Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjesti për eksperiencën në BBVA: “Edhe një muaj do e shtyja, jam vetvetja 100%”

19 April 2025 at 22:06

Gjatë një bisede me moderatorin Ledion Liço mbrëmjen e sotme, finalistët ndanë përshtypjet e tyre për javën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gjesti, një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni, u shpreh se po e përjeton me shumë nostalgji fundin e eksperiencës në BBVA.

“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet,” u shpreh ai, duke treguar se është lidhur fort me jetën brenda shtëpisë dhe atmosferën që ka krijuar me banorët.

Ai theksoi gjithashtu se gjatë gjithë qëndrimit në reality show ka qenë i sinqertë dhe i pandryshuar: “Jam vetvetja 100%.”

The post Gjesti për eksperiencën në BBVA: “Edhe një muaj do e shtyja, jam vetvetja 100%” appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi reagon pas përjashtimit nga BBVA: “U provokova, por nuk do bëhem viktimë”

19 April 2025 at 21:37

Pas largimit të bujshëm nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Jozefin Marku ka thyer heshtjen me një reagim të gjatë në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe ka dhënë versionin e tij për incidentin që çoi në përjashtimin nga formati.

“Kam heshtur edhe kur më kanë lënduar rëndë. Por edhe heshtja ka një kufi,” shkruan Jozefi, duke nënkuptuar se situata e krijuar brenda shtëpisë ka qenë përtej durimit të tij. Ai tha se është ndjerë i provokuar në disa raste, por ka zgjedhur të mos luajë rolin e viktimës.

Reagimi i tij vjen pas debateve të ashpra që u transmetuan gjatë javës së fundit në BBVA, të cilat kulmuan me një deklaratë të cilësuar si e papërshtatshme nga produksioni, duke sjellë përjashtimin e menjëhershëm të këngëtarit.

The post Jozi reagon pas përjashtimit nga BBVA: “U provokova, por nuk do bëhem viktimë” appeared first on Sot News | Lajme.

“Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë! Unazën do ta mbaj

16 April 2025 at 14:49

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave që vazhdon të ketë për të. E ftuar në  një emisionin televiziv, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.

“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.

Loredana: Ata janë shumë krenarë, nuk ishte gabim, ndodhi lidhja me Jozin. Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta.

The post “Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë! Unazën do ta mbaj appeared first on Sot News | Lajme.

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti

10 April 2025 at 09:35

Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij pa dorashka për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai me tone të ashpra.

Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:

“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”

Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr:

“Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme.”

The post “Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti appeared first on Sot News | Lajme.

“E provokova Danjën”/ Aldo flet pas daljes nga BBVIP, reagon i dashuri i banores

7 April 2025 at 09:42

Pas largimit nga Big Brother VIP, Aldo Marku ishte sot i ftuar në Fan Club, ku sqaroi disa nga momentet më të komentuara të qëndrimit të tij në shtëpi – përfshirë edhe deklaratën që i bëri Danjës, pak ditë para daljes. Ish-banori tregoi se pëlqimi që shprehu ndaj saj nuk ishte i vërtetë, por një mënyrë për ta testuar.

“E bëra për ta parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë,” – u shpreh Aldo.

Ndërkohë, në studio u lexua edhe një mesazh i dërguar nga Redi – partneri i Danjës jashtë shtëpisë – i cili doli në mbrojtje të saj duke dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje.

‘Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë ajo s’ka zgjedhur të ulë dikë siç kanë ulur atë. Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton.”

 

The post “E provokova Danjën”/ Aldo flet pas daljes nga BBVIP, reagon i dashuri i banores appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje dhe ndjenja të paqarta mes Eglit e Gjestit, opinionistët ndajnë mendimet

5 April 2025 at 22:49

Debati i fundit mes Gjestit dhe Eglit ka nxitur reagime të ndryshme nga opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari të cilët kanë komentuar gjatë “Prime-t” të sotëm.

