Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime

By: D Marku
14 June 2025 at 16:43

Që me rrugëtimin e tij në “BBVA4” ku përplasjet i ka patur të shumta me fituesin e këtij edicioni, Gjestin, Vserlo ka shpërthyer me reagime kundra tij në rrjet herë pas here.

Së fundmi Vserlo ka ngritur dyshimet se numri i shikimeve të këngëve të Gjestit janë të blera.

E sot përmes një postimi të bërë në InstaStoryn e tij, Vserlo publikoi lajmin se disa këngë të Gjestit i janë fshirë nga platforma e Youtube, e dyshohet se projektet e tilla muzikore janë hakuar.

Poshtë këtij postimi Vserloi shkruan me ironi: Youtube detekton shikimet e blera dhe i bllokon. Është e thjeshtë situata nuk duhet as detektiv privat as lajm. Stay safe out ppl, dhe mos blini më views se po ju pa Beyonce se po ia kaloni do iua vërë syrin.

Postimi në fjalë është nënkuptuar si ironic ndaj Gjestit. E kjo jo më kot!

Kujtojmë se dhe para pak ditësh, Vserlo përmes një postimi të bërë në rrjet bëri një krahasim të shikueshmërisë të këngëve më të fundit të Eglit e Gjestit me këngët e Miley Cyrus dhe Beyonces.

Sipas tij, Egli e Gjesti i kanë blerë klikimet e tyre dhe këtë e tregoi mjaft qartë me provat e tij.

The post FOTO/ Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime appeared first on Albeu.com.

“I dashuruar me një kriminel” – Vserlo merr vëmendje me një postim në rrjete sociale

By: D Marku
11 June 2025 at 17:15

Vserlo, një nga figurat më të spikatura të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngritur dyshimet dhe kureshtjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Ai publikoi së fundmi një fotografi ku shfaqet një djalë misterioz, ndërsa sfondi muzikor i postimit është kënga provokuese e Britney Spears, “Criminal”.

Përzgjedhja e kësaj kënge, e cila flet për një dashuri të ndaluar dhe të rrezikshme, ka shtuar edhe më shumë intrigën.

Fansat po spekulojnë se çfarë mund të jetë apo thjesht një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen.

Nuk është hera e parë që Vserlo provokon me postimet e tij enigmatike, por këtë herë duket se diçka më e thellë fshihet pas këtij postimi.

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4, Vserlo u dallua për komentet e drejtpërdrejta dhe aftësinë për të qëndruar në qendër të vëmendjes pa u përfshirë në skandale të mëdha.

Ai krijoi një bazë të fortë fansash, të cilët e vlerësuan për natyrën e tij të sinqertë dhe stilin unik të të shprehurit.

The post “I dashuruar me një kriminel” – Vserlo merr vëmendje me një postim në rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

“Popull dele dhe klikime false!”, Vserlo vë në pikëpyetje suksesin e këngës së Gjestit

By: armand
2 June 2025 at 19:37

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Vserlo, ka shpërthyer në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje suksesin e këngës së re të Gjestit, “Veshu ndreq”, e cila kaloi 1 milion klikime brenda 24 orëve. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Vserlo ironizoi dhe akuzoi për manipulim me klikimet, duke e […]

The post “Popull dele dhe klikime false!”, Vserlo vë në pikëpyetje suksesin e këngës së Gjestit appeared first on BoldNews.al.

Skandali në BB:Vserlo mbron Jozin pas incidentit me Gjestin, më pas fshin postimet

By: gaze tare
13 April 2025 at 08:49

Pas incidentit të ndodhur në spektaklin e fundit të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), ku Jozefin Marku goditi rëndë Gjestin gjatë momentit që do të linte shtëpinë, situata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media.

Vserlo, një tjetër ish-banor i BBVA, ka dalë publikisht në mbrojtje të Jozefin Markut. Në një postim në rrjetet sociale, Vserlo ka bërë një koment ironik ndaj Gjestit, duke thënë: “Gjestit shpresoj t’i jetë kujtuar veza!”

