Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Debutimi katastrofik i Ten Hag, pëson humbje të turpshme në ndeshjen e parë me Bajern Leverkusen

By: V K
19 July 2025 at 08:49

Trajneri Erik Ten Hag. ka nisur aventurën e tij te Bajer Leverkusen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar një humbje 5-1 ndaj ekipit nën 20 vjeç të Flamengos në një ndeshje miqësore.

Holandezi u shkarkua nga Mançester Junajtid në tetor, pas një fillimi të dobët sezoni dhe kaloi disa muaj jashtë futbollit, pavarësisht interesimit të disa klubeve për ta rikthyer në stol.

Në verë, ai pranoi ofertën e Leverkusenit, kampionëve të Bundesligës 2024, pasi Ksabi Alonso u largua për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Ten Hag mori një skuadër me ndryshime të mëdha, pasi Florian Virc dhe Jeremie Frimpong janë transferuar te Liverpuli.

Ndeshja e tij e parë erdhi ndaj të rinjve të Flamengos dhe rezultati ishte zhgënjyes. Leverkusen pësoi dy gola brenda 10 minutave të para dhe shkoi në pushim me rezultatin 4-0.

 

Në fillim të pjesës së dytë, Flamengo shënoi edhe golin e pestë, duke thelluar edhe më shumë humbjen e gjermanëve.

Leverkusen arriti të shënojë golin e nderit me 17-vjeçarin Montrell Culbreath, ndërsa edhe Granit Xhaka pati disa minuta.

Kjo humbje poshtëruese ka rritur menjëherë presionin mbi Ten Hag, i cili kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues pas largimeve të rëndësishme gjatë verë.

The post Debutimi katastrofik i Ten Hag, pëson humbje të turpshme në ndeshjen e parë me Bajern Leverkusen appeared first on Albeu.com.

Liga e Kampionëve, “Egnatia” sfidon islandezët e “Breidablik”

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kampionët e Shqipërië të “Egnatias” sfidojnë të martën (nesër) në  “Arena Egnatia”, islandezët e “Beridablik”, e vlefshme për turin e parë eliminator.

Ndeshja do të nis në ora 21:00′ dhe sipas parashikimeve pritet që shkallët e stadiumit të jenë të mbushura me rreth 4000 tifozë vendas. Kjo do jetë hera e parë që “Egnatia” luan një ndeshje të një turneu madhor në shtëpi, me Rrogozhinën që nga një ëndërr, tanimë bën realitet të dëgjojë himnin e Ligës së Kampionëeve. Këtë duel e gjykon boshnjaku Antoni Bandić.

Trajneri Tetova dhe të tijtë kërkojnë një fitore në shtëpi, për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Lista e futbollistëve të Egnatias të gatshëm për këtë duel:

Portierët: Klajdi Kuka, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Amer Duka, Zamig Aliyev, Anio Potsi, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Elion Sota, Abdurraman Fangaj

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Daniel Dingzang Uotlai, Regi Lushkja, Serxho Ujka, Flamur Ruçi

Sulmues: Soumaila Bakayoko, Leonardo Rezende Flores De Melo, Kastriot Selmani, Mohammed Yahaya, Ildi Gruda, Saliou Guindo

Trajner: Edlir Tetova

/e.i/a.f/

The post Liga e Kampionëve, “Egnatia” sfidon islandezët e “Breidablik” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një duel për kreun, Man City e Juventus përballen sot në Botëror

By: fra nc
26 June 2025 at 12:44

Në mbrëmje luhet një ndër duelet më interesante deri më tani në botërori ne klubeve, aty ku Juventus sfidon Manchester Cityn. Dy skuadra të cilat luftojnë për kreun e grupit G, pasi janë me pikë të barabarta, nga 6 secila. Aktualisht në vendin e parë janë bardhezinjtë që kanë shënuar 9 e pësuar 1 gol, në anën tjetër, të besuarit e Guardiolës kanë shënuar 8 herë në 2 sfida dhe mbajnë portën të paprekur.

