Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Izraeli është gati të miratojë marrëveshjen ‘më të madhe’ të furnizimit me gaz në historinë e tij për Egjiptin

19 August 2025 at 12:36

Qeveria izraelite është gati të finalizojë një marrëveshje të madhe furnizimi me gaz me Egjiptin, që përfshin eksportin e 22% të burimeve nga Leviathan, fusha më e madhe e gazit në Izrael, dhe 13% të gazit natyror total të vendit në Kajro gjatë disa viteve.

Marrëveshja vjen pas dy vitesh vonesash dhe pritet të nënshkruhet në dy javët e ardhshme.

New Energy, një partner në fushën Leviathan, e përshkroi marrëveshjen si “më të madhen” në historinë e shtetit hebraik, duke vënë në dukje se do të trefishojë eksportet izraelite deri në vitin 2028, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kompania njoftoi se Egjipti do të blejë 130 miliardë metra kub gaz izraelit deri në vitin 2040, me vlerë deri në 35 miliardë dollarë (30 miliardë euro).

Projekti është një ndryshim i marrëveshjes së vitit 2019 të nënshkruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, e cila përcaktonte eksportin e vetëm rreth 60 miliardë metrave kub deri në fillim të viteve 2020.

Projekti i lejon Izraelit të rrisë prodhimin e gazit natyror dhe ta eksportojë atë në tregjet aziatike dhe evropiane, ndërkohë që i garanton Egjiptit një furnizim të qëndrueshëm për termocentralet e tij dhe mbështet sektorin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të vendit.

NewMed Energy (e njohur më parë si Delek Drilling) konfirmoi se marrëveshja do të zhvillohet në faza, me Kajron që blen fillimisht gazin përmes importuesve egjiptianë Blue Ocean Energy, me 20 miliardë metra kub që fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2026, dhe 110 miliardë metra kub shtesë pasi të përfundojë zgjerimi i prodhimit të Leviathan, sipas gazetës hebraike Globes.

Kompania e përshkroi marrëveshjen si vendimtare, pasi do të lejojë që kapaciteti i prodhimit të fushës të zgjerohet nga 21 miliardë metra kub në 23 miliardë metra kub në vit, duke forcuar pozicionin e Leviathan si një nga burimet më të rëndësishme të gazit në rajon. /Telegrafi/

The post Izraeli është gati të miratojë marrëveshjen ‘më të madhe’ të furnizimit me gaz në historinë e tij për Egjiptin appeared first on Telegrafi.

Kleopatra – fundi tragjik i një mbretëreshe që sfidoi historinë

By: Kult Plus
12 August 2025 at 09:00

Më 12 gusht të vitit 30 p.e.s., në Aleksandrinë e lashtë, përfundoi jeta e një prej figurave më të famshme dhe më të diskutueshme të historisë, Kleopatras së VII, mbretëresha e fundit e Egjiptit Ptolemeik. E njohur për bukurinë, inteligjencën dhe aftësitë e saj politike, ajo u bë simbol i fuqisë femërore, udhëheqjes dhe guximit.

Pas një jete të mbushur me intriga, aleanca strategjike dhe pasion të ndaluar me dy prej burrave më të fuqishëm të kohës, Jul Çezarin dhe Mark Antonin, Kleopatra u gjend e rrethuar nga fati. Humbja e betejës së Aktiumit dhe vetëvrasja e Mark Antonit shënuan fundin e shpresës për të mbrojtur Egjiptin nga Romakët. E famshme është legjenda sipas së cilës ajo zgjodhi të vdiste duke lejuar një gjarpër helmues ta kafshonte, për të shmangur poshtërimin publik në duart e Oktavianit, transmeton KultPlus.

Vdekja e Kleopatrës nuk ishte thjesht fundi i një gruaje, ajo shënoi fundin e një epoke. Me të, u shua dinastia ptolemeike dhe Egjipti u shndërrua në provincë romake. Figura e saj mbetet e gjallë jo vetëm në histori, por edhe në art, letërsi e kinematografi, si mishërim i bukurisë, pushtetit dhe tragjedisë.

Sot, mbi dy mijë vjet më pas, Kleopatra vazhdon të magjepsë botën, një mbretëreshë që i dha historisë një fund po aq dramatik sa edhe jeta që jetoi./KultPlus.com

KAJRO – Egjipti: Vendimi i Izraelit për Gazën dënim me vdekje për pengjet

KAJRO, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Egjipti ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se vendimi i Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës do ta shtyjë Hamasin të ekzekutojë pengjet izraelite që mban, sipas gazetës libaneze ”Al-Akhbar”, që citon një diplomat egjiptian.

Sipas diplomatit, pengjet do të ekzekutohen sepse Hamasi dhe grupet e tjera terroriste që i mbajnë ata “kanë urdhër t’i ‘neutralizojnë’ nëse pengmarrësit e tyre janë të rrethuar dhe nuk janë në gjendje të shpëtojnë”.

Artikulli gjithashtu thotë se zyrtarë të lartë egjiptianë kanë bërë thirrje për një kthim urgjent në tryezën e negociatave midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Gaza dhe se presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi ka kërkuar kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin e SHBA-së Donald Trump për të diskutuar çështjen./    /os/

The post KAJRO – Egjipti: Vendimi i Izraelit për Gazën dënim me vdekje për pengjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt përmes një marrëveshjeje 35 miliardë dollarëshe

By: Rovena
7 August 2025 at 13:54

Kompania izraelite e energjisë NewMed Energy ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 35 miliardë dollarë për të trefishuar gradualisht sasinë e gazit natyror që dërgohet nga fusha gjigande Leviathan drejt Egjiptit.

Fusha Leviathan, që është një nga rezervat më të mëdha të gazit në Mesdhe, zotërohet nga NewMed, Chevron dhe Ratio Oil, dhe aktualisht furnizon Egjiptin me rreth 4.5 miliardë metra kub (bcm) gaz në vit. Ajo konsiderohet si një nga burimet më të rëndësishme të gazit për Egjiptin.

Sipas drejtorit ekzekutiv të NewMed, Yossi Abu, marrëveshja parashikon që nga viti 2029, prurjet e gazit nga Leviathan të rriten në rreth 12 miliardë metra kub në vit. Ai e cilësoi marrëveshjen si “fitimprurëse për të dyja palët”, duke theksuar se Egjipti do të kursejë “shuma të mëdha” në krahasim me importin e gazit të lëngshëm (LNG).

Gjatë 15 viteve të ardhshme, NewMed do të eksportojë 130 miliardë metra kub gaz drejt Egjiptit, ekuivalente me rreth dyfishin e konsumit vjetor të këtij vendi.

Për të përmbushur kërkesën e shtuar, do të ndërtohet një linjë e tretë furnizimi nga fusha Leviathan drejt platformës detare, ndërsa planifikohet investimi i 2.5 miliardë dollarëve për hapjen e dy puseve të reja dhe për instalimin e sistemeve mbështetëse deri në vitin 2029. Abu shtoi se fluksi aktual do të rritet në 6.5 bcm në vit brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, para se të dyfishohet në 12 bcm.

Një tubacion i ri tokësor do të ndërtohet nga Izraeli drejt kufirit egjiptian në Nitzana, për të lehtësuar transportin e gazit.

Bisedimet për këtë marrëveshje janë zhvilluar gjatë dy viteve të fundit. Abu nuk komentoi nëse lufta në Gaza ka ndikuar në negociata, duke theksuar se kompania është e fokusuar te përfitimet komerciale dhe jo te aspektet politike apo gjeopolitike.

Megjithatë, marrëveshja vjen në një moment tensioni në opinionin publik egjiptian për shkak të luftës 22-mujore të Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, e ka cilësuar ofensivën izraelite si gjenocid, ndërsa Egjipti përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim.

Në rrjetet sociale, shumë egjiptianë kanë shprehur zemërim për veprimet izraelite në Gaza dhe zhgënjim ndaj autoriteteve në Kajro që, sipas tyre, nuk kanë bërë sa duhet për të ndihmuar palestinezët.

“Raportet mes Kajros dhe Tel Avivit janë në pikën më të ulët në vite për shkak të luftës në Gaza, e cila ka zemëruar çdo shtresë të shoqërisë egjiptiane,” deklaroi Dr. H.A. Hellyer, studiues i lartë në Institutin Mbretëror për Studime të Bashkimit dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme. “Shumë egjiptianë druajnë se varësia nga gazi izraelit mund të përdoret si presion ndaj Kajros.”

Egjipti, dikur eksportues i madh i gazit, është bërë gjithnjë e më i varur nga importet për shkak të rënies së prodhimit të brendshëm. Gjatë verës së vitit 2024, vendi përjetoi ndërprerje të përditshme të energjisë që nxitën pakënaqësi publike dhe ndikuan negativisht në aktivitetin ekonomik.

Për të përballuar krizën, qeveria egjiptiane ka rritur importet dhe ka filluar të shlyejë borxhet ndaj kompanive ndërkombëtare të energjisë për të inkurajuar rikthimin e kërkimeve dhe prodhimit të gazit vendas./abcnews.al

Gjendet një gjurmë dore e rrallë 4,000-vjeçare

29 July 2025 at 07:40

Një gjurmë dore 4,000-vjeçare është gjetur në një varr të lashtë egjiptian.

Bëhet e ditur se zbulimi u bë nga studiuesit e Universitetit të Kembrixhit në një “shtëpi shpirtërore”, një lloj modeli prej balte në formën e një ndërtese, shkruan BBC.

Kuratorja Helen Strudwick tha se gjurma e plotë e dorës, e cila daton nga viti 2055 deri në vitin 1650 para Krishtit, ishte “një zbulim i rrallë dhe emocionues”.

Ajo do të ekspozohet si pjesë e ekspozitës së universitetit “Made in Ancient Egypt” në Muzeun Fitzwilliam që hapet më 3 tetor.

Ekspozita përqendrohet te njerëzit që bënin artizanatet e lashta egjiptiane.

Ndërsa qeramika përdorej gjerësisht dhe sasi të mëdha qeramike kanë mbijetuar, ka relativisht pak detaje të njohura. /Telegrafi/

The post Gjendet një gjurmë dore e rrallë 4,000-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Çfarë është bota myslimane?

30 June 2025 at 13:55

Nga: Cemil Aydin, profesor i Historisë në Universitetin e Karolinës së Veriut / aeon.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Më 17 maj 1919, në Paris, tre udhëheqës indianë myslimanë u takuan me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, për të mbrojtur çështjen e ruajtjes së Kalifatit osman në Stamboll dhe për vetëvendosjen kombëtare të Anadollit si atdhe për turqit myslimanë. Indianët kërkuan pavarësinë e asaj që e quajtën “fuqia e fundit myslimane që mbeti në botë.” Udhëheqësit myslimanë indianë që flisnin në emër të një Kalifati osman mund të duken si përfaqësues të një uniteti global mysliman, por një përfundim i tillë do të ishte i gabuar.

Në fakt, detajet, argumentet dhe idealet e atij takimi tregojnë se sa i paqëndrueshëm dhe mashtrues është supozimi i zakonshëm se ekziston një ndarje e qartë midis “botës myslimane” dhe “Perëndimit.” Myslimanët indianë e mbrojtën çështjen e pavarësisë turke duke iu referuar 14 pikave për paqe të Wilsonit. Suksesi i tyre në sigurimin e këtij takimi me Wilsonin lidhej ngushtë me sakrificën e tyre si ushtarë në ushtrinë britanike, duke luftuar dhe mundur aleancën gjermano-osmane. Edwin Montagu, sekretari i Shtetit për Indinë nën sundimin britanik, e organizoi takimin sepse besonte se Perandoria Britanike – si perandoria më e madhe myslimane në botë – kishte një përgjegjësi morale për të dëgjuar çështjen e myslimanëve indianë në mbrojtje të Kalifatit osman. Të tre liderët myslimanë që theksonin lidhjet e tyre shpirtërore me Kalifatin osman – Aga Khan, Abdullah Yusuf Ali dhe Sahibzada Aftab Ahmad Khan – ishin në fakt nënshtetas besnikë të Kurorës Britanike. Në takim morën pjesë edhe disa liderë hindu të Indisë, duke shprehur solidaritetin e tyre me bashkatdhetarët myslimanë dhe mbështetjen për Kalifatin osman.

