Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

By: user7
11 July 2025 at 07:12

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bëri asgjë, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte që lufta të përfundonte dhe që ata të njoftonin sot, në mënyrë që ajo të kthehej në shkollë”, tha Samah al-Nouri, duke qëndruar pranë trupit të vajzës së saj që u vra në sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim në një qendër mjekësore. Pse i vranë?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi më pranë, ndoshta më afër se sa kemi qenë prej kohësh”, tha Rubio për gazetarët në samitin e ASEAN-it në Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

Nëse Hamasi refuzon, “ne do të vazhdojmë” me operacionet ushtarake në Gazë, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

The post Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ I riu u ndoq nga një makinë nga Burreli deri në Ulëz

By: user 8
9 July 2025 at 18:49

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që ka tronditur paraditen e sotme veriun. Trupi i 23-vjeçarit, Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa dyshohet se i riu është vrarë.

Sipas raportimeve, Dobra që po lëvizte i vetëm me makinë është ndjekur nga një tjetër automjet nga qyteti i Burrelit deri në Ulëz të Shkopetit. Lidhur me këtë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të disa kamerash sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në pjesën tjetër ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat. Ka dyshime se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është hedhur bashkë më automjetin e tij pranë liqenit.

Siç u raportua më herët në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ I riu u ndoq nga një makinë nga Burreli deri në Ulëz appeared first on Lapsi.al.

Renis Dobra u ndoq me makinë nga Burreli në Ulëz, sekuestrohen pamjet e kamerave

By: Elva
9 July 2025 at 17:51

Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen e rëndë që tronditi këtë të mërkurë veriun e vendit, ku trupi i pajetë i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit. Sipas raportimeve dyshohet se i riu është ndjekur nga një makinë tjetër që nga Burreli deri në zonën e Ulëzës, ku mendohet se ka […]

The post Renis Dobra u ndoq me makinë nga Burreli në Ulëz, sekuestrohen pamjet e kamerave appeared first on BoldNews.al.

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

By: user7
30 June 2025 at 09:16

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiç.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava. Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad – ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë – rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiçit, duke goditur ndërtesën me vezë.

Një ueb-faqe është krijuar nga studentët organizatorë ku është bërë e ditur se në 30 pika në kryeqytetin serb ishin ngritur barrikada, duke shtuar se veprime të ngjashme po kryeheshin në të paktën 22 qytete të tjera serbe. Protestat u intensifikuan pasi zyrtarët policorë nisën të ndalonin pjesëmarrësit në tubimin masiv që u mbajt në Beograd më 28 qershor. Vuçiç deklaroi se agjencitë e zbatimit të ligjit pritet të kryejnë “shumë më tepër arrestime”.

Turmat antiqeveritare u rikthyen në rrugë mbrëmjen e 29 qershorit, duke kërkuar lirimin e dhjetëra personave të ndaluar në natën e parë të protestës.

“Ata duhet t’i lirojnë të ndaluarit. Është e shëmtuar se si Qeveria trajton të rinjtë. Ne duam të jetojmë në një shtet të lirë, siç kërkojnë studentët”, tha Gordana Atalanc për Radion Evropa e Lirë.

“Po u bëjmë thirrje institucioneve që të nisin të bëjnë punën e tyre. Të arrestojnë ata që janë me të vërtetë përgjegjës për dhunën. Mbrëmë rrahën njerëz, kapën këdo që u dilte përpara”, tha Millan Antonijeviç për Radion Evropa e Lirë.

Një gazetar i REL-it raportoi se qindra persona po bllokonin nyjën kryesore të komunikacionit në Autokomanda, në një aksion të organizuar nga banorët e komunës Vozdovac. Sanja, studente në Fakultetin Juridik në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se doli sërish në protestë për të “vazhduar luftën për një shtet ligjor”.

Prokurorët kanë deklaruar se të ndaluarit do të mbahen deri në 48 orë, nën dyshimet për akte dhune dhe sulm ndaj policisë në Beograd gjatë protestës masive të organizuar nga studentët, në të cilën vlerësohet se morën pjesë 140.000 persona. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, tha më 29 qershor se policia ka ndaluar 77 persona, dhe të paktën 38 nga ta ishin ende në paraburgim.

Në tetë muajt e fundit, mijëra serbë, shpesh të udhëhequr nga grupe studentore, të cilëve gjithnjë e më shumë po u bashkohen qytetarë të tjerë, kanë protestuar kundër Vuçiqit dhe Qeverisë së tij. Protestat u nxitën pasi 16 persona vdiqën kur u shemb një strehë betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

Protestuesit thanë se tragjedia u shkaktua nga korrupsioni dhe paaftësia e autoriteteve dhe protestat shpejt u shpërndan shpejt, duke reflektuar një zemërim më të gjerë ndaj Vuçiqit, mandati pesëvjeçar i të cilit pritet të përfundojë më 2027. Vuçiç është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe paraprakisht për tre vjet kishte qenë kryeministër.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm. Vuçiç dhe Qeveria e tij kanë mohuar akuzat për korrupsion dhe kanë deklaruar se janë duke hetuar tragjedinë në Novi Sad, ku dhjetëra zyrtarë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje.

Gjatë fundjavës, grupe më të vogla të mbështetësve të Qeverisë po ashtu kanë protestuar në Beograd. Vuçiç, i cili po përpiqet të balancojë lidhjet me aleaten tradicionale Rusinë dhe Perëndimin – duke synuar që shteti i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian – ka akuzuar “fuqitë e huaja” – duke mos treguar se për kë e ka fjalën – si nxitëse të protestave të fundit.

