Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

By: V K
21 August 2025 at 09:04

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga të afërmit e tij si i zhdukur.

Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, duke pohuar se kishin humbur kontakt me të rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Alarmin e shtoi fakti se Shima u kishte dërguar një mesazh të afërmve ku shkruhej: “Po më arrestojnë”, përpara se komunikimi të ndërpritej.

Në deklaratën e dhënë pas kthimit, Shima tha se kishte qenë në jug të vendit pas një konflikti me partneren e tij, por nuk dha shpjegime lidhur me mesazhin shqetësues që kishte tronditur familjarët.

Reagimi i policisë:

Policia e Tiranës konfirmoi se kallëzimi ishte bërë nga nëna e 34-vjeçarit, ndërsa theksoi se shërbimet e saj kishin nisur verifikimet për sqarimin e rrethanave. Nuk u dhanë detaje për pistat e hetimit.

Akuzat e Ahmetajt

Ngjarja ka risjellë në qendër të vëmendjes edhe akuzat e bëra një vit më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili nga arratia deklaroi se Daniel Shima ishte kërcënuar për të heshtur lidhur me tenderat e AKSHI-t.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën…”, – deklaronte Ahmetaj në korrik 2024, duke iu referuar një përgjimi ambiental të SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove.

Karriera dhe përplasjet në AKSHI

Daniel Shima, ka mbajtur për katër vite postin e zv.drejtorit të AKSHI-t, duke qenë numri dy i institucionit pas Mirlinda Karçanajt.

Më 19 mars 2024, pikërisht ditën kur Karçanaj, u thirr për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ajo u kthye në zyrë dhe firmosi shkarkimin e tij.

Shima është pyetur më pas në SPAK për tenderat e AKSHI-t, ndërsa një vit më parë u raportua se kishte qenë nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, për shkak të një rreziku të konstatuar nga institucionet ligjzbatuese megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Çfarë i ndodhi Daniel Shimës?

Zhdukja e papritur, mesazhi misterioz dhe më pas rikthimi i shëndoshë në banesë, lënë hapur disa skenarë:

A ishte fjala thjesht për një konflikt personal dhe një largim i nxituar, siç pretendon vetë Shima?

Apo pas mesazhit të tij fshihen prapaskena që lidhen me të kaluarën në AKSHI dhe akuzat mbi tenderat shtetërorë?

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një “alarm të rremë” që do të mbulojë diçka tjetër?

Për momentin, policia nuk ka dhënë një version zyrtar mbi shkaqet e zhdukjes së 34-vjeçarit dhe as nuk ka komentuar mbi mesazhin “po më arrestojnë”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

By: V K
8 August 2025 at 14:13
Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Lidhur me këtë aksion i zhvilluar në 3 qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, janë zbardhur detaje të reja.

Mësohet se Prokurorët e SPAK, i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve, kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.

The post Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn appeared first on Albeu.com.

U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia

By: V K
7 August 2025 at 09:21

Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë,  bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se; “fillimisht ‘kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

The post U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera…

By: V K
5 August 2025 at 11:17

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Poçram në Vaun e Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është, gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve policore, viktima po kthehej me bagëtitë ashtu si çdo ditë, por Frrok Lleshaj nuk arriti ta mbaronte rrugën deri në shtëpi.

Plumbat e një pistolete nga persona ende të paidentifikuar i morën jetën 65-vjeçarit që banonte në fshatin Paçram të Vau Dejësit.

Policia është njoftuar rreth orës 21:00 për vrasjen e ndodhur por ka dyshime se viktima kishte të paktën një orë më përpara i vrarë.

Nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator.

Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani.

Frrok Lleshaj, është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka.

Gjithçka nisi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

Asokohe u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij.

Kështu pak vite më vonë ka dyshime të forta se 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj.

Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje.

Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg.

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj. Bashkë me 65 vjeçarin që u qëllua mbrëmjen e 4 gushtit me pistoletë shkon në 5 numri i viktimave për shkak të gjakmarrjes.

Policia vendore e Shkodrës e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet paraprake përmes grupit të punës të ngritur për këtë vrasje të rëndë.

Dyshimet kryesore të vrasjes së 65 vjeçarit lidhen me këto dy hasmëri por deri më tani nuk ka ende persona konkret të ndaluar nga efektivët.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për vrasjen si dhe familjarë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me autorsinë e ngjarjes ku mbeti i vrarë Frrok Lleshaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se erdhi si shkak i gjakmarrjes por pa përjashtuar ndonjë pistë tjetër të mundshme.

The post Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera… appeared first on Albeu.com.

Me 25 mijë euro me vete dhe armë gati për qitje, policia zbardh detaje mbi arrestimin e Flodian Plakut

By: V K
4 August 2025 at 10:50

Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion policor me rrezikshmëri të lartë në Orikum, ku është arrestuar i shumëkërkuari Flodian Plaku.

