Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rrezik mbytjeje në Vlorë/ Nënë e bijë ukrainase dërgohen në spital në gjendje të rëndë për jetën

11 July 2025 at 13:29

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku dy shtetase ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Menjëherë pas alarmit, ato janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Mësohet se të dyja ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Rrezik mbytjeje në Vlorë/ Nënë e bijë ukrainase dërgohen në spital në gjendje të rëndë për jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë si adoleshente: Si ndikoi kanceri i nënës në shëndetin e saj

By: gaze tare
26 June 2025 at 16:08

Rita Ora ka folur hapur për periudhën e saj të vështirë si adoleshente, kur jeta e saj u trondit pas diagnozës së nënës së saj, Vera, me kancer të gjirit. Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur nëna e saj u diagnostikua dhe iu nënshtrua trajtimeve të rënda. Në një intervistë për podcastin Begin Again, Rita tregoi se kjo përvojë e thellë ka pasur një ndikim të madh në shëndetin e saj mendor, duke përfshirë PTSD dhe sulme paniku.

“Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu. Edhe kur je fëmijë, kjo është shumë e vështirë”, shprehet Rita. Ajo kujton gjithashtu periudhën kur përpiqej të balancohej mes shkollës dhe ndihmës që mund t’i ofronte nënës së saj, e cila po kalonte një trajtim të vështirë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë për prindërit e mi”, shtoi ajo.

“Fillova të bëja kontrolle të rregullta dhe kjo më shqetësoi shumë. E përjetova çdo pjesë të kësaj përvoje me mamanë time dhe kjo më ka ndikuar thellësisht,” tha ajo.

The post Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë si adoleshente: Si ndikoi kanceri i nënës në shëndetin e saj appeared first on iconstyle.al.

Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë

25 June 2025 at 21:23

Një nga figurat më të komentuar në media vitet e fundit,vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj elegante dhe prezencën e spikatur në rrjete sociale, por edhe për deklaratat e sinqerta, shpesh të papritura, që nuk kanë asnjë filtër.

Prej kohësh, Egli ka ndërtuar imazhin e një gruaje të fortë, të pavarur dhe pa komplekse për të ndarë me publikun mendimet dhe bindjet e saj personale – qoftë për jetën profesionale, qoftë për çështje më intime që shumë personazhe publikë preferojnë t’i shmangin.

Së fundmi, në një intervistë që ka ngjallur interes të madh, Egli është ndalur në një nga temat më të ndjeshme dhe shpeshherë të diskutueshme për gratë në publik: prirja për të krijuar një familje tradicionale, në veçanti për të sjellë në jetë një fëmijë.

E pyetur nëse ka ndërmend të bëhet nënë në të ardhmen, Egli ka dhënë një përgjigje që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është komentuar gjerësisht nga ndjekësit:
“Nuk e kam në plan të bëhem nënë,” – është shprehur ajo prerazi, duke theksuar se aktualisht nuk e ndjen si prioritet këtë hap në jetën e saj.

Ajo ka shtuar më tej se për momentin, përqendrimi i saj është në zhvillimin personal dhe profesional, dhe se martesa apo krijimi i një familjeje tradicionale nuk janë pjesë e objektivave të saj aktualë.

Sipas Egli Takos, shoqëria shpesh ushtron një presion të vazhdueshëm mbi gratë, sidomos mbi ato të njohura, për t’i përshtatur në kornizat klasike të “gruas ideale” – një koncept që ajo e sfidon me vetë prezencën dhe vendimet e saj.

“Kam marrë pafund pyetje nga njerëz të ndryshëm, shpesh edhe nga të panjohur, nëse kam ndërmend të martohem apo të bëhem nënë. Sinqerisht, më duket absurde kjo pritshmëri e vazhdueshme, sikur një grua nuk ka të drejtë të jetë e plotësuar pa një martesë apo një fëmijë. Çdo njeri ka kohën e vet, rrugën e vet, dhe prioritetet e veta,” – tha Egli në rrëfimin e saj.

