Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025–2026.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo nuk është vetëm karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.

Duke e cilësuar si një dritare për një të ardhme me uniformë dhe karrierë, Vengu fton të rinjtë që të bashkohen me të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin sfidën, disiplinën dhe dinjitetin, dhe të zgjedhin Akademinë që formon liderët e së ardhmes.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes portalit zyrtar www.ualbania.al.

/gj.m/j.p/

 

The post Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikonstruksioni i hidrovorit të Vlorës, Vengu: Nxit rritjen e kapaciteteve për turizmin

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Qeveria ka miratuar vendimin për rikonstruksionin e hidrovorit e Vlorës.

Ky projekt do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve dhe do të forcojë mbrojtjen e qytetit ndaj reshjeve intensive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e cilësoi këtë vendim në një postim në rrjetet sociale si një lajm të rëndësishëm për Vlorën që nxit rritjen e kapaciteteve për një qytet turistik gjithëvjetor falë përmirësimit të standarteve të infrastrukturës.

Projekti që do të financohet nga buxheti i shtetit, në kuadër të programit “Menaxhimi i Infrastrukturës së Kullimit dhe Ujitjes”, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon rikonstruksion të plotë të hidrovorit për të rritur në mënyrë të ndjeshme rritjen e kapacitetit për largimin e ujrave.

Vengu theksoi se ky është një investim për sigurinë, jetën dhe të ardhmen e qytetarëve të Vlorës.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Rikonstruksioni i hidrovorit të Vlorës, Vengu: Nxit rritjen e kapaciteteve për turizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Tre vatra zjarresh/ Vengu: Forcojmë kapacitetet e mbrojtjes civile

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:31

Tre vatra zjarri nga 18 të raportuara  në 24 orët e fundit  në vend  janë ende aktive. Një prej tyre është në Orikum të Vlorës mes fshatrave Tragjas dhe Dukat në  një sipërfaqe me shkurre në lartësi të malit.  Për të shuar flakët po punojnë  forcat zjarrfikëse, bashkiake, Shërbimi Pyjor, të ndihmuar dhe nga  forca ushtarake.

Në Qarkun Dibër vijon të mbahet në monitorim   vatra e zjarrit në një sipërfaqe me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë” në  Zerqan. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe  prej rreth 18 hektarësh.  Forcave operacionale pritet tu shkojnë në ndihmë dhe 25 persona.

Në  “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Forcat operacionale po punojnë  për shuarjen e plotë.

Vatrat e tjera  të raportuara  në Korçë, Lezhë, Kurbin,  Malësi e Madhe, Sarandë, Himarë, Poliçan, Gjirokastër e Durrës janë shuar.

Nga baza e mbështetjes për emergjencat civile ministri mbrojtjes Pirro Vengu foli për fuqizim të kapaciteteve për reagim të menjëhershëm.

Sink

Zjarret kanë djegur rreth 36 hektare bimësi,    2500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonj të Poliçanit.  Policia ka ndaluar një person  të cilin e dyshon si autor të zjarrit.

Gjithashtu  janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë.  Shkaku i zjarrit sipas Minstrisë së Mbrojtjes është këputja e telave elektrik të tënisonit të ulët.

Sipas emergjencave civile  pritet nivel i lartë  për zjarre paraqitet në qarqet e Fierit dhe  Vlorës ndërsa rrezik I moderuar  parashikohet në  Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Në kuadër të javës së Administratës Publike, edicioni II, Ministria e Mbrojtjes “u ndriçua” nga drita më e pastër, fëmijët.

Të vegjlit e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes vizituan zyrat, ku prindërit e tyre shërbejnë çdo ditë.

