Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë!

By: D Marku
29 July 2025 at 19:53

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për jetën e saj pas daljes nga formati dhe planet që ka për të ardhmen, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.

E pyetur nga moderatori nëse mendon të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë, Amber u tregua e sinqertë, duke theksuar se ndonëse nuk e përjashton mundësinë e një bashkëjetese, nuk është gati për të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe si rritja e një fëmije vetëm.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: A do të krijosh një familje, të kesh fëmijë?

Amber: Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time. Absolutisht nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe, nuk mendoj të adoptoj… Më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë e me baba, natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë. Në këtë jetë ne nuk do të thotë që t’i bëjmë të gjitha dhe të marrim përsipër gjëra që mund të mos i bëjmë dot dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.
Ronaldo: Mendon për pasojat që mund të ketë tek fëmija?

Amber: Absolutisht që po.

Ronaldo: E lidh këtë me mentalitetin shqiptar?

Amber: Jo, sepse nëse unë do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam. Por ai fëmija, duhet të rritet me një nënë e baba natyral dhe duhet të ketë një jetë të lumtur e të mos ketë trauma.

The post Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë! appeared first on Albeu.com.

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm e duhet të rriten nga dy prindër të pranuar nga shoqëria

By: M C
29 July 2025 at 17:28

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të jetës së saj.

Ajo ka folur në lidhje me një teme shumë delikate që shpesh e kanë pyetur, a do të bëhet nënë, të ketë fëmijë?

Së fundmi ajo është përgjigjur hapur duke treguar me sinqeritet që nuk dëshiron të ketë fëmijë. Sipas saj, një fëmijë duhet të rritet në një ambient të shëndetshëm emocionalisht, nga dy prindër që janë të gatshëm dhe të pranuar nga shoqëria dhe familja.

Ajo shton se trauma që ka përjetuar vetë nuk dëshiron t’ia transmetojë një fëmije të pafajshëm dhe se vendimi për të mos u bërë nënë vjen si rezultat i reflektimit të thellë mbi atë që ajo ka përjetuar dhe çfarë mund të ofrojë si prind.

Më herët Amber ka treguar vështirësisitë që ka kaluar që vendimi për të dnryshuar gjini, mos pranimi nga prindërit, motrat dhe vëllëzirit,

Amber tregon me dhimbje se për shkak të kësaj situate nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e babait dhe e ka vizituar varrin vetëm pas ceremonisë.

The post Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm e duhet të rriten nga dy prindër të pranuar nga shoqëria appeared first on Albeu.com.

“Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova…

By: D Marku
29 July 2025 at 16:38

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka treguar për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhëniet me ish-banorët.

Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal te fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

“Kush është ky, Frederik Ndoci?”.

Pjesë nga intervsita:

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn te këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

The post “Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova… appeared first on Albeu.com.

Amber i përgjigjet komentit transfobik “femër lind, nuk bëhesh”: Feminitetin nuk ia kam vjedhur askujt

18 July 2025 at 12:32

Amber Candy, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale pas një komenti transfobik që i ishte bërë nga një grua.

Në një Instastory, ajo tha se i ishte thënë: “Femër lind, nuk bëhesh”, një fjali që, sipas saj, i kishte prishur mëngjesin.

“E para, unë feminilitetin nuk ia kam vjedhur asnjë femre në rruzullin tokësor”, tha Amber. “E dyta, e thënë nga një femër është e shëmtuar”.

Foto: Screenshot

Dhe e treta, nëse kjo femër mendon kështu, mund të sjellë burrin e saj, ta takoj. Dhe nëse burri i saj nuk do të kthehet më në shtëpi, unë do të bëhem prapë burrë”, shtoi ajo me ironi.

Gjatë kohës në BBVA, Amber ka rrëfyer publikisht sfidat e tranzicionit të saj gjinor, përfshirë prishjen e marrëdhënieve me familjen dhe humbjen e babait, i cili ndërroi jetë pas një diagnoze me kancer.

