Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Koçiu viziton mjekun e QSUT-së: Falë kujdesit të kolegëve të tij gëzon shëndet të plotë

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot mjekun anestezist-reanimator në QSUT, Amarold Balliu, i cili, siç bën me dije ministrja, “pak ditë më parë u përball me një sfidë të vështirë shëndetësore”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koçiu thekson se “falë përkushtimit, profesionalizmit dhe kujdesit të kolegëve të tij, sot ai gëzon shëndet të plotë”.

“Të uroj shërim të shpejtë e të plotë, doktor Amarold”, shkruan ministrja.

/a.f/r.e/

The post Koçiu viziton mjekun e QSUT-së: Falë kujdesit të kolegëve të tij gëzon shëndet të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti

By: Ela
11 June 2025 at 17:15

Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. […]

The post Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti appeared first on BoldNews.al.

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

24 May 2025 at 13:56

Një rast tronditës ka dalë në dritë në Milano, ku gastroenterologu dhe njëherësh kryebashkiaku i Rivolta d’Adda (Kremona), Giovanni Sgroi, 70 vjeç, është vendosur në arrest shtëpiak me akuzën e dhunës seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve.

Hetimet janë zhvilluar nga karabinierët dhe janë koordinuar nga Prokuroria e Milanos, pas një denoncimi të bërë në maj 2024 nga një paciente 24-vjeçare. Gjatë hetimeve, përmes përgjimeve telefonike, analizave mjeko-ligjore dhe kërkimeve të tjera, janë identifikuar edhe tre viktima të tjera, të moshave 34, 36 dhe 43 vjeç.

Sipas rindërtimit të bërë nga prokurorja Letizia Mannella dhe kolegia e saj Alessia Menegazzo, abuzimet dyshohet se kanë ndodhur gjatë ekzaminimeve me ultratinguj të barkut në Qendrën Mjekësore Specialiste Pozzuolo Martesana, një strukturë private ku Sgroi ushtronte aktivitetin dhe mbante postin e drejtorit mjekësor. Sipas dosjes hetimore, mjeku dyshohet se shfrytëzonte pozitën e tij për të kryer veprime me natyrë seksuale, duke e kthyer aktin mjekësor në një mjet për të cënuar integritetin fizik dhe psikologjik të pacienteve. Ai përdorte një modus operandi të përsëritur, ku përziente pyetje profesionale me pyetje personale pa asnjë bazë mjekësore, dhe në mënyrë të papritur kryente akte të papranueshme ndaj pacienteve.

Në një prej rasteve, sipas dëshmive të përfshira në urdhrin e arrestit, pas një abuzimi të dyshuar ndaj një pacienteje të re, Sgroi i është drejtuar sekretares së qendrës me fjalët: “Jepi të voglës një zbritje”, duke shtuar edhe më shumë në peshen e dyshimeve për qëndrimin e tij ndaj viktimave.

Gjykatësja hetuese Sara Cipolla, e cila ka firmosur masën e arrestit shtëpiak, vlerëson se ekziston rrezik real për manipulim të provave dhe mundësi që mjeku të kryejë vepra të tjera të ngjashme nëse lihet i lirë. Kujtojmë se Sgroi ka qenë subjekt hetimesh edhe më parë, në vitin 2010, nga Prokuroria e Bergamos, por çështja u mbyll atëherë pa pasoja penale.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të pacientëve që kanë kaluar nëpër duart e mjekut gjatë viteve të punës së tij, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e viktimave të tjera. Autoritetet kanë bërë l Lthirrje publike për denoncim, nëse ka persona të tjerë që mund të kenë qenë viktimë e sjelljeve të ngjashme nga Giovanni Sgroi.

The post Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku appeared first on Sot News | Lajme.

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

24 May 2025 at 08:46

Një rast tronditës është zbardhur nga autoritetet policore në Milano, ku gastroenterologu dhe njëherësh kryebashkiaku i Rivolta d’Adda (Kremona), 70-vjeçari Giovanni Sgroi, është vendosur në arrest shtëpiak, pasi akuzohet për dhunë seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve. Hetimet janë zhvilluar nga karabinierët dhe janë koordinuar nga Prokuroria e Milanos, pas një denoncimi të bërë në […]

The post Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet appeared first on BoldNews.al.

Durrës – I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

By: Ela
22 May 2025 at 12:33

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj një mjeku për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje 54-vjeçare gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Mjeku që ka kryer këtë ndërhyrje quhet Ilir Shani, ish-shef i shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe pronar i klinikës private ‘Villa Alba’ ku ka ndodhur ngjarja tragjike. Sipas […]

The post Durrës – I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor appeared first on BoldNews.al.