Mes pyetjeve të sinqerta dhe buzëqeshjeve të pafajshme, ata u njohën me botën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau disa foto nga kjo vizitë, teksa theksoi se “Alanis 7-vjeçare u kujdes të na kujtojë kënaqësinë e punës që bëjmë përditë për të ardhmen e tyre në një vend më të bukur e të sigurt”.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu: Kemi një plan që sjell rritjen graduale për mbrojtjen deri në 2035-n

By: redi
2 July 2025 at 22:02

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot në një intervistë televizive se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan. Ai e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, nën lidershipin amerikan është bërë angazhimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxheteve të tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. “Siç e thatë edhe…

Source

57-vjetori i krijimit të batalionit xhenio, Vengu: Nderojmë efektivët që kanë shërbyer me përkushtim

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot 57-vjetorin e krijimit të batalionit xhenio.

Vengu vlerësoi të gjithë efektivët që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre.

Ministri theksoi se, ky batalion është simbol i forcës që ndërton, pastron dhe garanton sigurinë në çdo terren, në çdo kohë, në çdo situatë

“Në 57-vjetorin e krijimit të batalionit xhenio, nderojmë me respekt dhe vlerësim të thellë të gjithë efektivët që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre”, u shpreh Vengu.

“Ky batalion është simbol i forcës që ndërton, pastron dhe garanton sigurinë në çdo terren, në çdo kohë, në çdo situatë. Urimet të përzemërta dhe mirënjohje për kontributin e vyer në shërbim të vendit dhe të komunitetit”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Më 1 korrik 1968, si domosdoshmëri e mekanizimit të punimeve në infrastrukturë dhe fortifikimin e vendit u krijua Batalioni i Teknikës së Rëndë Xheniere, sot Batalioni i Xhenios.

Qëllimi i krijimit të këtij batalioni ishte kryerja e punimeve të ndryshme speciale xheniere, në mbështetje të reparteve të tjerë xheniere, në kryerjen e detyrave për vendosjen e reparteve të FA në kazerma dhe veçanërisht në ndërtimin e objekteve fortifikuese me volume të mëdha pune, si dhe pjesëmarrja në përballimin e emergjencave civile.

/gj.m/j.p/

 

The post 57-vjetori i krijimit të batalionit xhenio, Vengu: Nderojmë efektivët që kanë shërbyer me përkushtim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Vengu vlerëson profesionistët e FA dhe ekipet e emergjencave

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi sot profesionistët e Forcave të Armatosura dhe ekipet vendore të emergjencave, të cilët po përballen në këto ditë të nxehta me zjarret dhe çdo fatkeqësi që rrezikon komunitetet dhe mjediset tona.

“Në vijën e parë të përballjes, nga veriu në jug, në ajër dhe në terren, ata janë sot e çdo ditë të vitit aty, për t’u përballur me zjarret dhe çdo fatkeqësi që rrezikon komunitetet dhe mjediset tona, thellësisht mirënjohës për profesionistët e Forcave të Armatosura dhe ekipet vendore të emergjencave”, thekson Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vengu gjithashtu falënderon ekuipazhet fluturuese që po kryejnë ndërhyrje nga ajri, nënkolonel Ervin Buzi, toger Fabio Bardhe, kapiten Ertion Kodra, rreshter Indrit Shehi, nënkolonel Aurel Agolli, nënkolonel Bedri Kaloshi dhe rreshter Agron Greca.

Vengu falënderoi edhe forcat në terren, nga Reparti 4030/1 (BMEC), Mengël: Nënkolonel Vladimir Nasufi, toger Olsi Tela, nëntoger Endri Ismili, major Ermal Radomi, nëntoger Ismail Saliasi.

Vengu gjithashtu falënderoi edhe për mbështetjen dhe drejtimin operativ, kolonelin Hajdar Gurra, nënkolonelin Vladimir Nasufi dhe majorin Ermal Radomi.

Ministri vlerësoi edhe strukturat zjarrfikëse dhe profesionistët e MZSH: Komisar zjarrfikës Llambi Gjergo, kryeinspektor zjarrfikës Ilir Llapushi, inspektor zjarrfikës Emirion Sota, inspektor zjarrfikës Partizan Ballolli, Florjan Qosja, inspektor zjarrfikës Jonuz Murataj.

