Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Garë e adhurueshme – qeni dhe fëmija matën shpejtësinë e tyre në ngrënien e një shalqiri

9 July 2025 at 18:30

A ekziston diçka më e bukur se miqësia mes një qeni dhe një fëmije të vogël? Nëse i shtojmë pak konkurrencë të shëndetshme verore, marrim një skenë që prek zemrën.

Kjo është pikërisht ajo që tregon videoja ku qeni, Hudson dhe fëmija me të cilin luan garojnë në ngrënien e shalqirit. Ky garë miqësore ka ngjallur gëzim tek mijëra shikues.

Videoja është publikuar më 5 korrik në profilin e Instagramit @hudsonbegood dhe brenda pak kohe ka marrë mbi 43 mijë shikime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hudson B. Mason (@hudsonbegood)

Videoja është xhiruar nga pronari i qenit, i cili ka shkruar në përshkrim se “në këtë shtëpi, të gjithë janë fitues (edhe pse Hudson ishte fituesi i vërtetë).”

Në video, Hudson dhe fëmija ulën përballë njëri-tjetrit në një tavolinë nën hijen e një çadre dielli. Para tyre kanë tasë me copa shalqiri, dhe qëllimi ishte i thjeshtë — kush ha më parë copën e tij. Teksti në ekran pyet shikuesit se “kush fiton garën e ngrënies së shalqirit — fëmija apo retriever-i i artë?”

Ndërsa qeni ha me ngadalë dhe me këmbëngulje shalqirin me kafshata të mëdha, fëmija përpiqet të përtypë sa më shpejt, por për shkak të dhëmbëve dhe gojës së vogël, përparon më ngadalë. E gjithë skena është aq e ëmbël sa është e pamundur të mos buzëqeshësh. /Telegrafi/

The post Garë e adhurueshme – qeni dhe fëmija matën shpejtësinë e tyre në ngrënien e një shalqiri appeared first on Telegrafi.

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat

9 July 2025 at 12:27

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Ai dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë […]

The post Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat appeared first on BoldNews.al.

Shikoni se si po relaksohen qentë e racës “Golden Retriever”

2 July 2025 at 18:30

Maura Manor para disa ditësh publikoi në profilin e saj në TikTok një video që u solli buzëqeshje miliona njerëzve.

Teksa po shkonte në treg, ajo pa një pamje jashtëzakonisht të ëmbël – dikush kishte krijuar një vend të këndshëm për freskim për qentë e vet.

Dy qenë të racës Golden Retriever ishin shtrirë mbi akull për t’u freskuar, ndërsa një çadër dielli e vendosur vetëm për ta u ofronte hije.

Qentë dukeshin shumë të kënaqur me idenë e pronarëve të tyre, dhe Maura vendosi të filmonte skenën dhe ta ndante në rrjet.

Brenda vetëm dy ditësh nga publikimi, videoja është shikuar 5.2 milionë herë dhe shumë përdorues të platformës kanë lavdëruar idenë e pronarëve të qenve.

Sigurisht, për kafshët do të ishte më mirë të qëndronin sa më larg diellit, por edhe zgjidhje të tilla mund t’i ndihmojnë të përballojnë më lehtë të nxehtin e verës. /Telegrafi/

@mauramanor at the farmer’s market 🥹 #louisvillecolorado #colorado #farmersmarket #dogs ♬ Almost forgot that this was the whole point – Take my Hand Instrumental – AntonioVivald

The post Shikoni se si po relaksohen qentë e racës “Golden Retriever” appeared first on Telegrafi.

Një shtetas egjiptian goditi keq qenin e doganave në një aeroport, e pësoi me gjobë dhe dëbim nga SHBA

27 June 2025 at 21:23

Një shtetas egjiptian, Hamed Ramadan Bayoumy Aly Marie, 70 vjeç, pranoi fajësinë pasi goditi kaq fort qenin e doganës Freddie, saqë ai u ngrit në ajër në aeroportin Washington Dulles.

Qeni, i cili punonte për zbulimin e produkteve bujqësore të kontrabanduara, kishte sinjalizuar praninë e mbi 45 kilogramë ushqime të ndaluara në bagazhin e tij.

Freddie, që peshon 11 kilogramë, u dërgua në urgjencë veterinare dhe u diagnostikua me lëndime në anën e djathtë të brinjëve.

Marie u urdhërua të paguajë faturën e veterinerit dhe u dëbua drejt Egjiptit pas seancës gjyqësore.

