Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë

By: armand
15 July 2025 at 18:22

Pas dy ditësh pushim në fundjavë, dinamovitët kanë rifilluar stërvitjen, tashmë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja janë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Bruno Ditës, i cili ka punuar i diferencuar për shkak të një shqetësimi muskulor. Stafi teknik dhe grupi i lojtarëve është i impenjuar maksimalisht, që […]

The post Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë appeared first on BoldNews.al.

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

By: Rovena
14 July 2025 at 17:25

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA.
“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.

Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.

Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sydney.

Kingji: Stërvitje mes strukturave të sigurisë detare

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në hapësirën detare ndërmjet portit të Durrësit dhe Kepit të Palit po zhvillohen stërvitjet “Durrësi SAREX 25” dhe “Redoni Blu 25”, të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet të gjitha strukturave që operojnë në det.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji bëri sot të ditur se të angazhuara në këto stërvitje janë Forca Detare, Forca Ajrore, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Policia Kufitare dhe e Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Antikontrabanda Detare.

Kingji nënvizoi se këto stërvitje organizohen në zbatim të Planit Kombëtar për Operacionet e Kërkim-Shpëtimit dhe Planit Kombëtar të Emergjencave për Reagimin ndaj Ndotjeve Detare.

“Siguria detare është përgjegjësi e përbashkët. Forcat tona janë të angazhuara për të garantuar ndërveprim efektiv dhe gatishmëri maksimale”, u shpreh ai.

/m.m/r.e/

The post Kingji: Stërvitje mes strukturave të sigurisë detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

PRISHTINË, 17 qershor/ATSH/ Ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA, ku iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.

Në një postim të Iowa National Guard bëhet e ditur se çdo element është duke u testuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, me presion të lartë, të dizajnuar për të replikuar luftimet në shkallë të gjerë.

Trajnimi është dizajnuar për të testuar bashkëpunimin ndërkombëtar, gatishmërinë dhe reagimin në situata të konfliktit apo sulmit.


/Kosovapress/

The post Kosovë – Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret/ Kryhen stërvitje ndaj sezonit turistik, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare

15 June 2025 at 11:42

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe emergjencat që mund të sjellë ai, siç janë zjarret masive, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku njofton për fillimin e trajnimeve të përbashkëta me Forcat Ajrore Shqiptare.

“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.””

Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe përfshijnë përdorimin e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve.

“Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.”

Ky bashkëpunim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që SHBA i ofron Shqipërisë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe rreziqet natyrore kërkojnë përgatitje dhe koordinim të lartë ndërinstitucional.

The post Situata me zjarret/ Kryhen stërvitje ndaj sezonit turistik, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

“Reagimi ndaj zjarreve masive”, strukturat e mbrojtjes civile stërvitje në Gjirokastër

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Strukturat e mbrojtjes civile zhvilluan në Gjirokastër stërvitjen “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025”, ku demonstruan angazhimin maksimal për të qenë të përgatitura për sezonin e verës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje.

“Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, ky trajnim është një test i rëndësishëm i gatishmërisë operacionale, në një kohë kur rreziku nga zjarret është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve të pakujdesshme njerëzore në shumë raste”, theksoi Vengu.

Vengu u shpreh se “90% e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, ndaj kujdesi dhe ndërgjegjësimi janë vendimtarë”.

“Vigjilenca dhe përgjegjësia janë arma më e fortë kundër fatkeqësive natyrore”, tha Vengu.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë punën për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin e shpejtë në terren.

/k.s/j.p/

The post “Reagimi ndaj zjarreve masive”, strukturat e mbrojtjes civile stërvitje në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

By: armand
8 June 2025 at 13:09

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Letoninë, që do të luhet më 10 qershor në transfertë. Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e […]

The post FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on BoldNews.al.

“SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Kombëtarja Kuqezi ka vijuar përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “SHBA 2026”.

Kombëtarja ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit. Të besuarit e trajnerit Silvinjo u angazhuan në përgatitje atletike dhe taktike.

Shqetësim për trajnerin brazilian përbën gjendja e sulmuesit Rej Manaj, i cili mungoi dje në seancën stërvitore për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër.

Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Kombëtarja shqiptare fillimisht humbi me Anglinë në transfertë dhe më tej fitoi ndaj Andorrës në ndeshjen e luajtur në Tiranë.

Takimi ndaj Serbisë do të luhet më 7 qershor ora 20:45. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Tiranë, pikërisht në “Arenën Kombëtare”.

Kombëtarja Shqiptare seancë stërvitore për sfidën ndaj Serbisë - Foto: Florian Abazaj
1 nga 10
Stërvitje
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje

The post “SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon stërvitja “Defender ’25” në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender ’25” në zonën stërvitore të Bizës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga momentet e kësaj stërvitjeje, teksa theksoi se nëpërmjet saj konsolidohet ndërveprimi me aleatët.

“Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare. /j.p/

The post Vijon stërvitja “Defender ’25” në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“SHBA 2026” – Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.