Kundërshtarët e tyre deri më tani kanë qenë të një niveli nënmesatar, Al Ain dhe Wydad, ku jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë pikë, por dhe kanë shënuar të dyja vetëm 1 gol. Sa i përket supersfidës së mbrëmjes, Man City cilësohet favorit në letër, por historia anon nga zonja. Në 5 sfidat e fundit britanikët nuk kanë fituar asnjëherë, me 3 triumfe të Juventus hde 2 duele të ndara në barazim.

Tudor nuk ka në dispozicion 4 futbollistë tashmë prej kohësh, ndërsa te the cityzens, listës së të dëmtuarve i shtohet dhe Echeverri, ndërsa Leëis nuk luan për shkak të kartonit të kuq. Fifa e ka vlerësuar maksimalisht duelin, pasi i ka besuar gjykimin francezit Clement Turpin, ndërsa spektakli nis në orën 21.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një duel për kreun, Man City e Juventus përballen sot në Botëror appeared first on Euronews Albania.

Spalletti e mbyll me fitore, Italia merr 3 pikët e para në kualifikuese

By: fra nc
10 June 2025 at 10:41

Një dominim absolut ndaj Moldavisë dhe 2 gola të shënuar, Italia i ka dhënë lamtumirën trajnerit Luciano Spalletti i cili largohet pas 2 vitesh në krye të kombëtares. Në shtëpi axurrët morën një fitore pa shumë vështirësi, e cila vlen më tepër në aspektin moral, pasi këto janë 3 pikët e para në grup. Miqtë shënuan një gol që u anullua më pas nga sistemi VAR për pozicion të parregullt, ndërsa ishte Italia që do të gjente avnatazhin në fraksionin e parë me Raspadorin.

Në pjeën e dytë ishte Cambiaso që vulosi fitoren 2-0 dhe Italia merr kështu pikët e para në grupin I, aty kun ë krye qëndron Norvegjia. Pas ndeshjes, me skuadrën u përshëndet trajneri Spalletti, i cili u shkarkua për shkak të performancës së dobët të ekipit. Italianët renditen në vendin e tretë në grup, në krye qëndron Norvegjia me 12 pikë pas 4 ndeshjesh, më pas Izraeli me 2 fitore në 3 duele.

E ardhmja duket e vështirë për Italinë, e cila kurrsesi nuk dëshiron të mbetet jashtë një tjetër kupe bote, që do të shënonte dështim për ta. Në ndeshjete zhvilluara të hënën fitore regjistruan dhe Belgjika, Kroacia e Norvegjia. Djajtë mposhtën Uellsin 4-3, Kroacia shpartalloi Çekinë 5-1, ndërsa Norvegjia mori një fitore minimale në transfertë ndaj Estonisë.

The post Spalletti e mbyll me fitore, Italia merr 3 pikët e para në kualifikuese appeared first on Euronews Albania.

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

By: V K
10 June 2025 at 08:58

Sonte në mbrëmje, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë luajnë një ndeshje vendimtare sot në Riga, me fitoren të vetmen alternativë, nëse duhet që të mbajmë gjallë shpresat për një vend në Botëror.

Pritet që trajneri Silvinjo të bëjë disa ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e fundit kundër Serbisë.

Është e sigurt mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti, që për shkak kartonave nuk do të luajë kundër Letonisë.

U mësua se në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Ismajli. Mitaj, Ajeti dhe Hysaj do të plotësojnë prapavijën, ndërsa Strakosha pritet që të luajë si titullar në portë.

Ndryshime pritet të ketë edhe në repartet e tjera. Në mesfushë rikthehet Ramadani, ndërsa në krah të tij do të jenë Asllani dhe Laçi. Ndërsa Broja, Asani dhe Daku, pritet që të formojnë repartin e sulmit.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në grupin K, Shqipëria qëndron në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, pas kryesuesve të Anglisë, që kanë koleksionuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

 

The post Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot appeared first on Albeu.com.

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

By: V K
8 June 2025 at 14:23

Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht.

