Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit

10 July 2025 at 18:28

Pas gjashtë vitesh të suksesshme te AC Milan, mbrojtësi francez Theo Hernandez ka vulosur transferimin e tij te skuadra saudite Al Hilal.

Marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili do të punojë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët, por edhe tregon hapur arsyet e largimit të tij.

“Kam ardhur te AC Milan në vitin 2019 me ëndrra dhe entuziazëm. Sot largohem pas momenteve të paharrueshme si titulli i Serie A dhe Superkupa, por mbi të gjitha, pasi ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Theo.

Ai i ka kushtuar falënderim të veçantë Paolo Maldinit për mbështetjen dhe lidershipin, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe disa vendime të fundit brenda klubit që, sipas tij, nuk përputhen më me ambiciet që e kishin sjellë te Milani.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë. Milani ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu”, theksoi ai.

Në përfundim, Theo theksoi se largohet me kokën lart, duke nënvizuar se ka dhënë gjithçka për klubin dhe tifozët. Ai premton se Milanin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

“Po largohem me zemër të plotë dhe me shpresën se shumë shpejt Milani do të kthehet në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Forza Milan Sempre”, shkroi ai.

Ky postim i Theos pritet të shkaktojë debat në mesin e tifozëve dhe opinionit sportiv, sidomos për shkak të mesazhit të qartë ndaj drejtimit aktual të klubit. /Telegrafi/ 

The post “Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit appeared first on Telegrafi.

“Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit

By: S SH
10 July 2025 at 18:37

Pas gjashtë vitesh të suksesshme te AC Milan, mbrojtësi francez Theo Hernandez ka vulosur transferimin e tij te skuadra saudite Al Hilal.

Marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili do të punojë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët, por edhe tregon hapur arsyet e largimit të tij.

“Kam ardhur te AC Milan në vitin 2019 me ëndrra dhe entuziazëm. Sot largohem pas momenteve të paharrueshme si titulli i Serie A dhe Superkupa, por mbi të gjitha, pasi ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Theo.

Ai i ka kushtuar falënderim të veçantë Paolo Maldinit për mbështetjen dhe lidershipin, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe disa vendime të fundit brenda klubit që, sipas tij, nuk përputhen më me ambiciet që e kishin sjellë te Milani.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë. Milani ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu”, theksoi ai.

Në përfundim, Theo theksoi se largohet me kokën lart, duke nënvizuar se ka dhënë gjithçka për klubin dhe tifozët. Ai premton se Milanin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

“Po largohem me zemër të plotë dhe me shpresën se shumë shpejt Milani do të kthehet në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Forza Milan Sempre”, shkroi ai.

Ky postim i Theos pritet të shkaktojë debat në mesin e tifozëve dhe opinionit sportiv, sidomos për shkak të mesazhit të qartë ndaj drejtimit aktual të klubit.

The post “Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit appeared first on Albeu.com.

Nuk kishte se si ta refuzonte – zbulohet paga e Theo Hernandez te Al Hilal

By: S SH
26 June 2025 at 20:50

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim.

Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në fazat e tij të fundit, me palët që po sqarojnë detajet e fundit.

Tarifa e transferimit është rreth 30 milionë euro, ndërsa Hernandez do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Ajo do të jetë me vlerë 60 milionë euro në total – 20 milionë euro për sezon.

Milani e bleu atë fillimisht nga Real Madridi për 20 milionë euro në verën e vitit 2019.

Këtë sezon, ai kontribuoi me 5 gola dhe 6 asiste në 49 ndeshje, duke shënuar një kapitull të rëndësishëm ndërsa shkon në Ligën Profesionale Saudite.

The post Nuk kishte se si ta refuzonte – zbulohet paga e Theo Hernandez te Al Hilal appeared first on Albeu.com.

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

By: armand
24 June 2025 at 22:08

Theo Hernandez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te klubi saudit Al Hilal, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti. Mbrojtësi francez do të jetë një nga përforcimet e para të trajnerit të ri të Al Hilal, Simone Inzaghi, në aventurën e tij në Arabinë Saudite. Klubi […]

The post Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon appeared first on BoldNews.al.

