Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tragjedi në pistë: Një burrë humb jetën pasi përplaset me motorin e një avioni në Milano

By: gaze tare
8 July 2025 at 18:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në aeroportin Orio al Serio të Milanos, ku një burrë ka humbur jetën pasi u përplas me motorin e një aeroplani që po nisej drejt Spanjës.

Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi të martën në mëngjes, kur avioni po largohej nga stacioni i uljes dhe po përgatitej për ngritje me destinacion Asturias, në veriperëndim të Spanjës. Në rrethana ende të paqarta, burri dyshohet se ka hyrë në pistë dhe është përplasur fatalisht me motorin e avionit.

Gazeta Corriere della Sera raporton se burri arriti të hyjë në pistë nga jashtë territorit të aeroportit, duke anashkaluar sigurinë. Autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur sesi ndodhi kjo shkelje e rëndë e protokolleve të sigurisë.

Për pasojë, fluturimet në aeroportin e Bergamos u pezulluan përkohësisht, por u rifilluan pas mesditës së të martës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë në një nga aeroportet më të ngarkuara të Italisë.

The post Tragjedi në pistë: Një burrë humb jetën pasi përplaset me motorin e një avioni në Milano appeared first on iconstyle.al.

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 22:49

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre. Sipas La Repubblica, autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta. Viktima ishte një grua 63-vjeçare e cila […]

The post Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Reshje të dendura dhe stuhi në Milano, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 19:23

ITALI- Ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre, e kundërta ndodh në Milano pasi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta.

Autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.

Ekipet e emergjencës janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe deri më tani janë realizuar rreth 50 ndërhyrje.

/abcnews.al/

Tragjedi nga moti ekstrem/ Një humbje jete dhe dy të lënduar pas stuhisë së fuqishme

6 July 2025 at 19:48

Ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre, e kundërta ndodh në Milano pasi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta.

Autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.

Ekipet e emergjencës janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe deri më tani janë realizuar rreth 50 ndërhyrje.

The post Tragjedi nga moti ekstrem/ Një humbje jete dhe dy të lënduar pas stuhisë së fuqishme appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano, ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

5 July 2025 at 23:38

Fatjon Gjonaj, një 33-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjonaj, i njohur edhe me nofkën “Don Bobi”, ishte në arrati që nga dhjetori i vitit 2023, pas një urdhri arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos, në kuadër të hetimeve të kryera nga Sektori i Antidrogës i Policisë së Shtetit të Milanos, nën drejtimin e Prokurorisë Antimafia.

Ai është i dyshuar për lidhje me atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano.

Masat hetimore kundër Gjonajt kanë lidhje me hetimet për atentatin e 12 prillit 2019, ndaj Enzo Anghinelli, i njohur dikur si “mbreti i kokainës” në Milano, sipas medias italiane.

Për këtë atentat, autoritetet italiane kanë dënuar në shkallë të parë si autorin ekzekutues ashtu edhe urdhëruesin e dyshuar të sulmit.

Gjonaj u lokalizua dhe arrestua më 3 qershor 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një operacioni të përbashkët mes Policisë italiane, Shërbimit Qendror Operativ, Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, si dhe me ndihmën e ekspertëve të sigurisë italianë në Shqipëri dhe në Emiratet e Bashkuara.

Ekstradimi i tij përbën një hap të rëndësishëm në një proces hetimor të gjerë, gjatë të cilit janë arrestuar tashmë 12 persona, në datat 17 dhjetor 2024 dhe 4 prill 2025./Top Channel

The post Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano, ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim appeared first on Telegrafi.

Hajduti i jep mbrapsht orët me vlerë gjysmë milioni/ Turisti befasohet edhe me mesazhin që i le autori

28 June 2025 at 21:00

Denoncimi i turistit amerikan, i cili u grabit gjatë check-in-it në një hotel me pesë yje në Milano, ishte i detajuar: 4 ora me vlerë totale 600 mijë euro, AirPods, portofol, karta krediti, 600 dollarë dhe 300 euro cash. Një humbje e madhe, por 24 orë pas vjedhjes ndodhi kthesa e papritur. Hajduti ktheu çantën me gjithë përmbajtjen, duke e shoqëruar me një shënim që habiti të gjithë, përfshirë edhe viktimën: “Mbaji, janë fallco dhe nuk kishte para”.