Mjeku bën paralajmërimin e frikshëm: Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë do të…

20 May 2025 at 15:23

Mjeku okulist Rubin Topi i ftuar në emisionin e “Shije Shtëpie”, foli për miopinë, (uljen e shikimit) tek njeriu.

Ai u shpreh se në vitet e fundit është parë një tendencë në rritje për të miopisë, për këtë ai renditi dy faktorët kryesorë: gjenetikën dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ekran. Gjithashtu mungesa e dritës natyrale kishte një përqindje të lartë ndikimi në uljen e nivelit të shikimit.

Rubin Topi paralajmëroi se në bazë të studimeve është parashikuar se deri në vitin 2050 më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë probleme me miopinë.

“Mendohet që deri në 2050-ën më shumë se gjysma e popullsisë globale do ketë probleme me miopinë. Eksitojnë dy realitete të miopisë, mund të jetë e lindur, ku gjasat që fëmijë të ketë miopi, nëse prindërit kanë miopi është 60% dhe ulet nëse e ka vetëm njëri pa prindërit. Por mund të jetë edhe e fituar, sepse ndoshta prindërit e kanë mësuar që të rrijë me celular në dorë ose me tablet qysh në moshë shumë të njomë dhe automatikisht e bashkuar kjo, sepse në vitet e fundit studimet janë thelluar në këtë fushë duke bërë një problem shumë të madh aktualisht për shëndetin publik global dhe këto studime të thelluara kanë dhënë rezultat.

Nuk është vetëm qëndrimi nga afër me pajisje digjitale, por është edhe mungesa e dritës natyrale dhe kjo është një e re shumë e rëndësishme. Qasja në ambient me dritë natyrale. Me të vërtet ky fëmijë mund të rrijë me tablet apo me telefon gjithë ditën, por në përgjithësi kjo është e bashkëshoqëruar me qëndrimin në një ambient të mbyllur”, u shpreh okulisti.

The post Mjeku bën paralajmërimin e frikshëm: Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë do të… appeared first on Sot News | Lajme.

Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri

26 April 2025 at 11:46

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy persona, një mjek dhe një infermier, për akuzat e “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës” pas dyshimeve për shkelje të protokolleve mjekësore në lidhje me lëshimin dhe dhënien e medikamentit “Metadon”.

Hetimet e Prokurorisë së Fierit zbuluan se mjeku me iniciale L.B., një toksikolog, ka lëshuar një recetë për përdorimin e “Metadonit” për një person që pretendonte se ishte përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e duhura dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.

Po ashtu, infermieri me iniciale E.M., i cili punon në Sektorin e Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, ka dhënë dyfishin e sasisë së përcaktuar të “Metadonit” një pacienti, duke shkelur protokollin mjekësor dhe pa kartelë mjekësore për këtë person, gjithashtu përfitues i përfitimeve material. Prokuroria vijon hetimet, ndërsa çështja pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit.

The post Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri appeared first on Sot News | Lajme.

Gjërat që vetëm mjekët i kuptojnë: Nga rutina e çmendur, te “humori i zi”

By: gaze tare
25 April 2025 at 15:52

Të jesh mjek nuk është thjesht një profesion – është një mënyrë jetese. Nga orët pa fund në spital, tek situatat që sfidojnë mendjen dhe ndjenjat, ka disa përvoja që vetëm ata që veshin përditë bluzën e bardhë i kuptojnë vërtet.

1. Oraret nuk ekzistojnë realisht
“Turni mbaron në 16:00” – në teori. Në praktikë, një pacient urgjent, një raport shtesë, ose një komplikacion pas operacionit e zgjat “pak” deri në mbrëmje. Mjekët rrallë dinë çfarë është një orar fiks.

2. Pushimi i drekës? Kafeja është vakti i ditës
Jo rrallë, një kafe e ftohur tre orë më parë bëhet shpëtim. Shumë mjekë “hanë” në këmbë dhe shpesh e kuptojnë që janë të uritur… kur turni ka mbaruar.

3. Humori i zi nuk është mungesë ndjeshmërie – është mekanizëm mbijetese
Nga jashtë mund të duket cinik, por për mjekët, humori i errët është një mënyrë për të përballuar stresin, lodhjen dhe ndonjëherë – realitetin e dhimbshëm të jetës dhe vdekjes.