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon

By: Besnik
24 June 2025 at 19:02

Theo Hernandez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te klubi saudit Al Hilal, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Mbrojtësi francez do të jetë një nga përforcimet e para të trajnerit të ri të Al Hilal, Simone Inzaghi, në aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Klubi i Milanit ka pranuar ofertën prej 30 milionë eurosh, ndërsa lojtari ka refuzuar një rikthim në La Liga, për të nisur një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Kuqezinjtë kanë tashmë në shënjestër Oleksandr Zinchenko si pasues të tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Roony Bardghji drejt Barcelonës

Në një tjetër lëvizje interesante të merkatos, Barcelona ka arritur marrëveshje me talentin 19-vjeçar të Copenhagen, Roony Bardghji.

Sulmuesi, i lindur në Kuvajt dhe pjesë e ekipeve kombëtare zinxhir të Suedisë, ka pranuar ofertën e klubit katalanas dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet kalimi i tij në “Camp Nou”.

Bradley Barcola drejt Arsenalit?

E ardhmja e Bradley Barcola te PSG mbetet në pikëpyetje. Mediat franceze raportojnë se futbollisti është joshur nga interesi i Arsenalit, që kërkon ta afrojë në Premier League.

Edhe pse më herët u tha se Barcola ndihej mirë në Paris, ndërhyrja e “topçinjve” duket se ka ndryshuar balancat, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme një lëvizje drejt Anglisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

Al Hilal, Theo e Osimhen në Botërorin e Klubeve kundër Juventus: ç’thotë rregullorja

By: user 2
24 June 2025 at 12:19

Theo Hernandez i ka thënë “po” Al Hilal. Negociatat shumë të gjata janë drejt përfundimit. Futbollisti francez ka pranuar ofertën e klubit saudit, i cili ka arritur ta bindë lojtarin që tani mund të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi dhe të luajë në Kupën e Botës për Klube. I njëjti fat mund të ndodhë edhe me Osimhen, nëse Al Hilal arrin të mbyllë marrëveshjen shumë të ndërlikuar për nigerianin, që është ende në pronësi të Napolit. Hernandez dhe Osimhen, nëse firmosin në ditët në vijim, mund t’i bashkohen Al Hilal në Shtetet e Bashkuara dhe, në rast kalimi në fazën e të tetave të finales, do të përballeshin me Juventus ose Manchester City.

Marrëveshje mes Theo dhe Al Hilal, ka dakordësi edhe me Milan

Palët janë një hap larg përmbylljes. Hernandez ka pranuar ofertën ekonomike dhe është gati të luajë me Al Hilal, që është pranë arritjes së marrëveshjes edhe me Milanin. Gjithçka po ecën me shpejtësi. Milan është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 25 milionë eurosh. Shifër që Al Hilal e konsideron të përshtatshme. Hernandez do të largohet nga Milani pas gjashtë sezonesh, 34 gola dhe 45 asistime në 262 paraqitje. Firma pritet brenda orëve.

Theo Hernandez mund të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube

Nëse, siç duket, gjithçka do të konkretizohet, Hernandez mund të fluturojë drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, ku Al Hilal është i angazhuar në Kupën e Botës për Klube dhe, në rast kualifikimi në të tetat e finales, mund të zbresë në fushë që në atë fazë me skuadrën e drejtuar nga Inzaghi – e njëjta gjë do të vlente edhe për Osimhen, nëse Al Hilal arrin të mbyllë marrëveshjen më shumë me lojtarin sesa me Napolin.

Ofertë monstruoze për Victor Osimhen

Tregu i Al Hilal nuk përfundon me Theon, sepse në shënjestër, prej kohësh, është edhe Osimhen, i cili tashmë ka refuzuar disa oferta, por tani në tryezë ka një propozim marramendës: 40 milionë euro neto në sezon për tre vite, me një opsion për një të katërt. Një ofertë që nigeriani duket se është gati ta pranojë. Napoli do të përfitonte 75 milionë euro nga klauzola e zgjidhjes së kontratës.