Neda Balluku kritikoi qëndrimin e Gjestit, duke theksuar se ai shpesh vepron pa marrë parasysh pasojat:

“Gjesti si natyrë është shumë spontan. I jepet momentit, do të bëjë lojëra dhe nuk çan kokën për pasojat, por ki parasysh që aty pranë ke një vajzë që i mendon gjërat. Nga njëra anë thua nuk dua të bëj lojëra, dhe nga ana tjetër kërkon të bësh dashuri. Egli është njeri i komplikuar, ajo do të futet thellë në gjëra. Mendoj që duhet të tregohesh më koherent si mashkull dhe si partner, vetëm për faktin që ajo vajzë të ka përzgjedhur,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi më tej se Egli ka të drejtë të flasë për marrëdhënien:

“Egli ka gojë të flasë, sepse kur Gjesti i kërkon të bëjnë dashuri, kush tjetër do flasë? Mendoj që juve u ka ardhur koha të duheni dhe nuk po duheni dot.”

Nga ana tjetër, Arbër Hajdari pati një qasje më kritike ndaj Eglit, duke e konsideruar atë si shkaktaren kryesore të tensionit:

“Në këtë situatë nuk ka faj as Gjesti, as Rozana. Ata kanë mbajtur një qëndrim të qartë ndaj njëri-tjetrit. Këtë reagim të Eglit e shoh më shumë si një pretekst për të vazhduar një debat që buron nga xhelozia. Egli nuk do që Rozana dhe Gjesti të kenë një territor vëmendjeje për vete dhe kërkon që gjithë vëmendja të jetë jashtëzakonisht për të.”

Në reagimin e saj, Egli pranoi se situatat e mëparshme kanë ndikuar në mënyrën si ajo po e përjeton marrëdhënien aktuale:

“Patjetër që mund të ndikojë fakti i gjithë atyre dy muajve që kjo treshe ka ndikuar në gjendjen time dhe mund të kthejë ngjarje nga e kaluara. Kjo më bën skeptike. Kam heshtur që Gjesti të mos ndihet keq. Por tani po bëj atë që më bën të ndihem mirë, po i them gjërat me zë të lartë.”

Ndërkohë, vetë Gjesti shprehu dëshirën për të vijuar lidhjen me Eglin, por me rezerva:

“Unë dua të jem me Eglin, por kam frikë se mos shkojmë sërish në gjendjen ku ishim. Dua të jemi siç dua unë, por edhe siç do Egli.”

 

The post Përplasje dhe ndjenja të paqarta mes Eglit e Gjestit, opinionistët ndajnë mendimet appeared first on Sot News | Lajme.

Rozana dhe Gerta përballen në televotim për finalisten e parë të “Big Brother VIP”

5 April 2025 at 22:03

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” sjell një përballje të fortë mes dy banoreve të dashura për publikun, Rozanës dhe Gertës. Të dyja janë në televotim dhe vetëm njëra prej tyre do të shpallet finalistja e parë e këtij edicioni.

Në hapje të spektaklit, Rozana ndau me publikun emocionet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Ajo tha se ka qenë një eksperiencë e gjatë, e mbushur me ndjenja të forta, përplasje, të qara, por edhe shumë momente të bukura. “Tani arrijmë afër fundit dhe rrethi ngushtohet…”, u shpreh ajo me emocion.

Nga ana tjetër, Gerta deklaroi se është e përgatitur të përballet me çdo rezultat, por se nuk do të dorëzohet. “Emocionet i kam si çdo prime. Ndoshta në momentin kur do përballem me përgjigjen si finalisten e parë… si do që të jetë vendimi, do vijoj betejën time sepse ajo mbyllet më 19 prill,” u shpreh ajo me vendosmëri.

Publiku ka në dorë vendimin final, ndërsa Rozana dhe Gerta presin me padurim verdiktin që do të përcaktojë se cila prej tyre do të sigurojë vendin në finalen e madhe.

