Industria e filmave për të rritur është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Kylie Page.
Ylli 28-vjeçar, e cila mori vëmendje edhe nga publiku i gjerë përmes dokumentarit të Netflix Hot Girls Wanted: Turned On, ndërroi jetë më 25 qershor në Los Angeles, ka konfirmuar Mjekësia Ligjore e Qarkut të Los Angeles për AVN.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, pasi hetimet janë në vazhdim.
Menjëherë pas lajmit të dhimbshëm, miqtë e afërt të Kylie kanë ndarë dedikime prekëse në rrjete sociale. Aktorja tjetër e industrisë, Leah Gotti, rrëfeu se miqësia e tyre kishte nisur që në moshën 18-vjeçare kur jetonin në të njëjtën “shtëpi modelesh”.
“E gjitha që mund të them është se ajo ishte një shpirt plot dritë,” tha Gotti për AVN më 26 qershor. “Ajo kishte një buzëqeshje që të infektonte me gëzim. E donte jetën dhe lirinë, dhe gjithmonë dinte të qeshte.”
Modelja e OnlyFans, Tommy Grey, ndau një dedikim emocional në Instagram, ku shkroi:
“Ne u rritëm bashkë, qindra milje nuk e kishin kurrë rëndësinë që kishte afërsia e zemrave tona. U bëmë gra bashkë – nëpërmjet të qeshurave, telefonatave të vona, ankthit, depresionit dhe netëve kur nuk mendonim se do ia dilnim deri në mëngjes.”
Edhe kompania e njohur e produksionit Brazzers, me të cilën Kylie kishte bashkëpunuar, reagoi në rrjetin X (ish-Twitter):
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kylie Page. Ajo do të mbahet mend për të qeshurën, mirësinë dhe dritën që përhapte kudo që shkonte. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe fansat e saj.”
Kylie nisi karrierën në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2016 dhe u bë pjesë e dokumentarit Hot Girls Wanted: Turned On në 2017, ku u shfaq fillimisht nën emrin artistik Bonnie Kinz. Ajo tregoi se kishte vendosur ta ndryshonte emrin për të qenë më e vërtetë me veten:
“Desha të përdorja emrin tim të vërtetë, Kylie. Më pëlqen kjo që bëj. Është argëtuese.”
Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të thellë tek ata që e njohën – një vajzë e re që solli buzëqeshje edhe në ditët më të errëta.
Në kinema “Republika” në Shkodër u shfaq premiera e dokumentarit “Zyliha Miloti – aktorja e 1000 roleve”, kushtuar një prej artisteve më të talentuara të humorit dhe një prej figurave më të dashura për publikun shkodran e atë mbarëkombëtar.
Dokumentari, i sjellë me mjeshtëri nga regjisori Arian Çuliqi dhe skenaristja e realizuesja Klodiana Shpendi, u prit me entuziazëm nga publiku shkodran, i cili e mbushi sallën plot, në këtë ngjarje të veçantë kulturore.
“Ju keni qenë dhe jeni frymëzimi jonë, shpirti jonë, zemra jonë. Dua të falënderoj regjisorin Arian Çuliqi. Një regjisor i mrekullueshëm i 30 e ca filmave humoristikë, i disa shfaqjeve të suksesshme të Estradës së Shkodrës. Sonte kemi të ftuar dhe artistë që kanë ardhur nga larg”, tha Zyliha Miloti.
Aktorja Zyliha Miloti numëron mbi 65 vite përkushtim ndaj artit skenik dhe ekranit, gjë që për regjisorin Çuliqi e bënte më sfiduese punën për figurën e saj.
“Unë e di mirë ç’do të thotë të shpalosësh për një orë gjithë karrierën e 65 viteve të një aktoreje si Zyliha Miloti, që janë aktorë që vijnë një herë në 100 vjet. E rëndësishme është që në këtë dokumentar, për të cilin jemi bazuar në marrëdhëniet e Zylit me kolegët dhe marrëdhëniet e saj me publikun, ndihej një mirësi e saj gjatë punës me ne. Është e palodhur, e jashtëzakonshme”, tha regjisori Arian Çuliqi.
Gjithashtu edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau në rrjetet sociale disa momente nga premiera e dokumentarit, ndërsa shkruan se “u prit me duartrokitje të zjarrta nga spektatorët në nderim të një figure kaq shumëdimensionale si nana Zyli jonë e dashur, së cilës i urojmë shëndet e jetë të gjatë e të vazhdojmë ta shohim në role të tjera!”./atsh/ KultPlus.com
Për përmasat e saj në interpretim, ai aktore e filmit dhe teatrit është shkruar vazhdimisht dhe për këtë është nderuar me titujt më të lartë që jepen në Shqipëri. Por sot, në këtë përvjetor, ia vlen të kujtojmë kujdesin dhe dashurinë që kishte Maria për brezin e ri të aktorëve, bisedat saj të dobishme me artistët e rinj, studentët që e admironin dhe çmonin për talentin dhe interpretimin. Aty nga fundi viteve 70-të, plejada e shquar e Teatrit Kombëtar, ajo plejadë që krijoi teatrin profesionist në vend, pas 30 e ca vjetësh në skenë, suksese të njëpasnjëshme në kryevepra të dramaturgjisë vendase e të huaj, mendoi të jepte një ndihmë për aktorët e rinj të Akademisë së Arteve, diçka nga magjia e tyre. Jo të gjithë ata kishin pasur rast t’i shikonin në skenë këta yje si Sandër Prosi, Mihal Popi, Pjetër Gjoka, Gjon Karma etj. Me interes për lexuesin janë disa pjesë të shkëputura nga bisedat që kjo artiste e madhe ka bërë me studentët e ILA, biseda mbi mjeshtërinë e aktorit.
