Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maturë dhe kopje, dështimi me publikimin e tezave të provimeve

By: FAKTOJE
9 July 2025 at 16:00

Nga Sebi Alla- Për të paktën 5 vite radhazi tezat e provimeve të maturës u publikuan dendur në rrjetet sociale, kur provimi ende nuk kishte përfunduar. Më i fundit ishte testi i matematikës ku vetëm 20 minuta pas nisjes së testimit për rreth 27 mijë maturantë teza doli, duke hedhur dyshime në dështimin për marrjen e masave, por edhe të kopjimit dhe deformimit të rezultatit për maturantë të caktuar. “Provimi i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës, po zhvillohet në përputhje të plotë me standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren përkatëse dhe publikimi i tezës së provimit pasi nxënësit kanë nisur testimin, nuk ndikon në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit“, tha zyrtarisht Ministria e Arsimit në një reagim në rrjetet sociale. I njëjti qëndrim është mbajtur edhe për lëndët e tjera pas publikimit të tezave

Rregullorja

Ndërkohë Qendra e Shërbimeve Arsimore ka të publikuar (qysh prej vitit 2023) një rregullore të gjatë të ndryshuar me 34 nene për zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale, mbi të cilën u bazua edhe udhëzimi mbi organizimin dhe zhvillimin e provimit të maturës shtetërore për këtë vit.

Konkretisht në nenin 21 thuhet se përgjegjësi i administrimit të provimit, ka për detyrë të mos publikojë në asnjë mënyrë apo formë testin e Maturës Shtetërore gjatë procesit të administrimit. Jo vetëm. Në nenin 34 të rregullores së publikuar në faqen online parashikohen edhe një sërë masash disiplinore që në rastin e publikimit para kohe të testit parashikohet deri edhe largim nga puna.

Ekspertët

Për ekspertin e çështjeve arsimore, prof Ndriçim Mehmeti, publikimi i tezave të provimit pasi ka nisur testimi është papërgjegjshmëri institucionale. “Përgjigja e njëjtë në çdo dalje teze, e MAS, se ‘kjo nuk cenon procesin’, është një tallje me publikun, nxënësit dhe prindërit, duke rritur dozën e papërgjegjshmërisë së institucionit më të lartë të arsimit në Shqipëri”, thotë Mehmeti. Po sipas tij, “në raportet e saj, QSHA, (shënim; Qendra e Shërbimeve Arsimore), thekson faktin se ka rritje fiktive të notave në rrethe dhe në Tiranë dhe nuk ka asnjë analizë se përse ndodh një gjë e tillë”

Përgjegjësit

Përgjegjësia për mbarëvajtjen e provimeve nis nga Ministria e Arsimit, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, nën kupolën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Të katërta institucionet nuk ia kanë dalë të ndalojnë publikimin e tezave pa përfunduar ende provimi por edhe të zbulojnë rastet e fotografimit dhe më pas publikimit.

I vetmi rast me masë ndëshkimore është shënuar në Durrës ku një maturant u përjashtua pasi u kap duke fotografuar tezën.

Neni 23 i rregullores së publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore ndalon mbajtjen e celularit të maturantit gjatë procesit të votimit.

Faktoje.al i dërgoi ndërkohë Ministrisë së Arsimit disa pyetje në lidhje me këtë problematikë, konkretisht se, përse dalin çdo vit tezat, çfarë  masash janë marrë dhe a ndikon kjo shkelje në procesin e provimeve. Por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk pati reagim. Procesi për përgjigjet është në fazën e ankimimit.

Dyshime për “ndërhyrje”

“Sikundër pranojnë mësuesit që janë në administrim, atyre u bëhet presion me vendin e punës që të lejojnë nxënës të caktuar të kopjojnë, e madje ta shpërndajnë vetë kopjen. Në disa shkolla shkohet nga vetë Përgjegjësit e Administrimit dhe punonjës të MAS, me lista se kush do të ndihmohet”, thotë për Faktoje.al Mehmeti. Sipas tij, edhe masat për moslejimin e kopjimeve apo favorizimit për maturantë të veçantë janë problem i pranishëm. “Bllokuesit për valët e celularëve dalin jashtë funksionit qëllimisht që në fillim të provimit dhe po ashtu kontrolli fizik behët formalisht, pa asnjë përgjegjësi. Askush nuk është dënuar apo penalizuar, kështu që procesi i Maturës në fakt është kthyer në një skenë krimi, ku vidhet e grabitet dija në mes të ditës me bekimin e MAS dhe ata që e pësojnë janë nxënësit që kanë punuar e djersitur 12 vite me radhë”,  vëren Mehmeti.

