Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

12 July 2025 at 09:16

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten kryebashkiakët socialistë, duke i urdhëruar ata publikisht që të shkarkojnë të gjithë administratorët e njësive vendore në varësi të tyre, një akt që shihet nga ekspertët dhe opozita si një hap tjetër i shkeljes së autonomisë vendore. “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen […]

The post “Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Seanca/ Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

By: V K
26 June 2025 at 11:10

Këtë të enjte, në nisje të seancës parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ngriti shqetësimin e shtyrjes së raportimi në Kuvend të institucioneve të pavarura, për në legjislaturën e re.

Bardhi tha se kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe sipas tij, shtyrja e raportimeve është bërë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim

“Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve . Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër.

Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit”, tha Bardhi.

The post Seanca/ Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq

31 May 2025 at 10:44

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 13 persona, përfshirë 10 zyrtarë të institucioneve mjedisore, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe lejuar ushtrimin e aktiviteteve të kompanive në shkelje të lejeve mjedisore.

Hetimet kanë çuar në zbulimin e një skeme të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, që përfshinte bashkëpunimin mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë.

Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, janë administruar prova materiale dhe fotografike, si dhe janë marrë deklarime nga të dyshuarit. Pas analizës së të dhënave, u konstatua se subjekti “V.R. Shpk” ka përfituar mbi 30 tendera gjatë periudhës 2017-2022 duke përdorur pajisje të falsifikuara për sterilizimin e mbetjeve, për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.

Të pandehurit për falsifikim dokumentesh janë:

  • Elvis Miri, administrator i “V.R Shpk”,

  • Elidiana Shehu, administratore e “E.. Shpk”,

  • Laert Shehu, administrator i “S…. Shpk”.

Ata akuzohen për deklarata të rreme mbi pajisjet teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të përfituar leje mjedisore dhe kontrata publike.

Po ashtu, janë marrë të pandehur 10 zyrtarë dhe inspektorë të institucioneve mjedisore për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ata janë të akuzuar për moskryerjen e inspektimeve të nevojshme dhe pranimin e dokumenteve të manipuluara, pa verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Zyrtarët e dyshuar përfshijnë:

  • J.Sh.,

  • E.P.,

  • A.M.,

  • N.D.,

  • T.P.,

  • B.S.,

  • A.K.,

  • B.L.,

  • I.B.,

  • K.A..

Për të gjithë personat e përfshirë pritet një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë/ Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra

12 May 2025 at 16:56

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në një atmosferë të polarizuar politike. Sipas vëzhguesve të OSBE/ODIHR, procesi ishte konkurrues, por u njollos nga sfida të përsëritura si përdorimi i burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve dhe mungesa e transparencës financiare. Këtë herë, vëzhguesit vunë re praktika që synonin ndikimin elektoral, si bonusi i pensionistëve dhe falja e gjobave në minutë të fundit nga qeveria.

Esmeralda Topi

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar politike, ku polarizimi dhe mungesa e barazisë mes partive dominuese dhe atyre më të vogla ishin të dukshme. Sipas raportit paraprak të OSBE/ODIHR, procesi zgjedhor ishte konkurrues dhe administruar në mënyrë profesionale, por sfidat e vjetra si përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë, presioni ndaj votuesve dhe mungesa e transparencës në financimin e fushatës mbetën të pranishme.

Michael Gahler, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian, e quajti shqetësues shpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës, duke përmendur konkretisht përdorimin e skemës së pensioneve dhe faljen e gjobave nga qeveria.

“Disa bashkëbisedues ngritën shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore. Përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, faljen e gjobave”, theksoi Gahler.

Pavarësisht një atmosfere përgjithësisht të qetë, dita e votimit u shoqërua me mosrespektim të procedurave, intimidim dhe probleme me administrimin. Ndryshimet e vonshme në përbërjen e komisioneve ndikuan negativisht në ecurinë e procesit. Në një të tretën e qendrave të monitoruara, u raportuan parregullsi në hapjen e votimit dhe ndërhyrje nga persona të paautorizuar.

