Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

3 June 2025 at 18:29

Nga Sebi Alla Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësime për përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në konferencën “Diplo 2024”. “Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të […]

The post Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës

By: armand
2 June 2025 at 20:25

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF) kryen një provë të suksesshme të raketës ndërkontinentale “Minuteman III” (ICBM) me aftësi bërthamore, e cila mund të dërgojë koka bërthamore në çdo vend të Tokës. Raketa ishte e paarmatosur kur u lëshua në orën 12:01 të mëngjesit sipas kohës së Paqësorit nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg […]

The post VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës appeared first on BoldNews.al.

“Drejtësi për Hamidin”/ Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

By: Ardit
1 June 2025 at 14:37

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit në Gjadër […]

The post “Drejtësi për Hamidin”/ Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit appeared first on BoldNews.al.

Nëna e një fëmije të infektuar me salmonelë: Djali vijon të ketë dhimbje stomaku

26 May 2025 at 11:42

Prindërit e fëmijëve të infektuar me salmonelë në një kopsht në Gramsh kanë protestuar sot, duke kërkuar transparencë dhe masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë ushqimore. Në një prononcim për “News24”, një nënë tregoi shqetësimin e saj për gjendjen e djalit të saj, i cili vijon të ketë dhimbje stomaku dhe diarre edhe pas disa ditësh trajtimi.

“Fëmija është infektuar me salmonelë. Vijon të ketë dhimbje stomaku dhe diarre. Kam edhe një vajzë tjetër, i kemi bërë analizat dhe jemi në pritje të përgjigjeve. Fillimisht menduam se ishte thjesht temperaturë dhe e trajtuam me medikamente për virozë, por më vonë mësuam se ishte salmonelë. Kemi tetë ditë që jetojmë me ankth. Kërkoj siguri për ushqimin që u jepet fëmijëve tanë,” u shpreh ajo.

Rasti ka ngritur shqetësime në komunitet, ndërsa prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe kontrolle më të rrepta në institucionet arsimore për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Nëna e një fëmije të infektuar: Fëmija është infektuar me salmonelë. Fëmija vijon të ketë dhimbje stomaku e diarre. Kam dhe një vajzë, kemi çuar analizat dhe presim përgjigje. Në fillim mendonim se ishte temperaturë. E kemi kuruar me medikamente për virozë dhe më pas kemi marrë vesh se është me salmonelë. Kemi 8 ditë që jemi në ankth. Kërkoj siguri për ushqimin.

The post Nëna e një fëmije të infektuar me salmonelë: Djali vijon të ketë dhimbje stomaku appeared first on Sot News | Lajme.

Salmonela në kopësht, prindërit mblidhen në protestë para Bashkisë së Gramshit

By: M C
26 May 2025 at 11:39

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me helmimin e fëmijëve të kopshtit me salmonelë, në Gramsh, ku janë sekuestruar kartelet e fëmijëve dhe procesverbali i kontrollit të ushqimeve.

Ndërkohë, prindërit përpara bashkisë së Gramshit po protestojnë në lidhje rastin, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Në një e-mail zyrtar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh, ku konfirmohet përhapja e infeksionit me ‘Salmonella Enteritidis’ në Kopshtin Nr. 1 të qytetit.

Deri tani janë identifikuar 14 raste pozitive mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa strukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

NJVKSH i bën thirrje të gjitha qendrave shëndetësore dhe Spitalit Bashkiak për bashkëpunim të ngushtë dhe raportim të menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar.

Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi). Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun.

Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. Në këtë kuadër, kërkojmë vigjilencë të shtuar nga të gjitha Qendrat Shëndetësore për:

Vëzhgimin dhe identifikimin e fëmijëve me simptoma të ngjashme.

Raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar pranë NJVKSH Gramsh.

Ndjekjen nga afër të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të Kopshtit Nr. 1, si për ata të prekur, ashtu edhe për ata që kanë rezultuar negativë.

Informimin e komunitetit mbi rëndësinë e higjienës personale dhe ushqyerjes së sigurt të fëmijëve.

Lutemi për bashkëpunim dhe gadishmëri maksimale për ta përballuar këtë situatë me seriozitet dhe profesionalizëm.