Të’ jesh aktor, së pari duhet mjeshtëri, por ajo mjeshtëri edhe fitohet nga përvojat e kolegëve. Shkolla nuk është gjitha, arti nuk është thjesht një lexim apo shqiptim teksti. Është më tepër se aq, është emocion, është besim. Nuk është as imitim i mjeshtërve të mëdhenj, është origjinalitet, është vëzhgim, është përvojë që aktori e fiton në jetën e përditshme, me të gjitha mënyrat. “Pyetja e parë që bën çdo aktor i ri, është edhe ajo që ka të bëjë me gjetjen e rrugës së drejtë për tek personazhi. Përgjigjja që do t’i jepte çdo aktor më i vjetër është se në krijimin e figurës në përgjithësi nuk ka receta. Kjo ka të bëjë me individualitetin krijues të çdo aktori”, nënvizon në një nga bisedat e saj aktorja e madhe Logoreci.
Marie Logoreci, fragmente nga biseda me studentët e ILA, 1982
…Studenti që bën vetëm atë që i demonstrohet, apo i thotë pedagogu nuk ka shumë vlera dhe po qe se kështu mësohet nga pedagogu, nuk ka më keq. Studenti duhet të mësohet që të japë vetveten, se si të bëhet objekt dhe subjekt. Ai nuk duhet të marrë diçka kështu ose ashtu se e ka thënë dikush, por pasi ta provojë, ta ndjejë se ashtu është. Edhe Stanislavski thoshte: “Mos më imitoni, mos bëni si e bëj unë, por si e ndjeni ju”. Metoda nuk është diçka abstrakte, teorike, në hava, ajo është përgjithësim i përvojës së shumë aktorëve të mëdhenj, të asaj që ata na kanë lënë, të asaj që ne kemi konstatuar vetë, të asaj që ne kemi parë në interpretimin e L.Kovaçit, M.Popit, P. Gjokës, Gj.Karmës, M.Stefës etj., të brezit më të ri N.Frashërit, P.Mimës, N.Lucës, S.Prosit, I.Shytitë (Këtu mund të mos përmend ndoshta shumë aktorë të mirë, mos ma merrni për keq).
Të gjithë aktorët e teatrit tonë kanë qenë e janë të mirë, ky është mendimi im, me tituj e pa tituj, të përmendur e të papërmendur nga kritika, dhe të tillë unë mund t’ju përmend shumë, të kthjelltën Liza Vorfi, të mrekullueshmin Mihal Stefa etj., etj. Kështu pra për të mos dalë nga tema, përvoja e aktorëve më të vjetër, të atij brezi të shokëve të mi që tashmë kanë dalë në pension dhe të atyre me të cilët ju do të luani do të jenë për ju shkolla praktike, pasurimi i mësimeve që keni marrë.
– A interpretohet pa njohur teorinë?
– Sigurisht. Kështu kemi interpretuar ne aktorët e parë të teatrit shqiptar. Dhe jo vetëm pa teorinë e interpretimit, por në ansamblin tonë, pak ishim me shkollë të mesme, pra nuk kishim as një formim të përgjithshëm. Për disa vjet bëmë një përpjekje të madhe për të plotësuar mangësitë në arsimim, më vonë u organizuan kurset e plota, ku mësuam teorinë me disa nga emrat e mëdhenj të regjisurës ruse. Kështu fillimi ynë ishte interpretim pa njohur Stanislavskin, Brehtin, etj., pa përvojën teorike e praktike, duke përjashtuar ata pak aktorë si Loroja, Gjoni, Pjetri që kishin luajtur në Shkodër.
Pra mund të interpretohet sepse mund të ndjesh dhe të shprehësh, kështu është interpretuar edhe pa u shkruar metodat. Por është teoria ajo që të bën të ndërgjegjshëm, të jep eksperiencën e brezave, të ndihmon të kërkosh e të ecësh përpara. Dhe tani mendoj se ka mjaft për të mësuar nga eksperienca jo vetëm e aktorëve të huaj, por edhe e aktorëve tanë.
– Ku janë vështirësitë në interpretim?
– Interpretimi është etapa përfundimtare e një pune të gjatë për zbërthimin e personazhit. Vështirësitë janë të ndryshme por unë po ndalem në vështirësitë që vijnë si rezultat i tekstit, sepse këto janë të shumta dhe të shpeshta dhe, është kjo që sjell edhe mosmarrëveshjet me autorët e dramave. Autori duke i dhënë rëndësi idesë, konfliktit etj., rëndon në kurriz të karakterit, botës së brendshme të personazhit. Aktori duke zbërthyer këtë personazh arrin t’i gjejë të meta edhe serioze atij. Dhe shpesh është tepër e vështirë t’i mbushësh mendjen autorëve, për fjalët e papërshtatshme, të vështira për t’u interpretuar e të pa motivuara që fusin në tekst. Ato janë fjalë boshe që nuk thonë asgjë, nuk ka art në to, janë më të rëndomta se në jetë dhe aktori kërkon më kot mendimet që duhet të dalin, nëntekstin. Sepse fjalët janë mendimi i shprehur dhe i pa shprehur, ato janë veprimi në dramë.