Ndikimi në nivelin e aftësive

Eksperti i çështjeve arsimore Ndriçim Mehmeti shtjellon më tej për Faktoje.al se nga viti në vit ka rënie të nivelit arsimor. “E vërteta e hidhur është se në arsimin e lartë po shkojnë gjithnjë e më pak nxënës të mirë. Këtë e tregojnë arritjet e këtij viti ku nota mesatare si në matematikë dhe në letërsi është 1 notë më pak se vitin e kaluar. Kemi më pak nxënës ekselent dhe më shumë nxënës me arritjet minimale, pra të notës 5 dhe 6”, thotë Mehmeti, ndërsa përgjegjësinë e sheh më së shumti në institucionet drejtuese arsimore në vend. “Rezultatet në një pjesë të mirë janë të deformuara dhe më e keqja është se nuk ka asnjë tentativë për të frenuar këtë fenomen. Ministria e Arsimit bën analiza të mbyllura, me njerëzit e saj që në fakt janë përgjegjësit kryesor të kësaj situate katastrofike në arsim…”,  thotë ai.

Përfundimi

Publikimi i të gjithë tezave të provimit për maturën konsiderohet një fenomen i përsëritur ndër vite dhe masat e marra nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Dyshimet se publikimi i tezave mund të ndikojë në një masë të caktuar edhe në tjetërsimin e rezultateve të vërteta për maturantë të caktuar mbetet edhe pse raportet zyrtare në këtë drejtim mungojnë. Por rregullorja për vitin 2025 ekziston. Dhe ajo është shkelur hapur në të paktën dy nene të saj (neni 21 dhe neni 23).

Në mungesë të një përgjigje zyrtare të ministrisë se çfarë është bërë në këtë drejtim si dhe, duke ballafaquar përmbajtjen e rregullores së hartuar nga vetë ministria me fenomenin që u përsërit, angazhimin për mos publikimin e tezave të provimit gjatë procesit të administrimit do ta konsiderojmë të pambajtur.   

The post Maturë dhe kopje, dështimi me publikimin e tezave të provimeve appeared first on Faktoje.al.

Dorë për dore me gjyshin në mbrëmjen e maturës, Arta Tola: Nuk më ftoi asnjë çun

By: Rovena
7 July 2025 at 10:49

Arta Tola ishte maturantja e cila tërhoqi jo pak vëmendje ne rrjetet sociale në mbrëmjen e saj të maturës. Në festën e maturantëve ajo nuk kaloi në tapetin e kuq me një çun, shok klase, por në vend të tyre në krah të saj ishte gjyshi. Personi më i dashur dhe i shtrenjtë i artës, i cili e ka ndjekur dhe shoqëruar në çdo hap të jetës.

Për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Arta tregon se gjatë viteve të gjimnazit ka qenë e bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj për shkak të peshës. Ajo shton se nuk mori ftesë nga asnjë çun që të ishte shoqëruesi i saj në mbrëmjen e maturës, prandaj dhe ajo vendosi që të shkonte dorë për dore me gjyshin.

“Gjyshi hezitoi pak, ishte pak konfuz, sepse edhe mosha bën të vetën. Gjyshi është pika ime e dobët, ai më ka mbështetur në çdo hapë te jetës sime, pavarësisht se është një familjar, ai është një mik shumë i rëndësishëm për mua. Më ka mësuar se çfarë është dashuria dhe respekti, e mbi të gjitha se çfarë është durimi. Unë e zgjodha atë për të treguar se sa shumë vlen ai për mua. Në fillim shokët dhe shoqet e klasës nuk e prisnin që unë të dilja me gjyshin, sepse thoshin që unë nuk kam një shoqërues dhe ata mendonin  se nuk do të shkoja fare tek tapeti i kuq. Por, kur e panë që unë hyra me gjyshin atëherë u çuditën shumë. Gjatë tre viteve të mia të gjimnazit, unë po thuajse jam bullizuar shumë për shkak të peshës sime dhe nuk erdhi një çun të më thoshte që të hynim bashkë për maturë dhe unë mora gjyshin”, tha Arta./abcnews.al

 

Diploma e Maturës gjenerohet automatikisht në e-Albania

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga sot, data 3 korrik, diploma e maturës gjenerohet automatikisht në portalin e-Albania.