4. “Doktor, kam vetëm një pyetje të shpejtë…”
Edhe kur janë jashtë spitali, shumë mjekë “nuk shpëtojnë dot”. Në darka familjare, festa apo rrugës për në dyqan – gjithmonë ka dikë që ka një shqetësim “të vogël”.

5. Vlerësimi real nuk është gjithmonë falënderimi
Ata nuk kërkojnë duartrokitje – ndonjëherë një fjalë falënderimi nga pacienti ose përmirësimi i gjendjes së tij është shpërblimi më i madh.

6. E kuptojnë rëndësinë e çdo momenti
Kur punon në një ambient ku jeta dhe vdekja janë kaq pranë, mëson të vlerësosh edhe momentet më të vogla. Edhe një buzëqeshje e një pacienti pas një ndërhyrjeje të vështirë ka një peshë të jashtëzakonshme.

7. E dinë që nuk janë “superhero” – por për disa pacientë janë
Edhe pse ndihen të rraskapitur, të pafuqishëm ose të mbingarkuar – kur dikush u thotë “më shpëtove jetën”, çdo lodhje zbutet. Sepse mjekësia, në fund të ditës, është mision.

The post Gjërat që vetëm mjekët i kuptojnë: Nga rutina e çmendur, te “humori i zi” appeared first on iconstyle.al.

BERLIN – Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve

16 April 2025 at 17:57

BERLIN, 16 prill /ATSH/- Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij – duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse, sipas BBC.

Prokurorët në Berlin kanë akuzuar 40-vjeçarin se i ka vënë zjarrin shtëpive të disa prej viktimave të tij të dyshuara – për të mbuluar gjurmët.

Ai dyshohet se ka vrarë 12 gra dhe tre burra midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, megjithëse prokurorët kanë thënë se besojnë se totali i tyre mund të rritet.

“Mjeku, i cili nuk është emëruar për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani, nuk i ka pranuar akuzat”, thanë prokurorët.

Ai akuzohet se ka përdorur anestezi dhe një relaksues muskulor ndaj pacientëve të tij – pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

“Relaksuesi paralizon muskujt e frymëmarrjes, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutash”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Ai ka punuar në disa lande gjermane, dhe mosha e pacientëve të vrarë varion nga 25 deri në 94 vjeç.

Gjithashtu, pretendohet se i dyshuari i ka vënë zjarrin banesave të viktimave të tij – të supozuara për të mbuluar vrasjet në pesë raste të ndryshme.

I dyshuari akuzohet për vrasjen e dy pacientëve në një ditë të vetme në korrik 2024 – një burrë 75-vjeçar në shtëpinë e tij në qendër të Berlinit dhe një grua 76-vjeçare në një lagje fqinje “disa orë më vonë”.

Prokurorët thanë se mjeku ishte përpjekur t’i vinte zjarrin shtëpisë së gruas, por nuk ia kishte dalë.

Mjeku, fillimisht dyshohej se kishte vrarë katër persona nën kujdesin e tij – kur u arrestua në gusht 2024 – por hetimet zbuluan vdekje të tjera të dyshimta, me më shumë zhvarrosje të viktimave të mundshme. //a.i/

 

The post BERLIN – Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli sulmon hyrjen e një spitali në Gazë, vritet një mjek

15 April 2025 at 18:32

Një sulm ajror nga Izraeli goditi hyrjen e një spitali në Rripin e Gazës të martën, duke vrarë një punonjës mjekësor dhe duke plagosur nëntë persona të tjerë, tha një zëdhënës i spitalit.

Sulmi goditi Spitalin Kuvajtian në zonën Muwasi, ku qindra mijëra persona kanë kërkuar strehim në kampe të mëdha me çadra. Të plagosurit ishin të gjithë pacientë dhe punonjës shëndetësorë, dhe dy prej pacientëve ishin në gjendje kritike pas sulmit, tha zëdhënësi i spitalit, Saber Mohammed.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar raportimet për këtë zhvillim deri më tani.

Të martën, një zëdhënës i Hamasit tha se sulmet kishin shkaktuar humbje të kontaktit me njësinë që ruante pengun izraelito-amerikan, Edan Alexander.

Hamasi tha se vendi ku mbahej Alexander ishte shënjestruar gjatë sulmit dhe se po përpiqeshin të lidhnin sërish kontakt.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahum përsëriti kundërshtimin e tij ndaj shtetësisë palestineze gjatë një telefonate me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte deklaruar se Franca synon ta njohë shtetin palestinez më vonë këtë vit.