Deklarata të tilla tregojnë edhe një herë se Egli Tako është një zë i rëndësishëm për shumë gra që ndihen të stërngarkuara nga normat tradicionale të shoqërisë. Me një ton të qetë por vendimtar, ajo përçon mesazhin se gratë duhet të ndihen të lira të zgjedhin jetën që duan – pavarësisht presionit apo pritshmërive të të tjerëve.

Egli Tako njihet për angazhimin e saj në fushën e modës, por edhe si influencuese në mediat sociale, ku ndjekësit e saj janë në numër të madh dhe e vlerësojnë për sinqeritetin dhe vetëbesimin që përcjell.

Ajo shpesh flet për rëndësinë e vetëpranimit, zhvillimit personal dhe fuqizimit të grave, duke i dhënë zë temave që rrallëherë trajtohen me këtë nivel hapjeje dhe maturie në hapësirat publike shqiptare.

Kjo deklaratë e fundit vjen si një tjetër dëshmi e autenticitetit të saj: një grua që nuk ka frikë të qëndrojë ndryshe, të zgjedhë për veten dhe të jetë e sinqertë për dëshirat e saj, edhe kur ato bien ndesh me normat shoqërore.

E ndërsa shumë mund të mbeten të habitur nga qëndrimi i saj, të tjerë ndoshta do të frymëzohen për të reflektuar më shumë mbi nocionin e lirisë personale, sidomos për gratë në një shoqëri që shpesh i vendos në “kallëpe”.

Në fund të intervistës, Egli ka shtuar se nuk i mbyll dyert e mundësive që e ardhmja mund të sjellë, por për momentin, ajo është e qetë me zgjedhjet e saj dhe ka besim se çdo gjë do të vijë në kohën e duhur – nëse është e shkruar të ndodhë.

The post Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë appeared first on Sot News | Lajme.

Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë, por nuk e tregon edhe gjininë e bebit

By: redi
16 June 2025 at 21:36

Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja ka postuar një video të bebushit të saj të sapolindur, duke shkruar: ”Bebi erdhi, por misteri i vogël mbetet! Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë apo djalë? Bëni parashikimin e fundit”,-shkruan ajo.

Source

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë: Zbulon emrin dhe momentin prekës të lindjes

By: D Marku
10 June 2025 at 15:31

Moderatorja e njohur e emisionit “Sol”, Adelina Hasani, ka ndarë lajmin më të bukur të jetës së saj: ajo është bërë nënë për herë të parë. Nëpërmjet një videoje të ndjerë të publikuar në Instagram, Adelina ka ndarë me ndjekësit emocionet nga momenti i lindjes së vajzës së saj.

Vogëlushja ka ardhur në jetë më 29 maj dhe prindërit e saj, Adelina dhe partneri Besart Hoxha, i kanë vendosur emrin Zoi. Në përshkrimin që shoqëron videon, moderatorja ka shkruar disa rreshta prekës, ku shpreh dashurinë e pafund për të bijën dhe përkushtimin që ajo dhe partneri i saj kanë ndaj saj.

“Jeta me ty sapo ka nisur dhe është shumë më e bukur sesa e kam imagjinuar gjatë nëntë muajve të shtatzënisë...”, shkruan ndër të tjera Hasani, duke theksuar se e ardhmja është e panjohur, por dashuria e tyre për Zoin do të jetë gjithmonë udhërrëfyese.

The post Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë: Zbulon emrin dhe momentin prekës të lindjes appeared first on Albeu.com.

Një tërmet i fortë godet Papua Guinenë e Re, sa ishte magnituda

7 June 2025 at 09:36

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Papua Guinesë së Re, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 198 kilometrash, njoftoi GFZ.

