Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi

By: M C
13 July 2025 at 18:18

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për opinionistin Anaid Kaloti, kjo ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje e fundit për të rikthyer famën e humbur.

Përmes një postimi të gjatë dhe simbolik me titullin “Kur ra fama”, Kaloti rrëfen një episod që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ku ai u takua me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. “Plaku” në fabul, që i referohet vetes, i kishte dhënë një këshillë çiftit:
“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

Ai tregon se Egli ka qenë e gatshme të vazhdonte lidhjen: “Egli ishte dakort”, – shkruan Anaidi, ndërsa për Gjestin thotë:
“Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më aspak Egli: “Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen moment që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

Ironia e tij vazhdon edhe më tej, duke nënvizuar përpjekjet e kota për të rikthyer vëmendjen:

“CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

Pika kulmore e reagimit është kur Anaidi përshkruan momentin e skenës së fundit, që u bë virale:
“Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnje nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

Dhe përmbyllja e tij është një metaforë për ata që e shijojnë famën përkohësisht: “Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë.”

Një reagim i drejtëpërdrejtë dhe i mbushur me thumbime, që hedh dritë mbi një raport të brishtë, një dashuri të pambaruar dhe një famë që, sipas Anaidit, po përpiqet të mbahet me fije pambuku.

The post Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Egli Tako mahnit me veshje tradicionale shqiptare

By: D Marku
7 July 2025 at 14:49

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një paraqitje që kombinon stilin dhe trashëgiminë kulturore.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet e veshur me kostum tradicional shqiptar, duke përcjellë një imazh të fuqishëm të identitetit kombëtar dhe bukurisë autentike.

Veshja, e punuar me detaje, thekson elegancën dhe krenarinë që Egli reflekton përmes çdo daljeje publike. Ajo është shfaqur me një qëndrim plot finesë dhe respekt për trashëgiminë kulturore, duke bërë që postimi të marrë komente të shumta pozitive nga fansat dhe ndjekësit.

Pasi u bë pjesë e zemrave të publikut gjatë qëndrimit të saj në BBVIP Albania 4, Egli ka vijuar të mbetet aktive në muzikë dhe rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta artistike.

Kjo paraqitje me kostum tradicional është një tjetër dëshmi se ajo di si të ruajë vëmendjen e publikut.

The post Egli Tako mahnit me veshje tradicionale shqiptare appeared first on Albeu.com.

Pasi publikoi projektin e saj te ri, Egli Tako merr këtë vendim

By: M C
2 July 2025 at 23:20

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Egli Tako ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë pasi publikoi projektin e saj më të ri,

Egli duket se ka marrë një vendim tjetër.

Egli duket t’i ketë dhënë vetës pak pushim.

The post Pasi publikoi projektin e saj te ri, Egli Tako merr këtë vendim appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ ”Se je tu mpa duke ra”, Egli publikon këngën në bashkëpunim me Sergion

By: redi
1 July 2025 at 18:36

”Baby” është tashmë në Youtube. Bashkëpunimi i shumëpritur nga Egli dhe Sergio po pëlqehet nga ndjekësit, dhe sigurisht që vëmendja është tek çfarë thuhet në këngë. E prodhuar nga SBS Entertainment, “Baby” vjen me një melodi të realizuar nga Ghulo dhe Muma, dy emra të njohur që fshihen pas shumë projekteve të suksesshme. Pamja skenike e artistëve është realizuar nga Sellma dhe Kaci…

Source

Egli shfaqet në stil të mrekullueshëm ‘cowgirl’ dhe paralajmëron këngën e re

By: D Marku
1 July 2025 at 12:58

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një paraqitje të veçantë, ku prezanton projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar një set fotografik me frymë “cowgirl”, ku shfaqet me një veshje karakteristike të stilit western: çizme të gjata, xhinse të shkurta, kapelë kauboji dhe aksesorë të spikatur që theksojnë një imazh të guximshëm dhe plot vetëbesim.