Ajo ka treguar se vendimi për të ndjekur identitetin e saj i kushtoi jo vetëm raportet familjare, por edhe biznesin që kishte në Shqipëri.

Amber ka deklaruar se babai i saj nuk arriti ta pranonte plotësisht përpara se të ndahej nga jeta, një humbje që ajo e përshkroi si “dhimbjen më të madhe të jetës”. /Telegrafi/

 

The post Amber i përgjigjet komentit transfobik “femër lind, nuk bëhesh”: Feminitetin nuk ia kam vjedhur askujt appeared first on Telegrafi.

Ankth dhe trauma – si mori vendimin për të ndryshuar gjininë Amber?

18 May 2025 at 22:20

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka folur rreth fëmijërisë së saj në “S’e luan topi”.

Ajo u shpreh se është ndjerë vajzë që në fëmijëri, e më pas ka ardhur ndryshimi i gjinisë.

“Të rritesh si artist është një gjë shumë e madhe. Unë ndihesha ndryshe. Jam ndjerë ndryshe për faktin se gjithmonë isha një femër brenda vetes, është shumë e dhimbshme ta mendosh dhe përjetosh që ti nuk e gëzon dot të drejtën për të qenë një femër. Detyrimisht për sytë e njerëzve detyrohesh të bësh veprime çunash”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Një femër dhe një vajzë nuk e bën fustani, por femiliteti. Unë e kisha këtë, nuk e fshihja dot. Më paragjykonin, kam qenë një ndër të parat që kam thyer akullin dhe e kam bërë. Më dhemb pjesa pse nuk e bëra këtë ndryshim më parë”.

“Grupit tim të shoqërisë ia kisha thënë, ata që ishin të emancipuar më donin dhe pranonin. Unë nuk ia kam pohuar kurrë me gojë familjes sime. Absolutisht familjen time nuk kam dashur ta lëndoj dhe vë në pozita të vështira. Ndërsa unë isha ashtu siç isha, ky nuk ishte faji i familjes dhe as i imi”, tha Amber mes tjerash.

Amber mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

E njëjta u pëlqye tejet shumë nga publiku për lojën që krijoi duke bërë për vete shumë njerëz. /Telegrafi/

The post Ankth dhe trauma – si mori vendimin për të ndryshuar gjininë Amber? appeared first on Telegrafi.

“Ai dhe Egli s’janë çift”/ Amber: Gjesti i hoqi emocionin shtëpisë së BBV

By: M C
17 May 2025 at 20:44

Amber Candy, ka folur në “Se luan topi”, për fituesin e BBV, Gjestin. Amber e cilëson atë si të shkëputur nga çdo lidhje me banorët e tjerë, duke shtuar se kjo sjellje nuk e ka habitur aspak:

“Gjesti nuk bëhet me asnjë banor që ka dalë që aty… Madje as me Eglin.”

Deklarata më e fortë e saj lidhet me raportin e përfolur mes Gjestit dhe Eglit, për të cilin Amber është kategorike:

“Jo, nuk janë një çift. Në atë shtëpi nuk kishte dashuri. Tek asnjë. Dashuria është gjë e madhe. Dashuria jetohet, shijohet. Gjërat është mirë që të vijnë natyrshëm.”

Sipas saj, Gjesti ishte ai që i hoqi shtëpisë më të madhe të Shqipërisë emocionin dhe ndjeshmërinë që ky format ka pasur gjithmonë:

“E fitoi BBV, është një njeri i klikuar, por që i hoqi emocionin dhe i hoqi realitetin.”

The post “Ai dhe Egli s’janë çift”/ Amber: Gjesti i hoqi emocionin shtëpisë së BBV appeared first on Albeu.com.