“Shteti do të mbrohet dhe banditët do të përballen me drejtësinë”, u tha ai gazetarëve pas natës së parë të protestave./REL

The post Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve appeared first on Lapsi.al.

KOMENT – Cilat janë dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në LM

TIRANE, 29 qershor /ATSH/ – Pasojat ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor nga konflikti në Lindjen e Mesme janë indirekte dhe të kufizuara, sipas të dhënave për tregtinë e jashtme dhe analizave të ekspertëve ekonomikë.

Ata thonë se ndikimi është më i dukshëm përmes qëndrimeve ideologjike ose përplasjeve gjeopolitike.

 Mal i Zi

Turizmi në këtë vend tashmë po përjeton pasoja negative, për shkak të anulimit të dhjetëra fluturimeve dhe rezervimeve hoteliere nga Izraeli.

“Tri linja ajrore izraelite i kanë pezulluar përkohësisht fluturimet e pasagjerëve për në Mal të Zi. Ato kanë anuluar më shumë se 70 fluturime për në Tivat, të planifikuara deri në fund të qershorit”, thanë nga Aeroporti i Malit të Zi për Radion Evropa e Lirë.

Sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, si dhe kërcënimet për mbylljen e rrugëve kryesore ujore shkaktuan një tronditje të lehtë në tregun e naftës dhe rritën çmimet e naftës bruto dhe të derivateve të saj.

Zhvillimet e mëtejshme të mundshme, pas arritjes së një armëpushimi, janë kryesisht hipotetike dhe varen nga ajo nëse dhe sa do të përshkallëzohet konflikti dhe nëse do të shkaktojë trazira më të mëdha në tregun global të energjisë.

Fluturime të anuluara për në Mal të Zi

Trafiku ajror nga Izraeli në Mal të Zi, sipas informacioneve të fundit, është pezulluar deri më 30 qershor.

Deri tani është konfirmuar se turistët izraelitë i kanë anuluar rezervimet e tyre në hotelet e Kollashinit, në pjesën veriore të Malit të Zi.

Këtë e ka bërë të ditur Zorica Millashinoviq, drejtoreshë e Organizatës Turistike të Kollashinit, në një deklaratë për televizionin shtetëror malazez.

Verën e kaluar, mbi 130.000 udhëtarë nga Izraeli kanë mbërritur në Mal të Zi me avion.

“Nga prilli deri në tetor, rreth 112.000 pasagjerë kanë përdorur linjën Tel Aviv – Tivat, ndërsa më shumë se 18.500 kanë përdorur atë Tel Aviv – Podgoricë”, bënë të ditur nga Aeroporti i Malit të Zi për Radion Evropa e Lirë.

Ministrja e Turizmit e Malit të Zi, Simonida Kordiq, ka thënë më herët se viti 2024 ka qenë një vit rekord për numrin e turistëve izraelitë.

Të dhënat nga Zyra Shtetërore e Statistikave – Monstat tregojnë se, vitin e kaluar, në Mal të Zi kanë qenë 74.000 turistë nga Izraeli, të cilët kanë kaluar 249.000 net.

Sipas këtyre të dhënave, ata kanë qenë turistët joevropianë më të shumtë në atë vend dhe numri i tyre është rritur vazhdimisht që nga viti 2021.

Për këtë vit ishte paralajmëruar mbërritja e 200.000 turistëve nga Izraeli në Mal të Zi. Kjo, sipas deklaratës së Nimrod Rinotit, konsull nderi i Malit të Zi në Izrael, dhënë në muajin maj.

Ministria e Energjisë në këtë vend paralajmëroi se, “për shkak të përshkallëzimit aktual të konfliktit në Lindjen e Mesme”, çmimet e naftës mund të rriten, por shtoi se furnizimi me produkte nafte nuk është i kërcënuar për momentin.

“Kujtoj se në vitin 2022 [kur filloi pushtimi rus i Ukrainës], çmimet e produkteve dhe shërbimeve të shumta u rritën pa ndonjë bazë realiste, dhe ato çmime nuk u kthyen më, edhe pse çmimet e karburanteve tani janë pothuajse 25 për qind më të ulëta. Një praktikë e tillë është e papërgjegjshme”, tha ministri i Energjisë në Mal të Zi, Admir Shahmanoviq.

Ai shtoi se krizat globale nuk duhet të lejohen të përdoren si justifikim për rritje të çmimeve.

Kriza energjetike, rrezik kryesor për Serbinë

“Në rast të një shpërthimi të krizës në Lindjen e Mesme, rreziku kryesor ekonomik për Serbinë lidhet me burimet e energjisë, kryesisht naftën dhe gazin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Branimir Jovanoviq, nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Ai paralajmëron se nëse përsëritet skenari i vitit 2022 – kur pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë mbetën në një nivel më të lartë për disa muaj – ai do të çojë në rritje të çmimeve dhe përkeqësim të standardeve të jetesës.

Kosova veçanërisht e ekspozuar

Adrian Shtuni, nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thekson se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj pasojave ekonomike që mund të shkaktojë konflikti në Lindjen e Mesme.

Ai shpjegon se situata do të përkeqësohej ndjeshëm në rast se Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nga kalon rreth 20 për qind e konsumit global të naftës dhe gazit natyror.