Ata akuzohen për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri- Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, bëhet me dije se në pranga është vënë edhe një punonjës i shërbimit të sigurisë, pasi është konstatuar duke marrë para nga dy shqiptarë të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Dy shqiptarët e Kosovës, u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

The post Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Stojkoviç: Atmosferë e shkëlqyer/ Trajneri i Serbisë vlerëson publikun, nuk flet për incidente

8 June 2025 at 13:50

I qëndroi besnik qëndrimit të tij deri në fund. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, foli tepër pozitivisht për Shqipërinë dhe futbollin e saj në konferencat para duelit të Tiranës, vlerësoi lart gjithçka që pa në “Arenën Air Albania”.

Ish-ylli I madh I futbollit serb, jugosllav dhe botëror, pati superlativa për tifozët shqiptarë dhe kombëtaren kuqezi.

“Ky barazim mendoj se është më i mirë për ne sesa për ata, kjo padyshim. Luajtëm një ndeshje me shumë seriozitet.

Sipas meje, e kontrolluam ndeshjen siç deshëm. Nuk është e lehtë të luash këtu. Shqipëria është një ekip shumë, shumë i mirë.

Me cilësi të lartë. Trysnia nga tribunat gjithashtu ishte shumë e madhe, shumë e fortë. Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyer, dhe shpresoj që kështu të jetë edhe në Serbi. Gjithsesi, ia dolëm të kontrollonim emocionet. Mendoj se rezultati ishte i drejtë, nuk meritonim të humbisnim. E merituam”.

Stojkoviç theksoi se Serbia kërkoi fitoren, por pranoi se u shpëtua nga portieri.

“Ne patëm idenë dhe dëshirën që të fitonim në Tiranë. Nuk është se ishim të shqetësuar nga rivali, nga atmosfera, nga publiku. Na ndodhi një pakujdesi. Gjithsesi, portieri Petroviç tregoi klasin e tij dhe na shpëtoi atëherë kur kishim më shumë nevojë”, tha ai.

 

Tifozët, fituesit e vërtetë/ Atmosferë madhështore, para dhe pas ndeshjes kundër Serbisë

8 June 2025 at 13:44

TIRANË- Në sheshe, rrugë dhe stadium. Para dhe pas ndeshjes, tifozët e Shqipërisë ishin fituesit e vërtetë në sfidën kundër Serbisë.

Me dhjetërat mijëra prej tyre u dërdhën në rrugë disa orë përpara ndeshjes së rëndësishme dhe shumë të ndjerë, duke e kthyer kryeqytetin në një shesh të madh feste.

Atmosfera u ndez me afrimin e sfidës, ku ngjyrat kuqezi, muzika dhe boritë e makinave e kthyen atë në elektrizuese.

Nuk ishte ndryshe në tribuna, më pak më shumë se 20 mijë tifozët që kishin fatin të ndodheshin në “Air Albania”.

Sigurisht, të gjithë prisnin fitoren, por edhe barazimi nuk e zbehu aspak krenarinë për një paraqitje më shumë se dinjitoze të kombëtares në fushën e lojës. Për këtë atmosfera festive, vijoi edhe disa orë pas mbylljes së sfidës.

 

 

Çfarë ndodhi dje gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi/ Tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit

By: V K
8 June 2025 at 08:14

Mbrëmjen e djeshme, një situatë kaotike ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”.

Disa tifozë janë përplasur me forcat e policisë, kjo pasin refuzuan që të shoqëroheshin.

Përplasja agravoi me tifozët që shtyheshin me efektivët, teksa disa tifozë të tjerë fluturonin gotat e kartonit.

Ende nuk dihet shkaku i fillimit të kësaj përleshjeje.

The post Çfarë ndodhi dje gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi/ Tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit appeared first on Albeu.com.

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e fuqishme dhe flamuri ”Autochthonous” në Piramidën e Tiranës

By: redi
7 June 2025 at 18:15

“Autochthonous”, flamuri që ra si nga qielli në stadiumin e Beogradit më 14 tetor, duke bërë xhiron e botës, është parë sot tek Piramida, edhe pse simbole të tilla nuk do të lejohen në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte Shqipëria pret në një përballje Serbinë. Sakaq nuk ka munguar as banderola me një mesazh të fortë. ”Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”. Video vjen e dërguar nga gazetari i ”Koha…

Source

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Bulevardin, gazetarja: Keqardhje që nuk do jenë të organizuar në stadium

By: gaze tare
7 June 2025 at 18:12

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ështe mbushur sot me mijëra tifozë kuqezi, të cilët kishin zbritur në rrugë për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në sfidën historike ndaj Serbisë.