Duket se pas reagimeve të shumta dhe kritikave në rrjetet sociale, Vserlos i është dashur të fshijë postimet e tij nga profili personal, duke mos dhënë një shpjegim të mëtejshëm për veprimet e tij.

The post Skandali në BB:Vserlo mbron Jozin pas incidentit me Gjestin, më pas fshin postimet appeared first on iconstyle.al.

Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij ‘ndezin’ rrjetin

13 April 2025 at 03:08

Aktit të dhunës së ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Besart Kelmendit (Gjesti), gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, i ka duartrokitur një nga ish-banorët e këtij edicioni, duke shkaktuar reagime të forta në publik.

Bëhet fjalë për ish-banorin Vserlo, i cili ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas incidentit që ndodhi live në transmetim.

Përmes një Instastory, ai i ka vendosur Jozit emojin e kurorës, duke e cilësuar si “mbret”, një veprim që është interpretuar si përkrahje publike ndaj dhunës.

Foto: Vserlo/InstaStory

Por nuk mjaftoi me kaq. Vserlo ka publikuar gjithashtu një mesazh me nënkuptime të drejtuar Gjestit, duke shkruar: “Shpresoj të kujtohet veza”, referencë e dyshuar ndaj një incidenti të mëparshëm mes tyre gjatë kohës në shtëpi.

Reagimi i tij ka ndezur rrjetin dhe ka ngjallur kritika të shumta, veçanërisht në një moment kur dhuna është dënuar gjerësisht nga publiku, figura publike dhe vetë produksioni i spektaklit.

Foto: Vserlo/InstaStory

Mbështetja që i jepet një akti të tillë është parë si nxjerrje jashtë çdo norme të respektit dhe etikës, veçanërisht në një emision me ndikim të madh social dhe kulturor në publikun e gjerë.

Ndërkohë, Jozi vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e drejtësisë pas arrestimit të tij nga Policia e Shtetit, ndërsa Gjesti është rikthyer në shtëpi pas trajtimit mjekësor, për të vijuar garën në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill. /Telegrafi/

Jozi I gjuan gjestit #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/fmmmhqcNW3

— albaniainsider (@albaniainsider) April 12, 2025

The post Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij ‘ndezin’ rrjetin appeared first on Telegrafi.

“Nuk pranon që askush t’i qaset…”/ Vserlo për Eglin: Ka nevojë për terapi

By: D Marku
3 April 2025 at 17:45

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-banori i Big Brother VIP, Vserlo, ka ndarë më shumë detaje nga përvojat e tij brenda shtëpisë dhe ka shpjeguar gjithçka që ka ndodhur pas publikimit të videos që ka shkaktuar polemika gjatë kohës që ai ishte në BBV.

Ndërkohë që po diskutonin për ngjarjet e fundit nga “Prime”-i i së martës dhe debatin mes Danjas dhe Eglit, Vserlo shprehu mendimin e tij, edhe pse tha që nuk kishte pasur mundësi ta ndiqte debatin në detaje. Sidoqoftë, ai theksoi se, siç ka thënë edhe më parë brenda shtëpisë, ai është i mendimit se Egli ka nevojë për terapi.

Vserlo e komentoi këtë duke shtuar:

“Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që Egli ka nevojë për terapi dhe i qëndroj kësaj. Është shumë reale, sepse ka realisht shumë nevojë për të punuar me psikologjinë e saj. Ajo është shumë e rënduar, mendoj unë. Ajo thotë që jo dhe nuk pranon që askush t’i qaset. Ne, si banorë, i jemi qasur të gjithë në një moment apo në një tjetër për t’i qëndruar afër dhe për t’i dhënë ndihmën tonë, por na ka prerë me thikë. Zgjedhja e saj gjithsesi.”

The post “Nuk pranon që askush t’i qaset…”/ Vserlo për Eglin: Ka nevojë për terapi appeared first on Albeu.com.