The post Rozana dhe Gerta përballen në televotim për finalisten e parë të “Big Brother VIP” appeared first on Sot News | Lajme.

“Mua më qan zemra të jem prapë me ty”/ Egli ia pranon në sy Gjestit (Video)

4 April 2025 at 15:20

Një moment emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat në dhomën e gjumit, duke diskutuar për ngjarjet e ditës së djeshme.

Teksa shkëmbenin fjalë mes tensionit dhe emocioneve, Egli u pa e mërzitur dhe në lot, duke i shprehur hapur Gjestit se ende ka ndjenja për të.

“Mua më qan zemra që të jem prapë mirë me ty”, u shpreh ajo, duke treguar hapur dilemat e saj për raportin që ata kanë pasur.

Nga ana tjetër, Gjesti i qëndroi mendimit të tij duke i sugjeruar që të mos ndjekë vetëm zemrën, por edhe arsyen. “Ndiq zemrën, ha edhe një herë sa krahu se nuk u ngope herën e parë”, ishte një nga frazat e tij që e tensionoi edhe më shumë situatën.

 

The post “Mua më qan zemra të jem prapë me ty”/ Egli ia pranon në sy Gjestit (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë…

27 March 2025 at 22:25

Banorja e ‘BBVA’, Gerta Gixhari theu ditën e sotme kutinë e emergjences që kishte një telefonatë. Ajo kishte shumë dëshirë që të fliste me dy djemtë e saj, por u përball me një të papritur, pasi duhej të zgjidhte një tjetër banor për t’ia dhënë.

E përlotur që nuk mund të fliste me fëmijët e saj, ajo ia dha telefonatën Aldos. Ky i fundit u shpreh se do të fliste me ish-bashkëshorten dhe do e pyeste për vajzën e tyre.

Ish-bashkëshortja i dha edhe disa këshilla për lojën:

“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6”, i tha ish-bashkëshortja Aldos.

The post Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjesti me deklarata të forta kur shikon Eglin&Danjën: Do t’ju shkatërroj të gjithëve

18 March 2025 at 14:32

Mbrëmja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë të papritur kur Egli dhe Danja nisën të vallëzonin në oborr, nën tingujt e një muzike të lehtë. Atmosfera ishte e qetë, ndërsa disa nga banorët qëndronin ulur afër, duke i vëzhguar me buzëqeshje.

Megjithatë, Gjesti, i cili ishte pak më i distancuar, i shikonte me një vështrim të çuditshëm dhe të tensionuar. Në një moment, ai e theu heshtjen me një deklaratë të fortë, duke thënë: “Kam me ju shkatërru ren”. Pas kësaj, ai vazhdoi me një ton edhe më të ashpër: “Një nga një do t’ju paloj ren. Kam me ju dridh, kam me ju shkatërru, pasha Allahun. S’ka mëshirë hiç, zero, zero”.

Fjalët e tij ngritën menjëherë një valë reagimesh mes banorëve, të cilët mbetën të habitur nga mënyra e ashpër e të shprehurit.

Kjo situatë vjen pas tensioneve të krijuara më herët mes Gjestit dhe Eglit, veçanërisht pas spektaklit të kaluar, kur ai kishte deklaruar publikisht se pas përfundimit të lojës “S’ka me ma pa surratin”. Egli, e cila dëgjoi këtë deklaratë gjatë spektaklit, u shfaq e trishtuar, por gjithashtu u shpreh se nuk ishte e befasuar nga këto fjalë. Megjithatë, që nga rikthimi i saj në shtëpi, ajo dhe Gjesti ende nuk janë përballur drejtpërdrejt, duke lënë pezull një konfrontim që pritet të ndodhë.

Ndërkohë, deklaratat e forta të Gjestit kanë shtuar edhe më shumë tensionin në shtëpi, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tij me Eglin mbetet një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni.

 

The post Gjesti me deklarata të forta kur shikon Eglin&Danjën: Do t’ju shkatërroj të gjithëve appeared first on Sot News | Lajme.

