Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

Zjarri në Qafën e Buallit, Vengu: Efektivët punuan gjatë natës për të frenuar përhapjen e flakëve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Një vatër e madhe zjarri u shfaq në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së djeshme.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi sot se “përballë flakëve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, efektivët tanë punuan pa u ndalur gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth”.

“Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta”, shkruan ministri Vengu.

Në operacion për fikjen e zjarrit sipas MM-së u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie, 10 forca vullnetare, 2 helikopterë në rotacion. Përveç operacionit në terren u operua edhe me ndërhyrje nga ajri.

/m.q/j.p/

The post Zjarri në Qafën e Buallit, Vengu: Efektivët punuan gjatë natës për të frenuar përhapjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zjarri në Qafë Bualli, MM: 8 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të angazhuar

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se po monitorohet zjarri i rënë në vendin e quajtur Qafë Bualli, drejtuar nga Qyteti i Vjetër dhe Plani Bardhë.

Sipas MM, në operacion janë angazhuar, 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie, 10 forca vullnetare dhe 2 helikopterë në rotacion.

Ministrja e Mbrojtjes bën me dije se përveç operacionit në terren po operohet me ndërhyrje nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije se, aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ndërsa vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu tha se në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Prefektëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”, shkroi Vengu.

Vengu u shpreh se, “deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin”.

/e.i/ /gj.m/

The post Zjarri në Qafë Bualli, MM: 8 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të angazhuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

/r.e/

The post MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo në Delvinë, një nga tre fshatrat e përfshirë nga zjarri në bashkinë Delvinë.

Në terren ndodhen katër mjete zjarrfikëse, 60 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë “Cougar” që po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave.

Banorëve të fshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë.

Gjithashtu 62 efektivë të Repartit Gjirokastër, pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, Forca Tokësore, janë angazhuar në operacionet për emergjencat civile për shuarjen e zjarreve në fshatin Palavli, Bashkia Delvinë.

/gj.m//r.e/

The post MM: Vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Zjarri në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes nis evakuimin e tre fshatrave

By: Rovena
25 July 2025 at 16:24

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

Zjarret në Shqipëri – 13 vatra të raportuara, 9 aktive dhe 3 të shuara

22 July 2025 at 15:47

Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të cilat 3 vatra janë shuar, 9 vatra zjarri janë aktive dhe 1 në monitorim.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje bëhet e ditur se është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në, në fshatin Guras, njësia administrative Buçimas, bashkia Pogradec, në fshatin Lapardha, njësia administrative Otllak, bashkia Berat dhe në fshatin Buz Madh, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Aktualisht, siç thuhet në postim janë aktive vatrat në qarkut e Dibrës, në qarkun e Vlorës, Elbasan, Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër.

Po ashtu në postim bëhet e ditur se në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 21 automjete zjarrfikëse për momentin dhe 519 forca operacionale. /Telegrafi/

The post Zjarret në Shqipëri – 13 vatra të raportuara, 9 aktive dhe 3 të shuara appeared first on Telegrafi.

Fiket zjarri në Belsh, dy avionë zjarrfikës të BE nisin ndërhyrjen në “Liqenin e Luleve” në Lurë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

Aksioni per fikjen e zjarrit ne Belesh, Elbasan
1 nga 13

The post Fiket zjarri në Belsh, dy avionë zjarrfikës të BE nisin ndërhyrjen në “Liqenin e Luleve” në Lurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, 32 vatra në një ditë/ Flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, 9 vatra ende aktive

20 July 2025 at 19:10

Në vend 9 prej vatrave të zjarrit nga 32 të raportuara 24 orët fundit janë ende aktive. Në liqenin e luleve në Parkun Kombëtar të Lurës flakët sipas ministrisë së Mbrojtjes  kanë përfshirë një sipërfaqe në vendin e quajtur fusha e pelave dhe një mbi fshatin Gurë – Lurë. Të dyja vatrat po mbahen në monitorim.

Në Zerqan të Bulqizës zjarri ka rënë në një terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.  Ndërsa në Zall Gjoçaj të Matit  relieve i thyer vështirëson ndërhyrjen  për të shuar flakët në zonën e mbrojtur me pisha.