“Nuk pranon që askush t’i qaset…”/ Vserlo për Eglin: Ka nevojë për terapi

By: gaze tare
3 April 2025 at 17:45

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-banori i Big Brother VIP, Vserlo, ka ndarë më shumë detaje nga përvojat e tij brenda shtëpisë dhe ka shpjeguar gjithçka që ka ndodhur pas publikimit të videos që ka shkaktuar polemika gjatë kohës që ai ishte në BBV.

Ndërkohë që po diskutonin për ngjarjet e fundit nga “Prime”-i i së martës dhe debatin mes Danjas dhe Eglit, Vserlo shprehu mendimin e tij, edhe pse tha që nuk kishte pasur mundësi ta ndiqte debatin në detaje. Sidoqoftë, ai theksoi se, siç ka thënë edhe më parë brenda shtëpisë, ai është i mendimit se Egli ka nevojë për terapi.

Vserlo e komentoi këtë duke shtuar:

“Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që Egli ka nevojë për terapi dhe i qëndroj kësaj. Është shumë reale, sepse ka realisht shumë nevojë për të punuar me psikologjinë e saj. Ajo është shumë e rënduar, mendoj unë. Ajo thotë që jo dhe nuk pranon që askush t’i qaset. Ne, si banorë, i jemi qasur të gjithë në një moment apo në një tjetër për t’i qëndruar afër dhe për t’i dhënë ndihmën tonë, por na ka prerë me thikë. Zgjedhja e saj gjithsesi.”

The post “Nuk pranon që askush t’i qaset…”/ Vserlo për Eglin: Ka nevojë për terapi appeared first on iconstyle.al.

Vserlo thyen heshtjen pas videos intime: “Sa keq për ju që s’jam unë”

By: gaze tare
21 March 2025 at 11:14

Vserlo ka reaguar publikisht pas thashethemeve që qarkulluan për një video intime me një mashkull, e cila u bë virale gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë së “Big Brother”. Në një postim në Instagram, ai u shpreh me ironi për kureshtjen e madhe të ndjekësve.

“Sa kurioz paskeni qenë të më shikoni mua në një video porno. Sa keq për ju që s’jam unë. Gjithsesi, fantazoni sa të doni,” shkroi ai, duke hedhur poshtë zërat që videoja ishte e tij.

Vserlo e mbylli reagimin e tij me humor, duke thënë se lista e të interesuarve për të po bëhet e madhe dhe se e ka kaluar edhe Olën për vëmendjen e publikut.

The post Vserlo thyen heshtjen pas videos intime: “Sa keq për ju që s’jam unë” appeared first on iconstyle.al.

Vserlo pasi Gjesti e gjuajti me vezë në kokë: Më është goditur një shpullë në fytyrë, banorët qeshnin

20 March 2025 at 10:59

Vserlo ka qenë banori i radhës që u eliminua të martën nga Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka folur për një nga momentet më pikante në shtëpinë e famshme, atë ku Gjesti e goditi me vezë.

Ish-banori ka qenë tejet i nervozuar me veprimin duke thënë vazhdimisht se e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një intervistë për Big Brother Radio, tha se ka qenë me hundë të nxirë e dhimbje të mëdha.

“Kam qenë tri ditë me dhimbje hunde, hundë të nxirë, me dhimbje koke, nuk do kisha bërtitur aq shumë për atë vezë në Prime. Mua më është goditur një shpullë në fytyrë, por gjithsesi pastaj u kthye në tone qesharake, e mora edhe unë të tillë edhe vazhduam të tillë”, u shpreh ai.

Gjesti e goditi me vezë në kokë Vserlon

Tutje tha: “E di kush ishte problemi i vezës se të gjithë banorët aty brenda kishin harmoni të pashkruar me Gjestin dhe çdo batutë apo çdo gjë që do të bënte Gjesti në kuadër të lojës së vet të ngacmimeve këta qeshnin gjithmonë. Edhe kur ndodhi ajo me vezën, të gjithë qeshën”.

Vserlo ka pasur përplasje të mëdha me Gjestin e me shumë konkurrentë sa ishte brenda. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

The post Vserlo pasi Gjesti e gjuajti me vezë në kokë: Më është goditur një shpullë në fytyrë, banorët qeshnin appeared first on Telegrafi.