Problemet që lindin midis aktorit e autorit po edhe regjisorit e autorit bëhen seriozisht e të vështira kur autori është një personalitet në letërsi sidomos në dramaturgji, e, pretendon se e njeh dramën.
– Thuhet se momenti i hyrjes në skenë është i vështirë, kjo vështirësi qëndron vetëm për të rinjtë?
– Hyrja në skenë është momenti i vështirë, jo vetëm për të rinjtë. Çdo aktor nuk u shpëton emocioneve të fillimit. Të parën gjë që dua të theksoj është, ajo që ka ndodhur më parë në dramë të përjetohet para hyrjes në skenë dhe, kur hyn në skenë të mos shkëputet prej ngarkesës emocionale të mëparshme. Këtë proces aktori duhet të realizojë sa hyn në skenë. Kështu ai hyn plot, di se pse ka hyrë, ku është, çfarë do të bëjë e çfarë do të thotë. Shpërqendrimi më i vogël në këtë moment sjell shkëputje, sjell mendime të tjera, sjell frikën nga publiku që herë – herë kthehet në panik, pasiguri në vetvete, kontraktim, gjë që do të sillte pasoja të mëdha në interpretim. Aktorët me përvojë këto momente shpërqendrimi i kanë më të vogla sepse ata e zotërojnë veten në çdo çast dhe mund të arrijnë të përqendrohen menjëherë. Kjo ka të bëjë me përvojën skenike. Ushtrimet e “rrethit” të përqendrimit që ju i mësoni tani teorikisht do t’ju hyjnë në punë gjatë gjithë jetës suaj skenike. Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka momenti i hyrjes në skenë saqë mund të varet fati i mbarëvajtjes së gjithë skenës për aktorin dhe partnerët.
– Çfarë do t’u rekomandonit aktorëve të rinj, teknikën apo ndjenjën?
– Art i vërtetë është ai që nuk mashtron dhe kjo në punën tonë fillon nga leximi i tekstit, puna me rolin, e, deri tek grimi. Disa, më të shumtën të rinjtë, sidomos femrat mendojnë se duke bërë një makiazh të bukur dhe duke u veshur në mënyrë të veçantë do të tërheqin vemendjen e publikut. Nganjëherë të këtij mendimi bëhen edhe regjisorët e operatorët. Por kësaj, si çdo anë e jashtme, nuk i duhet dhënë më tepër rëndësi seç ka, ajo që tërheq vëmendjen është interpretimi brenda karakterit të personazhit, sigurisht edhe elementët e tjerë kanë rëndësinë e tyre kur vihen në funksion të rolit. Po kështu edhe në punën me rolin ose gjatë shfaqjeve. E kam thënë edhe herë tjetër se poqese në një moment gjatë interpretimit kam pasur lotë dhe kjo ka pasur reagim e sukses në publik, një natë tjetër mund të mos kem lotë dhe të kem po atë sukses. Atë moment emocional unë nuk e kërkoj teknikisht në kuptimin e artificeve, sepse dua që të jetë i vërtetë edhe për mua. Por kjo, jo duke iu dhënë krejtësisht ndjenjës. Aktori në skenë, sipas individualitetit të tij e shkollës së interpretimit që ndjek, vendos vetë disa raporte në interpretim, midis të qenit në rol, të qenit kritik dhe spektator i vetvetes njëkohësisht. Ai sigurisht nuk mund t’i jepet krejtësisht ndjenjës në interpretim, sepse duhet të jetë i vetëdijshëm në çdo moment për atë që bën e të mos humbasë për asnjë çast kontrollin e vetvetes. Për mua këto raporte janë në mbi 90 % interpretim dhe pjesa tjetër kritikë e spektator.
– Si veproni që emocioni të jetë i njëjtë në çdo shfaqje pavarësisht nga numri i tyre?
– Sigurisht që emocioni nuk mund të jetë i njëjtë nga një shfaqje në tjetrën, por nganjëherë rrezikon që të mos kesh emocionin e duhur në një fragment të caktuar. Eshtë gabim të mendohet se aktori sa më shumë të imitojë me besnikëri shfaqjet e mëparshme aq më mirë ka luajtur. Interpretimi është një gërshetim i të vetëdijshmes me të pavetëdijshmenë e vetë-dijshmja ka teknikën, e pavetëdijshmja ka akumulimin. Unë kam luajtur Loken shumë herë në teatër dhe një nga skenat e vështira ishte ajo ku Lokja vajton, fshehtas nga të tjerët, para trupit të të birit të vrarë. Kjo skenë në film nuk është. Ishte një skenë shumë emocionale për mua e që shkaktonte emocion edhe tek spektatorët. Fillimisht në interpretimet e para emocioni vjen natyrshëm, lehtësisht pa punë të ndërgjegjëshme vjen si një ndjenjë. Në skenë veç emocionit real përdoret edhe kujtesa emocionale e cila vjen në ndihmë kur emocioni zbehet. Pra në interpretim emocioni është emocion i momentit plus kujtesë emocionale dhe kjo duhet të jetë rrjedhë e shfaqjes, se sjellja me forcë e emocionit shkakton kontraktim, kurse kur aktori do ta shtyjë emocionin që e përfshin, atëherë mund të shpër qendrohet dhe emocioni të zhduket. Emocioni vjen me anën e përqendrimit. Varet shumë edhe nga gjendja shpirtërore personale. Duhet zotësi që emocionin ta përsërisësh. Kujtesa emocionale që është rrënjosur thellë në mendje është shumë e gjerë, jo të gjitha të hyjnë në punë atë moment, por ajo duhet ndjellë. Emocioni vjen duke ndjellë ndjenjën. Unë, siç ju thashë, momentin emocional nuk e kërkoj artificialisht, por e ndihmoj që të vijë në kohën e duhur me anë të kujtesës emocionale.