Pse të dy mund të luajnë në Botërorin e Klubeve me Al Hilal

Dy ndeshje dhe dy barazime për skuadrën saudite, që ende ka mundësi të kualifikohet për 1/8 – kjo do të ndodhë nëse fiton ndaj Pachuca dhe njëkohësisht Real mund Salsburg; edhe në rast barazimi mes Madridit dhe austriakëve, Al Hilal mund të kalojë, por duhet parë diferenca e golave. Nëse Inzaghi kalon në të tetat, ai mund të ketë përforcime. Sepse merkatoja hapet nga 27 qershori deri më 3 korrik për skuadrat që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Një dritare merkatoje pra shtesë e hapur nga FIFA, e cila mund të shfrytëzohet nga Al Hilal, ashtu si edhe nga skuadra të tjera. Të gjithë mund të blejnë lojtarë dhe Al Hilal mund të përfitojë nga përforcimet e reja në një përplasje të mundshme kundër Juventus ose Manchester City. Për këtë arsye, Theo Hernandez dhe Osimhen mund të jenë menjëherë në dispozicion të teknikut Inzaghi.

Lexo më tej: Inzaghi, gjuha e trupit e intuita kundër Real: si u kuptua me lojtarët e Al Hilal

FIFA e ka shpjeguar me këtë njoftim pse ka vendosur të hapë merkato në fund të qershorit dhe fillim të korrikut për ata që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube: “Klubet mund të zëvendësojnë dhe të shtojnë lojtarë gjatë një periudhe të kufizuar gjatë garës, që zgjat nga 27 qershori deri më 3 korrik 2025, brenda kufijve të caktuar dhe sipas kushteve specifike, përfshirë faktin që për klubin në fjalë të jetë e hapur një dritare regjistrimi standarde në atë moment. Qëllimi është të inkurajohen klubet dhe lojtarët me kontrata që po skadojnë të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për të lehtësuar pjesëmarrjen e futbollistëve. Kjo do të garantojë praninë e lojtarëve më të mirë dhe do t’u mundësojë klubeve të integrojnë elementë të rinj edhe gjatë turneut”.

The post Al Hilal, Theo e Osimhen në Botërorin e Klubeve kundër Juventus: ç’thotë rregullorja appeared first on Lapsi.al.

Theo Hernandez ia bënë të qartë Milanit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës arabe

By: S SH
23 June 2025 at 15:07

Theo Hernandez i ka bërë të qartë Milanit dëshirën e tij për t’u bashkuar me Simone Inzaghin te Al-Hilal gjatë kësaj vere. Mbrojtësi francez pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të klubit saudit për të finalizuar detajet e marrëveshjes.

Mediat italiane raportojnë se Hernandez është shumë pranë dhënies së miratimit përfundimtar për transferimin. Al-Hilal, që e ka emëruar së fundmi Inzaghin trajner, po shtyn fuqishëm për të siguruar shërbimet e tij.

Fillimisht, Hernandez kishte refuzuar një ofertë të parë nga klubi saudit, por interesimi i tyre nuk ka rënë. Al-Hilal ka rikthyer ofertën në tryezë dhe tashmë është shumë afër marrëveshjes me 27-vjeçarin.

Klubi saudit ka filluar bisedimet edhe me Milanin për të përmbyllur këtë transferim. Shifrat e ofruara për lojtarin dhe klubin pritet të jenë vendimtare.

Al-Hilal e ka përmirësuar ofertën e pagës nga 18 milionë në 20 milionë euro në sezon, duke e bërë propozimin shumë më joshës për Hernandezin.

Milani më parë e kishte pranuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e tij, por mbetet të shihet nëse kjo shifër do të mbetet e njëjtë në fazën e re të negociatave.

Theo Hernandez ka kontaktuar drejtuesit e Milanit për t’i informuar mbi qëndrimin e tij dhe ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar ofertën e Al-Hilal.

The post Theo Hernandez ia bënë të qartë Milanit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës arabe appeared first on Albeu.com.