The post Salmonela në kopësht, prindërit mblidhen në protestë para Bashkisë së Gramshit appeared first on Albeu.com.

Helmimi i të miturve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë para kopshtit

By: user 11
24 May 2025 at 19:02

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe të vjella për shkak të helmimit. Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit. Disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar.

Një prind ka theksuar se nuk e dinte se kishte edhe fëmijë të tjerë në të njëjtën gjendje shendetësore si fëmija i tij teksa shtoi se këtë e mësuan në urgjencë. Ata shtojnë se kopshti nuk i ka njoftuar për asgjë.

Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe janë të shqetësuar që rasti mund të mbulohet. Ata kanë paralajmëruar që në fillim të javës do protestojnë para kopshtit.

The post Helmimi i të miturve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë para kopshtit appeared first on Lapsi.al.

Zbulimi suedez/ Kanceri i prostatës mund të diagnostikohet me një test urine

By: user 6
28 April 2025 at 23:01

Një test i thjeshtë i urinës, pa dhimbje, joinvaziv dhe që mund të bëhet në shtëpi, mund të diagnostikojë më herët kancerin e prostatës me saktësi jashtëzakonisht të lartë, madje më të madhe se analiza e gjakut që përdoret aktualisht. Ky zbulim i fundit ka hapur mundësinë e identifikimit të kancerit në fazat e hershme, duke përmirësuar rezultatin e trajtimeve për atë që është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes për meshkujt.

Rezultati është për shkak të kombinimit të inteligjencës artificiale dhe analizës gjenetike, e cila ka lejuar identifikimin e treguesve të rinj të sëmundjes në studimin e publikuar në revistën “Cancer Research” nga një grup kërkimor i udhëhequr nga Instituti Suedez Karolinska. Duke analizuar aktivitetin e gjeneve në mijëra qeliza nga tumoret e prostatës, studiuesit ishin në gjendje të krijonin modele dixhitale të këtij tumori, të cilat më pas u studiuan me algoritme AI për të identifikuar proteinat që mund të përdoren si biomarkera.

Në fund, gjurmët molekulare të gjetura u kërkuan në mostrat e marra nga tumoret, në gjakun dhe në urinën e pothuajse 2 mijë pacientëve. Disa nga bio-gjurmët e pranishme në urinë janë provuar të jenë më të besueshëm, jo vetëm në zbulimin e pranisë së kancerit, por edhe fazën e tij.

“Ka shumë përparësi për matjen e biomarkerëve në urinë” – thotë Mikael Benson, koordinator i hulumtimit. “Është një test joinvaziv dhe pa dhimbje, dhe kampioni mund të analizohet me metoda rutinë në laboratorët klinikë. Biomarkues të rinj, më të saktë mund të çojnë në diagnozë më të hershme dhe prognozë më të mirë për meshkujt me kancer të prostatës. Ata gjithashtu mund të zvogëlojnë numrin e biopsive të panevojshme të prostatës tek meshkujt e shëndetshëm”, – shton studiuesi. ©LAPSI.al

The post Zbulimi suedez/ Kanceri i prostatës mund të diagnostikohet me një test urine appeared first on Lapsi.al.

Protesta kundër mbylljes së TikTok, Berisha: Rama u damkos si biri i të atit!

By: M C
15 March 2025 at 20:47

Në përfundim të protestës kundra mbylljes së Tik Tok, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar.

Në një dalje për media, Berisha tha se protesta e sotme ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit.

”Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore. Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.

U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.

Ia thanë të gjitha të rinjtë. Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh. Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën”, tha Berisha.

The post Protesta kundër mbylljes së TikTok, Berisha: Rama u damkos si biri i të atit! appeared first on Albeu.com.

Protestat, Vuçiç nuk tërhiqet/ Presidenti serb: Nuk ka qeveri tranzitore

By: xhir jeta
11 March 2025 at 15:28

Ne Serbi nuk do te kete qeveri tranzitore. Kjo eshte fjala e fundit e presidentti serb Aleksander Vuçiç pas trazirave te mbremjes se te henes perpara radio televizionit serb dhe paralajmerimit per protesta masive te shtunen e 15 marsit.