Varësia energjetike e Maqedonisë së Veriut

Derisa sulmet midis Iranit dhe Izraelit vazhdonin, çmimet e energjisë luhateshin. Për pasojë, në tregun e Maqedonisë së Veriut kishte disa rritje të çmimeve të naftës.

Pritjet e udhëheqësve të Komisionit Rregullator të Energjisë në këtë vend janë që trendi i stabilizimit të çmimeve të naftës të vazhdojë, duke pasur parasysh armëpushimin e shpallur disa ditë më parë mes Izraelit dhe Iranit.

“Besoj se do të kemi stabilizim të çmimeve të produkteve të naftës dhe çmimeve të gazit natyror, e rrjedhimisht edhe të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski.

Udhëheqësi i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Trajan Angelovski, thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë veprime ushtarake, sepse çmimet e energjisë mund të prishin shumë gjëra, shkruan REL.   /os/

The post KOMENT – Cilat janë dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

By: user7
28 June 2025 at 14:46

Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të Gazës. Sulmet është raportuar të kenë nisur të premten dhe kanë vazhduar në mëngjesin e së shtunës. Në mesin e të vrarëve janë 12 persona në stadiumin e qytetit të Gazës, ku po strehoheshin njerëzit, sipas stafit të spitalit Shifa.

Raportimet për sulmet vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet brenda javës tjetër. Duke pranuar pyetje nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten, presdidenti ka thënë se “po punojmë në Gazë dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.

Një zyrtar në dijeni me zhvillimet i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, do të arrijë të Uashington javën e ardhshme për të diskutuar armëpushimin në Gazë, situatën me Iranin dhe tema tjera.

Bisedimet janë ndalur dhe kanë vazhduar disa herë prej kur Izraeli ka thyer armëpushimin e fundit në mars dhe ka vazhduar fushatën ushtarake në Gazë, duke e përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare.

Rreth 50 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, dhe më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë. Ata janë pjesë e rreth 250 pengjeve që janë marrë nga Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në sulmin kundër Izraelit, më 7 tetor 2023, duke nxitur kështu luftën që vazhdon tash e 21 muaj.

Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 56.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Prej tyre, shumica besohet se janë gra dhe fëmijë.

Shpresat për marrëveshje janë rritur me përfshirjen e Trumpit në këtë çështje. Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i japë fund luftës vetëm pasi të çarmatoset Hamasi, diçka që grupi e ka hedhur poshtë.

Ndërkohë, palestinezët e uritur janë duke jetuar në situatë të përshkruar si katastrofike. Pas bllokimit të të gjitha ndihmave për dy muaj e gjysmë, Izraeli e ka lejuar një pjesë të vogël të ndihmave në territorin e Gazës në mesin e muajit maj./REL

The post Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim appeared first on Lapsi.al.

Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi

By: user7
28 June 2025 at 12:55

Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë humbur vendet e punës, për shkak të ndalimeve dhe kufizimeve të ashpra të lirive të tyre. Ameena është ndër të paktat që punon ende.

Por, tani, ajo dhe pak gra të tjera si ajo, kanë një shqetësim tjetër – se luftërat, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe ndryshimet e politikave të jashtme të vendeve perëndimore, do ta përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e rëndë të të drejtave të grave në Afganistan, nën sundimin e talibanëve.

“Talibanët po ia dalin mbanë me shtypjen e tyre ndaj nesh, sepse e dinë se Afganistani nuk është më prioritet për bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Ameena.

Ameena – emri i së cilës është ndryshuar për shkak të shqetësimeve për sigurinë – thotë se puna në një medium privat është jetike për “mbijetesën e saj si financiare, ashtu edhe mendore”. Paga e saj prej rreth 170 dollarësh në muaj nuk e ndihmon vetëm të sigurojë ushqim për prindërit dhe familjen e saj.

“Të kesh mundësi të punosh, për mua është shumë më tepër se paratë: i jep kuptim jetës sime, ndiej se po bëj diçka me jetën time. Do të çmendesha po të detyrohesha të rrija e mbyllur mes katër mureve të shtëpisë, ashtu si shumica e grave në vendin tim sot”, thotë 25-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Por, Ameena ka frikë se “laku po shtrëngohet edhe më shumë” rreth lirisë së grave në Afganistan, sidomos jashtë Kabulit. Sipas saj, talibanët po i kufizojnë edhe më tepër të drejtat e grave, duke ua mohuar ato që i kishin fituar gjatë 20 vjetëve të qeverisë së mbështetur nga Perëndimi, përpara se ajo të rrëzohej në gusht të vitit 2021. Edhe pse talibanët premtuan se do të krijonin një qeveri gjithëpërfshirëse, do t’i respektonin të drejtat themelore të njeriut dhe do të ndalonin që Afganistani të përdorej si bazë për grupet ekstremiste ndërkombëtare, ata nuk i përmbushën këto premtime.

Regjimi i ashpër islamist ka ndaluar në mënyrë sistematike qasjen e grave dhe vajzave afgane në arsim, punësim dhe lëvizje të lirë, duke i ndaluar të mbajnë edhe role të rëndësishme në qeveri ose shoqëri. OKB-ja e ka dënuar trajtimin e grave afgane nga talibanët si “aparteid gjinor” dhe ka nxjerrë në pah zhdukjen sistematike të tyre nga jeta publike dhe dënimet e rënda për rezistencën.