Theo Hernandez duket se po pajtohet me ofertën saudite, kapiteni i Milanit drejt largimit

23 June 2025 at 07:30

Al-Hilal vazhdon të ndjekë me përkushtim mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez.

Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, Hernandez është shfaqur i gatshëm të bashkohet me ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, që aktualisht drejton klubin e Ligës Profesionale Saudite.

Francezi fillimisht kishte hezituar për këtë transferim, por në ditët e fundit po e shqyrton seriozisht ofertën e Al-Hilal, që tashmë janë duke negociuar intensivisht si me Milanin, ashtu edhe me Hernandezin për të gjetur një marrëveshje të përshtatshme.

Që nga ardhja te Milani në vitin 2019 nga Real Madrid, Theo Hernandez ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës, duke luajtur 262 ndeshje në të gjitha garat.

Në sezonin 2024-25 ai mungoi vetëm në pesë ndeshje të Serie A, por duket se faza e tij në Itali mund të jetë drejt fundit.

Al-Hilal, i vendosur të forcojë skuadrën e tij dhe të shpërblejë Inzaghit me një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A, do të takohet në ditët në vijim me përfaqësuesit e Hernandezit për të finalizuar marrëveshjen. /Telegrafi/ 

The post Theo Hernandez duket se po pajtohet me ofertën saudite, kapiteni i Milanit drejt largimit appeared first on Telegrafi.

Al Hilal bën ofertë për Theo Hernandez, Milani kërkon rreth 5 milionë euro më shumë

19 June 2025 at 13:36

Klubi saudit, Al Hilal vazhdon të jetë i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, teksa ka bërë edhe një ofertë për të.

Sipas Gazzetta dello Sport, Al-Hilal ka ofruar 27 milionë euro për Theo Hernandez.

Megjithatë, Rossonerët duan të marrin 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për Hernandezin dhe janë të gatshëm ta shesin atë, por gjithçka varet nga vetë lojtari.

Negociatat midis palëve në lidhje me transferimin e francezit 27-vjeçar do të vazhdojnë pasi marrëveshja dështoi para Kupës së Botës për Klube.

Milani e bleu Hernandezin në verën e vitit 2019 nga Real Madridi për 20 milionë euro. Këtë sezon, ai shënoi 5 gola dhe dha 6 asistime në 49 ndeshje. /Telegrafi/

The post Al Hilal bën ofertë për Theo Hernandez, Milani kërkon rreth 5 milionë euro më shumë appeared first on Telegrafi.

Dy arsyet pse ka dështuar transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madridi

By: S SH
13 June 2025 at 21:42

Theo Hernandez kishte shpresuar t’i bashkohej Atletico Madridit, por çmimi që kërkon Milani, mbi 20 milionë euro, nuk është pengesa e vetme, pasi edhe tifozët vendas janë kundër këtij transferimi.

Mbrojtësi i majtë është afër përfundimit të kontratës së tij në qershor të vitit 2026 dhe i është thënë të gjejë një skuadër tjetër këtë verë, pasi kërkesat e tij për rritje page për një rinovim u refuzuan kategorikisht.

Kjo po rezulton problematike, pasi reprezentuesi francez ka refuzuar një transferim shumë të favorshëm financiarisht te Al-Hilal në Ligën Saudite.

Ai kishte zemrën e tij te Atletico Madridi, por siç raportoi më herët Football Italia, Milani e ka refuzuar ofertën prej 18 milionë eurosh plus 2-3 milionë bonuse.

Kjo ka ndalur për momentin bisedimet, pjesërisht sepse çmimi i kërkuar konsiderohet i tepruar për një lojtar që është në vitin e fundit të kontratës.

Një arsye tjetër, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, është fakti se tifozët e Atletico Madridit e kanë bërë të qartë që nuk janë të kënaqur me idenë e rikthimit të 27-vjeçarit.

Ai është produkt i akademisë së të rinjve të Atleticos, por u largua për t’iu bashkuar rivalëve të tyre të përjetshëm, Real Madridit, për 24 milionë euro në vitin 2017, dhe për këtë arsye konsiderohet si tradhtar.