Vengu i falënderoi ata për çdo orë të gjatë qëndrimi nën diellin përvëlues, për çdo përballje me rrezikun dhe për shembullin e shërbimit.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Zjarret, Vengu vlerëson profesionistët e FA dhe ekipet e emergjencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në një intervistë televizive se, Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar me Aleancën e NATO-s, do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.

Ai tha se vendi ynë është në negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vengu nënvizoi se janë hapur nëntë negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.

“Ne duam që të sigurojmë që shpenzimet në blerje armatimi t’i shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi nëntë negociata në proces, dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarakë në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes.

Teksa komentoi edhe samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se presidenti i SHBA, Donald Trump rikonfirmoi nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se kur një vend i NATO-s sulmohet, atëherë futen në luftë edhe vendet e tjera.

“Trump rikonfirmoi në samit Nenin 5 dhe gatishmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e samitit dhe kemi edhe një nen tjetër neni 3 që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetëmbrojtëse, ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5%. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët. Ne kemi sot 2,01 të GDP të dedikuar për mbrojtjen dhe ajo që kërkohet nga deklarata e samitit është rënë dakord që në 10 vite të rritet në 3,5% të PPB. 3,5 në 10 vite është rritje e buxhetit 0,15% vit më vit pra po shkojmë drejt një dyfishimi i buxhetit aktual dedikuar për mbrojtjen”, tha ai.

Teksa u ndal te situata e zjarreve në vend, ministri Vengu u shpreh se, në shumicën e rasteve kanë arritur që të shuajnë zjarret dhe se ato janë të qëllimshme.

Ai tha se do të ketë edhe avion që do të vihen në dispozicion të emergjencave civile, për të bërë të mundur përballimin e situatës nga zjarret në vend.

“Vitet e fundit kemi pasur një rritje të buxheti për kapacitet operacionale, kemi katër helikopterë që bëjnë ndërhyrje nga ajri, brigadat e emergjencave civile që janë në dispozicion dhe forcat e armatosura. Ne po investojmë që bashkitë të fuqizohen me mjete dhe me pajisje.  Në dy javët e fundit kemi 50 zjarre në ditë, ku shumica dërrmuese janë të qëllimshme. Ne mesatarisht rezulton që shumica shuhen dhe ku ka kërcënim të banesave, ndërhyjmë. Deri tani kemi arritur t’i mbijetojmë me kujdes, patjetër që ka të bëjë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Jemi duke bërë një blerje për luftimin e zjarreve. Do kemi një avion ku do të përdoren për emergjencat civile apo situatave të kësaj natyre”, u shpreh ministri Vengu.

Vengu foli edhe lidhur me investimin në Portin e Durrësit.

“Investimi për Portin e Durrësit fillon këtë vit. Janë duke u finalizuar procedurat dhe është investim që i shërben edhe qëndrueshmërisë ushtarake”, tha ai.

Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

Vengu theksoi se, ende nuk është përcaktuar qyteti se ku do të zhvillohet samiti.

“Përgatitjet kanë nisur prej kohësh, ekipi shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e samitit në Hagë dhe ky vendim reflekton edhe një besim sa i përket rolit që ka Shqipëria në rajon dhe është një grup i ndërtuar nga shumë institucione dhe është një përfshirje gjithështetërore dhe jemi duke vlerësuar vendin dhe infrastrukturën e nevojshme dhe masat që duhet që të merren. Nuk është përcaktuar vendi ende. Por tradita është që bëhen në kryeqytete”, tha ai.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Gatishmëria për emergjencat është prioritet i qeverisë shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj rreziqeve natyrore.

Takimi kishte fokusin tek përballimi i zjarreve dhe masat parandaluese.

Gjithashtu në qendër të takimit ishte edhe situata sizmike dhe investimet në kapacitete reaguese dhe burime njerëzore të specializuara.

Në takim u diskutua edhe për rivlerësimin e infrastrukturës kritike dhe planeve të emergjencës në nivel qendror dhe vendor.

Po ashtu, u diskutua edhe për stërvitjet, ndergjegjësimin dhe bashkërendimin operacional ndërinstitucional.

Vengu nënvizoi se, siguria e qytetarëve është prioritet absolut.