Laerti puthi pa dëshirë Valbonën? Debat i ashpër mes banorit dhe Jozit

15 March 2025 at 21:42

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë ndezur sërish, këtë herë mes Jozit dhe Laertit, të cilët shkëmbyen akuza të rënda në një debat që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Gjithçka nisi kur Jozi e akuzoi Laertin se po shfrytëzon çdo situatë për të përfituar nga Valbona:

“Ti je shfrytëzues i Valbonës në çdo situatë. Nuk ke pikë ndjenje dhe në çdo rast e ke shfrytëzuar,” u shpreh ai me tone të ashpra.

Nga ana tjetër, Laerti nuk qëndroi i heshtur dhe i ktheu përgjigje duke i kujtuar Jozit të kaluarën e tij në shtëpi:

“Ti je i fundit që mund të flasësh për puthje me zor,” u shpreh ai, duke bërë një ironi të fortë mbi veprimet e mëparshme të saj.

Jozi nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me akuza:

“Laerti është vetëm për gjumë këtu. Ai shkon zvarrë, derdh edhe dy lot… Ti shfrytëzon çdo skemë dhe mundesh të përfitosh nga ajo vajzë.”

The post Laerti puthi pa dëshirë Valbonën? Debat i ashpër mes banorit dhe Jozit appeared first on Sot News | Lajme.

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin (Video)

12 March 2025 at 14:11

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Sakaq Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania si pjesë e sfidës së vendosur nga “Vëllai i Madh”.

Gjatë hyrjes, Egla është përballur fillimisht me Gjestin, ndërsa më pas ka kaluar në dhomën e gjumit, ku ka takuar Laertin dhe e ka puthur në buzë.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

The post Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

A do të jetë pjesë e Big Brother VIP 4? Xheneta Fetahu flet për herë të parë

By: V K
9 February 2025 at 15:47

Është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në “Big Brother VIP 4”, si banorja më e re e shtëpisë.

Gjithsesi, këto aludime ajo i ka hedhur poshtë, duke thënë në “Fan Club” se momentalisht është e fokusuar vetëm te sukseset e saj, teksa nuk i kurseu as kritikat për Gjestin.

“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij Big Brother-i… Një moment e mendova, por unë jam e fokusuar te sukseset e mia tani.

Sa i përket Gjestit, thjesht do të doja që të ishte transparent me mua. E dija që mua s’më ka dashur kurrë. Asnjëherë nuk është folur kur unë kam dashur sigurinë prej tij dhe më vjen çudi që atij i vjen habi që askush nuk e mbron femrën e tij. Ai ka qenë i pari që mua më sulmonte, për trupin tim dhe unë i kam bërë pyetjen se çfarë dashuronte te unë.

Unë mendoj se ai në raport me mua ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe nuk di çfarë të them. Është person që nuk i besoj aspak.

Unë nuk ndiej që të rikthehem me të. I uroj më të mirat në karrierën e tij. Por kur i drejtohet një femre dhe i thotë që e dashuron, ta mbrojë deri në fund.

Nuk e di. Kam pasur ftesën që të përballem, por nuk dua ta dobësoj atë person. Nëse ai do të përballet me mua jashtë Big-ut, në rregull. Unë jam person që mirëkuptoj”, u shpreh Xheneta.

The post A do të jetë pjesë e Big Brother VIP 4? Xheneta Fetahu flet për herë të parë appeared first on Albeu.com.

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

1 February 2025 at 22:14

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë e këtij të fundit me Rozanën.

Në debatet e tyre gjatë qëndrimit brenda në shpellë, Gjesti iu drejtua Rozanës se ajo donte që ta bënte Eglin xheloze, të cilën banorja e hodhi poshtë.

