Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City

15 July 2025 at 16:31

Real Madrid po përgatitet për një kapitull të ri në mesfushë, pas epokës legjendare të Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro. Klubi madrilen është i fokusuar në ndërtimin e një skuadre me lojtarë të rinj, të cilët mund të rriten dhe të zhvillohen me ekipin për vitet e ardhshme.

Emra si Vitinha nga Paris Saint-Germain dhe Alexis Mac Allister nga Liverpool janë në listën e skautëve të Realit. Por, asnjë nga këto transferime nuk është i lehtë. PSG dhe Liverpool nuk janë të prirë të shesin, ndërsa kërkesat financiare janë të larta.

Megjithatë, së fundmi ka hyrë në skenë një opsion i papritur. Agjenti i njohur Jorge Mendes ka kontaktuar disa herë Real Madridin për të ofruar shërbimet e Bernardo Silvës, një prej lojtarëve më të besuar të Manchester Cityt. Sipas raportimeve të DefensaCentral, Mendes ka sinjalizuar se lojtari është i hapur për një transferim dhe ka përmendur madje mundësinë e një transferimi si lojtar i lirë në të ardhmen.

Bernardo Silva është një lojtar me një palmares të pasur, duke fituar gjithçka me Manchester Cityn – nga trofetë në Angli deri te Champions League. Por në moshën 31-vjeçare, ai dëshiron një sfidë të re përpara se të jetë vonë për një aventurë të madhe tjetër.

Problemi për Real Madridin qëndron pikërisht te mosha. Klubi preferon të investojë në lojtarë pesë ose gjashtë vite më të rinj. Edhe pse e vlerësojnë lart talentin dhe përvojën e tij, drejtuesit në Valdebebas nuk janë të bindur nëse Silva është një pjesë që përputhet me projektin afatgjatë të skuadrës.

Trajneri i ri, Xabi Alonso, po ndërton një ekip me vizion për të ardhmen dhe është i fokusuar te zhvillimi i brezit të ri. Në këtë kontekst, afrimi i Bernardo Silvës shihet më shumë si një zgjidhje afatshkurtër – diçka që Alonso nuk e preferon.

Tashmë vendimi i fundit i takon presidentit Florentino Perez dhe stafit të tij. Do të mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do të bëjë një lëvizje për Bernardon, apo do të qëndrojë i palëkundur në strategjinë e rinovimit me lojtarë më të rinj. /Telegrafi/

The post Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Pep Guardiola dëshiron të ‘peshkojë’ te Barcelona

12 July 2025 at 13:48

Marc-Andre ter Stegen, një nga shtyllat më ikonike të Barcelonës gjatë dekadës së fundit, është gjithnjë e më shumë në rrezik të largohet nga klubi. Ardhja e Joan Garcias nga Espanyol, së bashku me zgjatjen e fundit të kontratës së Ëojciech Szczesnyt, e ka lënë reprezentuesin gjerman jashtë projektit të ri sportiv që po hartohet nga menaxhmenti sportiv. Gjithçka tregon se largimi i tij do të finalizohet këtë verë.

Portieri gjerman, i cili mbërriti në Camp Nou në vitin 2014, ka qenë një emër i padiskutueshëm mes portierëve për vite me radhë, por prioritetet e klubit kanë ndryshuar.

Performanca e tij, ndonëse e dukshme ndonjëherë, ka qenë me ndërprerje në sezonet e fundit, dhe shtytja për një ndryshim gjeneratash është përshpejtuar me lëvizjet e fundit të tregut të transferimeve. Stafi i trajnerëve beson se kjo është koha ideale për të filluar një ndryshim të thellë në portier.

Sipas mediumit Fichajes, duke pasur parasysh këtë situatë, Pep Guardiola ka shprehur interes të qartë për ta transferuar portierin gjerman në skuadrën e tij të Manchester Cityt.

Trajneri katalunas, i cili është i njohur me mjedisin e Barcelonës, beson se përvoja dhe aftësia e ter Stegen me këmbët e tij do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.

Situata aktuale mund t’i lejojë ekipit të Cityt të negociojë një marrëveshje me një çmim shumë më të ulët se sa do të ishte propozuar vetëm një vit më parë.

E ardhmja e portierit duket se është larg Barcelonës dhe destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë në Ligën Premier. Guardiola po shtyn nga Etihad për të nënshkruar me gjermanin, i cili do të mirëpriste një ndryshim të situatës pasi humbi rëndësinë te Barça.

