Ministria e Bujqësisë ka pezulluar nga detyra të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më konkretisht janë pezulluar inspektimet e pa planifikuara dhe të pa miratuara. Ky vendim është marrë për shkak se inspektorët aktualë të AKU-së, si dhe aplikantët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe me gojë. Lajmi […]
TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2025.
Afro 27 mijë maturantë zhvilluan këtë vit provimet e Maturës Shtetërore.
Maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe lëndën me zgjedhje më 24 qershor.
Për zhvillimin e provimeve ishin rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohej nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku u zhvillua provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Maturantët pas marrjes së rezultateve të Maturës, në fund të muajit korrik do të plotësojnë formularin A2, ku listojnë 10 degët që duan të studiojnë në universitet.
TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.
Brenda muajit qershor nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan provimeve kombëtare në gjuhë shqipe, 19 qershor, matematikë, 25 qershor dhe sot gjuhë e huaj, 30 qershor.
Janë publikuar sot rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025. Maturantët mund të kontrollojnë notat e tyre në sistemin digjital përmes linkut zyrtar të publikuar nga QSHA.
Në provimin e Matematikës morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë. Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë.
Sipas statistikave zyrtare, kalueshmëria e këtij provimi është 97.39%, ndërsa nota mesatare kombëtare është 6.47.
TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin zhvilluan sot provimin e fundit të Maturës Shtetërore atë të lëndës me zgjedhje.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përcolli në rrjetet sociale mesazhet e disa prej maturantëve në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, të cilët pas përfundimit të provimit folën për emocionet, nivelin e vështirësisë së testit, administrimin dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit.
“Maturantët ndajnë përjetimet e tyre pas përfundimit të provimit të lëndëve me zgjedhje, provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2025”, tha Manastirliu.
“Provimi ishte i nivelit mesatar dhe mendoj se kam dalë shumë mirë”, tha një nxënëse.
Një tjetër nxënëse u shpreh se “ushtrimet ishin në nivele të ndryshme, të cilat i kemi punuar më mësuesit gjatë orëve të mësimit dhe në konsultime”.
“Unë kisha zgjedhur lëndën e biologjisë, provimi ishte i nivelit mesatar. Kisha shumë emocione sepse ishte provimi i fundit, por më në fund ia dolëm”, tha një tjetër nxënëse.
Një nxënëse u shpreh se “kam zgjedhur biologjinë, mendoj se isha më e aftë në atë lëndë. Testi kishte të gjitha ushtrimet nga nivelet e ndryshme për këtë vit shkollor”.
Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët zhvilluan sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje. /k.s/j.p/
TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.
Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.
Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët kanë sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.
TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore 2025.
Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.
Mbi 27 mijë maturantë po zhvillojnë këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe pritet të japin provimin me zgjedhje më 24 qershor.
Për zhvillimin e provimeve janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës shtetërore. Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 25 712 maturantë. 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa […]
TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përshëndeti sot 28 mijë nxënësit që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare.
Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.
Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.
TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin zhvilluan sot provimin e Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përcolli në rrjetet sociale mesazhet e disa prej maturantëve në gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë, të cilët pas përfundimit të provimit folën për emocionet, nivelin e vështirësisë së testit, administrimin dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit.
“Pas përfundimit të provimit të matematikës maturantët tregojnë për ecurinë e procesit, nivelin e vështirësisë së testit dhe emocionet gjatë provimit”, tha Manastirliu.
Një nxënëse tha se “në fillim kisha emocione se matematika është një lëndë e vështirë, por tani që e mbarova e kalova me sukses”.
“Niveli i testit ishte mesatar, thënë nga dikush që nuk ka prirje për matematikë. I plotësova të gjitha”, tha një tjetër nxënëse.
Një nxënës u shpreh se “si fillim nuk kisha shumë emocione, deri në fund të testit punova i qetë. Kishte 2-3 ushtrime që ishin pak të vështira, por ishin të zgjidhshme”.
