Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkenca bën mrekulli! Foshnja me tre prindër gjenetikë vjen në jetë pa sëmundje

By: gaze tare
17 July 2025 at 08:10

Tetë foshnje janë lindur në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një teknikë të avancuar që përfshin material gjenetik nga tre persona të ndryshëm, me qëllimin për të parandaluar sëmundje mitokondriale të rënda dhe shpesh fatale, bëjnë të ditur mjekët britanikë.

Metoda, e zhvilluar nga shkencëtarë në Mbretërinë e Bashkuar, kombinon vezën dhe spermën nga prindërit biologjikë me një vezë të dytë nga një grua dhuruese. Teknikës i është dhënë statusi ligjor në vend që prej një dekade, por tashmë është konfirmuar se ajo çon në lindjen e fëmijëve të shëndetshëm, të lirë nga këto sëmundje të pashërueshme.

Sëmundjet mitokondriale trashëgohen zakonisht nga nëna dhe pengojnë trupin të prodhojë energjinë e nevojshme për jetesë. Kjo mungesë energjie mund të shkaktojë paaftësi të rënda, dëmtime të trurit, verbëri, dështim të organeve dhe shpesh vdekje të foshnjës brenda ditëve të para pas lindjes.

Fëmijët e lindur përmes kësaj metode trashëgojnë shumicën e ADN-së nga prindërit e tyre (rreth 99.9%), por marrin edhe një sasi shumë të vogël (rreth 0.1%) të ADN-së nga dhuruesja, konkretisht mitokondritë e saj të shëndetshme – një ndryshim që mund të përcillet brez pas brezi.

Familjet që kanë kaluar nëpër këtë proces kanë zgjedhur të mbeten anonime për të ruajtur privatësinë e tyre, por kanë dhënë deklarata përmes Qendrës së Fertilitetit në Newcastle, ku edhe janë kryer procedurat.

Një nënë që ka lindur një vajzë përmes kësaj metode ka thënë:

“Pas viteve me pasiguri, kjo trajtim na dha shpresë – dhe më pas na dha vajzën tonë. E shohim sot, plot jetë dhe mundësi, dhe jemi të mbushur me mirënjohje.”

Ndërsa nëna e një djali shtoi:

“Falë këtij përparimi të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes që morëm, familja jonë e vogël është më në fund e plotë. Barrën emocionale të sëmundjes mitokondriale e ka zëvendësuar shpresa, gëzimi dhe një mirënjohje e thellë.”

Mitokondritë janë struktura mikroskopike brenda pothuajse çdo qelize të trupit, që përdorin oksigjenin për të kthyer ushqimin në energji. Kur ato janë të dëmtuara, trupi nuk merr energjinë e nevojshme për funksione jetike si rrahjet e zemrës apo aktiviteti i trurit.

Rreth një në 5,000 foshnje lindin me sëmundje mitokondriale. Ekipi në Newcastle parashikon një nevojë prej 20 deri në 30 lindje të tilla në vit përmes kësaj metode.

Për shumë prindër, kjo teknologji ka ardhur pas përvojës së dhimbshme të humbjes së fëmijëve të tjerë për shkak të kësaj sëmundjeje. Si mitokondritë trashëgohen vetëm nga nëna, teknika përdor vezët e nënës dhe të një dhuruese me mitokondri të shëndetshme.

Shkenca qëndron prapa një procesi të ndërlikuar laboratorik, ku vezët nga nëna dhe dhuruesja fertilizohen me spermën e babait. ADN-ja kryesore nga prindërit ruhet, ndërsa mitokondritë e dhuruara mbeten për të siguruar shëndetin qelizor të foshnjës.

Kjo arritje, zhvilluar në Universitetin e Newcastle dhe në sistemin spitalor NHS, përfaqëson një përparim të madh në fushën e mjekësisë gjenetike dhe fertilitetit.

The post Shkenca bën mrekulli! Foshnja me tre prindër gjenetikë vjen në jetë pa sëmundje appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Prishtinë/ Ndërron jetë në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe

By: V K
12 July 2025 at 12:43

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës, që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës.

Foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

The post E rëndë në Prishtinë/ Ndërron jetë në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe appeared first on Albeu.com.