Gjithçka duket se po shkon drejt një transferimi që do t’i jepte fund një epoke historike në portë për klubin katalanas. /Telegrafi/

The post Pep Guardiola dëshiron të ‘peshkojë’ te Barcelona appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

12 July 2025 at 13:04

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë ndaj 7 personave të arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga SPAK në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Më konkretisht, në qeli janë lënë shtetasit: Arjan Gjata, […]

The post EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Anëtarët e Kongresit Amerikan: Plani i Trumpit për “Kupolën e Artë” të ndërpritet për shkak të kostos

9 July 2025 at 08:28

Anëtarët demokratë të Kongresit në SHBA kërkuan që sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth të heqë dorë nga plani mbrojtës “Kupola e Artë” i administratës së presidentit Donald Trump, me arsyetimin se është jashtëzakonisht i kushtueshëm.

Kongresistët e përbërë nga 13 anëtarë të Kongresit, përfshirë senatorët demokratë Ed Markey, Jeff Merkley, Elizabeth Warren, Chris Van Hollen, senatorin e pavarur Bernie Sanders dhe disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërguan letër sekretarit Hegseth.

Në letër thuhet se plani i “Kupolës së Artë” i administratës së Trumpit prej rreth 175 miliardë dollarësh për mbrojtjen e vendit është “jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe jofunksional nga ana operative” dhe se mund të dëmtojë sigurinë e SHBA-së dhe të botës duke “nxitur një garë armësh bërthamore me Rusinë dhe Kinën”.

Letra përcjell shqetësime se “Kupola e Artë” më shumë do të “shpërdorojë” dollarët e taksapaguesve amerikanë se sa të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve me raketa dhe se kundër një sulmi të mundshëm është i nevojshëm një “sistem shumë më i madh, më i përparuar teknologjikisht dhe i kushtueshëm”.

Në letrën ku kërkohet braktisja e planit të “Kupolës së Artë”, vihet në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane duhet të “synojnë t‘i kundërvihen kërcënimeve të kufizuara dhe jo ndaj Rusisë dhe Kinës”.

Letra drejtuar Departamentit kërkon përgjigje të hollësishme për pyetje të ndryshme deri më 21 korrik, përfshirë qëllimin e programit dhe planin e shpenzimeve që vlerësohet të arrijë në 175 miliardë dollarë.

– Plani “Kupola e Artë” i presidentit Trump

Presidenti amerikan Trump më 20 maj bëri njoftimin zyrtar në lidhje me sistemin mbrojtës “Kupola e Artë”, për të cilin ka folur një kohë të gjatë.

Trump deklaroi se sistemi do të zbatohet para përfundimit të mandatit të tij dhe se kostoja totale e ndërtimit të tij do të ishte afërsisht 175 miliardë dollarë.

“Më bullizonin për peshën”, flet vajza që shkoi në mbrëmjen e maturës me gjyshin

By: Besnik
7 July 2025 at 20:31

Arta Tola, maturante nga qyteti i Librazhdit, ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, ku rrëfeu për zgjedhjen e saj të veçantë për mbrëmjen e maturës ku ndryshe nga bashkëmoshatarët ajo zgjodhi të shoqërohej nga gjyshi i saj.

Videoja e saj u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa ajo tregoi se kishte dalë me rezultate shumë të mira në provimet e maturës ndërsa tha se ka dëshirë për të ndjekur studimet në degën e stomatologjisë.

Arta jeton në Librazhd dhe tha se mbrëmja e maturës u zhvillua në të njëjtin qytet, më datë 1 korrik, ndërsa përgatitjet për natën e maturës kishin nisur prej muajsh.

Duke folur për mënyrën se si përfundoi duke shkuar në mbrëmjen e maturës me gjyshin, Arta tha:

“Mbrëmja e maturës planifikohet me muaj më parë. Kur një djalë të kërkon të të shoqërojë, është ndryshe. Mua nuk ma kërkoi asnjë dhe për këtë arsye zgjodha gjyshin, që është pika ime më e dobët.”

Ajo ndau gjithashtu një fakt të trishtë, duke rrëfyer se gjatë gjimnazit është bullizuar për shkak të peshës së saj.

“Gjyshi është përkrahja ime më e madhe. Ja propozova vetë. Ai nuk jeton me mua dhe ndodhej një natë në shtëpinë time kur i thashë: ‘Gjysh, kam një kërkesë. Do të vish me mua në mbrëmjen e maturës?’ Ai ishte pak konfuz, sepse ishte hera e parë për të, dhe më tha se atje janë vetëm të rinj, nuk ka bashkëmoshatarët e tij. Me ndihmën e hallave të mia, i mbushëm mendjen.” – tha Arta.

Gjyshi i saj, i quajtur Rrahman, sipas Artës është një njeri shumë i mirë dhe u ndje krenar për të në këtë moment të rëndësishëm.

“Kur kaluam në tapetin e kuq, e pyeta se çfarë do të preferonte të vishte dhe më tha se do ta zgjidhte vetë. E kombinoi vetë veshjen. Të gjithë reaguan shumë mirë kur parakalova me të, sepse nuk e prisnin që një maturante të vinte me gjyshin. Gjyshi qëndroi vetëm për pjesën e tapetit të kuq, pasi nuk mund të rrinte deri në orën 5 të mëngjesit.”

