Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Laert Vasili konfirmon lidhjen me një vajzë të showbizit: Nuk është Valbona!

9 June 2025 at 14:33

Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I pyetur për lidhje të mundshme, Vasili pranoi se ndodhet në një njohje me një vajzë që i përket botës së famës. Ai zbuloi se kanë dalë disa herë bashkë dhe se ajo është një person i njohur në showbiz, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.

Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.

The post Laert Vasili konfirmon lidhjen me një vajzë të showbizit: Nuk është Valbona! appeared first on Sot News | Lajme.

Laert Vasili zbulon romancën me një vajzë të njohur të showbizit: Nuk është Valbona

8 June 2025 at 13:09

Në një intervistë të fundit në emisionin “S’e luan Topi”, aktori Laert Vasili ndau për publikun një copëz nga jeta e tij private, duke pranuar se është në njohje me një vajzë të njohur të botës së showbizit.

Edhe pse refuzoi të japë emra, ai u kujdes të sqarojë se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt të përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona”, u shpreh Vasili.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kur dola nga Bigu, nuk e dija çfarë po ndodhte, por kur mora telefonin dhe pashë, thashë: “Pse s’më ndodhi kjo në 31 vjeç?”

Pashë atë që tha Ledioni: “Është beqari më i kërkuar”. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar”.

Ai tregoi se vajza që po njeh nuk është dikush që e ka njohur përmes rrjeteve sociale: “Është dikush që më ka tërhequr vëmendjen dhe kemi dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”.

Vasili e përshkroi këtë periudhë si të ndriçuar dhe plot energji pozitive, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në prag të një kapitulli të ri në jetën e tij personale. /Telegrafi/

The post Laert Vasili zbulon romancën me një vajzë të njohur të showbizit: Nuk është Valbona appeared first on Telegrafi.

Trazohet rrjeti! Çfarë po ndodh, Valbona Mhilli shfaqet pranë G Banit-t (Video)

4 May 2025 at 21:40

G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 4, të cilët u dukën se disa herë ishin gati të nisnin një romancë mes tyre, gjë që nuk ndodhi kurrë brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar jashtë spektaklit, më këngëtarin e njohur dhe gazetaren që kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila është bërë virale.

Ata shfaqen së bashku dhe në fund i japin një përqafim të ngrohte njëri-tjetrit.

 

Kjo gjë ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e fansave, duke lënë të hapur mundësinë të një bashkimi të tyre, kësaj radhe si një çift

The post Trazohet rrjeti! Çfarë po ndodh, Valbona Mhilli shfaqet pranë G Banit-t (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

‘Nuk jam penduar për asgjë’/ A ka folur me Jozin pas ‘BBVA’? Flet Valbona Mhilli

By: gaze tare
24 April 2025 at 16:47

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli ka folur për herë të parë në një intervistë të plotë rreth marrëdhënies me Jozefin Markun dhe situatave të bujshme që shoqëruan qëndrimin e tyre në shtëpinë më të komentuar në Shqipëri. Në një paraqitje në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Valbona u përball me pyetjen që shumë fansa kishin: a ka komunikuar me Jozin pas finales së reality show-t?

“Valbona kjo është – rrezikon për njerëzit që do. Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë në atë shtëpi,” – u shpreh ajo, duke nënvizuar se vendimi për të thyer kutinë e emergjencës dhe rikthyer Jozin ishte një akt i vetëdijshëm dhe i bazuar tek besimi.

Veprimi i saj në atë kohë, që konsiderohej i rrezikshëm dhe emocionalisht i fortë, u justifikua nga vetë Valbona me fjalët: “E kam si vëlla, është shok i vëllezërve të mi.” Megjithatë, pas daljes nga formati, marrëdhënia mes tyre duket se nuk ka vijuar jashtë shtëpisë.

“Unë di që ai është mirë, por nuk kemi pasur kontakt. Ajo që ndodhi në spektakël është një përgjegjësi personale e tij, dhe e kam dënuar me reagimin tim publik,” – shtoi ajo, duke dhënë të kuptohet se ndonëse ka pasur afërsi në shtëpi, distanca është krijuar më pas.

The post ‘Nuk jam penduar për asgjë’/ A ka folur me Jozin pas ‘BBVA’? Flet Valbona Mhilli appeared first on iconstyle.al.