Tifozët e flaktë shqiptarë kanë krijuar një atmosferë elektrizuese që në orët e para të mëngjesit, duke kënduar këngë patriotike, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe duke ndezur fishekzjarre, ndërsa gjithçka është kthyer në një festë të vërtetë para ndeshjes.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, gazetarja Trevisa Tufa, e cila ndodhej në bulevard, raportoi:

Është një atmosferë fantastike këtu. Të gjithë të bashkuar, të veshur kuqezi, këndojnë këngë patriotike. Kanë ardhur që në mëngjes dhe mezi presin fillimin e ndeshjes.”

Megjithëse grupimet ultras nuk do të jenë të organizuar brenda stadiumit për arsye sigurie, kjo nuk i ka penguar ata që të marrin pjesë në festë dhe të shprehin mbështetjen për ekipin kombëtar në mënyrën e tyre.

Edhe pse nuk janë të lejuar brenda në mënyrë të organizuar, ultrasit janë zjarr edhe këtu. Bulevardi sot është i tëri kuqezi,”-shtoi Tufa.

The post Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Bulevardin, gazetarja: Keqardhje që nuk do jenë të organizuar në stadium appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Bulevardi i mbushur me tifozë, atmosfera ZJERM. Mbërrijnë edhe forcat policore

By: redi
7 June 2025 at 17:31

Tifozët shqiptarë ardhur nga çdo cep i Europës, po bëhen gati për t’u futur në stadium. Shihen shumë tifozë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu kanë mbërritur edhe forcat policore, të cilat do të sigurohen të shmangin incidentet gjatë hyrjes për në stadium dhe përgjatë sfidës. Siç shihet edhe në videot e mëposhtme të dërguara nga kryeredaktori i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku…

Source

Meraku i policisë është kur autobusi i ekipit serb do të hyjë dhe do të ikë nga stadiumi

By: redi
7 June 2025 at 15:54

Atmosfera duket elektrizuese me tifozët kuqezi, ndryshe paraqitet situata në pjesën tjetër të Tiranës, në Bulevardin Gjergj Fishta, aty ku është akomoduar përfaqësuesja e Serbisë. Situata për momentin është e qetë aty, por policia ka merakun vetëm kur autobusi i ekipit serb do të hyjë në stadium apo kur të dalë, pasi ka shumë tifozë. Ndërsa për dronët duket se nuk do të jetë problem…

Source

FSHF publikon rregullat para ndeshjes Shqipëri-Serbi, atmosferë kuq e zi në rrugët e kryeqytetit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar disa rregulla që tifozët duhet të kenë parasysh gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026

Sipas njoftimit, çdo person që hyn në stadium duhet të jetë i pajisur me një mjet identifikimi, ndërsa të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike nga stjuardët. Ndalohet rreptësisht kalimi i barrierave dhe çdo tentativë për të shmangur pikat e kontrollit.

Gjithashtu, FSHF rikujton se mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta, parrullat me përmbajtje urrejtjeje, biletat false, si dhe futja në fushë, konsiderohen vepra penale dhe do të ndiqen penalisht.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se gjatë gjithë kohës, tifozët do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë, çka do të thotë se çdo veprim i papërshtatshëm do të identifikohet menjëherë.

FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe sportive.

Ndërkaq edhe kryeqyteti shqiptar është ‘veshur’ nga atmosfera e kësaj përballjeje sportive ku në rrugët dhe ambientet e lokaleve janë vendosur flamujt kuq e zi.

The post FSHF publikon rregullat para ndeshjes Shqipëri-Serbi, atmosferë kuq e zi në rrugët e kryeqytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Jeni nën vëzhgim” FSHF paralajmëron tifozët në stadium: Ja çfarë është vepër penale

By: fra nc
7 June 2025 at 12:43

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një listë me rregulla të rëndësishme për të gjithë tifozët që do të ndjekin sfidën në stadiumin “Air Albania”.