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

By: Ela
17 May 2025 at 21:56

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka folur rreth fëmijërisë së saj në “Goca dhe Gra”. Ajo u shpreh se është ndjerë vajzë që në fëmijëri, e më pas ka ardhur ndryshimi i gjinisë. “Të rritesh si artist është një gjë shumë e madhe. Unë ndihesha ndryshe. Jam ndjerë ndryshe për faktin se gjithmonë […]

The post “Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait appeared first on BoldNews.al.

Amber i futet muzikës? Ledion Liço zbulon të vërtetën për ish-banoren

By: M C
8 April 2025 at 23:10

Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” do të zhvillohet më 19 prill, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme moderatori i spektaklit, Ledion Liço njoftoi se të martën nuk do të transmetohet emisioni.

Por, surpriza nuk ishte kjo, në fjalën e tij Liço shprehu se një nga ish banorët që nuk ka kënduar më parë, do të këndojë në BBV.

Ndërsa më vonë shprehet se për shkak që emisioni nuk do të transmetohet të martën, zbuloi emrin e ish banores që do të këndoi në emisionin e fundit të “Fun Club” dhe ajo është Amber.

Më parë Amber ka shprehur se një ndër ëndrrat e saj është të bëjë këngë, pasi sipas saj ajo ka talent në këtë fushë dhe mesa duket Vëllai i Madh do ia bëjë realitet.

The post Amber i futet muzikës? Ledion Liço zbulon të vërtetën për ish-banoren appeared first on Albeu.com.

Vushtrria mes frikës dhe pasigurisë: Vrasjet që tronditën banorët

25 March 2025 at 17:41

Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse.

“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini.

Nëna e tij 42 vjeçe u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten.

Më pak se 24 orë më herët, Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit.

Për të dyja rastet, autoritetet thonë se janë duke kryer hetime e duke mbledhur prova, por për Alaudinin dhimbja është e padurueshme.
Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”, thotë ai.

Me babanë dhe dy motrat më të vogla, Alaudini e gjen veten në një realitet të ri e të papritur. “Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë ai, pa dashur të flasë më gjatë.

Më pak se 15 kilometra larg fshatit të tij, brenda në qytetin e Vushtrrisë, banorët dëgjuan për këtë rast, ende pa u këndellur nga vrasja e 19-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i dyshuar.

Krejt qyteti është në panik”, thotë Hazir Shabani.

“Të ndodhin këto gjëra në muajin e shenjtë të Ramazanit, është katastrofale”, shprehet ky vushtrrias.

“Qyteti është shumë, shumë i zymtë” edhe për bashkëvendësen e tij, Advie Magjuni.

“Vrasje andej e këndej. Nuk besoj se jemi shumë të sigurt. Fëmijët të bartin armë? Kjo është katastrofë”, thotë 56-vjeçarja.

Një pjesë të përgjegjësisë, ajo e drejton edhe tek institucionet e shtetit, duke thënë se policia duhet të jetë më e organizuar dhe më e pranishme, sidomos në rrugët e lagjet që frekuentohen më shumë.

Këtë mendim ndan edhe Nexhmedin Hyseni, 65 vjeç.

“Duhet të ketë policë civilë më shumë, jo në uniformë”, thotë ai, duke bërë me gisht nga një rrugë e qytetit e mbushur me kafene.

Hyseni thotë se i rastis shpesh të shohë grupe të rinjsh, që grinden në publik apo shtyhen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se edukata familjare duhet të jetë e tillë që ata të ruajnë vetëkontrollin dhe të kuptojnë se “vrasja nuk është kurrë zgjidhje”.

“Prindërit kanë faj” edhe sipas Qëndrim Zymberit. “Shumë prej tyre i lënë fëmijët pas dore”, thotë ai.

Zymberi është kushëri i 19-vjeçarit të vrarë dhe thotë se ndihet i tmerruar.

“Secilin qytetar që ta pyesësh, ndihet kështu”, thotë ai.

Luljeta Merovci, e cila punon si mësimdhënëse në një shkollë të Vushtrrisë, e konfirmon këtë.

“Nuk duhet pritur të ndodhë diçka dhe pastaj të na hapen sytë. Kjo është pasiguri”, shprehet ajo.