Përmes një postimi në Instagram, Egli ka zbuluar se kënga më e re është një bashkëpunim me artistin Sergio.

Projekti do të publikohet më 1 korrik, në orën 18:00, dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Reagimet nuk kanë munguar: komentet entuziaste dhe mijëra pëlqime brenda pak orësh tregojnë se pritshmëritë për këtë këngë janë të larta.

The post Egli shfaqet në stil të mrekullueshëm ‘cowgirl’ dhe paralajmëron këngën e re appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

By: D Marku
26 June 2025 at 13:19

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri. Këtë herë, ajo vjen në një bashkëpunim surprizë me këngëtarin Sergio.

Kënga e re, e cila pritet të publikohet së shpejti, ka zgjuar menjëherë interesin e ndjekësve.

Egli ndau në Instagram disa momente ekskluzive nga xhirimet e videoklipit dhe publikoi një pjesë të këngës, duke lënë të kuptohet se ky projekt do të jetë ndryshe nga ato që ka realizuar më parë.

Detaje të tjera rreth datës së publikimit dhe titullit të këngës pritet të zbulohen së shpejti.

The post FOTO/ Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë appeared first on Albeu.com.

Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë

25 June 2025 at 21:23

Një nga figurat më të komentuar në media vitet e fundit,vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj elegante dhe prezencën e spikatur në rrjete sociale, por edhe për deklaratat e sinqerta, shpesh të papritura, që nuk kanë asnjë filtër.

Prej kohësh, Egli ka ndërtuar imazhin e një gruaje të fortë, të pavarur dhe pa komplekse për të ndarë me publikun mendimet dhe bindjet e saj personale – qoftë për jetën profesionale, qoftë për çështje më intime që shumë personazhe publikë preferojnë t’i shmangin.

Së fundmi, në një intervistë që ka ngjallur interes të madh, Egli është ndalur në një nga temat më të ndjeshme dhe shpeshherë të diskutueshme për gratë në publik: prirja për të krijuar një familje tradicionale, në veçanti për të sjellë në jetë një fëmijë.

E pyetur nëse ka ndërmend të bëhet nënë në të ardhmen, Egli ka dhënë një përgjigje që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është komentuar gjerësisht nga ndjekësit:
“Nuk e kam në plan të bëhem nënë,” – është shprehur ajo prerazi, duke theksuar se aktualisht nuk e ndjen si prioritet këtë hap në jetën e saj.

Ajo ka shtuar më tej se për momentin, përqendrimi i saj është në zhvillimin personal dhe profesional, dhe se martesa apo krijimi i një familjeje tradicionale nuk janë pjesë e objektivave të saj aktualë.

Sipas Egli Takos, shoqëria shpesh ushtron një presion të vazhdueshëm mbi gratë, sidomos mbi ato të njohura, për t’i përshtatur në kornizat klasike të “gruas ideale” – një koncept që ajo e sfidon me vetë prezencën dhe vendimet e saj.

“Kam marrë pafund pyetje nga njerëz të ndryshëm, shpesh edhe nga të panjohur, nëse kam ndërmend të martohem apo të bëhem nënë. Sinqerisht, më duket absurde kjo pritshmëri e vazhdueshme, sikur një grua nuk ka të drejtë të jetë e plotësuar pa një martesë apo një fëmijë. Çdo njeri ka kohën e vet, rrugën e vet, dhe prioritetet e veta,” – tha Egli në rrëfimin e saj.

Deklarata të tilla tregojnë edhe një herë se Egli Tako është një zë i rëndësishëm për shumë gra që ndihen të stërngarkuara nga normat tradicionale të shoqërisë. Me një ton të qetë por vendimtar, ajo përçon mesazhin se gratë duhet të ndihen të lira të zgjedhin jetën që duan – pavarësisht presionit apo pritshmërive të të tjerëve.