/a.f/

The post “SHBA 2026” – Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shpata e Artë 2025”, FSK-ja për herë të parë në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë

PRISHTINË, 3 qershor/ATSH/ Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të kryejnë aktivitete trajnimi së bashku, në kuadër të ushtrimit “Shpata e Artë 2025” në Kampin Vrellë, më 9 dhe 10 qershor 2025. E për herë të parë në këtë ushtrim do të marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Ushtrimi do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe do të ndihmojë në rritjen e aftësisë së subjekteve të ndryshme për të vepruar së bashku”, njoftoi KFOR-i.

Ushtrimi do të përfshijë personel prej mbi 600 pjesëtarësh, sipas njoftimit.

“Shpata e Artë 2025” është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të zhvilluar mirë dhe afatgjatë midis KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë gjithashtu në këtë ushtrim, në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, përmes aktiviteteve të trajnimit mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

The post “Shpata e Artë 2025”, FSK-ja për herë të parë në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

30 May 2025 at 09:23

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho. Jenisheri pretendon se ai disponon një lloj stërvitje për me i aftësu futbollistët teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di teknik brezilian. […]

The post Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët appeared first on BoldNews.al.

“Defender Europe 2025”, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thotë se për herë të parë përfshihet detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot

28 May 2025 at 13:49

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”, duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se për herë të pare në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.

“Nga kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC. Bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post “Defender Europe 2025”, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thotë se për herë të parë përfshihet detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot appeared first on Telegrafi.

“Defender Europe ‘25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25” ka nisur zyrtarisht sot në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga nisja e kësaj stërvitjeje, të cilën e cilësoi si një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit.

“Kjo stërvitje zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Defender Europe ’25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike”.

Trupat ushtarake u nisën nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku po  zhvillohen fazat intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terren të vështirë.

E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

/k.s/a.f/r.e/

The post “Defender Europe ‘25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis në Shqipëri stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Dje nisi zyrtarisht, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë.

Kjo stërvitje, e cila nisi nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Europë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

/r.e/

The post Nis në Shqipëri stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Trupat elitare shqiptare pjesë e stërvitjes “Defender Europe 25”

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Trupat elitare shqiptare nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 25”, së bashku me forcat amerikane.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau foto nga stërvitja e trupave elitare, teksa theksoi se “ata do të zhvillojnë ndërveprim me aleatët në zona të ndryshme stërvitore, me një qëllim të përbashkët: mbrojtje më të fortë për kontinentin”.

Më 25 maj nis zyrtarisht, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë.

Kjo stërvitje, e cila do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Europë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

/a.f/

The post Vengu: Trupat elitare shqiptare pjesë e stërvitjes “Defender Europe 25” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Anija P-134 “Butrinti”, stërvitje në ujërat ndërkombëtare

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Anija P-134 “Butrinti”, pjesë e misionit në Detin Egje, realizoi një stërvitje në ujërat ndërkombëtare me anijen flamurtare gjermane A1437 “PLANET” me synim përmirësimin e manovrimit të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit detar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se, “në kuadër të këtij angazhimi, u krye shkëmbim personeli ndërmjet dy anijeve, ndërsa komandanti i P-134 zhvilloi një vizitë në bordin e “PLANET””.

“Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap drejt forcimit të partneritetit ndërkombëtar dhe rritjes së gatishmërisë operacionale të Forcës Detare”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

The post Vengu: Anija P-134 “Butrinti”, stërvitje në ujërat ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës, stërvitje të koordinuar me KFOR-in në veri

PRISHTINË, 12 maj/ATSH/ Sot, Policia e Kosovës zhvilloi një ushtrim të koordinuar me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Republikës së Kosovës. Siç njofton policia, ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.

“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e koordinuara për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /KosovaPress/

The post Policia e Kosovës, stërvitje të koordinuar me KFOR-in në veri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtria amerikane pezullon fluturimet stërvitore me helikopterë pranë Pentagonit

5 May 2025 at 23:04

Ushtria amerikane do të pezullojë përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë pranë Pentagonit në pritje të një hetimi mbi dy avionë të detyruar të braktisin uljet në aeroportin Reagan të Uashingtonit për shkak të një helikopteri Black Hawk aty pranë, tha një zyrtar amerikan i paidentifikuar.

Batalioni i 12-të i Aviacionit ka pezulluar përkohësisht fluturimet e helikopterëve rreth Pentagonit derisa të përcaktohet se çfarë ndodhi gjatë incidentit të së enjtes, tha një zyrtar për Reuters.

Fluturimet stërvitore me helikopterë u rivendosën gradualisht pas 29 janarit, kur një helikopter Black Hawk dhe një aeroplan i American Airlines u përplasën mbi Uashington, duke vrarë 67 persona.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), kontrolli i trafikut ajror u dha udhëzime dy aeroplanëve të pasagjerëve të bënin rreth dhe të prisnin uljen, sepse një helikopter Black Hawk që po fluturonte drejt Pentagonit ishte afër.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit thanë se po hetojnë incidentin.

Ministri i Transportit, Sean Duffy, tha se ushtria nuk kishte arritur të zbatonte rregulloret e sigurisë në lidhje me fluturimet me helikopterë.

“Nuk do të ketë më udhëtime me helikopter për personazhet VIP, apo fluturime të panevojshme stërvitore në hapësirën ajrore të mbushur me avionë civilë të Uashingtonit. Le të marrin taksi ose Uber”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria amerikane pezullon fluturimet stërvitore me helikopterë pranë Pentagonit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