Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FRANCË – Kandilët e detit ”mbyllin” centralin më të madh bërthamor të Evropës Perëndimore

11 August 2025 at 22:39

PARIS, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Centrali bërthamor ”Gravelines”, më i madhi në Evropën Perëndimore, është mbyllur plotësisht sot për shkak të një pranie masive të kandilëve të detit në stacionet e pompimit për ujin e përdorur për të ftohur reaktorët e tij, një incident shumë i rrallë ky.

”Njësitë e prodhimit II, III, IV dhe VI u mbyllën automatikisht midis natës së të dielës dhe mëngjesit të së hënës për shkak të kësaj pranie masive dhe të paparashikueshme të kandilëve të detit në fuçitë e filtrit të stacioneve të pompimit”, njoftoi EDF në faqen e saj të internetit.

Sipas Elvire Antajan, një studiuese në Institutin Francez të Kërkimeve për Shfrytëzimin e Detit (IFREMER), disa mijëra kandilë deti hynë në portin e Dunkirkut, ku centrali pompon ujin e tij ftohës.

”Kjo nuk pati ndikim në sigurinë e objekteve, sigurinë e personelit ose mjedisin”, siguroi operatori, duke theksuar se stacionet e pompimit ndodhen në pjesën jobërthamore të centralit.

Prandaj, centrali është mbyllur përkohësisht plotësisht, pasi dy njësitë e tjera të prodhimit, njësitë I dhe V aktualisht janë duke u mirëmbajtur.

”Incidenti ndërpreu prodhimin e energjisë elektrike, por nuk ndikoi në ftohjen e pajisjeve që sigurojnë sigurinë e reaktorit”, theksoi Autoriteti Francez i Sigurisë Bërthamore dhe Mbrojtjes nga Rrezatimi (ASNR).

“Ky rrezik është i njohur dhe centrali ‘Gravelines’ ka procedura në vend për t’u marrë me një fluks të organizmave detarë (kandil deti, alga) që mund të bllokojnë sistemet e tij të filtrimit”, shtoi ASNR.

I vendosur në brigjet e Detit të Veriut, ”Gravelines” është centrali bërthamor më i madh në Evropën Perëndimore, për sa i përket numrit të reaktorëve dhe kapacitetit të tij të prodhimit (gjashtë reaktorë me ujë të presionuar, secili me një kapacitet prej 900 megavatësh).

Vendi është gjithashtu planifikuar të strehojë dy reaktorë të gjeneratës së re (EPR2), secili me një kapacitet prej 1 600 MW, deri në vitin 2040./  a.jor.

The post FRANCË – Kandilët e detit ”mbyllin” centralin më të madh bërthamor të Evropës Perëndimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

11 August 2025 at 16:34

Nga Andi Bushati Sado i rëndë që të jetë vendimi personal i Edi Ramës për të mbyllur televizionin News 24 ka edhe një krim më të shëmtuar që po konsumohet në sytë e publikut: ai ka të bëjë me heshtjen e pothuajse të gjitha televizioneve të vendit, e sidomos atyre dy kombëtarëve, që janë sjellë […]

The post Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni appeared first on BoldNews.al.

Masat e propozuara/ Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash

By: user7
1 July 2025 at 07:43

Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash nga zhvlerësimi i euros dhe rritjet e kostove në sektorin fason pritet që pas përfundimit të muajve të verës të nisë sërish mbyllja e fabrikave dhe shkurtimi i vendeve të punës.

Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.

“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor. Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri në fund të vitit”.

Shkaqet kryesore që po rëndojnë mbi performancën e sektorit sipas zoti Prençe vijojnë të jenë: Forcimi i vazhdueshëm i lekut, që ndikon negativisht në të ardhurat nga eksportet; Kosto në rritje të prodhimit, veçanërisht për fuqinë punëtore dhe energjinë; Mungesa e një kursi këmbimi industrial të mbrojtur, që do të siguronte një nivel stabiliteti për eksportuesit; Rënie e kërkesës nga partnerët europianë, e lidhur me pasiguri ekonomike dhe konkurrencë nga tregje me kosto më të ulët.

Për shkak të këtyre vështirësive prezente edhe në vitet e mëparshme brenda 1 viti, përkatësisht nga nëntor 2023 deri në nëntor 2024 sipas shoqatës ProEskport Albania në sektor u mbyllën 10 mijë vende pune nga mbyllja e fabrikave.

Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.