Egli Tako njihet për angazhimin e saj në fushën e modës, por edhe si influencuese në mediat sociale, ku ndjekësit e saj janë në numër të madh dhe e vlerësojnë për sinqeritetin dhe vetëbesimin që përcjell.

Ajo shpesh flet për rëndësinë e vetëpranimit, zhvillimit personal dhe fuqizimit të grave, duke i dhënë zë temave që rrallëherë trajtohen me këtë nivel hapjeje dhe maturie në hapësirat publike shqiptare.

Kjo deklaratë e fundit vjen si një tjetër dëshmi e autenticitetit të saj: një grua që nuk ka frikë të qëndrojë ndryshe, të zgjedhë për veten dhe të jetë e sinqertë për dëshirat e saj, edhe kur ato bien ndesh me normat shoqërore.

E ndërsa shumë mund të mbeten të habitur nga qëndrimi i saj, të tjerë ndoshta do të frymëzohen për të reflektuar më shumë mbi nocionin e lirisë personale, sidomos për gratë në një shoqëri që shpesh i vendos në “kallëpe”.

Në fund të intervistës, Egli ka shtuar se nuk i mbyll dyert e mundësive që e ardhmja mund të sjellë, por për momentin, ajo është e qetë me zgjedhjet e saj dhe ka besim se çdo gjë do të vijë në kohën e duhur – nëse është e shkruar të ndodhë.

The post Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë appeared first on Sot News | Lajme.

Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë

By: M C
25 June 2025 at 21:36

Një nga figurat më të komentuar në media vitet e fundit,vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj elegante dhe prezencën e spikatur në rrjete sociale, por edhe për deklaratat e sinqerta, shpesh të papritura, që nuk kanë asnjë filtër.

Prej kohësh, Egli ka ndërtuar imazhin e një gruaje të fortë, të pavarur dhe pa komplekse për të ndarë me publikun mendimet dhe bindjet e saj personale – qoftë për jetën profesionale, qoftë për çështje më intime që shumë personazhe publikë preferojnë t’i shmangin.

Së fundmi, në një intervistë që ka ngjallur interes të madh, Egli është ndalur në një nga temat më të ndjeshme dhe shpeshherë të diskutueshme për gratë në publik: prirja për të krijuar një familje tradicionale, në veçanti për të sjellë në jetë një fëmijë.

E pyetur nëse ka ndërmend të bëhet nënë në të ardhmen, Egli ka dhënë një përgjigje që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është komentuar gjerësisht nga ndjekësit:
“Nuk e kam në plan të bëhem nënë,” – është shprehur ajo prerazi, duke theksuar se aktualisht nuk e ndjen si prioritet këtë hap në jetën e saj.

Ajo ka shtuar më tej se për momentin, përqendrimi i saj është në zhvillimin personal dhe profesional, dhe se martesa apo krijimi i një familjeje tradicionale nuk janë pjesë e objektivave të saj aktualë.

Sipas Egli Takos, shoqëria shpesh ushtron një presion të vazhdueshëm mbi gratë, sidomos mbi ato të njohura, për t’i përshtatur në kornizat klasike të “gruas ideale” – një koncept që ajo e sfidon me vetë prezencën dhe vendimet e saj.

“Kam marrë pafund pyetje nga njerëz të ndryshëm, shpesh edhe nga të panjohur, nëse kam ndërmend të martohem apo të bëhem nënë. Sinqerisht, më duket absurde kjo pritshmëri e vazhdueshme, sikur një grua nuk ka të drejtë të jetë e plotësuar pa një martesë apo një fëmijë. Çdo njeri ka kohën e vet, rrugën e vet, dhe prioritetet e veta,” – tha Egli në rrëfimin e saj.

Deklarata të tilla tregojnë edhe një herë se Egli Tako është një zë i rëndësishëm për shumë gra që ndihen të stërngarkuara nga normat tradicionale të shoqërisë. Me një ton të qetë por vendimtar, ajo përçon mesazhin se gratë duhet të ndihen të lira të zgjedhin jetën që duan – pavarësisht presionit apo pritshmërive të të tjerëve.

