Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Botë në prag të stuhisë? Rusia dhe Kina bashkë kundër Perëndimit/ Rutte: Lufta e Tretë Botërore është në horizont

6 July 2025 at 18:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një sulm ushtarak i njëkohshëm nga Kina dhe Rusia mund ta zhytë botën në një konflikt të ri global shkatërrues.

Në një intervistë të gjatë me New York Times, ish-kryeministri holandez sugjeroi se udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të përpiqet së shpejti të pushtojë Tajvanin, ndërsa i kërkoi Putinit të nisë një sulm paralel në territorin e NATO-s, duke shkaktuar potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

“Nëse Pekini do të pushtonte Tajvanin, së pari do të sigurohej që të ketë mbështetjen e Moskës. Në këtë kuptim, Putini do të duhej ta mbante Evropën të zënë duke shkaktuar një konflikt me vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ky është skenari më i mundshëm”, – tha Rutte.

Shtetet Baltike dhe Armatimet

Paralajmërimi i rëndë vjen mes frikës në rritje se Kremlini mund të ketë në shënjestër shtetet baltike (Estonia, Letonia dhe Lituania). Rutte tha se Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht për të parandaluar një skenar të tillë duke forcuar mbrojtjen e tij dhe duke rritur bashkëpunimin me aleatët në Indo-Paqësor. “Rusia po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit”, gjë që e bën të domosdoshme që Evropa të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, tha sekretari, duke ia dhënë meritën Presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritjen e angazhimit të Evropës ndaj mbrojtjes.

Rusët “tani prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa prodhon e gjithë NATO në një vit. Është e paqëndrueshme, por rusët po bashkëpunojnë me koreano-veriorët, kinezët dhe iranianët, mullahët, për të vazhduar këtë luftë të pajustifikuar agresioni kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Rutte më pas paralajmëroi se ambiciet e Presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në Evropë. “Nëse Arktiku, Oqeani Atlantik dhe Evropa nuk janë të sigurta, Shtetet e Bashkuara kanë një problem të madh”, theksoi Rutte, duke shtuar se Rusia ka edhe ambicie për të sulmuar territorin amerikan.

Një skenar i pamundur

Megjithatë, duhet thënë se skenari i përmendur nga Rutte është shumë i pamundur për disa arsye strategjike, ushtarake dhe ekonomike. Së pari, të dy fuqitë janë të vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit global që do të sillte një veprim i tillë, duke përfshirë përfshirjen e mundshme të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Koordinimi i një sulmi të njëkohshëm do të kërkonte një nivel besimi dhe bashkëpunimi ushtarak që, megjithëse në rritje, nuk është ende aq i thellë midis Moskës dhe Pekinit.

Nga një perspektivë ushtarake, si Rusia ashtu edhe Kina përballen me sfida komplekse logjistike në mjediset e tyre përkatëse. Rusia është tashmë shumë e angazhuar në Ukrainë dhe ka treguar kufizime në aftësinë e saj për të projektuar forcë kundër një aleance teknologjikisht superiore si NATO. Kina, nga ana e saj, do të përballej me një operacion jashtëzakonisht të rrezikshëm amfib kundër Tajvanit, i cili është i mbrojtur mirë dhe potencialisht i mbështetur nga SHBA-të dhe aleatët e saj Indo-Paqësor.

Ekonomikisht, një konflikt i dyfishtë do të çonte në sanksione shkatërruese dhe ndërprerje të rrugëve tregtare jetësore, veçanërisht për Kinën, e cila është shumë e integruar në ekonominë globale. Për më tepër, njëkohësia e sulmeve mund të forcojë kohezionin dhe gatishmërinë e aleancave perëndimore, duke bashkuar NATO-n, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë kundër të dyja fuqive. Së fundmi, si Rusia, ashtu edhe Kina, janë aktorë racionalë me qëllime afatgjata. Një konflikt në dy fronte do të zvogëlonte në mënyrë drastike shanset e suksesit për të dyja, duke e bërë këtë opsion shumë të rrezikshëm krahasuar me përfitimet.

The post Botë në prag të stuhisë? Rusia dhe Kina bashkë kundër Perëndimit/ Rutte: Lufta e Tretë Botërore është në horizont appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë është bota myslimane?

30 June 2025 at 13:55

Nga: Cemil Aydin, profesor i Historisë në Universitetin e Karolinës së Veriut / aeon.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Më 17 maj 1919, në Paris, tre udhëheqës indianë myslimanë u takuan me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, për të mbrojtur çështjen e ruajtjes së Kalifatit osman në Stamboll dhe për vetëvendosjen kombëtare të Anadollit si atdhe për turqit myslimanë. Indianët kërkuan pavarësinë e asaj që e quajtën “fuqia e fundit myslimane që mbeti në botë.” Udhëheqësit myslimanë indianë që flisnin në emër të një Kalifati osman mund të duken si përfaqësues të një uniteti global mysliman, por një përfundim i tillë do të ishte i gabuar.

Në fakt, detajet, argumentet dhe idealet e atij takimi tregojnë se sa i paqëndrueshëm dhe mashtrues është supozimi i zakonshëm se ekziston një ndarje e qartë midis “botës myslimane” dhe “Perëndimit.” Myslimanët indianë e mbrojtën çështjen e pavarësisë turke duke iu referuar 14 pikave për paqe të Wilsonit. Suksesi i tyre në sigurimin e këtij takimi me Wilsonin lidhej ngushtë me sakrificën e tyre si ushtarë në ushtrinë britanike, duke luftuar dhe mundur aleancën gjermano-osmane. Edwin Montagu, sekretari i Shtetit për Indinë nën sundimin britanik, e organizoi takimin sepse besonte se Perandoria Britanike – si perandoria më e madhe myslimane në botë – kishte një përgjegjësi morale për të dëgjuar çështjen e myslimanëve indianë në mbrojtje të Kalifatit osman. Të tre liderët myslimanë që theksonin lidhjet e tyre shpirtërore me Kalifatin osman – Aga Khan, Abdullah Yusuf Ali dhe Sahibzada Aftab Ahmad Khan – ishin në fakt nënshtetas besnikë të Kurorës Britanike. Në takim morën pjesë edhe disa liderë hindu të Indisë, duke shprehur solidaritetin e tyre me bashkatdhetarët myslimanë dhe mbështetjen për Kalifatin osman.

Ky diskutim në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, nuk zbulon një përplasje midis një bote islame dhe një bote perëndimore. Përkundrazi, zbulon një botë komplekse dhe të ndërlidhur. E, megjithatë, merreni parasysh esenë me ndikim të Bernard Lewisit në revistën The Atlantic, Rrënjët e zemërimit mysliman (1990): “Në këndvështrimin klasik islamik, drejt të cilit shumë myslimanë po kthehen, bota dhe mbarë njerëzimi ndahen në dy pjesë: Shtëpia e Islamit, ku mbizotërojnë ligji dhe besimi islam dhe, pjesa tjetër, e njohur si Shtëpia e Mosbesimit ose Shtëpia e Luftës, të cilën myslimanët kanë detyrim përfundimtar ta sjellin në Islam.” Lewis e bënte të qartë se ky “detyrim” i supozuar nënkuptonte mjete të dhunshme: “Detyrimi i luftës së shenjtë … fillon në shtëpi dhe vazhdon jashtë saj, kundër të njëjtit armik jobesimtar.” Si në frymë ashtu edhe në përmbajtje, udhëheqësit indianë që u takuan me Wilsonin në vitin 1919, kundërshtojnë çdo pretendim të Lewisit. Myslimanët ishin mbështetës besnikë të një perandorie shumë-fetare, si ajo britanike, bashkëpunonin me hindutë dhe kishin luftuar kundër ushtarëve myslimanë të Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata nuk i shihnin perëndimorët si armiq dhe e mbrojtën kauzën e Kalifatit osman në përputhje me normat ndërkombëtare mbi vetëvendosjen kombëtare dhe paqen perandorake.

Edhe pse ka pasur ndikim në qarqet e politikës amerikane, Bernard Lewis nuk ishte ai që shpiku idenë e një “bote myslimane” që është ndryshe nga ajo perëndimore. Që prej Revolucionit Iranian të vitit 1979, gazetarët perëndimorë dhe islamistët radikalë e kanë popullarizuar këtë ide. Sipas pikëpamjes së tyre, panislamizmi bashkëkohor buron nga idealet e lashta myslimane dhe synon rikthimin e një pastërtie të paprishur fetare. Në këtë këndvështrim, panislamizmi paraqitet si një lëvizje reaksionare, e kapluar nga traditat e vjetra dhe nga ligji klasik islam. Ajo që zakonisht pretendohet është se veçantitë e Islamit e detyrojnë përkatësinë fetare të myslimanëve të tejkalojë çdo përkatësi tjetër politike. Ky panislamizëm jo vetëm që mbijeton, por lulëzon edhe në botën moderne, dhe paraqitet si artefakt civilizues që bie thellësisht ndesh me kohën moderne.

Lewis mund të mos ketë qenë ai që shpiku idenë e botës myslimane, por ia dha një lustër intelektuale dhe frymëzoi veprën edhe më të njohur të Samuel Huntingtonit, Përplasja e qytetërimeve dhe rindërtimi i rendit botëror (1996). “Lufta midis këtyre sistemeve rivale [të botës islame dhe të krishterimit],” shkroi Lewis, “ka zgjatur për rreth 14 shekuj. Ajo filloi me shfaqjen e Islamit, në shekullin VII, dhe ka vazhduar praktikisht deri në ditët e sotme. Ka qenë një seri e gjatë sulmesh dhe kundërsulmesh, xhihadesh dhe kryqëzatash, pushtimesh dhe ripushtimesh.”