Sipas Vuçiç ky do te ishte fundi i nje Serbie modern duke i derguar nje mesazh edhe studenteve.

“Besoj se një qeveri tranzitore do të ishte vdekja e Serbisë, fundi i një Serbie moderne, të suksesshme dhe të begatë. Dhe të jem i sinqertë, besoj se do të nënkuptonte kthim në pushtet pa zgjedhje dhe pa vullnetin e popullit te atyre që jane e keqja me e madhe e vendit tone. Njerezit jane te ngopur me dhune, me ata qe i bllokojne rruget apo shkollat. I bej thirrje te rinjve dhe çdo qytetari te ketij vendi te mos marrin pjese ne akte dhune, dhe ne do te bejme gjithcka per te mbrojtur institucionet.”

Presidenti i Serbisë deklaroj gjithashtu se tubimi i 15 marsit eshte i paligjshëm për shkak se nuk është raportuar në organet kompetent duke paralajmeruar arrestime.

“Ne kemi shtet. Është e pamundur të shmangim dhunën. Do t’i lëmë të gjithë të shohin se kush e shkakton dhunën, me pas do te arrestojme rebelet. Kushdo që hedh një gur ose një bombë tymuese ndaj institucioneve te ketij vendi do të ndiqet penalisht.”

Vuçiç insiston se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar prej kohësh, ndersa nje kunderproteste eshte paralajmeruar me 28 dhe 29 mars nga ate qe Vuçiç e quajti tubimi me i madh  liridashes i te gjithe koherave ne vend.

Mbremjen e se henes ne Beograd pati trazira, ku grupe studentësh bllokuan selinë e televizionit public, ndersa parlajmeruan se aksioni do të vazhdojë për 22 orë./abcnews.al

FOTO/ S’ka qetësi, Athina sërish në flakë. Mijëra grekë rrethojnë Parlamentin

By: redi
7 March 2025 at 22:00

Vijojnë protestat në Greqi. Mijëra qytetarë u mblodhën para Parlamentit në Athinë mbrëmjen e së premtes për të kërkuar drejtësi në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona më 28 shkurt 2023. Protestuesit, duke përfshirë familjarë të viktimave, studentë dhe qytetarë të thjeshtë, kërkuan transparencë dhe përgjegjësi për mangësitë në infrastrukturën hekurudhore…

Source

Njësoj si Kate dhe Charles III? Princi William i nënshtrohet testit të kancerit

By: gaze tare
21 February 2025 at 10:33

Princi William do t’i nënshtrohet një sërë testesh mjekësore pas vdekjes së fundit të ish-instruktorit të tij ushtarak të fluturimit, rreshterit të fluturimit Zach Stubbings , në moshën 47-vjeçare.

Stubbings, i cili e trajnoi princin gjatë shërbimit të tij në RAF Valley midis 2010 dhe 2013, vdiq pas një beteje dhjetëvjeçare me mielomën e shumëfishtë – një kancer që prek gjakun dhe palcën e eshtrave.

Vdekja e tij ka ngritur shqetësime në lidhje me rreziqet shëndetësore që lidhen me ekspozimin e zgjatur ndaj tymrave toksikë të shkarkimit nga helikopterët ushtarakë, duke përfshirë avionin Sea King që William pilotoi gjatë shërbimit të tij.

Shqetësimet shëndetësore në rritje për familjen mbretërore

Koha e këtyre shqetësimeve është veçanërisht e rëndësishme, pasi Familja Mbretërore tashmë po merret me dy beteja të mëdha kundër kancerit.

Mbreti Charles dhe Princesha Kate kanë qenë të dy duke iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen muajt e fundit, me Kate së fundmi që zbuloi se ajo është më mirë pas gjashtë muajve të kimioterapisë. Me dy anëtarë të familjes mbretërore tashmë të prekur, ndihmësit e Pallatit të Buckingham nuk po rrezikojnë kur bëhet fjalë për shëndetin e William.

Sipas një burimi të brendshëm, princi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore paraprake për të përjashtuar çdo sëmundje që mund të lidhet me shërbimin e tij ushtarak.