Ky diskutim në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, nuk zbulon një përplasje midis një bote islame dhe një bote perëndimore. Përkundrazi, zbulon një botë komplekse dhe të ndërlidhur. E, megjithatë, merreni parasysh esenë me ndikim të Bernard Lewisit në revistën The Atlantic, Rrënjët e zemërimit mysliman (1990): “Në këndvështrimin klasik islamik, drejt të cilit shumë myslimanë po kthehen, bota dhe mbarë njerëzimi ndahen në dy pjesë: Shtëpia e Islamit, ku mbizotërojnë ligji dhe besimi islam dhe, pjesa tjetër, e njohur si Shtëpia e Mosbesimit ose Shtëpia e Luftës, të cilën myslimanët kanë detyrim përfundimtar ta sjellin në Islam.” Lewis e bënte të qartë se ky “detyrim” i supozuar nënkuptonte mjete të dhunshme: “Detyrimi i luftës së shenjtë … fillon në shtëpi dhe vazhdon jashtë saj, kundër të njëjtit armik jobesimtar.” Si në frymë ashtu edhe në përmbajtje, udhëheqësit indianë që u takuan me Wilsonin në vitin 1919, kundërshtojnë çdo pretendim të Lewisit. Myslimanët ishin mbështetës besnikë të një perandorie shumë-fetare, si ajo britanike, bashkëpunonin me hindutë dhe kishin luftuar kundër ushtarëve myslimanë të Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata nuk i shihnin perëndimorët si armiq dhe e mbrojtën kauzën e Kalifatit osman në përputhje me normat ndërkombëtare mbi vetëvendosjen kombëtare dhe paqen perandorake.

Edhe pse ka pasur ndikim në qarqet e politikës amerikane, Bernard Lewis nuk ishte ai që shpiku idenë e një “bote myslimane” që është ndryshe nga ajo perëndimore. Që prej Revolucionit Iranian të vitit 1979, gazetarët perëndimorë dhe islamistët radikalë e kanë popullarizuar këtë ide. Sipas pikëpamjes së tyre, panislamizmi bashkëkohor buron nga idealet e lashta myslimane dhe synon rikthimin e një pastërtie të paprishur fetare. Në këtë këndvështrim, panislamizmi paraqitet si një lëvizje reaksionare, e kapluar nga traditat e vjetra dhe nga ligji klasik islam. Ajo që zakonisht pretendohet është se veçantitë e Islamit e detyrojnë përkatësinë fetare të myslimanëve të tejkalojë çdo përkatësi tjetër politike. Ky panislamizëm jo vetëm që mbijeton, por lulëzon edhe në botën moderne, dhe paraqitet si artefakt civilizues që bie thellësisht ndesh me kohën moderne.

Lewis mund të mos ketë qenë ai që shpiku idenë e botës myslimane, por ia dha një lustër intelektuale dhe frymëzoi veprën edhe më të njohur të Samuel Huntingtonit, Përplasja e qytetërimeve dhe rindërtimi i rendit botëror (1996). “Lufta midis këtyre sistemeve rivale [të botës islame dhe të krishterimit],” shkroi Lewis, “ka zgjatur për rreth 14 shekuj. Ajo filloi me shfaqjen e Islamit, në shekullin VII, dhe ka vazhduar praktikisht deri në ditët e sotme. Ka qenë një seri e gjatë sulmesh dhe kundërsulmesh, xhihadesh dhe kryqëzatash, pushtimesh dhe ripushtimesh.”

Kjo mbetet ende pikëpamja dominuese perëndimore mbi panislamizmin, e shprehur shpesh përmes frazës së zakonshme në media dhe në analiza – “bota myslimane.” Por, në kundërshtim me këtë pikëpamje mbizotëruese për një përplasje të përjetshme me Perëndimin e krishterë, panislamizmi është në fakt një fenomen relativisht i ri dhe aspak i jashtëzakonshëm. I lidhur ngushtë me pan-afrikanizmin dhe pan-azianizmin, ai lindi në vitet ‘80 të shekullit XIX si një reagim ndaj padrejtësive të imperializmit evropian. Fillimisht, ideja e solidaritetit global mysliman synonte të siguronte më shumë të drejta për myslimanët brenda perandorive evropiane, si përgjigje ndaj ideve të supremacisë së bardhë/krishterë, dhe për të pohuar barazinë e shteteve ekzistuese myslimane në të drejtën ndërkombëtare.

Ideja e një përplasjeje të lashtë midis Botës Myslimane dhe Botës së Krishterë është një mit i rrezikshëm dhe modern. Ajo mbështetet në shtrembërime të fabrikuara të uniteteve të ndara gjeopolitike dhe civilizuese islame dhe perëndimore. Pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi ofrojnë një kontekst më të mirë për të kuptuar panislamizmin. Të tria u shfaqën në fund të shekullit XIX, në kulmin e epokës së perandorive, si kundërpërgjigje ndaj supremacisë anglosaksone dhe misionit civilizues të njeriut të bardhë. Panislamistët e epokës së perandorive nuk kishin nevojë të bindnin myslimanët e tjerë për unitetin global të bashkëbesimtarëve të tyre. Duke ndarë subjektet myslimane përmes referencave ndaj identitetit të tyre fetar, kolonizatorët krijuan themelet konceptuale të unitetit modern mysliman.

Në atë kohë, perandoritë britanike, holandeze, franceze dhe ruse sundonin shumicën e myslimanëve të botës. Ashtu si pan-afrikanistët dhe pan-azianistët, panislamistët e parë ishin intelektualë që donin t’u kundërviheshin fyerjeve, poshtërimeve dhe shfrytëzimit të dominimit kolonial perëndimor. Ata nuk synonin domosdo të mohonin botën perandorake apo realitetin e perandorive. Në ndjeshmëri, intelektualët kryesorë panislamistë, Jamaluddin al-Afghani dhe Syed Ameer Ali, i ngjanin shumë figurave si W. E. B. Du Bois te pan-afrikannistët apo Rabindranath Tagore tek pan-aziatistët. Si homologët e tyre, panislamistët theksonin se perandoritë evropiane diskriminonin afrikanët, aziatikët dhe myslimanët – si brenda perandorive, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të tri lëvizjet sfiduan racizmin evropian dhe dominimin kolonial, dhe premtuan një botë më të mirë dhe më të lirë për shumicën e qenieve njerëzore në Tokë.

Zyrtarët kolonialë evropianë filluan të shqetësoheshin për një revoltë të mundshme myslimane, kur panë se teknologjitë moderne të shtypit, avulloreve dhe telegrafit po krijonin lidhje të reja mes popullatave të ndryshme myslimane, duke i ndihmuar ata të artikulonin një kritikë ndaj racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, nuk pati kryengritje panislamike kundër kolonializmit në vitet 1870-1910. Kërcënimi i supozuar i panislamizmit u shfaq për herë të parë, dukshëm, në Perëndim gjatë Luftës së Parë Botërore, pjesërisht sepse perandoritë osmane dhe gjermane e promovuan atë në propagandën e tyre të luftës. Por, nuk pati asnjë revoltë myslimane gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qindra mijëra-ushtarë myslimanë shërbyen në perandoritë britanike, franceze dhe ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pan-azianizmi lidhej me premtimet e Perandorisë Japoneze për të çliruar racat me ngjyrë të Azisë nga hegjemonia e të bardhëve. Pas humbjes së Japonisë, dekolonizimi historik i Afrikës e rriti rëndësinë e pan-afrikanizmit në debatin evropian.

Deri në vitet ’60 të shekullit XX, me zbehjen e botës koloniale dhe zëvendësimin e saj nga një botë e shteteve të pavarura, projektet politike të panislamizmit, pan-afrikanizmit dhe pan-azianizmit pothuajse ishin zhdukur. Megjithatë, ato kishin fituar shumë beteja intelektuale kundër racizmit, kishin rrëzuar argumentet koloniale të supremacisë së bardhë dhe kishin ndihmuar në përfundimin e sundimit perandorak evropian. Zhgënjimet mbi dështimin e Afrikës, Azisë dhe botës myslimane për të arritur barazi dhe liri të krahasueshme me Perëndimin, kontribuuan gjithashtu në rënien e statusit të këtyre pan-nacionalizmave. Deri në vitet ’80 të shekullit XX, intelektualët afrikanë dhe afro-amerikanë u bënë më pesimistë mbi ëndrrën kryesore pan-afrikaniste për barazi racore për njerëzit me ngjyrë në botën moderne dhe për ta bërë gjithë Afrikën të begattë dhe të lirë. Nuk është realizuar vizioni pan-afrikan për të bashkuar kombet e reja e të dobëta afrikane në një forcë federative globale dhe për t’u dhënë atyre liri dhe mirëqenie. Edhe pse ekziston ende një organizatë ndërkombëtare – Bashkimi Afrikan – ajo është jofunksionale dhe larg realizimit të qëllimeve të pan-afrikanizmit. Shpresat e brezit pan-afrikanist, nga Du Bois te Frantz Fanon, për një të ardhme të dekolonizuar të Afrikës, mbeten një projekt i humbur për brezin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, me disa fuqi të mëdha si Kina, India dhe Japonia, Azia e sotme e dekolonizuar do t’i kishte bërë krenarë pan-azianistët e fillimit të shekullit XX. Megjithatë, pan-azianizmi i shekullit XX ndoqi një rrugë të ndërlikuar. Shfrytëzimi që Japonia i bëri pan-azianizmit për të arsyetuar pushtimin e saj kolonial të Kinës dhe Koresë, i la shumë mbështetës të ndiheshin të tradhtuar. Politika e jashtme e Indisë së pavarur, nën drejtimin e Jawaharlal Nehrusë, tregoi një angazhim ndaj disa parimeve pan-azianiste, të cilat kishin një tërheqje të gjerë gjatë Konferencës së Bandungut më 1955. Ky takim i 29 shteteve aziatike dhe afrikane, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, ishte shprehja e fundit madhore e solidaritetit aziatik, dhe më pas u përthith nga rivalitetet e Luftës së Ftohtë dhe ndërtimi i shteteve kombëtare.

Edhe panislamizmi ka ecur përpara në një seri ngritjesh dhe rëniesh gjatë shekullit të fundit. Nga Turqia dhe Egjipti, te Indonezia dhe Algjeria, ideja e intelektualizmit mysliman dhe solidaritetit global mysliman fuqizoi udhëheqësit dhe lëvizjet nacionaliste të shekullit XX. Deri në mesin e viteve ’60 të shekullit XX, shumica e myslimanëve të botës kishin fituar lirinë nga sundimi kolonial evropian. Parlamenti turk kishte shfuqizuar Kalifatin osman që në vitin 1924, dhe deri në vitet ‘50 të shekullit XX ai kalifat pothuajse ishte harruar.