Kjo mbetet ende pikëpamja dominuese perëndimore mbi panislamizmin, e shprehur shpesh përmes frazës së zakonshme në media dhe në analiza – “bota myslimane.” Por, në kundërshtim me këtë pikëpamje mbizotëruese për një përplasje të përjetshme me Perëndimin e krishterë, panislamizmi është në fakt një fenomen relativisht i ri dhe aspak i jashtëzakonshëm. I lidhur ngushtë me pan-afrikanizmin dhe pan-azianizmin, ai lindi në vitet ‘80 të shekullit XIX si një reagim ndaj padrejtësive të imperializmit evropian. Fillimisht, ideja e solidaritetit global mysliman synonte të siguronte më shumë të drejta për myslimanët brenda perandorive evropiane, si përgjigje ndaj ideve të supremacisë së bardhë/krishterë, dhe për të pohuar barazinë e shteteve ekzistuese myslimane në të drejtën ndërkombëtare.

Ideja e një përplasjeje të lashtë midis Botës Myslimane dhe Botës së Krishterë është një mit i rrezikshëm dhe modern. Ajo mbështetet në shtrembërime të fabrikuara të uniteteve të ndara gjeopolitike dhe civilizuese islame dhe perëndimore. Pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi ofrojnë një kontekst më të mirë për të kuptuar panislamizmin. Të tria u shfaqën në fund të shekullit XIX, në kulmin e epokës së perandorive, si kundërpërgjigje ndaj supremacisë anglosaksone dhe misionit civilizues të njeriut të bardhë. Panislamistët e epokës së perandorive nuk kishin nevojë të bindnin myslimanët e tjerë për unitetin global të bashkëbesimtarëve të tyre. Duke ndarë subjektet myslimane përmes referencave ndaj identitetit të tyre fetar, kolonizatorët krijuan themelet konceptuale të unitetit modern mysliman.

Në atë kohë, perandoritë britanike, holandeze, franceze dhe ruse sundonin shumicën e myslimanëve të botës. Ashtu si pan-afrikanistët dhe pan-azianistët, panislamistët e parë ishin intelektualë që donin t’u kundërviheshin fyerjeve, poshtërimeve dhe shfrytëzimit të dominimit kolonial perëndimor. Ata nuk synonin domosdo të mohonin botën perandorake apo realitetin e perandorive. Në ndjeshmëri, intelektualët kryesorë panislamistë, Jamaluddin al-Afghani dhe Syed Ameer Ali, i ngjanin shumë figurave si W. E. B. Du Bois te pan-afrikannistët apo Rabindranath Tagore tek pan-aziatistët. Si homologët e tyre, panislamistët theksonin se perandoritë evropiane diskriminonin afrikanët, aziatikët dhe myslimanët – si brenda perandorive, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të tri lëvizjet sfiduan racizmin evropian dhe dominimin kolonial, dhe premtuan një botë më të mirë dhe më të lirë për shumicën e qenieve njerëzore në Tokë.

Zyrtarët kolonialë evropianë filluan të shqetësoheshin për një revoltë të mundshme myslimane, kur panë se teknologjitë moderne të shtypit, avulloreve dhe telegrafit po krijonin lidhje të reja mes popullatave të ndryshme myslimane, duke i ndihmuar ata të artikulonin një kritikë ndaj racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, nuk pati kryengritje panislamike kundër kolonializmit në vitet 1870-1910. Kërcënimi i supozuar i panislamizmit u shfaq për herë të parë, dukshëm, në Perëndim gjatë Luftës së Parë Botërore, pjesërisht sepse perandoritë osmane dhe gjermane e promovuan atë në propagandën e tyre të luftës. Por, nuk pati asnjë revoltë myslimane gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qindra mijëra-ushtarë myslimanë shërbyen në perandoritë britanike, franceze dhe ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pan-azianizmi lidhej me premtimet e Perandorisë Japoneze për të çliruar racat me ngjyrë të Azisë nga hegjemonia e të bardhëve. Pas humbjes së Japonisë, dekolonizimi historik i Afrikës e rriti rëndësinë e pan-afrikanizmit në debatin evropian.

Deri në vitet ’60 të shekullit XX, me zbehjen e botës koloniale dhe zëvendësimin e saj nga një botë e shteteve të pavarura, projektet politike të panislamizmit, pan-afrikanizmit dhe pan-azianizmit pothuajse ishin zhdukur. Megjithatë, ato kishin fituar shumë beteja intelektuale kundër racizmit, kishin rrëzuar argumentet koloniale të supremacisë së bardhë dhe kishin ndihmuar në përfundimin e sundimit perandorak evropian. Zhgënjimet mbi dështimin e Afrikës, Azisë dhe botës myslimane për të arritur barazi dhe liri të krahasueshme me Perëndimin, kontribuuan gjithashtu në rënien e statusit të këtyre pan-nacionalizmave. Deri në vitet ’80 të shekullit XX, intelektualët afrikanë dhe afro-amerikanë u bënë më pesimistë mbi ëndrrën kryesore pan-afrikaniste për barazi racore për njerëzit me ngjyrë në botën moderne dhe për ta bërë gjithë Afrikën të begattë dhe të lirë. Nuk është realizuar vizioni pan-afrikan për të bashkuar kombet e reja e të dobëta afrikane në një forcë federative globale dhe për t’u dhënë atyre liri dhe mirëqenie. Edhe pse ekziston ende një organizatë ndërkombëtare – Bashkimi Afrikan – ajo është jofunksionale dhe larg realizimit të qëllimeve të pan-afrikanizmit. Shpresat e brezit pan-afrikanist, nga Du Bois te Frantz Fanon, për një të ardhme të dekolonizuar të Afrikës, mbeten një projekt i humbur për brezin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, me disa fuqi të mëdha si Kina, India dhe Japonia, Azia e sotme e dekolonizuar do t’i kishte bërë krenarë pan-azianistët e fillimit të shekullit XX. Megjithatë, pan-azianizmi i shekullit XX ndoqi një rrugë të ndërlikuar. Shfrytëzimi që Japonia i bëri pan-azianizmit për të arsyetuar pushtimin e saj kolonial të Kinës dhe Koresë, i la shumë mbështetës të ndiheshin të tradhtuar. Politika e jashtme e Indisë së pavarur, nën drejtimin e Jawaharlal Nehrusë, tregoi një angazhim ndaj disa parimeve pan-azianiste, të cilat kishin një tërheqje të gjerë gjatë Konferencës së Bandungut më 1955. Ky takim i 29 shteteve aziatike dhe afrikane, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, ishte shprehja e fundit madhore e solidaritetit aziatik, dhe më pas u përthith nga rivalitetet e Luftës së Ftohtë dhe ndërtimi i shteteve kombëtare.

Edhe panislamizmi ka ecur përpara në një seri ngritjesh dhe rëniesh gjatë shekullit të fundit. Nga Turqia dhe Egjipti, te Indonezia dhe Algjeria, ideja e intelektualizmit mysliman dhe solidaritetit global mysliman fuqizoi udhëheqësit dhe lëvizjet nacionaliste të shekullit XX. Deri në mesin e viteve ’60 të shekullit XX, shumica e myslimanëve të botës kishin fituar lirinë nga sundimi kolonial evropian. Parlamenti turk kishte shfuqizuar Kalifatin osman që në vitin 1924, dhe deri në vitet ‘50 të shekullit XX ai kalifat pothuajse ishte harruar.

Megjithatë, në pothuajse një të pestën e parë të shekullit XXI, pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi duken sikur janë zhdukur, ndërsa panislamizmi dhe ideali i solidaritetit të botës myslimane vazhdon të mbijetojë. Pse? Përgjigjja gjendet në fazat përfundimtare të Luftës së Ftohtë. Në vitet ‘80 të shekullit XX, u shfaq një ndërkombëtarizim i ri mysliman, si pjesë e rritjes së islamit politik. Nuk bëhej fjalë për një përplasje mes traditave civilizuese të lashta të Islamit dhe Perëndimit, as për një ringjallje të vlerave autentike fetare. Nuk ishte as një vazhdimësi e panislamizmit të fillimit të shekullit XX, por një formacion i ri që doli nga Lufta e Ftohtë. Një aleancë saudito-amerikane filloi të promovojë idenë e solidaritetit mysliman në vitet ‘70 të shekullit XX, si një alternativë ndaj panarabizmit laik të presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, vendi i të cilit ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik. Çdo ide për një utopi “islame” do të kishte dështuar nëse nuk do të ishin dështimet e shumë shteteve të pas-kolonializmit dhe zhgënjimi pasues publik i shumë myslimanëve.

Ideja se panislamizmi përfaqëson vlera autentike politike myslimane, të lashta dhe të shtypura që ngrihen në revoltë kundër perëndimores dhe sekularizmit global, ishte në fillim një obsesion paranojak i oficerëve kolonialë perëndimorë, por së fundmi vjen kryesisht nga islamistët. Komentatorët dhe gazetarët perëndimorë kanë gabuar duke i marrë për të mirëqena pretendimet e islamistëve mbi vlerat thelbësore politike të Islamit. Lloji i islamizmit që identifikohet me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit apo Iranin e Ruhollah Khomeinit, nuk ekzistonte para viteve ’70 të shekullit XX. Asnjë nga myslimanët indianë që u takuan me Wilsonin, e as kalifët e fundit osmanë, nuk ishin të interesuar për të imponuar sheriatin në shoqëritë e veta. Asnjëri prej tyre nuk donte të detyronte gratë të mbuloheshin. Përkundrazi, brezi i parë panislamist ishte shumë modernist: ata ishin përkrahës të çlirimit të grave, barazisë racore dhe kozmopolitizmit. Myslimanët indianë, për shembull, ishin shumë krenarë që kalifi osman kishte ministra dhe ambasadorë grekë e armenë. Ata gjithashtu dëshironin që Kurora Britanike të emëronte hindusë dhe myslimanë si ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë në qeveritë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte dëshiruar apo parashikuar ndarjen e turqve dhe grekëve në tokat osmane, arabëve dhe hebrenjve në Palestinë, apo myslimanëve dhe hindusëve në Indi. Vetëm forma bazë e panislamizmit të fillimshekullit XX mbijeton sot; përmbajtja e tij është transformuar plotësisht që prej viteve ’80 të shekullit XX.