Manastirliu ndau mesazhin e rëndësishëm për maturantët, ndërsa tha se dokumentin me vulë elektronike, maturantët mund ta gjejnë lehtësisht në hapësirën personale te rubrika “Dokumentet e mia”.

Sistemi i ri e-Matura ka digjitalizuar të gjitha proceset e maturës, duke mundësuar marrjen e diplomës së maturës në mënyrë elektronike. Këto dokumente dërgohen automatikisht nga sistemi e-Matura në e-Albania, ku maturantët mund t’i gjejnë në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Së bashku me aplikimet online për regjistrime në klasën e parë, të dhjetë dhe kërkesat për transferime të nxënësve në shkolla dhe profile më specifike arsimore, me sistemin e-Matura plotësohet një kuadër edhe më i gjerë i modernizimit të sistemit arsimor shqiptar, nëpërmjet digjitalizimit.

/e.i/j.p/

The post Diploma e Maturës gjenerohet automatikisht në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britanikja 15-vjeçe shfaqet në mbrëmjen e maturës në shpinë të lopës së familjes

30 June 2025 at 23:12

Vajza e një fermeri u bëri të gjithëve përshtypje të madhe, pasi mbërriti në mbrëmjen e maturës së shkollës mbi një lopë.

Chloe Fitton, 15 vjeç, u shfaq në mbrëmjen e maturës së shkollës në Bolton, Greater Manchester, mbi një lopë, transmeton Telegrafi.

Një video nga eventi tregon fermeren e gjeneratës së pestë me fustanin e saj mahnitës blu të maturës, ndërsa hipte mbi një lopë.

Bukuroshja udhëhiqej nga babai i saj Richard, 43 vjeç, dhe vëllai Thomas, 19 vjeç, dhe familja pozoi për foto me të diplomuaren dhe kafshën e fermës para eventit.

Chloe po ndiqte gjurmët e vëllait të saj të madh, i cili u shfaq në mbrëmjen e maturës së shkollës në vitin 2022 mbi një traktor të madh të verdhë.

15-vjeçarja, e cila kapi një dele kur ishte vetëm gjashtë vjeçe dhe që nga lindja i është vënë nofka ‘Zonjusha Moo’ nga nëna e saj, tani ka grumbulluar më shumë se 600,000 shikime në llogarinë e saj në TikTok.

Chloe do të vazhdojë studimet e bujqësisë në kolegj në shtator dhe shpreson që një ditë të marrë përsipër fermën familjare.

“Të gjithë kanë hipur mbi kuaj ose mbi kuaj dhe karrocë, kështu që mendova të bëja diçka krejtësisht të ndryshme që askush nuk e kishte bërë më parë. Të gjithë ishin shumë të kënaqur, padyshim që mora duartrokitjet më të forta nga të gjithë”, tha ajo.

Familja e Chloe-s e çoi atë dhe lopën Oasis me një rimorkio në një parking makinash Tesco rreth 400 metra larg vendit të mbrëmjes së maturës, që u mbajt në stadiumin Toughsheet të Bolton Wanderers. /Telegrafi/

The post Britanikja 15-vjeçe shfaqet në mbrëmjen e maturës në shpinë të lopës së familjes appeared first on Telegrafi.

Matura Shtetërore 2025, publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2025.

Afro 27 mijë maturantë zhvilluan këtë vit provimet e Maturës Shtetërore.

Maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe lëndën me zgjedhje më 24 qershor.

Për zhvillimin e provimeve ishin rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohej nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku u zhvillua provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Maturantët pas marrjes së rezultateve të Maturës, në fund të muajit korrik do të plotësojnë formularin A2, ku listojnë 10 degët që duan të studiojnë në universitet.

/r.e//a.f/

The post Matura Shtetërore 2025, publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matura, dalin notat e provimeve me zgjedhje

By: redi
30 June 2025 at 18:32

Kanë dalë notat e provimeve të lëndëve me zgjedhje për të gjithë maturantët. Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72. Brenda disa minutash do të publikohet edhe…

Source

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e lëndëve me zgjedhje

By: user 5
30 June 2025 at 17:30

Sapo janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

The post Matura Shtetërore/ Publikohen notat e lëndëve me zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Matematikës (Gjeni emrin tuaj)

By: user 8
26 June 2025 at 16:15

Janë publikuar sot rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025. Maturantët mund të kontrollojnë notat e tyre në sistemin digjital përmes linkut zyrtar të publikuar nga QSHA.