Ngjarja ndodhi në zonën e marrjes së bagazheve të aeroportit në Virxhinia, pranë Uashingtonit. /Telegrafi/

The post Një shtetas egjiptian goditi keq qenin e doganave në një aeroport, e pësoi me gjobë dhe dëbim nga SHBA appeared first on Telegrafi.

Një “ekip i tërë” u angazhua për të shpëtuar qenin që ishte bllokuar në një ‘hendek’ në Colorado

25 June 2025 at 09:18

Një qen u shpëtua nga një hendek i thellë pranë një kantieri ndërtimi në Parker, Colorado.

Zjarrfikësit nga South Metro Fire Rescue bashkëpunuan me autoritetet për kontrollin e kafshëve dhe punëtorët e kompanisë Fiore & Sons për ta nxjerrë qenin nga vendi i rrezikshëm.

Carl ishte zhdukur një ditë më parë nga shtëpia kujdestare.

At 3:55pm, SMFR was requested to assist Animal Control in rescuing a dog from a trench near a construction zone in Parker. With the help of @Fioreandsons Construction team, @dcsheriff Douglas County Animal Control, and multiple SMFR apparatuses, the dog was successfully rescued… pic.twitter.com/wPcsExWgAW

— South Metro Fire Rescue (@SouthMetroPIO) June 24, 2025

Ai u dërgua në një klinikë veterinare ku u trajtua për dehidratim të lehtë.

Pas natës në kujdes mjekësor, qeni u kthye i sigurt në shtëpinë e tij përkohshme. /Telegrafi/

The post Një “ekip i tërë” u angazhua për të shpëtuar qenin që ishte bllokuar në një ‘hendek’ në Colorado appeared first on Telegrafi.

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

24 June 2025 at 21:52

Një zhytës profesionist u zhyt në një liqen të Teksasit dhe arriti të gjente një unazë diamanti të humbur nga një grua që ishte futur në ujë.

JackO’Lynn Page tha se ajo dhe ekipi i bejsbollit të djalit të saj po vizitonin zonën Sandy Beach të Possum Kingdom, kur kuptoi se unaza e saj e martesës me diamant, e cila daton që nga viti 1910, kishte rënë në liqenin Possum Kingdom.

Ekipi i bejsbollit kontrolloi zonën me prindërit dhe gjyshërit e tyre, por nuk mundi të gjente unazën e humbur.

Page kërkoi ndihmën e Ryan Prigmore të Blue Diver Search and Recovery, transmeton Telegrafi.

Prigmore tha se erërat e forta shkaktuan ujëra të trazuara, duke e bërë të vështirë kërkimin.

Ai e ndërpreu kërkimin pas disa orësh, por u kthye të nesërmen për të kërkuar në kushte më të qeta.

Deri në mbrëmje, Prigmore i kishte dërguar Page një foto të unazës së saj të gjetur.

“Isha duke u përgatitur gjatë ditëve të fundit që ishte humbur dhe nuk do ta shihja më. Unaza ime është kaq e veçantë për mua dhe nuk kisha ide se si do ta kaloja këtë. Jam shumë e lumtur që po më vjen në shtëpi”, shkroi Page në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

The post I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit appeared first on Telegrafi.

Qeni shkoi për herë të parë në punën e pronares

12 June 2025 at 21:30

Qeni i ëmbël Bayler, për herë të parë shoqëroi pronaren në punë – dhe menjëherë u ndje si në shtëpi, ndoshta edhe pak tepër rehat.

Pronarja ka filmuar dhe ka ndarë në Instagram momentin kur qeni fle me gojë hapur në një divan në zyrën e saj, si të kishte kaluar ndërrimin më të lodhshëm të jetës.

“Bayler erdhi me mua në punë dhe e kapa duke fjetur. Ooo, menjëherë pushim!”, shkroi ajo me humor në përshkrimin e videos, e cila brenda një dite është parë gati gjashtë mijë herë në këtë rrjet të njohur social.

Shikoni më poshtë pamjen simpatike të Baylerit që po “lodhet” nga puna! /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hi I’m Bayler 🐶 (@mybuddybayler)

The post Qeni shkoi për herë të parë në punën e pronares appeared first on Telegrafi.

Pronari gjithmonë u hedh dy topa qenve gjatë lojës – arsyeja është mjaft prekëse

10 June 2025 at 21:30

Ndërsa kafshët shtëpiake plaken dhe bëhen më pak aktive, ata kanë nevojë për disa rregullime për të vazhduar të kenë një cilësi të mirë jetese.

Kështu, pronarët e dy qenve, dolën me idenë prekëse se si ta mbanin Goldie të luante.