FSHF thekson se hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm për ata që janë të pajisur me mjet identifikimi dhe një biletë të vlefshme. Të gjithë tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara nga stjuardët dhe nuk do të lejohet në asnjë rast kalimi i pengesave rrethuese.

Në njoftim theksohet se do të ndiqet me zero tolerancë çdo veprim që përbën shkelje ligjore, si mbajtja e armëve të zjarrit apo armëve të ftohta, përdorimi i biletave false, futja në fushën e lojës si dhe shpalosja e parrullave që nxisin urrejtje apo dhunë.

FSHF rikujton se stadiumi është nën mbikëqyrje të vazhdueshme me kamera sigurie dhe çdo shkelje do t’i referohet menjëherë organeve ligjzbatuese.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të zhvillohet në një atmosferë të ndezur, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda dhe jashtë stadiumit.

bandicam 2025-06-07 11-36-00-038 bandicam 2025-06-07 11-36-02-512 bandicam 2025-06-07 11-36-05-754 bandicam 2025-06-07 11-36-08-517 bandicam 2025-06-07 11-36-11-048

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jeni nën vëzhgim” FSHF paralajmëron tifozët në stadium: Ja çfarë është vepër penale appeared first on Euronews Albania.

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

By: xhir jeta
7 June 2025 at 10:19

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një tendë. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund ta kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë më shumë nga kapaciteti, shkruan Nick Ames për prestigjiozen ”The Guardian”.

Nuk kishte problem të identifikohej flamuri i Shqipërisë, shqiponja e zezë dykrenore. Edhe flamuri i dytë që po vendosej është bërë ”monedhë” e zakonshme. Në të shkruhet fjala “Autochtonous”, duke paraqitur një version të hartës së “Shqipërisë së Madhe” që transformoi një ndeshje futbolli në një incident të madh diplomatik në vitin 2014.

Deri të premten në mëngjes, ai flamur ishte zëvendësuar me alternativën e tij më pak nxitëse. Ndoshta autoritetet kishin ndërhyrë për një qetësim të gjendjes. Ata duan të eliminojnë shkaktarët e mundshëm për llojin e kaosit që shpërtheu në Beograd 11 vjet më parë, kur një dron uli imazhin kontrovers në stadiumin ”Partizan” gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Kampionatit Evropian midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Pasojat e asaj nate u shtrinë përtej sportit dhe pati psherëtima lehtësimi kur, nëntorin pasardhës, ndeshja e kthimit në qytetin e Elbasanit kaloi pa incidente të mëdha.

Fytyrat e anëtarëve nga dy federatat respektive me siguri u panë të shqetësuara dhjetorin e kaluar, kur dy vendet ranë në të njëjtin grup për Kupën e Botës për vitin 2026.

Vetullat u ngritën, por nuk kishte asgjë që t’i pengonte të takoheshin përsëri, pavarësisht një historie të gjatë dhe të përgjakshme, plagët më të freskëta të së cilës u shkaktuan gjatë luftës në Kosovën e banuar nga shqiptarë etnikë. Asnjëri nuk kishte kërkuar të mbahej larg njëri-tjetrit. Ishte e pashmangshme që problemi i drejtimit të marrëdhënieve të tyre rreth një stadiumi futbolli të rishfaqej një ditë.

Dhe nuk po kursehen burimet për zgjidhjen e tij. Rreth 2 000 policë do të vendosen për takimin e parë të Grupit K të palëve, sot në mbrëmje, duke përfshirë forca speciale dhe operativë kundër terrorizmit.

Përveç kësaj, burimet sugjerojnë se deri në 500 oficerë civilë do të vendosen midis 22 500 tifoëve.

Tifozët mysafirë do të mungojnë. Pajisjet kundër dronëve po instalohen në zonën përreth dhe keqbërësit e mundshëm janë paralajmëruar se pajisjet e tyre do të qëllohen.