Në telefonatën me Macron, Netanyahu tha se krijimi i një shteti palestinez do të ishte “një shpërblim i madh për terrorizmin” dhe do të sillte një entitet të udhëhequr nga militantët vetëm disa kilometra larg nga qytetet izraelite.

Në një deklaratë të tij të publikuar në X, Macron bëri thirrje për një armëpushim tjetër, lirimin e pengjeve dhe rifillimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Gaza, të cilat Izraeli i ka bllokuar për më shumë se një muaj. Ai nuk përmendi njohjen e shtetit palestinez.

Macron tha javën e kaluar se Franca duhet të synojë të njohë një shtet palestinez deri në qershor, kur do të bashkë-organizojë një konferencë ndërkombëtare me Arabinë Saudite për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.

Ushtria izraelite ka goditur dhe ka bastisur spitale disa herë gjatë luftës 18-mujore, duke akuzuar militantët e Hamasit për strehim në to ose përdorim të tyre për qëllime ushtarake. Stafi spitalor i ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar Izraelin për rrezikim të civilëve dhe shkatërrim të sistemit shëndetësor të Gazës.

Të dielën, Izraeli goditi spitalin e fundit të madh që ofronte shërbime të rëndësishme shëndetësore në veri të Gazës pas urdhrit për evakuim. Një pacient vdiq gjatë evakuimit, dhe goditja dëmtoi rëndë dhomën e urgjencës, farmacitë dhe ndërtesat përreth, sipas Spitalit Al-Ahli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli sulmon hyrjen e një spitali në Gazë, vritet një mjek appeared first on Euronews Albania.

Mjeku i Harvardit paralajmëron për pilulat e njohura që rrisin rrezikun e demencës

By: gaze tare
6 April 2025 at 20:51

Mjeku dhe kryeredaktori i Harvard Health Letter, Anthony Komaroff, flet në artikullin e tij për shqetësimin e shkaktuar nga antihistaminet dhe medikamentet e tjera antikolinergjike, të cilat përdoren gjerësisht për të trajtuar probleme të tilla si alergjitë, pagjumësia, mosmbajtja e urinës, të përzierat ose sëmundja e Parkinsonit.

Barnat antikolinergjike janë ato që bllokojnë acetilkolinën, një kimikat specifik në tru që është përgjegjës për kujtesën dhe të menduarit. Antihistaminet, të cilat shpesh merren për të trajtuar alergjitë, i përkasin kësaj klase barnash. Teoria është se marrja e këtyre barnave mund të ndikojë negativisht në funksionin e trurit, duke shkaktuar inflamacion ose duke ndërhyrë në proceset që lidhen me kujtesën, duke rritur kështu rrezikun e zhvillimit të demencës.

Paralajmërimi i Dr Komaroff vjen vetëm disa javë para fillimit të sezonit të alergjive sezonale që zakonisht fillon me ardhjen e pranverës. Vihet re se afërsisht një në katër vuan nga riniti alergjik dhe shumë prej tyre i drejtohen ilaçeve antihistamine, tabletave ose sprajeve për lehtësim.

Edhe pse disa studime kanë sugjeruar se medikamentet antikolinergjike mund të rrisin rrezikun e demencës, ka të tjerë që nuk tregojnë asnjë lidhje, kështu që rezultatet, deri më sot, janë të përziera siç shpjegon Dr Komaroff për çështjen përçarëse. Siç shpjegon ai, studimet e disponueshme nuk janë të plota, pasi kryerja e një studimi plotësisht të saktë do të duhej, për shembull, të bëhet në çifte binjake që do të ndjekin trajtime të ndryshme për 60 vjet, gjë që është praktikisht e pamundur.

Sugjerimi i mjekut

Edhe pse nuk ka prova të qarta që antihistaminet rrisin rrezikun e demencës, Dr. Komaroff sugjeron të tregoheni të kujdesshëm me përdorimin e tyre. Ai këshillon që të peshoni përfitimet e lehtësimit të simptomave të alergjisë me rreziqet e mundshme për shëndetin afatgjatë të trurit dhe të merrni, gjithmonë në lidhje me rekomandimin e mjekut tuaj, vendimin më të dobishëm.

Së fundi, marrja e dozës më të ulët të mundshme mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm për të zvogëluar rrezikun tuaj. Dr Komaroff paralajmëron se barnat antikolinergjike nuk duhet të merren në doza të mëdha ose për periudha të gjata kohore.

The post Mjeku i Harvardit paralajmëron për pilulat e njohura që rrisin rrezikun e demencës appeared first on iconstyle.al.