Kur i nxjerrin qentë për një shëtitje dhe i lënë jashtë, ata gjithmonë kanë dy topa në dorë për t’i hedhur – një larg për Aussie dhe një më afër për Goldie, kështu që ajo mund të luajë dhe të ndjehet e përfshirë dhe të mos lodhet shumë.

Sjellja e pronarit ka emocionuar shumë përdorues të TikTok, të cilët që nga shpallja, kanë parë videon, e cila ka gati gjysmë milioni shikime në vetëm një ditë. /Telegrafi/

@goldieandaussie The ending got me 🙈 #dogvideos #comedydogs #dogsfyp #dogs #fyp ♬ M83 x Star Wars Theme MIX – Hannah

The post Pronari gjithmonë u hedh dy topa qenve gjatë lojës – arsyeja është mjaft prekëse appeared first on Telegrafi.

Qeni u përpoq me kujdes të vidhte lodrën gjersa qeni tjetër ishte duke fjetur

9 June 2025 at 18:30

Qenët Benny dhe Remy shpesh i bëjnë përdoruesit e TikTok të qeshin me videot që pronarët e tyre publikojnë.

Këtë herë, ata publikuan një video ku njëri nga retriverët fle me lodrën e tij, ndërsa tjetri vendosi ta marrë lodrën me kujdes për të mos zgjuar qenin tjetër.

“Vjedhje e suksesshme,” shkruan pronarët në përshkrimin e videos që i ka sjellë buzëqeshje shumë njerëzve.

Retriveri i zgjuar dhe i vëmendshëm mori lodrën me kujdes dhe më pas u largua i lumtur, pa zgjuar qenin tjetër.

Gjithë këtë skenë simpatike mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

@benny_and_remy Successful heist #goldenretriever #goldenretrieverlife #dog #dogsoftiktok #dogs #pet #petlover ♬ Mission Impossible Theme (Movie Trailer Mix) – Dominik Hauser

The post Qeni u përpoq me kujdes të vidhte lodrën gjersa qeni tjetër ishte duke fjetur appeared first on Telegrafi.

Irani ka zgjatur ndalimin e shëtitjes së qenve në publik

8 June 2025 at 15:40

Autoritetet iraniane kanë zgjeruar ndalimin e shëtitjes së qenve në publik në shumë qytete në të gjithë vendin, duke përmendur shqetësime për shëndetin publik, rendin shoqëror dhe sigurinë, raportuan mediat vendase.

Ndalimi – i cili pasqyron një direktivë të policisë së vitit 2019 që ndaloi shëtitjen e qenve në Teheran – u zgjerua në qytetin Ilam në perëndim të dielën, sipas raportimeve, përcjell Telegrafi.

Të paktën 17 qytete të tjera kanë futur ndalime të ngjashme ditët e fundit, duke përfshirë Isfahanin në qendër dhe Kermanin në jug.

Zotërimi dhe shëtitja e qenve ka qenë një temë e diskutueshme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran, megjithëse nuk ka ligj që ndalon plotësisht pronësinë e qenve.

Megjithatë, shumë studiues fetarë e konsiderojnë përkëdheljen e qenve ose kontaktin me pështymën e tyre si “nexhis” ose të papastër ritualisht, ndërsa disa zyrtarë i shohin ata si një simbol të ndikimit kulturor perëndimor.

Autoritetet lokale kanë futur periodikisht ndalime për shëtitjen e qenve në hapësira publike ose mbajtjen e tyre në automjete si pjesë e një fushate më të gjerë për të dekurajuar pronësinë e tyre.

Zbatimi i kufizimeve ka qenë i paqëndrueshëm, pasi shumë pronarë vazhdojnë të shëtisin qentë e tyre në Teheran dhe gjetkë në të gjithë Iranin.

Të dielën, gazeta reformiste Etemad citoi një zyrtar nga qyteti Ilam të thoshte se “do të ndërmerren masa ligjore kundër shkelësve”, pa dhënë detaje. /Telegrafi/

The post Irani ka zgjatur ndalimin e shëtitjes së qenve në publik appeared first on Telegrafi.

Qeni kafshon fëmijën 5 vjeç në Tiranë, në hetim pronari

7 June 2025 at 13:39

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. A., 61 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi”, ku një fëmijë 5-vjeçar është kafshuar nga qeni i 61-vjeçarit, pasi kishte hyrë në oborrin e banesës së tij.

I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeni kafshon fëmijën 5 vjeç në Tiranë, në hetim pronari appeared first on Euronews Albania.