Për përmirësimin e situatës drejtuesi i shoqatës propozon diskutimin e disa pikave që duhet të zbatohen nga institucionet shtetërore si:

– Vendosjen e një kursi të mbrojtur industrial për transaksionet eksportuese;

– Paketa mbështetëse për uljen e barrës fiskale dhe sigurimeve për sektorin;

– Skema të dedikuara për kalimin nga modeli Fason në cikël të plotë me vlerë të shtuar;

– Promovim të eksporteve jashtë BE-së dhe diversifikim të partnerëve tregtarë.

“Në mungesë të këtyre masave, viti 2025 rrezikon të jetë ndër më sfiduesit për industrinë prodhuese në Shqipëri, me pasoja afatgjata për bilancin tregtar, zinxhirin e furnizimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, thekson Prençe.

Pavarësisht rritjes së lehtë në muajin maj të eksporteve për grupin e tekstileve dhe këpucëve, për 5-mujorin tendenca është negative.

Eksportet për grupin tekstile dhe artikuj tekstile për janar-maj 2025 sipas të dhënave të INSTAT arritën në vlerën e 25,7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, ekspertet ranë 2,5%.

Ndërsa eksportet e grupit veshjet e këmbëve për janar-maj 2025 arritën në vlerën e 19,6 miliardë lekëve. Krahasuar me janar-maj 2024 eksportet ranë rreth 0,5%./MONITOR

The post Masat e propozuara/ Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash appeared first on Lapsi.al.

SHBA – JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin, deklaroi zëvendëspresidenti i SHBA-së Jd Vance.

“E gjithë ekonomia e tyre kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pse do ta bënin këtë? Nuk mendoj se ka kuptim”, shtoi numri dy i Donald Trump.

Parlamenti iranian beson se është e nevojshme të mbyllet Ngushtica e Hormuzit, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Kjo u deklarua nga Esmail Kosari, një anëtar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Vendimi përfundimtar tani i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare iraniane./  a.jor.

The post SHBA – JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Izraeli mbyll ambasadat dhe konsullatat në të gjithë botën

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA-AFP/ – Izraeli po mbyll të gjitha ambasadat dhe konsullatat e tij në të gjithë botën, pas sulmeve në shkallë të gjerë izraelite ndaj Iranit, tha sot Ministria e Jashtme izraelite.

Disa ambasada izraelite në mbarë botën kanë njoftuar mbylljen e tyre për publikun pas sulmeve të kryera gjatë natës nga e enjtja deri të premten kundër lokacioneve ushtarake dhe bërthamore në Iran.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, njoftohet në një mesazh të postuar në faqet e internetit të ambasadave në disa vende, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Nigerinë dhe Ganën./  a.jor.

The post FOKUS – Izraeli mbyll ambasadat dhe konsullatat në të gjithë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbyllet stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25”, Kingji: Dëshmi e partneritetit strategjik

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar.

Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Shqipëria dhe partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn, Zv.ministri i Mbrojtjes Enkelejdi Joti, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjeneral LaPoint, gjeneral McKinney si dhe komandantë të forcave e anëtarë të komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Të ftuarit ndoqën disa nga demonstrimet e trupave në kuadër të kësaj stërvitjeje, që është një ndër operacionet më të rëndësishme për forcimin e sigurisë kolektive në rajonin euroatlantik.

Në fjalën e tij përshëndetëse, gjenerallejtënant Arben Kingji vlerësoi lart angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe kontributin e aleatëve në realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta.

Ai theksoi se pjesëmarrja aktive e FA-ve, me trupa, mjete dhe infrastrukturë, përbën një tregues të qartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të përballuar sfidat e mjedisit të sigurisë bashkëkohore.

“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e qartë e partneritetit strategjik dhe e përkushtimit të ndërsjellë për forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike. Stërvitja testoi në kohë reale gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe kapacitetet reaguese të forcave pjesëmarrëse, si dhe tregoi aftësinë tonë për të mbështetur operacione të përbashkëta në një mjedis kompleks e shumëdimensional”, u shpreh Gjenerallejtënant Kingji.

Stërvitja u zhvillua në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në fokus të veçantë ishte zhvillimi i aftësive për operacione të spektrit të plotë, duke përfshirë dislokimin e forcave, mbrojtjen nga sulme konvencionale dhe jo-konvencionale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta në mjedise shumëdimensionale.

Forcat shqiptare luajtën një rol kyç në drejtimin dhe zbatimin e skenarëve stërvitorë nga rajoni i Zall-Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin e Brigadës Shumëkombëshe dhe oficerë nga SHBA, Kosova dhe Kroacia.