Faktorët që çojnë në vrasje

Komuna e Vushtrrisë, me mbi 61.000 banorë, gjendet në pjesën verilindore të Kosovës.

Shifra konkrete se sa është shkalla e papunësisë atje nuk ka, por ajo që vërehet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës është se, në mesin e 38 komunave sa ka vendi, Vushtrria është e dyta – pas Mitrovicës së Veriut – me numrin më të madh të familjeve në asistencë sociale.

Në janar, 1.080 familje nga kjo komunë përfituan nga skema e ndihmës sociale, për dallim prej komunave të tjera, ku kjo shifër ishte nën 1.000.

Për sociologët, situata ekonomike dhe sociale është në mesin e disa faktorëve që çojnë në reagime të dhunshme si vrasja.

Të tjerët përfshijnë margjinalizimin social, depresionin kolektiv, qërimin e hesapeve, xhelozinë, stresin post-traumatik…

“Shqetësues është fakti se në mjediset sociale të Kosovës po krijohet një klimë dhune, që, fatkeqësisht, rezulton me viktima”, thotë Fredi Kamberi, ligjërues i Sociologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

“Në kontekstin social, një shoqëri që toleron dhunën, krimin dhe problemet devijante, bëhet apriori pjesë e këtyre dukurive negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Parandalimi i dhunës, sipas sociologut, është përgjegjësi e të gjithëve – nga individët deri tek institucionet.

Ai rekomandon që shoqëria të jetë më aktive dhe t’i njoftojë organet e sigurisë për çdo problem.

“Nëse vazhdohet me këtë trend, do të kemi pasoja të mëdha dhe probleme të mëdha me sigurinë, të cilat mund të shndërrohen në normë sociale”, sipas Kamberit.

Të dhënat nga Policia e Kosovës tregojnë se numri i vrasjeve në Kosovë në vitin 2024 ishte 17, ndërsa në vitin 2023 ishte 29.

Me Ligjin për armët në Kosovë, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës.

Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale.

“Duhet ndërgjegjësim më i madh për armët”

Për ekspertin e sigurisë, Valdet Hoxha, numri i vrasjeve tregon se çështja e armëve është bërë alarmante dhe kërkon vëmendje maksimale nga institucionet.

Ai thekson nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, për t’i ndërgjegjësuar të rinjtë që në moshë të hershme për pasojat e armëve.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm politika ndëshkimore, por duhet të ketë edhe fushata vetëdijesimi dhe amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme.

Në dy rastet që ndodhën në Vushtrri, nuk është ende e qartë se çfarë armësh janë përdorur.

Por, në duart e qytetarëve të Kosovës llogaritet se janë mbi 230 mijë armë pa leje.

Policia e Kosovës thotë se, në baza vjetore, konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme pa leje.

“Situata është shumë komplekse”, thotë Hoxha, i cili, në të kaluarën, ka shërbyer si zëvendësministër i Brendshëm i Kosovës.

Sipas tij, “ndonjë formulë magjike që mund ta zgjidhë menjëherë këtë problem, nuk ka”, por serioziteti i institucioneve në trajtimin e kësaj çështjeje “duhet të jetë urgjent”.

Thirrjet dhe zotimet për masa më të rrepta e ligje më të ashpra nga institucionet e Kosovës nuk mungojnë, sidomos në momente të krizës, por ato shpesh zbehen me kalimin e kohës. /REL/

The post Vushtrria mes frikës dhe pasigurisë: Vrasjet që tronditën banorët appeared first on Telegrafi.

E papritur:Laerti ka eksperiencë me një vajzë transgjinore! Publikohet fotoja

By: gaze tare
11 March 2025 at 22:57

Amber pak momente më herët ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me Laertin, duke thënë se ai ka pasur eksperienca me një shoqen e saj transgjinore.

Kjo deklaratë vjen pas debatit të ndezur gjatë Prime-it të sotëm, ku u diskutua për puthjet mes Laertit, Aldos dhe Gjestit.