The post Dy arsyet pse ka dështuar transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madridi appeared first on Albeu.com.

Gjiganti spanjoll rrit ofertën për Theo Hernandezin, kalimi një hap larg

By: S SH
12 June 2025 at 20:47

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Atletico Madrid ka rritur ofertën e saj për Theo Hernandez, duke e afruar gjithnjë e më shumë një marrëveshje me Milanin për transferimin e mbrojtësit të majtë gjatë afatit kalimtar veror.

Francezi 26-vjeçar do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me kuqezinjtë në fillim të sezonit 2025-26.

Pa një rinovim në horizont, Milani rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero verën e ardhshme nëse nuk arrin ta shesë këtë verë.

Më herët, Simone Inzaghi dhe Al-Hilal kishin shprehur interes të fortë për Hernandezin, duke ofruar rreth 30 milionë euro për Milanin dhe një pagë marramendëse prej 18 milionë eurosh në vit për lojtarin.

Megjithatë, Theo e ka refuzuar këtë ofertë, duke bërë të qartë se preferon të qëndrojë në Evropë dhe të presë një ofertë më të përshtatshme nga një klub evropian.

Sipas Gianluca Di Marzio, Atletico Madrid ka rritur ofertën e saj fillestare nga 15 milionë në afro 20 milionë euro – një shifër që i afrohet pritshmërive të Milanit. Bisedimet po përparojnë pozitivisht dhe të dy klubet janë në rrugën e duhur drejt një marrëveshjeje për transferimin e mbrojtësit francez

Po ashtu, raportet e mëparshme sugjerojnë se Atletico ka arritur tashmë një marrëveshje të përhershme mbi kushtet personale me lojtarin, duke e bërë të qartë dëshirën për ta rikthyer atë në Madrid, aty ku edhe nisi karrierën profesionale.

The post Gjiganti spanjoll rrit ofertën për Theo Hernandezin, kalimi një hap larg appeared first on Albeu.com.

Al-Hilal po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të çmendur Theo Hernandez

By: S SH
31 May 2025 at 18:17

Raportohet se klubi Al-Hilal është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë shumë të majme mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez, i cili është informuar se mund të kërkojë një skuadër të re pas emërimit të Massimiliano Allegrit si trajner i ri i ekipit të premten.

Theo Hernandez do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në sezonin 2025/2026, çka e vendos Milanin përballë një zgjedhjeje: ta shesë këtë verë, ta rinovojë kontratën, ose të rrezikojë ta humbasë lojtarin si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, mbrojtësit francez i është bërë e qartë se mund të kërkojë një klub të ri që këtë verë, pasi duket se nuk ka një marrëveshje në horizont për zgjatjen e kontratës me Milanin.

Aktualisht, Theo fiton rreth katër milionë euro në sezon me kontratën e tij, dhe ka kërkuar një pagë prej 7-8 milionë eurosh nëse do të qëndrojë në klub.

Ndërkohë, Al-Hilal raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Hernandezit një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh – plot 4.5 herë më shumë se ajo që përfiton tani.

Sipas Milannews.it, klubi saudit është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Megjithatë, raportimet e së shtunës tregojnë se kjo ofertë nuk është ende e mjaftueshme për të bindur as Hernandezin, as Milanin.

Milani përballet me sfida financiare dhe beson se mund të përfitojë një shumë më të madhe nga shitja e mbrojtësit.

Ndërkohë, vetë lojtari mbetet i pasigurt për destinacionin dhe pritet të presë për të shqyrtuar oferta të tjera gjatë kësaj vere.

The post Al-Hilal po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të çmendur Theo Hernandez appeared first on Albeu.com.

Theo Hernandez drejt Juventusit – hapet hipoteza interesante për transferimin e francezit nga Milani

19 May 2025 at 23:30

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A. 

Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë te Milani. Nuk ka më bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës. Në vend të kësaj, çështja është se ku do të largohet. 