Gjenerallejtënant Kingji falënderoi në mënyrë të veçantë Komandën e Forcave Amerikane për Evropën dhe Afrikën për zgjedhjen për të tretin vit radhazi të rajonit tonë si vend mikpritës të kësaj stërvitjeje madhore, duke e cilësuar atë si dëshmi të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“‘Defender Europe ’25 konfirmoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara si aleat strategjik në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike,” nënvizoi ai, duke shtuar se “përballë kërcënimeve hibride dhe tensioneve rajonale në rritje, përgjigjja jonë është e qartë: stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe partneritet afatgjatë”, theksoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së”.

1 nga 3

/m.m/ j.p/

The post Përmbyllet stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25”, Kingji: Dëshmi e partneritetit strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

By: user 8
9 May 2025 at 21:01

Sali Berisha e përmbylli fushatën e PD me falenderime e mirënjohje, me besim të plotë që koalicioni i udhëhequr nga PD, ASHM, do të vijë në pushtet.

Fjala e Berishës në mitingun përmbyllës: 

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju që keni mbushur këtë bulevard, qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, vëllezërve dhe motrave tona në diasporë kudo që ndodhen donte, mirënjohjen më të pakufishme.

Të dashur miq të nderuar dhe të çmuar tanë, të pranishëm në këtë mbyllje madhështore të fushatës tonë.

Në emër tuaj, unë do i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman, mikut të ditëve më të vështira të PD, opozitës shqiptare, Peter Beyer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe PD-në.

I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por unë shfrytëzoj rastin tim nga kjo tribunë t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta kancelarit Friedrich Merz, të cilin pata rastin ta përshëndes në Valencia, dhe ta siguroj se për PD-në dhe opozitën shqiptare, fitorja e CDU-së, zgjedhja e kancelarit Merz në krye të ekzekutivit gjerman, në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës, konsiderohet një fat i madh, një vendim historik për Gjermaninë dhe Europën.

Siguroj se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë, dhe jo krim e refugjatë, siç është sot.

I dashur Lord Jackson, jemi jashtëzakonisht të nderuar me praninë tuaj këtu. Ardhja juaj në mbështetje të opozitës shqiptare dhe PD, është një ndihmë e çmuar, por është gjithashtu i një tradite të kahershme të bashkëpunimit të shkëlqyer të PD që në themelimin e saj dhe Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.

U siguroj se PD në pushtet do të konsolidojë gjithnjë e më shumë lidhjet dhe bashkëpunimin me Partinë Konservatore dhe vendin tuaj mik.

I dashur zoti Chris LaCivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimin që morët të angazhoheni me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet.

Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj.

Ditën e parë, me konferencën e parë të shtypit, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta.

Do garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës.

Por i meriton të gjitha, ne jemi mirënjohës pafundësisht për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik për opozitën dhe Shqipërinë.

Dhe u garantojmë se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat.

The post Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë appeared first on Lapsi.al.

Pak orë nga heshtja zgjedhore/ Kampi rozë dhe blu gati për takimin përmbyllës elektoral,si do duket podiumi i PS dhe PD

9 May 2025 at 15:30

Pasditen e sotme, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të zhvillojnë në Tiranë tubimet e tyre përmbyllëse në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Këto aktivitete përmbyllin zyrtarisht një muaj të ngjeshur fushate dhe i hapin rrugën heshtjes zgjedhore që nis menjëherë pas tyre, në pritje të ditës së votimit.

Të dy partitë e mëdha kanë paralajmëruar zhvillimin e mitingjeve të fundit në të njëjtën orë, në 19:00 të mbrëmjes. Partia Socialiste do ta mbajë aktivitetin e saj në Parkun Olimpik, ndërsa Partia Demokratike do të mbyllë fushatën në Bulevardin e Ri. Gazetarët Muhamet Veliu dhe Elda Menga kanë raportuar nga terreni për atmosferën dhe përgatitjet që po bëhen në skenat e dy forcave politike, pak orë përpara se të nisin mitingjet përmbyllëse.

The post Pak orë nga heshtja zgjedhore/ Kampi rozë dhe blu gati për takimin përmbyllës elektoral,si do duket podiumi i PS dhe PD appeared first on Sot News | Lajme.

Sot mbyllet fushata elektorale/ Paralajmëron Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite

9 May 2025 at 11:49

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme, e cila i paraprin heshtjes zgjedhore. Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.

Ai theksoi se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, por më së shumti kryeministri Edi Rama, theksoi Berisha.