Tronditëse/ Nëna fut foshnjën e porsalindur në lavatriçe

17 June 2025 at 11:29

Një foshnje e porsalindur ka humbur jetën në Gjermani pasi nëna e futi në lavatrice. Mediat gjermane raportojnë se foshnja u gjet pa jetë nga partneri i gruas në lavatriçen e banjës së apartamentit të tyre të përbashkët në Albstadt.

Sipas prokurorit publik të Hechingen, nëna e fëmijës e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj dhe e lindi foshnjën pa u vënë re në banjën e apartamentit. Partneri i saj thuhet se nuk e vuri re.

12-vjeçari shqiptar u mb*t në Greqi/ Babait të Kleonit i jepet leje për të marrë pjesë në funeralin e të birit
Gruaja përfundoi në spital atë ditë dhe partneri e ndezi makinën. Sipas hetuesve, ai nuk e kishte idenë që i porsalinduri ishte brenda

The post Tronditëse/ Nëna fut foshnjën e porsalindur në lavatriçe appeared first on Sot News | Lajme.

Foshnja u lye me krem ​​para se të flinte – shikoni reagimin e lezetshëm

7 June 2025 at 21:30

Bonnie Ayall dhe nëna e saj vendosën t’i bëjnë vogëlushes së tyre shumë të ëmbël, Milës, një trajtim të vërtetë spa para se të flinte.

E ëmbla Mila shijoi çdo moment ndërsa e përkëdhelën nëna, tezja dhe gjyshja e saj, dhe reagimi i saj i butë ndaj kësaj kujdesjeje do t’ju nxjerrë një buzëqeshje në fytyrë.

Në një video që ka mahnitur mijëra përdorues të Instagramit, vogëlushja Mila shtrihet dhe i shikon gjyshen, e cila me lëvizje të buta i vendos një krem të lehtë në fytyrë para se ta mbulojnë dhe ta fusin në krevat.

Gjatë gjithë këtij procesi, Mila nuk hoqi buzëqeshjen nga fytyra, dhe reagimi i saj i ëmbël i emocionoi të gjithë ata që ishin në dhomë me të.

Gjithë këtë moment të ëmbël mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/

The post Foshnja u lye me krem ​​para se të flinte – shikoni reagimin e lezetshëm appeared first on Telegrafi.

Mbi 21 mijë foshnja kanë ardhur në jetë në një vit në Kosovë, më shumë meshkuj

By: Oldi
4 June 2025 at 08:28

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet për vitin e kaluar, ku janë regjistruar gjithsej 31 717 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas ASK-së, prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 21 487 foshnje, nga të cilat 11 115 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 372 ishin […]

The post Mbi 21 mijë foshnja kanë ardhur në jetë në një vit në Kosovë, më shumë meshkuj appeared first on BoldNews.al.

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

By: Ela
21 May 2025 at 09:09

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në […]

The post Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja appeared first on BoldNews.al.

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

By: user 11
21 May 2025 at 07:53

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat për tremujorin e parë, vërehet numri i foshnjave në tremujorin e parë 2019 ishte 15 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Të dhënat tregojnë se pas pandemisë sidomos me 2025 lindjet kanë pësuar rënie të fortë në të gjitha qarqet.

Në zonat e veriut lindjet po bien më shpejt. Kukësi pavarësisht se renditet me varësinë më të lartë të popullsisë së re në moshe, pësoi rënien më të madhe të lindjeve në rang vendi në më shumë se 22 % në tremujorin e parë 2025.

Kukësi dhe Dibra, territore të varfra u përballën në dekadën e fundit me valë të lartë emigrimi. Për pasojë lindjet ne këto zona bien në mbi një të pestën brenda një viti raportoi INSTAT.

Rënie të fortë kanë pësuar edhe lindjet në Tiranë. Kryeqyteti ka ende fluks të fuqishëm migrimi të brendshëm, por kostoja e lartë e jetesës, çmimet e banesave dhe trendët me më pak fëmijë e kanë ulur fertilitetin. Tirana është i vetmi qark që ka kontrast, pasi popullsia është në rritje dhe po përjeton rënie të fortë të lindjeve. Në tremujorin e parë 2025 Tirana ishte e dyta në rang vendi për rënien e lindjeve me 18%.

Qarqet bregdetare dhe jugore kanë rënie më të butë të lindjeve. Vlora, Gjirokastra dhe Berati shënojnë ulje njëshifrore, pasi kishin përjetuar rënie të forta vitet e mëparshme dhe prej vitesh kanë popullsi të plakur.