Kush janë finalistët e ‘BBVA’? Vserlo: Rikthimi i Eglit është i dobët

By: gaze tare
19 March 2025 at 18:37

Vserlo ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku rrëfeu detaje nga rrugëtimi i tij në ‘BBVA’.

Ai tha se u është përgjigjur të gjithë banorëve me të njëjtën monedhë, ndërsa shtoi se gjatë qëndrimit në shtëpi u zhgënjye nga Loredana dhe Aldo. Megjithatë shtoi se ka ndjesi miqësore për ta dhe se miqësia mund të vazhdojë jashtë shtëpisë. Në lidhje me finalistët, Vserlo bëri parashikimin duke thënë se ne finale shkon Gerta, Laerti, Gjesti, Egli ose Danja.

Pjesë nga intervista:

Vserlo: Me Gjestin kam pasur debatet më të forta aty në shtëpi. U jam përgjigjur të gjithëve, gozhda del me gozhdë.

Bëre miq?

Vserlo: Mund të them që po. Të paktën kam ndjesi miqësore për shumë aty. Por duhen parë nëse do jenë të përbashkëta. Me Loredanën, Danjën, Jozin, Aldon, me Eglin ndoshta me këtë rikthim. Ishte një Egli ndryshe.

‘E fiton Laerti’, the, pse?

Vserlo: Kam qenë 24 orë me Laertin dhe Bonën. Etiketimi ishte Laerti është xhaxhi im, Bona është nusja e xhaxhait tim. Ka pasur momente që edhe për të bërë lojën e tij mund të ketë sajuar, ose ketë thënë diçka të pavërtetë…

Pse ke kënduar kaq pak?

Vserlo: Kam kënduar shumë. Në shtëpi… nuk është kompeticion muzike, është vendi ku duhet të bëjmë strategji dhe lojë. Nuk hyra për të kënduar dy ditë dhe për të dalë të tretën. Nuk do isha pjesë e debateve. Kam qenë vërtetë i ngjirur dhe me probleme fyti. S’ma besoi kush, po vetëm unë e Zoti e di.

Të ka zhgënjyer njeri brenda?

Vserlo: Zhgënjim!? Se di nëse do e përdorja për ndonjë njeri specifik. Por mund te them që jam zhgënjyer nga Lori dhe Aldo.

Kush janë pesë finalistët sipas teje?

Vserlo: Finalisti i parë Vserlo (batutë), Gerta, Rozana, Laerti, Gjesti, Egli ose Danja. Rikthimin e saj (Eglit) e shoh të dobët. Do ishte e denjë të dilte si ‘vajza që bëri gjithçka për dashurinë’.

The post Kush janë finalistët e ‘BBVA’? Vserlo: Rikthimi i Eglit është i dobët appeared first on iconstyle.al.

Vserlo eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

18 March 2025 at 23:36

Spektakli i së martës solli një tjetër eliminim në Big Brother VIP Albania 4, ku këngëtari Vserlo u bë banori i radhës që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai nuk i mbijetoi televotimit përballë Aldos, Rizartës, Olës dhe Gertës, duke marrë numrin më të ulët të votave nga publiku.

Gjatë qëndrimit të tij në BBVA4, Vserlo u shqua për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të ashpër, duke u përfshirë në debate të shumta me banorët. Ai ka qenë një konkurrent mjaft aktiv, duke krijuar situata të tensionuara dhe diskutime të zjarrta në shtëpi.

Eliminimi i tij erdhi si një surprizë për disa nga fansat e tij, por edhe si një lehtësim për disa prej banorëve me të cilët ai kishte pasur përplasje të vazhdueshme.

Tani, gara vazhdon me banorët e mbetur, ndërsa televotimi i radhës pritet të sjellë edhe më shumë emocione dhe zhvillime të papritura në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/

The post Vserlo eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4 appeared first on Telegrafi.