Në një raport të publikuar muajin e kaluar, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) dokumentoi diskriminimin e vazhdueshëm dhe të gjerë ndaj grave dhe theksoi se Ministria për Përhapjen e Virtyteve dhe Parandalimin e Veseve ka zbatuar ligje të rrepta të moralit, të miratuara nga udhëheqësi suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, në vitin 2024.

Urdhërarrestet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ligjet e moralit të talibanëve, mes tjerash, i ndalojnë gratë të flasin ose t’i tregojnë fytyrat e tyre në publik, të shkojnë në parqe publike dhe argëtuese, si dhe të udhëtojnë ose të hanë jashtë pa një kujdestar mashkull. Palestrat dhe sallonet e bukurisë për gra janë mbyllur në të gjithë vendin.

Më herët këtë vit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për Akhundzadën dhe kryetarin e Gjykatës Supreme të talibanëve, Abdul Hakim Haqqani, duke i akuzuar për persekutimin e grave. Qeverisja e talibanëve i ka hedhur poshtë urdhërarrestet, ashtu si edhe dënimet e OKB-së për politikat e tyre kufizuese mbi të drejtat e grave.

Shkaku kryesor i shkeljeve të të drejtave të grave në Afganistan mbeten politikat shtypëse të talibanëve, por konfliktet në botë dhe ndryshimet në prioritetet ndërkombëtare janë duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për gratë afgane.

Mbajtja në fokus e të drejtave të grave

Vendimi i fundit i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të reduktuar ndjeshëm programin e saj të ndihmave, USAID, është një nga këto ndryshime. Sipas grupit avokues OneAid, kjo masë do t’i kushtojë Afganistanit më shumë se 500 milionë dollarë ndihma, që nuk do të arrijnë në këtë vend.

“Duket sikur Afganistani dhe problemet e tij, përfshirë edhe të drejtat e grave, janë harruar nga Perëndimi”, thotë Rahila Yousofi, gazetare e pavarur afgane, e cila së voni ka lënë Kabulin dhe është larguar në Pakistanin fqinj.

“Afganistani po largohet gjithnjë e më shumë nga radari, për shkak të konflikteve të reja, si ato në Iran dhe në Gazë. Shtetet perëndimore, gjithashtu, po përqendrohen më shumë te çështjet e tyre të brendshme, natyrisht”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Ndërsa vëmendja e botës po shpërndahet, shumë aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan po punojnë edhe më shumë për t’i mbajtur këto çështje në fokusin ndërkombëtar.

Fawzia Koofi, ish-anëtare e parlamentit dhe themeluese e grupit Gratë për Afganistanin, është një nga aktivistet që punon me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe grupe të të drejtave të njeriut, për të dokumentuar “shkeljet e rënda të vazhdueshme” të të drejtave të grave në Afganistan.

Koofi u bën thirrje qeverive perëndimore që të mos braktisin Afganistanin dhe gratë e tij, duke thënë se “një veprim i tillë do të ishte gabim, për të cilin mund të pendohen më vonë”.

“Ndikimi” te talibanët

Pavarësisht varfërisë së thellë që ka përfshirë Afganistanin, Qeveria e talibanëve nuk pranon që ndihmat e Perëndimit të kushtëzohen me respektimin e të drejtave të grave dhe pakicave etnike. Në vend se me Perëndimin, autoritetet talibane në Kabul po bashkëpunojnë me vende si Kina, Rusia dhe shtetet e Azisë Qendrore, që nuk u kushtojnë shumë rëndësi të drejtave të njeriut.

Këto vende kanë krijuar marrëdhënie tregtare, ekonomike dhe politike me Qeverinë e talibanëve, e cila nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë vend në botë.

“Perëndimi ka ende ndikim të madh mbi talibanët”, thotë Yousofi.

“Talibanët janë të dëshpëruar për t’u njohur ndërkombëtarisht. Perëndimi nuk duhet t’i japë legjitimitet Qeverisë talibane nëse ajo vazhdon t’i injorojë ankesat e popullit të Afganistanit”,përfundon ajo./REL

The post Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi appeared first on Lapsi.al.

Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

By: user7
25 June 2025 at 08:26

Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të pajtohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë. Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ata pritet të pajtohen që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto – në mbrojtje dhe për investime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë.

Kjo është rritje e konsiderueshme, në krahasim me synimin aktual prej 2 për qind, që është miratuar në samitin e aleancës në Uells më 2014. Por, targeti i ri do të matet ndryshe. Vendet anëtare të NATO-s pritet të shpenzojnë 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, përfshirë armët dhe trupat ushtarake. Pjesa tjetër prej 1.5 për qind fokusohet në investime të lidhura me sigurinë – sikurse adaptimi i rrugëve, urave dhe porteve për pajisje ushtarake, në siguri kibernetike dhe mbrojtje të gazsjellësve të energjisë. E jashtëzakonshme për shumicën prej tyre.

Janë 22 vende të aleancës me 32 anëtarë që shpenzuan 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto apo më tepër në mbrojtje gjatë vitit të kaluar. Në tërësi, vendet anëtare kanë shpenzuar vitin e kaluar 2.61 të prodhimit të brendshëm bruto të NATO-s në mbrojtje, sipas vlerësimeve të aleancës. Mirëpo, kjo shifër ndryshon nëse analizohen vendet individualisht. Për shembull, Polonia shpenzon më shumë se 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, duke e renditur këtë shtet të parin në këtë drejtim. Në fund të listës është Spanja me 1.3 për qind.