“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.

E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.

The post Sot mbyllet fushata elektorale/ Paralajmëron Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite appeared first on Sot News | Lajme.

India mbyll gjysmën e vendeve turistike në Kashmir, shkak shqyrtimi i sigurisë

29 April 2025 at 07:39

Më shumë se gjysma e destinacioneve turistike në rajonin e Kashmirit të shkatërruar nga kryengritjet në Indi janë mbyllur për publikun që nga e marta, sipas një urdhri qeveritar të shqyrtuar nga Reuters, në një përpjekje për të forcuar sigurinë pas sulmit të javës së kaluar ndaj pushuesve.

Sulmuesit i ndanë burrat, ua pyetën emrat dhe shënjestruan hindutë përpara se t’i qëllonin nga afër në zonën e Pahalgam, duke vrarë 26 persona, thanë zyrtarët dhe të mbijetuarit.

India ka identifikuar dy nga tre sulmuesit si “terroristë” nga Pakistani që po zhvillojnë një revoltë të dhunshme në Kashmirin me shumicë myslimane. Pakistani ka mohuar çdo rol dhe ka bërë thirrje për një hetim neutral .

India me shumicë hindu akuzon Pakistanin Islamik për financimin dhe inkurajimin e militantizmit në Kashmir , rajonin e Himalajeve që të dy vendet e pretendojnë plotësisht, por e sundojnë pjesërisht. Islamabadi thotë se ofron vetëm mbështetje morale dhe diplomatike për kërkesën e Kashmirit për vetëvendosje.

Tensionet midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore janë rritur që nga sulmi, së bashku me thirrjet në Indi për veprime kundër Pakistanit.

Delhi dhe Islamabadi kanë ndërmarrë një sërë masash kundër njëri-tjetrit që nga sulmi në Kashmir. India ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit – një pakt i rëndësishëm për ndarjen e lumenjve. Pakistani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore indiane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post India mbyll gjysmën e vendeve turistike në Kashmir, shkak shqyrtimi i sigurisë appeared first on Euronews Albania.

Kosova mbyll sërish institucione të Serbisë

PRISHTINË, 23 prill/ATSH/ Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviq, në veri të Kosovës, si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës.

Të gjitha këto institucione funksiononin sipas sistemit të Serbisë, të cilin Kosova e konsideron të paligjshëm dhe paralel.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se Policia ka asistuar autoritetet komunale në Leposaviq për të rikthyer ambientet e tyre, dhe se gjatë aksionit janë zbuluar “aktivitete të paligjshme”.

“Jemi konsultuar me prokurorin për çështjen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe është hapur një rast për falsifikim dokumentesh. Do të intervistojmë një person në lidhje me këtë rast. Sa i përket Fondit për Sigurime Shëndetësore, nga sa di, komuna u ka dhënë një afat prej një jave për të lëshuar hapësirat”, tha Elshani.

Më herët, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se është mbyllur Ndërmarrja Publike Komunale në Shtërpcë.

“Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Nuk do të ketë asnjë lloj paralelizmi të institucioneve tona dhe asndonjë nënshtrim ndaj direktivave nga Beogradi në territorin e shtetit tonë”, shkroi ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Institucionet sipas sistemit serb kanë funksionuar pas vitit 1999 në mjediset ku jetojnë serbët. Kosova i ka konsideruar ato të paligjshme, por megjithatë ato janë toleruar. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar mbylljen e tyre që nga fillimi i vitit 2024.

Deri më tani janë mbyllur organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Postare Kursimore dhe ndërmarrjet publike.

“E falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëkohësisht kërkoj nga ata dhe nga Prokuroria që urgjentisht të hetojnë dëmet dhe përfitimet që ka shkaktuar veprimtaria e paligjshme e kësaj strukture paralele të Serbisë”, shtoi Rizvanolli.

Nga ana tjetër, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se autoritetet e Kosovës “në mënyrë të kundërligjshme po i mbyllin edhe ato pak institucione serbe që kanë mbetur në Kosovë”.

“E gjithë kjo po ndodh në praninë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila në heshtje po vëzhgon terrorin ndaj serbëve dhe përndjekjen e mëtejshme të popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Serbisë, me një thirrje për reagim nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, në ndërmjetësimin e të cilit po zhvillohet dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

Mbyllja e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit serb po has në kundërshtim nga komuniteti serb, por edhe në kritika nga bashkësia ndërkombëtare, me arsyetimin se “aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara” mund të rrisin tensionet në terren.