Egli Tako njihet për angazhimin e saj në fushën e modës, por edhe si influencuese në mediat sociale, ku ndjekësit e saj janë në numër të madh dhe e vlerësojnë për sinqeritetin dhe vetëbesimin që përcjell.

Ajo shpesh flet për rëndësinë e vetëpranimit, zhvillimit personal dhe fuqizimit të grave, duke i dhënë zë temave që rrallëherë trajtohen me këtë nivel hapjeje dhe maturie në hapësirat publike shqiptare.

Kjo deklaratë e fundit vjen si një tjetër dëshmi e autenticitetit të saj: një grua që nuk ka frikë të qëndrojë ndryshe, të zgjedhë për veten dhe të jetë e sinqertë për dëshirat e saj, edhe kur ato bien ndesh me normat shoqërore.

E ndërsa shumë mund të mbeten të habitur nga qëndrimi i saj, të tjerë ndoshta do të frymëzohen për të reflektuar më shumë mbi nocionin e lirisë personale, sidomos për gratë në një shoqëri që shpesh i vendos në “kallëpe”.

Në fund të intervistës, Egli ka shtuar se nuk i mbyll dyert e mundësive që e ardhmja mund të sjellë, por për momentin, ajo është e qetë me zgjedhjet e saj dhe ka besim se çdo gjë do të vijë në kohën e duhur – nëse është e shkruar të ndodhë.

The post Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë appeared first on Albeu.com.

Menduam që ishin bashkë, Gjesti thumbon në këtë mënyrë Egli Takon?

20 June 2025 at 22:10

Gjesti, fituesi i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më të komentuar në vend.

Sakaq, ai në një video të publikuar sëfundmi në Instastory, shihet në oborrin e banesës në Pavlan të Pejës, nën shoqërinë e qenit të tij.

Gjesti ka thumbuar duke thënë: Kush e ka hitin e verës? ”Normal që unë”, ka vijuar artisti. Kënga ”Veshu Ndrequ” ka marrë mbi 7.5 milion shikime për më pak se 1 muaj nga publikimi.

Por menjëherë është bërë një lidhje me fjalët e Gjestit kur ishte në ”Big Brother Albania Vip 4”, ku aty i thoshte Eglit ”ty të kam përqefi”, pra që nuk e ngacmon.

The post Menduam që ishin bashkë, Gjesti thumbon në këtë mënyrë Egli Takon? appeared first on Sot News | Lajme.

Egli Tako flet hapur dhe tregon raportin që ka me Gjestin

20 June 2025 at 22:12

Egli Tako, në një rrëfim për “Prive By Liberta Spahiu”, theu heshtjen pas përfundimit të Big Brother Albania dhe foli për karrierën, projektet e reja, shtëpinë e re mediatike dhe mbi të gjitha – për raportin e saj me Gjestin. Egli konfirmoi se marrëdhënia e saj me Gjestin jashtë shtëpisë është e pandryshuar. “Kemi kontakt […]

The post Egli Tako flet hapur dhe tregon raportin që ka me Gjestin appeared first on BoldNews.al.

Egli flet për jetën e saj pas daljes nga BBVA/ Ja çfarë thotë për Gjestin

By: M C
20 June 2025 at 21:50

Në një intervistë për emisionin “Canape”, Egli Tako ka rrëfyer jetën e saj pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

Ajo ka ndarë se po përqendrohet në projekte profesionale dhe se marrëdhënia me Gjestin është shumë e fortë.

Egli theksoi se ai do të ruajë jetën private larg mediave, por nuk ngurroi të dhurojë një puthje për të, duke treguar se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Ajo përmendi gjithashtu se ka arritur të gjejë një balancë të shëndetshme mes jetës profesionale dhe asaj private.