Në provimin e Matematikës morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë. Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë.

Sipas statistikave zyrtare, kalueshmëria e këtij provimi është 97.39%, ndërsa nota mesatare kombëtare është 6.47.

Klikoni këtu për të gjetur notën 

The post Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Matematikës (Gjeni emrin tuaj) appeared first on Lapsi.al.

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës

By: Ardit
26 June 2025 at 15:10

Janë publikuar notat e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 202 Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 824 maturantë. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47. Brenda […]

The post Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës appeared first on BoldNews.al.

Provimi i maturës nis me 18,800 nxënës

By: Kult Plus
21 June 2025 at 17:33

Sot po mbahet provimi i maturës shtetërore në të gjitha shkollat e mesme të larta në vend. Në këtë proces janë përfshirë mijëra maturantë, ndërsa autoritetet arsimore kanë ndërmarrë masa të shtuara për të garantuar mbarëvajtjen e testimit dhe për të parandaluar çdo formë të keqpërdorimit gjatë provimit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Betim Sylejmani, ka bërë të ditur se në këtë shkollë po testohen 142 nxënës nga shkolla të ndryshme të Prishtinës. Ai ka theksuar se përgatitjet janë bërë me kohë dhe se vëmendje e veçantë i është kushtuar ndalimit të përdorimit të telefonave.

“Si çdo vit, edhe në shkollën tonë mbahet testi i maturës ku janë të përfshirë 142 nxënës nga shkollat e ndryshme të Prishtinës. Përgatitjet janë bërë me kohë. Masa kryesore është paralajmërimi që nxënësit nuk kanë të drejtë të përdorin telefona apo të hyjnë me telefona në klasë. Në momentin që i përdorin brenda klasës, janë administruesit ata të cilët ndërmarrin masa, qoftë për largim apo diçka tjetër. Përndryshe, ata të gjithë janë të njoftuar nga shkollat, nga Ministria e Arsimit, drejtoritë komunale të arsimit, sepse zakonisht keqpërdorimet bëhen me telefona. Janë të paralajmëruar që ata mund të pësojnë me dalje nga testi nëse i përdorin telefonat”, deklaroi Sylejmani për Ekonomia Online.

Ai shtoi se një nga masat e reja që nga viti i kaluar është shpërndarja e nxënësve në mënyrë që të shmanget vendosja në një klasë të nxënësve nga i njëjti institucion apo e njëjta paralele.

“Që nga viti i kaluar, në vazhdën e ndryshimeve që i ka bërë MASHT-i rreth rregullimit të mbarëvajtjes më të mirë të testit, është një prej atyre masave që me një klasë prej 15 nxënësve nuk mund të qëllojnë asnjëherë nxënësit e klasës së njëjtë. Do të thotë janë të përfshirë të gjitha shkollat e Prishtinës, janë me një klasë, janë nxënës të ndryshëm – nuk janë nxënës as të shkollës së njëjtë por as të klasës së njëjtë”, tha ai.

MASHTI dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë përsëritur rëndësinë e “ndjekjes së rregullave dhe seriozitetin e provimit të maturës”, i cili konsiderohet një hap kyç për të ardhmen akademike të nxënësve.

MASHTI bën të ditur se provimit do t’i nënshtrohen 18 mijë e 800 maturantë, kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri më 30 qershor./ KultPlus.com

Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore 2025.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.

Mbi 27 mijë maturantë po zhvillojnë këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe pritet të japin provimin me zgjedhje më 24 qershor.

Për zhvillimin e provimeve janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Rezultatet mund të gjenden në linkun, duke klikuar këtu

/k.s//r.e/a.f/

The post Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matura, publikohen notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

By: redi
20 June 2025 at 20:40

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital. Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 25 712 maturantë. 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Source

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

By: Oldi
12 June 2025 at 17:36

Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar listën e plotë për të gjithë maturantët në vend. Kliko KËTU për të parë listën e notave:

The post Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave appeared first on BoldNews.al.

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

By: D Marku
12 June 2025 at 17:29

Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar listën e plotë për të gjithë maturantët në vend.

Më poshtë janë rezultatet:

https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/gjuhe-huaj/statistika/

The post Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave appeared first on Albeu.com.