Arta tregoi se ka marrë shumë reagime pozitive, por edhe disa negative, nga shokët dhe shoqet, të cilët e vlerësuan gjestin si shumë të bukur dhe domethënës.

Fustanin për mbrëmjen e maturës ajo e kishte qepur posaçërisht në rrobaqepësi. “Modelin e zgjodha vetë dhe dola me një fustan të mrekullueshëm,” – tha ajo. Arta shtoi se preferoi ta bënte me porosi, pasi fustanet me qira i duken të gjithë njësoj.

E pyetur nga moderatori Flori Gjini se kush mori më shumë vëmendje, fustani apo gjyshi, Arta u përgjigj: “Sigurisht që gjyshi.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më bullizonin për peshën”, flet vajza që shkoi në mbrëmjen e maturës me gjyshin appeared first on Euronews Albania.

Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

7 July 2025 at 15:39

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por […]

The post Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it appeared first on Reporter.al.

Dorë për dore me gjyshin në mbrëmjen e maturës, Arta Tola: Nuk më ftoi asnjë çun

By: Rovena
7 July 2025 at 10:49

Arta Tola ishte maturantja e cila tërhoqi jo pak vëmendje ne rrjetet sociale në mbrëmjen e saj të maturës. Në festën e maturantëve ajo nuk kaloi në tapetin e kuq me një çun, shok klase, por në vend të tyre në krah të saj ishte gjyshi. Personi më i dashur dhe i shtrenjtë i artës, i cili e ka ndjekur dhe shoqëruar në çdo hap të jetës.

Për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Arta tregon se gjatë viteve të gjimnazit ka qenë e bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj për shkak të peshës. Ajo shton se nuk mori ftesë nga asnjë çun që të ishte shoqëruesi i saj në mbrëmjen e maturës, prandaj dhe ajo vendosi që të shkonte dorë për dore me gjyshin.

“Gjyshi hezitoi pak, ishte pak konfuz, sepse edhe mosha bën të vetën. Gjyshi është pika ime e dobët, ai më ka mbështetur në çdo hapë te jetës sime, pavarësisht se është një familjar, ai është një mik shumë i rëndësishëm për mua. Më ka mësuar se çfarë është dashuria dhe respekti, e mbi të gjitha se çfarë është durimi. Unë e zgjodha atë për të treguar se sa shumë vlen ai për mua. Në fillim shokët dhe shoqet e klasës nuk e prisnin që unë të dilja me gjyshin, sepse thoshin që unë nuk kam një shoqërues dhe ata mendonin  se nuk do të shkoja fare tek tapeti i kuq. Por, kur e panë që unë hyra me gjyshin atëherë u çuditën shumë. Gjatë tre viteve të mia të gjimnazit, unë po thuajse jam bullizuar shumë për shkak të peshës sime dhe nuk erdhi një çun të më thoshte që të hynim bashkë për maturë dhe unë mora gjyshin”, tha Arta./abcnews.al

 

Në gjendje të rëndë prej ditësh, ndërron jetë gruaja që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Lezhë

7 July 2025 at 10:10

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhej prej disa ditësh, 64-vjeçarja Marie Biba, e cila u plagos ga një shpërthim bombole gazi në banesën e saj në Ishull-Shëngjin në Lezhë. Mësohet se e moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80 për qind të trupit dhe nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të […]

The post Në gjendje të rëndë prej ditësh, ndërron jetë gruaja që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Dritëhijet e “arit të zi”, Igli Tola: Shqipëria nuk ndikon në tregun e naftës, por vuan pasojat

By: Rovena
4 July 2025 at 20:23

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Igli Tola, ka komentuar ndikimin e konfliktit Izrael-Iran në tregjet globale të naftës, gjatë emisionit “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë rol në këtë zinxhir ndërkombëtar dhe është thjesht konsumatore që ndjen pasojat.

Tola theksoi se çmimet e naftës ndikohen nga fuqitë e mëdha dhe kontratat ndërkombëtare, ndërsa aktualisht tregu paraqitet i stabilizuar, pavarësisht tensioneve gjeopolitike.

“Dihet që nafta është një burim që ndikohet nga fuqitë. Pushteti që kanë shtetet e gjirit në raport me SHBA në këtë resurs janë të njohura. Sa u takon Shqipërisë, është qe ne thjesht do të vuajmë pasojat dhe nuk kemi asnjë lloj impakti. Siç ndodhi edhe rasti Izrael-Iran, të gjithë prisnim që konflikti të ndalonte. Një ndryshim nëse bursë nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë, ndikon në kontratat e ardhshme. Treguesit për naftën tregojnë që aktualisht është i stabilizuar”, tha Tola./abcnews.al

“Mos më kërkoni t’u bëjë ‘tag’”, Oriola Marashi reagon e indinjuar për kërkesën e disa personave

By: D Marku
3 July 2025 at 14:16

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka shprehur një shqetësimin për opinionin publik përmes rrjetit social Instagram.