“Finalen do ta kapi nga unë”/ Valbona flet për “BBV”, ja ç’thotë për Jozin

By: gaze tare
10 April 2025 at 17:41

Valbona Mhilli ka reaguar publikisht për zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke mbështetur hapur konkurrentin Jozefin Marku. Në një postim në Instagram Story, Valbona e quajti Jozin “zemra ime” dhe u shpreh krenare për të, ndërsa kritikoi ashpër sjelljen e Gertës, duke e cilësuar si viktimizim të shëmtuar.

Zemra ime @joz_markun! Krenare për ty! Viktimizimi i Gertës është shumë i shëmtuar! Edhe finalen do ta kapë nga unë,” shkruan ajo, duke e shoqëruar postimin me një emoji qeshjeje dhe një foto ku Jozi shihet pranë saj.

The post “Finalen do ta kapi nga unë”/ Valbona flet për “BBV”, ja ç’thotë për Jozin appeared first on iconstyle.al.

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti

10 April 2025 at 09:35

Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij pa dorashka për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai me tone të ashpra.

Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:

“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”

Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr:

“Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme.”

The post “Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti appeared first on Sot News | Lajme.

Valbona konfirmon lidhjen me Jozin dhe paktin me Laertin

By: redi
2 April 2025 at 18:31

Moderatorja dhe ish-banorja e ”BBVA4”, Valbona Mhilli bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura. Në lidhje me mbështetjen nga fansat e saj dhe faktin që dy prej tyre madje i kanë kushtuar edhe një këngë, Valbona u shpreh: ”Tani jam e sigurt që janë duke më ndjekur sepse që mbrëmë që kemi…

Source

“Vëllai i saj më ka kërcënuar”/ Shqipja ballafaqohet me Valbonën

By: gaze tare
31 March 2025 at 08:32

Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.

Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.
Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?
Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?
Shqipe: Po, patjetër.

Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…

Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë./Topchannel https://m.youtube.com/watch?si=Zvk0lI9AgPldSNR4&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F&source_ve_path=MTY0OTksMjg2NjQsMTY0OTksMTY0OTksMjg2NjQsMTY0NTA2&v=0ETRcEDF9IM&feature=youtu.be

The post “Vëllai i saj më ka kërcënuar”/ Shqipja ballafaqohet me Valbonën appeared first on iconstyle.al.

Ballafaqohen live Valbona Mhilli dhe Shqipe Hysenaj, kjo e fundit thotë se mori kërcënime nga familja e ish-banores

30 March 2025 at 19:02

Opinionistja e Fan Club, Shqipe Hysenaj, bëri një deklaratë të fortë për Valbona Mhillin, derisa ishte brenda në Big Brother.

Ajo tha se gazetarja ka një lidhje jashtë shtëpisë, pasi në atë format shprehu pëlqim për Laert Vasilin.

Teksa Valbona doli pak më parë, ajo është ballafaqur me Shqipen, në Fan Club.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më ka bërë shumë përshtypje, në momentin që dëgjoj një deklaratë që mora këtë informacionin se me shumë bindje ka një lidhje jashtë, aq më tepër thotë se kam fakte, fotografi. Por, dua që ta konfirmoj emrin e partnerit që kam lënë jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Do doja shumë që Shqipja të nxjerri foton. Të ftoj ta bësh deklaratën me foto me emër, të dalësh e nderuar për publikun. Nuk kam lënë asnjë lidhje jashtë. Shqipja ka shqetësuar familjen”.

Foto: Screenshot/YouTube

E në anën tjetër, Shqipja tha që ka marrë kërcënime nga familjarët e Valbonës.

“Familjarët e tu më kanë kërcënuar, vëllai yt. Më kanë shkruajtur mua, vëllai yt”, theksoi në anën tjetër Mhilli. /Telegrafi/

The post Ballafaqohen live Valbona Mhilli dhe Shqipe Hysenaj, kjo e fundit thotë se mori kërcënime nga familja e ish-banores appeared first on Telegrafi.

Është e lidhur jashtë? Reagon banorja e ‘BBVA’, Valbona Mhilli

By: gaze tare
27 March 2025 at 19:52

Për banoren e ‘Big Brother VIP Albania 4’, Valbona Mhilli, shpesh herë është aluduar se është e lidhur jashtë. I fundit ishte Milaim Zeka i cili ka deklaruar se banorja ka lënë një lidhje jashtë BBVA. Pas daljes nga ky reality show në “Pardon My French”, Valbona i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë.

Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.

The post Është e lidhur jashtë? Reagon banorja e ‘BBVA’, Valbona Mhilli appeared first on iconstyle.al.

Ka një lidhje jashtë “Big Brother”/ Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

By: V K
27 March 2025 at 11:13

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.

Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

Për gazetaren Valbona Mhilli, theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.

Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.

The post Ka një lidhje jashtë “Big Brother”/ Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës appeared first on Albeu.com.

Tha me plot bindje që ka një lidhje jashtë, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

27 March 2025 at 10:41

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.

Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.

Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”. /Telegrafi/

The post Tha me plot bindje që ka një lidhje jashtë, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës appeared first on Telegrafi.

“S’kam pasur nevojë për aleat”/Valbona: Gjesti na bëri dy në një dhe ja ku jemi sot!

By: gaze tare
26 March 2025 at 22:13

Banorja e ‘BBVA’ Valbona Mhilli ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French”. Ajo u shpreh se ka qenë mjaft e ngarkuar dhe që pas daljes së saj nuk ka arritur që të pushojë.

‘Nuk e kam menduar pjesën e atyre banorëve sepse të them të drejtën disa prej tyre nuk i shikoja si konkurrentë përballë vetes sime. Ishin 3 ditët më të vështira që kam kaluar në “Big Brother”.’

E kishte menduar Valbona që do të vinte një moment dhe ata do të ndaheshin si një banor i vetëm dhe secili të bënte lojën e tij?

‘Ne donim të ndaheshim sepse unë nuk kisha nevojë që të kisha një mbështetje një lojtar. Unë nuk kam pasur asnjëherë nevojë që të kisha një aleat apo dikë që më mbronte sepse vetëm me zërin brilant mund t’ia dilja që të mbrohesha. Nuk e di se ç’pati Gjesti që na bëri dy në një dhe ja ku jemi sot. Mirë them që ka bërë sepse i dha mundësinë Laertit dhe mua që të merrnim një vendim shumë të rëndësishëm’

A është ende e mërzitur me Laertin ajo dhe si u ndje në atë moment kur mori vesh se çfarë kishte vendosur banori?

‘Padiskutim që po. Nuk ka asgjë që e ndryshon. Vendimi i tij shkatërroi çdo gjë. Mora një goditje shumë të madhe dhe u ndjeva e tradhtuar’

Ajo shtoi se:

‘Atë që e ka, e ka ai dhe unë nuk mund t’ia hedh dot poshtë. Është shumë karizmatik dhe anët e tij pozitive nuk mund t’ia hedh unë poshtë. Këtë anën që u tregua besëprerë nuk e kisha menduar ndonjëherë që mund ta bënte tek unë. Ai zgjodhi që vajzën që dashuronte dhe donte në atë shtëpi ta largonte sepse nuk donte ta njihte më’

The post “S’kam pasur nevojë për aleat”/Valbona: Gjesti na bëri dy në një dhe ja ku jemi sot! appeared first on iconstyle.al.

Valbona Mhilli rrëfen: “Laert Vasilin ishte i pari që bëri hapat”

By: gaze tare
26 March 2025 at 15:25

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Valbona Mhilli rrëfen se Laert Vasilin ishte ai që nisi kontaktin fizik me të. Sipas saj, Laerti i kërkoi të shkëmbenin puthje në një hapësirë ku besonte se nuk kishte kamera, megjithëse çdo cep i shtëpisë është monitoruar 24 orë në ditë.

Valbona theksoi se, edhe pse kishte ndjenja të sinqerta për Laertin, ajo refuzoi këtë propozim, duke e konsideruar si zhgënjim maksimal në ambientin e “Big Brother VIP”. Për banoren, kjo situatë reflekton diferencat në perceptimet dhe ndjenjat që zhvillohen në shtëpi, duke lënë një shenjë të thellë emocionale në përvojën e saj në reality.

“Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha ajo.

“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

The post Valbona Mhilli rrëfen: “Laert Vasilin ishte i pari që bëri hapat” appeared first on iconstyle.al.