U kthye pas studimeve në Itali për Logopedi, Rama: Shqipëria, mundësi për të bërë karrierë në të gjitha profesionet

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Serxhio Pecaku pasi përfundoi studimet në Itali për Logopedi në terapitë neurologjike vendosi të kthehej në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shembullin e Pecakut, i cili ka sjellë në Shqipëri gjithë kulturën e logopedisë italiane përmes themelimit të tre klinikave që kanë marrë emrin Umano Felice.

‘Në këto klinika Serxhio bashkëpunon me specialistët më të mirë vendas e të huaj. Ai është i bindur se Shqipëria ka shumë mundësi për të bërë karrierë në të gjitha profesionet, dhe mbetet zgjedhja më e mirë që mund të bëjnë të rinjtë”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, Pecaku tha se “në vitin 2018 kam nisur studimet në Itali kam bërë një specializim në ndërhyrjet logopedike për fëmijët dhe adultët. Një master i nivelit të pare. Mendova pse të mos sjell të gjithë kulturën e logopedisë italiane në vendin tim. Sot jam themelues i tre klinikave “Umano felice””.

“Janë tre klinikat nga më të njohurat ku me bashkëpunëtorë vendas e të huaj japim një shërbim maksimal. Është shumë e qartë dhe e dukshme që Shqipëria gjatë gjithë viteve të fundit ka ndryshuar pa masë. Jo pa qëllim edhe unë duke parë zhvillimet e kohëve të fundit që janë bërë atëherë mendova pse të mos jem në Shqipëri dhe ta bëj këtë gjë këtu”, tha Pecaku.

Pecaku u shpreh se “tani janë italianët që punojnë në Shqipëri, janë ata të cilat kanë sjëllë kulturën e tyre në klinikën “Umano Felice”.

Pecaku i bëri thirrje të rinjve të kthehen e të punojnë në Shqipëri.

“Ndaj sot ju ashtu si edhe unë duhet të vini të jetoni dhe punoni aty ku keni zemrën në Shqipëri”, tha Pecaku. /k.s/j.p/

The post U kthye pas studimeve në Itali për Logopedi, Rama: Shqipëria, mundësi për të bërë karrierë në të gjitha profesionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një mjek zbulon 8 sekrete që sjellin lumturi të vërtetë

By: gaze tare
5 March 2025 at 18:37

Lumturia nuk është një ndjenjë kalimtare, por një aftësi që mund ta zhvilloni, argumenton Dr. Rangan Chatterjee, mjek britanik, autor, prezantues televiziv dhe podkaster. Mjeku i njohur shpjegon se shumë njerëz presin të gjejnë lumturinë në një moment të jetës së tyre, por në realitet është diçka që mund ta kultivojnë vetë përmes zakoneve specifike të përditshme. Me librin e tij të ri, Dr. Chatterjee zbulon tetë hapat kryesorë për të jetuar një jetë më të lumtur dhe më të ekuilibruar. Këtu janë këshillat e tij se si edhe ju mund të rrisni kënaqësinë tuaj me jetën.

1. Punoni për lumturinë tuaj

Dr. Chatterjee shpjegon se lumturia varet nga tre elementë kryesorë. Së pari, të jetosh dhe të sillesh sipas vlerave të tua. Së dyti, kënaqësia, e cila vjen nga aktivitetet që sjellin paqe dhe gëzim. Dhe së treti, aftësia për të krijuar rutina që ju japin një ndjenjë stabiliteti. Zakonet e thjeshta, si shkrimi i disa mendimeve në ditarin tuaj ose bërja e disa minutave joga, mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

2. Shtoni momente të lumtura në jetën tuaj të përditshme

Lumturia nuk vjen vetëm nga sukseset e mëdha, por edhe nga momentet e vogla të përditshme. Aktivitetet si kërcimi, hobi juaj i preferuar, apo edhe disa minuta të qeshura me sitcom-in tuaj të preferuar mund të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen tuaj.

3. Mos kini frikë të jeni vetvetja

Nevoja për pranim ju shtyn ndonjëherë të përshtatni sjelljen tuaj me pritshmëritë e të tjerëve. Por, siç shpjegon Dr. Chatterjee, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj mendor. Duke mësuar të thoni “jo” dhe duke pranuar se nuk mund t’i kënaqni të gjithë, ju fitoni më shumë kohë dhe energji për atë që ka vërtet rëndësi për ju.