Votimi elektronik pati probleme si mungesa e trajnimit të operatorëve dhe tejkalimi i kohës së lejuar për votim. Në shumë raste nuk u respektua fshehtësia e votës, u vu re votim në grup dhe me prokurë. Probleme pati edhe me identifikimin biometrik për shkak të pajisjeve jo-funksionale.

Fotograf: Atdhe Mulla

Në disa qendra, vëzhguesit evidentuan përpjekje për të ndikuar votuesit dhe pretendime për blerje votash. Për disa incidente u njoftua prokuroria. Aksesi për personat me aftësi të kufizuara mungonte në gjysmën e qendrave të votimit.

Procesi i numërimit

Numërimi i votave u zhvillua mes tensioneve në disa raste. Shtyrja e rezultateve paraprake në Vorë dhe njësinë numër 10 në Tiranë, pas kërkesës së Partisë Demokratike, ndikoi në transparencën e procesit. Në disa qendra, mungesa e respektimit të procedurave si dhe mosdorëzimi i kopjeve të rezultateve përfaqësuesve të partive ulën besueshmërinë.

Në Dibër dhe Elbasan, trajnimi i anëtarëve të numërimit u bë në minutën e fundit, duke prekur cilësinë e administrimit.

Nga ana tjetër, KQZ aplikoi për herë të parë votimin nga jashtë vendit me postë, megjithëse rreth 41 mijë aplikime u refuzuan për shkak të mungesës së dokumentacionit. Përdorimi i teknologjisë për identifikimin dhe votimin elektronik u vlerësua si hap pozitiv, por me shqetësime për mungesën e auditimit të pavarur dhe transparencës.

Dominimi i partive të mëdha

Fushata zgjedhore u karakterizua nga një diskurs polarizues dhe mungesë e fokusit në programet politike. Partitë kryesore, veçanërisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, dominuan mbulimin mediatik, duke lënë pak hapësirë për partitë më të vogla dhe kandidatët e pavarur. Përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë dhe përfshirja e zyrtarëve të lartë në aktivitete zyrtare që përkonin me mesazhe fushate ngritën shqetësime për ndarjen e shtetit nga partia.

Mjedisi mediatik u vlerësua si i kufizuar, me pronësi të përqendruar dhe ndërhyrje në autonominë editoriale. Mungesa e mbulimit të pavarur dhe kritike, së bashku me vetëcensurën e gazetarëve, kufizuan mundësinë e votuesve për të marrë një informacion të plotë dhe të paanshëm.

Transparenca në financimin e fushatës mbeti një sfidë, me mungesë të raporteve të ndërmjetme dhe publikimit të të dhënave mbi donacionet dhe huatë. Mungesa e mekanizmave të fortë për zbatimin e ligjit dhe auditimin e shpenzimeve zgjedhore uli besimin në barazinë e garës.

Zëri i shoqërisë civile

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike, me 60 vëzhgues në 17 bashki, raportuan për një realitet të deformuar pas fasadës së një procesi “normal”. Ata ngritën shqetësime për shkelje të heshtjes zgjedhore, prani të vëzhguesve partiakë të paakredituar, dhe intimidim të votuesve në disa zona si Tirana, Lushnja dhe Pogradeci.

Organizatat kritikuan rolin pasiv të prokurorisë dhe kërkuan hetime të menjëhershme dhe të paanshme për të gjitha shkeljet, si dhe një administratë zgjedhore të depolitizuar.

“Për mua ishte një shans i humbur,” deklaroi Afrim Krasniqi nga ISP, duke nënvizuar dështimin për të ngritur standarde demokratike pas 35 vitesh pluralizëm.

Një shqetësim i përsëritur ishte blerja e votës. U regjistruan 177 kallëzime penale, shumica nga institucionet dhe jo nga qytetarët, duke reflektuar mungesë besimi dhe frikë nga pasojat. Reagimi institucional vlerësohet si i vakët dhe joefektiv.