Zjarri është riaktivizuar në Dovolan të Maqellarës dhe sipas ministrisë së Mbrojtjes  po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

Aktive është dhe vatra  në fshatin Belishovë të Mallakastrës.  Mbi Dukat  flakët janë riaktivizur  në majën e Paliskës. Ndërhyrja  për shuarjen e tyre po vijon nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, mesditën e kësaj të diele, kanë shkuar në Dukat të Vlorës për të parë nga afër situatën me zjarrin që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ministri Vengu thotë se orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

“Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zone…Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ai.

Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, thekson se synimi është që të mos lejohet avancimi i zjarrit drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

“Angazhimi është për ta mbajtur zjarrin në kontroll që është relativisht shumë e vështirë në aspektin e gjeografisë, pasi është pjesë e Malit të Çikës, një pjesë e Qafës së Shëngjergjit del në lumin e Vlorës, por që një pjesë e konsiderueshme është djegur dhe shpresohet të mbahet nën kontroll për të mos vijuar më pas në afërsi të fshatit të Dukatit apo ndonjë rrezik evident në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë”, shtoi Haki Çako.

Ndërkohë që po mbahet në monitorim zjarri pranë antenave celulare në  afërsi të Beçishtit në Tepelenë.

Ne Shkopet pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

Aktive është dhe vatra në  kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq.  Zjarri ka përfshirë një pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Sipas  Institutit të  Gjeoshkencave rrezik i  lartë për zjarre mbetet në shtatë Qarqe të vendit,   Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

Strukturat e Mbrojtjes Civile sipas ministrisë vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin.

/abcnews.al/

MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

TIRANË, 19 korrik /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Vatrat janë përhapur në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Zjarret aktive janë regjistruar si më poshtë:

– Qarku Dibër – Parku Kombëtar i Lurës: Në zonën “Liqeni i Luleve” janë dy vatra të shtrira në një terren të vështirë. Njëra vatrë është afër liqenit të Zi, ku ndihmojnë 23 forca operacionale dhe 30 forca të Forcave të Armatosura (FA). Vatra e dytë po zhvillohet në drejtim të Malit të Dejës dhe po mbahet nën monitorim për shkak të përhapjes së madhe.

– Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë: Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër zjarri në afërsi të fshatit Krajkë ka djegur rreth 33 hektarë me dushqe, shkurre dhe barishte. Zjarri po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

– Qarku Fier – Bashkia Mallakastër: Në fshatin Drenovë, njësia Qendër Dukas, zjarri i rënë në një zonë me shkurre, ferra dhe pyll pishe është riaktivizuar dhe ka zgjeruar perimetrin për shkak të erës. Forcat operacionale janë në terren për ndërhyrje.

– Qarku Vlorë – Bashkia Himarë: Në fshatin Borsh, vatra e zjarrit është riaktivizuar pranë banesave. Ndërhyrja po kryhet me pompa shpine nga MZSH Himarë dhe me mbështetjen e një helikopteri të FA-së. Deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë me shkurre.

Sipas raportimeve, nga zjarret janë djegur në total rreth 52 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale, përfshirë 50 forca dhe 3 automjete nga FA ditën e djeshme. Sot janë në veprim 30 forca ushtarake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se për ditën e sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa niveli i rrezikut për zjarre në pyje mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, dhe i moderuar në qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast konstatimi të ndonjë vatre.

/a.f/

The post MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 17 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend.

MM bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Berat.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në qarkun Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu. Sot, 30 forca operacionale vendore dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë vijon puna për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Në qarkun Shkodër, në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, ka vijuar puna për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë në datë 15.07.2025 në një sipërfaqe prej rreth 25 ha me lis, dushk, shkurre dhe barishte.

Në qarkun Fier, forcat po punojnë për shuarjen e zjarrit në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Pranë vatrës ndodhet gjithashtu një pus gazi, që përbën rrezik të shtuar. Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 120 ha shkurre dhe pyll me pisha, si dhe janë dëmtuar dhe djegur mbi 1000 rrënjë ullinj. Sot, 36 forca operacionale vendore dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe helikopteri Cougar.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 381 hektarë sipërfaqe dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 27 automjete zjarrfikëse dhe 288 forca operacionale. Gjithashtu, në operacionet e ditës së djeshme mori pjesë edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Sot, që prej orës 06:00, në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 70 forca ushtarake dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta.