Matura 2025, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

By: redi
12 June 2025 at 17:29

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Rezultatet janë shpërndarë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8. Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit, i cili zgjati 2 orë…

Source

Testi në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, dalin tezat 20 minuta pas fillimit të provimit

10 June 2025 at 10:59

Ashtu si edhe në provimet e tjera, edhe këtë herë Ministria e Arsimit ka dështuar. Teza e provimit të Gjuhës Shqipës dhe Letërsisë, të cilët maturantët po i nënshtrohen ditën e sotme, është publikuar në rrjetet sociale vetëm 20 minuta, pasi nxënësit u futën në provim. Bëhet fjalë për variantin e tezës B, teksa tashmë […]

The post Testi në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, dalin tezat 20 minuta pas fillimit të provimit appeared first on BoldNews.al.

Matura Shtetërore, sot testimi në gjuhë shqipe dhe letërsi

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Provimit të gjuhës dhe shqipe dhe letërsisë do t’i nënshtrohen sot mbi 27 mijë maturantë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.

/k.s/a.f/

The post Matura Shtetërore, sot testimi në gjuhë shqipe dhe letërsi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matura Shtetërore/ Rreth 27 mijë nxënës, testohen sot në gjuhën e huaj

3 June 2025 at 08:10

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Gjithashtu janë të angazhuar më shumë se 640 mësues që do të korrigjojnë testet.

Provimet do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, Matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.

The post Matura Shtetërore/ Rreth 27 mijë nxënës, testohen sot në gjuhën e huaj appeared first on Sot News | Lajme.

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj

By: Oldi
3 June 2025 at 08:12

Zhvillohet sot provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 27000 maturantë do të testohen sot në provimin e Gjuhës së Huaj. Teza e provimit të Anglishtes hapet në orën 10:00 në të gjitha qendrat e provimit njëkohësisht, por maturantët duhet të paraqiten në ambientet e përcaktuara dy orë më parë. Ata duhet të kenë me […]

The post Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj appeared first on BoldNews.al.

Nis nesër Matura Shtetërore, mbi 27 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

2 June 2025 at 19:58

Zilja e fundit ka rënë për maturantët e këtij viti, duke i dhënë fund mësimeve në klasë dhe hapur rrugën për një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shkollor – provimet e maturës shtetërore. Mes emocioneve, kujtimeve dhe përgatitjeve të fundit, nxënësit po përballen me stresin e testimit me mbështetjen dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Normalisht jam e emocionuar se do jetë dita e rezultateve të 12 viteve punë. Pasiguria është e vogël se përgatitja ime ka qenë maksimale, por ankthi është aty se provim fundja. Janë ato emocionet, e di që nesër do qaj në moment të fundit”, rrëfen një maturante.

“Unë kam një kuti që mbaj çdo kujtim jo vetëm nga gjimnazi; bluzën nga aq shumë kemi për të shkruar e kam marrë masë të madhe. Do e kem te koleksioni. Po bëhem gati për nesër, dua të vazhdoj Akademinë e Arteve. Kanë qenë disa skeptikë, pse djeg kot mesataren e lartë. Por unë them duhet të ndjek pasionin”, shprehet një tjetër maturant.

Të martën, më 3 qershor, mbi 27 mijë maturantë do të nisin zyrtarisht sezonin e provimeve me gjuhën e huaj, testi i parë i këtij cikli.

Masat e sigurisë janë maksimale: ndalohet çdo pajisje elektronike, janë vendosur bllokues valësh, detektorë, si dhe monitorim me kamera sigurie. Distanca midis nxënësve do të jetë 1.2 deri në 1.5 metra, dhe testimi do të zhvillohet në ambientet më të mëdha dhe të hapura të shkollave, për të garantuar transparencë dhe barazi.

Sipas rregullores, çdo nxënës që kapet me telefon gjatë provimit, humbet të drejtën për ta dhënë në këtë sezon dhe do ta riprovon në sesionin pasardhës.

Nxënësit duhet të paraqiten me kartë identiteti dhe stilolaps, të paktën 90 minuta para fillimit të testit, i cili nis në orën 10:00.

Kalendari i maturës 2025:

  • 3 qershor – Gjuha e huaj
  • 10 qershor – Gjuha shqipe dhe letërsia
  • 17 qershor – Matematika
  • 24 qershor – Lënda me zgjedhje

Mësuesit vijojnë me këshillat e fundit dhe porositë për përqendrim, durim dhe korrektësi gjatë gjithë procesit.

The post Nis nesër Matura Shtetërore, mbi 27 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