Vdekja e Stubbings ka rindezur gjithashtu veprimet ligjore kundër ushtrisë britanike. Shumë ish-personel që fluturuan me të njëjtat helikopterë kanë vuajtur nga forma të ndryshme kanceri, duke përfshirë kancerin e mushkërive, fytit dhe testikujve.

Disa pohojnë se Ministria e Mbrojtjes (MM) ishte e vetëdijshme për rreziqet që në vitin 1999, por nuk kishte marrë masat e nevojshme të sigurisë. Të paktën gjashtë çështje tashmë janë zgjidhur jashtë gjykatës dhe dhjetëra anëtarë të tjerë të ekuipazhit ajror të prekur dhe familjet e tyre po kërkojnë dëmshpërblim.

The post Njësoj si Kate dhe Charles III? Princi William i nënshtrohet testit të kancerit appeared first on iconstyle.al.

Sali Berisha nga protesta: PD-ja forca politike që rrëzon dy regjime dikatoriale, do futemi në histori

By: M C
8 February 2025 at 18:33

Sali Berisha ka folur në protestën e Opozitës të mbajtur sot përballë kryeministrisë. Lideri demokrat u ndal gjatë te ajo që ka ndodhur me Partinë Demokratike, burgosjen e tij dhe në fund theksoi se kjo forcë politikë do të jetë ajo që do të futet në histori për përmbysjen e dy regjimeve diktatoriale, sipas tij.

Para qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sali Berisha deklaroi se ishin forca politike më e përkrahur. Gjithashtu tregoi bisedën e tij në udhëtimin e bërë në Gjermani ku kishte premtuar se nuk do të eksportonin emigrantë nga Europa.

“E nis fjalën time me një përulje para jush, me një falënderim vllazëror dhe në përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët dhe opozitarë. Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak, vetëm një vit më parë, në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20-shkurtit. Lideri i Opozitës ishte I arrestuar, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kushtetutën. Dhe unë fjalën time e mbajta nga një ekran, I burgosur politik. Në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë dhe që do të kemi.

Në atë protestë ne dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si Feniksi. Ata që menduan që do të na mposhtin, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur se ne mbrojmë kauzë të drejtë. Ne jemi të pamposhtur se ne mbrojmë vlerat njerëzore. Ne mbrojmë lirinë, dinjitetin, familjen, kombin. Ndaj vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës, e bën të mundur si Partia Demokratike. Sot kemi vulë dhe flamur, jemi më të bashkuar se kurrë. Sot me 3 rezuluta ndërkombëtare, jemi forca politike më e përkrahur. Sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën, do fitojmë. Historia, historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura. Asgjë s’marrim ne si dhuratë.

Ne gjithçka meritojmë në betejën tonë. Nderim, nderim qëndrestarëve opozitarë. Miqtë e mi, përsëri krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokuroria politike është kundër nesh, por ne përsëri qëndrojmë të pamposhtur. Ne përsëri qëndrojmë si mur në fitoren tonë. Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, Edi Ramës dhe monstrës së njerëzimit, George Soros. Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i Partisë Demokratike u vendos në arrest shtëpie.

Ish presidenti I vendit u zvarrit dhe u tërhoq në mes të rrugës. Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit, George Soros, deputeti Ervin Salianji, martiri I fjalës së lirë u burgos se u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin mafioz, klanin Rama – Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por gabuan rëndë. Unë I premtova Gjermanisë se nuk do të eksportojmë emigrantë nga Europa. Zero tolerancë. Tre rezoluta ndërkombëtare u censuruan totalisht nga mediat e qeverisë. Intervista e Arben Ahmetajt, I cili dhe në fakt I bëri autopsinë nga viti 2015 deri më sot. Ai detyroi Erion Velinë të firmoste djegësin e Tiranës”, tha Berisha.

The post Sali Berisha nga protesta: PD-ja forca politike që rrëzon dy regjime dikatoriale, do futemi në histori appeared first on Albeu.com.