Fakti që si Bernard Lewis ashtu edhe Osama bin Laden flisnin për një përplasje të përjetshme midis një bote të bashkuar myslimane dhe një Perëndimi të bashkuar, nuk do të thotë se ky është realitet. Edhe në kulmin e idesë së solidaritetit global mysliman, në fund të shekullit XIX, shoqëritë myslimane ishin të ndara sipas vijave politike, gjuhësore dhe kulturore. Që nga koha e shokëve të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë, qindra mbretëri, perandori dhe sulltanate të ndryshme – disa në konflikt me njëra-tjetrën – kanë sunduar mbi popullsi të përziera myslimane dhe me të tjerë. Ndarja e myslimanëve nga fqinjët e tyre hindu, budistë, të krishterë dhe hebrenj, dhe koncepti për shoqëritë e tyre në izolim, nuk ka asnjë lidhje me përvojën historike të qenies njerëzore. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojë një “botë” e ndarë “myslimane.”

Të gjitha grupet e reja fashiste të djathta anti-myslimane në Evropë dhe në ShBA, janë të fiksuara pas zgjerimit perandorak osman në Evropën Lindore. Ata e shohin rrethimin osman të Vjenës, të vitit 1683, si një tentativë të qytetërimit islamik për të pushtuar “Perëndimin.” Por, në Betejën e Vjenës, hungarezët protestantë ishin aleatë të Perandorisë Osmane – kryesisht myslimane – kundër Habsburgëve katolikë. Ishte një konflikt i ndërlikuar midis perandorive dhe shteteve, jo një përplasje qytetërimesh.

Nacionalizmi hindu i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, promovon idenë e një Perandorie të huaj Mogule që pushtoi Indinë dhe sundoi mbi hindusët. Por, burokratët hindu luajtën një rol jetik në Perandorinë Mogule të Indisë, dhe perandorët mogulë ishin ndërtues perandorish, jo fanatikë që kërkonin një sundim teokratik mbi komunitetet e feve të ndryshme. Ka edhe myslimanë sot që e shohin Perandorinë Mogule si një shembull të dominimit mysliman mbi hindusët. Është domethënëse dhe e rëndësishme që propaganda perëndimore anti-myslimane dhe narrativat panislamike të historisë i ngjajnë njëra-tjetrës. Të dyja mbështeten mbi një narrativë civilizuese të historisë dhe mbi një ndarje gjeopolitike të botës në njësi të veçuara dhe ahistorike, si Afrika e zezë, bota myslimane, Azia dhe Perëndimi.

Panislamizmi bashkëkohor gjithashtu idealizon një të kaluar mitike. Sipas panislamistëve, ymeti, apo komuniteti mysliman global, lindi në një kohë kur myslimanët nuk ishin të poshtëruar nga perandoritë raciste të bardha apo nga fuqitë agresive perëndimore. Panislamistët duan ta “bëjnë ymetin sërish madhështor.” Por, ideja e një epoke të artë të unitetit politik dhe solidaritetit mysliman, mbështetet mbi amnezinë historike për të kaluarën perandorake. Shoqëritë myslimane nuk kanë qenë kurrë politikisht të bashkuara, ndërkaq nuk ka pasur kurrë shoqëri homogjene myslimane në Euroazi. Asnjë nga perandoritë myslimane, të drejtuara nga dinastitë, nuk ka synuar nënshtrimin e jobesimtarëve nga besimtarë të devotshëm. Ashtu si monarkët osmanë, persianë apo egjiptianë të fundshekullin XIX, ato ishin perandori shumetnike që punësonin mijëra burokratë jobesimtarë. Popullsitë myslimane nuk kanë kërkuar kurrë solidaritet global të ymetit para fundit të shekullit XIX – në kontekstin e perandorive raciale evropiane.

Termi “bota myslimane” u shfaq për herë të parë në vitet ’70 të shekullit XIX. Fillimisht, ishin misionarët evropianë apo zyrtarët kolonialë që e përdornin si një shkurtesë për t’iu referuar të gjithëve që ndodheshin mes “racës së verdhë” të Azisë Lindore dhe racës së zezë në Afrikë. Ata e përdornin gjithashtu për të shprehur frikën e tyre nga një revoltë e mundshme myslimane, edhe pse subjektet myslimane të perandorive nuk ishin as më të rrezikshëm e as më të bindur se hindusët apo budistët. Pas kryengritjes së madhe indiane të vitit 1857, kur si hindusët ashtu edhe myslimanët u ngritën kundër britanikëve, disa zyrtarë kolonialë britanikë fajësuan myslimanët për këtë kryengritje. William Wilson Hunter, një zyrtar kolonial britanik, vuri në dyshim – në librin e tij me ndikim, Myslimanët indianë: A janë të detyruar në ndërgjegje të rebelohen kundër Mbretëreshës? (1871) – nëse myslimanët indianë mund t’i qëndronin besnikë një monarku të krishterë. Në realitet, myslimanët nuk ndryshonin shumë nga hindusët, as në besnikërinë e tyre, as në kritikat e tyre ndaj perandorisë britanike. Myslimanët elitarë indianë, si reformisti Syed Ahmad Khan, shkruan kundërshtimet e ashpra ndaj akuzave të Hunterit. Por, ata gjithashtu pranuan termat e debatit të tij, sipas të cilit myslimanët përbënin një kategori të dalluar dhe të veçantë të indianëve.

Rritja e nacionalizmave evropianë gjeti gjithashtu një armik të përshtatshëm te myslimanët, në veçanti te sulltani osman. Në fund të shekullit XIX, nacionalistët grekë, serbë, rumunë dhe bullgarë filluan të portretizonin sulltanin osman si një despot. Ata iu drejtuan liberalëve britanikë për të prishur aleancën osmano-britanike, në emër të një solidariteti global të krishterë. Liberalët anti-osmanë britanikë, si William Gladstone, argumentuan se solidariteti i krishterë duhet të ketë rëndësi në vendimet britanike për Perandorinë Osmane. Pikërisht, në këtë kontekst, sulltani osman iu referua lidhjes së tij shpirtërore me myslimanët indianë, për të argumentuar një rikthim të aleancës osmano-britanike, falë kësaj lidhjeje të veçantë mes dy perandorive të mëdha myslimane.

Në librin e tij me ndikim, E ardhmja e Islamit (1882), poeti anglez Wilfrid Scawen Blunt argumentonte se Perandoria Osmane do të dëbohej përfundimisht nga Evropa dhe se fryma e kryqëzatës e Evropës do ta kthente Stambollin në një qytet të krishterë. Blunt gjithashtu pretendonte se Perandoria Britanike, e cila nuk kishte urrejtje ndaj myslimanëve siç kishin austriakët, rusët apo francezët, mund të bëhej mbrojtëse e popullatave myslimane në Azi. Në mënyrë patronizuese dhe imperialiste, Blunt dukej se interesohej për të ardhmen e myslimanëve. Ai ishte një mbështetës dhe mik i reformistëve kryesorë myslimanë, si Al-Afghani dhe Muhammad Abduh, dhe shërbeu si ndërmjetës midis qarqeve intelektuale evropiane dhe reformistëve myslimanë.

Rreth së njëjtës kohë kur Blunt po shkruante, intelektuali francez me ndikim, Ernest Renan, formuloi një pikëpamje shumë negative për Islamin, veçanërisht në lidhje me shkencën dhe qytetërimin. Renan e shihte Islamin si një fe semite që pengonte zhvillimin e shkencës dhe të racionalitetit. Idetë e tij simbolizuan racialen e myslimanëve përmes fesë së tyre. Natyrisht, Renan i bënte këto argumente në Parisin që sundonte pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut dhe të Afrikës Perëndimore myslimane. Idetë e tij ndihmuan në arsyetimin e sundimit kolonial francez. Al-Afghani dhe shumë intelektualë të tjerë myslimanë shkruan kundërshtimet ndaj pretendimeve të Renanit, me mbështetjen e Bluntit. Por, Renani pati më shumë sukses në krijimin e një narrative shpërqendruese të një qytetërimi të veçuar islamik përballë një qytetërimi perëndimor të krishterë.

Pretendimet e elitave evropiane për një mision civilizues perëndimor, dhe për superioritetin e qytetërimit të krishterë perëndimor, ishin themelore për projektet koloniale. Intelektualët evropianë ndërmorën projekte të mëdha për klasifikimin e njerëzimit në hierarki racore dhe fetare. Vetëm në përgjigje të këtij pohimi shovinist, intelektualët myslimanë krijuan një kundër-narrativë të qytetërimit islamik. Duke u përpjekur të pohonin dinjitetin dhe barazinë e tyre, ata theksuan lavdinë e së kaluarës, modernitetin dhe civilizimin e “botës myslimane.” Këta kundërshtarë myslimanë të ideologjisë imperialiste evropiane – të superioritetit qytetërues të racës së bardhë mbi myslimanët dhe racat e tjera me ngjyrë – ishin panislamistët e parë.