Për momentin, nuk ka informacione për të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Papua Guinenë e Re, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

By: D Marku
4 June 2025 at 11:35

Moderatorja e njohur Alba Çobaj, ish-pjesëmarrëse në reality show Big Brother Albania është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së saj: ardhjen në jetë të djalit të saj të vogël, Tomas.

Në një postim prekës dhe plot emocione në Instagram, ajo shkruan:

Lumturia pa filtra! Zoti na bekoi sërish me një engjëll sot në orët e para të mëngjesit.”

Ajo zbulon se djali ka ardhur në jetë në javën e 41-të, pikërisht në ditën kur familja kishte vendosur ta quante me emrin Tomas.

The post Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra! appeared first on Albeu.com.

“Nënë Tereza lutej në shqip”/ Rrëfimi i Liri Berishës: Udhëtonte gjithmonë me pasaportë shqiptare

By: gaze tare
3 June 2025 at 11:38

Një moment i rrallë dhe prekës është ndarë nga Liri Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion, ku ajo foli për takimet e saj me motrat e Nënë Terezës dhe lidhjen e veçantë të Shenjtores me Shqipërinë.

“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti, por kjo më ka bërë shumë përshtypje,” tha Berisha.

Ajo tregoi gjithashtu për një vizitë në Budapest, ku ishte ftuar nga zonja e parë hungareze për të inauguruar një bust dhe një rrugë me emrin e Nënë Terezës. Atje takoi motrat e saj, të cilat ruanin disa nga sendet personale të shenjtores.

“Njëra prej motrave më tregoi cepin ku Nënë Tereza lutej çdo ditë. Ajo fliste në një gjuhë që ato nuk e kuptonin. Kur e pyetën motrën Nirvana, ajo tha: ‘Nuk e kuptoni, sepse ajo flet dhe falet në gjuhën e saj’,” kujtoi Liri Berisha, duke shtuar se gjuha për të cilën bëhej fjalë ishte gjuha shqipe.

Ky rrëfim jo vetëm që nënvizon lidhjen shpirtërore të Nënë Terezës me rrënjët e saj shqiptare, por dhe sjell në dritë një detaj të jashtëzakonshëm: ajo nuk e harroi kurrë kombin nga i cili rridhte, as në lutje, as në dokumente, as në zemër.

The post “Nënë Tereza lutej në shqip”/ Rrëfimi i Liri Berishës: Udhëtonte gjithmonë me pasaportë shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Miley Cyrus thyen heshtjen për marrëdhënien me babain, Billy Ray: Nuk jemi më të larguar

By: gaze tare
2 June 2025 at 20:27

Miley Cyrus ka thyer heshtjen lidhur me raportin e saj me babain, Billy Ray Cyrus, pas lajmeve për romancën e tij të re me Elizabeth Hurley. Në një intervistë për The New York Times, Miley zbuloi se tashmë nuk janë më të larguar dhe tha se “koha është gjithçka.”

Këngëtarja shpjegoi se ndarja e mëparshme kishte ndodhur për shkak të divorcit të prindërve dhe dhimbjes që kishte përjetuar nga ndarja e nënës së saj, Tish Cyrus. Sipas Miley, tani ajo ka më shumë mirëkuptim dhe empati për të dy prindërit e saj. “Kam marrë shumë nga dhimbja e mamit tim, sepse ajo ishte më e dhimbshme për të se sa për mua si e rritur,” tha Miley, duke shtuar se tani që nëna e saj është e lumtur me bashkëshortin e saj të ri, Dominic Purcell, dhe babai i saj ka gjetur lumturinë me Elizabeth Hurley, ajo është mësuar t’i duajë të dy si individë dhe jo më si një çift prindëror.

Miley theksoi se ka arritur të kuptojë më mirë rolin e prindërve të saj në jetën e saj dhe tani është më e gatshme t’i duajë ata për atë që janë, jo për atë që ishin si prindër.