E vetmja politike pro-lindje që njihet si bonusi i bebeve 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 për të dytin, 120 mijë për të tretin, duket së është një vlerë simbolike krahasuar me koston reale të rritjes së një fëmije. Në shumicën e rasteve, kostot e banesave, të arsimit privat dhe pasiguria e tregut të punës pengojnë çiftet e reja të sjellin në jetë fëmijë./ Monitor

The post Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja appeared first on Lapsi.al.

Një jetë e humbur dhe një shoqëri që duhet të zgjohet

19 May 2025 at 21:47

Deklaratë vetëdijësuese nga një psikologe

 

Mr.sci Miradije Statovci
Poliklinika “Galaxy” Prishtinë!

Me dhimbje të thellë mësuam për rastin e një foshnjeje të porsalindur që u gjet e vdekur, e braktisur në një qese plastike pranë një deponie mbeturinash. Si psikologe, ndjej detyrimin moral dhe profesional të flas – jo vetëm për tragjedinë e kësaj jete të pafajshme që u ndërpre para se të fillonte, por edhe për heshtjen, frikën dhe mungesën e sistemit që çojnë në raste të tilla.

Pas këtij akti ka të ngjarë të fshihet një grua në krizë – ndoshta e re, e pambështetur, e frikësuar, e turpëruar ose e sëmurë. Një grua që nuk pa asnjë rrugë tjetër përveç braktisjes. Dhe kjo është dështim i sistemit – jo vetëm individual.

Nevojitet më shumë:

▪ Edukim publik për shëndetin mendor të grave gjatë dhe pas shtatzënisë;
▪ Krijimi i mekanizmave të sigurt, humane dhe ligjore për nënat në krizë (si pika të dorëzimit të sigurt të foshnjave);
▪ Trajtim psikologjik dhe ndihmë sociale për gratë që ndihen të mbytura nga rrethanat.

Ne si shoqëri duhet të flasim më shumë për parandalimin, mbështetjen dhe ndërgjegjësimin – jo vetëm për ndëshkimin.

▪ Qendra mbështetëse psikologjike dhe sociale për nënat e reja ose gratë shtatzëna pa përkrahje;
▪ Politika shtetërore që parandalojnë braktisjen dhe i japin zgjidhje të sigurta nënave në nevojë, siç janë modelet e “pikave të sigurta” për dorëzim të foshnjave në vende të sigurta;
▪ Arsimim dhe ndërgjegjësim për të gjithë shoqërinë mbi shëndetin mendor të grave gjatë dhe pas shtatzënisë;
▪ Staf shëndetësor të trajnuar për të njohur shenjat e depresionit pas lindjes apo të traumës psikologjike gjatë shtatzënisë.

Sot nuk kemi më mundësi të shpëtojmë këtë jetë të humbur. Por kemi mundësinë të shpëtojmë të tjerat që janë në rrezik. E për këtë, na duhet një shoqëri më e butë me nënën, më e fortë me sistemin, dhe më e zgjuar me përgjegjësitë tona kolektive.

Të mos i mbyllim sytë. Sepse një foshnje nuk duhet të vijë në këtë botë për të vdekur në errësirë.

Foshnja nuk jeton më. Por ne jetojmë. Dhe kemi përgjegjësi. /Telegrafi/

The post Një jetë e humbur dhe një shoqëri që duhet të zgjohet appeared first on Telegrafi.

Fëmija shqiptar, “i bekuar” nga Papa/ Në ritualin e Pashkëve në Vatikan, të fundit preku një foshnje shqiptare

22 April 2025 at 21:55

Fëmija i fundit që Papa Françesku ka takuar në Vatikan është një foshnjë  shqiptare e quajtur Hera Çoba, vajza e dy prindërve shqiptarë Emigrantë që jetonin në Gjemani.

Lajmi u dha në FaceBook nga Dom Gjergj Meta, i cili ka publikuar edhe videon që I është dhënë nga prindërit e Herës.

Pamjet emocionuse kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa Ati I Shenjtë shihet teksa prek vajzën e vogël në ballë që iu cua pranë makinës së tij nga rojet e sigurisë në Vatikan.

E diela e pashkëve shënoi edhe daljen e fundit publike të Papa Françeskut në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit.