4. Përdorni frymëmarrjen tuaj për të reduktuar stresin

Një ushtrim i thjeshtë frymëmarrjeje i sugjeruar nga Dr. Chatterjee për të reduktuar stresin është teknika 3-4-5. Merrni frymë për 3 sekonda, mbajeni frymën për 4 sekonda dhe nxirrni frymën për 5 sekonda. Kjo teknikë ndihmon në rregullimin e sistemit nervor, duke reduktuar stresin dhe duke përmirësuar përqendrimin tuaj.

5. Kushtojini kohë vetes

Angazhimi i vazhdueshëm me celularët dhe rrjetet sociale na largon nga vetja. Dr. Chatterjee thekson rëndësinë e vetmisë, qoftë edhe për disa minuta në ditë, për të kuptuar më mirë mendimet dhe ndjenjat tuaja. “Unë mendoj se një nga praktikat më të rëndësishme për secilin prej nesh në 2025, pavarësisht nëse po flisni për shëndetin, lumturinë ose marrëdhëniet, është një praktikë e përditshme e vetmisë.” “Duhet të kesh kohë me veten çdo ditë”, komenton ai.

6. Dy pyetje që ndryshojnë jetën
Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë mirëqenien tuaj është të vlerësoni veten përmes dy pyetjeve çdo natë, siç sugjeron Dr. Chatterjee: “Çfarë shkoi mirë sot?” » dhe « Çfarë mund të bëj ndryshe nesër? ».

Kjo praktikë ndihmon në kultivimin e vetëdijes, pasi ju inkurajon të mendoni për gjërat pozitive dhe fushat për përmirësim çdo ditë, dhe në fund të përmirësoni cilësinë e përgjithshme të jetës suaj.

7. Kuptoni zakonet tuaja
Në vend që të përqendroheni vetëm në ndalimin e zakoneve jo të shëndetshme, është më e dobishme të kuptoni se çfarë ju çon drejt tyre. Për shembull, nëse hani tepër kur jeni të stresuar, mund të gjeni mënyra alternative për t’u çlodhur, si për shembull të dëgjoni muzikë ose të bëni një shëtitje.

8. “Shtyjeni veten” pak
Jeta moderne na ofron rehati, por mungesa e sfidave fizike dhe mendore na ka bërë më pak elastik. Sfidat e vogla në jetën tuaj të përditshme, si një dush i ftohtë ose zgjedhja e shkallëve në vend të ashensorit, mund të rrisin besimin tuaj dhe t’ju bëjnë më të fortë.

The post Një mjek zbulon 8 sekrete që sjellin lumturi të vërtetë appeared first on iconstyle.al.

Erion Dasho, një mjek nga diaspora në primaret e Partisë Demokratike

By: Oldi
22 February 2025 at 12:57

Dr. Erion Dasho, një mjek me përvojë ndërkombëtare që ka ndërtuar një karrierë të gjatë në Gjermani dhe vende të tjera europiane, i është bashkuar garës së primareve të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit. Përmes kësaj kandidature, ai synon të sjellë eksperiencën e tij në sistemet shëndetësore të zhvilluara dhe të kontribuojë në forcimin […]

The post Erion Dasho, një mjek nga diaspora në primaret e Partisë Demokratike appeared first on BoldNews.al.

Virozat, Alimehmeti: Vetëm për rastet më të rënda, qytetarët të shkojnë tek mjeku

By: Oldi
7 February 2025 at 17:15

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, i ftuar në Programin e drekës në News 24 foli për virozat e stinës. Alimehmeti tha se shqiptarët duhet ta kthejnë kulturë që edhe kur janë me grip dhe nuk ndihen mirë, të shkojnë tek mjeku. Sipas tij, mundësitë janë tepër të pakta, por ka edhe raste vdekjesh nga gripi. Ai […]

The post Virozat, Alimehmeti: Vetëm për rastet më të rënda, qytetarët të shkojnë tek mjeku appeared first on BoldNews.al.

Situata virale në Durrës: Mbi 500 vizita në 24 orë, të rritur dhe fëmijë

By: Oldi
4 February 2025 at 16:00

Pjesa dërrmuese e pacientëve që paraqiten në urgjencën e përgjithshme dhe atë pediatrike të spitalit të Durrësit, nuk kanë nevojë për shërbim të specializuar, por serish qytetarët dynden në dyert e spitalit. Mjekët gjithashtu apelojë që të shmangen antibiotikët pa recetën e mjekut si dhe kontaktin e parë ta kenë me mjekun e familjes. Spitali […]

The post Situata virale në Durrës: Mbi 500 vizita në 24 orë, të rritur dhe fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Ky është profesioni që tashmë konsiderohet më tërheqës

By: D Marku
30 January 2025 at 16:30

Sipas hulumtimeve të reja, profesionet e kujdesit shëndetësor konsiderohen si fusha më e dëshirueshme për ata që kërkojnë dashuri – duke kombinuar inteligjencën dhe mirësinë.

