe kërkesa për falje nga disa prej tyre. Situata përforcoi idenë se loja kishte kaluar përtej strategjive, duke prekur edhe pjesë të ndjeshme personale.
Më pas, televotimi vendosi gjithçka përfundimisht: publiku vendosi katër finalistët e këtij edicioni, të cilët janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako. Egli u shpall si finalistja e fundit, ndërsa Gerta Gixhari, një prej emrave më të spikatur gjatë këtij sezoni, u eliminua vetëm pak çaste para përmbylljes së garës.
Më herët, gjithashtu u larguan Danja Koka, si edhe çifti i njohur dhe simpatik i shtëpisë, Jozi Marku dhe Loredana Brati. Emrat e përzgjedhur për finalen janë dëshmi e ndikimit të tyre te publiku, që ka ndjekur javë pas jave një garë të fortë, shpeshherë të papritur dhe emocionale.
Skandali i paprecedent
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
Për herë të parë në një edicion të Big Brother Albania, një akt dhune ndodhi live gjatë transmetimit. Në momentin e daljes nga shtëpia, Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar në tokë përpara syve të publikut.
Incidenti ndodhi në mënyrë të papritur, në një çast që duhej të ishte simbolik për përmbylljen e një loje, jo përplasjes fizike. Kjo skenë tronditi publikun dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale dhe në media.
Gjesti më pas u shfaq në Dhomën e Rrëfimit me shenja të dukshme të goditjes. Ai tregoi se kishte marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe u shpreh i qetë, duke thënë: “Loja është lojë, nuk duhet të rrafemi. Me pas qene jashte, nuk ia kisha fal këtë send, por këtu dua ta mbyll”.
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
Ky reagim tregoi maturi dhe përpjekje për të shmangur një përshkallëzim më të madh të situatës.
Aktit iu përgjigj menjëherë edhe prezantuesi Ledion Liço, i cili e cilësoi ngjarjen si një veprim të dhunshëm, të papranueshëm dhe të dënueshëm moralisht dhe ligjërisht. Ai sqaroi gjithashtu se kjo sjellje nuk kishte asnjë lidhje me produksionin apo formatin e spektaklit.
Reagimet
Foto: Big Brother VIP Albania
Top Channel publikoi një deklaratë zyrtare ku u distancua fuqimisht nga akti i dhunës dhe theksoi se asnjë formë e tillë nuk mund të tolerohet. Në komunikatën e tij, televizioni kombëtar rikujtoi se Big Brother është një program që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionet, por kurrsesi dhunën.
Sipas njoftimit, produksioni nuk kishte asnjë sinjal apo indicie për ndonjë sjellje të tillë dhe situata ndodhi në mënyrë të papritur dhe të pashmangshme.
Pas ngjarjes, Jozi u përjashtua menjëherë nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe u shoqërua në komisariatin më të afërt, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore përkatëse. Po ashtu, Top Channel njoftoi se protokollet e sigurisë dhe mënyrat e transmetimit do të rishikohen me seriozitet për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Publiku do të mbahet i informuar për çdo zhvillim dhe masë të mëtejshme.
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 4 ishte një përzierje emocionesh të forta, ndarje të vështira, triumfe personale dhe një incident që la hije të rëndë mbi një nga programet më të ndjekur në vend.
Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako tashmë janë në garën përfundimtare për çmimin e madh, që do të vendoset më 19 prill në natën finale.
Foto: Big Brother VIP Albania
Publiku, i cili ka qenë pjesë aktive e këtij edicioni, do të ketë në dorë fatin e lojës. Përtej gjithçkaje që ndodhi, sytë janë tashmë drejt fundit të madh – ku shpresohet që loja, përballjet dhe emocionet të jenë në qendër, ndërsa dhuna të mbetet jashtë çdo formati televiziv. /Telegrafi/
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, që do të mbahet më 19 prill, do të ketë gjithsej katër finalistë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, gjatë transmetimit të fundit të formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri.
Dy finalistët e parë, tashmë të konfirmuar nga publiku, janë aktori i njohur Laert Vasili dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi.
Ndërkohë, gjashtë banorët e mbetur në shtëpi – Danja, Jozi, Egli, Gerta, Gjesti dhe Loredana – janë të gjithë në nominim. Nga ky televotim i ri, vetëm dy prej tyre do të sigurojnë biletën e shumëpritur për të qenë pjesë e finales së madhe.
Emrat e dy finalistëve të fundit do të bëhen të ditur gjatë spektaklit të së shtunës, që pritet me interes të madh nga publiku.