Sa u përket zjarreve në pyje, sot pritet nivel rreziku “I lartë” në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër nivel rreziku “I moderuar” në të gjitha qarqet e tjera.

Nё disa qarqe pritet rrezik “I lartë”, vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim).

MM thekson se, strukturat e Mbrojtjes Civile janë të gjitha të angazhuara, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, në rast nevoje.

MM fton qytetarët të bëjnë kujdes, duke shmangur ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë.

/gj.m/j.p/

The post MM: 17 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret në vend, shuhen tetë vatra, katër të tjera ende aktive

16 July 2025 at 19:41

Deri më tani janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar tetë ndërsa katër të tjera janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se pas ndërhyrjeve është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

Në fshatin Fushë Milot, njësia administrative Milot, bashkia Lezhë.

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, Gërhot, njësia administrative Qytet, bashkia Gjirokastër.

Në fshatin Gëziq, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Në fshatin Kallarat, njësia administrative Horë Vranisht, bashkia Himarë.

Në fshatin Borizane, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë.

Në fshatin Mesopotam, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq.

Në fshatin Zenisht, njësia administrative Lis, bashkia Mat.

Në fshatin Kutal, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet.

Ndërsa aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale, por terreni shkëmbor dhe era e fortë e ka vështirësuar punën e tyre. Në ndihmë të situatës erdhi edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit i cili ishte riaktivizuar. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 forca zjarrfikëse nga MZSH të bashkisë Bulqizë, 6 forca të shërbimit pyjor, 12 forca bashkiake dhe 8 forca vullnetare. Si pasojë, deri tani, është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Qarku Shkodër

Vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis, dushk shkurre dhe barishte. Ne terren për shuarjen e zjarrit ndodhen 8 efektivë zjarrfikës dhe 5 forca nga shërbimi pyjor. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani, është rreth 12 ha.

Qarku Fier

Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër me 2 automjete zjarrfikëse me 13 efektivë, 15 forca bashkiake, 3 forca policore dhe 5 forca vullnetare. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 110 ha shkurre dhe pyll me pisha. Gjithashtu, janë djegur mbi 1000 rrënjë ullinj.

Sakaq në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 21 automjete zjarrfikëse dhe 277 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme mori pjesë edhe helikopteri Cougar nga Forcat e Armatosura.

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

By: Elva
15 July 2025 at 08:53

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës. Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha koloneli Jiang […]

The post Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 18 vatra, 2 janë aktive dhe 2 të tjera nën monitorim

By: Rovena
13 July 2025 at 10:23

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në disa bashki të vendit, duke përfshirë zona me rrezik të lartë përhapjeje. Aktualisht, 2 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Situata paraqitet më problematike në disa rajone të jugut dhe veriut të vendit, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimin e tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

  • Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Për shuarjen e tij u angazhuan 6 efektivë të MZSH Dibër, 5 forca pyojre, 20 forca bashkiake, 30 efektivë nga Forcat e Armatosura, dhe helikopteri Cougar. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna me të njëjtat kapacitete nga forcat operacionale, për shuarjen e vatrës së zjarrit.
  • Qarku Tiranë. Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, është punuar për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me dushqe. Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha për shkak të erës dhe është përhapur edhe në fshatrat Berdal, Thartor dhe Moroj, duke rrezikuar banesat në disa momente. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Rrogozhinë me 1 automjet zjarrfikës dhe 10 efektivë, 30 forca bashkiake, 20 forca vullnetare, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë punën në terren për fikjen përfundimtare të zjarrit.