Sondazhi i 1000 meshkujve beqarë dhe 1000 femrave beqare synonte të zbulonte se cilat karriera konsiderohen tërheqëse për partnerët dhe cilat janë më të përshtatshmet për takime.

Të dy burrat dhe gratë ranë dakord se ata në kujdesin shëndetësor janë partnerët më të mirë (29%) dhe, kur ndahen sipas profesioneve specifike, 26% e të anketuarve thanë se mjekët janë karriera më tërheqëse për një partner, ndërsa infermierët renditen në vendin e tretë (22%).

Ndërsa karriera në arsim u rendit e dyta më tërheqëse në përgjithësi (23%), meshkujt kishin më shumë gjasa të gjenin një mësuese femër më të dëshirueshme si partnere sesa femrat mësues meshkuj (28% kundrejt 19%).

Juristët (24%), shkencëtarët (16%), farmacistët (15%) dhe karriera teknologjike (14%), si zhvilluesit e uebit ose softuerëve, renditen gjithashtu ndër punët kryesore që konsiderohen më tërheqëse dhe në të dy gjinitë.

I kryer nga Talker Research në emër të The League, sondazhi jo vetëm që shqyrtoi karrierat më të dëshirueshme për vitin 2025, por gjithashtu punoi për të eksploruar se si karriera – dhe gjithçka që vjen me to – ndikon në jetën e beqarëve.

The post Ky është profesioni që tashmë konsiderohet më tërheqës appeared first on Albeu.com.

Mjekë të rremë për preparatin kundër parazitëve dhe papilomave

15 January 2025 at 12:00

Pretendimi: Mjeku këshillon preparatin që largon parazitët dhe papilomat në trup

Verdikti: E pavërtetë

Produktet që shiten online me efekte çudibërëse na shoqërojnë në pjesën më të madhe të portaleve të lajmeve. Një prej këtyre suplementëve është i pamundur që të evitohet njësoj si parazitët që premton të largojë.

Mbani mend papilomat, janë shenjë e rrezikut”, thuhet në krye të artikullit që përshkruan produktin dhe e shfaq si alternativë për t’u shëruar nga parazitët apo simptoma të tjera.

Ky produkt, i reklamuar si një “ndihmës” për luftën kundër paraziteve në trup, po shitet duke përdorur një emër të rremë të një mjeku, për të krijuar besueshmëri dhe për të manipuluar konsumatorët.

Në artikull, mjeku që reklamon preparatin quhet Jusuf Reka,duke u shfaqur si një mjek i “nderuar”. Megjithatë, pas një hetimi të thjeshtë, rezulton që nuk ka asnjë mjek të regjistruar me këtë emër në listën zyrtare të mjekëve në Shqipëri.

Për më tepër, në intervistën me mjekun që prezantohet në këtë faqe, mjekut Reka i ndryshohet mbiemri në “z. Reci”, çka është një tjetër dëshmi e faktit që emri është jo i saktë.

Kjo është një metodë tipike mashtrimi, e cila përdoret për të rritur besueshmërinë e produktit duke u mbështetur në një figurë autoritare që nuk ekziston.

Konfirmimi që papilomat (lythat) janë një pasojë e pranisë së paraziteve në trup është gjithashtu një pretendim i pavërtetë. Papilomat shkaktohen kryesisht nga Human Papillomavirus (HPV), një virus që stimulon rritjen e shpejtë të qelizave në lëkurë, duke çuar në formimin e lythave. Për më tepër, pirja e duhanit dhe ekspozimi i lëkurës ndaj diellit janë gjithashtu faktorë të njohur që mund të kontribuojnë në zhvillimin e papilomave.

Kjo përpjekje për të lidhur papilomat me parazitët është një tentativë për të shitur produktin në mënyrë të pavërtetë dhe të pasigurt, duke krijuar frikë tek konsumatorët dhe duke i manipuluar ata për të blerë një produkt që nuk ka asnjë bazë shkencore për të trajtuar këtë problem.

Produktet që shiten me metoda të dyshimta dhe që përdorin mjekë të rremë për të mbështetur pretendimet e tyre, duhet të shihen me skepticizëm nga lexuesit dhe duhet të konsultohen me profesionistë të vërtetë të shëndetit.