Ati i Shenjtë përshëndeti Besimtarët nga Ballkoni përpara fjalimit të tij te Pashkës që u mbajt nga një Kardinalal ndërsa më pas me automjetin e tij përshëndeti besimtarët që ndodheshin në Vatikan.

Ati I Shenjtë ndërroi jetë një ditë më pas, të hënën në orën 7:35 të mëngjesit si pasojë e një goditje në tru dhe dështimit të Zemrës.

 

 

Neonatologia Hasbahta: Dalja me foshnje 2-3 javëshe në kafiteri është e gabueshme

10 April 2025 at 11:20

Neonatologia Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për kujdesin që duhet t’i kushtohet të porsalindurve.

Hasbahta ka theksuar se është e gabueshme dalja me fëmijë disajavëshe në ambiente të mbyllura, ku ekziston mundësia për viruse e infeksione.

“Edhe një gjë që nuk pajtohem.. është fakt që është jetë dinamike, por një dalje e një nëne që ka lindur para 1 jave, 2 në kafiteri është e gabueshme”, tha ajo.

Neonatologia tutje theksoi se i porsalindur është gjithmonë i pafajshëm dhe kujdesi është në duar të prindërve.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” sponsorizohet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë ku neonatologia Hasbahta flet për shumë çështje që ndërlidhen me kujdesin e të porsalindurve mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

The post Neonatologia Hasbahta: Dalja me foshnje 2-3 javëshe në kafiteri është e gabueshme appeared first on Telegrafi.

Gruaja britanike bëhet e para në vend që lind një fëmijë pas transplantit të mitrës – emëron vajzën e saj sipas motrës që dhuroi organin

8 April 2025 at 13:58

Një vajzë është bërë foshnja e parë në Britaninë e Madhe që lind nga “mitra e transplantuar”.

Grace Davidson, e cila iu nënshtrua transplantit në vitin 2023, tha se lindja e vajzës së saj, Amy Isabel, ishte “dhurata më e madhe që ajo mund të kishte kërkuar ndonjëherë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, 36-vjeçarja nga Londra Veriore mori mitrën e dhuruar nga motra e saj e madhe, Amy.

Dhe ajo thuhet se i vuri emrin e motrës që i dhuroi organin.

Kjo ishte hera e parë që procedura u krye në Mbretërinë e Bashkuar dhe lindja u jep shpresë mijëra grave të lindura pa mitër – si ato me sindromën Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser (MRKH) – ose atyre mitra e të cilave nuk funksionon.

Davidson lindi me Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser, një gjendje e rrallë që prek rreth një në çdo 5000 gra.

Kjo do të thotë se këto gra kanë një mitër të pazhvilluar ose u mungon një e tillë.

Megjithatë, vezoret janë të paprekura dhe ende funksionojnë për të prodhuar vezë dhe hormone femërore, duke bërë të mundur lindjen përmes trajtimit të fertilitetit. /Telegrafi/

The post Gruaja britanike bëhet e para në vend që lind një fëmijë pas transplantit të mitrës – emëron vajzën e saj sipas motrës që dhuroi organin appeared first on Telegrafi.

Denoncimi i nënës për kopshtin privat “Topshti”: Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat

By: Oldi
1 April 2025 at 21:09

Emisioni Fiks Fare ka trajtuar mbrëmjen e sotme, shqetësimin e një nëne, e cila ankohet për mënyrën se si trajtohet fëmija i saj 2 vjeç e gjysmë në çerdhen dhe kopshtin privat “Topshti”. Ajo e sinjalizuar nga një prind tjetër pretendon se fëmija është mbajtur për orë të tëra në krevat pa marrë pjesë në […]

The post Denoncimi i nënës për kopshtin privat “Topshti”: Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat appeared first on BoldNews.al.

Kur është koha e duhur për shëtitjen e parë të fëmijës suaj?

24 March 2025 at 08:40

Shumë prindër pyesin veten se kur është koha e duhur për ta marrë për herë të parë të porsalindurin për shëtitje.

Edhe pse ekziston një zakon që foshnjat të mbahen brenda për 40 ditët e para të jetës, kjo periudhë nuk është një rregull i rreptë, por më tepër një rekomandim i bazuar në nevojat e nënave që po shëroheshin nga lindja për një periudhë më të gjatë kohore.