Në monitorim:

  • Qarku Lezhë. Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Në vendngjarje u angazhuan25 forca bashkiake, 20 forca policore, 6 forca nga Shërbimi Pyjor, 3 forca vullnetare dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, bënë krehjen e zonës. Terreni është i pjerrët dhe me shkurre. Vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore. Sipërfaqa e djegur është rreth 23 ha.
  • Qarku Elbasan. Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit tërënë në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH Librazhd me 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, 3 inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare, të cilët punuan deri vonë për vënien nën kontroll të vatrës . Zjarri ka intesitet të ulët dhe vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 79 hektarë. Në një rast, në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë zjarri ka rënë zjarr në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 60 efektivë dhe 2 helikopterë Cougar./abcnews.al

Forca Detare shpëton 3 persona në Gjirin e Gramës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Forca Detare finalizoi me sukses një operacion të vështirë shpëtimi, pasi një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses.

Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës

Ministria e Mbrojtjes thekson se, shpëtimi i jetës në det mbetet prioritet absolut i Forcës së Sigurisë Detare.

/gj.m/j.p/

 

The post Forca Detare shpëton 3 persona në Gjirin e Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Tri vatra zjarri aktive nga 18 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend.

Sipas njoftimit për medie të Ministrisë së Mbrojtjes “gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës”.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht mbeten aktive vatrat: Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse, 4 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, të ndihmuar nga 20 forca ushtarake të FA.

Qarku Dibër – Vijon të jetë në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 18 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale, por pritet të vijnë në ndihmë rreth 25 persona në mbështetje të tyre.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme për shuarjen e tij janë angazhuar 7 efektivë të MZSH Dibër dhe 5 forca të AdZM. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Diten e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij.

Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 36 hektarë bimësi. Ndërsa u dogjën edhe 2500 rrënjë ullinj të moshës mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan. Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas, i cili është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet autori i ngjarjes.

Po ashtu janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë, në lagjen “11 Shkurti”, bashkia Kuçovë. Shkaku i zjarrit është nga këputja e telave elektrikë të tensionit të ulët.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 28 automjete zjarrfikëse dhe 237 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 40 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot priten reshje të dobëta shiu në qarqet: Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta.

Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier dhe Vlorë, nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë me dije se vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

/m.q//r.e//a.f/

The post MM: Tri vatra zjarri aktive nga 18 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes: 19 zjarre në 24 orët e fundit

By: user 8
7 July 2025 at 13:58

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Beratit, Hasit, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Lezhës, Kolonjës, Korçës, Tiranës, Kavajës e Fierit.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, pas izolimit të saj nga forcat operacionale, ditën e djeshme.

– Puna vijon në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Gjatë natës forcat e MZSH Finiq dhe efektivët e Forcave të Armatosura qëndruan në monitorimin për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm. Ditën e sotme zjarri vazhdon të jetë aktiv në zonën lindore të fshatit Leshinicë e Poshtme, por është larg zonës së banuar.

– Zjarri, në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë vazhdon të jetë aktiv në tri vatra të shpërndara. Terreni e vështirëson ndërhyrjen, por zjarri nuk paraqet rrezikshmëri për zonën.

– Aktive mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Gjatë natës vatra e zjarrit u mbajt në monitorim nga MZSH Poliçan dhe ditën e sotme kafilluar puna për shuarjen e plotë të vatrës së fundit aktive me 10 efektivë dhe 5 forca bashkiake. Sipas një informacioni paraprak nga shërbimi pyjor deri ditën e djeshme janë përshkuar rreth 50 ha.

– Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, gjatë natës për shkak të erës dhe temperaturave të larta vatra e zjarrit është transferuar duke shtrirë në territor drejt “Malit të Bardhë”. Ditën e sotme në terren ndodhen1 automjet zjarrfikës me 11 efektivë, 5 forca pyjore dhe 10 forca bashkiake.

– Në vendin e quajtur“Bjeshkët e Parrusë”, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit . Ditën e sotme në terren ndodhen 6 efektivë nga MZSH, 5 forca bashkiake, 5 forca nga shërbimi pyjor dhe 8 forca vullnetare.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 37 automjete zjarrfikëse dhe 362 forca operacionale si dhe 8 automjete të rënda. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 104 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet.
Në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Durrës (Jug).

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe njoftoni në kohë autoritetet vendore.

The post Ministria e Mbrojtjes: 19 zjarre në 24 orët e fundit appeared first on Lapsi.al.