Megjithatë, në pothuajse një të pestën e parë të shekullit XXI, pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi duken sikur janë zhdukur, ndërsa panislamizmi dhe ideali i solidaritetit të botës myslimane vazhdon të mbijetojë. Pse? Përgjigjja gjendet në fazat përfundimtare të Luftës së Ftohtë. Në vitet ‘80 të shekullit XX, u shfaq një ndërkombëtarizim i ri mysliman, si pjesë e rritjes së islamit politik. Nuk bëhej fjalë për një përplasje mes traditave civilizuese të lashta të Islamit dhe Perëndimit, as për një ringjallje të vlerave autentike fetare. Nuk ishte as një vazhdimësi e panislamizmit të fillimit të shekullit XX, por një formacion i ri që doli nga Lufta e Ftohtë. Një aleancë saudito-amerikane filloi të promovojë idenë e solidaritetit mysliman në vitet ‘70 të shekullit XX, si një alternativë ndaj panarabizmit laik të presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, vendi i të cilit ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik. Çdo ide për një utopi “islame” do të kishte dështuar nëse nuk do të ishin dështimet e shumë shteteve të pas-kolonializmit dhe zhgënjimi pasues publik i shumë myslimanëve.

Ideja se panislamizmi përfaqëson vlera autentike politike myslimane, të lashta dhe të shtypura që ngrihen në revoltë kundër perëndimores dhe sekularizmit global, ishte në fillim një obsesion paranojak i oficerëve kolonialë perëndimorë, por së fundmi vjen kryesisht nga islamistët. Komentatorët dhe gazetarët perëndimorë kanë gabuar duke i marrë për të mirëqena pretendimet e islamistëve mbi vlerat thelbësore politike të Islamit. Lloji i islamizmit që identifikohet me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit apo Iranin e Ruhollah Khomeinit, nuk ekzistonte para viteve ’70 të shekullit XX. Asnjë nga myslimanët indianë që u takuan me Wilsonin, e as kalifët e fundit osmanë, nuk ishin të interesuar për të imponuar sheriatin në shoqëritë e veta. Asnjëri prej tyre nuk donte të detyronte gratë të mbuloheshin. Përkundrazi, brezi i parë panislamist ishte shumë modernist: ata ishin përkrahës të çlirimit të grave, barazisë racore dhe kozmopolitizmit. Myslimanët indianë, për shembull, ishin shumë krenarë që kalifi osman kishte ministra dhe ambasadorë grekë e armenë. Ata gjithashtu dëshironin që Kurora Britanike të emëronte hindusë dhe myslimanë si ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë në qeveritë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte dëshiruar apo parashikuar ndarjen e turqve dhe grekëve në tokat osmane, arabëve dhe hebrenjve në Palestinë, apo myslimanëve dhe hindusëve në Indi. Vetëm forma bazë e panislamizmit të fillimshekullit XX mbijeton sot; përmbajtja e tij është transformuar plotësisht që prej viteve ’80 të shekullit XX.

Fakti që si Bernard Lewis ashtu edhe Osama bin Laden flisnin për një përplasje të përjetshme midis një bote të bashkuar myslimane dhe një Perëndimi të bashkuar, nuk do të thotë se ky është realitet. Edhe në kulmin e idesë së solidaritetit global mysliman, në fund të shekullit XIX, shoqëritë myslimane ishin të ndara sipas vijave politike, gjuhësore dhe kulturore. Që nga koha e shokëve të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë, qindra mbretëri, perandori dhe sulltanate të ndryshme – disa në konflikt me njëra-tjetrën – kanë sunduar mbi popullsi të përziera myslimane dhe me të tjerë. Ndarja e myslimanëve nga fqinjët e tyre hindu, budistë, të krishterë dhe hebrenj, dhe koncepti për shoqëritë e tyre në izolim, nuk ka asnjë lidhje me përvojën historike të qenies njerëzore. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojë një “botë” e ndarë “myslimane.”

Të gjitha grupet e reja fashiste të djathta anti-myslimane në Evropë dhe në ShBA, janë të fiksuara pas zgjerimit perandorak osman në Evropën Lindore. Ata e shohin rrethimin osman të Vjenës, të vitit 1683, si një tentativë të qytetërimit islamik për të pushtuar “Perëndimin.” Por, në Betejën e Vjenës, hungarezët protestantë ishin aleatë të Perandorisë Osmane – kryesisht myslimane – kundër Habsburgëve katolikë. Ishte një konflikt i ndërlikuar midis perandorive dhe shteteve, jo një përplasje qytetërimesh.

Nacionalizmi hindu i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, promovon idenë e një Perandorie të huaj Mogule që pushtoi Indinë dhe sundoi mbi hindusët. Por, burokratët hindu luajtën një rol jetik në Perandorinë Mogule të Indisë, dhe perandorët mogulë ishin ndërtues perandorish, jo fanatikë që kërkonin një sundim teokratik mbi komunitetet e feve të ndryshme. Ka edhe myslimanë sot që e shohin Perandorinë Mogule si një shembull të dominimit mysliman mbi hindusët. Është domethënëse dhe e rëndësishme që propaganda perëndimore anti-myslimane dhe narrativat panislamike të historisë i ngjajnë njëra-tjetrës. Të dyja mbështeten mbi një narrativë civilizuese të historisë dhe mbi një ndarje gjeopolitike të botës në njësi të veçuara dhe ahistorike, si Afrika e zezë, bota myslimane, Azia dhe Perëndimi.

Panislamizmi bashkëkohor gjithashtu idealizon një të kaluar mitike. Sipas panislamistëve, ymeti, apo komuniteti mysliman global, lindi në një kohë kur myslimanët nuk ishin të poshtëruar nga perandoritë raciste të bardha apo nga fuqitë agresive perëndimore. Panislamistët duan ta “bëjnë ymetin sërish madhështor.” Por, ideja e një epoke të artë të unitetit politik dhe solidaritetit mysliman, mbështetet mbi amnezinë historike për të kaluarën perandorake. Shoqëritë myslimane nuk kanë qenë kurrë politikisht të bashkuara, ndërkaq nuk ka pasur kurrë shoqëri homogjene myslimane në Euroazi. Asnjë nga perandoritë myslimane, të drejtuara nga dinastitë, nuk ka synuar nënshtrimin e jobesimtarëve nga besimtarë të devotshëm. Ashtu si monarkët osmanë, persianë apo egjiptianë të fundshekullin XIX, ato ishin perandori shumetnike që punësonin mijëra burokratë jobesimtarë. Popullsitë myslimane nuk kanë kërkuar kurrë solidaritet global të ymetit para fundit të shekullit XIX – në kontekstin e perandorive raciale evropiane.

Termi “bota myslimane” u shfaq për herë të parë në vitet ’70 të shekullit XIX. Fillimisht, ishin misionarët evropianë apo zyrtarët kolonialë që e përdornin si një shkurtesë për t’iu referuar të gjithëve që ndodheshin mes “racës së verdhë” të Azisë Lindore dhe racës së zezë në Afrikë. Ata e përdornin gjithashtu për të shprehur frikën e tyre nga një revoltë e mundshme myslimane, edhe pse subjektet myslimane të perandorive nuk ishin as më të rrezikshëm e as më të bindur se hindusët apo budistët. Pas kryengritjes së madhe indiane të vitit 1857, kur si hindusët ashtu edhe myslimanët u ngritën kundër britanikëve, disa zyrtarë kolonialë britanikë fajësuan myslimanët për këtë kryengritje. William Wilson Hunter, një zyrtar kolonial britanik, vuri në dyshim – në librin e tij me ndikim, Myslimanët indianë: A janë të detyruar në ndërgjegje të rebelohen kundër Mbretëreshës? (1871) – nëse myslimanët indianë mund t’i qëndronin besnikë një monarku të krishterë. Në realitet, myslimanët nuk ndryshonin shumë nga hindusët, as në besnikërinë e tyre, as në kritikat e tyre ndaj perandorisë britanike. Myslimanët elitarë indianë, si reformisti Syed Ahmad Khan, shkruan kundërshtimet e ashpra ndaj akuzave të Hunterit. Por, ata gjithashtu pranuan termat e debatit të tij, sipas të cilit myslimanët përbënin një kategori të dalluar dhe të veçantë të indianëve.

Rritja e nacionalizmave evropianë gjeti gjithashtu një armik të përshtatshëm te myslimanët, në veçanti te sulltani osman. Në fund të shekullit XIX, nacionalistët grekë, serbë, rumunë dhe bullgarë filluan të portretizonin sulltanin osman si një despot. Ata iu drejtuan liberalëve britanikë për të prishur aleancën osmano-britanike, në emër të një solidariteti global të krishterë. Liberalët anti-osmanë britanikë, si William Gladstone, argumentuan se solidariteti i krishterë duhet të ketë rëndësi në vendimet britanike për Perandorinë Osmane. Pikërisht, në këtë kontekst, sulltani osman iu referua lidhjes së tij shpirtërore me myslimanët indianë, për të argumentuar një rikthim të aleancës osmano-britanike, falë kësaj lidhjeje të veçantë mes dy perandorive të mëdha myslimane.

Në librin e tij me ndikim, E ardhmja e Islamit (1882), poeti anglez Wilfrid Scawen Blunt argumentonte se Perandoria Osmane do të dëbohej përfundimisht nga Evropa dhe se fryma e kryqëzatës e Evropës do ta kthente Stambollin në një qytet të krishterë. Blunt gjithashtu pretendonte se Perandoria Britanike, e cila nuk kishte urrejtje ndaj myslimanëve siç kishin austriakët, rusët apo francezët, mund të bëhej mbrojtëse e popullatave myslimane në Azi. Në mënyrë patronizuese dhe imperialiste, Blunt dukej se interesohej për të ardhmen e myslimanëve. Ai ishte një mbështetës dhe mik i reformistëve kryesorë myslimanë, si Al-Afghani dhe Muhammad Abduh, dhe shërbeu si ndërmjetës midis qarqeve intelektuale evropiane dhe reformistëve myslimanë.

Rreth së njëjtës kohë kur Blunt po shkruante, intelektuali francez me ndikim, Ernest Renan, formuloi një pikëpamje shumë negative për Islamin, veçanërisht në lidhje me shkencën dhe qytetërimin. Renan e shihte Islamin si një fe semite që pengonte zhvillimin e shkencës dhe të racionalitetit. Idetë e tij simbolizuan racialen e myslimanëve përmes fesë së tyre. Natyrisht, Renan i bënte këto argumente në Parisin që sundonte pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut dhe të Afrikës Perëndimore myslimane. Idetë e tij ndihmuan në arsyetimin e sundimit kolonial francez. Al-Afghani dhe shumë intelektualë të tjerë myslimanë shkruan kundërshtimet ndaj pretendimeve të Renanit, me mbështetjen e Bluntit. Por, Renani pati më shumë sukses në krijimin e një narrative shpërqendruese të një qytetërimi të veçuar islamik përballë një qytetërimi perëndimor të krishterë.

Pretendimet e elitave evropiane për një mision civilizues perëndimor, dhe për superioritetin e qytetërimit të krishterë perëndimor, ishin themelore për projektet koloniale. Intelektualët evropianë ndërmorën projekte të mëdha për klasifikimin e njerëzimit në hierarki racore dhe fetare. Vetëm në përgjigje të këtij pohimi shovinist, intelektualët myslimanë krijuan një kundër-narrativë të qytetërimit islamik. Duke u përpjekur të pohonin dinjitetin dhe barazinë e tyre, ata theksuan lavdinë e së kaluarës, modernitetin dhe civilizimin e “botës myslimane.” Këta kundërshtarë myslimanë të ideologjisë imperialiste evropiane – të superioritetit qytetërues të racës së bardhë mbi myslimanët dhe racat e tjera me ngjyrë – ishin panislamistët e parë.