Ajo është shprehur e indinjuar nga kërkesat e vazhdueshme nga disa persona, të cilët i kërkojnë t’u bëjë ‘tag’ në postimet e saj.

Kjo situatë duket se e ka shqetësuar shumë bukuroshen, e cila ka reaguar publikisht për këtë çështje.

“Dua të ndaj diçka që më ka lodhur shumë kohët e fundit… Shpesh më ndodh që njerëz të ndryshëm, kur më shohin duke bërë një foto, apo duke punuar në diçka, të më thonë: ‘Mos harro me bo tag’. Si të jetë një detyrim. Si të më takojë. Por askush nuk pyet: Si je? A je lodhur? A ke nevojë për ujë? Si po shkon puna? Askush nuk sheh orët në diell, kilogramët e veshjeve, stresin që mbaj brenda për të dhënë më të mirën time. Thjesht: Tag”, e nisi reagimin ajo në ‘instastory’.

“Por duhet ta dini një gjë: Unë nuk punoj për ‘tag’. Unë nuk jetoj për t’ju dhënë publicitet. Unë postoj kur ndihem mirë, kur ndjej respekt, kur ka bashkëpunim real. Instagrami s’është puna ime, por është edhe hapësira ime personale. Mos kërkoni gjithmonë diçka prej meje – sidomos pa respekt. Të kërkosh tag me zor, është si të trokasësh në derën e dikujt dhe të thuash: më jep diçka, se më takon. Nuk është normale. Dhe nuk do të normalizohet më. Faleminderit që kuptoni”, përfundoi modelja e njohur.

The post “Mos më kërkoni t’u bëjë ‘tag’”, Oriola Marashi reagon e indinjuar për kërkesën e disa personave appeared first on Albeu.com.

Guardiola dhe Man City e mbyllin sezonin pa trofe: Kur ishte hera e fundit?

1 July 2025 at 18:28

Sezoni 2024/25 për Manchester Cityn përfundoi në mënyrë të hidhur pas eliminimit nga Al-Hilal me rezultat 4-3 në kohën shtesë në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube.

Është zyrtare, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk arriti të fitonte asnjë trofe këtë sezon, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë suksesi.

Kjo seri e errët e rezultateve filloi menjëherë pasi Guardiola zgjati kontratën e tij deri në vitin 2027, por më pas skuadra pësoi dështime në të gjitha garat ku mori pjesë.

Realiteti i sezonit ishte i ashpër: vendi i tretë në Ligën Premier, humbje në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace, pastaj vjen eliminimi nga Tottenham në raundin e 16-të të Kupës së Ligës, eleminim nga Real Madrid në play-offin e Ligës së Kampionëve dhe disfatë tronditëse nga Al-Hilal në Kupën e Botës për Klube.

Simbolikisht, hera e fundit që Man City dhe Guardiola mbetën pa trofe ishte në sezonin 2016/17, debutimi i tij në klub, kur ekipi përfundoi i treti në Ligën Premier dhe dështoi në garat e tjera të mëdha.

Kohët e vështira kanë mbërritur edhe për Manchester Cityn, skuadrën që tifozët e saj janë mësuar ta shohin gjithmonë në maje të suksesit. /Telegrafi/

The post Guardiola dhe Man City e mbyllin sezonin pa trofe: Kur ishte hera e fundit? appeared first on Telegrafi.

Guardiola humb toruan kundër Al Hilal, ballë për ballë me arbitrin: “Po bën shaka?”

By: user 2
1 July 2025 at 15:31

Edhe Pep Guardiola i shtohet listës së të mëdhenjve të zhgënjyer nga ky Botëror për Klube: Manchester City u eliminua në mënyrë befasuese në të tetat e finales nga Al Hilal i tekniku Simone Inzaghi që realizoi një kryevepër të vërtetë duke marrë kalimin për në çerekfinale të kompeticionit. Anglezet kthehen në shtëpi pa fituar asnjë trofe në muajt e fundit, një situatë e pazakontë për trajnerin që zakonisht i mbledh të gjitha kupat. Kompeticioni ishte një mënyrë për të shlyer një sezon të keq dhe sigurisht nuk u nënvlerësua, duke gjykuar edhe nga reagimet që pati spanjolli në fushë.

Në minutën e fundit nga shtatë të shtesës, me ndeshjen të bllokuar 2-2 dhe shtesat tashmë shumë afër, Guardiola e humbi krejtësisht toruan për një faull ndaj Doku që ishte nisur në një kundërsulm shumë të rrezikshëm. Mund të ishte kthyer në aksionin e fitores, por arbitri e la lojën të vazhdonte dhe nuk e ndëshkoi Ali Lajami, duke shkaktuar gjithë zemërimin e trajnerit që ishte i pabesueshëm përballë kësaj zgjedhjeje.