Në Prime, ky debat u përcoll kështu:

Rozana: Mendoj se kanë qenë të gjitha të vërteta. Sa i përket zinxhirit të shpëtimeve, unë e dija që Gjesti ishte i preferuar dhe në të gjitha rastet do shpëtoja Livian. Ishte momenti që të mbaja afër Livian për faktin që ishte në nominim një javë më parë dhe kisha një lloj frike. Ishte e para që do shpëtoja, me idenë që që do vazhdonte shpëtimin me Eglin dhe Gjestin, gjë që nuk e kam diskutuar. Egli më ka thënë që ka dëshirë të rrijë me Gjestin, ka ndonjë flutur në stomak dhe ja besoj. Kur kam folur me Gjestin, më thotë se nuk ka ndjenja për Eglin, ka pasur dikë në mendje, që po zbehet. Gjestin e kam shumë xhan, më pëlqen të luaj me të. Nëse Gjesti me këto që thotë ka dëshirë ta vazhdojë shoqërinë me mua, jam e gatshme të rri me Gjestin. Nëse nuk do të rrijë me mua, e them këtu, jam e gatshme të jem kundërshtarja e tij në lojë. Nëse Egli ka dëshirë të vazhdojmë atë lojë, atëherë të ma thotë, në të kundërt dhe me të pozicionohem ndryshe.

Gjesti: Sa i përket Rozanës, po ndalem pak te dronat, i kishim lojë. Unë me G Banin e nisëm për lojë, ajo ra në grackë. Mos të të vijë keq, e hëngre kulaçin. Rozana ka dashur të nxirrte Eglin xheloze, pse po rrinte Rozana me mua. Xheloze kjo për ty nuk është. Sa i përket fjalës shërbëtore, edhe këtë e kam shpjeguar. Se kështu dhe ti i bie të jesh shërbëtore, sepse dhe ti mi ke larë të mbathurat, rrobat etj. Kjo vajza më respekton, e ka kulturë familjare. Edhe ti e ke bërë për respekt.

Rozana: Ti e kërkon Eglin gjatë gjithë ditës dhe i kërkon a t’i ka bërë gjërat e tua. Nëse ajo e bën për ty, atëherë ajo ndjen diçka për ty. Provo t’i shërbesh ti Eglit.

Gjesti: Çfarë të pengon ty se çfarë bëj unë me Eglin?

Rozana: Unë jam shumë e lumtur për dashurinë që keni shfaqur këtu. Por ti ke thënë që nuk e do…

Gjesti: Jo, kam thënë që s’kisha ndjenja aq të forta.

Rozana: Ti po e lë vajzën të të shërbejë. Ti ke thënë që e do se ajo të shërben. Pse një vajzë duhet të të rrijë gati ty?

Gjesti: Ka respekt.

Rozana: Jo, ka dashuri.

Laerti: Këtu kemi Eglin që e ka treguar me kohë çfarë ndjenjash ka. Pastaj kemi Gjestin që do, s’do.

Rozana: Jo, Gjesti nuk e do.

Egli: Të më tregojnë një rast kur kam qenë posesive…

Rozana: Kam parë disa situata të tua që e ke gjëmuar Gjestin në çdo cep të shtëpisë.

Më vonë, Rozana pyeti Gjestin sa i përket pozicionit të tyre në këtë shtëpi.

Rozana: Do vazhdojmë këtë shoqëri apo të pozicionohemi?

Gjesti: Si të duash ti!

Rozana: Nëse ti do, unë jam e hapur të jemi kundërshtarë.

The post Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti appeared first on Sot News | Lajme.

“Unë kam atë që s’ke ti”, debat i fortë mes Gertës dhe Rozanës

18 January 2025 at 21:42

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpi ditët e fundit mes Gertës dhe Rozanës.

“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti,” ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi dhe mërziti Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate mes tyre.

Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm.

“Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç sikurse dhe Gerta. Unë e di që jam në një lojë dhe mundohem të mos fyej asnjë, nuk e solla Gertën si nënë në shtëpi, por ishte një moment i Gertës kur i tha Gjestit ‘që do ta tërheq të marrë një bluzë sepse e di si është të jesh nënë çunash’…”, tha Rozana.