Gjatë fillimit të shekullit XX, reformatorët myslimanë filluan të kultivonin narrativën historike që theksonte një qytetërim të përbashkët, me një epokë të artë në shkencë dhe art islam, dhe me një rënie të mëvonshme. Kjo ide e një historie gjithëpërfshirëse islame ishte një krijim i ri i formuar drejtpërdrejt si përgjigje ndaj idesë së një qytetërimi perëndimor dhe ndaj argumenteve gjeopolitike të unitetit racor perëndimor/të bardhë. Ashtu si brezi i parë i intelektualëve pan-afrikanë dhe pan-aziatikë, intelektualët myslimanë iu përgjigjën shovinizmit evropian dhe orientalizmit perëndimor me historinë dhe qytetërimin e tyre madhështor. Gjatë gjithë shekullit XX, udhëheqësit e mëdhenj myslimanë, si Mustafa Kemal Atatürku i Turqisë, Nasseri në Egjipt, Mohammad Mosaddequ në Iran dhe Sukarno në Indonezi, ishin të gjithë nacionalistë laikë, por të gjithë kishin nevojë dhe e përdorën këtë nocion të një historie të lavdishme të qytetërimit mysliman, për t’iu kundërvënë ideologjive të supremacisë së bardhë. Nacionalizmi në fund triumfoi, dhe gjatë viteve 1950-‘60, ideja e Islamit si një forcë në punët botërore u zbeh në gazetarinë dhe studimet perëndimore.

Ideologjitë panislamike nuk u rishfaqën më deri në vitet ‘70 dhe ’80 të shekullit XX, dhe atëherë me një karakter dhe ton të ri. Ato u rikthyen si shprehje e pakënaqësisë ndaj botës bashkëkohore. Kishte ardhur fundi i ditëve entuziaste të optimizmit, të mesit të shekullit XX, për modernizimin. Kombet e Bashkuara kishin dështuar në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale. Shtetet kombëtare pas-koloniale nuk kishin sjellë liri dhe mirëqenie për shumicën e myslimanëve të botës. Ndërkohë, Evropa, ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik treguan pak shqetësim për vuajtjet e popujve myslimanë. Partitë islamiste, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe Xhemati Islam në Pakistan, u shfaqën duke pohuar se kolonizimi i Palestinës dhe vuajtjet nga varfëria kërkonin një formë të re solidariteti.

Revolucioni Iranian i vitit 1979 u dëshmua si një moment historik. Për të dënuar status quo-në, Khomeini iu drejtua kësaj forme të re të panislamizmit. Por, Irani i tij dhe rivali rajonal, Arabia Saudite, favorizuan interesat kombëtare të shteteve të tyre. Kështu që nuk ka ekzistuar kurrë një vizion i zbatueshëm federativ për këtë solidaritet të ri panislamik. Ndryshe nga pan-afrikanizmi, i cili idealizonte popullsitë me lëkurë të zezë që jetonin në solidaritet brenda Afrikës pas-koloniale, panislamizmi mbështetet në një ndjenjë viktimizimi, pa një projekt politik praktik. Ai ka të bëjë më pak me planet reale për të themeluar një shtet mysliman, dhe më shumë rreth mënyrës se si të ndalet shtypja dhe diskriminimi ndaj një komuniteti të imagjinuar global.

Thirrjet për solidaritet global mysliman nuk mund të kuptohen duke parë tekstet fetare apo përkushtimin fetar të myslimanëve. Janë zhvillimet në historinë intelektuale dhe gjeopolitike moderne ato që kanë krijuar dhe formësuar pikëpamjet panislamike për historinë dhe botën. Ndoshta tipari më thelbësor i tyre është ideja për Perëndimin si një vend me një narrativë të vete historike dhe një vizion të qëndrueshëm politik për hegjemoninë globale. Bashkimi Sovjetik, ShBA-ja, BE-ja – të gjitha projektet globale perëndimore të shekullit XX – imagjinojnë një Perëndim superior dhe hegjemon. Intelektualët e hershëm panislamikë zhvilluan narrativa myslimane për rendin global historik, si një strategji për të kundërshtuar diskurset imperialiste mbi inferioritetin e tyre, të cilat ishin të përhapura në metropolet koloniale, shkrimet orientaliste dhe shkencat sociale evropiane. Thjesht, nuk mund të ketë një narrativë panislamike të rendit global pa homologen e saj, narrativën perëndimore për botën, e cila është po aq e njëanshme si histori.

Idetë për botën islame dhe atë perëndimore duken si armiq që pasqyrojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet t’u lejojmë kolonizatorëve të fundshekullit XIX të përcaktojnë kushtet e debatit të sotëm mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Për sa kohë që e pranojmë këtë opozitë të njëanshme mes “Perëndimit” dhe “botës myslimane,” ne vazhdojmë të jemi të robëruar nga kolonializmi dhe dështimet e dekolonizimit. Duke i pranuar dhe refuzuar këto terma diskutimi, mund të bëhemi të lirë për të ecur përpara, për të menduar për njëri-tjetrin dhe për botën në mënyra më realiste dhe njerëzore. Sfida jonë sot është të gjejmë një gjuhë të re të të drejtave dhe normave, që nuk është e robëruar nga mashtrimet e qytetërimit perëndimor, apo të alternativave afrikane, aziatike dhe myslimane ndaj tij. Qenia njerëzore, pavarësisht ngjyrës apo fesë, ndan një planet të vetëm dhe një histori të ndërlidhur, pa kufij civilizues. Çdo rrugë përpara, për të kapërcyer padrejtësitë dhe problemet aktuale, duhet të bazohet në lidhjet dhe vlerat tona të përbashkëta, e jo në tribalizmin civilizues. /Telegrafi/

The post Çfarë është bota myslimane? appeared first on Telegrafi.

Një shtetas egjiptian goditi keq qenin e doganave në një aeroport, e pësoi me gjobë dhe dëbim nga SHBA

27 June 2025 at 21:23

Një shtetas egjiptian, Hamed Ramadan Bayoumy Aly Marie, 70 vjeç, pranoi fajësinë pasi goditi kaq fort qenin e doganës Freddie, saqë ai u ngrit në ajër në aeroportin Washington Dulles.

Qeni, i cili punonte për zbulimin e produkteve bujqësore të kontrabanduara, kishte sinjalizuar praninë e mbi 45 kilogramë ushqime të ndaluara në bagazhin e tij.

Freddie, që peshon 11 kilogramë, u dërgua në urgjencë veterinare dhe u diagnostikua me lëndime në anën e djathtë të brinjëve.

Marie u urdhërua të paguajë faturën e veterinerit dhe u dëbua drejt Egjiptit pas seancës gjyqësore.

Ngjarja ndodhi në zonën e marrjes së bagazheve të aeroportit në Virxhinia, pranë Uashingtonit. /Telegrafi/

The post Një shtetas egjiptian goditi keq qenin e doganave në një aeroport, e pësoi me gjobë dhe dëbim nga SHBA appeared first on Telegrafi.

Greqia dhe Egjipti riafirmojnë planet për kabllon nënujore 1,000 kilometra të gjatë – zbulohen disa detaje

7 May 2025 at 19:31

Greqia dhe Egjipti kanë riafirmuar angazhimin e tyre për një lidhje të propozuar nënujore të energjisë elektrike të projektuar për të transportuar energji të rinovueshme nga Afrika e Veriut në Evropë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi e rinovuan premtimin gjatë bisedimeve në Athinë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në sektorë të shumtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kablloja e planifikuar me kapacitet 3,000 megavat do të shtrihet gati 1,000 kilometra nën Mesdheun lindor dhe ka siguruar mbështetje nga Bashkimi Evropian, duke e bërë atë të pranueshëm për financim të konsiderueshëm nga blloku.

“Kjo do t’i lejojë Greqisë dhe Evropës të importojnë energji me kosto të ulët – kryesisht energji të erës, të cilën jeni në gjendje ta prodhoni në mënyrë shumë konkurruese – dhe ta eksportojnë atë në Evropë”, tha Mitsotakis.

Projekti, i vlerësuar të kushtojë rreth 4 miliardë euro, pritet të bëhet funksional brenda pesë viteve sipas një afati kohor ambicioz të përcaktuar nga të dy qeveritë.

Ai synon të transmetojë energji diellore dhe të gjeneruar nga era, të zhvilluar posaçërisht për projektin në Egjipt, me përfshirjen e sektorit privat të udhëhequr nga Grupi Copelouzos i Greqisë.

Dhe El-Sissi theksoi rëndësinë strategjike të projektit.

“Nuk është vetëm një çështje dypalëshe – është një projekt strategjik rajonal, pasi krijon një lidhje të drejtpërdrejtë që do të shtrihet në Evropë përmes Greqisë”, tha ai.

“Ne mbështetemi në mbështetjen e Bashkimit Evropian për këtë iniciativë të madhe”.

BE-ja ka shprehur interes të fortë për zgjerimin e partneriteteve energjetike me vendet jo-anëtare për të diversifikuar burimet e saj të energjisë dhe për të zvogëluar varësinë e saj historike nga energjia ruse pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Siç thuhet më tej, Mitsotakis dhe el-Sissi diskutuan gjithashtu sigurinë rajonale, sfidat e migracionit dhe mënyrat për të thelluar marrëdhënien e Egjiptit me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

The post Greqia dhe Egjipti riafirmojnë planet për kabllon nënujore 1,000 kilometra të gjatë – zbulohen disa detaje appeared first on Telegrafi.

Historia e sajuar

5 May 2025 at 14:43

Nga: Christopher Coker (1953-2023), ish-ligjërues në LSE [London School of Economics] / Engelsberg Ideas, 17 shtator 2021 (titulli: The fake history of civilisational states)
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Kur fluturuam për herë të parë? Është e kuptueshme nëse përmendni vitin 1903 dhe vëllezërit Wright. Por, a keni të drejtë? Një debat i madh shpërtheu në komunitetin shkencor në Indi në janar të vitit 2015, gjatë një kongresi shkencor në Mumbai, kur u prezantua një punim që pretendonte se indianët kishin shpikur fluturimin ajror shtatë mijë vjet më parë. Autori i këtij pretendimi nuk dukej aspak i shqetësuar nga fakti se më shumë se 40 vjet më parë, një grup shkencëtarësh indianë nga Departamenti i Inxhinierisë Ajrore dhe Mekanike në Institutin e Shkencës në Bengaluru (Bangalore), kishin hetuar një pretendim të ngjashëm të mëparshëm dhe kishin arritur në përfundimin se modelet, edhe nëse do të ishin ndërtuar, do të kishin shkelur ligjet e fizikës.

Fatkeqësisht, shkenca po përdoret në mënyrë cinike për të përforcuar pretendimin se India ka qenë gjithmonë një shtet-qytetërim. Kjo përputhet me kërkesën në rritje nga institucionet – si Fondacioni “Infinity” – për të përshtatur shkencën moderne brenda një kuadri [të besimit] vedik. Merreni, si shembull, konceptin e energjisë – kapacitetin e saktë dhe të matshëm të një sistemi për të kryer një detyrë – i cili, tani, nga disa ultranacionalistë, interpretohet si një nënkategori e shaktit, ose e “energjisë inteligjente”. Ose, merreni si shembull fizikën e cila, për shkak se merret me shkakun dhe pasojën, nga disa nacionalistë konsiderohet si një lloj empirik i teorisë së karmës. Darvinizmi, në këtë logjikë, shihet si një interpretim materialist në nivelin më të ulët të evolucionit shpirtëror të mësuar në Jogasutra. Gjithë kjo qasje është pjesë e një loje cinike për pushtet, e maskuar si mbrojtje e traditës.

Kryeministri i sapo rizgjedhur i Indisë, Narendra Modi, nuk nguron të përpiqet ta lidhë të ardhmen e tij politike dhe të partisë së tij me një rishqyrtim të teksteve vedike. Vetë Modi përfaqëson një shkollë teologjike – shkollën Shakha – që i merr këto tekste si rrëfime të vërteta historike, jo si versione mitike. Ai ka pretenduar se shkenca gjenetike ka ekzistuar në kohën e Mahabharatës. Nuk është e qartë nëse ai i referohet origjinës së tekstit në shekujt VIII-IX para erës sonë, apo formës përfundimtare që njohim sot e cila daton nga shekulli IV i erës sonë.