Gjatë fillimit të shekullit XX, reformatorët myslimanë filluan të kultivonin narrativën historike që theksonte një qytetërim të përbashkët, me një epokë të artë në shkencë dhe art islam, dhe me një rënie të mëvonshme. Kjo ide e një historie gjithëpërfshirëse islame ishte një krijim i ri i formuar drejtpërdrejt si përgjigje ndaj idesë së një qytetërimi perëndimor dhe ndaj argumenteve gjeopolitike të unitetit racor perëndimor/të bardhë. Ashtu si brezi i parë i intelektualëve pan-afrikanë dhe pan-aziatikë, intelektualët myslimanë iu përgjigjën shovinizmit evropian dhe orientalizmit perëndimor me historinë dhe qytetërimin e tyre madhështor. Gjatë gjithë shekullit XX, udhëheqësit e mëdhenj myslimanë, si Mustafa Kemal Atatürku i Turqisë, Nasseri në Egjipt, Mohammad Mosaddequ në Iran dhe Sukarno në Indonezi, ishin të gjithë nacionalistë laikë, por të gjithë kishin nevojë dhe e përdorën këtë nocion të një historie të lavdishme të qytetërimit mysliman, për t’iu kundërvënë ideologjive të supremacisë së bardhë. Nacionalizmi në fund triumfoi, dhe gjatë viteve 1950-‘60, ideja e Islamit si një forcë në punët botërore u zbeh në gazetarinë dhe studimet perëndimore.

Ideologjitë panislamike nuk u rishfaqën më deri në vitet ‘70 dhe ’80 të shekullit XX, dhe atëherë me një karakter dhe ton të ri. Ato u rikthyen si shprehje e pakënaqësisë ndaj botës bashkëkohore. Kishte ardhur fundi i ditëve entuziaste të optimizmit, të mesit të shekullit XX, për modernizimin. Kombet e Bashkuara kishin dështuar në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale. Shtetet kombëtare pas-koloniale nuk kishin sjellë liri dhe mirëqenie për shumicën e myslimanëve të botës. Ndërkohë, Evropa, ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik treguan pak shqetësim për vuajtjet e popujve myslimanë. Partitë islamiste, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe Xhemati Islam në Pakistan, u shfaqën duke pohuar se kolonizimi i Palestinës dhe vuajtjet nga varfëria kërkonin një formë të re solidariteti.

Revolucioni Iranian i vitit 1979 u dëshmua si një moment historik. Për të dënuar status quo-në, Khomeini iu drejtua kësaj forme të re të panislamizmit. Por, Irani i tij dhe rivali rajonal, Arabia Saudite, favorizuan interesat kombëtare të shteteve të tyre. Kështu që nuk ka ekzistuar kurrë një vizion i zbatueshëm federativ për këtë solidaritet të ri panislamik. Ndryshe nga pan-afrikanizmi, i cili idealizonte popullsitë me lëkurë të zezë që jetonin në solidaritet brenda Afrikës pas-koloniale, panislamizmi mbështetet në një ndjenjë viktimizimi, pa një projekt politik praktik. Ai ka të bëjë më pak me planet reale për të themeluar një shtet mysliman, dhe më shumë rreth mënyrës se si të ndalet shtypja dhe diskriminimi ndaj një komuniteti të imagjinuar global.

Thirrjet për solidaritet global mysliman nuk mund të kuptohen duke parë tekstet fetare apo përkushtimin fetar të myslimanëve. Janë zhvillimet në historinë intelektuale dhe gjeopolitike moderne ato që kanë krijuar dhe formësuar pikëpamjet panislamike për historinë dhe botën. Ndoshta tipari më thelbësor i tyre është ideja për Perëndimin si një vend me një narrativë të vete historike dhe një vizion të qëndrueshëm politik për hegjemoninë globale. Bashkimi Sovjetik, ShBA-ja, BE-ja – të gjitha projektet globale perëndimore të shekullit XX – imagjinojnë një Perëndim superior dhe hegjemon. Intelektualët e hershëm panislamikë zhvilluan narrativa myslimane për rendin global historik, si një strategji për të kundërshtuar diskurset imperialiste mbi inferioritetin e tyre, të cilat ishin të përhapura në metropolet koloniale, shkrimet orientaliste dhe shkencat sociale evropiane. Thjesht, nuk mund të ketë një narrativë panislamike të rendit global pa homologen e saj, narrativën perëndimore për botën, e cila është po aq e njëanshme si histori.

Idetë për botën islame dhe atë perëndimore duken si armiq që pasqyrojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet t’u lejojmë kolonizatorëve të fundshekullit XIX të përcaktojnë kushtet e debatit të sotëm mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Për sa kohë që e pranojmë këtë opozitë të njëanshme mes “Perëndimit” dhe “botës myslimane,” ne vazhdojmë të jemi të robëruar nga kolonializmi dhe dështimet e dekolonizimit. Duke i pranuar dhe refuzuar këto terma diskutimi, mund të bëhemi të lirë për të ecur përpara, për të menduar për njëri-tjetrin dhe për botën në mënyra më realiste dhe njerëzore. Sfida jonë sot është të gjejmë një gjuhë të re të të drejtave dhe normave, që nuk është e robëruar nga mashtrimet e qytetërimit perëndimor, apo të alternativave afrikane, aziatike dhe myslimane ndaj tij. Qenia njerëzore, pavarësisht ngjyrës apo fesë, ndan një planet të vetëm dhe një histori të ndërlidhur, pa kufij civilizues. Çdo rrugë përpara, për të kapërcyer padrejtësitë dhe problemet aktuale, duhet të bazohet në lidhjet dhe vlerat tona të përbashkëta, e jo në tribalizmin civilizues. /Telegrafi/

The post Çfarë është bota myslimane? appeared first on Telegrafi.

Irani dhe Perëndimi i përçarë

30 June 2025 at 11:50

Gjatë shekujve, “Perëndimi” ka arritur në atë pikë saqë të përfaqësojë shumë më tepër se një rajon gjeografik. Ai mishëron trashëgiminë e qëndrueshme të Greqisë së lashtë dhe Perandorisë Romake, arritjet kulturore të Rilindjes Evropiane, evolucionin e filozofisë politike dhe frymën e eksplorimit dhe zbulimit. Megjithatë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ky […]

The post Irani dhe Perëndimi i përçarë appeared first on Reporter.al.

RUSI – Putin: Perëndimi u përpoq të na provokonte që të përdornim armë bërthamore

MOSKË, 5 maj /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqej ta provokonte atë të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.

“Ata donin të na provokonin, donin të na nxisnin të bënim gabime”, tha Putini në një dokumentar të televizionit shtetëror rus me titull “Rusia. Kremlini. Putini. 25 vjet” .

“Megjithatë, nuk kishte nevojë të përdoreshin armë bërthamore. Dhe shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme as në të ardhmen”, tha ai.

“Rusia ka forca dhe mjete të mjaftueshme për të arritur gjithçka që ishte e nevojshme për Moskën në luftën që filloi në vitin 2022”, tha Putini.

Putini dhe udhëheqja e tij kanë kërcënuar vazhdimisht se do të përdornin armë bërthamore kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj gjatë luftës.

“Qeveria amerikane kishte përshtypjen se Moska mund të ishte duke u përgatitur të hidhte një bombë bërthamore në vjeshtën e vitit 2022”, sipas raportimeve.

Uashingtoni i bëri një paralajmërim të ashpër Rusisë përmes kanaleve diplomatike në atë kohë.

Sulmi provë me një raketë të re ruse me rreze të mesme veprimi në qytetin ukrainas, Dnieper në nëntor 2024 konsiderohet gjithashtu një kërcënim bërthamor. //a.i/

The post RUSI – Putin: Perëndimi u përpoq të na provokonte që të përdornim armë bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia paralajmëron Perëndimin: Nëse na sulmojnë, do të përdorim bombën atomike

By: fra nc
25 April 2025 at 09:43

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Perëndimit, duke deklaruar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore në rast agresioni. Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Shoigu theksoi se çdo sulm ndaj Rusisë ose aleatit të saj, Bjellorusisë, mund të provokojë një kundërpërgjigje bërthamore.

“Nëse na sulmojnë, ne do të përdorim bombën atomike”, tha Shoigu, duke theksuar seriozitetin e pozicionit të ri të Kremlinit në politikën e parandalimit bërthamor.

Ai iu referua ndryshimeve të bëra në nëntor të vitit 2024 në Bazat e Politikës Shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor. Sipas Shoigut, këto ndryshime i japin Moskës të drejtën për të përdorur armë bërthamore jo vetëm në rast të një sulmi bërthamor, por edhe përballë një sulmi konvencional që paraqet një kërcënim ekzistencial për sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë ose Bjellorusisë.

“Rusia po monitoron nga afër përgatitjet ushtarake të vendeve evropiane”, deklaroi Shoigu, duke shtuar se çdo veprim armiqësor nga shtetet e huaja që perceptohet si kërcënim do të trajtohet me “masa simetrike dhe asimetrike për të shtypur dhe parandaluar veprime të mëtejshme”.

Shoigu, i cili ka shërbyer për më shumë se një dekadë si ministër i Mbrojtjes përpara se të emërohej në krye të Këshillit të Sigurimit, e konsideroi këtë rishikim të doktrinës bërthamore si një hap strategjik për të forcuar sigurinë kombëtare të Rusisë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia paralajmëron Perëndimin: Nëse na sulmojnë, do të përdorim bombën atomike appeared first on Euronews Albania.

Rusia paralajmëron përdorimin e armëve bërthamore në rast agresioni nga Perëndimi

By: Besnik
24 April 2025 at 20:45

Një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Moskë tha se Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast se përballet me agresion nga vendet perëndimore.

Ky ishte paralajmërimi i Sergei Shoigu, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, të enjten.