Rrëfimi i Amber ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, duke nxitur edhe më shumë diskutime rreth jetës private të Laertit.

Mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo deklaratë në dinamikën e lojës dhe cili do të jetë reagimi i Laertit pasi ta shohi jashtë shtëpisë ose nëse produksioni do të vendosë ta nxjerrë në “Prime”.

The post E papritur:Laerti ka eksperiencë me një vajzë transgjinore! Publikohet fotoja appeared first on iconstyle.al.

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë – Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

10 March 2025 at 12:52

Gerta dhe Shkelzeni kishin një diskutim të ngjeshur në oborrin e shtëpisë, ku Shkelzeni shprehu mendimin e tij kundër vendimit të Gertës, pasi ajo kishte pranuar ofertën për të marrë Kutinë e Pandorës.

Gerta, e cila kishte të drejtë të nominonte tre persona, zgjodhi Rozanën, Laertin dhe Amberin. Nga televotimi që u realizua atë natë, Amberi ishte e eliminuara.

Shkelzeni kritikoi zgjedhjen e Gertës, duke i thënë se ajo kishte bërë një gabim duke dërguar personat që i konsideronte më të fortë.

Foto: Screenshot/Instagram

Shkelzeni: “Ti the se i vendosa ata që i konsideroj më të fortë përballë meje”.

Gerta: “Nuk e konsideroj këtë veprim si një forcë përballë meje. Ta them edhe një herë: Çfarë ka që ti nuk beson? Nëse për ty është kështu, për mua nuk është. Ne jemi dy breza tërësisht të ndryshëm”.

Foto: Screenshot/Instagram

Shkelzeni: “Rozi nuk pati frikë nga Amberi. Ishte e qartë se Amberi do të eliminohej atë ditë. Nuk kishte asnjë dyshim. Po të ishe futur në Gjestin, do ta shihje se kush do të dilte, atëherë kishte më shumë adrenalinë”.

Gerta: “Po, por unë desha ta analizoja edhe atë”.

Shkelzeni: “Ia fute kot me këtë nominim”.

Në këtë bisedë, shfaqet ndarja e mendimeve mes Gertës dhe Shkelzenit mbi mënyrën se si duhej të vepronte ajo në nominimet e saj, me Gertën që e konsideron si një analizë strategjike të situatës dhe Shkelzenin që është kritik ndaj zgjedhjeve të bëra. /Telegrafi/

The post Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë – Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim appeared first on Telegrafi.

Amber pas eliminimit nga “BBV”: Në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë!

9 March 2025 at 18:21

E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber, e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë në “Big Brother Vip Albania 4” Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi përballë Laertit dhe Rozanës pasi ishte Gerta ajo që me Kutinë e Pandorës bëri këtë zgjedhje. Kjo ishte një eksperiencë e dytë, […]

The post Amber pas eliminimit nga “BBV”: Në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë! appeared first on BoldNews.al.

Amber pas eliminimit nga “BBV”: Në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë

By: M C
9 March 2025 at 19:11

E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber, e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë në “Big Brother Vip Albania 4”

Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi përballë Laertit dhe Rozanës pasi ishte Gerta ajo që me Kutinë e Pandorës bëri këtë zgjedhje.

Kjo ishte një eksperiencë e dytë, brenda të njëjtit sezon për Amberin në BBV, teksa herën e parë, ajo doli nga shtëpia me vullnetin e saj.

Amber u shpreh se ka kuptuar se brenda shtëpisë së Big Brother duhet të futesh vetëm një herë, teksa tha se dinamikat kishin ndryshuar nga situata kur ajo doli në fillim. Sipas saj, Gerta ndihej e kërcënuar, prandaj e dërgoi në nominim.

Sipas Amber kush ka qenë dalja më e dhimbshme?