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

6 June 2025 at 18:49

Policia ka bërë me dije se ka gjetur armën e përdorur në krimin e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku 56-vjeçari Shpëtim Osma plagosi me armë zjarri komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha. Autoritetet policore bëjnë me dije se arma e zjarrit tip pistoletë, e cila dyshohet […]

The post Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit appeared first on BoldNews.al.

Mbytet një person në liqenin e Shkodrës

By: Re Nato
3 June 2025 at 12:06

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në liqenin e Shkodrës.

Një person rreth 37 vjeç është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuar si banor i zonës së Grizhës dhe trupi i tij është zbuluar në afërsi të Balshajt nga shërbimet e policisë së Malësisë së Madhe.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Video virale, burri rrezikon jetën për të shpëtuar qenin që po mbytej në ujë

2 June 2025 at 09:30

Dhembshuria ekziston ende.

Një video e një njeriu që rrezikon jetën e tij për të shpëtuar një qen nga mbytja, është bërë virale.

E ndarë nga përdoruesi diana_warep në X, videoja tregon një burrë duke notuar për të arritur kafshën e frikësuar që rrezikonte të mbytej në ujë.

#Flood in #Manipur

In a heart wrenching moment,
A MEITEI MAN risks his life to save a DOG drowning in the stream in MANIPUR.

Humanity exists. Brave soul exists.
Thanks to all the persons involved in saving the life of the DOG 🐕 @RajBhavManipur @NBirenSingh@Top_Disasterpic.twitter.com/bmdEIWctn4

— Diana// ꯗꯤꯑꯅꯥ (@diana_warep) June 1, 2025

Burri i afrohet me kujdes qenit, e ngre në krahë dhe e shpëton.

“Njerëzimi ekziston. Shpirti i guximshëm ekziston”, shkruan përdoruesi në një postim që tani ka prekur mijëra në internet.

“Faleminderit të gjithë personave të përfshirë në shpëtimin e jetës së qenit. /Telegrafi/

The post Video virale, burri rrezikon jetën për të shpëtuar qenin që po mbytej në ujë appeared first on Telegrafi.

Prerja e pemëve për koncertin e Noizy-t/ Dorian Teliti: Shkelje ligjore, kryetarja do mbajë përgjegjësi

By: Mirgen
25 May 2025 at 20:53

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se vendimi për të shkatërruar 42,934 m² gjelbërim në Parkun e Liqenit ku do të mbahet një koncert i Noizy-t nuk ka kaluar në Këshillin Bashkiak dhe se ka nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me këtë situatë. Teliti tha se kjo vendimmarrje është një shkelje […]

The post Prerja e pemëve për koncertin e Noizy-t/ Dorian Teliti: Shkelje ligjore, kryetarja do mbajë përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Një nënë ka kapur një moment të adhurueshëm mes djalit të saj dhe një qenushi

21 May 2025 at 21:30

Miqësitë midis kafshëve dhe fëmijëve janë gjithmonë të veçanta, veçanërisht nëse kanë mundësinë të rriten së bashku.

Një rast i tillë është me djalin e Julianne Stanford, i cili rritet pranë qenit familjar, një golden retriever shumë i ëmbël që është ende një qenush.

Julianne ka arritur të kapë në video një nga momentet e tyre më të ëmbla së bashku dhe e ka ndarë atë në TikTok, ku kjo skenë u bë shkak për shumë njerëz që ta shikonin me buzëqeshje.

I vogli Trevor qëndronte shtrirë mbi qilim midis divaneve në dhomën e ndenjes, ndërsa një qenush i ëmbël lëvizte rreth tij.

Djali i vogël nuk ndalonte së qeshuri ndërsa qenushi ecte pranë tij dhe mbi të, dhe zëri i të qeshurës së tij të sinqertë i bëri shumë njerëz të buzëqeshin.

Videoja u bë shumë i popullarizuar në platformën e njohur të videove dhe deri tani ka mbi dhjetë milionë shikime. /Telegrafi/

@julianne.stanford Two peas in a pod 🫛 #puppylove ♬ Home – Matthew Hall

The post Një nënë ka kapur një moment të adhurueshëm mes djalit të saj dhe një qenushi appeared first on Telegrafi.

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, reagon Serbia

By: user 5
20 May 2025 at 17:19

Autoritetet kosovare e kanë marrë nën kontroll të martën një ndërtesë buzë liqenit të Ujmanit në veri të vendit, duke nxitur reagime nga Serbia, e cila tha se ndërtesa përdorej nga Kryqi i Kuq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se policia ka asistuar në aksionin për marrjen nën kontroll të këtij objekti.