“ESTÁS DE BROMA” 😱😱

Guardiola no se puede creer la falta no pitada sobre Doku @FIFACWC | Todos los partidos gratis en https://t.co/yWCWbevPop | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/EUoshWKas1

— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 1, 2025

Guardiola e furia kundër arbitrit

Në lojë ishte kalimi në çerekfinale, një objektiv ambicioz për Al Hilal dhe në dukje pothuajse i sigurt për City që të paktën në letër ishte skuadra favorite. Situata megjithatë u komplikua dhe ndeshja kaloi në shtesa, duke përfunduar më pas në duart e sauditëve që vulosën arritjen e madhe duke fituar 4-2. Faulli ndaj Doku në minutën e 97′ mund ta kishte ndryshuar fytyrën e sfidës duke e kthyer plotësisht nga ana e anglezëve disa çaste para fundit: belgu ishte hedhur drejt portës dhe u ndal nga një faull i Ali Lajami që megjithatë nuk u ndëshkua nga arbitri që preferoi të linte lojën të vazhdonte.

Lexo më tej: Eliminoi Manchester City, presidenti i Al Hilal Nafel bën një premtim para lojtarëve

Një fyerje për teknikun Pep Guardiola i cili nuk pa më nga sytë dhe hyri në fushë për të përballuar me zemërim gjyqtarin: “Po bën shaka?”. Një pyetje që pasoi një protestë shumë të gjatë, që megjithatë përfundoi pa asgjë. Pas humbjes, trajneri në mikrofonat e DAZN u përpoq të shihte gotën gjysmë plot duke shtrydhur në maksimum optimizmin e tij: “Krijuam disa raste të mira, por Bono bëri disa pritje të jashtëzakonshme. Nuk kam çfarë të them tjetër. Pashë shumë gjëra pozitive që nuk i kisha parë kurrë më parë, sidomos në marrëdhënien mes lojtarëve dhe stafit teknik. Mendoj se ishim të kënaqur dhe që stërvitjet kanë qenë shumë të mira, por niveli këtu është shumë i lartë”.

The post Guardiola humb toruan kundër Al Hilal, ballë për ballë me arbitrin: “Po bën shaka?” appeared first on Lapsi.al.

Guardiola flet pas eliminimit tronditës të Man Cityt nga Kupa e Botës për Klube

1 July 2025 at 09:51

Pas tre fitoreve bindëse në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube, Manchester City u eliminua në fazën e 1/8-tës nga sauditët e Al Hilalit.

Al Hilal tronditi ekipin anglez dhe fitoi me rezultat 4-3 në vazhdime, duke e dërguar në shtëpi ekipin e fortë dhe të pasur të Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll, pas vitesh dominimi në futbollin anglez, dështoi ta çonte ekipin drejt një trofeu sezonin e kaluar dhe do ta presë atë pas turneut, i cili po luhet në Shtetet e Bashkuara deri në mesin e korrikut.

“Pashë shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë më parë, veçanërisht në marrëdhënien midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Kaluam shumë mirë këtu, ndeshjet ishin të mira dhe niveli i lojës ishte i lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Në këtë fazë, të gjitha ndeshjet janë të vështira. I lejuam kundërshtarit të bënte tranzicione, por krijuam shumë dhe në përgjithësi ishim të mirë. Është për të ardhur keq”.

“Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm ekipin për mënyrën se si u stërvitën dhe u përgatitën. Ata dhanë gjithçka”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

The post Guardiola flet pas eliminimit tronditës të Man Cityt nga Kupa e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

City i dërrmoi, Guardiola etik: “Juve gjithnjë e fortë, s’luanim kështu prej kohësh”

By: user 2
27 June 2025 at 12:19

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli kështu për Mediaset pas fitores 5-2 kundër Juventusit: “I kënaqur? Sigurisht, kemi mposhtur një skuadër që kishte luajtur dy ndeshje të jashtëzakonshme. Juventusi është gjithmonë Juventusi, kishte shumë kohë që nuk luanim kështu. Vazhdojmë të mendojmë që vitin e kaluar kishim një skuadër të mirë, por pësuam dyqindmijë dëmtime. Por tani jemi ribashkuar. Ky është rrugëtimi që duhet bërë, nuk duhet folur por duhet punuar shumë.”

Mbi ndjesitë e mira që la fusha: “Kemi fituar dy ndeshjet e mëparshme, por nuk kishim të njëjtat situata. Duhet të gjejmë sërish identitetin, pastaj të fitosh apo të mos fitosh nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të gjejmë veten.” Pastaj për Haaland: “Ky djalë bën gola. Pastaj ai duhet ta dijë që ka konkurrencë. Marmoush luajti mirë, të gjithë duhet të japin maksimumin. Përndryshe do të jetë e vështirë për të gjithë.”