Rekomandimet

Raporti i OSBE/ODIHR thekson nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, përfshirë rishikimin e Kodit Zgjedhor për të adresuar boshllëqet dhe paqartësitë, garantimin e të drejtës për zgjedhje të lira dhe të fshehta, dhe forcimin e mekanizmave për hetimin dhe ndëshkimin e shkeljeve zgjedhore. Gjithashtu, rekomandohet rritja e transparencës në financimin e fushatës dhe garantimi i një mjedisi mediatik të pavarur dhe të balancuar.

Të dy raportet paraprake, ai i OSBE/ODIHR dhe ai i organizatave të shoqërisë civile kërkojnë:

  • Rishikim të Kodit Zgjedhor për të garantuar zgjedhje të lira dhe të fshehta;
  • Depolitizim të administratës zgjedhore;
  • Transparencë dhe auditim të financimit të fushatës;
  • Media të pavarura dhe pluraliste;
  • Hetime të plota dhe paanshme për çdo shkelje të konstatuar.

Në përfundim, ndërsa zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri shënuan përparime në administrimin teknik dhe përfshirjen e teknologjisë, sfidat e vjetra si përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë, mungesa e transparencës në financimin e fushatës dhe kufizimet në mjedisin mediatik vazhdojnë të minojnë besimin në procesin demokratik. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe angazhimi i sinqertë për reforma janë thelbësore për forcimin e demokracisë në vend.

Përfundim

Zgjedhjet e 11 majit konfirmuan sfida të kahershme që vazhdojnë të minojnë integritetin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Pavarësisht përparimeve në teknologji dhe përpjekjeve institucionale, problemet strukturore si politizimi, mungesa e ndëshkimit dhe paqartësitë ligjore mbeten pengesë për konsolidimin demokratik. Zbatimi i rekomandimeve dhe vullneti i aktorëve politikë për reforma reale janë çelësi për të ndërtuar besim të qëndrueshëm në zgjedhje.

The post Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra appeared first on Faktoje.al.

Ndërpritet numërimi i votave në Klos, largohen komisionerët e PD, pretendojnë se ka shkelje

By: V K
12 May 2025 at 15:15

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike janë larguar nga procesi, duke pretenduar për shkelje gjatë numërimit të votave.

Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se përfaqësuesit e PD-së kanë denoncuar parregullsi në procesin e numërimit, të cilat sipas tyre cënojnë integritetin e zgjedhjeve.

Ata kanë braktisur ambientet e KZAZ-së në shenjë proteste, ndërsa situata pritet të marrë përmasa më të mëdha nëse nuk ndërhyhet për verifikimin e pretendimeve.

Largimi i përfaqësuesve të opozitës rrezikon të çojë në përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, nëse konstatohet se procesi është zhvilluar në kundërshtim me ligjin zgjedhor.

Ndërkohë, autoritetet zgjedhore nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën e krijuar, por mësohet se janë duke vlerësuar hapat e mëtejshëm për të garantuar ligjshmërinë e procesit.

Zhvillimet në Klos, vijnë në një kohë kur procesi i numërimit të votave po vijon në të gjithë vendin dhe janë në vëmendjen e opinionit publik.

The post Ndërpritet numërimi i votave në Klos, largohen komisionerët e PD, pretendojnë se ka shkelje appeared first on Albeu.com.

Ukraina akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

9 May 2025 at 09:17

Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kryeministri ukrainas, Andrii Sybiha, akuzoi Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë 734 herë që nga mesnata deri në mesditën e së enjtes. Ai, gjatë një postimi në X, e quajti armëpushimin një “farsë”.

Sulmet ruse goditën verilindjen e Ukrainës në orët e para të nisjes së armëpushimit të njëanshëm të Moskës, duke vrarë të paktën një civil, thanë zyrtarët ukrainas. Sulme me artileri u kryen në mbarë frontin e luftës, të gjatë 1.000 kilometra, edhe pse me intensitet më të ulët sesa në 24 orët paraprake, thanë zyrtarët. Armëpushimi përkon me shënimin e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë Naziste. Kievi ka kërkuar një armëpushim më afatgjatë, për luftën e nisur nga Moska kundër shtetit fqinj më 2022.

The post Ukraina akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë appeared first on Sot News | Lajme.