Valbona eliminohet,refuzon të përcillet nga Laerti apo një pjesë e banorëve te dera

By: gaze tare
26 March 2025 at 00:45

Valbona Mhilli është personazhi që ka lënë Big Brother VIP 4, pas një nominimi të vështirë ‘kokë më kokë’ me Laertin.

Publiku ka vendosur dhe Valbona i jep fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, pa pranuar të përcillet nga banorët e tjerë të shtëpisë ashtu sikurse e do tradita. Të vetmit që e kanë përciellë te dera e kuqe ka qenë Jozi, Gjesti dhe Loredana. Ndërsa insistimit të Laertit për ta takuar, Valbona i është përgjigjur duke thënë: Stop, faleminderit. Suksese.

Laerti: Valbona…

Gjesti: Nuk ka Valbona, kur nuk e ke dashur po ik. Ruaju…

Laerti: Mos na bëj avokatin mbrojtës ti, nuk ke punë në këtë gjë.

Jozi: E pe reagimin?

Valbona: Loredana, të dua shumë dhe shumë suksese…

Gjesti-Laertit: Mos hajde këtu për lojë.

Laerti: Na lërë rehat.

Gjesti: A e ke dashur ndonjëherë?

Jozi-Laertit: Të ishe ai burrë, dilje ti i pari. Dil, pse vjen kot në minute të fundit.

Jozi-Valbonës: Shpirt…

Valbona-Jozit: Forca vëllai, vazhdoje lojën dhe tregou kush je. Jam krenare për ty.

Laerti: Valbona…

Valbona: Suksese Laert…

BIGBROTHERVIPALBANIA

The post Valbona eliminohet,refuzon të përcillet nga Laerti apo një pjesë e banorëve te dera appeared first on iconstyle.al.

Valbona eliminohet nga televotimi kokë më kokë me Laertin

26 March 2025 at 00:23

Spektakli i së martës solli një nga momentet më dramatike të këtij edicioni, ku televotimi kokë më kokë mes Laertit dhe Valbonës përfundoi me eliminimin e kësaj të fundit.

Pas një gare të fortë dhe emocioneve të shumta, publiku vendosi t’i japë një tjetër shans Laertit, duke i dhënë atij më shumë vota për qëndrimin në lojë.

Ndërkohë, mbrëmja u shoqërua me një përplasje të ashpër mes dy konkurrentëve.

Foto: Screenshot/YouTube

Valbona, e zhgënjyer dhe e ndjerë e tradhtuar, e akuzoi Laertin për sjelljen e tij në lojë, duke theksuar se ai nuk kishte qenë i sinqertë ndaj saj.

Nga ana tjetër, Laerti u shpreh se dëshiron të luajë vetëm dhe se nuk i ndien përgjegjësi askujt.

Kjo përballje e ndezur u kthye në një nga momentet më të tensionuara të spektaklit, duke krijuar ndasi mes banorëve dhe ndjekësve të programit.

Në fund, rezultati i televotimit vendosi fatin e Valbonës, e cila u largua mes emocionesh të forta.

Ndërsa Laerti, pas një mbijetese të vështirë në garë, do të vazhdojë rrugëtimin e tij në shtëpi. /Telegrafi/

The post Valbona eliminohet nga televotimi kokë më kokë me Laertin appeared first on Telegrafi.

Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtyen derisa e quan tradhtar e i pafytyrë

23 March 2025 at 22:20

Valbona Mhilli ka eskaluar në një debat që pati së fundmi me banorin e shtëpisë së Big Brother, Laert Vasilin.

Kjo pasi ai gjatë spektaklit të së martës tha se dëshiron të ndahet nga gazetarja, nga një banor i vetëm që ishin dhe të shkonte në një televotim kokë me kokë me të.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Valbonës pasi ata krijuan një afrimitet dhe shprehën pëlqim për njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo në një moment gjatë bisedës e shtyu, derisa i tha me tone të larta se është i pafytyrë e tradhtar.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.

Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.

Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.

Laerti: Çfarë po bën.

Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.

Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.

Valbona: Si do të ndiheshe.

Laerti: Çka, a e njeh.

Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.

Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është. /Telegrafi/

 

The post Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtyen derisa e quan tradhtar e i pafytyrë appeared first on Telegrafi.