Nëse ndiheni mirë dhe jeni gati, nuk është e nevojshme të prisni plot 40 ditë për të dalë me fëmijën tuaj. Është e rëndësishme të filloni të ecni gradualisht. Ecja e parë nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta.

Çdo shëtitje e mëvonshme mund të zgjasë pesë minuta më shumë se ajo e mëparshme. Gjithashtu, në muajt e parë, shëtitjet nuk duhet të jenë më të gjata se një deri në dy orë, pasi foshnja ka ende nevojë për shumë pushim.

Sigurisht, është e rëndësishme që foshnja të ushqehet dhe të vishet sipas kushteve të motit. Nëse është verë, duhet pasur kujdes që foshnja të mos ekspozohet në rrezet e tepërta të diellit, pasi kjo mund të çojë në djegie. Rekomandohet që shëtitjet të bëhen në mëngjes, para orës 11 ose në mbrëmje, pas orës 18:00, kur dielli është më pak intensiv.

Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje kushteve të motit. Në muajt e dimrit, kur bën ftohtë, mund të jetë më mirë të prisni disa javë përpara se ta nxirrni fëmijën jashtë. Po kështu, nëse jashtë ka shumë erë, shi ose nëse ka një përqendrim të lartë të gazrave të ndotur në ajër, nuk rekomandohen shëtitjet, veçanërisht për të sapolindurit.

Nëpërmjet këtyre këshillave të thjeshta, prindërit mund të shijojnë në mënyrë të sigurtë dhe pa stres shëtitjet me të porsalindurit e tyre, duke respektuar nevojat e foshnjës dhe kushtet mjedisore.

The post Kur është koha e duhur për shëtitjen e parë të fëmijës suaj? appeared first on Telegrafi.

Vihet nën hetim nëna “katile” nga Tirana që përplasi në trotuar foshnjën 5 muajshe në Vlorë

17 March 2025 at 12:23

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë gruan që mbrëmjen e të premtes (14 Mars) përplasi disa herë në trotuat foshnjës e saj 5 muajshe në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. Nën hetim është vënë shtetasja H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë […]

The post Vihet nën hetim nëna “katile” nga Tirana që përplasi në trotuar foshnjën 5 muajshe në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Foshnjat qeshin 200 herë në ditë, ndërsa burrat vetëm 8: Pse ndodhin këto diferenca?

By: gaze tare
12 March 2025 at 13:52

Një studim tregon se foshnjat qeshin mesatarisht 200 herë në ditë, gratë mesatarisht 62 herë në ditë dhe burrat vetëm 8 herë.

Diferenca në zakonet e qeshjes midis gjinive mund të shpjegohet me disa faktorë, përfshirë mënyrën se si funksionojnë muskujt e fytyrës dhe pritshmëritë shoqërore.

Gratë zakonisht kanë më shumë kontroll mbi shprehjet e fytyrës dhe shpesh inkurajohen të shfaqin emocionet e tyre më shumë, çka rezulton në më shumë qeshje.

Pra, mos harro të qeshësh sot! 🙂

The post Foshnjat qeshin 200 herë në ditë, ndërsa burrat vetëm 8: Pse ndodhin këto diferenca? appeared first on iconstyle.al.

Gjyshi duke luajtur Twister me nipin e tij – historia përfundoi me një thirrje ambulance

15 February 2025 at 09:59

Nëse pyesni ekspertët, gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e nipërve dhe mbesave të tyre.

Një studim i Universitetit të Oksfordit, i realizuar me më shumë se 1500 fëmijë, ka treguar se fëmijët që kanë gjyshërit aktivisht të përfshirë kanë më pak mundësi të zhvillojnë probleme me sjelljen dhe vështirësi emocionale.

Pikërisht për këtë arsye, Ken Whitaker, 66 vjeç, trajner tenisi nga SHBA, e shijon maksimalisht kohën që kalon me nipërit e mbesat. Megjithatë, kohët e fundit ai u bind se kjo mund të çojë edhe në situata të papritura. Djali i tij, John, regjistroi një moment të çuditshëm dhe e ndau atë në TikTok.

“U mblodhëm për një ditëlindje. Pas darkës, kaluam në desert dhe nipi im nxori Twister. Babai im nuk humb mundësinë për të luajtur, pavarësisht moshës”, tregoi John për Newsweek.