Aktori jo gjithmonë është në formë për të luajtur një rol, herë nuk është mirë fizikisht, herë është i lodhur, ka një dhimbje dhëmballe apo koke, por herë nuk është mirë psikologjikisht, një zënie, një sëmundje, një vdekje. Por atij i duhet të dalë në skenë dhe të interpretojë… Atëherë aktori kërkon të gjitha mjetet e arsenalit aktoresk t’i vërë në punë për të dalë nga situata.
– Në ç’raporte duhet parë logjika e personazhit dhe logjika e aktorit?
– Logjika e personazhit ka të bëjë me formimin, me botkuptimin e tij, me ngjarjet që i ndodhin, me epokën e vendin, me jetën që bën e klasës që i përket, mjedisin që e rrethon, me vetëdijen e cilësitë e tij. Ai vepron në dramë në përputhje me këto, pra me logjikë e sipas karakterit të tij. Në jetën skenike aktorit mund t’i qëllojë të interpretojë ndonjë personazh të ngjashëm me veten, por në të shumtën e rasteve do të ndodhi e kundërta. Ai nuk mund ti kanalizojë këta brenda karakterit të tij, se pastaj i thonë “të luash veten”. Ai mendon, vepron, e jeton në skenë si personazhi. Aktori duhet të besojë, t’i mbushë mendjen vetes se personazhi është ai, që, ka të drejtë dhe të mbrojë me forcë mendimin e tij. Aktori duhet të pyesë veten se çfarë do të bënte personazhi me atë botëkuptim në ato rrethana në atë periudhë historike! Pra logjika e aktorit udhëhiqet prej logjikës së personazhit.
– Në ç’raport është shkolla me talentin?
– Ashtu siç e kuptoj unë, shkolla, studentit nuk i jep talentin, por ia zgjon e zhvillon atë dhe i heq manierat, e mëson ta kontrollojë talentin, të ndërgjegjësohet për atë që bën, i mëson teknikën profesionale, i jep eksperiencën e brezave.
– Cili mendoni se duhet të jetë raporti regjisor-aktor?
– Aktorë të ndryshëm i japin rëndësi të ndryshme punës së një regjisori në një dramë a film. Unë mendoj se nuk është fjala regjisor që përmban rëndësinë, por se çfarë regjisori është. Për raportin regjisor-aktor, unë besoj nuk do t’ju them ndonjë gjë që nuk e dini, dikur dramat janë vënë në skenë pa regjisorë, më vonë ky doli i nevojshëm. Nganjëherë mendon të bësh diçka dhe del jo ajo që mendon. Këtë e ndjen ndoshta edhe vetë, por nuk e ke aq të qartë sa ç’e ka regjisori. Ai është një lloj dirigjenti që drejton një orkestër me disa solistë. Ai është një mjek që duhet të diagnostikojë. Ai analizon e zbërthen, kontrollon në përgjithësi e në detaje, diskuton e parashtron, tregon çfarë mungon që të realizohet si duhet. Aktori me eksperiencë është si të thuash mjek i vetvetes, atij i duhet pasqyra për t’u parë, e këtë e bëjnë edhe partnerët kur edhe këta janë me eksperiencë. Sigurisht më e mira është kur regjisori dhe aktorët janë me eksperiencë, por ndodh që një ansambël me aktorë me përvojë të drejtohet nga një regjisor pa eksperiencë e nganjëherë këta qëllojnë edhe mendjemëdhenj e fodullë, të cilët nuk dinë se ç’kërkojnë e mbërrijnë deri aty sa t’i monstrojnë aktorit, duke i treguar si duhet interpretuar. Rezultati shihet praktikisht në disa drama e në mjaft filma të dobët.
– A ju pëlqen kinematografia, e ç’vend zë tek ju?
– Unë jam aktore e teatrit dhe si të gjithë aktorët jam aktivizuar edhe në film, bile që në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” e pastaj tek “Tana”, së bashku me Loro Kovaçin, Tinka Kurtin, Naim Frashërin etj. Filmi për mua është një gjini tjetër me specifikat e veta edhe në interpretimin aktorial. Aty nuk ke një spektator të radhës së fundit si në shfaqje që të sheh e dëgjon, kamera është spektatori yt. Mungon edhe rrjedhshmëria e kronologjizmi, mungon dhe spektatori me reagimin e tij, me pëshpëritjen e heshtjen e tij, me duartrokitjen. Për një aktor të teatrit filmi është i bukur por skena është shtëpia e tij.
Aktorja e famshme, Gwyneth Paltrow, ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar së fundmi një video në “Instagram”, ku shfaqet duke përgatitur mëngjesin në mënyrë mjaft të pazakontë, pa veshur një bluzë.52-vjeçarja e ka bërë këtë postim të shtunën dhe në videon në fjalë shfaqet në kuzhinën e saj, e veshur vetëm me një palë pantallona të shkurta të bardha.