The post Mjekë të rremë për preparatin kundër parazitëve dhe papilomave appeared first on Faktoje.al.

Shtohet fluksi në Sanatorium/ Pneumologët: Konsultohuni me mjekun nëse viroza zgjat mbi pesë ditë

By: lia rda
13 January 2025 at 15:38

Vala e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes nuk ka arritur ende kulmin. Ndërkohë tek shumë të sëmurë viruset në qarkullim kanë shkaktuar prekje të mushkërive. Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë mjekët thonë se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është rritur. Po ashtu dhe të shtruarit në spital. Virozat në qarkullim sipas bluzave të bardha kanë rënduar e dhe shëndëtin të sëmurëve kronikë.

“Ka fluks lehtësisht të shtuar.  Akoma nuk jemi në pikun e viteve të tjera, por ka një fluks të shtuar.  Në rutinën e punës tonë të përditshme, ne marrim kampione që dërgohen në ishp të cila pas vlerësimeve, akoma nuk kemi  raste me metapenumovirus tek të sëmurët e këtij spitali, janë viroza stionore, gripi dhe adenoviurse.  Normalisht ne jemi në kufij të kapacieteteve, jo të gjithë janë me pneumoni se kemi ngarkesa të ndryshme të të sëmurëve, ka një rritje të lehtë si pasojë e komplikacioneve të virozave.

Nëse jeni prekur nga një virozë dhe shëndeti nuk po ju përmirësohet as pas pesë ditësh pneumologët këshillojnë konsultë mjekësore”, pneumologu Serxho Golgota,

Ne javën e parë te janarit sipas Institutit të Shëndetit Publik në spitale dhe qendra shëndetësore kanë kërkuar ndihmë  rreth 11 mijë persona.  Epidemiologët mendojnë se numri i të sëmurëve është më i lartë pasi jo të gjithë i drejtohen mjekut./abcnews.al

Mjeku Tritan Kalo viktimë e marketingut abuzues online

By: FAKTOJE
13 January 2025 at 13:51

Pretendimi: Shpërthim në apartamentin e mjeku Tritan Kalo pasi zbuloi mjekimin çudibërës  

Verdikti: E pavërtetë

Në artikuj të shpërndarë online pretendohet për një shpërthim në apartamentin e mjekut të njohur Tritan Kalo.

Skandal në Shqipëri: Shpërthim në apartamentin e mjekut Tritan Kalo trondit vendin!”- është ky titulli i shkrimit të shpërndarë online.

Për ta bërë të besueshme këtë lajm, është përdorur një foto e shkëputur nga një transmetim i televizionit shqiptar A2 CNN, duke shfrytëzuar edhe imazhin e gazetares Loneta Progni. Ky postim i ndarë 7 janar në Facebook ka marrë mbi 24 mijë shikime në orët e para të publikimit.

Më tej në shkrim pretendohet se Kalo sugjeron një preparat për pastrimin e enëve të gjaku dhe për këtë arsye është bërë objekt i sulmeve. “Mjeku Tritan Kalo, i cili vitet e fundit ka folur hapur kundër industrisë farmaceutike, deklaroi se jeta e tij është rrezikuar për shkak të zbulimeve të tij revolucionare mbi pastrimin e enëve të gjakut”.

Burimet zyrtare nuk kanë njoftuar për një sulm të tillë ndaj mjekut Tritan Kalo. Ajo që vihet re menjëherë në këtë shkrim dhe që të bën të dyshosh për vërtetësinë e tij është fakti se mjeku Kalo nuk është kardiolog, por infeksionist. Veç kësaj, që prej vitit 2023, mjeku Kalo ka dalë në pension dhe sipas komunikimeve të tij është zhvendosur të jetojë në Kanada.

Më tej në artikull ka një sërë gabimesh të tjera, ku shpesh shkruhet në disa raste një tjetër emër për mjekun Kalo dhe artikulli nuk është gjë tjetër veçse një përkthim i dobët.

Duket se kemi të bëjmë me një lajm të montuar për të tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe njëkohësisht bërë më të besueshëm marketingun për produktin që premten pastrimin e enëve të gjakut.  

Pas sinjalizimeve në rrjet mjeku Kalo është detyruar që të sqarojë miqtë dhe ndjekësit e tij në Facebook se gëzon shëndet të plotë dhe se është bërë viktimë e skemave abuzuese.

The post Mjeku Tritan Kalo viktimë e marketingut abuzues online appeared first on Faktoje.al.

❌
❌