“Nuk të lë të manipulosh, po pranove që ishte zgjedhja jote që mos të kesh fëmijë,” tha Gerta.

“Kjo ka marrë babain tim që nuk është në jetë dhe ma solli këtu, erdhi dhe më zgjoi me një ulërimë… E di që e ka personale me mua,” tha Rozana.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.

Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.

Rozana: Do apo nuk do Gerta, unë si nga barku im si ta marr diku do bëhem nënë dhe pikë

The post “Unë kam atë që s’ke ti”, debat i fortë mes Gertës dhe Rozanës appeared first on Sot News | Lajme.

‘E ndiej aromën e saj, ma ndryshon gjendjen’, trekëndëshi Egli-Gjesti-Xumi ndez tensionet në shtëpinë e Big Brother

15 January 2025 at 16:52

Edhe pse Egli ka krijuar një afërsi të re me Gjestin, duket se Xumi nuk dorëzohet lehtë. Në një bisedë me Jozin në oborr, ai ndau hapur ndjenjat e tij për banoren, duke treguar sa i fortë është ndikimi i saj tek ai.

“E ndiej aromën e saj kur kalon pranë meje. Ma ndryshon komplet gjendjen, o vëllai. Kupton ti çfarë po them? Nuk e ke idenë sa më dhemb kur më thotë një fjalë të rëndë,” tha Xumi me emocione.

Ndërkohë, Egli ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke refuzuar disa herë përpjekjet e Xumit për të fituar vëmendjen e saj. Situata e krijuar vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP.

The post ‘E ndiej aromën e saj, ma ndryshon gjendjen’, trekëndëshi Egli-Gjesti-Xumi ndez tensionet në shtëpinë e Big Brother appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfimi i jetës së Gjestit ‘mollë sherri’ mes ‘BBVA’ dhe ‘BBVK’

12 January 2025 at 14:41

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për “Linjën e Jetës” në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Por nuk vonoi shumë dhe rrëfimi i jetës së Gjestit u publikua në Youtube! Kjo lëvizje e “BBVK” duket si dëmtim me qëllim ndaj produksionit tjetër rival, që këta të fundit të mos kenë se çfarë të shfaqin për Gjestin.

Nuk dihet se çfarë historie do shfaqë ‘BBVA’ për Gjestin, duke qenë se këngëtari i tha të gjitha në linjën e jetës në ‘BBVK’.

The post Rrëfimi i jetës së Gjestit ‘mollë sherri’ mes ‘BBVA’ dhe ‘BBVK’ appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohen dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”

By: V K
5 January 2025 at 14:13

Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi, do të jenë dy banorët më të rinj të “Big Brother VIP 4”.

Kjo u zbulua ekskluzivisht në studion e Fan Club.

Gerti ka një histori konflikti me Laert Vasilin, por theksoi se kjo i përket së shkuarës dhe janë miq.

“Nuk do të hy me projekt, me plan, por do të jetë shumë më ndryshe aty, se sa këtu që po flasim, s’kam asnjë plan”, tha Igli.

Do të hy i vetmuar, më pëlqen të jem vetëm”, tha Gerti.

The post Zbulohen dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4” appeared first on Albeu.com.

“Çfarë të të përqafosh ty, je e pabesë”- Debat i ashpër mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në BBVIP! Moderatorja: Ke bërë super aktrim dhe e hëngrëm të gjithë

29 December 2024 at 15:27
Mëngjesi i ditës së sotme (29 dhjetor), në shtëpinë e Big Brothe Vip 4, ka nisur me debate mes dy konkurrenteve, Rozana Radit dhe Gerta Gixharit. Gerta pretendon se Rozana aktron në shtëpinë vip, kurse kjo e fundit nuk e pohon. Rozana iu drejtua gazetares duke i thënë se është e pabesë dhe nuk e
❌
❌