“Big Brother Vip”, kush janë pesë banorët që shkuan në nominim

By: V K
16 March 2025 at 08:01

Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip”, ka qenë i mbushur me debate dhe të papritura, ku një ndër to ishte edhe rikthimi i Eglit brenda shtëpisë.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” rikthimi i Eglit, nuk ishte specifikuar se si do ishte rikthimi i saj si e ftuar apo si banore.

Largimi i Eglit erdhi në mënyrë vullnetare nga vetë ajo, për arsye shëndetësore.

Sakaq, u hap një televotim ku sipas votave të publikut, Egli u bë edhe një herë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në fund të spektaklit, ashtu siç është traditë në “Big Brother”, është edhe momenti I nominimeve.

Pas nominimeve nga banorët, pesë banorë janë në televotim.

Ata janë Gerta, Aldo, Rizarta, Vserlo dhe Ola. “Kë doni të shpëtoni”, është pyetja për publikun dhe banori më pak i votuar, do të lërë shtëpinë të martën.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, u eliminua Mikela.

The post “Big Brother Vip”, kush janë pesë banorët që shkuan në nominim appeared first on Albeu.com.

Tensione në BBV/ Gjesti i fut kokën në thes Vserlos

By: M C
14 March 2025 at 16:18

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar sërish polemika pas një veprimi provokues ndaj Vserlos.

Në një moment tensioni, ai tentoi t’i mbulonte kokën me një thes të zi, duke nxitur reagime të forta.

Ky nuk është incidenti i tij i parë; më herët u dënua nga Vëllai i Madh dhe u çua automatikisht në televotim pas një episodi ku theu vezë në kokën e Vserlos dhe Olës. Sjelljet e tij po rrisin gjithnjë e më shumë tensionin në shtëpi.

The post Tensione në BBV/ Gjesti i fut kokën në thes Vserlos appeared first on Albeu.com.

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos

By: redi
14 March 2025 at 13:43

Gjesti ka provokuar sërish Vserlon me veprime të tij në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Një video që po qarkullon në platformën X tregon Gjestin teksa merr një thasë të zi dhe, në një moment tensioni, tenton t’ia mbulojë kokën Vserlos. Ky veprim ka ngritur shumë reagime, pasi nuk është hera e parë që Gjesti e provokon Vserlon në mënyra të tilla.

Source

Ditë e re, ngacmime të reja! Gjesti i fut kokën në thes Vserlos

By: gaze tare
14 March 2025 at 14:13

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar sërish polemika pas një veprimi provokues ndaj Vserlos.

Në një moment tensioni, ai tentoi t’i mbulonte kokën me një thes të zi, duke nxitur reagime të forta.

Ky nuk është incidenti i tij i parë; më herët u dënua nga Vëllai i Madh dhe u çua automatikisht në televotim pas një episodi ku theu vezë në kokën e Vserlos dhe Olës. Sjelljet e tij po rrisin gjithnjë e më shumë tensionin në shtëpi.

The post Ditë e re, ngacmime të reja! Gjesti i fut kokën në thes Vserlos appeared first on iconstyle.al.

Pretendime se Vserlo ka puthur me dhunë Loredanën – Produksioni hesht!

By: gaze tare
14 March 2025 at 08:12

Prej orësh rrjetet sociale po ziejnë nga pretendimet se në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një ngjarje e rëndë: Vserlo dyshohet se ka puthur me forcë Loredanën. Pavarësisht zhurmës së madhe, produksioni nuk ka publikuar asnjë pamje që konfirmon ose mohon incidentin.

Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije për IconStyle se Loredana ka “shpërthyer” në dhomën e rrëfimit, duke kërkuar me ngulm që pamjet të bëhen publike. Ndërkohë, fansat po kërkojnë transparencë dhe dënim të çdo sjelljeje të papërshtatshme brenda shtëpisë.

A do të reagojë produksioni në Prime-n e radhës? Mbetet për t’u parë nëse do të zbardhet e vërteta apo nëse kjo çështje do të mbetet mister.

The post Pretendime se Vserlo ka puthur me dhunë Loredanën – Produksioni hesht! appeared first on iconstyle.al.