Lexo më tej: Juventus u bë meme, Tudor pranon: “City shpenzon dhe ka lojtarë më të fortë se ne”

Dhe Guardiola përfundoi duke folur për largimin e De Bruyne: “E dua jo mirë, por më shumë. Këto vite nuk do të kishin qenë të mundura pa kontributin e tij. Ka qenë një vendim shumë i vështirë, i uroj gjithë të mirat, po shkon në një vend special me një nga trajnerët më të fortë në botë të të gjitha kohërave. Conte arrin gjithmonë të bëjë atë që duhet bërë. I uroj Kevin-it më të mirën, shumë shumë lumturi.”

Phil makes it four! 💫@FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/qHE6dSCgcV | #FIFACWC | #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/u6meTLuF8V

— Manchester City (@ManCity) June 26, 2025

The post City i dërrmoi, Guardiola etik: “Juve gjithnjë e fortë, s’luanim kështu prej kohësh” appeared first on Lapsi.al.

Guardiola ka një këshillë për tifozët e Juve-City: “Ujë, kapele dhe peshqirë”

By: user 2
26 June 2025 at 15:13

Juventus është tashmë i kualifikuar në 1/8-at e finales së Kupës së Botës për Klube dhe do të luajë për vendin e parë në grup ndaj Manchester City të drejtuar nga Guardiola. Për bardhezinjtë është thelbësore të përfundojnë në anën e favorshme të shortit për të pasur një rrugëtim më të lehtë deri në finale, dhe vendi i parë në grup do t’u garantonte kundërshtarë më të dobët, përveçse derbin e Italisë kundër Inter në çerekfinale. Do të luhet në një ekuilibër shumë të fortë dhe ndeshja, si zakonisht, do të ndikohet nga i nxehti i madh: luhet në Orlando, ku në orën 15 janë parashikuar 30 gradë dhe një nivel shumë i lartë lagështie që do ta bëjë edhe më të ndjeshme nxehtësinë.

Është një faktor që ka ndikuar te të gjitha skuadrat dhe ka qenë edhe arsye për ankesa nga protagonistët e këtij turneu. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje, për shkak të kufizimeve të të drejtave televizive dhe klimës që nuk lehtësohet as gjatë orëve të natës. Për këtë arsye, Pep Guardiola në konferencën për shtyp bëri një udhëzues të vogël për të gjithë tifozët që do të jenë në stadium për të ndjekur ndeshjen: me shaka, u dha atyre disa këshilla se çfarë të marrin me vete për të mos vuajtur nga i nxehti dhe për të shijuar spektaklin.

Guardiola e thirrja për tifozët e Juves dhe City

Një shaka, por vetëm deri në një pikë të caktuar, duke qenë se klima në Orlando është përvëluese dhe Juventusi me Manchester City-n do të zbresin në fushë pikërisht në orët më të nxehta. Do të ketë mbi 30 gradë dhe lojtarët do të lodhen shumë, ndaj Guardiola po mendon për rotacion për të mbajtur skuadrën e tij në formë edhe në pjesën e dytë. Në lojë është vendi i parë në grup dhe mundësia për të rënë në krahun më të butë të shortit, ndaj përballja direkte me bardhezinjtë nuk do të jetë aspak një shëtitje.

Trajneri mendon për vështirësitë që do të përballin lojtarët e tij dhe u jep disa këshilla tifozëve: “Shpresojmë të luajmë një ndeshje të bukur kundër Juventusit dhe që njerëzit të vijnë në stadium! E vetmja gjë që mund t’u këshilloj njerëzve është të marrin shumë, shumë ujë, kapele, peshqirë në qafë, sepse mendoj se do të jetë e vështirë!”

Lexo më tej: Comolli, Juventus i jep pushtet të plotë: ka vetëm një kufi në pushtetin e francezit

Këto janë masat kryesore që duhet të marrin tifozët që do të përballen me temperatura ekstreme vetëm për të parë në fushë të dyja skuadrat. Do të luajnë në orën 15 me orën lokale të Orlandos, fashë orare e privilegjuar për shumë prej atyre që do ta ndjekin ndeshjen nga Evropa dhe që nuk do të kenë nevojë të zgjohen në mes të natës për të parë ndeshjen e madhe.

Kupa e Botës për Klube shërben edhe si një provë përfundimtare për Botërorin e ardhshëm dhe Guardiola e merr këtë si një mësim: “Mendoj se të gjitha skuadrat duhet të menaxhojnë të nxehtin, kështu që është kështu. Për Botërorin e ardhshëm njerëzit do ta dinë tashmë, por po, duhet të jemi të përgatitur për të vuajtur…”

The post Guardiola ka një këshillë për tifozët e Juve-City: “Ujë, kapele dhe peshqirë” appeared first on Lapsi.al.

Ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar në Salerno, dyshohet se po grabiste

25 June 2025 at 23:29

Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh pas një tentative grabitje që përfundoi në mënyrë të përgjakshme është gjetur në fshatin San Severino di Centola, pranë një fushe sportive.

Pronari i vilës, një 60-vjeçar, sipërmarrës ndërtimi vendas, u paraqit në Prokurorinë e Vallo della Lucania së bashku me avokatin e tij dhe tregoi vendndodhjen e trupit.

Ai po hetohet për vrasje dhe fshehje të një kufome në Foria di Centola, në provincën e Salernos ndërsa ka pranuar se kishte qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes, rreth orës 22:00 të së dielës.

Një nga plumbat goditi për vdekje të riun shqiptar, trupi i të cilit u transportua nga vetë sipërmarrësi në një zonë të largët dhe u fsheh në bimësi, i mbështjellë në një thes.

Karabinierët e Kompanisë Sapri dhe një magjistrat ndërhynë në vendngjarje dhe urdhëruan marrjen e trupit dhe kryerjen e autopsisë, që do të realizohet në spitalin San Luca në Vallo della Lucania ndërsa rezultatet pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një anëtar tjetër i bandës u plagos rëndë dhe është i shtruar në spitalin “Cardarelli” në Napoli. Edhe për këtë rast, pronari i vilës po hetohet për shkaktim të lëndimeve të rënda ndërsa një i tretë, bashkëpunëtor i dyshuar, është ende në kërkim.

Hetimet e koordinuara nga Prokuroria e Vallo della Lucania synojnë të përcaktojnë me saktësi dinamikën e të shtënave dhe të sqarojnë se kush qëlloi i pari.

Gjatë grabitjes është vjedhur edhe një armë, e cila dyshohet se u përdor nga njëri prej grabitësve në shkëmbimin e zjarrit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas dhe ka shkaktuar tensione të forta pasi familjarë dhe miq të viktimës, përfshirë gruan e tij dhe vajzën trevjeçare u mblodhën pranë banesës ku ndodhi ngjarja.

Sipas mediave lokale, rreth 30 qytetarë shqiptarë të ardhur nga Caserta janë parë në zonë në atë që përshkruhet si një “ekspeditë ndëshkuese”, por u shpërndanë pas mbërritjes së karabinierëve ndërsa zona vijon të jetë nën mbikëqyrje të rreptë.

Apeli i vjehrrës së të ndjerit 

Përpara se trupi i 25 vjeçarit të gjendej vjehrra e tij foli për mediat ku u shpreh:

“Duam trupin e djalit. Ai u vra dhe ndoshta u varros. Duhet të na e kthejnë. Ai duhej të martohej me vajzën time, kanë një fëmijë 3-vjeçar. Nuk kishte precedentë penalë. Nuk e di si u përfshi. Dinamika ende nuk është sqaruar.”

Edhe partnerja e të riut foli, duke përshkruar çastet pas të shtënave:

“Dy ditë më parë më thanë të shkoja urgjent në Vallo della Lucania, sepse burri im kishte hyrë në një shtëpi me dy të tjerë. Njëri iku, tjetri u plagos dhe burri im kishte vdekur. E kërkova në të gjitha spitalet, por pa rezultat. Pastaj erdhëm këtu.”

Sipas saj, i plagosuri në spitalin e Napolit i ka thënë:

“Pronari qëlloi burrin tim ndërsa po largoheshin dhe pastaj më qëlloi edhe mua. Më në fund, e zvarriti trupin e tij nga këmbët.”

Gruaja përfundon:

“Nuk kërkoj hakmarrje. Dua vetëm drejtësi. Nëse ai është vrarë, të paktën të kemi trupin që t’i bëjmë një funeral të ndershëm.”

Kërkimet për 25-vjeçarin përfunduan këtë të mërkurë ndërkohë që kishin nisur prej mëngjesit të së hënës, nën koordinimin e Karabinierëve dhe Mbrojtjes Civile. Telefoni i tij u gjet për herë të fundit pranë një zone pyjore, por pa gjurmë konkrete.

Ndërkohë, pronari i vilës ndodhet nën hetim për vrasje dhe lëndime të rënda, ndërsa Foria di Centola mbetet nën tension dhe në pritje të zbardhjes së plotë të të vërtetës.

The post Ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar në Salerno, dyshohet se po grabiste appeared first on Telegrafi.

City në plazh para sfidës me Juventus: Guardiola bën pasime me lojtarët e tij

By: user 2
25 June 2025 at 12:25

Pep Guardiola bën pasime në plazh me lojtarët e tij pak orë përpara ndeshjes kundër Juventus: topi nuk duhet të bjerë dhe trajneri i Manchester City tregon prekjet dhe cilësinë e tij. “Citizens” do të luajnë për vendin e parë në grupin G kundër skuadrës bardhezi, por në orët që i paraprinë ndeshjes në Camping World Stadium të Orlandos, trajneri katalanas vendosi t’i çojë djemtë e tij në plazh për një seancë ndryshe stërvitore.