Ai u kap me një armë zjarri me fishek në fole dhe 25 mijë euro cash, ndërkohë që fshihej në një hotel së bashku me një bashkëpunëtor të armatosur.

Plaku dyshohet për vrasje të kryera me paramendim dhe për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale në Vlorë dhe jashtë saj.

Bashkë me të janë arrestuar edhe persona të tjerë që e ndihmonin për t’u fshehur dhe për të lëvizur.

Njoftimi i policisë:

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Elidon Çela, mbi rezultatet e operacionit policor “ETERNA”, si dhe për rezultatet e punës hetimore dhe policore të ditëve të fundit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, në qarkun Vlorë

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë dhe vëmendjen tuaj!

Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me efektivë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, për të ndarë me ju dhe nëpermjet jush, me qytetarët, rezultatet e një pune hetimore proaktive të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Vlorës dhe të Tiranës, me qëllim zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në Vlorë, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike.

Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve, si dhe pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.

Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë. Përfitoj nga rasti të bëj me dije se në Sarandë po vijojnë hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për kapjen e autorëve.

Të dy operacionet “Eterna” dhe “Në Gjurmë” janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së strukturave tona për të zbardhur dhe dokumentuar në mënyrë të plotë krimet më të rënda që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të vijuar pa ndërprerje hetimet dhe operacionet për kapjen e çdo personi në kërkim dhe për goditjen e çdo strukture që mbështet aktivitetet kriminale.

Ftoj qytetarët e qarkut Vlorë dhe më gjerë që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo informacion me vlerë, sepse së bashku ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.

Faleminderit!

The post Me 25 mijë euro me vete dhe armë gati për qitje, policia zbardh detaje mbi arrestimin e Flodian Plakut appeared first on Albeu.com.

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

By: Oldi
29 July 2025 at 11:34

Detaje të reja nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë e cila prej 22 korrikut ka humbur kontaktet me familjen e saj. Kanë qenë njerëzit e Nadire Shpatës nga Tropoja që ka bërë denoncimin në polici që nëna e tyre ka humbur. Policia e Kukësit nisi hetimet dhe mori në pyetje fëmijët e 48-vjeçares dhe të […]

The post Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit appeared first on BoldNews.al.

U shkrumbua brenda banesës në Pogradec, viktima jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike

By: Oldi
28 July 2025 at 09:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar si Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike. Mësohet se ajo nuk kishte qenë e […]

The post U shkrumbua brenda banesës në Pogradec, viktima jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike appeared first on BoldNews.al.

E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime

By: Oldi
24 July 2025 at 19:35

Gazetarja nga Fieri, Laureta Roshi tregoi detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Frashër të Patosit ku vajza 26-vjeçare mbyti me tel babanë e saj 56-vjeçar në bashkëpunim me të ëmën dhe u mundua të fshihte krimin. Ajo tha se ngjarja ishte raportuar një ditë më parë në polici nga Emanilda Rama 26 […]

The post E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime appeared first on BoldNews.al.

Plagosja në Sarandë/ Policia zbardh detaje: Arma shkrepi pa dashje, kur 44-vjeçari goditi ish-efektivin me…

By: V K
21 July 2025 at 12:00

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare, në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djehsme në Sarandë.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 44-vjeç, i cili ka goditur me qytën e pistoletës ish- efektivin Adil Veli.

Sa u përket të shtënave me armë zjarri, policia sqaron se shkrepja e pistoletës ka qenë aksidentale.

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

 

The post Plagosja në Sarandë/ Policia zbardh detaje: Arma shkrepi pa dashje, kur 44-vjeçari goditi ish-efektivin me… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Policia zbardh detaje: 23-vjeçari u mbyt dhe më pas u hodh në ujërat e liqenit, ja çfarë u sekuestrua

By: V K
16 July 2025 at 11:52

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës në Mat, ngjarje e ndodhur rreth një javë më parë.

Sipas uniformave blu, makina dhe automjetit u hodhën në liqen, por trupi ka dalë nga makina e nuk ra në ujë.

“23-vjeçari u vra me strangulim, mbytje. Makina dhe automjetit u hodhën në liqen, por se trupi ka dalë nga makina e nuk ra në ujë.

4 personat nuk ishin veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur shenja që lidhen me policinë.

23-vjeçari ka qenë i dënuar për shpërndarje droge në shtetin Gjerman dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dyshohet se vrasja e tij ka ardhur pikërisht për mosmarrëveshje në lidhje me trafikun e drogës.

Gjatë operacionit u shoqëruan katër persona ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të lidhur me ngjarje,

U sekuestruan 20 celularë 7 automjete, drogë dhe prova të tjera që do t’i shpërbejnë hetimit”, u tha në konferencë.

The post Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Policia zbardh detaje: 23-vjeçari u mbyt dhe më pas u hodh në ujërat e liqenit, ja çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë

By: user7
11 July 2025 at 13:06

Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani. Ai ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie.