“Modeli i testit nga MAS na ndihmoi shumë për të arritur rezultate shumë të mira në këtë test”, tha një nxënës.
Një tjetër nxënëse u shpreh se “administratorët ishin shumë të qetë na lanë të punonim deri në moment të fundit. Isha pak e emocionuar në fillim, por duke parë ecurinë e bërjes së testit u ndjeva më komode dhe i bëra të gjitha”.
Pas provimit të matematikës maturantët do të zhvillojnë provimin me zgjedhje më 24 qershor.
Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të tretë të maturës shtetërore, Matematikës. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në 10:00 dhe zgjat dy orë e gjysmë.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara. Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit.
TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Mbi 27 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e matematikës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot maturantët për provimin e matematikës.
“Suksese të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.
Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.
Deri tani maturantët kanë kryer provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa më 24 qershor do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje.
TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025.
Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.
Mbi 27 mijë maturantë po zhvillojnë këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, ndërsa pritet t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.
Për zhvillimin e provimeve janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë.
Në një postim në rrjetet sociale, MAS sqaron se “publikimi i tezës së provimit të lëndës gjuhë shqipe dhe letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cënon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore”.
“Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës”, theksoi MAS.
Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant.
TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Provimit të gjuhës dhe shqipe dhe letërsisë do t’i nënshtrohen sot mbi 27 mijë maturantë.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.
Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.
Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.
Të gjithë diplomatët shqiptarë, pa përjashtim, do t’i nënshtrohen një testimi për të matur njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale. Ky është një nga elementët kryesorë të një projektligji të ri për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar së fundmi në Kuvend nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas projektligjit, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjithë diplomatët aktualë do të testohen, pavarësisht gradës apo përvojës që kanë akumuluar ndër vite në ambasadat shqiptare në botë. Qëllimi është rritja e profesionalizmit dhe garantimi i një shërbimi diplomatik më cilësor. Procedurat dhe kriteret e këtij testimi do të përcaktohen me akte nënligjore.
Një tjetër risi e projektligjit është krijimi i Akademisë Diplomatike, një institucion i ri në varësi të ministrisë, i cili do të shërbejë për trajnimin e diplomatëve të rinj dhe për ngritjen profesionale të atyre ekzistues. Akademia do të bashkëpunojë me struktura homologe ndërkombëtare për të ofruar kurse dhe trajnime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Projekti synon gjithashtu të përmirësojë ligjin ekzistues, i cili është hartuar rreth 25 vite më parë, dhe të sjellë një reformë të thellë në mënyrën e funksionimit të Shërbimit të Jashtëm. Ndër objektivat kryesore janë edhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimi i pastërtisë së figurës së personelit diplomatik.
Ky ligj vjen në një kohë kur diplomacia shqiptare synon të rritë rolin e saj në arenën ndërkombëtare, ndërsa testimi dhe trajnimi i detyrueshëm pritet të shërbejë si një filtër për një përfaqësim më të denjë dhe profesional të Shqipërisë në botë.
Nga Sebi Alla Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësime për përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në konferencën “Diplo 2024”. “Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të […]
Nga Sebi Alla Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësime për përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në konferencën “Diplo 2024”. “Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizmit të vendit” tha Rama.
Drafti
Por pa kaluar as viti, hartimi i një projektligji të ri, që pritet të kalojë në Parlament për shqyrtim dhe votim, vë në pikëpyetje “transformimin” e diplomacisë
Fakti
Një paragraf i futur “nëndorë” në nenin 68 (pika 3), të “Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, mund të ndryshojë rrënjësisht shërbimin diplomatik, deri në largimin e pjesës më të madhe të diplomatëve të karrierës. “Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre”, thuhet në pikën shtesë e cila përbën thelbin, por është mbajtur e fshehur si në faqet zyrtare të institucioneve, ashtu edhe në “konsultim publik”.
screenshot i nenit 68 i projektligjit te depozituar ne faqen e Kuvendit
Përfshirja e togfjalëshit: “të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre”, kupton qartësisht se askush nuk do e ketë vendin e sigurt, pavarësisht pozicionit që mban në shërbimin e jashtëm apo të brendshëm diplomatik. Njëkohësisht lë intepretime për dyshime se pas këtij provimi me ligj, do të ketë emërime të reja pa marrë parasysh “vitet e karrierës” dhe profesionalizmin e vlerësuar në grada hierarkike por lidhjet politike dhe klienteliste. Të paktën ky mbetet një nga shqetësimet kryesore të ekspertëve të ndryshëm me të cilët Faktoje.al u konsultua.