The post Miley Cyrus thyen heshtjen për marrëdhënien me babain, Billy Ray: Nuk jemi më të larguar appeared first on iconstyle.al.

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

By: D Marku
28 May 2025 at 16:29

Lajm i bukur: balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Përmes një postimi në Insta Story, Isida ka ndarë me ndjekësit emocionin e madh të kësaj etape të re në jetën e saj. Ajo ka zbuluar gjithashtu se vogëlushja quhet Ajlin, një emër i ëmbël që tashmë ka marrë zemrat e fansave të saj.

Ky është një moment i veçantë për balerinën, e cila prej vitesh ka qenë një figurë e dashur për publikun shqiptar në skenën e kërcimit dhe televizionit. Kujtojmë se Iconstyle, ishte media e parë që zbuloi se balerina ishte në pritje të ëmbël.

The post Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vajzës appeared first on Albeu.com.

Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat

19 May 2025 at 09:37

Një 50-vjeçar, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij. Policia bën me dije se ka arrestuar 50-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ka proceduar penalisht djalin. Dyshohet se shtetasi I. B., 50 vjeç, bashkëshortja e tij E. B., 49 vjeçe, dhe djali i tyre, shtetasi Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat appeared first on Sot News | Lajme.

“Mezi pres”/ Bella Hadid flet për dëshirën e saj më të madhe: Është në mendjen time

By: D Marku
14 May 2025 at 16:22

Bella Hadid është gati për t’u bërë nënë. Revista British Vogue publikoi një intervistë me supermodelen, ku ajo shprehu dëshirën e saj për t’u bërë nënë.

Familja është në mendjen time,” tregoi Hadid.

Mendoj se jam dikush i rëndësishëm për shumë njerëz, por në mënyrën më intime – të jem ajo që dikush mund t’i besojë gjithmonë – kjo do të më ndryshojë jetën. Dhe mezi pres.”

Bashkëthemeluesja e Kin Euphorics tha gjithashtu se adhuron të jetë “halla më e mirë” për mbesën e saj, Khai, vajzën katërvjeçare të motrës së saj Gigi dhe këngëtarit Zayn Malik.

Khai është gjëja më e mrekullueshme që ka ndodhur pas bukës së prerë,” shtoi Bella. “Motra ime është një superhero.”

Bella foli gjithashtu për marrëdhënien e saj dyvjeçare me kalorësin profesionist Adan Banuelos, i cili njihet për ndikimin e tij në hyrjen e saj në stilin “cowgirl”.

Kur e pashë, ishte si një frymë ajri i pastër,” tha ajo për takimin e parë me të dashurin. “Gjithmonë e kam dashur ‘cowboy’-n, dhe ai është vërtet i mrekullueshëm.”

“Ai punon për familjen e tij, për klientët e tij dhe për të ndërtuar një ditë një shtëpi dhe një familje,” përfundoi modelja dhe imazhi i Saint Laurent.

The post “Mezi pres”/ Bella Hadid flet për dëshirën e saj më të madhe: Është në mendjen time appeared first on Albeu.com.

Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë – ndan lajmin e bukur pas një muaji

By: gaze tare
14 May 2025 at 12:24

Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë! Moderatorja dhe partneri i saj, Dj Dagz, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë më 10 prill, por lajmin e ëmbël e kanë ndarë me ndjekësit vetëm sot në rrjete sociale.

Me një postim plot emocion, Einxhel ka publikuar një video të veçantë, duke prekur zemrat e fansave që prej kohësh prisnin këtë lajm.

Dyshja janë tashmë prindër të dy djemve dhe duket se po e jetojnë më të bukurën fazë të jetës së tyre.

The post Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë – ndan lajmin e bukur pas një muaji appeared first on iconstyle.al.

Trafikonin drogë në Rodos, arrestohen shqiptarët nënë e bir

By: user 5
29 April 2025 at 21:33

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30 -vjeçar shqiptar dhe nënën e tij. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u kapën duke trafikuar kokaine në Rodos. Pas arrestimit, i riu u la në paraburgim, ndërsa nëna e tij u lirua me kusht.