Vendimi i së martës është më i fundit në një sërë veprimesh të autoriteteve të Kosovës për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në territorin kosovar.

Ditë më parë, ato morën nën kontroll objektin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut, si dhe mbyllën edhe hapësirat e palestrës sportive, muzeut të qytetit, Institutit për Kulturë, Rini, Sport dhe Shërbime të Specializuara, si dhe të Shoqatës Kulturore-Artistike Kosovski Bozhur.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e dënuan vendimin e autoriteteve kosovare, duke thënë se kanë ndërprerë punën e “njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”.

Petkoviç tha se ky është një objekt që është përdorur “ekskluzivisht për trajnimin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve në kurset e Kryqit të Kuq, trajnime në fushën e ndihmës së parë dhe shpëtimit, gara të ndryshme sportive, trajnime dhe ligjërata, akomodimin e turistëve dhe sportistëve që qëndronin në këtë pjesë të Kosovës”.

“Ndërhyrja brutale e njësive të policisë së Kosovës në objektin në liqenin e Gazivodës, i cili i përket Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Metohisë, me urdhër të Albin Kurtit… përbën një shkelje të rëndë të të gjitha konventave ndërkombëtare përkatëse”, tha Lista Serbe në një reagim.

Ajo tha se në këtë objekt, “Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Metohisë… gjatë viteve të veprimtarisë së tij ka bashkuar të gjitha komunitetet dhe ka ofruar ndihmë pa përjashtim anëtarëve të të gjitha komuniteteve – serb, shqiptar, rom, boshnjak dhe të tjerëve”.

Ditë më parë, Bashkimi Evropian reagoi duke vlerësuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë ngritjen e tensioneve në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës./REL

The post Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, reagon Serbia appeared first on Lapsi.al.

Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO)

By: V K
27 April 2025 at 12:43

Mëngjesin e sotëm, një 58-vjeçar është ekzekutuar  më tre plumba, në afërsi të banesës së tij. Viktimë mbeti Renato Hoxhaj, ndërsa ende nuk dihet shkaku apo autori/ët.

Ai u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij në rrugë, e cila më pas njoftoi dhe policinë.

Në një video të siguruar nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, shihet qeni i viktimës që pas ngjarjes sillet përreth lagjes, dhe kafeneve pranë, duke kërkuar të zotin.

 

The post Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO| Prekëse, qeni kërkon të zotin pas vrasjes në Vlorë

27 April 2025 at 10:50

Një moment prekës pas atentatit në Vlorë ku mbeti i vrarë një 58 vjeçar i cili punonte si roje objekti.

Qeni i tij është duke e kërkuar gjithandej, teksa ky moment nuk i ka shpëtuar as gazetarit të Euronews Algert Harizaj.

Renato Hoxhaj, 58 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, në Vlorë mëngjesin e së dielës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjara ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur 58-vjeçari po kthehej, pasi kishte mbyllur punën si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Ai është goditur nga afër, tek shkallët në hyrje të banesës. Është goditur tre herë me armë zjarri pistoletë, dy në kokë dhe një në trup. Të shtënat i ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij e cila edhe ka lajmëruar policinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Prekëse, qeni kërkon të zotin pas vrasjes në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

E dini se çfarë është “buzëqeshja” e qenit?

By: gaze tare
25 April 2025 at 11:12

‘Buzëqeshja e qenit” është një sjellje interesante që ndodh tek disa qen dhe shpesh interpretohet si një shprehje e gëzimit ose nënshtrimit.

Në këtë kontekst, buzëqeshja e qenit nuk është një buzëqeshje njerëzore, por mund të duket si e tillë: qeni ngrit pak buzët e sipërme dhe tregon dhëmbët në një mënyrë që duket miqësore, jo kërcënuese. Kjo sjellje zakonisht shoqërohet me lëvizje bishti, trup të relaksuar dhe sy të butë.

Ka dy mënyra kryesore si mund të shfaqet:

Buzëqeshje nënshtruese – Qeni e bën për të treguar se nuk përbën kërcënim. Mund ta shohësh te qenët që sapo njohin dikë dhe duan të jenë miqësorë.

Buzëqeshje përgëzimi – Tek disa qen që kanë mësuar se kjo “buzëqeshje” sjell përkëdhelje apo reagime pozitive nga njerëzit, ata mund ta përdorin për të marrë vëmendje.

Kjo nuk duhet ngatërruar me tregimin e dhëmbëve në mënyrë kërcënuese (si kur qeni ulërin ose gërhet), ku shenja të tjera të trupit janë tensionuar.

The post E dini se çfarë është “buzëqeshja” e qenit? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