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

The post Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë appeared first on Lapsi.al.

Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër/ Grupi u “çmontua” nga bisedat në SKY ECC, 8 të arrestuarit…

By: V K
11 July 2025 at 13:57

Këtë të premte, SPAK ka zhvilluar aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie. Vendimi mësohet se lidhet me operacionin “Ura”.

Mësohet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Bëhet me dije se 8 persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine, ku mes të të arrestuarve edhe zyrtarë policie.

Lidhur me këtë operacion, zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e Prokurorisë së Posaçme në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se grupi i organizuar, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, janë zbuluar për shkak të bisedave të tyre në aplikacionin Sky ECC.

Nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar 8 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.

Mes personave të dyshuar, janë edhe punonjës të policisë.

The post Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër/ Grupi u “çmontua” nga bisedat në SKY ECC, 8 të arrestuarit… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ulëz, makina e 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit…

By: V K
9 July 2025 at 08:58

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat, ku një 23-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se, i riu lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se automjeti i 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit.

The post Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ulëz, makina e 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit… appeared first on Albeu.com.

Kosovë- Policia ndan detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend

PRISHTINË, 5 korrik/ATSH/ Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se sot në orët e paraditës është pranuar një informatë me mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kelani tha se me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet.

Kelani bënë të ditur se Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.”, tha Kelani për KosovaPress.

Deputetët u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të.

/Kosovapress/

The post Kosovë- Policia ndan detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e…

5 July 2025 at 12:42

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Më pas ai thotë se është njoftuar policia dhe të gjithë deputetët, personeli dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë. Gazetari Isufi shprehet se policia po bën kontrollet në të gjithë godinën, edhe në makinat e deputetëve të parkuara në oborrin e Kuvendit.

“Deputetët erdhën për të marrë pjesë në seancën konstituive, kemi dalë nga kuvendi i Kosovës. Na kanë kërkuar që 50 metra të largohemi nga objekti, pasi kanë marrë një telefonatë, ku është bërë thirrje që dyshohet për një bombë që është vendosur diku. Telefonata ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Konjufca. Është dhënë informacioni tek policia e Kosovës dhe janë larguar të gjithë deputetë dhe personeli i kuvendit. Aktualisht janë policia që po bëjnë hetimet. Jemi duke pritur derisa të marrim një sinjal pozitiv.

Kuvendi ka konfirmuar telefonatën, ka thënë që ka marrë një telefonatë për një mjet shpërthyes bombë që është vënë në Kuvendin e Kosovës. Policia po bën kërkime edhe tek makinat e deputetëve që i parkojnë në oborrin e Kuvendit. Do shohim nëse do vazhdojë seanca konstituive ose jo. Sapo të përfundojnë hetimet, deputetë pritet të kthehen në sallë për të vijuar me seancën. Gjysma e skanerëve nuk funksionojnë, aty brenda mund të futet gjithçka. Pas këtij rasti, Kuvendi apo personeli duhet të marrë masa më rigoroze”, tha ai

The post Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e… appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestimi i 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë

By: user7
5 July 2025 at 10:35

Vijojnë edhe sot radhët kilometrike në pikën doganore të Qafë Botës pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash. Mësohet se qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë përballur me pritje të gjata deri në 3 orë.

Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm tre doganierë ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale.

Dy ditë më parë, autoritetet kanë arrestuar edhe 14 oficerë doganorë. Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio.

The post Arrestimi i 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë appeared first on Lapsi.al.

CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

By: user7
5 July 2025 at 09:31

Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”.

Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo për verifikimin e masës arrest me burg.

Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata të japin edhe dëshminë e tyre.

The post CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit appeared first on Lapsi.al.

9 vatra zjarri në vend, ministria e Mbrojtjes jep detaje

By: user 8
4 July 2025 at 15:28

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025.

Deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar dhe 4 mbeten aktive. Zjarret më problematike raportohen në qarqet Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë, ku operacionet për shuarje flakësh vazhdojnë.

Në disa zona ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Informacion mbi situatën e zjarreve nga Ministria e Mbrojtjes:

 

 

Data 04.07.2025, ora 14:30

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 14:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 9 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
  2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
  3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
  4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
  5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

  1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

  1. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

  1. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

  1. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

The post 9 vatra zjarri në vend, ministria e Mbrojtjes jep detaje appeared first on Lapsi.al.

Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

By: user7
4 July 2025 at 11:26

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama. Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

The post Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti i rëndë në Thumanë, policia jep detaje: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të automjeteve,3 të plagosurit…

2 July 2025 at 12:23

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, me 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Raportohet se mjeti ku udhëtonte 30-vjeçarja Malvina Kani është përplasur me makinën me drejtues 50 vjeçarin Idriz Saja.

Njoftimi:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksidenti i rëndë në Thumanë, policia jep detaje: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të automjeteve,3 të plagosurit… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