Komentet e Shoigu vijnë pas deklaratave të Presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe Zëvendëspresidentit JD Vance, të cilët paralajmëruan se Uashingtoni mund të tërhiqet nga përpjekjet për një zgjidhje paqeje në Ukrainë, nëse nuk ka përparim në negociatat për një marrëveshje.

Kërcënimi i Shoigu është i pari i këtij lloji që bëhet nga një zyrtar i lartë rus që nga dhjetori i kaluar.

Shoigu sqaroi se, sipas ndryshimeve të fundit në doktrinën bërthamore të Rusisë, “Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast agresioni kundër saj ose Republikës së Bjellorusisë, përfshirë përdorimin e armëve konvencionale”.

Zyrtari i lartë rus shtoi se Rusia po monitoron me kujdes veprimet e shteteve evropiane dhe, në rast të “veprimeve jomiqësore” që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin e territorit rus, vendi do të marrë “masat simetrike dhe asimetrike” të nevojshme për të parandaluar këto veprime dhe për të siguruar që ato të mos përsëriten.

Ai theksoi gjithashtu se parandalimi bërthamor ka si objektiv shtetet dhe koalicionet ushtarake që konsiderojnë Rusinë si një kërcënim potencial dhe që posedojnë armë shkatërrimi në masë ose një kapacitet të rëndësishëm ushtarak konvencional.

Më herët, më 19 dhjetor 2024, Presidenti Vladimir Putin kishte bërë të ditur se Rusia mund të përdorë armë bërthamore kundër shteteve që nuk janë bërthamore, nëse ato përbëjnë një kërcënim për sovranitetin rus.

Sergei Shoigu

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia paralajmëron përdorimin e armëve bërthamore në rast agresioni nga Perëndimi appeared first on Euronews Albania.

Alarmi i Von der Leyen: Perëndimi siç ishte, mbaroi! BE do zgjerohet, 12 vende në proces integrimi

By: xhir jeta
16 April 2025 at 15:24

“Perëndimi siç ne e njihnim nuk ekziston më”. Eshte kjo deklarata e fortë që vjen nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen e cila në një intervistë për Gazetën Gjermane Zeit deklaroi se aleancat SHBA – Perëndim është tronditur nga ardhja në pushtet e Presidentit Amerikan Donald Trump.

Në intervistën e saj Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian duhet të fuqizohet dhe të mbështetet tek vetja me synim autonominë Strategjike . Presidentja e Komisionit Europian paralajmëroir se aleanca tradicionale perëndim – SHBA ka hyrë tashmë në një epokë ndryshimesh të pakthyeshme. Megjithatë me  një gjuhë të qartë Von Der Leyen u shpreh se teksa disa aleanca po tronditen, Bashkimi Europian nuk do të hedhë poshte askënd dhe do të vijojë me ambiciet e tij për zgjerimin e kësaj aleance.

“Perëndimi siç ne e njihnim nuk ekziston më. Europa vijon të jetë një projekt paqeje. Ne nuk kemi vëllezër apo oligarkë që bëjnë rregullat. Ne nuk i pushtojmë fqinjët tanë dhe nuk i ndëshkojmë ata. Përkundrazi, ne kemi dymbëdhjetë vende në listën e pritjes për t’u bërë anëtar të Bashkimit Europian. Po flasim për rreth 150 milionë njerëz.”

Von der Leyen e cila kërkoi që vendet e Bashkimit Europian të angazhoheshin në më shumë tregti të përbashkët nuk mohoi as spekulimet që Unioni 27 anëtarësh të afrohet më shumë me Kinën.

“Në parim, nëse kushtet e aksesit në tregje bëhen më të vështira për një partner të madh tregtar sic vshtë Amerika, atëherë ne do të kërkojmë partnerë të rinjë tregtarë në mënyrë që t’iu lehtësojmë kompanive tona të tregje të reja” tha Von Der Leyen. Pavarësisht te gjitha zhvillimeve gjeopolitke Presidentja e Komisonit Europian refuzoi të thoshte se miqësia SHBA- Europë është prishur duke shtuar se për momentin kjo mbetet një marrdhënie e komplikuar.

Von Der Leyen tha se Europa duhet ti kushtojë më shumë investime mbrojtjes së saj ndërsa shtoi se edhe përse Putin mund të ndalet here pas here, nuk ka kufinjë për ambiciet e tij perendorake./abcnews.al

‘Perëndimi s’ekziston më’- Von der Leyen: Nuk është më ai që ishim mësuar të njihnim

By: fra nc
16 April 2025 at 14:35

Perëndimi ashtu siç e njihnim nuk ekziston më! Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Donald Trump po vijnë duke u përkeqësuar, duke detyruar kontinentin e vjetër të shohë gjetkë për aleatë dhe partnerë.

Pas vendosjes së tarifave reciproke, të cilat Brukseli i ka cilësuar si “as të besueshme e as të justifikueshme”, Von der Leyen ka zhvilluar biseda telefonike me krerët e shteteve në Norvegji, Islandë, Kanada, Zelandën e Re, Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo raportohet se ka folur edhe me kryeministrin kinez Li Qiang, duke shtuar spekulimet për një shkrirje të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Pekinit pas vitesh të tëra tensione.

“Bota është kthyer në një glob edhe në aspektin gjeopolitik dhe sot rrjetet tona të miqësisë po shtrihen, sikurse mund ta shihni në rastin e debatit për tarifat”, ka thënë Von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane “Zeit”.

Sipas presidentes së Komisionit, kontaktet po shtohen dita ditës. “Të gjithë po kërkojnë më shumë marrëdhënie me Evropën dhe jo vetëm në aspektin ekonomik. Bëhet fjalë për caktimin e rregullave të përbashkëta dhe të qenit i parashikueshëm. Evropa njihet për besueshmërinë e saj, gjë që po shihet si diçka me vlerë”, ka thënë Von der Leyen.

E pyetur nëse Amerika ishte ende një vend mik, ish-mik apo një kundërshtar, presidentja i ka shmangur këto terma, duke pranuar se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është “e komplikuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Perëndimi s’ekziston më’- Von der Leyen: Nuk është më ai që ishim mësuar të njihnim appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen paralajmëron: Perëndimi siç e dinim nuk ekziston më

16 April 2025 at 12:01

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se “Perëndimi siç e dinim nuk ekziston më”. Kjo deklaratë vjen duke folur për ndryshimet “historike” që po ndodhin si pasojë e presidencës së Donald Trump në SHBA.

Në një intervistë gjermane Die Zeit, ajo theksoi se bota po kalon në një periudhë transformimi të thellë, me ndikime të mëdha nga politika e jashtme amerikane.

Von der Leyen mbrojti pozicionin e Bashkimit Evropian për rregullimin e shërbimeve dixhitale të SHBA-së, duke theksuar se BE-ja nuk pranon të ketë “vëllezër apo oligarkë që bëjnë rregullat” në këtë fushë. Ajo gjithashtu kërkoi që vendet evropiane të prodhojnë dhe blejnë më shumë në Evropë, veçanërisht kur bëhet fjalë për furnizimet e mbrojtjes, të cilat janë bërë gjithnjë e më kritike.

Për sa i përket sigurisë evropiane, von der Leyen paralajmëroi se “ndërsa Putini mund të ndalojë herë pas here, nuk ka kufi për ambiciet e tij perandorake”, duke nënvizuar kërcënimet ekzistenciale që BE përballet nga lindja.

Komentet e von der Leyen vijnë pas një periudhe të tensioneve në marrëdhëniet SHBA-BE, ku Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për mungesën e angazhimit të duhur nga ana e SHBA-së për të zgjidhur çështjet e tarifave dhe për të ruajtur stabilitetin në marrëdhëniet transatlantike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Von der Leyen paralajmëron: Perëndimi siç e dinim nuk ekziston më appeared first on Euronews Albania.

Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje nëse trupat evropiane futen në Odesa

By: redi
9 April 2025 at 16:51

Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse. Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin dhe i bëri thirrje Perëndimit të përgjigjet. . Kina hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës. Qeveria kineze u ka kërkuar gjithmonë qytetarëve të…

Source

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

By: Ardit
2 April 2025 at 15:20

Udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videoadresimin e tij të përnatshëm, të martën. “Kjo […]

The post Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

DW: Konfrontimi me Perëndimin, çfarë kërkon Donald Trump?

By: Ardit
5 March 2025 at 08:39

Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë gjashtë javë më parë dhe për një periudhë të shkurtër vërehet një ndryshim i madh në politikën e jashtme amerikane. Nën Trump, marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën po rigjallërohen në dëm të Ukrainës, e cila u sulmua dhe pjesërisht u pushtua ngaRusia. Në vend që të përfshijë […]

The post DW: Konfrontimi me Perëndimin, çfarë kërkon Donald Trump? appeared first on BoldNews.al.

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

4 March 2025 at 09:36

Nga: Karolina Wigura and Jarosław Kuisz / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Edhe përpara trajtimit tronditës të Volodymyr Zelenskyyt në Zyrën Ovale, ShBA-ja kishte votuar njëjtë si Rusia në OKB. Alarmet për kërcënimin e sigurisë, me të cilin po përballet Evropa, kishin filluar të bien që gjatë fjalimit të JD Vanceit në Munih, në shkurt, kur ai vuri në pikëpyetje domethënien e mbrojtjes nga Rusia të demokracive liberale të Evropës.

Për vendet që rrethojnë Rusinë, kjo nuk ka të bëjë thjesht me paturpësi apo dështim diplomatik, por me rrezikun potencial të zhdukjes nga harta.

Por, po kuptojnë gjithashtu se, në vend të një “Perëndimi” të vetëm – një ideal të cilin e kemi mitizuar prej kohësh, madje edhe përpara rënies së komunizmit – në një nga zhvendosjet më të rëndësishme gjeopolitike të dekadave të fundit ne po shohim lindjen e dy Perëndimeve.