Miku i Valbonës reagon ashpër për Laertin: Hipokrit, rrezikon Prime-n e radhës të mos jetë në shtëpi

23 March 2025 at 14:47

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë u zhvillua mes Laertit dhe Valbonës.

Dyshja, që deri më tani kishin luajtur si një lojtar i vetëm, u vunë përballë një zgjedhjeje të rëndësishme nga Vëllai i Madh.

Ata u pyetën nëse dëshironin të vazhdonin lojën së bashku apo të ndaheshin, me pasojën që, nëse njëri prej tyre do të thoshte “po”, të dy do të shkonin në një televotim kokë më kokë.

Foto: Screenshot/YouTube

Valbona vendosi të qëndronte si dyshe, duke argumentuar se dëshironte që të kishte Laertin në shtëpi dhe nuk do të dëshironte kurrë të ishte në televotim kokë më kokë me të.

Në anën tjetër, Laerti zgjodhi të ndahej, duke theksuar se Valbona është një lojtare e fortë dhe mund ta përballonte garën e vetme.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky moment u diskutua edhe në Fun Club, ku një mik i Valbonës dërgoi një video-mesazh, duke shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Laertit.

Ai u shpreh: “Laert Vasili nuk ka pasur kurrë dashuri dhe ky term është shumë larg Laertit, por nuk ka pasur kurrë as simpati, as mirënjohje, as respekt, as vlerësim dhe nuk ka pasur fare asnjë lloj kimie me Valbonën, sepse e kundërta do të duhej të kishte ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Laerti kishte mundësi që të vazhdonte pikërisht atë bashkëpunim, atë dyshe, ku në një moment të dytë të dy mund të gjenin formën dhe përshtatjen për t’u ndarë. Kjo ishte një babëzi dhe nuk ishte një diskutim i mirëmenduar mes të dyve”, tha ai.

Kështu që, Laerti tregoi që nuk është në gjendje ta menaxhojë situatën ashtu sikurse duhet. Vendim i gabuar, hipokrizi dhe nuk është fare e vërteta ashtu siç u shpreh dje. Me këtë vendim, Laerti rrezikon që në Prime-n e radhës të mos jetë më në shtëpinë e Big Brother”, përfundoi ai.

Me këtë zhvillim, pritet që televotimi të jetë shumë i fortë dhe të ndikojë në rrjedhën e lojës në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/

The post Miku i Valbonës reagon ashpër për Laertin: Hipokrit, rrezikon Prime-n e radhës të mos jetë në shtëpi appeared first on Telegrafi.

“Aktorë me lot krokodili”/ G Bani paralajmëron eliminimin e Valbonës

By: gaze tare
23 March 2025 at 09:59

G Bani ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që ka ngritur dyshime mbi fatin e një prej konkurrenteve më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. Në një postim në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se Valbona do të largohet nga shtëpia këtë të martë.

“Del Valbona,” shkruan G Bani në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me një tekst të gjatë, ku flet për lojën dhe strategjitë brenda formatit. Reperi ka kritikuar ata që, sipas tij, shesin dashurinë dhe ndjenjat për përfitime personale, duke i krahasuar me “aktorë me lot krokodili”.

Të martën mbetet për t’u parë nëse parashikimi i G Banit do të bëhet realitet, apo nëse Valbona do të arrijë të sigurojë qëndrimin në garën për çmimin e madh.

The post “Aktorë me lot krokodili”/ G Bani paralajmëron eliminimin e Valbonës appeared first on iconstyle.al.

Laerti pranon të ndahet nga Valbona! Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën

By: gaze tare
23 March 2025 at 09:19

Laerti dhe Valbonë u vendosën përpara një zgjedhjeje nëse do të vendosnin të ndaheshin si dy konkurrentë të ndryshëm.

Nëse njëri prej tyre do të zgjidhte të ndaheshin, atëherë ata të dy do të dilnin në një nominim kokë më kokë dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën.

Valbona nuk e pranoi këtë “ofertë”, duke vendosur të ishte një konkurrent i vetëm me Laertin.

Nga ana tjetër, ky i fundit e pranoi sfidën për t’u ndarë nga Valbona, kështu që të dy ata kanë shkuar në nominim dhe njëri prej tyre do të largohet të martën.

The post Laerti pranon të ndahet nga Valbona! Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën appeared first on iconstyle.al.

❌
❌