Test/ A mund ta dalloni gaforren e fshehur? Vetëm 5% e njerëzve e gjejnë zgjidhjen

By: lia rda
2 February 2025 at 18:10

Testet e vëzhgimit u drejtohen të gjithëve, por kjo nuk do të thotë se ato mund të zgjidhen nga të gjithë. Kjo është një sfidë personale që jeni thirrur ta përfundoni dhe do të keni sukses vetëm nëse qëndroni të fokusuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimit tuaj. Çdo mendim i ndryshëm do t’ju shpërqendrojë dhe potencialisht do t’ju çojë shumë hapa prapa.

Këto lloj kuizesh, përveçse janë argëtuese, ju motivojnë të aktivizoni aftësitë tuaja të vëzhgimit, duke e shtyrë trurin tuaj të punojë në një mënyrë tjetër nga ajo që funksionon përgjithësisht në jetën e përditshme. Pa dyshim, ky është një proces i këndshëm që do të stërvit mendjen tonë.

Testi i vëzhgimit që do të vërtetojë IQ-në tuaj të lartë

Vëzhgoni me kujdes imazhin e mëposhtëm. Një gaforre e vetme fshihet mes luleve të kuqe. Për ta gjetur atë, duhet të përqendroheni te imazhi, ta përpunoni atë pjesë-pjesë dhe ta gjeni. Nuk është e lehtë, duke qenë se dominon ngjyra e kuqe, por nuk është e pamundur.

E vërteta është se ky është një test vëzhgimi kërkues, sepse vetëm 5% e njerëzve arrijnë ta zgjidhin atë në 10 sekonda. A do të keni sukses? Merrni frymë dhe lëvizni poshtë.

Nëse nuk ia dolët, është në rregull. Shikoni më poshtë se ku ndodhej gaforrja e fshehur.

/abcnews.al

Një studente plagoset rëndë gjatë protestave në Serbi, arrestohen katër persona

By: M C
28 January 2025 at 20:32

Një studente ka mbetur e plagosur rëndë gjatë protestës masive që ka ndodhur në Serbi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas mediave vendase, protesta ka pasur përplasje fizike dhe një studente ka pësuar lëndime të rënda. Disa fakultete kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar që autorët të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të sjelljes së dhunshme dhe lëndimeve të rënda trupore. Protesta, e cila ishte paralajmëruar të zgjaste vetëm 24 orë, po përfundon dhe protestuesit kanë filluar të largohen në grupe të vogla.

The post Një studente plagoset rëndë gjatë protestave në Serbi, arrestohen katër persona appeared first on Albeu.com.

Studentët në Beograd protestojnë, gatuajnë dhe luajnë futboll në mes të rrugës

By: M C
27 January 2025 at 17:52

Studentët në Beograd kanë nisur një protestë 24-orarëshe, e cila pritet të zgjasë deri nesër më datë 28 janar, në orën 10:00.

Një protestë paqësore, ku studentët luajnë futboll, volejbollë dhe gatuajnë, ndërsa u janë bashkuar dhe fermerë me traktorë dhe motoçiklistë. Gjithashtu, autoritetet kanë siguruar ujë të pijshëm, tualete dhe kosha për mbeturinat dhe ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri.

Sakaq, provimet dhe mësimi në fakultetin e Mjekësisë në Nish, janë anuluar derisa kërkesat e studentëve të merren parasysh, ku përjashtim bëjnë vetëm studentët e studimeve në gjuhën angleze, ata të doktoraturës dhe të studimeve specialistike.

Studentët kanë theksuar se provimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe do të konsiderohen të pavlefshme.

The post Studentët në Beograd protestojnë, gatuajnë dhe luajnë futboll në mes të rrugës appeared first on Albeu.com.

Iraku miraton ligjin që lejon martesën nga mosha 9 vjeç, reagime të shumta kundër vendimit

By: M C
22 January 2025 at 20:21

Një stuhi reagimesh ka ardhur nga deputetë dhe organizata në Irak pas miratimit të ligjit që lejon martesat e fëmijëve nga mosha nëntë vjeç. Aktivistët theksuan se ky ligj është legalizimi i përdhunimit të fëmijëve.

Sipas ligjit të ri, i cili u miratua dje, autoriteteve fetare iu dha kompetenca për të vendosur për çështjet familjare, duke përfshirë martesën, divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve. Heq ndalimin e martesës për moshat nën 18 vjeç, i cili ka qenë në fuqi që nga vitet 1950.