Cilado qoftë kronologjia, vetë pretendimi është i turpshëm. Imagjinoni një president kinez që deklaron se shkenca gjenetike lulëzonte në Kinën konfuçiane, ose që studentët kinezë që në shekullin V të erës sonë mësonin gjenetikën në Universitetin e madh të Nalandës (në Bihar), ku shumë nga ta shkonin për të studiuar. Ajo që dimë me siguri është se studentët aty studionin filozofi, mjekësi të avancuar, letërsi, arkitekturë dhe astronomi. Kur Universiteti i Oksfordit hapi dyert në vitin 1096, Nalanda kishte më shumë se 600 vjet që edukonte studentë, përfshirë edhe nga vende të largëta si Japonia dhe Koreja. Ishte gjithashtu i vetmi institucion i huaj ku studentët kinezë shkonin për arsim jashtë vendit të tyre. Sidoqoftë, ai universitet kurrë nuk ofroi kurse për gjenetikën moderne. Në fakt, nuk kishte shkencë të gjenetikës para zbulimit të gjenit si njësi trashëgimie; gjenetika duhej të priste deri në shekullin XX dhe rizbulimin e punës pioniere të një murgu të panjohur augustin dhe gjermanofolës, Gregor Mendel.

Nuk jam historian; jam politolog, por jam plotësisht i njohur me mënyrën se si mitet historike dhe narrativat e fabrikuara kanë ndikuar në formësimin e asaj që quajmë histori. Që në vitin 1968, historiani anglez J.H. Plumb shkroi librin Vdekja e së shkuarës [The Death of the Past], ku ua kujtonte lexuesve të tij se çdo shoqëri e madhe ka mitet e veta historike – si [doktrina] Paracaktimi i Fatit [Manifest Destiny] i shprehur në Shtetet e Bashkuara apo interpretimi uigian [Whig] i historisë në Britaninë e shekullit XIX. “E shkuara”, siç e quante ai për ta dalluar nga historia, kishte një funksion – i jepte kuptim një populli në një moment kritik të ekzistencës së tij. Një shembull i tillë është vizioni madhështor i Churchillit për një traditë të pandërprerë sfidimi ndaj armiqve të jashtëm, që i shërbeu mirë popullit britanik në vitin 1940. Por, është një mit i cili, në kohët e fundit, ka sjellë më shumë dëme sesa të mira, duke ushqyer iluzionet britanike për role globale dhe fate historike. Siç ka vërejtur historiani Alan Taylor, Churchilli ishte çmimi që britanikët paguan duke lexuar historinë. Por, në Indinë e Modit, historia jo vetëm po rishkruhet dhe rishikohet, por po përdoret në funksion të një projekti të veçantë politik.

Kjo bëhet edhe më e lehtë nga fakti se shumëçka nga historia e vendit është harruar. Në të njëjtën kohë kur egjiptianët po ndërtonin piramidat, harapanët – një popull që banonte përgjatë Indit pesë mijë vjet më parë – po ndërtonin vendbanimet e para urbane në botë, me rrugë në formë rrjeti, kanale të mbuluara dhe ndërtesa shumëkatëshe. Fatkeqësisht, epoka vedike nuk ka një Ramzes II dhe asnjë Cecil B. DeMille nuk ka arritur ta kthejë atë në kinematografi. Nuk ka qytete të rrënuara apo tempuj që mund të vizitohen dhe admirohen. Kishte mbretër, por nuk themeloi asnjë mbretëri apo perandori. Ajo që ka lënë pas është një letërsi unike që vazhdon të jetojë në imagjinatën indiane përmes vedave – tekste madhështore që janë aq të dendura dhe të paqarta, shkruan Robert Calasso, saqë sapo bëhesh studiues i vedave rrezikon të përthithesh krejtësisht nga pafundësia e të menduarit.

Por, e njëjta gjë mund të thuhet për shumicën e historisë së Indisë. Ajo shpeshherë është si rërë e lëvizshme – madje edhe datat kryesore të saj janë të pasigurta. Nëse je perëndimor dhe i gjurmon origjinat tua te grekët, ndoshta nuk të shqetëson fakti që Perëndimi ka humbur mbi 99 për qind të letërsisë greke, përfshirë shumicën e tragjedive dhe pjesën më të madhe të poezisë lirike. Shumë studentë perëndimorë mund të habiten nga kjo – në fund të fundit, jetojmë në epokën e Projektit Gutenberg [Project Gutenberg] dhe kemi qasje në baza të dhënash të gjera si [projekti] Chadwyck-Healey, apo jo? Por, Perëndimi ka qenë me fat që i ka ruajtur të gjitha veprat e Platonit dhe shumicën e veprave të Aristotelit (edhe pse vetëm në formën e shënimeve të mbajtura nga nxënësit e tij). Dhe, nëse mund të mbështetemi te eseja e tij Poetika, atëherë tragjeditë më të mira greke kanë mbijetuar (ato që Aristoteli përmendi ose citoi në këtë vepër).

Ajo që dua të theksoj është se Perëndimi është pafundësisht më me fat se India e cila ka humbur kaq shumë nga letërsia e saj. Merrni, për shembull, babanë e mjekësisë indiane, Çarakën – autorin e supozuar të Çaraka Samhitës, një përmbledhje sanskrite mbi shëndetin që është hartuar në shekullin I të erës sonë. Por, ende nuk është e qartë nëse Çaraka i referohet një individi apo një shkolle mendimi. Ose, merreni si shembull matematikanin Ariabhata, vepra e të cilit daton nga shekulli V para erës sonë. Edhe nëse nuk krahasohet plotësisht me Euklidin, ai u harrua për një kohë të gjatë – derisa sateliti i parë indian u quajt me emrin e tij. Më shumë dimë për “Makiavelin indian” që shkroi Artashastrën – ose ndoshta jo? Ajo i atribuohet me raste Çanakias, por gjithashtu edhe dy autorëve të tjerë që mund të jenë një dhe i njëjti person. Versioni i plotë i tekstit u zbulua vetëm në vitin 1905. Imagjinoni historinë evropiane nëse Princi do të kishte humbur për 400 vjet.

Por, kjo nuk e ka ndalur Modin dhe partinë e tij që të interpretojnë historinë, që ne e njohim, në një mënyrë që i shërben agjendës së tyre politike. Vitin e kaluar, kryeministri zbuloi një shtatore të Shivaxhit, i paraqitur si një luftëtar i rezistencës së hinduve kundër pushtimit mysliman – pra, Perandorisë Mogule. Është shtatorja më e madhe në botë. Në Guxharat, shteti ku lindi Modi, po rishkruhen tekstet shkollore të historisë për të paraqitur periudhën mogule si një nga pikat më të ulëta të historisë së Indisë – një pushtim mysliman në gjithçka përveç emrit. Kjo periudhë po paraqitet si një kohë e përndjekjes së qëllimshme të hinduve nga sundimtarë fundamentalistë që përqafuan një besim të huaj.

Megjithatë, të dhënat historike sugjerojnë se, në vend të dhjetëra-mijërave, ishin më pak se njëqind tempuj të hinduve që u dëmtuan apo u shkatërruan nga ikonoklastët gjatë shtatë deri në tetë shekujve të sundimit mysliman. Për më tepër, shkatërrimi dhe grabitja e tempullit të një rivali konsiderohej si një akt i ligjshëm hakmarrjeje edhe nga dinastitë hindu. Rastet e diskriminimit apo përndjekjes, për arsye thjesht fetare, ishin të rralla: nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes forcës së pushtetit mysliman dhe niveleve të ikonoklastisë.

Në fakt, historiani Richard Eaton argumenton se nuk ka pasur as “pushtim mysliman”. Gjatë zgjerimit të tyre në fushat e Gangut dhe në Jug në shekujt XII dhe XIII, mbretërit dhe sulltanët myslimanë të Delhit rekrutuan hindutë, arritën marrëveshje me raxhatë hindu dhe shpesh rivendosën në pushtet dinastitë hindu që kishin rezistuar. Mogulët ndoqën të njëjtin model. Ata jo vetëm që mbështeteshin te aleatët raxhputë [në Indinë veriore] dhe u besonin ushtritë e veta komandantëve raxhputë, por gjithashtu martoheshin me shtëpitë më të mëdha të raxhputëve – me pasojën që në venat e perandorit të fundit të madh mogul, Aurangzebit, një mysliman tejet i devotshëm, rridhte shumë më tepër gjak raxhput sesa mogul.

Dhe, megjithatë, Richard Eaton, në vend që të respektohet për punën e tij pioniere, shpesh sulmohet si një “negacionist” (ekuivalenti indian i një “mohuesi”) për shkak se sugjeron se epoka mogule ishte thellësisht indiane – ndryshe nga periudha britanike që pasoi.

Por, India nuk është e vetme në rishikimin e së kaluarës. Merrni si shembull Rusinë e Putinit. Këtu futemi sërish në sferën e metafizikës, dhe në këtë rast tek Oswald Spengler – i cili ishte më i qartë kur linte pas teoritë e tij më të çuditshme në favor të vëzhgimeve të paharrueshme të cilat, edhe pse jo gjithmonë të verifikueshme, të nxisin për reflektim. Një ide e tillë ishte ajo se, kur dy qytetërime ndërveprojnë, njëri ka më shumë fuqi, tjetri më shumë krijimtari. Në një situatë të tillë, qytetërimi më krijues do të detyrohet të përshtatet në pamje të jashtme me konfigurimin kulturor të qytetërimit më të fuqishëm, por idetë e këtij të fundit nuk do të zënë kurrë rrënjë. Spengler e quajti këtë fenomen si “pseudomorfozë” dhe mendonte se kjo i përshtatej veçanërisht Rusisë – një shoqëri të largët e cila nën sundimin e Pjetrit të Madh u tërhoq në orbitën e qytetërimit evropian, por nuk u bë kurrë pjesë e tij.

Disa shkrimtarë rusë do të pajtoheshin me të; ata preferojnë ta shohin vendin e tyre si shtet-qytetërim, në vend të një shteti komb, dhe ata argumentojnë se kur kultura ruse ishte ende e re dhe e papjekur, përpjekjet e Pjetrit të Madh për ta modernizuar, sipas modelit evropian, e penguan zhvillimin e saj të natyrshëm. Në versionin e Spenglerit për këtë histori, djegia e Moskës nga vetë banorët e saj në vitin 1812 mund të shihet si një akt ç’programimi, një refuzim i programit të Pjetrit – madje edhe një shprehje primitive e dëshirës për t’u rikthyer te rrënjët e veta themelore.

Bolshevikët modernizues e panë këtë çështje krejt ndryshe: romancieri Gorki e përshkroi fshatarin rus si një “nomad jo-rus” dhe argumentoi se “trashëgimia biologjike mongolo-aziatike” e vendit kishte “vonuar” zhvillimin historik të tij. Por, pikërisht kjo trashëgimi historike është tani ajo që ndan historianët rusë: liberalët ngulin këmbë se vendi duhet të vazhdojë ta shohë Pjetrin e Madh në aspektin tradicional si një modernizues të madh, ndërsa konservatorët këmbëngulin se Rusia mund të mbetet besnike ndaj vetes vetëm nëse rivendos lidhjen me trashëgiminë e saj mongolo-aziatike.