Shumë njerëz anembanë botës u mahnitën nga Elegjia e Malësisë [vepra Hillbilly Elegy] e Vanceit. Kujtimet e tij bestseller treguan se dëshira për të rindërtuar një jetë normale, pas një fëmijërie të trazuar, mund të shërbejë si një terren pjellor për populizmin.

Por, Vance sillet sikur e kaluara e vështirë dhe mes vështirësive në rripin industrial të Amerikës, justifikon trajektoren e tij shkatërrimtare politike. Në fund të fundit, ai është krejtësisht i pabindshëm. Dhe, jo vetëm sepse, pavarësisht se ku ka lindur, ai përfundoi në shkollën e drejtësisë në “Yale” dhe tani është zëvendëspresident i ShBA-së.

Pasojat politike të traumës nuk duhet të nënvlerësohen. Megjithatë, si individë dhe si shoqëri, ne kemi mundësinë të zgjedhim si t’i përballojmë përvojat negative: mund të vendosim të promovojmë ndasi dhe mllef, ose të kultivojmë solidaritet dhe dhembshuri.

Ish-blloku lindor dikur ishte një Elegji e madhe e Malësisë. U desh një përpjekje e jashtëzakonshme për të ngritur kombet e rrënuara nga falimentimi komunist – politikisht, ekonomikisht dhe shpesh moralisht – dhe për t’i shndërruar ato në anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Sigurisht, modernizimi i suksesshëm pas vitit 1989 nuk ishte pa gabime politike dhe pa vuajtje.

Por, ndarja e kontinentit në vitin 1945 u imponua nga fuqitë e mëdha – Britania e Madhe, ShBA-ja dhe BRSS-ja. Vendet tona nuk u pyetën. Trashëgimia e dekadave të stagnimit politik dhe ekonomik, e imponuar ndërkombëtarisht nga lart, për ne nënkuptonte varfëri, infrastrukturë të rrënuar, institucione të dobëta shtetërore dhe miliona njerëz që përballeshin me pasiguri të thellë për vetëvlerësimin. Shpesh ishin të varur nga alkooli, gjithashtu si pasojë e inxhinierisë sociale të epokës sovjetike. Të mbetur me këtë trashëgimi të padëshiruar, nuk na pengoi që shpesh të quheshim të prapambetur apo më pak të civilizuar se fqinjët tanë perëndimorë, teksa përpiqeshim të ecnim përpara.

Megjithatë, qëllimi ynë ishte i qartë: së pari, duhej të riafirmonim shtetet tona demokratike kombëtare dhe më pas të niseshim në një garë të madhe për të arritur standardet perëndimore. Perëndimorizimi ynë ishte plot entuziazëm, por edhe naivitet. Në njëfarë mënyre, ishim si Eneu, heroi i mitologjisë greko-romake, i detyruar të linte pas botën që kishte njohur për të ndërtuar diçka të re.

Më shumë se tri dekada pas vitit 1989, transformimi i Evropës Qendrore dhe Lindore është i jashtëzakonshëm. Megjithëse frika e humbjes së sovranitetit tonë nuk është zhdukur kurrë plotësisht, në Talin, Vilnius apo Bratislavë, moderniteti i sigurt dhe i ndritshëm sot ndërthuret me mbetjet e së kaluarës komuniste. Rrugë të pastra, tramvaje të rinj e elegantë dhe një ethe e pandalshme për të rinovuar gjithçka, reflektojnë jo vetëm rritjen ekonomike, por edhe një ambicie më të thellë për përkatësi – për të dëshmuar se ishim të denjë për këtë Perëndim, kryesisht të imagjinuar.

Ky rrugëtim përkoi me pjekurinë tonë si demokraci. Por, përvoja e shikimit të sundimit populist që zë rrënjë në shumë vende – Brexit-i në Mbretërinë e Bashkuar, sulmi i plotë rus ndaj Ukrainës – solli një qartësi të re.

Duket sikur historia është rikthyer. Ne u perëndimorizuuam për të arritur pjekurinë demokratike. Tani është Evropa Perëndimore ajo që duhet të “lindorizohet” për të arritur pjekurinë në siguri dhe mbrojtje.

Por, Perëndimi global, të cilit aspironim t’i bashkoheshim, po ndahet më dysh; po copëzohet mes kampeve liberaldemokratike dhe populiste, midis fyerjeve dhe solidaritetit. Ata që janë në pushtet në Uashington duket se mbështesin shpërbërjen e vetë parimeve dhe idealeve demokratike që na ndihmuan të kapërcenim mjerimin tonë të kaluar. Të njëjtat parime dhe ideale i kanë lejuar Ukrainës t’i rezistojë agresionit brutal rus dhe të mbajë shpresën për t’iu bashkuar institucioneve perëndimore.

Njëri nga dy Perëndimet e reja i përket Vanceit, Donald Trumpit dhe ndjekësve të tyre evropianë në Hungari, Sllovaki dhe gjetkë.

Perëndimi tjetër ende kujdeset për kushtetutshmërinë dhe të drejtat universale të njeriut. Dhe, ky Perëndim demokratik, për herë të parë, ka filluar të ndajë shqetësimet e Evropës post-komuniste për sovranitetin. Njerëzit në rajonin tonë kanë jetuar me frikë ekzistenciale për një kohë të gjatë. Për këtë arsye, Polonia dhe vendet baltike shpenzojnë shifra rekord të PBB-së së tyre për ushtrinë – në kurriz të nevojave të tjera.

Tani, më në fund, Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz, janë të gatshëm ta shohin situatën nga perspektiva e Ukrainës. Samiti në Londër, të dielën, e konfirmoi këtë. Kujtojmë se ankthi nuk ishte e ndarë në mënyrë të barabartë përpara shkurtit 2022, kur paralajmërimet e Ukrainës shpesh përçmoheshin si “rusofobi” ose “luftënxitje”.

Që atëherë, shumë është shkruar për zhvendosjen e qendrës së gravitetit të BE-së nga Franca dhe Gjermania drejt vendeve baltike dhe Polonisë. Nëse kjo është e vërtetë, është sepse fqinjët e drejtpërdrejtë të Rusisë ishin të gatshëm të merrnin një pjesë të tepruar të barrës së kundërshtimit të saj dhe pastaj të fillonin punën për mbrojtjen e vërtetë të Evropës.

Por, zgjedhjet në Gjermani, ku e djathta ekstreme pro-ruse, Alternativa për Gjermaninë (e mbështetur nga Vance) doli në vend të dytë, na kujtojnë se edhe në këtë Perëndim të ndarë, Evropa është gjithashtu e përçarë: vetëm një pjesë e saj i qëndron besnike vlerave liberaldemokratike. Ajo e kupton se solidariteti nuk është një çështje e thirrjeve drejtuar ndërgjegjes së botës apo e britmave për përgjegjësi historike, sakrificë dhe kosto të mëdha. Përkundrazi, është një çështje e interesit vetjak.

Trajtimi poshtërues i Zelenskyyt nga Vance në Zyrën Ovale simbolizoi diçka tjetër. Vance dikur ishte një kritik i ashpër i Donald Trumpit, pastaj papritmas ndryshoi anë. Në Zyrën Ovale, Elegjia e Malësisë u shndërrua në një panegjirik për bulizmin ndaj atyre që kanë nevojë për solidaritet dhe dhembshuri. Stili i tij i neokonservatorizmit duket si konformizëm i zakonshëm ndaj doktrinës se i forti ka të drejtë, se vendet e forta përçmojnë ose sulmojnë ato më të voglat.

Me Perëndimin që po ndahet më dysh, shpëtimi i një Ukraine të lirë dhe mbrojtja e demokracisë liberale duken të vështira. Por, është më e qartë se kurrë që këto të dyja ecin dorë për dore. /Telegrafi/

 

The post E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës! appeared first on Telegrafi.

Kryeministrja Meloni: Të mënjanojmë ndarjen e perëndimit

2 March 2025 at 14:26

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se ishte shumë e rëndësishme të shmangej ndarja e Perëndimit.

Deklaratën e sipërcituar ajo e bëri pas mbërritjes në Downing Street dhe pas takimit me  homologun e saj britanik, Keir Starmer, përpara një samiti që ribashkon aleatët e Kievit në Londër.

”Mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme të shmanget rreziku i ndarjes së Perëndimit”, deklaroi Giorgia Meloni, pas sherrit të së premtes mes presidentëve amerikanë Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Ajo shtoi se “Italia dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm” në “ndërtimin e urave”, sipas imazheve të filmuara nga shtypi në takimin e saj me Starmer

Lavrov paralajmëron Perëndimin: Lindja e Mesme nuk është një “shesh lojërash” gjeopolitike

By: lia rda
4 February 2025 at 16:03

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov lëshoi ​​një paralajmërim për Perëndimin, duke vënë në dukje se Lindja e Mesme nuk mund të trajtohet si një shesh lojërash gjeopolitike:

“Perëndimi është mësuar të bëjë kërdinë, të krijojë kriza dhe më pas të shohë se çfarë ndodh. Amerikanëve, veçanërisht, u pëlqen ta bëjnë këtë dhe më pas të shikojnë sesi gjërat zhvillohen me interes të madh në anën tjetër të oqeanit.

Por Lindja e Mesme nuk është një shesh lojërash dhe nuk duhet trajtuar si e tillë”, tha ai në Konferencën e 14-të të Diskutimit të Klubit të Lindjes së Mesme Valdai.