“Ne kemi arritur në fund të të drejtave të grave dhe fëmijëve në Irak,” tha avokati Mohammed Juma, një nga kundërshtarët më të zjarrtë të ligjit.

Gazetarja irakiane Saja Hashim shprehu shqetësimin e saj duke thënë se fakti që klerikët vendosin për fatin e grave është i tmerrshëm. Aktivistët paralajmërojnë se ligji mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për çështjet gjyqësore në pritje, duke prekur të drejtat si ushqimi dhe kujdestaria.

Martesa e fëmijëve është një çështje e gjatë në Irak, ku 28 përqind e vajzave janë martuar para moshës 18 vjeç, sipas një sondazhi të OKB-së të vitit 2023. Deputeti i pavarur Sajad Salem tha se Iraku nuk ka njohur kurrë një degradim dhe turp të tillë siç po jetojnë sot. Alia Nasif, një anëtare e komisionit ligjor të parlamentit, pretendoi në një postim se votimi u mbajt pa numrin minimal të kërkuar të deputetëve dhe njoftoi se do të apelonte në Gjykatën Federale të Irakut.

The post Iraku miraton ligjin që lejon martesën nga mosha 9 vjeç, reagime të shumta kundër vendimit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn, sherr mes të dyve te Ministria e Brendshme

By: M C
20 January 2025 at 19:17

Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku oficeri i Policisë, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

Sipas organizuesve të protestës, Prokuroria dhe autoritetet po fshehin ngjarjen, pasi dyshohet se dikush i ka bërë presion për shkak të detyrës efektivit.

Kjo protestë është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të “Lëvizjes Bashkë” dhe Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet.

Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

The post VIDEO/ Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn, sherr mes të dyve te Ministria e Brendshme appeared first on Albeu.com.

Vota e diasporës/ Berisha porosi strukturave të PD-së: Beteja jonë, të regjistrojmë secilin prej tyre! Përdorini çdo lidhje që keni për…

By: S. H
19 January 2025 at 13:10

Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të përdorin çdo lidhje të tyre për të bindur emigrantët që të regjistrohen në zgjedhjet e 14 Majit.

Kreu i PD-së, nga Gjirokastra, deklaroi se “beteja jonë është për ta regjistruar secilin prej tyre”.

 Ai theksoi se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë më të shumtë në numër, ndaj u bëri thirrje që “çdo telefon, çdo lidhje që keni, ta përdorni për ti ftuar që të firmosin me 11 maj rotacionin, të firmosin ndryshimin”.

“Ne jemi të paktit. Të shumtit tanë janë në emigracion. Shumica e qytetarëve të Gjirokastrës, qarkut janë në emigracion. Beteja jonë është për ta regjistruar secilin prej tyre.

Prandaj, miqësisht, vëllazërisht ju lutem, çdo telefon, çdo lidhje që keni, ta përdorni për ti ftuar që të firmosin me 11 maj rotacionin, të firmosin ndryshimin”, tha Berisha.

The post Vota e diasporës/ Berisha porosi strukturave të PD-së: Beteja jonë, të regjistrojmë secilin prej tyre! Përdorini çdo lidhje që keni për… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Studentë dhe qytetarë protestë kundër qeverisë dhe Vuçiç, qindra mijëra njerëz bllokojnë rrugët e Beogradit

By: M C
17 January 2025 at 22:45

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit kur u shemb një çati dhe humbën jetën 14 persona.

Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve të tragjedisë dhe të mos nxisë përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve.

🇷🇸 Massive anti-Vucic government protests continued tonight in Belgrade, Serbia.pic.twitter.com/Y6BmTolfPg

— kos_data (@kos_data) January 17, 2025

Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte incidenti që ndodhi dje të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja u kap në video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

The post VIDEO/ Studentë dhe qytetarë protestë kundër qeverisë dhe Vuçiç, qindra mijëra njerëz bllokojnë rrugët e Beogradit appeared first on Albeu.com.

Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025

By: Ela
7 January 2025 at 13:26

Janë publikuar testet model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe ka nisur shpërndarja e tyre në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit bën të ditur se publikimi i tyre që në fillim të janarit ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion […]

The post Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