Vetë Theo, pavarësisht sugjerimeve të mëparshme se ai donte vetëm Rossonerët, ka kërkuar transferime diku tjetër . Megjithëse ia vlen të përmendet se kjo nuk pati sukses, me Real Madridin që po shqyrtonte mundësi të tjera. 

Megjithatë, do të ketë ende shumë pretendentë të interesuar për mbrojtësin e majtë, dhe sot, TeleLombardia, raporton se Juventusi i është bashkuar radhës së pretendentëve.  

Për më tepër, duket se ata po përgatisin një ofertë të ngjashme me atë të Comos, e cila ishte rreth 40 milionë euro. 

Nëse Andrea Cambiaso largohet nga Zonja e Vjetër, dera do të ishte e hapur për një tjetër mbrojtës cilësor në krahun e majtë, dhe Theo është njeriu që Juventusi dëshiron, dhe duket se është një rrugë me dy drejtime.  

Raporti sugjeron që mbrojtësi tashmë ka ‘shprehur kënaqësi’ për këtë veprim mes palëve.  Duke pasur parasysh që familja e tij është mjaft mirë e vendosur në Itali, një transferim në Torino mund të jetë i preferueshëm ndaj një transferimi jashtë vendit./Telegrafi/  

The post Theo Hernandez drejt Juventusit – hapet hipoteza interesante për transferimin e francezit nga Milani appeared first on Telegrafi.

Theo Hernandez i vetë-ofrohet Real Madridit

By: S SH
15 May 2025 at 13:21

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez thuhet se i është ofruar Real Madridit, por përgjigja e klubit spanjoll ka qenë negative.

Tregu i transferimeve po duket i trazuar për Real Madridin, të cilët po kërkojnë të rrisin konkurrueshmërinë e skuadrës së tyre për të nisur me sukses epokën e Xabi Alonsos.

Emri i Alvaro Carreras është i theksuar me të kuqe së bashku me mbrojtës të tjerë, si Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët po punojnë për të siguruar nënshkrimet para Kupës së Botës për Klube.

Por, ka edhe nga ata lojtarët të mëdhenj të futbollit botëror që duan të bëhen pjesë e klubit nga Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës Marca, Theo Hernandez, ish-lojtar i Real Madridit, i cili ka arritur një nivel superlativ në Serie A, i ka ofruar shërbimet e tij te Los Blancos.

Megjithatë, mediumi spanjoll thekson se mbrojtësi i majtë ka marrë përgjigje negative, pasi nuk është ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit.

The post Theo Hernandez i vetë-ofrohet Real Madridit appeared first on Albeu.com.

Perez planifikon ta rikthejë ish-lojtarin e Real Madridit në Bernabeu

3 May 2025 at 11:59

Real Madridi thuhet se po shqyrton një transferim të Theo Hernandez, sipas AS.

Mbrojtësi i Milanit është tani një nga emrat kryesorë në listën e tyre, ndërsa Madridi vazhdon të kërkojë një mbrojtës të majtë të besueshëm.

Ferland Mendy dhe Fran Garcia nuk e kanë bindur plotësisht, dhe Madridi tani po e rishikon Hernandezin, i cili u largua nga klubi në vitin 2019.

Kontrata e tij me Milanin është e vlefshme deri në vitin 2026, gjë që mund të ulë çmimin e kërkuar.

AS raportoi gjithashtu se Milani mund të jetë i hapur për ta shitur mbrojtësin francez.

Hernandez është bërë një nga më të mirët në Evropë në pozicionin e tij, por rënia e formës së Milanit mund të ndikojë në vendimin e tyre.

Madridi e sheh këtë si një shans për ta rikthyer atë. /Telegrafi/

The post Perez planifikon ta rikthejë ish-lojtarin e Real Madridit në Bernabeu appeared first on Telegrafi.

Theo Hernandez merr një ofertë fitimprurëse nga klubi saudit

13 April 2025 at 15:19

Theo Hernandez është duke kaluar muajt e fundit te Milani, pasi pritet të largohet në verë.

Ylli francez edhe në janar ishte pranë largimit, por në fund refuzoi të largohet nga San Siro.