Cila është e vërteta? Hetimet i kryen policia lokale, e cila ka ndaluar tashmë bashkëpunëtorin dhe është në ndjekje të një të dyshuari tjetër, i identifikuar falë kamerave të sigurisë dhe tashmë i njohur për autoritetet.

Vjedhja e orëve të shtrenjta që më pas u rikthyen pasi “ishin fallco”

Në orën 4:30 të mëngjesit më 27 qershor, një rojë sigurie gjeti një çantë shpine në hollin e hotelit në zonën e Stacionit Qendror. Ishte e njëjta çantë e vjedhur një ditë më parë nga një turist amerikan. Brenda saj kishte “një pjesë” të sendeve të raportuara si të vjedhura: 4 kronografë të markës Richard Mille, që sipas pronarit vlejnë 150 mijë euro secili. Por hajduti, me dorën e tij, shkroi në një shënim: “Janë fallco”. Dhe shtoi, duke mohuar deklaratën e viktimës: “Nuk kishte para”.

Një ditë më parë, policia lokale, e alarmuar nga stafi i hotelit për një person të dyshuar që po lëvizte në holl pranë bankës së check-in, duke vëzhguar klientët, ndaloi një 27-vjeçar francez që shërbente si ndërmjetës, ndërsa bashkëpunëtori i tij ishte larguar me çantën e mbushur me orë.

Kërkimet për personin që u largua me çantën nisën menjëherë. Me ndihmën e kamerave të sigurisë, hetuesit identifikuan një 19-vjeçar maroken me precedentë për vjedhje.

The post Hajduti i jep mbrapsht orët me vlerë gjysmë milioni/ Turisti befasohet edhe me mesazhin që i le autori appeared first on Sot News | Lajme.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Menaxhonin trafikun e drøgës në Milano/ Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

By: user 11
7 June 2025 at 19:08

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës mes Milanos dhe zonave përreth. Arrestimet u kryen në provincat Milano, Varese, Lecco dhe Cagliari nga karabinierët e stacioneve, në zbatim të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari i gjykatës së Milanos, pas kërkesës së prokurorisë lokale.

Katër të arrestuarit, me moshë midis 32 dhe 67 vjeç, me shtetësi italiane, marokene dhe shqiptare, akuzohen për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve, të cilat nisën që në mars të vitit 2024, u kryen pesë arrestime në flagrancë, ndërsa në fazën e parë, në nëntor të kaluar, u dha një urdhër paraburgimi për tre persona, raportohet në mediat italiane.

Përveç masave parandaluese, karabinierët bënë edhe një sekuestrim paraprak për vlerën prej 615,265 eurosh, që përfshin para në dorë, llogari bankare të lidhura me të dyshuarit, si dhe apartamente dhe prona luksoze në pronësi të tyre. Të arrestuarit u dërguan në burgjet San Vittore dhe atë të Cagliarit.

The post Menaxhonin trafikun e drøgës në Milano/ Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

By: user 6
6 June 2025 at 22:29

Bruno Megale është në krye të Shtabit të Policisë së Milanos prej rreth 1 viti. I lindur në Reggio Calabria në vitin 1966, Megale konsiderohet si një nga ekspertët më të mëdhenj të antiterrorizmit. Në fillim të karrierës së tij ai punoi për 10 vjet në Brescia dhe ishte drejtor i “Digos” në Milano, por edhe komisar policie në Caltanissetta, më i riu në Itali.

“Në Milano, gjithçka shitet”

“Grabitjet e mëdha apo sulmet politike terroriste të viteve ’70 dhe ’80, nuk ekzistojnë më”, – thotë Megale i intervistuar nga gazeta e përjavshme italiane “Famiglia Cristiana”. “Në këtë kontekst po shfaqen realitete të reja kriminale përveç ‘Ndranghetës, veçanërisht të fshehta, siç është mafia shqiptare” – thotë ai në intervistë.

“Milanoja është gjithashtu qyteti i 300 mijë studentëve universitarë që ndjekin 9 universitetet e pranishme, të barabarta me 17.8% të banorëve. Kjo do të thotë se nuk ka më vetëm 4 ose 5 zona për argëtim në mbrëmje siç kishte deri pak kohë më parë”.