Më 2035. Objektivi mund të ndryshohet pas një rishikimi që planifikohet të bëhet më 2029. Është e vështirë që të saktësohet me numra, sepse gjithçka do të varet se sa të mëdha do të jenë këto ekonomi në të ardhmen. Po ashtu, NATO-ja aktualisht nuk i mat shpenzimet në kategorinë e mbrojtjes dhe të investimeve në sektorin e sigurisë – prandaj nuk ekziston një vlerë fillestare e krahasimit. Por, vendet e NATO-s kanë shpenzuar mbi 1.3 trilion dollarë në mbrojtje më 2024, në krahasim me gati 1 trilion me çmimet e vitit 2021. Nëse të gjitha vendet e NATO-s do të shpenzonin 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje vitin e kaluar, shifra do të shkonte në 1.75 trilion dollarë.

Kjo do të thotë se arritja e objektivit mund të nënkuptojë qindra miliarda dollarë më shumë në vit, në krahasim me shpenzimet aktuale. Lufta e Rusisë në Ukrainë, shqetësimet për një kërcënim potencial nga Rusia në të ardhmen dhe presioni amerikan, i kanë shtyrë kryeqytetet evropiane që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje dhe të planifikojnë rritje edhe më të madhe në të ardhmen.

“Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetëve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte më herët gjatë muajit.

Evropa është duke u përgatitur, gjithashtu, për mundësinë që nën udhëheqjen e presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin disa trupa ushtarake nga Evropa.

“Amerika nuk mund të jetë në çdo vend gjatë gjithë kohës, dhe as nuk duhet të jetë”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth më herët gjatë vitit.

NATO-ja është pajtuar këtë muaj për kapacitete të reja ushtarake – për trupat ushtarake, njësitet ushtarake, armët, dhe pajisjet që NATO-ja beson se secili shtet duhet t’i ketë për të mbrojtur veten dhe aleancën. Këto targete janë konfidenciale, mirëpo Rutte ka thënë se shtetet janë pajtuar që duhet investuar më tepër në “mbrojtje ajrore, aeroplanë luftarakë, tanke, dronë, personel dhe logjistikë”.

Jo. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se shteti i tij mund t’i përmbushë objektivat ushtarake duke shpenzuar vetëm 2.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria e tij e ka miratuar një draft-deklaratë përmes së cilës përcakton se nuk synon të shpenzojë më shumë. Disa analistë kanë thënë se ka shtete që janë shprehur të gatshme për t’i rritur shpenzimet, ndonëse nuk do të kenë kapacitete.

Aleatët e NATO-s ndajnë një pjesë shumë më të vogël të ekonomisë së tyre për mbrojtje, në krahasim me Rusinë, mirëpo së bashku, ato shpenzojnë shumë më tepër sesa Moska. Shpenzimet e Rusisë në ushtri janë rritur për 38 për qind më 2024, duke arritur në 149 miliardë apo 7.1 për qind e l prodhimit të brendshëm bruto, sipas Institutit të Stokholmit për Kërkime Ndërkombëtare të Paqes (SIPRI).

Kina, shteti i dytë më i madh në botë për shpenzime ushtarake, vlerësohet të ketë ndarë 1.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në këtë drejtim, sipas SIPRI-it. Në vendet anëtare të NATO-s, mbrojtja e zë një hapësirë të vogël në buxhetet shtetërore. Shpenzimet ushtarake përbënin 3.2 për qind të shpenzimeve qeveritare në Itali, 3.6 për qind në Francë dhe 8.5 për qind në Poloni më 2023, sipas të dhënave të SIPRI-t. Në Rusi, atë vit, shpenzimet ushtarake përbënin 19 për qind të shpenzimeve qeveritare./ REL

The post Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje? appeared first on Lapsi.al.

Spanja e kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

By: Rovena
19 June 2025 at 16:54

Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.

Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto” në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

Shumica e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO pritet ta mbështesin kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ato t’i shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për nevojat e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.

Në fillim të qershorit, Suedia dhe Holanda thanë se synojnë ta arrijnë këtë synim të ri.

Nga 32 vende sa ka aleanca ushtarake, Spanja është vendi me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje, pasi i harxhon më pak se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Në prill, Sanchez tha se Qeveria spanjolle do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen për 10.5 miliardë euro për ta arritur cakun e mëparshëm të NATO-s prej 2 për qind të prodhimi të brendshëm bruto./REL

Sot feston ditëlindjen aktori komik Stan Laurel

By: Kult Plus
16 June 2025 at 18:23

16 Qershor 1890 – Lindi Stan Laurel (1890 – 1965), një ndër figurat më të dashura të komedisë klasike.

Stan Laurel, aktori dhe komediani anglez, mbeti i pavdekshëm falë dysheve të tij me Oliver Hardy, duke krijuar njërin nga duetet më ikonike të humorit në historinë e kinemasë: Laurel & Hardy.

Me mimikën e tij të pafajshme, sytë e mëdhenj plot habitje, dhe lëvizjet e ngathëta por plot finesë, Stan Laurel nuk kishte nevojë për shumë fjalë për të nxjerrë të qeshura nga publiku.

Ai ishte mjeshtër i komedisë fizike, i detajeve të vogla, i një thjeshtësie që shkëlqente në ekran.
Filmat e tyre bardh e zi, pa efekte, por me shumë zemër, janë ende të dashur edhe sot.