“Përgatitemi sot për të qenë më të sigurt nesër”, theksoi ministri në një postim në rrjetet sociale.

/a.f//r.e/

The post Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Në këtë 30-vjetor të krijimit të Forcave Komando, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cilësoi si “30 vite krenari të Forcave të Armatosura”.

“Simbol i guximit, disiplinës dhe profesionalizmit, sot në kapërcyell të dekadës së tyre të katërt, Forcat Komando janë garanci e sigurisë brenda dhe jashtë vendit”, theksoi Vengu.

Vengu shprehu “mirënjohjen për themeluesit dhe çdo ushtarak që ka kontribuar me përkushtim në këtë repart të veçantë!”.

Tre dekada më parë, 28 qershor 1995, me krijimin e Brigadës Komando, sot Batalioni Komando dhe pjesë e Regjimentit të Operacioneve Speciale, u hodhën themelet e një strukture që do të bëhej simbol i profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të atdheut.

Që prej vitit 1995, ky repart ka vendosur standarde të larta në stërvitje, operacione të specializuara, mbrojtje të infrastrukturës kritike kombëtare dhe ne misione ndërkombëtare.

/m.q/j.p/

The post Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

By: V K
25 June 2025 at 10:30

Ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prej muajit Janar 2025 i ka hapur dritën jeshile procedurave të një super tenderi, i cili edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga dita e hapjes zyrtare, ende nuk është konkretizuar, duke nxjerrë të papërdorshëm Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare.

Pak ditë më parë investimi në fjalë, u përcoll në publik nga Pirro Vëngu, i cili vizitoi ambientet e këtij laboratori në Spitalin Ushtarak Tiranë, duke u shprehur se ky investim ishte në kuadër të investimeve të shtuara në fushën e mbrojtjes dhe se do i shërbejë Forcave të Armatosura Aktive atyre në Rezervë dhe komunitetit Civil.

Por ky laborator aktualisht është jashtë funksionit, për shkak të mungesës dërmuese të materialeve bazë që u nevojitet për të shërbyer dhe kryer analiza mjekësore.

Shkak është bërë dështimi dy herë i procedurës tenderuese, duke çuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave në një pamundësi, për të vendosur se kujt subjekti privat do ia ndajnë paratë publike.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, tenderi me vlerë financiare 2 miliard e 294 milion lekë të vjetra, është anulluar dy herë nga Ministria e Mbrojtjes, komisioni i të cilës ka përdorur argumentin, se nuk ka pasur asnjë ofertë ekonomike nga subjektet tregtare të interesuara.

Synimi i këtij tenderi, është lidhja e një kontrate dy vjeçare me një subjekt privat, për furnizim me paisje laboratorike si kite dhe reangentë mjekësore për funksionimin e laboratorit Bakteriologjik të Ushtrisë Shqiptare.

Procedura e parë e këtij tenderi u hap në muajin Janar 2025, por ajo dështoi për shkak se sipas KVO-së, nuk u paraqit asnjë ofertë nga subjektet e interesuara.

Ndërsa procedura e dytë u rihap në 2 Maj 2025. Por dhe kjo procedurë dështoi në muajin qershor, me të njëjtin argument. Situata tashmë ka mbetur e pezulluar në pritjen e një momenti tjetër për rihapjen e procedurës së tretë.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes, shprehet se disa nga lotet kryesore të këtij tenderi janë paracaktuar, por procedura po shtyhet me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për shpalljen e fituesit.

Sipas dokumenteve të tenderit me vlerë mbi 2.2 milion euro, kompania që do shpallet fituese, do kryejë dorëzimin e kiteve dhe reagenteve laboratorike klinik-biokimik e mikrobakterologjik, në depot e objektit nr. 6 në Njësinë Mjekësore Ushtarake (Spitali Universitar i Traumës), Laprakë.

Dorëzimi i kiteve dhe reagenteve laboratorike klinik-biokimik e mikrobakterologjik, do bëhet në depot e objektin nr. 3 në Njësinë Mjekësore Ushtarake (Spitali Universitar i Traumës), Laprakë, Garnizonin “Skënderbej”, Tiranë dhe në Forcën Tokësore, Zall-Herr.