Kjo sipas Megale bën që në Milano të “shitet gjithçka: kokainë, droga sintetike, pilula të të gjitha llojeve, droga etnike si shaboo, një metamfetaminë sintetike e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe shumë problematike. Edhe disa droga që kishin dalë nga moda, si heroina, po rikthehen”.

“Droga qarkullonte edhe në dy anët e stadiumit San Siro”

“Ka rrugë të ndryshme. Kur unë isha komisioner policie në Reggio Calabria mbaj mend që shpesh na është dashur të merremi me portin e Gioia Tauro, i cili përveç aktiviteteve normale tregtare funksiononte edhe si një qendër për mbërritjen e kokainës në dispozicion të ‘Ndranghetës. Në vitin 2023, u sekuestruan 23 ton kokainë në Kalabri. Natyrisht, jo të gjitha ishin të destinuara për në Itali, por kjo na tregon fuqinë e organizatës. Trafiku i drogës është ende motori ekonomik i krimit këtu në Milano.

Droga qarkullonte gjithashtu në dy anët e stadiumit San Siro, objekt i hetimeve tona të koordinuara nga Zyra e Prokurorit, rreth vrasjes së Bellocco, një figurë kryesore në ‘Ndrangheta. Hetime që çuan në dhjetëra arrestime. Baza e tifozëve ultras është dominuar nga këto grupe të cilët, përmes dhunës, kanë marrë përsipër të gjitha mundësitë e biznesit që ofronte vetë stadiumi”, – tha ai.

“Tani ‘Ndrangheta po lëviz edhe përmes kriptovalutave”

“Milano nuk është Gotham City: është një metropol kompleks, ku krimet, falë veprimit të përbashkët të policisë, po zvogëlohen. Nuk ka lagje ku policia nuk arrin, kontrolli i territorit është i përhapur. Mafia ka përfituar nga kriza e bizneseve tregtare për shkak të Covid për t’u futur në strukturën prodhuese përmes të ardhurave të mëdha të trafikut të drogës.

Ata kanë marrë dyqane, kanë blerë kompani në vështirësi, kanë depërtuar në shumë sektorë produktesh. Tani ‘Ndrangheta lëviz edhe përmes kriptovalutave. Në Shtabin e Policisë kemi një seksion të veçantë që heton këtë lloj trafikimi” – thotë ai. ©LAPSI.al

The post Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano appeared first on Lapsi.al.

Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano nuk shkon siç duhet, plagosen disa pasagjerë

By: Ardit
5 June 2025 at 16:51

Fluturimi i një avioni nga Berlini në Milano nuk ka shkuar siç duhet, pasi nëntë persona u plagosën pasi avioni u përball me turbulenca të forta. Pasagjerët iu thanë mediave se turbulenca ishte aq e fortë, sa pasagjerët u përplasën mbi çatinë e aeroplanit. “Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar në jetën time. Por […]

The post Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano nuk shkon siç duhet, plagosen disa pasagjerë appeared first on BoldNews.al.

“Po vij me paketë…”/ Grupi përdorte kode sekrete, por nuk i shpëtoi dot policisë! Si u kapën gjysmë kg drogë në parkim në Milano

By: D Marku
1 June 2025 at 18:16

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në një operacion policor që kishte nisur më parë, pasi akuzohen për trafik droge. Gjatë arrestimit, policia u gjeti dy të rinjve një sasi prej gjysmë kilogrami hashash gati për shitje. Aksioni u zhvillua në Milano, në zonën e Vermezzos.

Një 21-vjeçar me prejardhje shqiptare dhe një 24-vjeçar italian kryenin aktivitetin e tyre ilegal kryesisht në parkingjet e zonës. Në duart e policisë përfunduan 500 gramë hashash dhe 0.9 gramë kokainë. Njëri prej tyre mbante edhe një teh çelësi, pa asnjë arsye të justifikuar. Gjykata në Pavia konfirmoi arrestimet gjatë seancës së sigurisë. Autoritetet thanë se ky rast tregon për zhvillimin e trafikut të drogës në zonat e Abbiatense dhe Magentino. Fshati pranë Morimondos ka qenë prej vitesh një vend ku shpesh prisnin blerësit e drogës.