Sepse e qeshura e sinqertë… nuk plaket kurrë. Sot kujtojmë një gjigand të vogël në trup, por të madh në ndikim, shkruan naishtedikur./KuktPlus.com

Screenshot

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës

By: user7
9 June 2025 at 11:15

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael.

Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë të hënën pasdite dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez.

Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg, tha FFC-ja në llogarinë e saj në Telegram.

Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi më pas se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen.

“‘Jahti i selfie-ve’ i ‘të famshmëve’ po shkon sigurt drejt brigjeve të Izraelit. Pritet që pasagjerët të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, shkroi Ministria izraelite në X.

Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe të padëmtuar, shtoi më vonë Ministria.

“U janë dhënë sandviçë dhe ujë. Spektakli mbaroi”, shtoi ajo.

Pjesë e ekuipazhit prej 12 vetash ishin edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg dhe Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Evropian.

“Ekuipazhi i Flotës së Lirisë u arrestua nga ushtria izraelite në ujëra ndërkombëtare rreth orës 2 të mëngjesit”, postoi Hassan në X.

Një fotografi shfaq ekuipazhin të ulur në anije, të gjithë me jelekë shpëtimi dhe me duart në lart.

Jahti po transportonte një sasi të vogël ndihmash humanitare, përfshirë oriz dhe qumësht pluhur për foshnja.

Ministria e Jashtme izraelite tha se ndihmat do të dërgohen në Gazë.

“Sasia e vogël e ndihmës që ndodhej në jaht dhe nuk u konsumua nga ‘të famshmit’ do të dërgohet në Gazë përmes kanaleve të vërteta humanitare”, thuhej në deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, urdhëroi ushtrinë të dielën të mos e lejonte anijen të mbërrinte në Gazë, duke e quajtur misionin e saj përpjekje propagandistike në mbështetje të Hamasit.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Hamasi e dënoi konfiskimin e anijes si “terrorizëm shtetëror” dhe tha se përshëndet aktivistët e saj.

Izraeli vendosi bllokadë detare mbi enklavën bregdetare pas marrjes së kontrollit nga Hamasi në vitin 2007, me qëllim të ndalimit të dërgesave të armëve për grupin militant.

Bllokada ka mbetur në fuqi gjatë disa konflikteve, përfshirë edhe luftën e tanishme, e cila filloi kur militantët e drejtuar nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ndaj Hamasit prej atëherë ka vrarë mbi 54.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dhe ka lënë mbi 2 milionë banorë të zhvendosur dhe në rrezik urie, sipas Kombeve të Bashkuara.

Raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, ka mbështetur operacionin e FFC-së dhe të dielën u bëri thirrje anijeve të tjera ta sfidojnë bllokadën e Gazës.

“Udhëtimi i Madleen mund të ketë përfunduar, por misioni nuk ka mbaruar. Çdo port mesdhetar duhet të dërgojë anije me ndihma dhe solidaritet për Gazën”, shkroi ajo në X./REL

The post Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës appeared first on Lapsi.al.

Radio Europa e Lirë: Ballkani është pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e emigrantëve

By: redi
6 June 2025 at 20:53

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Ai nuk i komentoi raportimet e mediumit amerikan, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë…

Source

Aksident rrugor në Burrel, policia: 6 persona të plagosur

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Policia e Matit ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur sot rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, ku shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/a.f/

The post Aksident rrugor në Burrel, policia: 6 persona të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaje nga aksidenti në Burrel/ Dy “Benz”-a u përplasën kokë më kokë, policia: Mes të plagosurve, edhe një fëmijë

5 June 2025 at 20:12

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur “Ish Agjensia” në Burrel, ku dy automjete të tipit “Benz” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar.

Një nga automjetet transportonte një familje me tre anëtarë, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga një person i vetëm. Fëmija 8-vjeçar dhe një tjetër i plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 19:10 dhe se drejtuesit e mjeteve janë identifikuar si shtetasi A.L., 38 vjeç, dhe L.K., 36 vjeç. Të dy janë mes të plagosurve, së bashku me katër pasagjerët që udhëtonin me ta.

Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e aksidentit, i cili për momentin mbetet i paqartë.

The post Detaje nga aksidenti në Burrel/ Dy “Benz”-a u përplasën kokë më kokë, policia: Mes të plagosurve, edhe një fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti në Burrel, policia: 6 të plagosur! Mes të plagosurve është një fëmijë

By: Ardit
5 June 2025 at 20:36

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Burrel. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ish Agjensia’. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve (një 38 dhe një 34-vjeçar) dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me […]

The post Aksidenti në Burrel, policia: 6 të plagosur! Mes të plagosurve është një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Burrel/ Përplasen dy makina, plago*en gjashtë persona

By: M C
5 June 2025 at 20:15

Gjatë persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja e dy makinave në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel.

“Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

The post Aksident në Burrel/ Përplasen dy makina, plago*en gjashtë persona appeared first on Albeu.com.

FOKUS – NATO drejt rritjes së shpenzimeve për mbrojtje

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH/ – Ministrat e Mbrojtjes të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të takohen më 5 qershor para samitit të madh vjetor që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, kur 32 krerët e shteteve të aleancës ushtarake, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, do të mblidhen në Hagë.