Ajo e ka vendosur kamerën në mënyrë që t’a tregojë atë vetëm me kurriz. Aktorja përgatit një pjatë të pasur me proteina që e quan “boyfriend breakfast” (mëngjes për të dashurin), e frymëzuar nga kuzhina toskane.
“Një pjatë me shumë proteina, e frymëzuar nga Toskana, me salçiçe vendase, fasule të bardha, spinaq, domate qershi dhe vezë natyrale”,shkroi aktorja e famshme në përshkrimin e videos.
Publicisti i Mahaffey konfirmoi për The Hollywood Reporter se ajo vdiq në Kaliforni të premten pasi u diagnostikua me kancer.
Në një deklaratë të dhënë për Variety, bashkëshorti i Mahaffey, Joseph Kell, tha se kishte “humbur dashurinë e jetës sime dhe Amerika ka humbur një nga aktoret e saj më tërheqëse”. “Ajo do të na mungojë,” tha ai.
Në Facebook, vajza e çiftit, Alice, shkroi: “Nuk kam fjalë për të thënë tani. Kanceri është i tmerrshëm. Do të të kërkoj në të gjitha momentet e bukura të jetës. E di që aty do të jesh.”
Në vitin 1992, Mahaffey fitoi një çmim Emmy nëpër Aktoren më të Mirë në një Serial Drama për portretizimin e saj të Evës në komedinë e errët amerikane Northern Exposure.
Ajo ishte e njohur për punën e saj në seriale televizive, duke përfshirë “Desperate Housewives”, “Young Sheldon” dhe “Big Sky”.
Millena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it “Sintonia”, ka ndërruar jetë të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj.
11-vjeçarja përjetoi dhimbje të forta koke të mërkurën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dyditore, Millena pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte.
“Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë”, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1.
Alexandra Fröhlich, shkrimtarja e njohur gjermane, është gjetur e pajetë të martën në mëngjes në një varkë pranë shtëpisë së saj, në bregun Holzhafen të lumit Elba, në distriktin Moorfleet të Gjermanisë. Ajo ishte 58 vjeç dhe romanet e saj janë ndër më të shiturat në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, trupi i Fröhlich u gjet nga djali i saj, i cili e zbuloi atë mëngjesin e 27 prillit. Policia ka nisur hetimet për vrasje dhe ka njoftuar se hetuesit po kërkojnë të dyshuarit e mundshëm. Dyshimet fillestare lidhen me mundësinë që vrasësi mund të ketë qenë i njohur për shkrimtaren.
Sipas autoriteteve, ajo besohet se ka ndërruar jetë midis mesnatës dhe orës 5:30 të mëngjesit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ky krim të ketë pasur një lidhje personale me viktimën.
“Sipas informacioneve aktuale, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në skafin e saj dhe lajmëruan brigadën e zjarrfikëses, e cila ishte në gjendje vetëm të konfirmonte vdekjen e gruas”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale. Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese tani besojnë se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës”, thuhet në njoftim.
Një tjetër pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare, është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.
Lajmin e trishtë e ka dhënë pasditen e kësaj të marte gazetari vlonjat, Ergys Alushi, i cili ka njoftuar se aktorja e cila sfidoi kohën ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë kështu në dhimbje familjarët, qytetarët e Vlorës, por dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndoqën artin e saj.
“Ndahet nga jeta Meliha Ferra.Një nga themelueset e estradës profesioniste të Vlorës. Një nga aktoret e shfaqjes së parë të estradës “Kalon turjela nëpër bucela”. Një nga vajzat e para të Vlorës që theu paragjykimet e kohës duke u aktivizuar dhe luajtur në skenën e teatrit të qytetit. Meliha Ferra ishte bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Myqerem Ferra, duke krijuar së bashku një çift simpatik për publikun vlonjat. Vlora humbi sot një figurë ikonike të historisë së saj, artistike e qytetare”, shkruan gazetari.
Meliha ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.
Mehila Ferra, arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve.
Përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, formuan çiftin simpatik, të cilët u dhuruan shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahet homazhet për ndarjen nga jetë të aktores së njohur shqiptare, Margarita Xhepa. Pak minuta më parë ka folur i biri i saj, aktori Ndriçim Xhepa, i cili ka thënë se e ëma e tij e mbylli ashtu siç e donte Zoti. Ai ka thënë gjithashtu se […]
Aktorja argjentinase Laura Vignatti ka ndarë historinë e saj tronditëse të dhunës në familje, dy vite pas arratisjes nga ish-partneri abuzues. Në një postim në rrjetet sociale, ajo u bëri thirrje grave të denoncojnë dhunën dhe të gjejnë forcën për të shpëtuar nga “ferri” që përjetojnë.
“Kanë kaluar 2 vjet, 2 muaj dhe 14 ditë që kur u largova nga ai makth. Isha e dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ekonomikisht. E privuar nga liria, me hundë të thyer, brinjë të çara dhe trup të dobësuar nga humbja e mbi 12 kg. Ndihesha si një zombi…”, rrëfeu ajo.
Me këtë rrëfim të dhimbshëm, Vignatti synon të japë forcë dhe shpresë për gratë që kalojnë situata të ngjashme, duke i inkurajuar të kthejnë horrorin e tyre në një histori mbijetese.