“Mendoj se më e dhimbshme ka qenë dalja e parë sepse e thashë edhe në studio para se të rihyja në shtëpi që është thikë me dy presa për faktin se unë shkova dhe gjeta lojtarë që kishin dy muaj të izoluar, të lodhur dhe dinamikat në shtëpi kishin ndryshuar plus edhe personazhet me njëri-tjetrin. Jo se e gjeta veten jashtë loje por nuk ishte më ajo pjata e servirur që edhe ti të gjeje veten aty ku duhej. Duhej pak kohë.”

Çfarë ka kuptuar Amber nga ky rikthim?

“Kuptova që Big Brother-i ta jep mundësinë vetëm njëherë në jetë dhe ti në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm njëherë.”

Si e priti zgjedhjen e Gertës?

“Gerta ka qenë e para banore që me hyrjen time është ndjerë e kërcënuar. Plus java ime e parë ka qenë një tmerr për të ruajtur veten që të mos jepja asnjë informacion nga jashtë. Mënyra se si do të sillesha me banorët sepse dhe ajo është një informacion nga jashtë dhe kjo ka qenë një luftë.”

The post Amber pas eliminimit nga “BBV”: Në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë appeared first on Albeu.com.

Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

9 March 2025 at 00:54

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania solli surpriza dhe emocione të forta për banorët, sidomos pas hapjes së Kutinës së Pandorës nga Gerta.

Duke përfituar nga e drejta e saj, ajo duhej të nominonte tre banorë, dhe zgjedhja e saj ra mbi Rozanën, Laertin dhe Amberin.

Megjithatë, ky vendim pati një efekt zinxhir: për shkak të një zgjedhjeje të mëparshme të Gjestit gjatë Valixhes së Tundimeve, Valbona dhe Laerti ishin të lidhur si një banor i vetëm.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo do të thoshte se Valbona automatikisht u bë pjesë e nominimit, duke e çuar numrin e të rrezikuarve në katër.

Televotimi u hap menjëherë dhe pas disa orësh tensioni, në fund të spektaklit u shpall i eliminuari: Amberi ishte banorja që duhej të linte shtëpinë.

Largimi i saj u prit me keqardhje nga pjesa më e madhe e banorëve, të cilët shprehën trishtimin për daljen e saj.

Ky eliminim krijoi një atmosferë reflektimi në shtëpi, ndërsa lojtarët e mbetur po përpiqen të kuptojnë strategjitë dhe lëvizjet që do t’i çojnë më pranë finales. /Telegrafi/

The post Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.

Gerta para ‘Kutisë së Pandorës’!Dërgon në nominim 3 banorë, 1 prej tyre largohet sot

By: gaze tare
8 March 2025 at 22:51

Gjatë puntatës së sotme të “BBVA”, Gerta Gixhari u vu përballë “Kutisë së Pandorës”.

Produksioni kishte sjellë në ambientet e jashtme të shtëpisë vjehrrën e banores dhe kjo e fundit nëse do të zgjidhte ta takonte do t’i duhej të hapte zarfin e “së keqes”. Ky i fundit kërkonte që banorja të dërgonte menjëherë në televotim 3 konkurrentë, ku një prej tyre do të lërë sonte shtëpinë.

Kështu, zgjedhja e Gertës ishte të dërgonte në nominim Rozanën, Laertin dhe Amberin. Një prej tyre do largohet mbrëmjen e sotme nga shtëpia.

“Rozana, Laerti dhe Amber. Janë lojtarë të fortë dhe duhet që në këto momente të përball lojtarët e fortë.”- tha Gerta.

The post Gerta para ‘Kutisë së Pandorës’!Dërgon në nominim 3 banorë, 1 prej tyre largohet sot appeared first on iconstyle.al.

Vajzat e Big Brother VIP Albania me dedikim special për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

8 March 2025 at 21:40

Në një interpretim tejet emocional, Rozana Radi dhe vajzat e shtëpisë sollënnjë këngë prekëse për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kënga, e mbushur me mesazhe të fuqishme për forcën dhe sfidat e vajzave, u interpretua me shumë ndjenjë nga artistja e njohur.