“Sot, diplomatët perëndimorë, përfshirë vendet e Lindjes së Mesme, fajësojnë Rusinë për kotësinë e përpjekjeve për të vendosur një dialog kombëtar në Libi, pasi Rusia ka mjetet e saj të fuqishme atje,” vuri në dukje ai. “Kjo, sipas diplomatëve perëndimorë, është rrënja e problemeve në Libi sot, dhe ata kërkojnë ta imponojnë këtë pikëpamje tek të gjithë ata me të cilët flasin”./abcnews.al

DeepSeek – një alarm për Perëndimin: Përsëritja e momentit të Sputnikut

31 January 2025 at 12:47

Nga: Larry Elliott / The Guardian (titulli origjinal: The west is already losing the AI arms race)
Përkthimi: Telegrafi.com

Për një herë të vetme, Donald Trump nuk ishte fajtor për hiperbolizim. Shfaqja e një çetboti kinez me buxhet të vogël, i quajtur DeepSeek – si rival i ChatGPT-së – është me të vërtetë një alarm zgjimi. Një alarm zgjimi për gjigantët e teknologjisë në ShBA. Një alarm zgjimi për Uoll-Stritin [Wall Street]. Një alarm zgjimi për çdo vend të zhvilluar që dëshiron të hyjë në garën e inteligjencës artificiale.

E gjithë kjo mbetet e vërtetë edhe nëse rezulton se DeepSeek-u nuk është aq i fuqishëm sa pretendohet. Por, nëse është një produkt i vërtetë dhe cilësor, atëherë kinezët kanë krijuar një premium-inteligjencë artificiale, e cila është e qasshme falas ose me një kosto minimale. Kjo  është diçka e jashtëzakonshme. Në vitin 1957, ShBA-ja u trondit kur Bashkimi Sovjetik u bë vendi i parë që lëshoi një satelit artificial. Po aq e befasuar është edhe tani me ardhjen e DeepSeek-ut. Ky është me të vërtetë një moment Sputniku.

Sigurisht, ka nga ata që dyshojnë në aftësinë e një startupi kinez për të arritur, me një buxhet të kufizuar, atë që kompanitë amerikane të teknologjisë kanë shpenzuar miliarda dollarë për ta realizuar. Këto dyshime mund të jenë të drejta, por ato nuk e ndryshojnë tablonë e madhe: është real kërcënimi i Kinës ndaj dominimit teknologjik perëndimor. Gara për të fituar në fushën e inteligjencës artificiale do të jetë po aq e ashpër – ndoshta edhe më shumë – sesa gara hapësinore e viteve 1950-‘60. Kina ka një peshë më të madhe ekonomike sesa pati ndonjëherë Bashkimi Sovjetik.

Në fazat e hershme të zhvillimit të saj të shpejtë ekonomik, Kina shihej si një vend ku kompanitë amerikane dhe evropiane mund të transferonin prodhimin. Kostoja e punës ishte e ulët dhe zhvendosja e prodhimit jashtë vendit premtonte fitime më të larta. Ideja ishte që të gjitha aspektet e avancuara – dizajni i produkteve, kërkimi dhe zhvillimi – të kryheshin në Perëndim, ndërsa në Guangdong të bëhej vetëm montimi. Sistemi marksist-leninist i Kinës supozohej të pengonte krijimtarinë e nevojshme për ide dhe produkte të reja.

Kjo pikëpamje ka rezultuar vetëm si vetëkënaqësi. Në vitin 2023, Kina regjistroi më shumë patenta se gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. Universitetet kineze diplomojnë mesatarisht mbi gjashtë mijë doktorantë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në muaj – më shumë se dyfishi i ShBA-së. Siç tregon DeepSeek, Kina ka një numër në rritje të mendjeve të ndritura që janë krejtësisht të afta të mendojnë jashtë kornizave kur u jepet mundësia, siç është rasti me zhvillimin e inteligjencës artificiale, baterive me jone litiumi dhe automjeteve elektrike.

ShBA-ja është e vetëdijshme për kërcënimin ndaj hegjemonisë së saj, ndërsa përpjekjet për të frenuar fuqinë ekonomike të Kinës janë çështje dypartiake në Uashington. U mbajtën tarifat mbi importet kineze të vendosura nga Trumpi gjatë mandatit të tij të parë – dhe madje u shtuan – nga Joe Biden kur mori detyrën. Një javë para se të largohej nga zyra, Bideni vendosi kufizime të reja mbi eksportin e çipave kompjuterikë të zhvilluar nga ShBA-ja, për të penguar vendet si Kina që të kenë qasje në teknologjinë e avancuar. Ligji i Biden për Reduktimin e Inflacionit ofroi subvencione për të nxitur prodhimin e produkteve miqësore me mjedisin brenda ShBA-së.

Në disa sektorë, mund të jetë tepër vonë. Kina është tashmë eksportuesi më i madh i automjeteve elektrike, duke nxitur tarifa mbrojtëse nga ShBA-ja dhe BE-ja. Bateritë me jone litiumi të prodhuara nga fabrikat kineze kushtojnë me vetëm me një të shtatën për kWh krahasuar me 10 vjet më parë. Nuk duhej të ishte befasi për ShBA-në dhe vendet e tjera perëndimore që një ndarje globale e punës, ku Kina kryente vetëm punën e rëndë me kosto të ulët, do të kishte interes të kufizuar për vetë kinezët. Në vend të kësaj, Kina ka ndjekur një strategji të qëllimshme për të vazhduar prodhimin e këpucëve, lodrave dhe televizorëve, ndërkohë që hyn edhe në sektorët e teknologjisë së lartë.

Kjo strategji mund të ketë kufizimet e veta. Ka një argument se modeli ekonomik i Kinës do të bëhet përfundimisht i papërputhshëm me modelin e saj politik dhe se kërkesat për demokraci do ta detyrojnë Partinë Komuniste të bëhet më pak represive. Gjithashtu, Kina nuk është e lirë nga problemet ekonomike. Shumë nga kompanitë e saj shtetërore operojnë me humbje. Flluska e tregut të pasurive të patundshme është plasaritur plotësisht.

Megjithatë, është e qartë se beteja për dominimin e inteligjencës artificiale po intensifikohet. Trumpi mendon se konkurrenca kineze nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe për sektorin e teknologjisë në ShBA, dhe ai ka të drejtë. Vlera e aksioneve të kompanive teknologjike në Uall-Strit ra pas lajmit për DeepSeek-un, sepse ngriti dyshime nëse investimi masiv në kompanitë amerikane kishte qenë i justifikuar, por disponueshmëria e modeleve më të lira do të përshpejtojë përdorimin e inteligjencës artificiale. Edhe pse kjo vjen me rreziqe – për privatësinë, sigurinë dhe vendet e punës – ka edhe përfitime të mundshme.

Keir Starmer thotë se dëshiron që Britania të bëhet një “superfuqi e inteligjencës artificiale”, dhe arritja e këtij qëllimi duhet të bëhet më e lehtë ndërsa kostot e zhvillimit po bien. Por, fjalët janë të lira. Sektori i teknologjisë së lartë në Kinë nuk është shfaqur në mënyrë magjike, dhe nuk është rastësi që vendi ka dominuar tregun e automjeteve të lira elektrike. Ashtu si vendet e tjera të Azisë Lindore para saj, Kina ka pasur një vizion strategjik për industritë në të cilat dëshironte të konkurronte, ka investuar fuqishëm për t’i zhvilluar, i ka mbrojtur në fazat e tyre fillestare dhe ka pritur me durim rezultatet. Nuk ka pasur besim të verbër në forcat e tregut dhe as një refuzim për të mbështetur fituesit. Kontrasti me Britaninë nuk mund të jetë më i madh. /Telegrafi/

 

The post DeepSeek – një alarm për Perëndimin: Përsëritja e momentit të Sputnikut appeared first on Telegrafi.

Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it

30 January 2025 at 12:01

Koncepti japonez i përmirësimit të vazhdueshëm industrial, ndihmon në shpjegimin e suksesit teknologjik të Pekinit.

Nga: Leo Lewis / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Gjatë kulmit të garës hapësinore, Amerika shpenzoi miliona dollarë nga taksapaguesit për të zhvilluar një stilolaps që do të funksiononte në gjendje pa gravitet. Përballë të njëjtit problem, rusët përdorën … një laps.

Kjo, në fakt, është një përrallë e trilluar. Të dyja palët fillimisht provuan lapsat dhe në fund përdorën Stilolapsin Hapësinor [Space Pen], një produkt i zhvilluar krejtësisht nga sektori privat. Por, miti rikthehet shpesh si një parabolë industriale, gjeopolitike dhe ideologjike, sepse përmbledh frikën që i përshkon të gjitha këto fusha: se kompania, pozita apo modeli ekonomik i kundërt mund të jetë më i strukturuar për të punuar në mënyrë më të zgjuar dhe më të lirë.

A u rikthye këtë javë memja e Stilolapsit Hapësinor, ndërsa investitorët dhe qeveritë u mahnitën nga modeli – i supozuar me kosto të ulët – i Kinës i inteligjencës artificiale [IA], DeepSeek, duke u pyetur nëse kontrollet e eksportit të ShBA-së kishin rezultuar në të kundërtën e synuar dhe duke humbur besimin te miliardat e investuara në qasjen më të shtrenjtë amerikane ndaj të njëjtit problem? Natyrisht që po.

Por, termi më shqetësues i momentit duhet të jetë kaizen-i – koncepti japonez i “përmirësimit të vazhdueshëm”, i cili dikur ngjalli frikë në zemrat e korporatave amerikane dhe që tani Kina, në një mënyrë ose tjetër, duket se e ka zotëruar në heshtje – pjesërisht duke punësuar mjeshtër japonezë të kaizen-it, të cilët ishin nënvlerësuar në ekonominë e tyre.