Mbrojtësi i majtë i AC Milan , Theo Hernandez, është paraqitur me një propozim bujar nga një klub nga Arabia Saudite, sipas insajderit Nicolo Schira .

Pavarësisht ofertës joshëse, Hernandez i jep përparësi qëndrimit me kuqezinjtë, megjithëse ai dhe klubi ende nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës së tij, e cila do të skadojë në verën e 2026.

Hernandez iu bashkua Milanit nga Real Madrid në korrik 2019 për 22.8 milionë euro.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka shkëlqyer, duke kontribuar me 5 gola dhe 6 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat për skuadrën italiane. /Telegrafi/

The post Theo Hernandez merr një ofertë fitimprurëse nga klubi saudit appeared first on Telegrafi.

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

11 April 2025 at 17:40

Manchester City raportohet se ka hapur bisedimet me Milanin për transferimin e dy yjeve të tyre gjatë afatit kalimtar veror.

City është paraqitur nën standardin e tyre këtë sezon dhe do të duhet të bëjnë një punë të madhe për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ata gjithashtu do të luajnë në gjysëmfinale të FA Cup ndaj Nottingham Forest në një garë që mund të shpëtojë sezonin e tyre.

Në janar, Pep Guardiola kishte mirëpritur tri blerje të reja me Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez që iu bashkuan ‘Qytetarëve’.

Kështu Pep Guardiola mund të synojë përforcimin e ekipit të tij në verë, me Kevin De Bruyne që pritet të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës në qershor.

E ardhmja e Kyle Walker i cili momentalisht është tek Milani në huazim është po ashtu e pasigurt së bashku me atë të Ilkay Gundogan kontrata e të cilit po i afrohet fundit.

Në këtë mënyrë blerje të reja do të nevojiten, por kush mund të transferohet në ‘Etihad’?

Siç ka raportuar TEAMtalk, City po planifikon një ofertë për transferimin e dyshes së ‘Rossonerëve’, Tijjani Reijnders dhe Theo Hernandez.

Raporti shton se klubi italian është nën presion të madh për të gjeneruar fonde të nevojshme këtë verë, pasi duket që kanë pak gjasa të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Është lënë të kuptohet se gjiganti italian te vlerëson kartonin e Reijnders rreth 61 milionë euro, ndërsa atë të Hernandez rreth 26 milionë euro./Telegrafi/

The post Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Theo Hernandez flet për të ardhmen e francezit, nuk e përjashton largimin e francezit

12 March 2025 at 22:12

E ardhmja e Theo Hernandez vazhdon të jetë e pasigurt nëse do të jetë me Milanin sezonin e ardhshëm apo do të largohet.

Dëshira duket të jetë të qëndrojë në Milano dhe të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në qershor të vitit 2026, por klubi nuk e ka përjashtuar një shitje të mundshme.

Agjenti i tij, Manuel Garcia Quilon, ka folur në intervistë dhe ka dhënë disa njohuri mbi situatën e klientit të tij, duke trajtuar si rënien e tij në formë ashtu edhe bisedimet e vazhdueshme për rinovimin e kontratës.

Quilon konfirmoi raportet se Milani është aktualisht ai që ngec në zgjatjen e kontratës.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e përfundimit të kontratës së Hernandezit, një skenar që Milani do të preferonte ta shmangte për të parandaluar humbjen e tij falas.

Paraqitjet zhgënjyese këtë sezon, sugjeroi ai, janë ndikuar nga mjedisi – duke lënë të kuptohet se sa vendimtar ishte Paolo Maldini në ruajtjen e ekuilibrit të ekipit. /Telegrafi/

The post Agjenti i Theo Hernandez flet për të ardhmen e francezit, nuk e përjashton largimin e francezit appeared first on Telegrafi.

Sa mund të përfitojë Milani nga shitja e Theo Hernandez

19 February 2025 at 20:27

Me të ardhmen e tij në Milan tani në dyshim, vlen të thuhet se shitja e Theo Hernandez do të përfaqësonte një fitim më shumë se komod për klubin. 