Të fundit do t’ju thonë se në stepat e mëdha të Euroazisë, një variant i gjeneve tatare – ose të paktën kështu thuhet – u ri-kodua. Ky proces u përshkrua si “pasionaritet” nga një prej eurazianistëve të parë, Lev Gumilev (djali i lëçitur i poetes Anna Akhmatova). Nuk është një fjalë që shumica e rusëve do ta njihnin, edhe pse ndonjëherë shfaqet në fjalimet e Putinit. Është procesi përmes të cilit organizmat thithin energji biokimike nga natyra – në këtë rast, nga dheu i Euroazisë.

Një autor tjetër, Peter Savitsky, e zhvilloi më vonë konceptin e topogjenezës ose “zhvillimit të vendit”, për të shpjeguar lidhjen e thellë midis gjeografisë dhe kulturës. Darvinizmi kulturor nuk është një ide që u përket vetëm romancierëve apo poetëve; në Rusi është shndërruar në një koncept të njohur për shumë politologë. Mentalitetet e grupeve dhe format e pandryshueshme të organizimit bio-social, shkruajnë Peter Katzenstein dhe Nicole Weygandt, të shkëputura nga historia, etologjia apo edhe tekstet standarde për qytetërimet, janë bërë tema legjitime në mësimdhënie dhe kërkime dhe tani njihen mirë nga politikanët më të rëndësishëm të vendit. Kjo, shtojnë ata, është një nga arsyet se pse rusët po e përkufizojnë gjithnjë e më shumë identitetin e tyre në terma qytetërimorë. Vladislav Surkov, një anëtar i rrethit të ngushtë të Putinit, po përpiqet të ndryshojë Kushtetutën e vendit, për të shtuar një klauzolë që deklaron se vlerat ruse janë gjenetikisht të lindura.

Por, kur mendon më thellë, ideja që qytetërimi është një entitet organik është e ngjashme me bindjen e Spenglerit se ai është një organizëm që kalon cikle jetësore – nga lindja deri te vdekja. Ashtu si Spengleri, ka nacionalistë rusë që ndjejnë se qytetërimi i tyre matet me stinët dhe ritmin e rritjes – dhe ata më pesimistët, të cilët ndjejnë se dimri tashmë ka ardhur, priren të ëndërrojnë për një akt të fundit heroik.

Nëse vizitoni Moskën, mund të shihni makina me fletë të ngjitura në pjesën e pasme ku shkruhet: “Drejt Berlinit!” dhe “Mund ta bëjmë sërish!”  – aludime të drejtpërdrejta dhe disi të vrazhda për Luftën e Dytë Botërore. Në Perëndim, shumica e njerëzve janë të shurdhër ndaj metafizikës, por Rusia është ndryshe; ka qenë gjithmonë ndryshe. Dhe, koncepti i “pasionaritet” tregon një interes për të eksteriorizuar gjendjen psikike të kombit në një mjedis fizik. Edhe pse duket e çuditshme për një audiencë perëndimore, kjo u ofron rusëve një lidhje emocionale me mjedisin – duke u mundësuar të rilidhen me një histori shumë më të vjetër sesa epoka e modernizuesit të madh, Pjetrit të Madh.

Po mesazhi? Është mjaft i zymtë. Shumë nga shkrimet e fundit që argumentojnë se Rusia është një shtet-qytetërim mbështeten në marrëdhënien antagoniste midis dy forcave të kundërta: kozmopolitizmit perëndimor dhe nativizmit rus, të cilat ndoshta një ditë do të përplasen në luftë.

Fatkeqësisht, e gjithë kjo është një dëshmi e fortë për mënyrën se si imagjinata mund të formësojë identitetet në mënyra të çuditshme, dhe se si intelektualët, të shtrirë në shtrat me klasën politike, mund të mashtrojnë si veten ashtu edhe të tjerët. Në romanin e Ismail Kadaresë, Pallati i ëndrrave, një perandori (që në disi ngjan me atë osmane) ka një departament që monitoron ëndrrat e shtetasve të vet për të zbuluar shenjat apo paralajmërimet e pakënaqësisë. Pasi mblidhen ato, ëndrrat përzgjidhen, klasifikohen dhe në fund interpretohen për të identifikuar “ëndrrën kryesore” të cilën të gjithë e ndajnë së bashku. Kadare nënkupton se çdo vend ka ëndrrat e veta të veçanta; çdo qytetërim ka të pavetëdijshmen kolektive. Eh, sikur të ishte e mundur të vësh një shtet dhe popullin e tij në divan. Nëse njeh personalitetin e një populli dhe se çfarë po ëndërron ai, mund të arrish ta përshtatësh mesazhin që të rezonojë më mirë.

Anton Vaino, shefi i stafit të Putinit, po punon mbi një “nuskop”, një pajisje për të matur vetëdijen kolektive të njerëzimit. Ndoshta, pra, romani i Kadaresë nuk është aq larg realitetit. Përveç një fakti: elektoratet mund të ëndërrojnë, por qytetërimet jo. Ata nuk janë aktorë të unifikuar, si shtetet. Por, kjo nuk i pengon qeveritë që të mbjellin ëndrra në mendjet e qytetarëve të tyre.

Fatkeqësisht, ekziston edhe një tjetër veçori e historisë së pandërprerë të Rusisë që luan rol në idenë e saj si një shtet-qytetërim – një term që vetë Putini e përqafoi për herë të parë në një takim të Klubit “Valdai” në vitin 2013. Kur vitin pasues Perëndimi vendosi sanksione për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e paligjshëm të Krimesë, zëvendëskryeministri i atëhershëm, Dmitry Rogozin, i tha shtypit perëndimor se populli rus gjithmonë ka qenë i gatshëm të vuajë për një kauzë të mirë. Regjimi e di mirë se, pavarësisht se sa keq mund të jenë punët në vend, populli rus ende e ndien nevojën për një identitet dhe një rol në botë me të cilin mund të krenohen. Dhe, kjo dëshirë ushqehet nga një ndjesi e thellë për të pasur një vend në botë. Me fjalë të tjera, rusët ende duan të vihen re.

Sipas historianit Vladimir Pashtukhov, Putini ka rizgjuar mesianizmin rus – një fenomen që kishte humbur pothuajse tërësisht pas vitit 1991. “Rusët nuk përmbushin një mision – aq më pak kur ai është i parealizueshëm; ata e jetojnë misionin dhe janë vetë funksioni i tij”. Ajo që është befasuese, shton Pashtukhov, nuk është fakti që mesianizmi është rikthyer, por se si arriti të zhdukej për afro një çerek shekulli, duke qenë se është pjesë thelbësore e asaj që ai e quan “kodi kulturor rus”. Është një temë që përsëritet në historinë e vendit dhe që mund të gjurmohet që në shkrimet e filozofëve si Pyotr Chaadayev në vitet ’20 të shekullit XX:

Ne jemi një nga ato kombe që nuk duket se janë pjesë integrale e racës njerëzore, por ekzistojmë vetëm për të dhënë ndonjë mësim të madh për botën. Mbase mësimi që na është caktuar nuk do të shkojë dëm; por, kush e di kur do t’i bashkohemi pjesës tjetër të njerëzimit dhe sa vuajtje do të na duhet të kalojmë para se të përmbushim fatin tonë.

E vërej si veçanërisht domethënës faktin se këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski, zgjodhi të përmbyllte kujtimet e veta me këtë citat. Sepse, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kultivuar shpesh një vizion mesianik për fatin e tyre. Në Vdekjen e së shkuarës, J.H. Plumb ua kujtonte lexuesve se çdo shoqëri e madhe ka mitet e veta historike. Në të vërtetë, shtet-kombi nuk mund të kuptohet plotësisht pa to. Por, kur Plumbi shkroi këtë libër, ShBA-ja po kalonte një moment krize – Luftën e Vietnamit që po luftohej në emër të së shkuarës. Ai shpresonte se, një ditë, e shkuara do ta humbte shkëlqimin e vet dhe metaforat si “Paracaktimi i Fatit” do të bëheshin “një strehë e konsumuar për sundimtarët e plakur të një shoqërie … prej nga të gjitha ndjenjat e forta zhduken me shpejtësi”. “E kaluara i ka shërbyer pakicës”, shtoi ai. “Ndoshta historia mund t’i shërbejë shumicës”. Besimi në të kaluarën ka sjellë vdekje.

Kjo mund të jetë një nga arsyet se pse ShBA duket se po largohet nga misioni i saj historik. Por, ndryshe nga rusët, amerikanët kanë pasur gjithmonë një qasje më optimiste ndaj jetës. Filozofi hebre Baruch Spinoza, pati thënë njëherë se duhet ta duam Zotin pa pritur që Ai të na dojë në këmbim. Amerikanët, shton Harold Bloom, kanë një nevojë të tepruar që të jenë të dashur për Zotin; rusët jo – sepse historia e tyre nuk ka qenë e lumtur. Nëse populli rus ka një rol historik të veçantë për të luajtur në botë, vuajtja duket të jetë pjesë e pashmangshme e paketës. Dhe, kush është fajtor për këtë vuajtje? Perëndimi, sigurisht. Në të vërtetë, shteti rus i nxit vazhdimisht qytetarët e ve që, në kuadër të identitetit të tyre, ta jenë në opozitë me gjithçka perëndimore.

Po të kisha kohë, do të mund të shkruaja gjatë mbi mënyrat e tjera të lavdërimit të historisë. Një shembull është kurikula e historisë patriotike në Kinë, që tani është e detyrueshme për një brez të tërë fëmijësh kinezë, dhe që po ushqen një ndjenjë të fuqishme të pakënaqësisë ndaj Perëndimit për shkak të asaj që quhet “një shekull poshtërimi”. Një tjetër shembull është Turqia e Erdoganit, ku po rishkruhen librat e historisë për të zvogëluar theksin mbi reformat e Kemal Ataturkut dhe për të theksuar më shumë të kaluarën myslimane dhe neo-osmane të vendit.

Të gjitha këto narrativë synojnë të forcojnë regjimet që i promovojnë ato, duke i lidhur njerëzit më ngushtë me njëri-tjetrin – por, mbi të gjitha, me shtetin. Ajo që është me të vërtetë e trishtueshme është se ato ofrojnë një alibi për të mos u përballur me tragjeditë e së kaluarës së afërt. Me keqardhje, shkruan Milan Kundera në Librin e së qeshurës dhe harresës [The Book of Laughter and Forgetting, 1979], ne ndahemi nga e kaluara përmes dy forcave që hyjnë në veprim menjëherë dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën: forca e harresës (që fshin) dhe forca e kujtesës (që transformon).

Të gjithë kemi përgjegjësinë të prodhojmë një version të historisë që, në minimumin e vet, është afirmues për jetën. Nëse lexoni një libër popullor për Kinën e Xi Jinpingut, Vala e Kinës [The China Wave], do të vini re se forca e harresës është po aq e fuqishme sa forca e kujtesës, sepse nuk ka asnjë përmendje të historisë së afërt – veçanërisht të krimeve të Maos.

Politologët perëndimorë vazhdojnë të pohojnë se njëzet milionë vetë vdiqën gjatë Hapit të Madh Përpara. Në fakt, një raport i brendshëm i Partisë Komuniste Kineze pranoi se shifra e vërtetë ishte ndoshta dyfishi, gjë që, nëse është e saktë, do ta bënte katastrofën më të madhe të shkaktuar nga njeriu në historinë njerëzore. Në përpjekjen për të eliminuar pasojat më të rënda të “katër të vjetrave” të Kinës – kulturës, ideve, zakoneve dhe praktikave – Mao nisi më pas Revolucionin Kulturor i cili arriti atë që një autor e përshkruan si një gjenocid “auto-kulturor” në shkallë të paimagjinueshme. Partia mund të ketë larguar miliona nga varfëria, por ka vrarë miliona të tjerë në eksperimente të çuditshme sociale, dhe ky dëm kolateral nuk duhet të harrohet sa herë që zyrtarët kinezë pretendojnë se India ka mbetur prapa në rrugën e saj drejt modernizimit.