Një operacion i mëparshëm çmontoi një rrjet të madh që transportonte sasi të mëdha kokaine, marihuane dhe kanabisi nga Spanja drejt Italisë. Parkingu i restorantit “McDonald’s” në Magenta ishte një nga vendet kryesore ku bëhej shkëmbimi i parave, po ashtu edhe zona pranë rreth-rrotullimit Boffalora-Malpensa, sipas mediave italiane.

Personat e përfshirë përdornin fjalë të koduara për drogën, si “sanduiç” ose “paketë”. Në një bisedë të përgjuar, një i dyshuar tha: “Po kthehem nga Magenta me paketën e McDonald’s… sanduiçin”.

 

Një muaj më parë, katër persona të tjerë u arrestuan në Sedriano për çështje të lidhura me drogën. Në atë rast, një grua 36-vjeçare nga Brescia u ndalua gjatë një takimi për shkëmbim droge. Operacioni çoi në sekuestrimin e tetë kilogramëve hashash dhe rreth një kilogrami marihuanë.

The post “Po vij me paketë…”/ Grupi përdorte kode sekrete, por nuk i shpëtoi dot policisë! Si u kapën gjysmë kg drogë në parkim në Milano appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku dhe mjeku në Itali nën hetim për abuzim seksual me paciente

By: gaze tare
24 May 2025 at 10:19

Një rast tronditës ka shpërthyer në Milano, ku gastroenterologu 70-vjeçar Giovanni Sgroi, i cili njëkohësisht mban edhe postin e kryebashkiakut të Rivolta d’Adda, është vendosur në arrest shtëpiak me akuzat e dhunës seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve.

Hetimet, të nisura pas një denoncimi në maj nga një vajzë 24-vjeçare, zbuluan përmes përgjimeve dhe analizave mjekoligjore edhe tre raste të tjera të ngjashme, të grave të moshave 34, 36 dhe 43 vjeç. Sipas prokurorisë, abuzimet dyshohet se ndodhën gjatë kontrolleve mjekësore me ultratinguj në një klinikë private ku Sgroi ushtronte detyrën si drejtor mjekësor.

Autoritetet flasin për një model sjelljeje të përsëritur, ku mjeku përzinte pyetjet profesionale me ato intime, duke kaluar në veprime të papranueshme me natyrë seksuale ndaj pacienteve.

Në një rast të dokumentuar, pas një episodi të dyshuar, ai i tha sekretares së klinikës: “Jepi të voglës një zbritje”, një koment që rëndon edhe më tej profilin e sjelljes së tij.

Prokuroria thekson rrezikun që Sgroi të ndikojë në hetim ose të përsërisë veprën penale nëse lihet i lirë. Ai është hetuar edhe më parë, në vitin 2010, por pa pasoja ligjore.

The post Kryebashkiaku dhe mjeku në Itali nën hetim për abuzim seksual me paciente appeared first on iconstyle.al.

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

24 May 2025 at 08:46

Një rast tronditës është zbardhur nga autoritetet policore në Milano, ku gastroenterologu dhe njëherësh kryebashkiaku i Rivolta d’Adda (Kremona), 70-vjeçari Giovanni Sgroi, është vendosur në arrest shtëpiak, pasi akuzohet për dhunë seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve. Hetimet janë zhvilluar nga karabinierët dhe janë koordinuar nga Prokuroria e Milanos, pas një denoncimi të bërë në […]

The post Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, filmime të fshehta dhe abuzim…

8 May 2025 at 09:50

Një radiolog 71-vjeçar në pension dhe një 42-vjeçar tjetër janë vendosur në arrest shtëpiak me akuzën për përdhunim në grup, në Milano. Sipas hetimeve të kryera nga Karabinierët, që nga viti 2016, dy burrat kanë vendosur reklama online në të cilat ofronin role në “video promovuese për një klinikë”, duke u premtuar vajzave pagesë dhe mundësi për t’u bërë aktore. Në realitet, viktimat ishin joshur përmes mashtrimit dhe më pas ishin abuzuar gjatë vizitave të rreme mjekësore, të cilat përfshinin edhe filmime pa dijeninë e tyre.