@coolwhitaker At least we know that feature works 🤣 #twister #funny #family ♬ original sound – John | Egg & Sadie’s dad

Ken harroi një detaj kyç: kishte veshur Apple Watch “Nëse bie dhe ora ndjen një lëvizje të papritur, automatikisht thërret ndihmën e shpejtë. Po ashtu ndodh nëse aksidentalisht mbani shtypur butonin anësor për më shumë kohë,” shpjegoi John. Nuk ishim të sigurt nëse ora e regjistroi rënien apo nëse babai aksidentalisht shtypi butonin, por papritmas dëgjuam një zë nga ana tjetër e linjës”.

Në video shihet Ken që po kalon një moment të gëzuar duke luajtur Twister me nipin e tij, dhe pastaj mundohet të kuptojë se nga vjen zëri.

“Ishte krejtësisht i hutuar, por ne e kuptuam menjëherë se çfarë po ndodhte dhe i thamë të përgjigjej në thirrje”, kujton John.

Në videon që është parë më shumë se 1.2 milion herë, Ken i kërkon falje operatorëve të ndihmës së shpejtë dhe shpjegon çfarë kishte ndodhur. Komentet e shikuesve ishin plot mirëkuptim. /Telegrafi/

The post Gjyshi duke luajtur Twister me nipin e tij – historia përfundoi me një thirrje ambulance appeared first on Telegrafi.

Foshnjat në Itali nuk po vaksinohen në ditët e para të jetës

3 February 2025 at 11:41

Pretendimi: Beyfortus është një vaksinë që po marrin foshnjat e porsalindura

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————–

Në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se foshnjat e porsalindura në Lazio, Itali, po vaksinohen me një vaksinë të quajtur Beyfortus.

Ndërsa është e vërtetë që Lazio ka nisur në fund të vitit 2024 injektimin e foshnjeve të porsalindura me Nirsevimab, i cili shitet nën emrin Beyfortus, ky i fundit nuk është vaksinë, por një antitrup monoklonal që lufton virusin respirator sincicial (RSV). 

Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, RSV është “një virus i zakonshëm i frymëmarrjes që zakonisht shkakton simptoma të lehta, të ngjashme me ftohjen.” Megjithatë, foshnjat dhe të moshuarit kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë dhe të kenë nevojë për shtrim në spital. Globalisht, RSV infekton deri në 90% të fëmijëve brenda 2 viteve të para të jetës dhe shpesh riinfekton fëmijët më të rritur dhe të rriturit. Rëndësia klinike e RSV tek foshnjat është se mund të shkaktojë bronkiolit që çon në inflamacion të rrugëve të vogla të frymëmarrjes dhe vështirësi të konsiderueshme në frymëmarrje.

Nirsevimab është miratuar për përdorim nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në korrik 2023 për të parandaluar RSV dhe komplikimet e lidhura me të tek fëmijët e vegjël. Ai është miratuar për përdorim edhe nga rregullatorët e Bashkimit Europian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Sipas FDA, studime klinike në ShBA zbuluan se një injeksion i Nirsevimab ishte mbi 70% efektiv në uljen e rrezikut të pacientit për të marrë trajtim mjekësor për virusin. Nirsevimab funksionon me anë të proteinave të prodhuara në laborator që “imitojnë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar patogjenët e dëmshëm si viruset.”

Sipas Agjencisë Euorpiane të Barnave (EMA), një antitrup monoklonal është një lloj proteine ​​që është krijuar për të njohur dhe t’iu bashkuar një strukture specifike (të quajtur antigen). Nirsevimab ngjitet në një proteinë të quajtur ‘proteina F’ në sipërfaqen e virusit RSV. Kur Nirsevimab lidhet me këtë proteinë, virusi bëhet i paaftë për të hyrë në qelizat e trupit, veçanërisht ato në mushkëri. Kjo ndihmon në parandalimin e infeksionit RSV.

Antitrupat monoklonalë ndryshojnë nga vaksinat sepse ato nuk e mësojnë trupin se si të shmangë infeksionet e ardhshme, duke i bërë ato më të dobishme për sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme dhe afatshkurtër nga kushte të tilla si kanceri dhe Covid-19.