Vserlo me akuza të forta ndaj Olës: U ke marrë burrin 10 vajzave jashtë

By: Ela
13 March 2025 at 11:34

Një diskutim i fortë ndodhi ditën e djeshme mes Vserlos dhe Olës. Banori i tha Olës se ajo merret me burra të martuar, akuzë që u mohua nga konkurentja e ‘BBVA’. Biseda mes tyre:  Vserlo: Nga kjo të njoh unë ty. Nja 10 vetave ja ke marrë burrave. Jashtë ti i merr burrat të tjerëve. […]

The post Vserlo me akuza të forta ndaj Olës: U ke marrë burrin 10 vajzave jashtë appeared first on BoldNews.al.

Vserlo me akuza të forta ndaj Olës: I ke marrë burrin 10 vetave jashtë

By: gaze tare
13 March 2025 at 11:24

Një diskutim i fortë ndodhi ditën e djeshme mes Vserlos dhe Olës. Banori i tha Olës se ajo merret me burra të martuar, akuzë që u mohua nga konkurentja e ‘BBVA’.

Biseda mes tyre: 

Vserlo: Nga kjo të njoh unë ty. Nja 10 vetave ja ke marrë burrave. Jashtë ti i merr burrat të tjerëve.

Ola: Siç bëjnë shoqet e tua.

Vserlo: Shoqeve të mia t’i lëpish gishtin e vogël të këmbës së majtë ti.

Ola: Ti nuk me njeh mua, pse shpik? O llafazan.

Vserlo: O fansja ime e zjarrtë.

Ola: O këngëtar i dështuar, unë kam qeshur me këngët e tua.

Vserlo: Ti nuk dështon t’i marrësh burrat të tjerëve.

The post Vserlo me akuza të forta ndaj Olës: I ke marrë burrin 10 vetave jashtë appeared first on iconstyle.al.

Goditi me vezë Vserlon dhe Olën, ja vendimi i “Vëllait të Madh”!

By: gaze tare
11 March 2025 at 23:25

Një përplasje e ashpër ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Gjestit, Vserlos dhe Olës.

Pas një debati të tensionuar, Gjesti vendosi t’i godiste të dy me vezë në kokë, një veprim që u konsiderua si shkelje e rregullave të Vëllait të Madh.

Si pasojë e këtij veprimi, produksioni ka vendosur ta çojë automatikisht Gjestin në nominimin e radhës, duke e vënë atë në rrezik eliminimi.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

The post Goditi me vezë Vserlon dhe Olën, ja vendimi i “Vëllait të Madh”! appeared first on iconstyle.al.

Publikohen sekuencat e plota në ‘Prime’ – si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

11 March 2025 at 22:31

Në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, u transmetuan pamjet e plota të momentit kur Gjesti goditi me vezë në fytyrë Vserlon, ndërsa më pas i theu një tjetër vezë në kokë Olës.

Nga videot e shfaqura gjatë “Prime”-it, shihet qartë se Gjesti fillimisht ia heq kapelën Vserlos dhe më pas e godet në fytyrë me një vezë, duke shkaktuar reagime të ashpra brenda shtëpisë.

Më pas, në një akt tjetër të revoltuar, ai i thyen një tjetër vezë në kokë Olës.

Ky incident erdhi si pasojë e një përplasjeje mes banorëve. Gjesti dhe Aldo po luanin ping-pong me një patate, por në një moment Vserlo dhe Ola u afruan dhe tentuan ta merrnin pataten, duke i penguar në lojën e tyre.

Pikërisht ky veprim nxiti reagimin e ashpër të Gjestit, i cili e shprehu pakënaqësinë e tij përmes këtij veprimi të papritur.

Ngjarja ka shkaktuar një debat të madh si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, me shumë shikues që kanë reaguar në rrjetet sociale, duke ndarë mendime të ndryshme mbi sjelljen e Gjestit dhe dinamikën mes banorëve.

A do të ketë masa disiplinore ndaj tij? Mbetet për t’u parë në vazhdimin e spektaklit. /Telegrafi/

The post Publikohen sekuencat e plota në ‘Prime’ – si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë appeared first on Telegrafi.

❌
❌