Sot janë bërë 74 vite nga lindja e artistes shqiptare, Hajrie Rondo.
Artistja lindi më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë ku edhe mori formimin bazë. Largohet në Qytetin e Fierit ku pas përfundimit të studimeve në “Institutin e Lartë të Arteve” për aktore ajo do të emërohej pranë teatrit të këtij qyteti ku edhe do të zhvillonte karrierën e saj të gjatë.
Në karrierën e saj shumë vjeçare, artistja për shkak të talentit të saj të rrallë arriti të lëvronte në të gjitha zhanret e artit skenik. Gjithashtu artistja njihet edhe për një numër të konsiderueshëm të roleve të saj që i arriti në kinematografi. Edhe sot e kësaj dite artistja identifikohet më rolin e saj brilant që ka realizuar në filmin artistik “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” që tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e kinemasë shqiptare.
Përveçse një aktore brilante artistja ka mbajtur edhe funksionin e drejtoreshës së teatrit të Fierit, që në periudhën kua ajo shërbeu u zhvilluan shumë aktivitete dhe festivale të rëndësishme.
Disa nga rrolet e saj më të rëndësishëm janë:
Mara, Vëllezër dhe shokë 1980
Xifja, Agimet e stinës së madhe 1981
Lima, Nëntori i dytë 1982
Tana, Përrallë nga e kaluara 1987
Pesha e kohës, 1988
Ne dhe Lenini 2009
Semihaja, Ballkan Pazar 2011 dhe shumë e shumë role të tjerë.
Në maj 2015 Hajrie Rondo rikthehet sërish në skenë në shfaqjen “Seks vetëm për festa” dhe më filmin “Buka” interpretime të cilat i realizoj pas një pauze disa vjeçare që ajo bëri për shkak të një beteje që fitoj me një sëmundje të rëndë. Ajo ndahet nga jeta më 9 shtator të vitit 2017./ KultPlus.com
Eva Grimaldi ka ndarë për herë të parë, gjatë një intervistepër “Verissimo”, një moment tejet të dhimbshëm në jetën e saj. Rreth të 30-tave, aktorja zgjodhi të mos e vazhdonte shtatzëninë: “Abortova, ishte e rëndësishme për mua të vazhdoja karrierën. Nuk ndihesha gati të bëja një fëmijë”.
Duke menduar sërish për atë zgjedhje, Grimaldi nuk e fsheh keqardhjen dhe hidhërimin që iu desh të bënte një zgjedhje kaq të vështirë. “Ndonjëherë gratë, ndoshta në fillim të karrierës së tyre, e gjejnë veten duke u detyruar të zgjedhin,” shpjegoi ajo. “Unë do të doja t’u thoja ” zgjidhni jetën”.
Aktorja ka treguar gjithashtu se këtë vendim e ka marrë pa përfshirë babain e fëmijës, një koleg me të cilin ka pasur një lidhje të shkurtër. “Nuk doja të përfitoja nga emri i tij”, tha ajo, duke theksuar se ishte një zgjedhje që e bëri vetë.
Vite më vonë, gjatë martesës me Fabrizio Ambroso, me të cilin ishte e martuar nga viti 2006 deri në 2010, Grimaldi ndjeu dëshirën për t’u bërë nënë, e cila megjithatë mbeti vetëm e tillë:
“Kur përpiqesha të bëja një fëmijë, gjithmonë mendoja ‘më është dhënë mundësia një herë, por jo herën e dytë’”.
Aktorja koreano-jugore Kim Sae-ron është gjetur e vdekur në Seul, raporton ‘BBC‘.
24-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj në lagjen Seongsu-dong nga një mik i saj. Oficerët thanë se nuk ishin gjetur shenja në trupin e saj, e se tani po hetojnë shkakun e vdekjes.
Kim filloi karrierën e saj si një aktore kur ishte fëmijë dhe u pa si një nga aktoret e reja më premtuese të Koresë së Jugut.
E lindur në Seul në vitin 2000, ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin e vitit 2009, A Brand New Life – i cili e pa atë të shfaqej në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo vazhdoi të luajë në filmin me fitim më të madh të Koresë së Jugut të vitit 2010, ‘The Man from askhere’ dhe thrillerit të vitit 2012, The Neighbour, për të cilin ajo mori njohjen e çmimit.
Role të tjerë të dukshëm përfshijnë filmin e vitit 2014 A Girl at My Door dhe role televizive si Mirror of the Witch në 2016. Aktorja u tërhoq kryesisht nga syri i publikut në vitin 2022 për shkak të një incidenti me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, për të cilin u gjobit me 20 milionë nënë (11,000 £) në prill 2023.
Roli i fundit i Kim ishte në dramën koreane të vitit 2023 të Netflix, Bloodhounds. Variety raportoi se pjesa më e madhe e rolit të saj u modifikua për shkak të incidentit me makinë.
Aktorja Lee Ju-sel, e njohur për rolin e saj në serialin hit të Netflix, “Squid Game”, ka vdekur disa muaj pasi u diagnostikua me kancer në stomak. Ajo ishte 80 vjeç.
Aktorja koreano-jugore vdiq më 2 shkurt në shtëpinë e familjes së saj në qytetin Uijeongbu, raporton gazeta koreane The Chosun Ilbo. Në sezonin e dytë të “Squid Game”, ajo luajti Park Mal-sun, nënën e Hwang Jun-ho.