Dyshja dyshohet se ka mashtruar dhe abuzuar seksualisht me vajza të shumta duke u shtirur si staf i një klinike të rreme gjinekologjike, që në fakt nuk ekzistonte. emri i supozuar i klinikës  u zbulua se të paktën 135 vajza kishin rënë pre e kësaj skeme. Nga këto, gjashtë vajza u nënshtuan vizitave të rreme dhe të paktën tre u kthyen për takime të përsëritura. Sipas gjykatës, disa viktima kuptuan natyrën e vërtetë të asaj që po ndodhte dhe refuzuan të vazhdonin, ndërsa për të tjera, ende nuk është e qartë nëse kontaktet vijuan në mënyra të tjera përtej email-it.

Abuzimet dyshohet se janë kryer në një ambient të marrë me qira në qendër të Milanos, i prezantuar si klinikë e ligjshme. Hetimet zbuluan se dy burrat vepronin në mënyrë të përsëritur për vite me radhë dhe se gjithçka ishte planifikuar në detaje. Përveç regjistrimeve të fshehta gjatë “vizitave”, ata frekuentonin edhe dhoma video-chati me përmbajtje të nxehtë dhe komunikonin me viktimat duke përdorur emra femërorë në email-e, duke pretenduar se në klinikë kishte mjeke gra.

Hetimi nisi në qershor 2024, pas një kallëzimi nga një vajzë e re. Autoritetet sekuestruan materiale kompjuterike që përmbanin prova të rënda, përfshirë video të dhunës seksuale dhe shumë regjistrime të tjera të ngjashme. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar të gjitha viktimat dhe për të sqaruar përmasat e plota të ngjarjes.

The post Arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, filmime të fshehta dhe abuzim… appeared first on Sot News | Lajme.

Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë

By: gaze tare
7 May 2025 at 17:22

Milano renditet si qyteti i dytë më i mirë në botë për t’u vizituar në këmbë, duke u pozicionuar menjëherë pas Mynihut, sipas një studimi të publikuar nga faqja australiane Compare the Market. Kjo renditje bazohet në disa kritere që favorizojnë turistët që preferojnë të shmangin përdorimin e makinës.

Ndër faktorët e vlerësuar janë: shtigjet e biçikletave, zonat për këmbësorë, afërsia me shërbimet bazë, siguria publike, si dhe kostoja e transportit publik. Milano spikat për numrin marramendës të shtigjeve të biçikletave, plot 1,941,010 kilometra, ndërkohë që 80% e banorëve jetojnë brenda një kilometri nga shërbime shëndetësore dhe arsimore.

Mynihu, i cili mban vendin e parë, ka 86% të popullsisë që jeton pranë zonave pa makina, ndërkohë që edhe pse transporti publik aty është ndër më të shtrenjtët në botë, është ndër më të sigurtët.

Në vendin e tretë renditet Varshava, e cila përfiton nga përmasat e vogla dhe transporti i përballueshëm, me një biletë ditore prej vetëm 3.50 euro. Gjithashtu, 74% e popullsisë së saj jeton pranë zonave të qeta pa makina.

Renditja e 10 qyteteve më të mira për të ecur në këmbë:

  1. Mynih (Gjermani)
  2. Milano (Itali)
  3. Varshavë (Poloni)
  4. Helsinki
  5. Paris
  6. Tokio
  7. Madrid
  8. Oslo
  9. Kopenhagen
  10. Amsterdam

Ndërkohë, në fund të renditjes ndodhen qytete si Johanesburgu, Patra, Dallas, Hjuston dhe Manila, të cilët konsiderohen më pak të përshtatshëm për këmbësorët, për shkak të mungesës së infrastrukturës, shtigjeve të pakta për biçikleta dhe niveleve të ulëta të sigurisë.

The post Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë appeared first on iconstyle.al.

Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë

By: D Marku
7 May 2025 at 17:33

Milano renditet si qyteti i dytë më i mirë në botë për t’u vizituar në këmbë, duke u pozicionuar menjëherë pas Mynihut, sipas një studimi të publikuar nga faqja australiane Compare the Market. Kjo renditje bazohet në disa kritere që favorizojnë turistët që preferojnë të shmangin përdorimin e makinës.