Mbrojtësi i majtë u kritikua nga tifozët dhe mediat, përfshirë ish-drejtorin kuqezi, Zvonimir Boban, për eliminimin në play-offin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve Feyenoordit. 

Kjo bëri që disa të sugjeronin se ajo që ndodhi mund të ndikojë në negociatat e tij për kontratën e re dhe rrjedhimisht të ardhmen në klub , sepse marrëveshja e tij aktuale vlen deri në qershor 2026. 

Calcio e Finanza llogariti se Milani mund të bëjë një fitim të madh nga shitja e tij, por jo për 80 milionë euro që mund t’i kishte marr disa vite më parë. 

27-vjeçari u ble nga Real Madridi në verën e vitit 2019 për 22.8 milionë euro. 

Kjo do të thotë se ndërmjet amortizimit ndër vite, vlera e tij në bilanc në verë do të jetë vetëm 2.85 milionë euro. 

Çdo gjë më shumë se kaq do të përfaqësonte një fitim, për të mos përmendur kursimet prej 8.1 milionë euro bruto në pagën e tij nëse ai shitej përpara fillimit të sezonit 2025/26. /Telegrafi/

The post Sa mund të përfitojë Milani nga shitja e Theo Hernandez appeared first on Telegrafi.

Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

19 February 2025 at 11:40

Theo Hernandez pati një katastrofë në mbrëmjen ku Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u përjashtua menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë për një shkelje të dytë të ndëshkueshme, e cila mund të ketë efekte negative në pjesën tjetër të karrierës së tij kuqezi.

Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e ‘play-off’ pas barazimit 1-1 me Feyenoord në San Siro të martën mbrëma, që vulosi një humbje 2-1 në total.

Ish-sulmuesi i Feyenoordit, Santiago Gimenez hapi rezultatin për kuqezinjtë në minutën e parë, por skuadra u përball me një betejë të vështirë pasi Hernandez u përjashtua pesë minuta pas nisjes së pjesën së dytë.

Francezi ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë për një tërheqje të panevojshme agresive në fanellë ndaj Anis Hadj-Moussa, dhe më pas iu dha një i verdhë i dytë për simulim në zonën e rreptësisë.

Efektet e kartonit të kuq të Theo Hernandez

Kartoni i kuq të martën mbrëma ishte padyshim një kontribuues i drejtpërdrejtë në paaftësinë e Milanit për të mbajtur epërsinë kundër Feyenoord, që do të thotë se skuadra është jashtë Ligës së Kampionëve, do të humbasë çmimin prej 11 milionë eurosh që vjen me kalimin në fazën e 1/8-tës dhe tani do të përballet me një betejë të vështirë për një vend në garën evropiane sezonin e ardhshëm.

Milani ka të ngjarë të përfundojë në top katërshe në Serie A për t’u kualifikuar, pasi shpresat e Italisë për të siguruar vendin e pestë në sezonin e ardhshëm janë goditur pas humbjes së kuqezinjve dhe eliminimit të Atalantës nga Club Brugge.

Nuk është një lajm i shkëlqyeshëm as për Theo Hernandez individualisht, pasi klubi tashmë ka vendosur ta ndëshkojë atë me një gjobë sipas La Gazzetta dello Sport. Veprimet e tij janë cilësuar si ‘tradhti’ nga media të shumta në shtypin italian, përfshirë gazetën rozë.

Edhe 27-vjeçari ka një situatë paksa delikate në kontratë. Marrëveshja e tij aktuale përfundon në fund të sezonit 2025/26, që do të thotë se ai do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në verë.

Tashmë kishte pikëpyetje për një rinovim para të martës mbrëma, duke pasur parasysh se një marrëveshje e re nuk do të jetë e lirë dhe fakti që ai ka qenë në formë të vështirë për pjesën më të madhe të sezonit 2024/25 tashmë.

Pas vendimmarrjes së tij të dobët kundër Feyenoordit, Theo Hernandez ka shumë gjëra bindëse për të bërë nëse dëshiron të kthejë karrierën e tij në Milano. /Telegrafi/

The post Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi appeared first on Telegrafi.

❌
❌