Ndërkohë, marrja në dorëzim e produkteve do të bëhet nga strukturat porositëse (Njësia Mjekësore Ushtarake, Reparti Ushtarak nr. 6630 dhe Forca Tokësore)

Kurse marrëveshja kuadër të lidhet me Repartin Ushtarak nr. 6630, adresë Rruga “Teki Selenica”, Tiranë dhe me Forcën Tokësore.

Likuidimi i faturave të kryhet nga Komanda Mbështetëse, kundrejt dokumenteve të dërguar nga strukturat përdoruese (Njësia Mjekësore Ushtarake, Reparti Ushtarak nr. 6630 dhe Forca Tokësore).

The post Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë appeared first on Albeu.com.

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

25 June 2025 at 09:52

Ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prej muajit Janar 2025 i ka hapur dritën jeshile procedurave të një super tenderi, i cili edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga dita e hapjes zyrtare, ende nuk është konkretizuar, duke nxjerrë të papërdorshëm Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare. Pak ditë më parë investimi në fjalë, u […]

The post Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë appeared first on BoldNews.al.

Vengu inspekton laboratorin e ri ushtarak në Spitalin e Traumës: Përfitojnë rreth 75 mijë pacientë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji inspektoi laboratorin ushtarak në Spitalin e Traumës, një investim i rëndësishëm shëndetësor për efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Investimi përfundoi në mesin e vitit 2024 dhe sot laboratori ushtarak i Spitalit të Traumës ofron shërbime për mbi 75 mijë persona që përfitojnë nga Status ii Ushtarakut, sipas ligjit nr. 9210 “Për statusin e ushtarakut”. Ky shërbim shëndetësor adreson nevojat e ushtarakëve të shërbimit aktiv dhe familjarëve të tyre, ushtarakëve në rezervë, kadetëve, studentëve, rekrutëve, si dhe trupave të atasheve ushtarake të huaja dhe efektivëve pjesëmarrës në stërvitje dhe trajnime në Shqipëri.

Ministra Vengu pa nga afër të gjitha investimet e bëra, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij laboratori si një shtyllë të domosdoshme për shëndetin dhe gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura, duke garantuar që ushtarakët të kenë mbështetje profesionale dhe moderne mjekësore në çdo kohë.

“Në bazë të ligjit të gjitha asetet si ky laborator i ri që vihet në funksion, sot janë të destinuara t’i ofrojnë shërbime jo vetëm ushtarakëve aktivë, familjeve të tyre, por edhe ushtarakëve në rezervë, ushtarakëve në lirim, rekrutëve të rinj dhe për pasojë janë një grup prej 75 mijë pacientësh që mund të përfitojnë nga këto shërbime duke ulur pak edhe presioni në një farë mënyre në shërbimin shëndetësor publik”, tha Vengu.

“Spitali Ushtarak është prej një dekade në fakt një strukturë civile ushtarake. Në kushtet kur jemi duke investuar fuqimisht në mbrojtje e siguri, buxhetet e mbrojtjes janë në rritje çdo vit. Vizioni dhe misioni që na ka dhënë qeveria shqiptare është që të mund të gjenerojmë investime që janë në dobi dhe të ushtarakëve dhe civilëve. Ky është një shembull perfekt dhe duhet të vijojmë të kemi gjithë rikonstruksionin e korpusit kryesor të spitalit, investimi po vijon dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Sa herë investojmë në kapacitete ushtarake të ketë edhe një dobi civile”, tha Vengu.

Laboratori kryen 45 analiza kryesore nga spektri klinik, biokimik dhe bakterologjik, të rëndësishme për diagnostikimin dhe kontrollin e shëndetit të ushtarakëve, me teknologji bashkëkohore të njëjtë me atë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në stafin e laboratorit punojnë 13 persona, specialistë civilë dhe ushtarakë.