Hetimi filloi pas një informacioni anonim të marrë nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Rodos, sipas të cilit 30-vjeçari, i njohur për autoritetet nga një rast i mëparshëm trafikimi droge për të cilin ai ishte lënë më parë në paraburgim dhe ishte liruar me kushte kufizuese, ishte rikthyer në trafikimin aktiv të kokainës.

Siç u vërtetua që në ditët e para të mbikëqyrjes, i riu shqiptar mbante një apartament në katin përdhes në një pallat në Ialyssos, ndërsa për udhëtimet e tij përdorte një automjet që i përkiste një personi tjetër, pikërisht për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Aktiviteti i tij ishte shumë i dyshimtë: kryesisht në orët e pasdites dhe të natës, 30-vjeçari dilte nga shtëpia dhe hipte në automjet, duke kryer manovra të shumta kundërvëzhgimi, ndryshime të papritura drejtimi, kthesa në rrugë me një drejtim, me sa duket duke u përpjekur të dallonte çdo oficer policie që e ndiqte. Pavarësisht vështirësive, autoritetet arritën ta gjurmonin atë.

Operacioni i kapjes

Mëngjesin e 26 prillit 2025, u organizua një operacion policor. Në orën 09:10, 30-vjeçari u pa duke dalë nga shtëpia e tij. Nën mbikëqyrjen e autoritetit gjyqësor, u krye një kontroll trupor pa gjetur asgjë dhe më pas u krye një kontroll në banesën e tij, gjithashtu pa rezultate të menjëhershme.

Për shkak të indikacioneve, policia kontrolloi edhe apartamentin në katin e sipërm, ku jetonte nëna e tij, me të cilën 30-vjeçari kishte akses dhe çelësa çdo ditë. Atje, me ndihmën e një qeni të trajnuar posaçërisht për zbulimin e drogës nga policia, një qese plastike që përmbante 12 pako kokainë me një peshë totale bruto prej 882.6 gramësh u gjet në dollapin e një dhome gjum . Në të njëjtën kohë, u gjet edhe një peshore elektronike precize.

Hetimi policor zbuloi se përfitimi financiar i paligjshëm që 30-vjeçari mund të kishte nxjerrë nga trafikimi i sasisë së sekuestruar të kokainës arrinte në afërsisht 88,260 euro, duke marrë parasysh se çmimi i shitjes në Rodos është rreth 100 euro për gram.

Duke dhënë një dëshmi para hetuesit, ai mori përgjegjësinë, duke thënë se kishte një borxh prej rreth 18,000 eurosh ndaj një rrjeti trafikimi kokaine nga një rast i mëparshëm i posedimit të 220 gramëve për të cilin ishte ndaluar përkohësisht, dhe se iu kërkua urgjentisht të shlyente borxhin pas lirimit të tij, dhe për këtë arsye ai mori përsipër sasinë specifike pa dijeninë e nënës së tij. Nëna e tij, nga ana tjetër, deklaroi se nuk e kishte idenë për aktivitretin kriminal të të birit.

The post Trafikonin drogë në Rodos, arrestohen shqiptarët nënë e bir appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Modelja e njohur bëhet nënë për herë të dytë!

By: D Marku
23 April 2025 at 16:29

Më 15 prill 2025, modelja e njohur Kristina Baki është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Meisi. Modelja e ka dhënë lajmin e bukur vetëm pak orë më parë, një javë pas lindjes.

Në një postim në Instagram, Kristina shkroi: “Mirëseerdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot.”

Rikujtojmë se Kristina tashmë është nënë e dy vajzave.

The post FOTO/ Modelja e njohur bëhet nënë për herë të dytë! appeared first on Albeu.com.