Kur studioja histori në Kembrixh në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, personalitetet zakonisht hiqeshin pothuajse tërësisht nga tabloja, për t’u zëvendësuar nga lëvizjet shoqërore dhe tendencat ekonomike. Por, në fund të fundit janë njerëzit ata që bëjnë historinë – dhe pikërisht për këtë arsye udhëheqja politike është thelbësore. Këtë pikë e thekson Daniel Kahneman, kur diskuton gjigantët ideologjikë të shekullit XX: Hitlerin, Stalinin dhe Maon. Secili prej tyre u ngrit në krye të një lëvizjeje që kurrë nuk do të kishte toleruar një grua si lidere, por origjina gjenetike e secilit prej tyre vjen nga një vezë e pafekonduar që kishte 50 për qind gjasa të fekondohej nga një spermatozoid tjetër – dhe kështu të rezultonte në një fëmijë vajzë. Për ta thënë ndryshe, vetëm 12.5 për qind ishin gjasat që të tre liderët të lindnin meshkuj, dhe 87.5 për qind ishin gjasat që të paktën një prej tyre të kishte qenë femër. Imagjinoni historinë e Kinës së shekullit XX nëse Mao do të kishte lindur si vajzë, si motra e tij e adoptuar, Zejian. Imagjinoni një Kinë komuniste të shpëtuar nga tmerri i Hapës të Madh Përpara dhe nga Revolucionit Kulturor.

Nëse Partia do të kishte guximin të përballej me të kaluarën me më shumë ndershmëri, ndoshta nuk do t’i duhej të bënte aq shumë zhurmë rreth “shekullit të poshtërimit”. Fatkeqësisht, narrativa e viktimizimit nxit atë që Xhen Wang e quan “arroganca e vetëkeqardhjes”, që lidhet drejtpërdrejt me një ankth të thellë për statusin ndërkombëtar të Kinës. “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë” – ky është slogani zyrtar i Partisë Komuniste Kineze. Por, për fat të keq, ata që nuk arrijnë të çlirohen nga e kaluara, rrezikojnë gjithmonë të burgosen prej saj.

Ironia e madhe, siç paralajmëronte Susan Sontag bashkëatdhetarët e saj amerikanë, është se “përkushtimi ndaj së kaluarës është një nga format më shkatërrimtare të dashurisë së pashpërblyer”. Si shtet-kombi, edhe shtet-qytetërimi mund ta mësojë këtë leksion, por ndoshta vetëm me kalimin e kohës. /Telegrafi/

The post Historia e sajuar appeared first on Telegrafi.

Shtetet evropiane mbështesin planin arab për rindërtimin e Gazës

8 March 2025 at 17:55

Vendet kryesore të BE-së kanë deklaruar se mbështesin një plan të vendeve arabe për rindërtimin e Gazës që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga territori.

Plani, i hartuar nga Egjipti dhe i miratuar nga udhëheqësit arabë, është hedhur poshtë nga Izraeli dhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili paraqiti vizionin e tij për ta kthyer Rripin e Gazës në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.

Por, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë e mbështetën planin, i cili kërkon që Gaza të rindërtohet për pesë vjet.

Në një deklaratë, ata thanë se propozimi premton “përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës” për popullin e Gazës.

Bëhet e ditur se plani kërkon që Gaza të qeveriset përkohësisht nga një komitet ekspertësh të pavarur dhe që paqeruajtësit ndërkombëtarë të vendosen në territor, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Komiteti do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës humanitare dhe menaxhimin e përkohshëm të çështjeve të Gazës nën mbikëqyrjen e Autoritetit Palestinez.

Ai u mirëprit nga Autoriteti Palestinez dhe Hamasi pasi u prezantua nga Egjipti në një samit urgjent të Ligës Arabe të martën.

Raportohet se deklarata e lëshuar nga katër vendet evropiane tha se ata ishin “të përkushtuar për të punuar me nismën arabe” dhe ata vlerësuan “sinjalin e rëndësishëm” që shtetet arabe kishin dërguar duke e zhvilluar atë.

Deklarata thoshte se Hamasi “nuk duhet të qeverisë më Gazën dhe as të jetë kërcënim për Izraelin” dhe se të katër vendet “mbështesin rolin qendror për Autoritetin Palestinez dhe zbatimin e agjendës së tij të reformave”.

Propozimi u hartua mes shqetësimeve në rritje se marrëveshja e brishtë e armëpushimit të Gazës mund të shembet pasi faza e parë gjashtëjavore skadoi më 1 mars.

Ndryshe, Izraeli ka bllokuar ndihmat që të hyjnë në territor për t’i bërë presion Hamasit që të pranojë një propozim të ri të SHBA-së për një zgjatje të përkohshme të armëpushimit, gjatë të cilit do të liroheshin më shumë pengje të mbajtura në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Hamasi ka këmbëngulur se faza e dytë duhet të fillojë siç është rënë dakord, duke çuar në përfundimin e luftës dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite. /Telegrafi/

The post Shtetet evropiane mbështesin planin arab për rindërtimin e Gazës appeared first on Telegrafi.

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

6 March 2025 at 11:36

Plani prej 53 miliardë dollarësh i Egjiptit për rindërtimin e Gazës, i mbështetur nga Liga Arabe, ka një vizion ambicioz për të ardhmen arkitekturore të enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta.

Plani 91 faqesh propozon arkitekturë të re për Gazën e pasluftës, duke përzier trashëgiminë palestineze me teknologjinë dhe dizajnet moderne.

Ishte një kundërpropozim ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar se ai synon të pushtojë Gazën dhe ta kthejë atë në një qendër turistike duke zhvendosur popullsinë e saj palestineze.

Plani egjiptian, nga ana tjetër, refuzon zhvendosjen e palestinezëve dhe kërkon të rizhvillojë enklavën pa e shpopulluar atë.

“I rrënjosur si ulliri, i palëkundur dhe i përjetshëm” është motoja e vizionit.

“Pema e ullirit nuk është thjesht një bimë; ai simbolizon qëndrueshmërinë dhe trashëgiminë në kulturën palestineze. Me rrënjë që shkojnë thellë në tokë, ajo ngjitet fort pavarësisht vështirësive, duke reflektuar forcën e identitetit palestinez dhe lidhjen e tij të thellë me tokën”, thuhet në dokument.

Sipas planit, elementet e propozuar të projektimit arkitektonik përfshijnë përdorimin e gurit të Jerusalemit, një lloj guri gëlqeror që përdoret në ndërtimin e ndërtesave në Jerusalem dhe zonat përreth.

Ai përdor gjithashtu harqe me majë, një veçori dalluese arkitekturore në Palestinë e përdorur në xhami dhe kisha, së bashku me kupolat.

Ndërtesat e banimit, sipas planit, janë të frymëzuara nga trashëgimia arabe dhe islame, me një kthesë moderne, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai përfshin dizajne moderne që sigurojnë “rehati dhe qëndrueshmëri”, duke përdorur “materiale ndërtimi tradicionale” si guri natyror.

Strategjitë e planifikimit do të kërkojnë të promovojnë “ndërveprimin social dhe identitetin kulturor”, thotë plani.

Ashtu si ndërtesat e banimit, dizajni arkitektonik i sektorit të shërbimeve përfshin elemente moderne dhe tradicionale.

“Përdorimi i gurit gëlqeror ose i betonit të bardhë pasqyron stilin arkitekturor lokal arab duke reduktuar thithjen e nxehtësisë, duke përmirësuar efikasitetin e energjisë brenda ndërtesave”, thuhet në plan.

“Harkat e përsëritura në dritare dhe fasada krijojnë një estetikë të veçantë islame duke lejuar një ndriçim natyral efikas, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial gjatë ditës”, vazhdon tutje plani.

Duke treguar atë që duket të jetë një ndërtesë universitare, plani propozon “oborre me shumë qëllime” për të shërbyer si “qendër dinamike sociale dhe aktiviteti për studentët”.

“Theksi në materialet natyrore dhe hapësirat e mëdha siguron një përzierje harmonike të identitetit historik dhe standardeve moderne të ndërtimit, duke krijuar një mjedis arsimor të veçantë dhe të qëndrueshëm”, shton ai.

Ndërtesat qeveritare janë gjithashtu “të krijuara për të pasqyruar një mjedis pune modern dhe të qëndrueshëm që përputhet me standardet e arkitekturës së zgjuar dhe integrimin mjedisor”.

Ndryshe, plani parashikon dizajne “të qëndrueshme” edhe për zonat industriale dhe bujqësore.

“Dizajni ndjek parimet e zhvillimit të gjelbër dhe prodhimit të qëndrueshëm, duke siguruar harmoninë midis ruajtjes së mjedisit dhe efikasitetit industrial”, thotë dokumenti.

Raportohet se faza e hershme e rimëkëmbjes së planit përfshin ndërtimin e njësive të strehimit të përkohshëm për rreth 1.5 milion njerëz të zhvendosur. /Telegrafi/

The post Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit appeared first on Telegrafi.

Egjipti propozon planin prej 53 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës

5 March 2025 at 13:42

Egjipti po propozon një plan pesëvjeçar prej 53 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, i cili siguron që palestinezët të mos zhvendosen jashtë këtij territori, sipas një dokumenti të parë nga DPA.

Udhëheqësit nga më shumë se 20 vende u mblodhën dje në Kajro për të diskutuar planin.

“Heqja e mbetjeve dhe restaurimi i rreth 60 000 shtëpive të dëmtuara pjesërisht, do të kërkojë gjashtë muaj dhe tre miliardë dollarë”, sipas dokumentit.

Deri në vitin 2030, do të jenë ndërtuar qindra mijëra shtëpi të reja që mund të strehojnë deri në 3 milionë njerëz, si dhe një aeroport, një port, zona industriale, hotele dhe parqe.

Fillimi i procesit të rindërtimit kërkon marrëveshje për qeverisjen kalimtare, sigurinë, ruajtjen e mundësisë për një zgjidhje me dy shtete dhe parandalimin e shpërthimit të konflikteve të reja, sipas planit, i cili kërkoi mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për përpjekjet e ndërmjetësuesve për të ruajtur marrëveshjen aktuale të armëpushimit.

Plani gjithashtu parashikon heqjen e organizatës militante palestineze Hamas nga qeverisja e Rripit të Gazës. Në vend të kësaj, do të formohet një komitet me teknokratë të pavarur për të administruar Gazën për një periudhë kalimtare prej gjashtë muajsh, në mënyrë që të hapet rruga për rikthimin e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës.

Propozimi gjithashtu thekson se Egipti dhe Jordania po punojnë për të trajnuar personelin e policisë palestineze përpara vendosjes së tyre në Gaza. Kryeministri palestinez Mohammad Mustafa tha se pajtimi midis grupeve rivale palestineze mbetet një nga pengesat.

“Nuk do të ketë paqe të vërtetë pa krijimin e një shteti palestinez”, tha presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi gjatë seancës e hapjes së samitit në Kajro.

“Paqja nuk do të vijë me forcë dhe nuk mund të detyrohet”, shtoi ai, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë planin e Egiptit, i cili ka si qëllim kundërshtimin e planeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Rripin e Gazës.

Trump sugjeroi transformimin e Gazës në një “Rivierë të Lindjes së Mesme” dhe “rivendosjen e përhershme” të rreth dy milionë palestinezëve në Egjipt dhe Jordani, duke i bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të paralajmëruar për “pastrim etnik”. Komentet e Trump shkaktuan zemërim në botën arabe dhe më gjerë.