Ndër faktorët e vlerësuar janë: shtigjet e biçikletave, zonat për këmbësorë, afërsia me shërbimet bazë, siguria publike, si dhe kostoja e transportit publik. Milano spikat për numrin marramendës të shtigjeve të biçikletave, plot 1,941,010 kilometra, ndërkohë që 80% e banorëve jetojnë brenda një kilometri nga shërbime shëndetësore dhe arsimore.

Mynihu, i cili mban vendin e parë, ka 86% të popullsisë që jeton pranë zonave pa makina, ndërkohë që edhe pse transporti publik aty është ndër më të shtrenjtët në botë, është ndër më të sigurtët.

Në vendin e tretë renditet Varshava, e cila përfiton nga përmasat e vogla dhe transporti i përballueshëm, me një biletë ditore prej vetëm 3.50 euro. Gjithashtu, 74% e popullsisë së saj jeton pranë zonave të qeta pa makina.

Renditja e 10 qyteteve më të mira për të ecur në këmbë:

  1. Mynih (Gjermani)
  2. Milano (Itali)
  3. Varshavë (Poloni)
  4. Helsinki
  5. Paris
  6. Tokio
  7. Madrid
  8. Oslo
  9. Kopenhagen
  10. Amsterdam

Ndërkohë, në fund të renditjes ndodhen qytete si Johanesburgu, Patra, Dallas, Hjuston dhe Manila, të cilët konsiderohen më pak të përshtatshëm për këmbësorët, për shkak të mungesës së infrastrukturës, shtigjeve të pakta për biçikleta dhe niveleve të ulëta të sigurisë.

The post Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ 21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij

19 April 2025 at 09:51

Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës në qytetin italian Abbiategrasso, pranë Milanos. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.

Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. I riu, banor i zonës, jetonte shumë afër vendit ku u gjet i plagosur. Sipas autoriteteve, vendngjarja nuk mbulohet nga kamera sigurie, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.

Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth 40 minuta pas gjetjes së trupit: një 56-vjeçar denoncoi në polici se ishte sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur në të njëjtën rrugë, të cilët sipas tij, kanë tentuar t’i grabisin makinën. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod ka lidhje me vrasjen e të riut. Hetimet vazhdojnë intensivisht, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga dhuna dhe pasiguria në zemër të qytetit.

The post Tragjike/ 21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm i kuq në Itali, moti i ligë godet vendin – pamje që tregojnë përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm

17 April 2025 at 14:53

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të rëndë.

Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht nën ujin që buron, duke i kthyer kalimet në lumenj me rrjedhje të shpejtë.

Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë, me fusha që ngjajnë me liqene të mëdha dhe të qeta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raportohet se rajoni i Piemonte, në veri-perëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive në trafikun dhe shërbimet hekurudhore.

Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor ndaloi plotësisht.

Milano mbylli parqet e tij të qytetit për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta, dhe brigada e zjarrfikësve në kryeqytetin Romë u thirr në mbi 100 incidente.

Ndryshe, shiu më intensiv parashikohet të bjerë në tokën tashmë të mbushur me ujë, por ekspertët shpresojnë se fundjava do të sjellë një pushim. /Telegrafi/

The post Alarm i kuq në Itali, moti i ligë godet vendin – pamje që tregojnë përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm appeared first on Telegrafi.

Slow Mill dhe ditët e kulturës shqiptare në botë

14 April 2025 at 11:10

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Java e Dizajnit në Milano u mbyll me një sërë aktivitetesh që lidheshin edhe me kulturën shqiptare.

Krahas aktiviteteve të panairit ishin dhe ato të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano. Shqipëria u prezantua me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë, filma dhe aktivitete kulinarie.

Shef Sokol Prenga prezantoi platformën ‘Albchef2025’, një mjet që synon të vlerësojë, promovojë dhe lidhë shefat dhe profesionistët e sektorit HORECA me origjinë shqiptare në mbarë botën. Shqiptarë e të huaj kanë shijuar bimë, vajra, verëra dhe produkte gastronomike shqiptare të jashtëzakonshme.

Projektet e sjella nga qendra kulturore Slow Mill, patën mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë të programit “CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë”, për të zbuluar më të mirën e kulturës shqiptare.

/r.e/a.f/

The post Slow Mill dhe ditët e kulturës shqiptare në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