Detajet/ Si paraqitet situata me gjashtë zjarret aktive në vend

By: user 8
6 July 2025 at 14:02

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Delvinës, Selenicës, Vlorës, Tiranës, Vorës, Krujës, Hasit, Matit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Korçës, Poliçanit dhe Gjirokastrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

* Në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë punën për shuarjen përfundimtare edhe gjatë ditës së sotme.

* Në zonën midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja, dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Sot situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Vatra po monitorohet në distancë nga 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

* Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, është raportuar vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit Vendor të MZSH të bashkisë Vlorë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

* Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i pafavorshëm e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Sot, forcat operacionale me ndihmën e 40 forcave nga FA do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.

* Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, ndaj puna për shuarjen vazhdon.

* Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Sot në mëngjes ka rifilluar operacioni për shuarjen e zjarrit me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ku si pasojë janë djegur rreth 7 hektarë.

Në tre raste – në fshatin Marqinet (bashkia Vorë), në rrugën “Perlat Rexhepi” (njësia administrative Nr.5, bashkia Tiranë) dhe në fshatin Bulgarec (bashkia Korçë) – zjarri ka përfshirë dy banesa dhe një ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 34 automjete zjarrfikëse, 399 forca operacionale dhe 53 mjete të rënda. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 40 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot parashikohen reshje lokale të dobëta në disa qarqe.

Sa i përket rrezikut nga zjarret, në shumicën e qarqeve pritet nivel “I LARTË”. Në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, por lokalisht edhe “I LARTË” në zona të caktuara si: Durrës (jug), Korçë (qendër) dhe Vlorë (veri-qendër).

Strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin nga afër çdo situatë në terren.

I bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në çdo rast.

The post Detajet/ Si paraqitet situata me gjashtë zjarret aktive në vend appeared first on Lapsi.al.

MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, informoi sot lidhur me situatën e  zjarreve në rang vendi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.

Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.

Sa i përket vatrave aktive në bashkinë Elbasan, në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

Në bashkinë Finiq, vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Në bashkinë Tiranë, në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.

Në bashkinë Has, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në dy raste pati dëme materiale.

Në bashkinë Fier, në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në bashkinë Vorë, në fshatin Fushë Prezë, një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dëngjeve me bar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan, 21 automjete zjarrfikëse, 190 forca operacionale, 35 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse ushtarake, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 1 helikopter Cougar, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit, 29 automjete të firmave private.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në koordinimin dhe mbështetjen e të gjitha operacioneve për menaxhimin e emergjencave nga zjarret.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I lartë” pothuajse në të gjitha qarqet. Vetëm në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I moderuar”, me rrezik lokal “Të lartë” në zona të caktuara (Durrës – Jug, Korçë – Qendër, Vlorë – VeriQendër).

Ministria e Mbrojtjesa bën edhe një  thirrje për qytetarët në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezikshmëri të shtuar për zjarre, për kujdes të shtuar dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në mjedis.

“Njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të konstatimit të flakëve apo tymit. Siguria dhe bashkëpunimi juaj janë thelbësore për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën”, thekson MM.

/gj.m//a.f/

 

The post MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Në kuadër të javës së Administratës Publike, edicioni II, Ministria e Mbrojtjes “u ndriçua” nga drita më e pastër, fëmijët.

Të vegjlit e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes vizituan zyrat, ku prindërit e tyre shërbejnë çdo ditë.

Mes pyetjeve të sinqerta dhe buzëqeshjeve të pafajshme, ata u njohën me botën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau disa foto nga kjo vizitë, teksa theksoi se “Alanis 7-vjeçare u kujdes të na kujtojë kënaqësinë e punës që bëjmë përditë për të ardhmen e tyre në një vend më të bukur e të sigurt”.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

4 July 2025 at 18:23

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025. Deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar dhe 4 mbeten aktive.

Zjarret më problematike raportohen në qarqet Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë, ku operacionet për shuarje flakësh vazhdojnë.Në disa zona ndërhyrja është e vështirë, për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Informacion mbi situatën e zjarreve nga Ministria e Mbrojtjes:

Data 04.07.2025, ora 14:30

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 14:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 9 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
  2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
  3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
  4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
  5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

  1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

  1. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

  1. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

  1. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

 

The post Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