Kështu, gara po shkon drejt fundit me ritme të shpejta dhe atmosfera në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, teksa secili nga banorët ëndërron ta mbajë trofeun në dorë. /Telegrafi/
Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” do të zhvillohet më 19 prill, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme moderatori i spektaklit, Ledion Liço njoftoi se të martën nuk do të transmetohet emisioni.
Por, surpriza nuk ishte kjo, në fjalën e tij Liço shprehu se një nga ish banorët që nuk ka kënduar më parë, do të këndojë në BBV.
Ndërsa më vonë shprehet se për shkak që emisioni nuk do të transmetohet të martën, zbuloi emrin e ish banores që do të këndoi në emisionin e fundit të “Fun Club” dhe ajo është Amber.
Më parë Amber ka shprehur se një ndër ëndrrat e saj është të bëjë këngë, pasi sipas saj ajo ka talent në këtë fushë dhe mesa duket Vëllai i Madh do ia bëjë realitet.
Pas emocionit të shpalljes si finalistja e parë zyrtare e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, këngëtarja Rozana Radi ka pasur në dorë edhe një tjetër përgjegjësi të rëndësishme – të zgjedhë dy banorë që do të përballen në televotim për vendin e dytë në finale.
E përballur me këtë zgjedhje të veçantë, Rozana ka vendosur që në televotimin e radhës të shkojnë aktori i njohur Laert Vasili dhe këngëtarja Egli Tako. Këta dy banorë do të përballen kokë më kokë, ndërsa publiku do të ketë në dorë fatin e tyre.
Ai apo ajo që do të marrë më shumë vota nga publiku, do të shpallet finalisti i dytë i këtij sezoni dhe do t’i bashkohet Rozanës në garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, që do të kulmojë më 19 prill.
Zgjedhja e Rozanës nuk ishte aspak e lehtë, pasi si Laerti ashtu edhe Egli kanë pasur rrugëtime të forta, plot përjetime dhe emocione brenda shtëpisë. Tani gjithçka është në duart e publikut shqiptar, i cili do të vendosë se kush prej tyre e meriton më shumë të jetë pjesë e finales së madhe.
Ndërkohë, atmosfera brenda shtëpisë po bëhet çdo ditë e më e ngarkuar dhe emocionet gjithnjë e më të forta, ndërsa gara drejt finales po hyn në fazën më vendimtare të saj. /Telegrafi/
Ledion Liço komentohet shpesh në rrjete sociale për paraqitjet dhe veprimet që bën. Ai shpesh bëhet ‘meme’ për lëvizjet dhe kërcimet gjatë spektaklit, por edhe për fjalët që lëshon.
Këtë herë, vëmendjen e mori dukja e tij, përkatësisht një xhaketë e zezë me disa detaje interesante.
Dhe kjo xhaketë e prezantuesit të famshëm është e markës Dolce & Gabbana dhe kap një vlerë marramendëse. Sipas “Farfetch”, ajo kushton hiç më pak se 3,400 euro.
Ndonëse nuk e kemi parë të tillë më parë, Ledioni shpesh befason me paraqitjet e tij në ekran.
Spektakli i mbrëmjes në Big Brother VIP Albania nisi me një energji krejt ndryshe dhe spektakolare, duke elektrizuar studion dhe shikuesit para ekranit.
Big Brother e hapi natën me këngën “Anxiety” të Doechii, një hit viral që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte koreografia e frymëzuar nga Prince of Bel-Air, një performancë e veçantë që shtoi atmosferën festive në studio.
Neda & Arbri – Big Brother VIP Albania/YouTube
Në këtë kërcim të fuqishëm u bashkuan edhe opinionistët Neda dhe Arbri, të cilët surprizuan publikun me lëvizjet e tyre energjike.
Gjithashtu, në skenë u rikthyen të gjithë ish-banorët, duke e bërë hyrjen edhe më madhështore.
Ish-banorët – Big Brother VIP Albania/YouTube
Por kulmi i performancës ishte kur Ledioni hyri në skenë duke kërcyer, duke dhuruar një moment spektakolar dhe duke ndezur edhe më shumë publikun.
Ky fillim dinamik dhe plot gjallëri premton një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe emocione të forta. /Telegrafi/
Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço mbrëmjen e kaluar, në mes të spektaklit ka uruar vjehrrën e tij për ditëlindje në fjalët më të bukura.
Ai është shprehur:
“Doja të përfitoja nga rasti t’i uroja ditëlindjen zonjës të vërtetë, të mrekullueshmes asaj që drejton këtë kompani që jam pjesë edhe unë, Vjollca Hoxhës e cila sot feston ditëlindjen, kjo si për të thënë se vjehrra ime është më e mirë se ajo e Jozit”.