Diplomatët
Ndonëse koncepti i diplomatëve qartëson karrierë të gjatë duke kaluar në disa faza, pozicione dhe grada, me projektligjin e ri mund të “shuhet” ky koncept, duke e ngritur si shqetësim edhe nga ish-diplomatë të njohur.
“Një përqasje e tillë, e cila gjen vend gjerësisht në projektligjin e ri të propozuar, i lë diplomatët e karrierës, të formuar ndër vite, në hije, me synim zhdukjen e kësaj ‘specie’, për t’i hapur vend një shtrese të re diplomatësh, që pritet të rekrutohen, të cilët do të marrin atributet e ‘karrierës’, duke zëvendësuar të tanishmit dhe kapur poste drejtuese në diplomacinë shqiptare, pa pasur përgatitjen dhe eksperiencën e duhur, që është shumë e nevojshme në diplomaci” thotë për Faktoje.al, Sokol Gjoka, ish-ambasador dhe ish-drejtor politik në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Edhe ish-ambasadori Agim Nesho këtë projektligj e sheh si formë për të larguar diplomatët e karrierës dhe zëvendësuar ata me “militantë partiak” në shërbim të qeverisë.
“Fatkeqesisht, shërbimi i jashtëm vihet në shërbim të qeverisjes dhe përdoret për realizimin e agjendave të qeverisë. Për më tepër, kohët e fundit politika e jashtme është personalizuar dhe i shërben kreut të qeverisë dhe konjukturave të momentit”, thotë Nesho, teksa shton se zakonisht në gjithë eksperiencën botërore futja në shërbimin e jashtëm bëhet me konkurs dhe kandidatët i nënshtrohen një provimi. “Diplomati nuk i nënshtrohet provimeve të tjera po vlerësohet nëpërmjet punës që bën. Bërja në këto momente e një vleresimi tjetër do të nënkuptonte një spastrim të shërbimit nga njerëz që nuk janë të dëshirueshëm”, thekson Nesho.
Si ndryshoi projektligji
Në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme është publikuar projektligji, për shërbimin diplomatik, por në draft nuk afishohet pika 3 e nenit 68. Po ashtu edhe varianti i publikuar në faqen e Kryeministrisë nuk afishon këtë shtesë, por ajo gjendet si fakt i kryer vetëm në projektligjin final të mbërritur në Kuvend. “Ky nen është anti kushtetues, bie ndesh me ligjin për nëpunësin civil, me të cilin një diplomat karriere është i mbrojtur, dhe synon të shkallmojë përfundimisht diplomacinë e karrierës, një investim i rëndësishëm i bërë ndër vite”, konstaton Gjoka.
screenshot e draftit te depozituar nga MPJ
Për ish-ambasadorin, projektligji i ri ka mungesë transparence dhe nuk është bërë pa qëllim… “Neni 68, pika 3 nuk ka qenë i përfshirë në draftin e këtij projektligji që u paraqit për diskutim publik, ç’ka dëmton transparencën e tij dhe vërteton postulatin se ‘djalli fshihet në detaje’. Dhe ky nuk është i vetmi nen që synon ta ç’rrenjosë karrierizmin dhe profesionalizmin nga diplomacia shqiptare se të tillë gjen të shprehura aty-këtu, në nenin 38, 42, 50, etj”, thotë Gjoka. “Diplomacia, ashtu si tërë forcuar, administrata publike duhet mbajtur sa më larg politikës, mbasi ajo është një pasuri kombëtare, e cila i duhet Shtetit sa ai të funksionojë”thekson ish-ambasadori për Faktoje.al.