Vaksinat funksionojnë duke futur në organizëm një version të paaktivizuar ose të dobët të një virusi. Pasi sistemi imunitar kupton se një virus ka hyrë në organizëm, ai prodhon antitrupa për t’u mbrojtur kundër tij.Tashmë, kur virusi i vërtetë të hyjë në trup, sistemi imunitar e njeh menjëherë dhe nis ta luftojë.

Ndërkaq, antitrupat monoklonalë funksionojnë duke marrë antitrupa natyrale kundër një virusi specifik nga një dhurues. Antitrupat nxirren nga kampioni i marrë dhe kopjohen. Këto antitrupa monoklonalë më pas injektohen, dhe pas injektimit marrësi i tyre është i aftë ta luftojë virusin.

Sistemi imunitar nuk ‘mëson’ të prodhojë antitrupa nga kjo mënyrë imunizmi. Për këtë arsye, antitrupat monoklonialë përdoren për të ofruar mbrojtje gjatë një periudhe të jetës kur organizmi është më vulnerabël.

CDC rekomandon “ose vaksinimin e nënës kundër RSV ose imunizimin e foshnjave me antitrupa monoklonal RSV”, duke shtuar se “shumica e foshnjave nuk do të kenë nevojë për të dyja.” Akademia Amerikane e Pediatrisë gjithashtu rekomandon Nirsevimab për parandalimin e RSV tek fëmijët.

Sipas faqes Vaccinarsi a Lazio, “efikasiteti dhe siguria e Nirsevimab janë konfirmuar nga studimet klinike, të cilat demonstrojnë një ulje të konsiderueshme të shtrimeve në spital të lidhura me RSV tek të porsalindurit e shëndetshëm dhe të parakohshëm, duke kapërcyer problemin që lidhet me antitrupin e mëparshëm monoklonal, Palivizumab, i cili kërkonte administrime mujore.”

Pra, jo vetëm që Nirsevimab është provuar të ulë sëmundjen serioze me RSV tek të porsalindurit, ai nuk është as antitrupi i parë që administrohesh tek foshnjet kundër RSV. Përpara nisjes së përdorimit të Nirsevimab, foshnjet imunizoheshin nga RSV me antitrupin Palivizumab, i miratuar për përdorim mjekësor që në 1998.

Shitur nën emrin Synagis, Palivizumab, i cili kërkonte pesë injeksione mujore gjatë sezonit të virusit – dhe çdo injeksion mund të kushtonte më shumë se 1000 dollarë. Për shkak të çmimit dhe logjistikës së shpërndarjes, ilaçi ishte i disponueshëm vetëm për fëmijët në rrezik të lartë për t’u sëmurë rëndë nga RSV.

Parandalimi është thelbësor sepse trajtimet specifike për RSV nuk ekzistojnë. Kur fëmijët sëmuren nga gripi, ilaçi antiviral Tamiflu mund të ndihmojë në trajtimin e tij. Por nuk ekzistojnë barna të tilla për RSV.

The post Foshnjat në Itali nuk po vaksinohen në ditët e para të jetës appeared first on Faktoje.al.

Kur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?

31 January 2025 at 08:47

Çdo prind pret me padurim momentin kur fëmija i tyre do ta njohë dhe do t’i përgjigjet emrit të tij. Edhe pse ai mund të mos thotë ende fjalë, fëmija juaj fillon të kuptojë tingujt që dëgjon dhe gjithçka që ju i thoni që në muajt më të hershëm.

Foshnjat zakonisht fillojnë t’i përgjigjen tingujve që në tremujorin e parë, kur, rreth moshës tre muajshe, kthejnë kokën drejt burimit të zërit.

Kur bëhet fjalë për njohjen e emrit të tyre, shumica e foshnjave fillojnë ta bëjnë këtë rreth moshës gjashtë muajsh. Sigurisht, çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që disa mund ta arrijnë këtë moment historik pak më vonë.

Në muajin e nëntë, shumica e foshnjave e njohin plotësisht dhe i përgjigjen emrit të tyre. Nëse fëmija juaj nuk përgjigjet kur e telefononi pas nëntë muajsh, rekomandohet të konsultoheni me një pediatër për t’u siguruar që ai po zhvillohet sipas pritshmërive.

Si ta ndihmoni një fëmijë të njohë emrin e tij?