FOKUS – Ukraina: Rusia shkeli 734 herë armëpushimin e shpallur

MOSKE, 8 maj /ATSH-DPA/ – Rusia e shkeli armëpushimin më shumë se 700 herë midis mesnatës dhe mesditës së të enjtes, deklaroi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në X.

“Siç pritej, armëpushimi i paradës i Putinit doli të ishte një farsë”, shkroi Sybiha.

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli në mënyrë të njëanshme një armëpushim 72-orësh që përkoi me festimet e Moskës që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, të cilat rusët i shënojnë të premten.

Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë tha se ‘’ushtria e saj po e respektonte me përpikëri armëpushimin dhe po i përgjigjej vetëm sulmeve ukrainase’’.

Ushtria ruse raportoi gjithashtu 488 shkelje të armëpushimit ukrainas, megjithëse udhëheqja e Kievit nuk e pranoi publikisht këtë.

Ukraina kërkoi një pauzë 30-ditore, që Rusia e refuzoi./   /os/

The post FOKUS – Ukraina: Rusia shkeli 734 herë armëpushimin e shpallur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK

By: V K
7 May 2025 at 10:21

Partia Demokratike, ka ngritur alarmin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral.

 

 

Partia Demokratike, shprehet se në raportin e saj përfshihen problematika me parregullsitë me votën e diasporës në Greqi, por edhe në vende të tjera të BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës.

 


Kësisoj, Partia Demokratike, ka kërkuar një audit të gjithë logjistikës së votës së diasporës, rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar, hetim penal nga ana e SPAK për blerje të votave dhe përfshirje të Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre, si edhe një dërgim të një misioni të OSBE-ODIHR në qendrat e diasporës në Greqi mes të tjerash.

The post PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Frontex heton akuzat kundër Greqisë

By: Ardit
29 April 2025 at 08:26

Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre – sikurse dyshohet – u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) e klasifikon këtë incident si tepër serioz. Aktualisht Frontex-i po kryen një numër hetimesh […]

The post Frontex heton akuzat kundër Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri

26 April 2025 at 11:46

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy persona, një mjek dhe një infermier, për akuzat e “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës” pas dyshimeve për shkelje të protokolleve mjekësore në lidhje me lëshimin dhe dhënien e medikamentit “Metadon”.

Hetimet e Prokurorisë së Fierit zbuluan se mjeku me iniciale L.B., një toksikolog, ka lëshuar një recetë për përdorimin e “Metadonit” për një person që pretendonte se ishte përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e duhura dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.

Po ashtu, infermieri me iniciale E.M., i cili punon në Sektorin e Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, ka dhënë dyfishin e sasisë së përcaktuar të “Metadonit” një pacienti, duke shkelur protokollin mjekësor dhe pa kartelë mjekësore për këtë person, gjithashtu përfitues i përfitimeve material. Prokuroria vijon hetimet, ndërsa çështja pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit.

The post Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri appeared first on Sot News | Lajme.

Policia Rrugore 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë (VIDEO)

By: V K
14 April 2025 at 08:09

Policia Rrugore intensifikoi monitorimet e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, 24 orë në 7 ditë të javës.

Po ashtu, policia njoftoi se në bashkëpunim me administratorët e mirëmbajtjes së tuneleve, po monitorohen 24/7 lëvizjet në tunele dhe pamjet filmike të kamerave dhe radarëve të tuneleve administrohen nga Policia Rrugore.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, Policia Rrugore, vendos masën administrative, e cila pasqyrohet menjëherë në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, për të cilin, krahas masës administrative, aplikohet edhe sanksioni plotësues i zbritjes deri në 15 pikë nga leja e drejtimit.

Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 40000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët, si dhe nga ata që lëvizin me biçikleta ose me monopatina.

 

The post Policia Rrugore 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Policia Rrugore, 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë

TIRANE, 13 prill/ATSH/ Policia Rrugore intensifikoi monitorimet e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, 24 orë në 7 ditë të javës.