Gjej kohë

By: Kult Plus
21 April 2025 at 09:00

Poezi nga Nënë Tereza

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të qeshesh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
Është çelësi i parajsës./ KultPlus.com

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

By: D Marku
2 April 2025 at 16:13

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Çifti, i cili u martua në tetor të vitit 2019, janë tashmë prindër edhe të një djali 3-vjeçar të quajtur Cy.

Lajmi u konfirmua pasi Lawrence dhe Maroney u panë duke shëtitur së bashku në New York City më 31 mars, pas lindjes së foshnjës së tyre.

The post Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë appeared first on Albeu.com.

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

By: gaze tare
2 April 2025 at 14:43

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Çifti, i cili u martua në tetor të vitit 2019, janë tashmë prindër edhe të një djali 3-vjeçar të quajtur Cy.

Lajmi u konfirmua pasi Lawrence dhe Maroney u panë duke shëtitur së bashku në New York City më 31 mars, pas lindjes së foshnjës së tyre.

The post Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë appeared first on iconstyle.al.

E papritur! Dokumentet e divorcit zbulojnë se Sia është bërë nënë për herë të tretë

By: gaze tare
19 March 2025 at 21:56

Pa pritur e pa kujtuar, Sia është bërë nënë e tre fëmijëve!

Muzikantja 49 vjeçare, mirëpriti fëmijën e saj të tretë, të parën me bashkëshortin Dan Bernad, 11 muaj më parë, sipas dokumenteve të divorcit të siguruara nga PEOPLE.

Sipas dokumenteve, Sia, e cila kërkoi divorcin nga Bernad, mirëpriti Somersault Wonder Bernad më 27 mars 2024.

Sia po kërkon kujdestarinë ligjore dhe fizike të Somersault në divorc, por është e hapur për të drejtat e vizitës për Bernad. Koha e kujdestarisë fizike do të përcaktohet nga prindërit.

Sia u martua me Bernadin në një ceremoni intime në maj 2023 me vetëm gjashtë të ftuar, përfshirë nusen dhe dhëndrin.

Para se të martohej me Bernadin, Sia ishte nënë e dy djemve adoleshentë. Të dy ishin 18-vjeç në atë kohë dhe gati të mos ishin jashtë sistemit të kujdestarisë.

Në një intervistë të vitit 2020 me InStyle, ajo foli rreth rrugëtimit të saj drejt amësisë, duke vënë në dukje se “dëshironte të bëhej nënë gjithë jetën”.

The post E papritur! Dokumentet e divorcit zbulojnë se Sia është bërë nënë për herë të tretë appeared first on iconstyle.al.

“Dua të jem nënë”, Luiza Gega tërhiqet nga garat, sportisja: Nëse jam në lidhje me Taulantin do flas kur…

By: D Marku
22 February 2025 at 21:48

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa. Ajo zbuloi në programin FitStation vendimin për t’u tërhequr përfundimisht nga garat.

Pas lojërave olimpike unë u mendova se çfarë do të bëja me veten, karrierën. Nuk është një vit i lehtë për mua dhe pse unë kam përgatitur veten për këtë moment. Por dua të bëj një hap po të rëndësishëm në jetë që këtë herë nuk ka lidhje me karrierën, unë jam rritur në një familje të madhe me shumë nipër e mbesa dhe dua ta përjetoi këtë ndjesi. Në një moment tjetër ndoshta do flas për partnerin pasi mund të jetë një histori e bukur për t’u treguar”- tha Gega për News24.

Moderatorja: Ka patur aludime të shumta që partneri është trajneri Taulant Stërmasi?

 

Luiza Gega: E thashë që në një moment tjetër do flas për këtë, tani po them që dua të bëhem nënë. Çdo gjë kërkon kohën e vet për t’u thënë.

 

The post “Dua të jem nënë”, Luiza Gega tërhiqet nga garat, sportisja: Nëse jam në lidhje me Taulantin do flas kur… appeared first on Albeu.com.

❌
❌