Qëndrimi i gjatë ulur, dhimbjet e shpinës dhe problemet me herni diskale e nerv shiatik – Feim Gashi flet për ndikimin e fizioterapisë
Në episodin e 29-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për shëndetin fizik.
Fizioterapeuti Feim Gashi ka folur për dhimbjet e shpinës dhe dhimbjet muskulore që janë bërë pjesë e përditshmërisë për shkak të qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore dhe mënyrës së jetesës.
Gashi po ashtu ka treguar se cilat janë simptomat që tregojnë se një person duhet të kërkoj ndihmë te një fizioterapeut.
“Alarmi i parë është dhembja…dhembja të shtyn, të udhëzon për fizioterapi, ndërsa, sa i përket trajtimeve post-operative ose traumave të ndryshme, fizioterapia ka qasje qysh në ditën e parë dhe janë planet varësisht patologjisë…”, tha Gashi.
Fizioterapeuti theksoi se edhe para intervenimeve kirurgjikale dhe pas intervenimeve terapia fizikale është shumë e domosdoshme.
“Roli kryesor është riaftësimi për aktivitetet e përditshme”, tha tutje ai.
Fizioterapeuti ka folur edhe për pasojat e qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore, shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve muskulore, fizioterapinë për lehtësimin e dhimbjeve të gjurit.
Gashi ka folur edhe për problemet me herni diskale dhe me nervin shiatik.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/
The post Qëndrimi i gjatë ulur, dhimbjet e shpinës dhe problemet me herni diskale e nerv shiatik – Feim Gashi flet për ndikimin e fizioterapisë appeared first on Telegrafi.