/m.q/j.p/

The post Vengu inspekton laboratorin e ri ushtarak në Spitalin e Traumës: Përfitojnë rreth 75 mijë pacientë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e fundit e stërvitjes së NATO-s, “Defender 25”/ Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

By: Rovena
8 June 2025 at 16:34

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender 2025”.

Ministri Vengu u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinant Dimo, si dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Ardian Lilo.

Gjatë vizitës, Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerë të lartë të FA-së ndoqën nga afër demonstrimet taktike dhe angazhimin e trupave të përqendruara në terren, në kuadër të fazës përmbyllëse të stërvitjes.

Në vijim, gjeneralbrigade Lilo informoi Ministrin përmes një prezantimi gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet e “Defender 25”, duke përfshirë fazën përgatitore, konferencat planifikuese, pjesëmarrjen ndërkombëtare, objektivat strategjike, kapacitetet e angazhuara si dhe mësimet e nxjerra nga zhvillimi i saj

Me këtë rast, Ministri Vengu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për të gjithë efektivët pjesëmarrës, duke vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të treguar gjatë të gjitha fazave të stërvitjes.

Vizita u përmbyll me një drekë të përbashkët të Ministrit me trupat, si shenjë respekti dhe motivimi për angazhimin e tyre në këtë stërvitje të rëndësishme ushtarake./abcnews.al

Vijon stërvitja “Defender ’25” në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender ’25” në zonën stërvitore të Bizës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga momentet e kësaj stërvitjeje, teksa theksoi se nëpërmjet saj konsolidohet ndërveprimi me aleatët.

“Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare. /j.p/

The post Vijon stërvitja “Defender ’25” në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu përkujton figurën e gjeneralit Ali Riza Kolonja

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot gjeneralin Ali Riza Kolonjën, ish–ministër i Luftës në qeverinë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës

“Në agim të shekullit XX, një student shqiptar shkëlqeu në Akademinë e Shtatmadhorisë në Gjermani. Ky ishte gjenerali i ardhshëm, Ali Riza Kolonja, një nga të parët organizatorë të ushtrisë së shtetit shqiptar dhe ish–ministër i Luftës në qeverinë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës, kur vuri në zbatim për herë të parë ligjin e rekrutimit”, shkroi vëngu në një postim në rrjetet sociale.

Vëngu shtoi se, “ky vit përkon me përvjetorin e 130-të të lindjes së tij, duke na sjellë në vëmendje kontributet e një ushtaraku të rrallë”.

“Ali Riza Kolonja ishte përfaqësues i Shqipërisë pranë Komisionit të caktimit të kufijve në vitet 1922 – 1923, krah gjeneral Tellini-t”, theksoi ministri Vengu.

/a.f/

The post Vengu përkujton figurën e gjeneralit Ali Riza Kolonja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Defender Europe ’25”, kthim në rrënjët shqiptare për kapitenen e Forcës Kombëtare të Nju-Xhersit

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë nisi disa ditë më parë nga Shqipëria.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë sot historinë e kapitenes Hatixhe Çollaku, me uniformë amerikane, por me prejardhje shqiptare duke e konsideruar një krenari të dyfishtë.

Ministri Vengu u shpreh se kapitene Çollaku ndan “përvojën e saj frymëzuese gjatë Defender Europe ’25, ku bashkëpunimi me Forcat e Armatosura të Shqipërisë është për të jo vetëm mision, por edhe kthim në rrënjë”.

Nga ana e saj, kapitene Çollaku shprehet se është pjesë e Forcave Kombëtare të New Jerseyt në Amerikë, por është me origjinë nga Peshkopia.

“Kam ikur në Amerikë në vitin 1999 me familjen me lotari. Familja nuk donte që të harroja as kulturën, as gjuhën dhe jemi kthyer çdo verë për pushime këtu. Por, pasi u futa në ushtrinë amerikane kam ardhur edhe me misione në Shqipëri. Kam pasur babanë në ushtri në Shqipëri dhe më ka pas pëlqyer gjithmonë ushtria. Pasi nisa universitetin, ushtria më dha një mundësi që të paguaja shkollën katër vite dhe kur u bëra oficere qëndrova sepse më pëlqeu shumë mundësia që të falënderoja shtetin ku jetoj, por edhe vendin ku kam lindur. Pra, jam e lidhur nga të dyja anët”, thotë Çollaku.