The post Egli flet për jetën e saj pas daljes nga BBVA/ Ja çfarë thotë për Gjestin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Egli flet ”trroç” për Gjestin, tregon këngët e reja dhe ka një mesazh për komentet

By: redi
20 June 2025 at 19:18

Egli Tako, një nga personazhet më të komentuar në showbizz, ishte e ftuar sonte në emisionin Canapé nga Shpend Lipa, ku theu heshtjen për herë të parë pas përfundimit të ”Big Brother Albania Vip 4”. Ajo foli për karrierën, projektet e reja, shtëpinë e re mediatike dhe mbi të gjitha për raportin e saj me Gjestin. Egli tha se marrëdhënia e saj me Gjestin jashtë shtëpisë është e pandryshuar.

Source

💾

‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?

11 June 2025 at 19:24

Krahas zërit të talentuar vëmendje po merr edhe me paraqitjet provokuese.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi duke nxitur dyshimet për bashkim me Gjestin.

Egli shfaqet e lumtur në imazhin e fundit duke e përshkruar atë me thënien e famshme të Gjestit, ‘natën e mirë’.

Kjo ka nxitur dyshimet nëse Elgi dhe Gjesti janë sërish bashkë.

Kujtojmë që ditë më parë Gjesit gjatë një koncerti para fansave e ‘puthi’ Eglin në një bluzë e cila ju dhurua nga fansat.

Mbetet të shihet nëse Egli dhe Gjesti janë sërish në lidhje

The post ‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin? appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ “Jam duke vuajtur, fort bile” – Gjesti befason me deklaratën e tij para audiencës në koncert

By: D Marku
11 June 2025 at 15:17

Teksa mjegulla mbi raportin e tij me Eglin vazhdon të qëndrojë e dendur, reperi i njohur Gjesti po shfaqet gjithnjë e më emocional në paraqitjet e tij publike.

Në njërin nga koncertet e turit të tij europian, mbajtur në ngjarjen “Illyrian Glamour”, ai nuk u përmbajt përballë publikut. Me një ton që përzihej mes dhembjes dhe humorit të hidhur, ai u shpreh: “A jeni tu vujt allahile? Unë po! Pasha Allahun jam tu vujt, fort bile. Shumë keq i kam punët”, tha Gjesti para turmës.

Këto fjalë, të thëna me theks emocional, ngritën menjëherë pikëpyetje për publikun: A po flet Gjesti për një ndarje të mundshme me Eglin? Apo është ky thjesht një moment artistik i ndikuar nga jeta personale?

Kohët e fundit, marrëdhënia e tij me Eglin është bërë temë spekulimesh në rrjete sociale dhe media rozë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dalë me një deklaratë të qartë, sjelljet e fundit të Gjesti duket se lënë të kuptohet se diçka nuk po shkon.

Ndërsa fansat vazhdojnë të kërkojnë përgjigje, një gjë është e qartë: Gjesti, në skenë, nuk po e fsheh më dhimbjen. Dhe ndoshta, përmes muzikës dhe emocioneve live, ai po përpiqet të përballojë më të vërtetën që fshihet pas dritave të skenës.

 

The post VIDEO/ “Jam duke vuajtur, fort bile” – Gjesti befason me deklaratën e tij para audiencës në koncert appeared first on Albeu.com.

Egli i kthen ”kunjat” Gjestit me disa foto

By: redi
11 June 2025 at 12:22

Egli Tako dhe Gjesti janë dyshja më e komentuar në showbizz. Çdo detaj nga ata bëhet menjëherë viral. Së fundmi Egli është shfaqur e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa përshkrimi që ka përdorur ka tërhequr vëmendje të madhe ajo ka shkruar “natën e mirë”, një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, pasi është një ndër thëniet e tij më të përdorura. Ky detaj ka bërë që shumë fansa të mendojnë se mes…

Source

U tallen me ndjekësit? Fifi bënë veprimin që askush nuk e priste, rrjeti shpërthen në komente negative

9 June 2025 at 14:48

Pas një periudhe me tensione të dukshme, dyshime për prishje raportesh dhe lajme të bujshme për ndarje përfundimtare, gjithçka duket se është kthyer në pikën zero për Egli Takon dhe Fifin.