E lindur në vitin 1944, Lee filloi karrierën e saj të aktrimit në vitet 1960 me role në shfaqje skenike dhe si aktore zëri, përpara se të merrte një varg rolesh në K-drama.
Ajo u bë e famshme nga dramat koreane.
Përveç paraqitjes në serialin “Squid Game”, ajo luajti gjithashtu në thrillerin me zombie të vitit 2016 Train to Busan, rolin e znj. Woo, gjyshen e protagonistit Seok-woo. Ajo gjithashtu kishte një rol të gjatë në dramën “K The Uncanni Counter”.
Kur ishte në të pesëdhjetat, ajo u diagnostikua me kancer në gji, por arriti të shërohej.
Nuk dihet ende nëse Lee do të shfaqet në sezonin e tretë dhe të fundit të “Squid Game”, i cili është planifikuar të transmetohet në qershor të këtij viti./abcnews.al
Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “Squid Game”, pati një karrierë të gjatë në aktrim.
Në serialin e Netflix, Lee Joo-sil luajti Park Mal Soon, nëna e Hwang Jun-ho (Wi Ha-joon) dhe njerka e Front Man (Lee Byung-hun). Aktorja u shfaq në episodet e para të sezonit të dytë, i cili u publikua dhjetorin e kaluar.
Sipas raportimeve, Lee Joo-sil ishte duke luftuar me kancerin në stomak gjatë muajve të fundit. Në të kaluarën kishte marrë pjesë edhe në filmin e suksesshëm “Trein to Busan” (2016), si dhe në serialin dramatik “The Uncanny Counter”.
Mediat koreane raportojnë se ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 1993 dhe pavarësisht parashikimeve të tmerrshme të mjekëve, ajo arriti të mbijetojë. Në vitin 2023, ajo deklaroi: “Ne të gjithë bëhemi më të fortë kur përballemi me një krizë. Nëse heq dorë nga gjithçka, bëhesh i pafuqishëm”.
Lee Joo-sil ka lindur në vitin 1944 dhe ka filluar karrierën e saj të aktrimit në vitin 1964. Varrimi i saj do të bëhet më 5 shkurt.
E ftuara e radhës në emisionin ‘Pas Mesnate’ është aktorja e shumë roleve, Anila Bisha. Ajo ka rrëfyer se si nisi karriera e saj, që në moshë të vogël, kur erdhi nga Shkodra në Kinostudio.
“Karriera ime nisi krejt rastësisht, një mikesha e familjes sonë që ishte regjisore montazhi në Kinostudio, donte një vajzë të re, pasi filmi nuk kishte femra. Edhe vjen në shtëpi, ta marrim Anilën. Kisha frikë se isha 14 vjeç dhe si do ikja. Po nga që ishte ajo mikesha e familjes, kisha një lloj sigurie, më mori nga Shkodra”, zbuloi Anila.
Më tej, ajo u ndal dhe te aktoret që e kanë frymëzuar dhe janë më të preferuarat e saj. Anila veçoi nga shqiptaret Roza Anagnostin, Tinka Kurtin dhe Margarita Xhepën, ndërsa nga të huajat Meryl Streep.
“Aktoret shqiptare që më kanë frymëzuar, sigurisht aktoret e viteve 70-80, Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, pastaj vinin aktoret më të reja si Pavlina Mani, deri tek këto më të rejat, Matilda Makoçi, Elvira Diamanti, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, tashmë jemi dhe mikesha prej vitesh.
Ndërsa, nga aktoret e huaja të vetmen që unë e veçoj nga të gjitha është Meryl Streep, për ngjyrat që ajo sjell në ekran, në kinema, është më e mira besoj. Ka dhe aktore të tjera të mira, madje dhe ato që dikur janë mbajtur si ikona bukurie, me kalimin e viteve janë zhvilluar, siç është Nicole Kidman, ka bërë role të jashtëzakonshme”, shtoi aktorja./abcnews.al
Aktorja dhe këngëtarja e njohur Dalyce Curry, e njohur për rolin në filmin “The Blues Brothers”, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare si pasojë e zjarrit që shpërtheu në Los Angeles.
Zyra e Mjekësisë Ligjore të Los Angeles konfirmoi vdekjen e saj të dielën, duke zbuluar se mbetjet e saj u gjetën në shtëpinë e shkatërruar plotësisht nga flakët.
Curry, e njohur me emrin “Momma D” nga familja, ishte parë për herë të fundit të martën nga mbesa e saj, Dalyce Kelley. Kelley, e cila ishte gjithashtu kujdestare e pjeshme e Curry-t, e kishte lënë atë në shtëpinë e saj në Altadena, në Kaliforni, një nga zonat më të goditura nga zjarri në Eaton.
Edhe pse zjarri kishte shpërthyer vetëm disa orë më parë, Kelley nuk besonte se flakët do të përhapeshin kaq shpejt dhe do të kishin pasoja kaq shkatërruese. Pas marrjes së një njoftimi përmes mesazhit që e informonte për ndërprerjen e energjisë elektrike në shtëpinë e Curry-t, ajo shkoi për ta kontrolluar.
Megjithatë, kur arriti në lagjen e “Momma D” në Altadena, ishte shumë vonë. Një oficer i forcave të rendit i tha Kelleyt: “Më vjen keq, prona e gjyshes suaj është shkatërruar. Është djegur krejtësisht.”