Misioni “Defender ’25” e ka sjellë në Shqipëri për të bashkëpunuar me trupat shqiptare, ku kapitene Çollaku është e angazhuar në pjesën e inteligjencës. “Fakti që më pëlqen të punoj me ushtrinë shqiptare është një ushtrim multinacional, pasi ka ushtri në çdo lloj vendi të Ballkanit, Evropës dhe kur janë këto mundësi jashtë shtetit, për mua është diçka e mirë”, vijoi ajo.

E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025. /j.p/

The post “Defender Europe ’25”, kthim në rrënjët shqiptare për kapitenen e Forcës Kombëtare të Nju-Xhersit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijimi i Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së FA, Vengu: Hap historik

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura në praninë edhe të të Ngarkuarës me Punë të SHBA-ve në vendin tonë Nancy VanHorn.

Në fjalën e tij, ministri Vengu u shpreh se “mbrojtja kibernetike prej më shumë se 10 vitesh tashmë është pjesë e domeineve të luftës dhe është një zgjerim i terrenit të luftës dhe një komponent kyç në të gjitha platformat dhe politikat e NATO-s dhe të gjitha vendeve aleate”.

Po ashtu, shtoi Vengu, “sulmet kibernetike të vitit 2022 ndaj Shqipërisë shërbyen si një kujtesë e fuqishme se në një botë gjithnjë e më digjitale mbrojtja e hapësirës kibernetike është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e integritetit territorial të vendit”.

“Këto zhvillime të mbështetura dhe në përvojat e tjera të NATO-s e bënë të domosdoshme dhe krejt të natyrshme krijimin e Komandës Kibernetike dhe ndërlidhjes të cilën themelojmë sot”, tha ai.

Vengu nënvizoi se, “krijimi i kësaj komande përbën një hap historik dhe thekson dhe njëherë angazhimin e Shqipërisë në modernizimin e infrastrukturës së saj të sigurisë kibernetike, duke konfirmuar rolin tonë gjithnjë e më aktiv në arkitekturën rajonale dhe brenda aleancës për sa i përket politikave të sigurisë kibernetike”.

Vengu theksoi se “krijimi i kësaj komande vjen gjithashtu pas disa hapash të ndërmarra gjatë 5-vjeçarit të fundit, nën tutelën, nën mbështetjen, në trajnimin të aleatëve tanë strategjikë SHBA-së”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Arben Kingji në fjalën e tij u shpreh se, “krijimi i Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes si pjesë e përmirësimeve strukturore të Forcave të Armatosura për adresim më të mirë të sfidave të mjedisit të sigurisë është një qasje proaktive ndaj karakterit të ndryshueshëm të konflikteve moderne”.

Ai theksoi se, “në këtë mjedis të ri operativ kundërshtarët janë gjithnjë e më të padukshëm dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi që ofron teknologjia synojmë ndërhyrjen në sistemet e komunikimit, dëmtimit të infrastrukturës kritike, nxitjes së dezinformimit dhe konflikteve shpesh pa shkrepur një armë të vetme”.

Të pranishëm në aktivitet ishin e ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM).

“Ky aktivitet shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Krijimi i komandës nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s”, njofton në rrjetet sociale Ambasada e SHBA në Tiranë.

/j.p/a.f/

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në FA
1 nga 9

The post Krijimi i Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së FA, Vengu: Hap historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

29 May 2025 at 23:42

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2 avionë, të cilët do jenë për përdorim civil dhe ushtarak.

Vengu informoi se po finalizohet procesi për blerjen e 2 avionëve për përdorim të dyfishtë, civil-ushtarak, të cilët do të kenë përdorim parësor shuarjen e zjarreve.