Izraeli kritikon, Hamasi mirëpret planin 53 miliardë dollarësh të vendeve arabe për Gazën

5 March 2025 at 08:51

Izraeli kritikoi një plan të paraqitur nga shtetet arabe për rindërtimin e Gazës të martën, ndërsa grupi militant palestinez Hamas e mirëpriti atë.

Menjëherë pas një samiti të liderëve arabë në Kajro, ministria e jashtme izraelite tha se plani i rindërtimit “dështoi” në adresimin e realiteteve të situatës pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Sulmi brutal terrorist i Hamasit, i cili rezultoi në mijëra vdekje izraelite dhe qindra rrëmbime, nuk përmendet, as nuk ka ndonjë dënim të këtij entiteti terrorist vrasës”, tha ministria e jashtme.

Hamasi, megjithatë, bëri thirrje për sigurimin e mjeteve për të siguruar suksesin e planit dhe e konsideroi samitin një “hap përpara” për mbështetjen arabe dhe islamike pas kauzës palestineze.

Grupi palestinez u kërkoi udhëheqësve arabë që të detyrojnë Izraelin të angazhohet për marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin arab që refuzon përpjekjet për të zhvendosur popullin tonë”, shtoi Hamasi.

Përfaqësuesit nga shtetet arabe u takuan në Kajro të martën dhe miratuan planin e Egjiptit për rindërtimin e Gazës që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve.

Izraeli ndërkohë përsëriti mbështetjen për idenë e presidentit amerikan Donald Trump, i cili synon zhvendosjen e palestinezëve në Jordani dhe Egjipt, duke thënë se shtetet arabe e kishin refuzuar atë pa i dhënë një shans.

Izraeli kritikoi gjithashtu mbështetjen e deklaratës për Autoritetin Palestinez dhe UNRWA, për të cilën tha se më parë “ka demonstruar korrupsion dhe mbështetje për terrorizmin”.

Deklarata arabe dënoi vendimin e fundit të Izraelit për të ndaluar hyrjen e ndihmave në Gaza, bëri thirrje për t’i dhënë fund “agresionit” të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe pohoi rolin jetik të UNRWA në Gaza dhe Bregun Perëndimor. /Telegrafi/

The post Izraeli kritikon, Hamasi mirëpret planin 53 miliardë dollarësh të vendeve arabe për Gazën appeared first on Telegrafi.

Vendet arabe miratojnë planin egjiptian për rindërtimin e Gazës

By: Xhen Sila
4 March 2025 at 22:00

Udhëheqësit arabë në takimin e së martës në Kajro miratuan planin egjiptian për rindërtimin e Gazës.

Plani, i cili është një përgjigje ndaj propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për të krijuar një “Riviera të Lindjes së Mesme” në enklavën palestineze, synon të rindërtojë Rripin e Gazës pa zhvendosur banorët e saj.

Në mes të Shkurtit, Egjipti teksa shpalli planin e tij, tha se një zgjidhje me dy shtete, e cila parashikon bashkëjetesën e Izraelit dhe një shteti palestinez si shtete të pavarura, ishte rruga e vetme drejt stabilitetit dhe bashkëjetesës midis popujve të rajonit.

“Egjipti shpreh aspiratën e tij për të bashkëpunuar me administratën amerikane…për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë në rajon – duke arritur një zgjidhje të drejtë të çështjes palestineze që mbështet të drejtat e popujve të rajonit. Rindërtimi i Rripit të Gazës duhet të kryhet në një mënyrë që të sigurojë që populli palestinez të mbetet në atdheun e tij dhe në përputhje me të drejtat e tij legjitime dhe ligjore”, thuhej në deklaratën e ministrisë së Jashtme në Kajro./abcnews.al

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj “Rivierës së Gazës” të Trump

3 March 2025 at 19:15

Sipas një drafti të parë nga Reuters, një plan për Gazën i hartuar nga Egjipti si kundërvënie ndaj ambicies së presidentit amerikan Donald Trump për një rivierë në Lindjen e Mesme do të “anashkalonte” Hamasin dhe do ta zëvendësonte atë me organe të përkohshme të kontrolluara nga shtetet arabe, myslimane dhe perëndimore.

Vizioni egjiptian për Gazën, i cili do të paraqitet në një samit të Ligës Arabe të martën, nuk specifikon nëse propozimi do të zbatohej para ose pas ndonjë marrëveshjeje të përhershme paqeje për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmet e 7 tetorit 2023, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Plani i Trump, i cili parashikonte “pastrimin” e Gazës nga banorët e saj palestinezë, dukej se tregoi një tërheqje nga politika e gjatë e SHBA-së në Lindjen e Mesme, e fokusuar në një zgjidhje me dy shtete dhe ndezi zemërim midis palestinezëve dhe kombeve arabe.

Dhe kush do ta drejtojë Gazën pas konfliktit mbetet pyetja e madhe pa përgjigje në negociatat për të ardhmen e enklavës.

Hamasi deri më tani ka hedhur poshtë idenë e ndonjë propozimi që t’u imponohet palestinezëve nga shtete të tjera.

Megjithatë, siç thuhet më tej, plani i Kajros nuk trajton çështje kritike të tilla si kush do të paguajë faturën për rindërtimin e Gazës ose përshkruan ndonjë detaj specifik rreth mënyrës se si do të qeveriset Gaza, as se si “do të shtyhet mënjanë” një grup i armatosur aq i fuqishëm sa Hamasi.

Sidoqoftë, sipas planit egjiptian, një Mision i Asistencës Qeverisëse do të zëvendësonte qeverinë e drejtuar nga Hamasi në Gaza për një periudhë të përkohshme të papërcaktuar dhe do të ishte përgjegjës për ndihmën humanitare dhe për rindërtimin e fillimit të enklavës, e cila është shkatërruar nga lufta. /Telegrafi/

The post Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj “Rivierës së Gazës” të Trump appeared first on Telegrafi.

Egjipti refuzon propozimet për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

By: Xhen Sila
25 February 2025 at 11:39

Egjipti ka kundërshtuar propozimet për të zhvendosur popullin nga Gaza në mënyrë që të mo “likuidohet” kauza palestineze dhe për të shmangur kërcënimin e sigurisë kombëtare të vendeve në rajon, tha presidenca egjiptiane në një deklaratë të martën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka zemëruar botën arabe me një plan për të zhvendosur popullsinë prej më shumë se 2 milionë palestinezësh nga Gaza, për të vendosur kontrollin e SHBA-së mbi territorin dhe për ta kthyer atë në një vendpushim turistik ndërkombëtar.

Egjipti do të presë më 4 mars një samit urgjent të Ligës Arabe, i cili do të fokusohet në përpjekjet arabe për të kundërshtuar planin e Trump dhe thirrjet që Egjipti dhe Jordania të rivendosin palestinezët e zhvendosur nga Gaza. Të dy vendet e kundërshtojnë propozimin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Udhëheqësit arabë zhvilluan një takim të premten në Riad ku morën pjesë shtetet e Gjirit, Egjipti dhe Jordania. Burime të njohura me diskutimet thanë se ata trajtuan një propozim kryesisht egjiptian që mund të përfshinte deri në 20 miliardë dollarë financime për tre vjet nga vendet e Gjirit dhe arabe, por nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar.

Palestinezët kanë frikë nga një përsëritje e “Nakba” , ose katastrofës, gjatë së cilës qindra mijëra palestinezë të tjerë u dëbuan ose u larguan nga atdheu i tyre rreth kohës së krijimit të shtetit të Izraelit në 1948./abcnews.al

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

20 February 2025 at 18:59

Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se nuk e ka parë propozimin që po diskutohet nga udhëheqësit e arabë si një alternativë ndaj planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës pasi të përfundojë lufta midis Hamasit dhe Izraelit.

Ai tha në fillim të këtij muaji se dëshiron të zhvendosë me forcë pothuajse dy milionë palestinezë nga Gaza duke i dërguar në Jordani dhe Egjipt.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të “merrnin kontrollin” e territorit dhe do ta kthenin atë në “qendër turizmi të Lindjes së Mesme”. Vendet arabe janë shprehur kundër këtij propozimi.

Nuk është e qartë nëse Trump është serioz, apo thjesht po përpiqet të sigurojë lëshime nga vendet arabe, shkruan zeriamerikes.

Gjatë një takimi me Princin saudit, Mohammed bin Salman në Riad këtë javë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio sugjeroi se kjo mund të jetë një përpjekje për të nxjerrë lëshime nga vendet arabe, duke u kërkuar udhëheqësve të vendeve të rajonit që të dilnin me një propozim të tyre.

Të dërguarit e Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të takohen të premten në Riad për të diskutuar opsionet, duke përfshirë një plan egjiptian për të mbledhur deri në 20 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme nga vendet arabe dhe të Gjirit për rindërtimin e Gazës.

Sipas këtij plani, banorët nuk do të dëboheshin me forcë dhe Rripi i Gazës do të qeverisej nga palestinezët. /Telegrafi/

The post Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën appeared first on Telegrafi.

“Palestinezët mbeten në tokën e tyre”, Egjipti propozon një plan për rindërtimin e Gazës pa zhvendosjen e popullsisë

By: Xhen Sila
12 February 2025 at 07:36

Egjipti njoftoi të martën synimin për të paraqitur një propozim për rindërtimin e Gazës, duke siguruar që populli palestinez të mbetet në tokën e tij, në përputhje me pretendimet e tij ligjore dhe të drejta.

Në një deklaratë nga ministria e Jashtme, Egjipti shprehu gatishmërinë për të “bashkëpunuar me administratën amerikane të Donald Trump për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë në rajon”, duke synuar një zgjidhje të drejtë të çështjes palestineze që respekton të drejtat e popujve në zonë.

Egjipti gjithashtu përsëriti domosdoshmërinë e zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe bashkëjetesës së qëndrueshme në rajon.

Gjatë një takimi me Trump në Uashington të martën, mbreti i Jordanisë Abdullah II tha se Egjipti do të paraqiste një plan që liderët arabë do ta diskutonin në bisedimet e ardhshme./abcnews.al

 

Egjipti nuk do të jetë pjesë e asnjë propozimi që zhvendos palestinezët

By: Re Nato
7 February 2025 at 07:30

Egjipti refuzon dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë propozimi që zhvendos palestinezët nga Gaza.

Kështu ka thënë të enjten ministria e tij e jashtme, pas planit të presidentit Donald Trump që SHBA të marrë përsipër brezin e shkatërruar nga lufta dhe thirrjes së tij që Egjipti të pranojë palestinezët e zhvendosur.

Egjipti, i cili kufizohet me enklavën e vogël, denoncoi shprehjet e mbështetjes nga anëtarët e kabinetit izraelit për planin për të krijuar një “rivierë të Lindjes së Mesme” në Gaza nën kontrollin e SHBA.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë të enjten të përgatisë një plan për të lejuar largimin vullnetar të banorëve të Gazës nga rripi, raportojnë mediat izraelite.

Duke iu referuar urdhrit të Katz, ministria tha: “Egjipti thekson pasojat katastrofike të këtij akti të papërgjegjshëm që dobëson negociatat e armëpushimit dhe do të nxiste rikthimin e luftimeve”.

Plani i SHBA për ndërtimin e “Rivierës së Lindjes së Mesme” në Gaza! Egjipti e kundërshton: Zhvendosja e palestinezëve rrezik për të gjithë rajonin

6 February 2025 at 19:16
Egjipti refuzon planin e Trump për zhvendosjen e paelstinezëve nga Gaza. BBC raporton se Egjipoti nuk do të marrë pjesë në asnjë propozim që përfshin zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, sipas njoftimi të bërë sot nga Ministria e Jashtme në Egjipt. Njoftimi i ministrisë vjen pas planit të presidentit amerikan, Donald Trump, që Shtetet e
❌
❌