Ai i sugjeroi Kelleyt që të shkonte në Qendrën Civile në Pasadena, ku banorët e shpërngulur ishin strehuar për shkak të flakëve.
Pas asaj nate, Kelley dhe familja e Curry-t filluan të frikësoheshin se mund të kishte ndodhur më e keqja. Ata arritën të vizitonin atë që kishte mbetur nga shtëpia e gjyshes të premten, me ndihmën e Gardës Kombëtare që i shoqëroi deri në vendin e shkatërruar.
“Gjithçka ishte shkatërruar, përveç Cadillac-it të saj të kaltër,” tha Kelley për ABC7.
Pjesë e “Hollyëood”-it që në vitet 1950, Curry ka pasur një karrierë të gjatë si aktore duke luajtur në filma të njohur si The Ten Commandments, The Blues Brothers, dhe Lady Sings the Blues.
“Pavarësisht moshës, ajo ishte shumë aktive, nuk do të mendonit që ishte 95 vjeç,” tha një nga mbesat e Curry-t, Loree Beamer-Ëilkinson.
Si pasojë e zjarreve, që shpërthyen javën e kaluar në Los Angeles, numri i viktimave ka arritur të paktën 24 persona, ndërsa pothuajse 200,000 njerëz janë shpërngulur.
Kur Demi Moore u ngjit në skenën e Golden Globes 2025 për të pranuar çmimin si Aktorja më e Mirë në Film – Muzikal ose Komedi për rolin e saj në The Substance, ajo e filloi fjalimin e saj me një moment emocional. Ajo ndau një histori personale, duke përmendur se, para se të fitonte rolin në këtë film, kishte filluar të besonte se ishte vetëm një “aktore kokoshkash,” një mendim që një producent i kishte thënë dikur. Megjithatë, luajtja e Elisabeth Sparkle në dramën horror të përshkruar si “magjike, të guximshme, të paharrueshme, absolutisht mashtruese”, i dha Moore mundësinë të riinterpretojë veten dhe ta ndihmonte të besonte më shumë në integritetin dhe dashurinë që e udhëhoqën atë.
Këto komente u pasqyruan nga fjalët që Moore kishte ndarë më herët në kopertinën e saj për ELLE US në nëntor 2024, ku ajo u nderua si një nga Gratë e ELLE në Hollywood. Ajo shpjegoi se gjatë karrierës kishte ndryshuar trupin e saj për të përshtatur rolet, dhe ndonëse ndoshta nuk ishte gjithmonë e vetëdijshme për këtë, ajo gjithmonë kishte kërkuar mundësinë për të gjetur paqe dhe dashuri për veten. “Dhe kur e gjeta këtë,” tha Moore, “ishte vetëm duke u dorëzuar me të vërtetë dhe duke hequr dorë nga ajo që do të dukej jashtë.”
Fjalimi:
Oh wow. Me të vërtetë nuk e prisja këtë. Jam thjesht në shok tani.
Unë e kam bërë këtë për një kohë të gjatë, mbi 45 vjet, dhe kjo është hera e parë që kam fituar diçka si aktor. Dhe unë jam shumë i përulur dhe kaq mirënjohës.
Tridhjetë vjet më parë, kisha një producent që më tha se isha një “aktore kokoshkash” dhe, në atë kohë, e bëra që kjo të thoshte se ky [çmim] nuk ishte diçka që më lejohej ta kisha. Se mund të bëja filma që ishin të suksesshëm, që fituan shumë para, por që nuk mund të më pranonin, dhe bleva dhe e besoja këtë.
Dhe kjo më gërryente me kalimin e kohës, deri në atë pikë sa mendova, disa vite më parë, se ndoshta kjo ishte ajo. Ndoshta isha i kompletuar. Ndoshta do ta bëja—kisha bërë atë që duhej të bëja.
Dhe ndërsa isha në një pikë të ulët, pata këtë skenar magjik, të guximshëm, të guximshëm, jashtë kutisë, absolutisht befasues, që më erdhi në tryezën time të quajtur The Substance . Dhe universi më tha që nuk ke mbaruar. Dhe unë i jam shumë mirënjohës [regjisores] Coralie [Fargeat] që më besoi mua për të luajtur dhe luajtur këtë grua. Margaret [Qualley], për të qenë gjysma tjetër e imja pa të cilën nuk mund të kisha bërë, që më shikonte. Për njerëzit që kanë qenë me mua për më shumë se 30 vjet…të gjithë njerëzit që më qëndruan pranë, veçanërisht njerëzit që kanë besuar në mua kur unë nuk kam besuar në veten time.
Dhe unë do t’ju lë vetëm me një gjë që mendoj se ky film po jep është: Në ato momente kur ne mendojmë se nuk jemi mjaft të zgjuar ose mjaftueshëm të bukur, ose mjaft të dobët ose mjaft të suksesshëm, ose në thelb thjesht jo mjaftueshëm. Kisha një grua që më tha: ‘Vetëm dije, nuk do të mjaftohesh kurrë. Por ju mund ta dini vlerën e vlerës suaj nëse thjesht vendosni shkopin matëse.’
Dhe kështu sot e festoj këtë si një shënues të tërësisë sime dhe të dashurisë që më shtyn dhe për dhuratën e të bërit diçka që dua dhe të kujtohem se i përkas. Faleminderit shumë.’