Trump e befason me pyetje presidentin e Liberisë: Flet shumë mirë anglisht – ku e ke mësuar?
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur në Uashington homologun e Liberisë, Joseph Boakai.
Gjatë takimit zyrtar, lideri amerikan ka shkaktuar konfuzion me një pyetje që i bëri liderit liberian.
“Flet shumë mirë anglisht. Ku e ke mësuar?”, Trump pyeti Boakai.
Kjo pyetje shkakton habi dhe komente në media, pasi anglishtja është gjuha zyrtare e Liberisë që nga themelimi i saj si një shtet i krijuar nga ish-skllevër të liruar afro-amerikanë.
Si rezultat, shumica e qytetarëve liberianë e flasin anglishten që nga fëmijëria, dhe është gjuha e përdorur në shkolla, institucione dhe administratë.
Pyetja e Trumpit u interpretua nga shumëkush si shenjë e mungesës së informacionit rreth historisë dhe kulturës së Liberisë, një vend që ka lidhje të forta historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Trump to the Liberian President:
You speak very good English. Where did you learn it?
(English is the official language of Liberia) pic.twitter.com/gsc5hA8NkA
— Clash Report (@clashreport) July 9, 2025
The post Trump e befason me pyetje presidentin e Liberisë: Flet shumë mirë anglisht – ku e ke mësuar? appeared first on Telegrafi.