Provimi që privon gradat
Ligji i shërbimit të jashtëm si ai aktual Ligji nr.23/2015, po ashtu dhe projektligji, parashikojnë një sistem të rreptë të kontrollit të karrierës së diplomatit, duke kaluar nga grada në gradë dhe me një proces testimi.
Ekspertët konstatojnë se mekanizmat për kontrollin dhe verifikimin e njohurive ligji në fuqi i ka, po ashtu dhe projektiligji i ri i propozuar ka marrjen e gradës me testim dhe vetëm në rast të vlerësimit pozitiv. Po përse u shtua një pikë në nenin e fundit të projektligjit? “Projektligji për Shërbimin e Jashtëm, i ofruar tashmë Kuvendit për miratim, në vend që t’i shërbente forcimit të karrieres diplomatike, ai e zhvesh edhe më shumë atë nga kariera profesionale, duke e kthyer në një ligj klientelizmi politik, ku përfaqësues të këtyre të fundit, të veshur me kostumin e diplomatit, do ta kthejnë diplomacinë e karrirës, në një diplomaci klienteliste, mbase dhe partiake”, konstaton për Faktoje.al, ish-ambasadori Gjoka.
Një tjetër shqetësim mbetet se kush do të jenë “profesorët” apo “grupi vlerësuesve” që do të kalojnë në shqyrtim aftësitë e diplomatëve të karrierës. Gjithashtu lihet e hapur mundësia që në testim të kalojnë edhe ambasadorët dhe çdo rang tjetër drejtues dhe me gradë të lartë diplomatike. Në draftin e paraqitur thuhet se: “Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor”.
Përfundimi
Projektligji “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” pati mungesë transparence dhe mbi të gjitha nuk u diskutua dhe afishua publikisht një nen dhe veçanërisht një pikë shtesë e cila fut në provim sistemin e shërbimit diplomatik në vend.
Rreziku i zëvendësimit të shërbimit diplomatik me përfaqësues politik ose “kliantelizëm” ngrihet si shqetësim kryesor i këtij drafti nga diplomatë me karrierë të gjatë.
Nisur nga paralajmërimi i ish-ambasadorëve se drafti është regres, por edhe optikën tjetër nga e sheh diplomacinë kryeministri Rama, deklaratën e këtij të fundit për transformim do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë. Në fund të fundit konkursi për të futur të gjithë në provim nuk është larg…
Në një ditë të zakonshme provimesh në Kamëz, një pamje krejt e pazakontë tërhoqi vëmendjen: ndër nxënësit që hynin në provimin e gjuhës angleze, ndodhej edhe një 74-vjeçar. Quhet Skënder Cena dhe historia e tij është një shembull frymëzimi për këdo që beson se koha i merr me vete mundësitë.
I lindur më 8 nëntor 1951, Skënderi kishte përfunduar pjesën më të madhe të shkollës së mesme në sistemin part-time, në Shkollën e Mesme Profesionale të Kamzës. Por një pengesë e vetme, provimi i gjuhës së huaj, mbeti për vite një kapitull i pambyllur. Në vitin 2016, ai i kishte kaluar të gjitha provimet, përveç këtij të fundit.
Pas gati një dekade, vendosi të mos ia linte kohës këtë betejë të vogël personale. Pavarësisht sfidave shëndetësore, përfshirë vështirësitë me shikimin, Skënder Cena aplikoi për të marrë pjesë në Maturën Shtetërore të këtij viti. Me një stilolaps në dorë dhe një vullnet që nuk njeh lodhje, ai u ul në bankat e provimit si maturanti më i moshuar i ditës.
Historia e tij është më shumë se një fakt kurioz, është një mesazh i fuqishëm për këdo që ndien se ka lënë diçka përgjysmë. Skënder Cena na kujton se dijes nuk i skadon koha dhe se arritjet më të bukura nuk maten me moshë, por me forcën për të mos u dorëzuar.