Takimi ka të bëjë vetëm me një gjë: paratë. Në këtë takim zyrtarët pritet të bien dakord për objektivin e ri të shpenzimeve të NATO-s.

Teksa shumica e anëtarëve të aleancës tani shpenzojnë 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në mbrojtje, objektivi i radhës është 3.5 për qind, apo shpenzim për kapacitete ushtarake sikurse janë tanket, raketat dhe municionet.

Sipas zyrtarëve të NATO-s, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë, vetëm Spanja ka problem me objektivin prej 3.5 për qind, por pritet të bëjë kompromise në takimin ministror.

Spanja është një nga pak shtetet që ende nuk përmbush bazën e shpenzimeve prej 2 për qind, duke arritur vitin e kaluar vetëm më 1.28 për qind dhe rritja e shpenzimeve ushtarake që ishte parashikuar, duket se është bllokuar për momentin.

Çështja në Madrid lidhet me premtimin e kamotshëm të Qeverisë së qendrës së majtë ndaj partnerëve të koalicionit për t’i bërë gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian gjuhën katalanase, baske dhe galiciane. Por, një çështje e tillë kërkon unanimitet në mesin e shteteve të bllokut, gjë të cilën Spanja dështoi ta siguronte kur kjo çështje u vendos në agjendën në Bruksel më 27 maj.

Ndërsa çështja e gjuhëve nuk është përjashtuar plotësisht, ende nuk është caktuar asnjë datë për një vendim të mundshëm mbi këtë temë.

Një tjetër objektiv

Objektivi prej 3.5 për qind nuk është çështja e vetme që pret një vendim. Po ashtu duhet të ketë një objektiv shpenzimesh prej 1.5 për qind në atë që mund të cilësohet si objektiv i butë, duke bërë që totali i shpenzimeve të arrijë në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm.

Një nga çështjet kryesore tani, me negociata që pritet të vazhdojnë deri në samit, është se çfarë lloj shpenzimesh mund të përfshihen në atë 1.5 për qind. Sigurisht kjo do të përfshinte forcimin e përgatitjes civile dhe mbrojtjen kibernetike, por aleatët po lobojnë që të përfshihet pothuajse çdo gjë. Sipas zërave që qarkullojnë, Gjermania dëshiron që këtu të përfshihet edhe financimi për transmetimin e Deutsche Welle.

Cili është qëndrimi i SHBA-së për shpenzimet?

Ka qenë pikërisht Trumpi ai që ua ka bërë të qartë aleatëve evropianë në NATO se duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtje. Diplomatë evropianë, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thanë se Uashingtoni thjesht dëshiron që objektivi prej 3.5 për qind të shkruhet në një dokument në takimin e Hagës, dhe nuk i intereson shumë se çfarë përfshin pjesa tjetër prej 1.5 për qind.

Shtetet e Bashkuara do të donin që nga një rritje e mundshme e shpenzimeve evropiane për mbrojtje të përfitonte industria amerikane e armëve. Megjithatë, me zinxhirin e furnizimeve në Amerikën e Veriut që është i mbingarkuar, do të kishte kuptim që një pjesë e prodhimit amerikan të vendosej në Evropë. Me fjalë të tjera: të blesh produkte amerikane në Evropë. Për shembull, sistemet Patriot do të prodhoheshin në Gjermani ose avionët F-35 në Itali.

Po Ukraina? Do të ketë, të paktën, një sesion të Këshillit NATO-Ukrainë gjatë takimit të ministrave më 5 qershor. Por, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë edhe në samitin në Hagë, pasi pjesëmarrja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ende nuk është konfirmuar.

Një ditë para takimit ministror, do të mblidhet edhe Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (i njohur edhe si grupi Ramshtajn), një aleancë prej 57 shtetesh që koordinon ndihmën ushtarake për Kievin. Për herë të parë që nga krijimi i këtij grupi tre vjet më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i pranishëm në takim, shkruan REL.   /os/

 

The post FOKUS – NATO drejt rritjes së shpenzimeve për mbrojtje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

By: user7
4 June 2025 at 12:47

DANIMARKË- Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë. Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

“…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze. Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.

Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”.

Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur. Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar. Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës. Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore. Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro. Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut. Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare. Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./REL

The post Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027 appeared first on Lapsi.al.

Dogjën automjetin në Burrel, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri/ EMRAT

By: Ela
2 June 2025 at 11:26

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Egri Koçi i cili akuzohet për diegien e një automjeti gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 01.06.2025, në Burrel. Policia ka shpallur në kërkim edhe autorin tjetër, 24-vjeçarin Jurxhin Sada. Ndërkohë, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. […]

The post Dogjën automjetin në Burrel, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Gjykata urdhëron USAGM-në që t’ia ndajë REL-it fondet për muajin maj

31 May 2025 at 11:01

Një gjykatës federal amerikan më 30 maj ka miratuar kërkesën e tretë të Radios Evropa e Lirë për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), në rastin e padisë së medias kundër Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM). Gjykata urdhëroi agjencinë që menjëherë t’ia ndajë radios fondet për muajin maj.

Gjykatësi Royce Lamberth po ashtu ka refuzuar argumentin e USAGM-së që agjencia nuk është e obliguar të lëshojë fonde pasi donatorët e tjerë raportohet se po synojnë që të ofrojnë mbështetje financiare për REL-in.