Nëse dëshironi ta ndihmoni fëmijën tuaj të njohë më lehtë emrin e tij ose të saj, këtu janë disa këshilla të thjeshta:

-Filloni ta thërrisni fëmijën tuaj me emër që në moshë të hershme.

-Thoni emrat e objekteve dhe njerëzve të famshëm rreth saj. Kjo do ta ndihmojë fëmijën të njihet më shumë me fjalët.

-Përdorni shpesh emrin e foshnjës në komunikimin e përditshëm.

-Provoni ta thërrisni fëmijën tuaj me emër edhe kur ai është i preokupuar me diçka ose kur shikon në një drejtim tjetër.

Vazhdoni të komunikoni me fëmijën tuaj rregullisht, pasi me kalimin e kohës ai do të mësojë të njohë dhe t’i përgjigjet emrit të tij, që është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij.

The post Kur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre? appeared first on Telegrafi.

E rëndë në Itali/ 16-vjeçarja lind foshnjën në banesë dhe e fsheh trupin e pajetë në një kovë

30 January 2025 at 18:07

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku trupi i pajetë i një foshnje është gjetur në ballkonin e një shtëpie, në një pallat Aler, një kompleks banesash publike, në Sesto San Giovanni në Milano. Mediat vendase raportojnë se foshnja ishte sjellë në jetë nga një vajzë 16-vjeçare, e lindur në Itali nga një […]

The post E rëndë në Itali/ 16-vjeçarja lind foshnjën në banesë dhe e fsheh trupin e pajetë në një kovë appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja tronditëse/ Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital, prindërit përjetojne orë tmerri

By: V K
22 January 2025 at 10:22

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnje të porsalindur, duke iu prezantuar nënës së re, si infermiere.

Një foshnje një ditëshe, është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.

Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53-vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.

Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere.

Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri.

Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin, i cili i është dërguar të gjitha forcave të policisë.

Sipas medias vendase, vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse.

Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.

Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat.

Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë.

Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital.

Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë.

Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. I porsalinduri u gjet i veshur si djalë.

Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.

Kur policët mbërritën për të arrestuar çiftin, shtëpia ishte e dekoruar sikur të kishte lindur një fëmijë. Vajza e vogël ishte e veshur me rroba djemsh.

Ngjarja është ende në fazë hetimi dhe është ende i paqarte motivi që shtyu çiftin të rrëmbente vogëlushen Sofia në spital.

Prindërit e vajzës i përkasin një familjeje normale, nëna mësohet se është shtëpiake dhe babai 29-vjeç është punonjës i thjeshtë. Po ashtu, ata janë edhe prindër të një djali 6-vjeç.

Menjëherë pas rrëmbimit, familjarët dhe miqtë e prindërve kanë postuar një foto të vogëlushes në rrjetet sociale, me ftesën për t’i kontaktuar në rast se mund ta shihnin.

Në daljet e qytetit u vendosën postblloqe, dhe gjatë kërkimeve policia lokalizoi makinën e rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord. Çifti e u arrestua ndërsa foshnja e kthye në familjen e saj, e sigurt.

Çifti i arrestuar dhe të akuzuar për rrëmbimim janë Rosa Vespa, 51-vjeç nga Cosenza dhe Aqua Moses, 43-vjeç me origjinë senegaleze. Të dy, të martuar, ishin të fiksuar pas lindjes së një fëmije dhe kishin falsifikuar shtatzëninë prej 9 muajsh, duke folur për këtë me të afërmit e tyre dhe duke njoftuar në fund se kishin një djalë. Për këtë arsye, pas rrëmbimit, Sofian e veshën me rroba djali.

Pronari i klinikës ku ndodhi rrëmbimi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të vizitave dhe se ata nuk i kërkojnë askujt që hyn dokumente identifikimi.

Ajo që ndodhi do të na bëjë të rimendojmë masat e hyrjes”, tha ai, duke shtuar se falë kamerave të sigurisë, autorët janë identifikuar shpejt.

Po ashtu, ai ka treguar se ka qenë me policinë gjatë aksionit të tyre, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftin që rrëmbeu vogëlushen, zbuluan se banesa e tyre ishte dekoruar për festën e lindjes së një fëmije, dhe se vajza e vogël ishte e veshur me rroba djali.

 

The post Ngjarja tronditëse/ Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital, prindërit përjetojne orë tmerri appeared first on Albeu.com.

❌
❌