Gjithashtu, BE-ja ka deklaruar në fillim të këtij viti se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia pritet të zgjidhet përmes dialogut. /rel/

The post Kosova mbyll sërish institucione të Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paisja për bllokimin e TikTok, Karamuço: Mund të sjellë një dëm të madh

By: Mirgen
3 April 2025 at 21:50

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një përshkrim mbi një paisje të instaluar e cila përflitet edhe nga ekspertët si një mënyrë për të bllokuar aplikacionin Tik tok. Sipas Karamuços, nëse blerja e këtij sistemi nuk është bërë nga shteti, mund të sjellë një dëm të madh, duke shpjeguar dhe arsyen. “Ajo është një […]

The post Paisja për bllokimin e TikTok, Karamuço: Mund të sjellë një dëm të madh appeared first on BoldNews.al.

Çfarë janë pajisjet izraelite që përdori qeveria për mbylljen e TikTok dhe si shkelet privatësia?

27 March 2025 at 23:10

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj ka hedhur dyshime se Qeveria për të mbyllur platformën “TikTok” ka instaluar DPI (Deep Packet Inspection), një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet. Për këtë denoncim, Semanaj ka bërë një […]

The post Çfarë janë pajisjet izraelite që përdori qeveria për mbylljen e TikTok dhe si shkelet privatësia? appeared first on BoldNews.al.

Rama: TikTok-u në smartphone është mbyllur, me VPN rrezikohet hakërrimi

27 March 2025 at 10:35

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart.

Në rubrikën “Sy m’ sy”, ku i përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama u shpreh se, “të gjithë duhet ta dinë se mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur të ashtuquajturat VPN falas është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”.

“Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok ca kohë deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe do të paraqesë planin e rritjes së sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët, në mënyrë që të gjithë të jemi të lumtur, edhe kompania, edhe prindërit, edhe fëmijët, edhe mësuesit, edhe ne”, tha Rama.

“Po e përsëris dhe një herë TikTok-u në smartphone është mbyllur, e kam informacion dhe e kam si këshillë, sugjerim për të gjithë ata që sdo të dëgjojnë fjalën VPN falas, mos i hyni asaj rruge se VPN falas janë hapja e shtegut për të humbur të dhënat që keni në telefon sepse hakerat janë aty gati tua gllabërojnë të dhënat e telefonit dhe i them të gjithë prindërve, kujdes me telefonat sepse nëqoftëse fëmijët iu fusin VPN në telefon, iu morën në qafë. Kujdes me telefonat dhe TikTok-u me VPN është hapje e rrugës për hakërrim. Ok? Falas, falas dhe pastaj është një dardhë që e ka bishtin prapa shumë të madh, shumë të gjatë”, nënvizoi Rama.

/a.f/

The post Rama: TikTok-u në smartphone është mbyllur, me VPN rrezikohet hakërrimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TikTok nuk do të mbyllet? Kthesa e Ramës: Po negociojmë me kompaninë për vendosjen e filtrave

By: Ardit
20 March 2025 at 09:24

Duket se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qasje ndaj mbylljes së platformës së rrjetit social TikTok. Edhe pse sot po bëjmë një javë nga data kur AKEP i kërkoi kompanive të internetit që të bllokojnë aksesin e shqiptarëve në TikTok, rrjeti social vijon të jetë funksional. Gjatë rubrikës “Sy m’Sy”, kryeministri duke i kthyer replikën […]

The post TikTok nuk do të mbyllet? Kthesa e Ramës: Po negociojmë me kompaninë për vendosjen e filtrave appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Pas VOA-s, shkurtimet e financimit të medias nga Trump godasin edhe Radio Evropa e Lirë

PRAGË, 16 mars /ATSH-DPA/ – Transmetuesi i Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) po përballet me mbyllje për shkak të shkurtimeve të buxhetit nga presidenti amerikan Donald Trump, tha stacioni me bazë në Pragë.

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), kompania mëmë e Radios Evropa e Lirë, ka njoftuar transmetuesin se marrëveshja që siguron financimin e operacioneve globale të Radios Evropa e Lirë, është ndërprerë.

Trump urdhëroi shkurtime masive të USAGM, e cila mbikëqyr të gjitha programet e huaja transmetuese të financuara nga shteti në Shtetet e Bashkuara që nuk drejtohen nga ushtria dhe tashmë kishte shkurtuar fondet për transmetuesin e huaj amerikan ”Zëri i Amerikës”.