Ai u ndal te vendimi i fundit i qeverisë për rikthimin e rezervistëve në forcë aktive. Ministri e cilësoi të domosdoshme këtë masë në kuadër të rienergjizimit të ushtrisë shqiptare, por edhe të mirëpritur nga ushtarakët e tërhequr.

“Miratuam dje në qeveri një vendim për të kthyer rezervistët në forcë aktive. Janë një grup ushtarakësh që kanë shërbyer për shumë vite të jetës së tyre si ushtarakë, por për arsye familjare apo personale janë shkëputur nga Forcat e Armatosura, por ligji e parashikon që ata të qëndrojnë si forcë rezerviste”, tha ministri Vengu.

Nisur nga investimet në kapacitetet njerëzore dhe trajtimin financiar të ushtarakëve, Vengu theksoi se vitet e fundit ka pasur kërkesa të shumta që këta rezervistë të rikthehen në Forcat e Armatosura.

“Janë profesionistë të stërvitur në FA ndër vite, në fusha të ndryshme, në armatim, logjistikë, mbrojtje kibernetike. Ne kemi absolutisht të nevojshëm të rrisim kontingjentet në trupat tona. Kemi që nga muaji janar ku filluam të punonim aktin që u miratua dje në qeveri, dhe kemi marrë 220 kërkesa për rikthimin në forcat aktive. Kjo tregon se FA është një profesion shumë tërheqës”, tha ai.

Duke folur për rekrutimet në FA, Vengu u shpreh se zakonisht çdo vit bëhen tre sesione rekrutimesh të të rinjve.

“Në 2 sesionet që kemi bërë në 2025 kemi mbi 470 rekrutë të rinj, rritje me 70% në krahasim me vitin e kaluar. Një tjetër indikator i rëndësishëm është që kemi një rënie drastike të largimit nga Forcat e Armatosura. Në krahasim me vitin e kaluar kemi normë largimi -64% ulje në numrin e të larguarve”, tha Vengu.

Ministri theksoi se viti 2025 është viti i dytë ku Shqipëria shpenzon më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, në rakordim edhe me angazhimet që ka marrë në NATO.

Ndërkohë, ai theksoi se nisma e qeverisë shqiptare për rivitalizimin e industrisë ushtarake në vendin tonë është pritur me interes nga kompani serioze ndërkombëtare, me vendndodhje në SHBA dhe jo vetëm.

“Në 300 ditë që nga miratimi i ligjit kanë ndodhur shumë gjëra, janë ngritur 2 institucione, kompania shtetërore KAYO dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes që licenson dhe rregullon veprimtarinë e prodhimit ushtarak. Kemi marrë 25 shprehje interesi nga konsorciume ndërkombëtare, që nga SHBA, vende europiane vende anëtare të NATO-s, Lindja e Mesme dhe Izraeli”, bëri të ditur Vengu.

Nga këto, ministri theksoi se “po veprohet me 6 negociata, për sistemin e artilerisë së rëndë, armatimit të lehtë në zonën e Rubikut, prodhimit të municioneve, prodhimin e mjeteve të blinduara dhe dje miratuam gjithashtu në qeveri edhe negociatën edhe për prodhimin e uniformave dhe pajisjeve personale”.

“Brenda shtatorit do fillojmë prodhimin për këtë komponent të parë dhe brenda vitit 2026 do kemi municionet “Made in Albania” dhe do vijojmë me mjetet e blinduara dhe në vijim me artilerinë”, shtoi ai.

The post Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania” appeared first on Telegrafi.

Ministri Vengu: Prodhime ushtarake ”Made in Albania” brenda 2026. Bashkëpunim me SHBA për kibernetikën

By: redi
29 May 2025 at 18:35

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për vendimin e qeverisë për kthimin e rezervistëve në forcë aktive, ku ai e cilëson të domosdoshëm në kuadër të rienergjizimit të ushtrisë shqiptare, por edhe të mirëpritur nga ushtarakët e tërhequr. ”Vitin e fundit kemi pasur kërkesa të shumta që këta rezervistë të kthehen në Forcat Armatosura, janë profesionistë në fusha të ndryshme, në armatim…

Source

❌
❌