Teksti i këngës përçon një mesazh të thellë dhe të ndjeshëm për realitetet me të cilat përballen vajzat dhe gratë në shoqëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Një nga vargjet më prekëse të këngës, “Vajzat si unë e ti u grisen si një letër”, shpreh dhimbjen dhe sfidat që shumë vajza kalojnë gjatë jetës.

Interpretimi i Rozanës ishte edhe më i veçantë falë pjesëmarrjes së një grupi vajzash, të cilat qëndronin pas saj gjatë performancës, duke krijuar një atmosferë unike dhe të fuqishme.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo skenografi simbolike e shoqëroi këngën me një ndjenjë bashkimi dhe solidariteti mes vajzave dhe grave.

Përveç performancës live, kënga u shoqërua edhe me një videoklip emocional, ku shfaqen vajzat e shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTute

Pjesëmarrja e tyre e shtoi akoma më shumë ndikimin e kësaj vepre, duke e bërë një dedikim të fuqishëm për Ditën e Gruas.

Shumë komente vlerësuan ndjeshmërinë dhe mesazhin e fuqishëm të këngës, duke e konsideruar atë si një himn për gratë dhe vajzat që përballen me sfida në përditshmërinë e tyre.

Me këtë performancë të ndjerë, Rozana Radi edhe një herë ka treguar aftësinë e saj për të krijuar art me ndikim të thellë, duke dhuruar një mesazh të fuqishëm për të gjitha vajzat dhe gratë. /Telegrafi/

The post Vajzat e Big Brother VIP Albania me dedikim special për Ditën Ndërkombëtare të Gruas appeared first on Telegrafi.

Çfarë e “krisi” raportin mes Amberit dhe Gertës pas rihyrjes së banores?

By: M C
4 March 2025 at 23:01

Amber dhe Gerta kanë pasur disa debate me njëra-tjetrën, pas rifutjes së banores në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Në spektaklin e sotëm, Amber tha se Gerta e sheh si kërcënim në shtëpi, e madje se ajo e ka sulmuar. Nga ana tjetër, Gerta u shpreh se ka dashur t’i lërë hapësirë Amberit që ajo të shprehte nëse kishte pakënaqësi ndaj saj.

Amber: Ne nuk kemi pasur shoqëri. Gerta është natyrë vetjake. Unë nuk kam ardhur të duartrokas lojën e Gertës. Më sheh si kërcënim sepse sa jam ulur jashtë pasi hyra sërish, më ka pyetur a jemi shoqe apo jo.

Gerta: Të pyeta sepse kur ike, unë qava për ty sepse të ndjeja shumë afër. Ti ma ke ofruar miqësinë dhe unë e kam pranuar. Ta kam bërë këtë pyetje sepse unë nuk e dija si më ke parë ti jashtë. I hapa rrugë që nëse do më sulmonte ta bënte dhe të ma thoshte nëse kishte diçka.

Amber: Ti ke thënë që unë kam dalë me zarf të zi nga kjo shtëpi. Kjo nuk është e vërtetë. Ti më ke bërë sulme të njëpasnjëshme.

The post Çfarë e “krisi” raportin mes Amberit dhe Gertës pas rihyrjes së banores? appeared first on Albeu.com.

Amberi akuzon Vserlon që ka vazhduar dhe kopjuar lojën e saj! Reagimi i tij?

By: gaze tare
2 March 2025 at 22:31

Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e parë me moderatorë Amberin dhe Jozin me të ftuar Loredanën dhe Vserlon kanë nisur menjëherë diskutimet dhe ngacmimet e tyre.

Pas shumë akuzave mes Jozit dhe Loredanës rreth marrëdhënies së tyre si dhe akuzat e banorit drejt saj, që sipas tij, ajo po përdor kartën e viktimizimit dhe e ka “tradhtuar” atë duke provokuar me banorë të tjerë.