Guardiola, pasime në plazh me lojtarët: topi nuk duhet të bjerë

Në moshën 54-vjeçare Pep Guardiola vazhdon të tregojë gjithë cilësinë e tij në kontrollin e topit, pikërisht si kur drejtonte mesfushën e Barcelonës. Trajneri i Manchester City, në një video të publikuar nga klubi anglez, është filmuar teksa pasonte me lojtarët e tij dhe tregoi, edhe një herë, klasin e tij në kontrollin e topit.

Në seancën stërvitore që trajneri katalanas zhvilloi në plazh, pas ushtrimeve të rikuperimit, e gjithë skuadra dhe vetë Pep u argëtuan duke prekur topin për të ulur pak tensionin në prag të ndeshjes me Juventus.

Two touch on the beach with the boss 🫡 pic.twitter.com/GRL6IqMUUu

— Manchester City (@ManCity) June 24, 2025

Guardiola: “Fitorja e Botërorit për Klube nuk ndryshon sezonin”

Pep Guardiola disa ditë më parë analizoi sezonin sapo përfunduar të Citizens dhe deklaroi në mënyrë të prerë: “E kam thënë disa herë që sezoni nuk ka qenë i mirë. Fitorja e Kupës së Botës për Klube nuk do ta ndryshojë këtë. Qëllimi im aktual nuk është të fitoj këtë kompeticion, por të zgjas qëndrimin tonë këtu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester City (@mancity)

“Citizens” përfunduan 13 pikë pas Liverpool, u eliminuan në “playoff”-in e Champions League nga Real Madrid dhe humbja në finalen e FA Cup janë plagë të dukshme, përveç eliminimit në raundin e katërt të Carabao Cup (kundër Tottenham, shënim red.). Trofeu i vetëm sezonal i fituar ishte Community Shield, duke mposhtur Manchester United me penallti.

Trajneri spanjoll përfundoi: “Tani që jemi këtu, dua të jap maksimumin. Dua të shijoj këtë moment, sepse këtu arrihet vetëm një herë në katër vjet… Dhe dua të shkoj sa më larg të jetë e mundur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester City (@mancity)

The post City në plazh para sfidës me Juventus: Guardiola bën pasime me lojtarët e tij appeared first on Lapsi.al.

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon

By: Besnik
24 June 2025 at 19:02

Theo Hernandez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te klubi saudit Al Hilal, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Mbrojtësi francez do të jetë një nga përforcimet e para të trajnerit të ri të Al Hilal, Simone Inzaghi, në aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Klubi i Milanit ka pranuar ofertën prej 30 milionë eurosh, ndërsa lojtari ka refuzuar një rikthim në La Liga, për të nisur një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Kuqezinjtë kanë tashmë në shënjestër Oleksandr Zinchenko si pasues të tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Roony Bardghji drejt Barcelonës

Në një tjetër lëvizje interesante të merkatos, Barcelona ka arritur marrëveshje me talentin 19-vjeçar të Copenhagen, Roony Bardghji.

Sulmuesi, i lindur në Kuvajt dhe pjesë e ekipeve kombëtare zinxhir të Suedisë, ka pranuar ofertën e klubit katalanas dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet kalimi i tij në “Camp Nou”.

Bradley Barcola drejt Arsenalit?

E ardhmja e Bradley Barcola te PSG mbetet në pikëpyetje. Mediat franceze raportojnë se futbollisti është joshur nga interesi i Arsenalit, që kërkon ta afrojë në Premier League.

Edhe pse më herët u tha se Barcola ndihej mirë në Paris, ndërhyrja e “topçinjve” duket se ka ndryshuar balancat, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme një lëvizje drejt Anglisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

By: S SH
23 June 2025 at 14:23

Bayern Munich dhe Liverpool kanë bërë disa oferta për sulmuesin e talentuar të PSG-së, Bradley Barcola.

Megjithatë, klubi francez nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet gjatë këtij afati kalimtar veror.

Paris Saint-Germain e ka bërë të qartë se Barcola është pjesë e planeve të tyre për të ardhmen.

Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit e PSG-së nuk kanë asnjë plan që të pranojnë ofertë për 22-vjeçarin këtë verë.

Romano shtoi se menaxhmenti dhe trajneri Luis Enrique e konsiderojnë Barcolën si pjesë të rëndësishme të skuadrës.

PSG beson se Barcola mund të luajë një rol kyç në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri dhe për momentin çdo përpjekje nga klubet e interesuara duket se do të mbetet pa rezultat.

Reprezentuesi francez e mbylli vitin me 58 ndeshje zyrtare duke shënuar 21 gola dhe 19 asistime.

The post Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan appeared first on Albeu.com.

❌
❌