Kaizen-i u bë pjesë e vërtetë e leksikut të biznesit ndërkombëtar në vitet ’80 të shekullit XX, kur kompanitë amerikane dhe evropiane kishin nevojë të kuptonin pse kompanitë japoneze po i mundnin – si në çmim ashtu edhe në cilësi – në industritë si automobilizmi, elektronika e konsumit dhe gjysmëpërçuesit. Të dyja palët e identifikonin dallimin si një përmirësim të durueshëm dhe thellësisht japonez të produktit dhe procesit.

Efektet praktike të kaizen-it ishin të jashtëzakonshme: ato ishin një nga arsyet kryesore pse ekonomia e Japonisë u bë një superfuqi në vitet 1970-‘80 dhe pse shumë nga kompanitë e saj mbeten ende konkurrente globale në një gamë të gjerë sektorësh prodhimi.

Por, është ndoshta edhe më i jashtëzakonshëm evolucioni i kaizen-it gjatë dekadave të gjata të stagnimit ekonomik të Japonisë, pas shpërthimit të flluskës financiare. Pasi u shua epoka e tepricave financiare, kaizen-i u bë një superfuqi mbijetese: një mekanizëm i njëkohshëm për të rritur cilësinë dhe për të ulur kostot në kohë të vështira. Deflacioni dhe paaftësia e prodhuesve japonezë për të siguruar fuqi çmimesh në tregun e tyre vendor, e shndërruan uljen e kostove në një art të vërtetë.

Prodhuesit kinezë, të përqendruar prej kohësh në kosto dhe teknologji, e kanë vëzhguar me kujdes gjithë këtë proces dhe kanë gjetur mënyra për ta bërë kaizen-in pjesë të tyre. DeepSeek mund të përfaqësojë një përparim të madh në softuer, por është një arritje e bazuar mbi themelet e një sektori të pajisjeve harduerike që po ecën përpara në mënyrë të pamëshirshme dhe të vazhdueshme.

Shumë vetë do të argumentojnë se përvetësimi i teknologjisë nga Kina ka qenë, në rastin më të mirë, oportunist dhe, në rastin më të keq, i pandershëm. Kur nuk fajësohen vjedhja e hapur apo detyrimi (gjë që ndodh shpesh), kompanitë e huaja kanë humbur teknologjitë kyçe për shkak të marrëveshjeve të dobëta të transferimit ose optimizmit të tepruar mbi aftësinë për të mbrojtur pronësinë intelektuale. Por, kjo nuk shpjegon më gjithçka.

Në arritjet më të fundit dhe më të dukshme industriale të Kinës – prodhimi i makinave elektrike me kosto të ulët dhe cilësi konkurruese, elektronika e konsumit, makineritë industriale, trenat me shpejtësi të lartë dhe robotët – një version i kaizen-it është tashmë në veprim. Dhe, ka arsye për të dyshuar se versioni kinez mund të funksionojë për një periudhë më të shpejtë, më trazuese dhe me rezultate më të dukshme sesa origjinali japonez.

Së pari, Kina ka burimet njerëzore dhe talentin për të aplikuar kaizen-in në një shkallë shumë më të madhe sesa Japonia ka arritur ndonjëherë. Përmirësimet graduale funksionojnë më mirë kur ka shumë prej tyre.

Së dyti, kjo po ndodh në një epokë ku konsumatorët janë shumë më të shpejtë për të identifikuar dhe komunikuar kur një produkt nuk është saktësisht ashtu siç do të donin.

Por, së treti, Kina mund të jetë në gjendje të paguajë për shpejtësinë. Përveçse kanë vëzhguar drejtpërdrejt kaizen-in në veprim në operacionet e prodhimit japonez, kompanitë kineze, sipas agjentëve të rekrutimit në Tokio, kanë zbuluar se mund të tërheqin si konsulentë inxhinierë japonezë të specializuar në gjysmëpërçues, hekurudha dhe robotikë. Kjo nuk është diçka e re, thonë agjentët, por tani po përshpejtohet ndjeshëm.

Korporatat japoneze kanë prirjen t’i nxjerrin relativisht herët në pension punonjësit shumë të kualifikuar, të cilët nuk i kanë paguar veçanërisht mirë gjatë viteve të deflacionit dhe nuk kanë arritur të krijojnë ndjenjën e besnikërisë që mund të kishin shpresuar. Një inxhinier i tillë mund të paguhet mirë nga një kompani kineze dhe, pa zbuluar drejtpërdrejt sekrete industriale, vlera e tij mbetet e jashtëzakonshme: kaizen-i është në thelb një proces eksperimentimi dhe gabimi, dhe një inxhinier me përvojë mund të ofrojë një këshillë të paçmueshme për atë që është provuar dhe nuk ka funksionuar.

Një këshillë e tillë si: harroni lapsin, ishte i pavlefshëm.

 

 

 

The post Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it appeared first on Telegrafi.

Perëndimi kërkon të hetohen shkeljet lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska

9 January 2025 at 10:58

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar.

Ceremonia për shënimin e kësaj dite jokushtetuese nis në orën 17:00 në Banjallukë.

Autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb së Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është antikushtetues.

Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës dhe Hercegovinës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej. Në krye të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Bilana Pllavshiq dhe Momçilo Krajishnik, të cilët janë dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve.

Këta dy popuj e shohin 9 janarin si fillimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe si fillimin e pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që organet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Bosnje dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe vendimtarë për të hetuar çdo shkelje ligjore në lidhje me kremtimin e ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar, njoftoi Ambasada amerikane përmes një postimi në X.

Nga Ambasada amerikane kanë thënë gjithashtu se vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen në ligj, jo në opinion.

“Të gjitha entitetet janë të detyruara t’i përmbahen plotësisht vendimeve të institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, përfshirë vendimet përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i këtyre vendimeve përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në reagim.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, të mërkurën, me rastin e kremtimit të ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, i bëri thirrje liderëve politikë të këtij entiteti të refuzojnë retorikën provokuese, përfshirë sfidimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së vendit.

“BE thekson detyrimin për të respektuar sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues, përfshirë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në deklaratën e delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, kujtoi se kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është një shkelje e qartë dhe e drejtpërdrejtë e zbatimit të vendimeve përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe vendimeve të përfaqësuesit të lartë të 1 korrikut të vitit 2023. Ai paralajmëroi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mund të përbëjë vepër penale, sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Schmidt shtoi se është përgjegjësi e organeve të zbatimit të ligjit, Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Policisë që të ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj, veçanërisht në rastet që lidhen me zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë dhe pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen apo organizimin e kremtimit të 9 janarit.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës nuk ka kundërshtuar të drejtën që Republika Sërpska të ketë një ditë të saj, por ka konstatuar se “Dita e Republikës Sërpska” nuk mund të jetë 9 janari, datë që përkon me ngjarjet e ndodhura në Sarajevë më 1992.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të jetë njësoj e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, si një vend i unifikuar, i bashkuar dhe sovran, ashtu si të gjithë partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Me rastin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë në kremtimin e ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, nga Brukseli u tha se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një pjesë thelbësore e përparimit drejt integrimeve evropiane.

“Duhet të shmangen veprimet dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kontribuojnë në ndarjet politike”, i tha në përgjigjen me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për media e BE-së.

Përfaqësuesit nga Serbia marrin pjesë rregullisht në kremtimin e kësaj dite në Republikën Sërpska. /rel/

The post Perëndimi kërkon të hetohen shkeljet lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska appeared first on Telegrafi.

Perëndimi kërkon hetime për shkeljet në kremtimin e Ditës së Republikës Sërpska

9 January 2025 at 10:30

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar hetime për shkeljet ligjore të lidhura me kremtimin e 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska, një ngjarje e cilësuar tri herë si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dita simbolizon shpalljen e Republikës së Popullit Serb në vitin 1992, një veprim që boshnjakët dhe kroatët e shohin si fillimin e luftës, pastrimit etnik dhe krimeve të luftës në Bosnje.

Ambasada amerikane në Bosnje ka bërë thirrje që organet e drejtësisë të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se moszbatimi i tyre përbën vepër penale.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, të mërkurën, me rastin e kremtimit të ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, i bëri thirrje liderëve politikë të këtij entiteti të refuzojnë retorikën provokuese, përfshirë sfidimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së vendit.

“BE thekson detyrimin për të respektuar sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues, përfshirë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në deklaratën e delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Perëndimi kërkon hetime për shkeljet në kremtimin e Ditës së Republikës Sërpska appeared first on Euronews Albania.

Patriarku rus mesazh Perëndimit në ditën e Krishtlindjes ortodokse: Zoti është me ne

By: fra nc
7 January 2025 at 12:42

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, ka kritikuar botën perëndimore, duke thënë se ajo e urren Rusinë dhe “rrugën alternative të zhvillimit të qytetëruar” që ajo po ndjek. Komentet u bënë gjatë festimeve të Krishtlindjeve, që ortodoksët rusë i festojnë më 7 janar, sipas kalendarit Julian.

Në një mesazh të mbajtur në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, Kirill, i cili është një mbështetës i hapur i pushtimit rus të Ukrainës, tha se Rusia përbën një sfidë për Perëndimin, jo për shkak të aftësive të saj apo fuqisë bërthamore, por sepse ofron një alternativë zhvillimi të ndryshëm. Ai shtoi se Perëndimi është në rënie morale, ndërsa Rusia, sipas tij, ka treguar botës si të kombinojë shkencën, kulturën, edukimin dhe besimin.

Patriarku Kirill gjithashtu komentoi mbi përpjekjet perëndimore për të dobësuar Rusinë, duke thënë se ato nuk do të kenë sukses, pasi, sipas tij, “Zoti është me ne”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Patriarku rus mesazh Perëndimit në ditën e Krishtlindjes ortodokse: Zoti është me ne appeared first on Euronews Albania.

❌
❌