Fotot e fshira në Instagram janë rikthyer, projektet muzikore janë publikuar sërish në YouTube, ndërsa në Spotify emrat janë vendosur aty ku ishin. Me pak fjalë, gjithçka është kthyer si më parë — si të mos kishte ndodhur asgjë.

Kaq ka mjaftuar që komentet në rrjete sociale të shpërthejnë, me shumë ndjekës që e konsiderojnë situatën si një “lojë të planifikuar mirë” për vëmendje mediatike dhe klikime. Të shumtë janë ata që shprehen se janë ndjerë të manipuluar dhe të përdorur nga një “skenar i zbatuar me kujdes”, që duket se kishte si qëllim vetëm krijimin e bujës për të rritur interesin ndaj projekteve muzikore.

The post U tallen me ndjekësit? Fifi bënë veprimin që askush nuk e priste, rrjeti shpërthen në komente negative appeared first on Sot News | Lajme.

Pas fshirjes së projekteve muzikore nga “You Tube”, Egli dhe Fifi marrin vendimin e papritur!

By: gaze tare
9 June 2025 at 12:08

Pas një periudhe heshtjeje dhe fshirjes së këngës së tyre nga YouTube, Fifi ka bërë një lëvizje të papritur duke publikuar projektin muzikor me Egli Takon në Instagram Story.

Lidhja mes dy artistëve ishte ndërprerë pas mosmarrëveshjeve financiare dhe ndarjes së fitimeve, që çuan në fshirjen e këngës.

Në të njëjtën kohë, të dy artistët kanë rikthyer sërish postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke i vënë në dyshim zërat që paralajmëronin konflikte të thella mes tyre. Duket se situata po përmirësohet, pasi bashkëpunimi tashmë është risjellë për publikun.

The post Pas fshirjes së projekteve muzikore nga “You Tube”, Egli dhe Fifi marrin vendimin e papritur! appeared first on iconstyle.al.

Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

By: D Marku
9 June 2025 at 11:35

Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh dhe nostalgjie, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij më besnikë.

Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes.

Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.

Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.

Ky veprim i papritur dhe i sinqertë ka ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes mes Gjestit dhe Eglit, që dikur ishin një ndër çiftet më të dashur të muzikës shqiptare.

Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që pyesin: A është kjo një dëshmi se dashuria mes tyre nuk është shuar?

Megjithëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, puthja në skenë mbetet një ndër momentet më të ndjera dhe të komentuara të këtij koncerti – dhe ndoshta një paralajmërim për një kapitull të ri mes dy artistëve.

The post Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit? appeared first on Albeu.com.

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit, vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

By: M C
8 June 2025 at 20:37

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jenë bërë të ardhurat e projektit të tyre më të ri.

Sipas asaj që Prive ka raportuar këtë të diel, referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, thuhet se ka qenë Fifi ajo e cila ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve duke qenë se me këngën e publikuar tre ditë më parë, ajo është marrë më së shumti.

Madje, madje, përveç këtyre zërave, kënga e tyre nuk ekziston fare në “Youtube”. Ato kanë vendosur që ta fshijnë, duke lënë kështu të zhgënjyer mijëra fansa të cilët e “e përqafuan” menjëherë këtë projekt të tyre të ri.

Ndërkohë, që nga po të njëjtat burime thuhet se Egli do të “shtrëngojë duart” me kompaninë e cila menaxhon dhe Gjestin. Pasi ajo nuk pranoi ofertën e këngëtarit më herët, flitet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother Vip të bëhet bashkë me Gjestin, te e njëjta kompani menaxheriale.

Tani, se sa të vërteta janë këto “thashetheme” nuk dimë t’iu themi, e deri në një reagim nga vetë vajzat nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!

The post Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit, vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube appeared first on Albeu.com.

❌
❌