Po ashtu, policia njoftoi se në bashkëpunim me administratorët e mirëmbajtjes së tuneleve, po monitorohen 24/7 lëvizjet në tunele dhe pamjet filmike të kamerave dhe radarëve të tuneleve administrohen nga Policia Rrugore.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara, Policia Rrugore vendos masën administrative, e cila pasqyrohet menjëherë në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, për të cilin, krahas masës administrative, aplikohet edhe sanksioni plotësues i zbritjes deri në 15 pikë nga leja e drejtimit.
Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 40000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët, si dhe nga ata që lëvizin me biçikleta ose me monopatina.

The post Policia Rrugore, 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën

By: Oldi
12 April 2025 at 08:16

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj. “Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të […]

The post Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën appeared first on BoldNews.al.

Çfarë janë pajisjet izraelite që përdori qeveria për mbylljen e TikTok dhe si shkelet privatësia?

27 March 2025 at 23:10

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj ka hedhur dyshime se Qeveria për të mbyllur platformën “TikTok” ka instaluar DPI (Deep Packet Inspection), një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet. Për këtë denoncim, Semanaj ka bërë një […]

The post Çfarë janë pajisjet izraelite që përdori qeveria për mbylljen e TikTok dhe si shkelet privatësia? appeared first on BoldNews.al.

PD: KQZ të marrë masa për shkeljet e Kodit Zgjedhor

TIRANË, 15 mars/ATSH Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli deklaroi sot se “deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste me shkelje administrative gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor”.

Në një deklaratë për mediet, Vangjeli tha se këto të dhëna” janë administruara nga PD lidhur me me shkelje shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore”.

Ajo shtoi se për këto 27 raste ankimimi, KQZ ka vendosu pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste, mosfillim hetimi për 6 raste dhe pushim të hetimit për 2 raste.

“Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor, Vendimit të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit”, deklaroi Vangjeli.

The post PD: KQZ të marrë masa për shkeljet e Kodit Zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por KQZ nuk jep asnjë masë

15 March 2025 at 11:28

Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat nga selia blu, deklaroi se gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor, janë denoncuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje administrative. Sipas PD-së, këto shkelje janë kryer nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, […]

The post PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por KQZ nuk jep asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

Nga Rozana te Gerta, banorët thyejnë rregullat në “Big Brother Vip”

8 February 2025 at 08:47

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet. Rozana Radi e ka bërë të qartë se nëse i bie kutia e Pandorës, do nominojë veten, Gertën dhe Laertin. “Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk […]

The post Nga Rozana te Gerta, banorët thyejnë rregullat në “Big Brother Vip” appeared first on BoldNews.al.

IQOS dhe Agna shkelin ligjin për reklamimin e cigareve

By: Ardit
24 January 2025 at 13:43

“Duhani vret!”-këtë slogan e dinë edhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë konsumuar një cigare dhe tashmë ka fakte për këtë. Vetëm së fundmi, studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se një cigare e vetme të shkurton 20 minuta jetë! Por kjo duket se nuk i ka shqetësuar, ose motivuar duhanpirësit […]

The post IQOS dhe Agna shkelin ligjin për reklamimin e cigareve appeared first on BoldNews.al.

444 policë nën hetim gjatë vitit

By: redi
26 December 2024 at 19:07

Viti 2024 ka shënuar një rritje të numrit të shkeljeve dhe përfshirjes së punonjësve të Policisë së Shtetit në paligjshmëri. Nga të dhënat që janë siguruar nga Klan News bëhet e ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka rezuar në prokurori 219 raste, për 444 efektivë. Shkeljet janë korrupsion, shpërdorim detyre, apo me personazhe të botës së krimit. Shifrat tregojnë një rritje…

Source

Auditimet e KLSH, zbulohen 70 milionë euro dëm ekonomik dhe shkelje

By: Mirgen
22 November 2024 at 08:04

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë periudhës janar-gusht kanë konstatuar një dëm ekonomik dhe shkelje të disiplinës financiare me efekt negativ në buxhet që shkon në disa miliardë lekë. Konkretisht në buletinin e fundit KLSH vlerëson se gjatë periudhës janar-gusht 2024, janë dhënë 413 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin […]

The post Auditimet e KLSH, zbulohen 70 milionë euro dëm ekonomik dhe shkelje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