Shefi ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus e kritikoi vendimin, duke thënë se do të ishte “një dhuratë masive për armiqtë e Amerikës”.

Ai shtoi se ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë dhe autokratët në Moskë dhe Minsk do të festojnë fundin e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh.

Capus theksoi mbështetjen dypartiake për transmetuesin si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët e SHBA.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky shprehu gjithashtu opinionin e tij, duke deklaruar dje  në mbrëmje se Radio Evropa e Lirë dhe ”Zëri i Amerikës” janë ndër të paktat burime falas të informacionit për njerëzit që jetojnë nën shtypje nga Bjellorusia në Iran dhe nga Rusia në Afganistan.

Radio Evropa e Lirë, e themeluar në vitin 1949 në kulmin e Luftës së Ftohtë, prodhon programin radiofonik në gjuhën ruse Radio Svoboda (Radio Liberty) dhe kanalin televiziv të lajmeve ”Current Time”.

Në vitin 1981, selia e saj në Mynih u bombardua dhe Radio Evropa e Lirë u zhvendos në Pragë në 1995 me ftesë të presidentit të atëhershëm çek, Vaclav Havel./  a.jor.

The post SHBA – Pas VOA-s, shkurtimet e financimit të medias nga Trump godasin edhe Radio Evropa e Lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Censurë apo mbrojtje e rinisë? Si e interpretojnë mediat e huaja mbylljen e TikTok

By: Ardit
14 March 2025 at 16:40

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikTok-un ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme. Reuters, Euractiv dhe AFP kanë raportuar mbi këtë zhvillim, duke ngritur pyetjen, nëse ky është një veprim i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë apo një akt censure për t’i mbyllur […]

The post Censurë apo mbrojtje e rinisë? Si e interpretojnë mediat e huaja mbylljen e TikTok appeared first on BoldNews.al.

Merret vendimi! Qeveria mbyll TikTok-un për 12-muaj!

By: gaze tare
6 March 2025 at 13:13

Në mbledhjen e Qeverisë sot, u mor vendimi për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri për një periudhë 1-vjeçare. Një akt censure pak para zgjedhjeve të 11 majit.

Duke qenë se Tik-Tok është i vetmi aplikacion jashtë kontrollit të propagandës, qeveria vendosi të heshtë lajmet pa censurë.

Ogerta Manastirliu u justifikua me faktin se ky kufizim është rezultat i shqetësimeve për efektet negative që rrjetet sociale mund të kenë tek fëmijët, pas një serie konsultimesh me prindërit.

Ky hap pason ngjarjen tragjike të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri që kishte nisur në rrjetet sociale, megjithatë asnjëri prej të rinjve nuk kishte llogari në Tik-Tok.

Kryeministri Rama kishte njoftuar këtë masë në fillim të janarit, duke i paraprirë zgjedhjeve të 11 majit.

The post Merret vendimi! Qeveria mbyll TikTok-un për 12-muaj! appeared first on iconstyle.al.

Microsoft njofton mbylljen e platformës Skype

By: gaze tare
28 February 2025 at 18:45

Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë përfundimisht platformën e thirrjeve dhe mesazheve Skype më 5 maj.

Skype u rrit me shpejtësi në vitet 2000, por humbi popullaritet në vitet 2010 me përhapjen e smartfonëve. CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, nuk e ka përmendur platformën në një raport financiar që nga viti 2017.

Pasi Skype të mbyllet zyrtarisht, përdoruesit do të mund të përdorin kredencialet e tyre në aplikacionin e komunikimit Microsoft Teams ose të eksportojnë të dhënat e tyre.

The post Microsoft njofton mbylljen e platformës Skype appeared first on iconstyle.al.

UASHINGTON – CNN: Mbyllet zyra e USAID-it

3 February 2025 at 13:59

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Uashington u mbyll papritur sot dhe pak pas mesnate punonjësit morën një email që u kërkonte të mos paraqiteshin dhe të punonin në distancë.

Këtë njoftim e raportoi CNN duke cituar disa burime.

“Në drejtimin e udhëheqjes së Agjencisë, selia e USAID-it në ndërtesën ‘Ronald Reagan’, në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e agjencisë, të hënën, më 3 shkurt 2025”, tha CNN.

Ky është sinjali më i fundit për agjencinë historike ndërkombëtare humanitare, e cila e sheh veten në pikëpyetje nga ana e presidentit Donald Trump dhe Elon Musk./ a.jor.

The post UASHINGTON – CNN: Mbyllet zyra e USAID-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