Lamberth tha se palët “praktikisht janë në të njëjtën situatë që ishin një muaj më parë”, kur gjykata lëshoi një TRO dhe e urdhëroi USAGM-në që të ndajë fondet për muajin prill.

Gjykatësi tha në vendimin e tij të 30 majit se USAGM-ja edhe një herë ka refuzuar që të arrijë një marrëveshje për “zgjatje” njëmujore për të mbuluar financimin për muajin maj të REL-it dhe kjo media nuk ka pranuar fondet – e miratuara nga Kongresi amerikan – për këtë muaj.

“Arsyetimi i gjykatës që justifikoi lëshimin e urdhrit të përkohshëm të prillit vlen me të njëjtën forcë edhe tani”, tha gjykatësi Lamberth.

Presidenti i REL-it, Stephen Capus, tha se gjykata sërish ka lëshuar një vendim që e urdhëron USAGM-në që të ndajë fondet.

“REL-i duhet të marrë fondet e alokuara për muajin maj, të cilat tani janë një muaj me vonesë, për të vazhduar operimin në përputhje me objektivat jetike të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Amerikës”, tha Capus përmes një deklarate.

“Gazetarët tanë të përkushtuar padrejtësisht po paguajnë një çmim të lartë për shkak të refuzimit të USAGM-së që të ndajë fondet tona me kohë”.

Në urdhrin e gjykatësit u tha se Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të japë 5.5 milionë euro për Fondacionin Evropian për Demokraci dhe një pjesë e këtyre fondeve do të shkojnë për REL-in.

USAGM-ja argumentoi se në dritë të këtij njoftimi, REL-i më nuk mund të paraqesë argumentin për dëm të pariparueshëm për të justifikuar ndërhyrjen e gjykatës në këtë moment. Por, REL-i nuk pritet që të marrë asnjë nga këto fonde para datës 30 qershor, tha gjykatësi Lamberth.

“Pa asnjë financim deri atëherë, REL-i do të ndalë shumicën dërmuese të operacioneve deri në fund të qershorit”, u tha në vendim.

Premtimi për një shumë fondesh në një moment të papërcaktuar në të ardhmen “nuk bën asgjë për të zbutur dëmin e pariparueshëm me të cilin po përballet aktualisht REL-i”, tha Lamberth.

“Prandaj, gjykata vjen në përfundim se është i justifikuar urdhri i përkohshëm për të parandaluar kolapsimin e REL-it”, shtoi ai.

Gjykatësi Lamberth tha gjithashtu se kërkesa e REL-it për një urdhër paraprak “është ende në pritje”, duke shpjeguar se gjykata ka shtyrë marrjen e një vendimi për këtë kërkesë pjesërisht për të lejuar që ankesat në çështjet përkatëse të marrin formë dhe në shpresën se palët do të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme për grantin për vitin fiskal 2025.

Por, një mundësi e tillë po duket gjithnjë e më pak e mundshme, tha Lambert. Prandaj, gjykata synon që të marrë një vendim mbi kërkesën për një urdhër paraprak “për të shmangur rikthimin në situatën e njëjtë në fund të qershorit”.

REL-i ka paditur USAGM-në në mars, duke kërkuar lirimin e fondeve të ngrira për pjesën e dytë të vitit fiskal – nga prilli deri në shtator.

Në vendimin e miratuar në prill, Lamberth tha se Kongresi amerikan ishte ai që “vendosi që fondet në fjalë duhet t’i ndaheshin REL-it” dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte nënshkruar rezolutën buxhetore ku ndaheshin ato fonde. Ai vendosi që të bëhej pagesa – rreth 12 milionë dollarë – për REL-in për muajin prill.

Megjithatë, më 7 maj një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit mori një vendim për pezullimin e urdhrit të Lamberthit deri në përfundimin e procesit të apelimit, duke ulur gjasat që REL-i të marrë fondet për muajin prill në një të ardhme të afërt.

Disa orë më vonë, paneli i plotë prej 11 anëtarësh i Apelit iu përgjigj kërkesës urgjente të REL-it dhe vendosi që të pezullojë përkohësisht vendimin e panelit. Ky vendim nënkuptonte se USAGM-ja duhet të respektojë vendimin e 29 prillit të Lamberthit dhe të ndajë fondet për REL-in.

USAGM mund ta apelojë çështjen në Gjykatën Supreme, e cila mund të vendosë ta shqyrtojë rastin ose ta refuzojë atë.

Radio Evropa e Lirë është organizatë e pavarur mediale ndërkombëtare. Programet e saj arrijnë pothuajse 50 milionë njerëz në javë në vende si Bjellorusia, Kina, Irani dhe Rusia, duke synuar të ofrojë lajme dhe informata të pavarura dhe të paanshme për 23 vendet ku transmeton në 27 gjuhë.

Betejën ligjore me USAGM-në REL-i e nisi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, më 14 mars nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke i kërkuar agjencisë dhe transmetuesve që ajo mbikëqyrë – përfshirë Zërin e Amerikës – të tkurren “në masën maksimale që lejon ligji”.

REL-i ka vazhduar transmetimin, por ka ndërmarrë masa drastike për të ulur kostot dhe për të zgjatur kursimet e pakta që i kanë mbetur, përfshirë dërgimin e qindra punonjësve në pushim administrativ dhe anulimin e shumë kontratave me bashkëpunëtorët e jashtëm. REL/

The post Gjykata urdhëron USAGM-në që t’ia ndajë REL-it fondet për muajin maj appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