Duke kaluar më pas tek i ftuari tjetër, shumë i dashur, Vserlo, i cili ka komentuar se sa ndryshon formati në momentin që e sheh nga jashtë dhe kur është bërë pjesë e këtij rrugëtimi.

“Kjo gjëja nuk bëhet dhe për këtë arsye jam konsideruar me luhatje humori, bipolar… sepse banorët këtu nuk e kuptojnë faktin se mund të pëlqejnë diçka nga ky banor sot por mund të bëjë dhe diçka që s’më pëlqen”, tha Vserlo.

Sigurisht që Amber nuk ka nguruar për të thumbuar banorin duke i shprehur se në momentin që Vserlo ka hyrë në shtëpi ajo e ka ndjekur nga jashtë dhe ka vënë re që ai ka sulmuar ata banorë që ajo ka qenë kundra, dhe ka qëndruar pranë me ata që Amberi ka patur shoqëri. Pra duke nënkuptuar që ai ka vazhduar lojën e saj.

“Unë e kam jashtë ditën shumë të ngarkuar, të ngjeshur, puna 8-orarshe që bëj gjatë ditës. Unë jashtë kësaj shtëpie nuk kam kohë të marr frymë, Prime-t i kam parë… Me lojën që ti ke bërë para se ti të dilje unë nuk kam qenë dakord”, tha banori.

Gjatë bisedës, Vserlo ka përmendur se dy banoret të cilat i falin momente të bukura dhe të qeshura janë Danja dhe Loredana./Topchannel

The post Amberi akuzon Vserlon që ka vazhduar dhe kopjuar lojën e saj! Reagimi i tij? appeared first on iconstyle.al.

Loredana flet për rikthimin e Jozit: Ai përdorte gjuhë ofenduese

By: gaze tare
2 March 2025 at 19:07

Në emisionin e ri të Top Albania Radio, Loredana ka hapur zemrën për marrëdhënien me Jozin dhe ndikimin e tij në lojën e saj. Ajo u pyet nga Amberi për rikthimin e tij në shtëpi dhe nëse do të ndikonte në strategjinë e saj, duke pranuar se Jozin e ka pasur gjithmonë në mendje, por problemi i vërtetë ishte gjuha e përdorur nga ai.

Loredana shpjegoi se fjalori i tin, që përfshin ofendime dhe ulje, ishte një nga arsyet që ajo nuk mund të toleronte marrëdhënien. Ajo theksoi se, pas rikthimit të Jozit, ai nuk ka kërkuar sqarim dhe nuk ka reaguar, duke e lënë të ndjehet nën presion dhe të pasigurt.

Për më tepër, ajo foli për tendencën e Jozit që të tregohej bullizues dhe ofendues, diçka që e ka pasur problem që nga fillimi. Situata u tensionua në studio kur Vserlo ndërhyri gjatë intervistës, duke krijuar një atmosferë të pakëndshme për Loredanën dhe të ftuarit e tjerë.

Në fund, ajo e përmbylli duke theksuar se Jozi ende nuk ka treguar interes për të rregulluar situatën mes tyre.

The post Loredana flet për rikthimin e Jozit: Ai përdorte gjuhë ofenduese appeared first on iconstyle.al.

Amber me akuza të forta: Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim

By: D Marku
2 March 2025 at 17:27

Mëngjesi i sotëm nisi me diskutime brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Teksa ndodheshin në oborr, Amber u shpreh se Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim dhe për Prime.

Ai nuk di të flasë. Sepse unë e provova në një situatë. Ai bëri një gjë të pisët me mua në kuzhinë dhe unë nuk i dhashë zë. Egli i tha atij: ‘Më thuaj edhe mua që të mos mërzitet Amberi.’

Ajo është në gjendje të sakrifikojë çdo lloj pike për të qenë me atë. Imagjino të sakrifikosh deri në këtë pikë” – tha Amberi.

The post Amber me akuza të forta: Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim appeared first on Albeu.com.

❌
❌