Me sa duket, çdo ndërprerje e planifikuar do të marrë një formë tjetër.

Dronët nuk ishin shumë të zakonshëm në jetën publike, kur ai mjet i vogël u fut në stadiumin e Beogradit. Por, këto masa ringjallin kujtimet e Ismail Morinës, gatishmëria e të cilit për të pranuar përgjegjësinë për incidentin e vitit 2014 i solli statusin e heroit kombëtar. Edhe pse nuk u raportua gjerësisht në atë kohë, Morina kishte një bashkëpunëtor, i cili që atëherë ka preferuar të mbetet në hije.

Veprimi i Morinës erdhi me një kosto. Ai u arrestua para ndeshjes së Serbisë në vitin 2015 për posedim të paligjshëm të armëve duke e mbajtur të sigurt larg pamjes së ndeshjes. Më vonë ai u burgos në Kroaci dhe Itali, ku ka vendbanimin, me një urdhërarresti serb, të lëshuar përmes Interpolit.

Ai është kthyer në stadiumet shqiptare, duke u mbajtur lart në tribunat e ”Arenës Kombëtare” në një ndeshje kundër Republikës Çeke në vitin 2023 dhe duke shkëmbyer fanella me golashënuesin Jasir Asani.

Kohët e fundit ai është parë në ndeshjet vendase, por, në përgatitje të takimit të sotëm, llogaritë e tij më parë aktive në mediat sociale janë zhdukur. Nëse ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij të vjetër e di se ku është ai, nuk do ta thotë. Supozimi duhet të jetë se ai nuk do të rrezikonte t’i afrohej stadiumit.

Ai nuk do të ishte i vetmi ultras, i kaluar apo i tashëm, që mbahet larg. Federata e Futbollit të Shqipërisë nuk u ka shitur bileta grupeve të tifozëve në bllok, por i ka ndarë ato me short të rastësishëm nga më shumë se 200 000 aplikime dhe duke rritur çmimet.

Duket një përpjekje e qëllimshme për të ”dezinfektuar” atmosferën; grupi ”Tifozat Kuq e Zi”, i cili ofron spektaklin më të gjallë në ndeshjet e ekipit kombëtar, reagoi me tërbim dhe vuri në dukje një “farsë të organizuar” që synon të pasurit. Ata do të organizojnë një tubim alternativ pranë Piramidës së Tiranës, 400 metra larg stadiumit, ku është dhënë leja për një ekran të madh. Çmimet e biletave të ndeshjes në një treg të zi intensivisht aktiv kanë tejkaluar 1 000 eurot.

Fakti që Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatore të Kampionatit UEFA U-21 në vitin 2027 shton një dimension tjetër. Nëse rreziku është i lartë për organizatorët e së shtunës, ka shumë mundësi për organin drejtues të futbollit evropian. Një marrëveshje kaq ambicioze, e nxitur kryesisht nga presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe nënkryetari i komitetit ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mund të duket e papërshtatshme nëse diçka shkon keq. ”Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur pikëpamjet e tyre mbi bashkorganizimin me mjete verbale dhe vizuale dhe e ndiejnë se kjo ka kontribuar në përjashtimin e tyre.

Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut të Lacios, është i vetmi anëtar i skuadrës që luajti në fiaskon e Beogradit.

“Nuk duhet të përsërisim imazhet e viteve të kaluara. Trajneri na ka kërkuar të mos na kapë paniku për këtë ndeshje. Nevojitet qetësi dhe ekuilibër emocional”, tha ai.

Sylvinho, trajneri në fjalë dhe një nga personazhet më të sjellshëm të futbollit ndërkombëtar, bëri shaka ndërsa luante me stafin e tij, por është nën presion për të dhënë rezultate.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dragan Stojkoviçin, homologun e tij.

Anglia, e cila plotëson pesëshen e Grupit K me Letoninë dhe Andorrën, konsiderohet fituese pothuajse e sigurt e grupit nga të dyja kampet.

Shqipëria dhe Serbia e dinë se po luftojnë për një vend në playoff dhe se takimet e tyre do të jenë vendimtare.

Dje, në orën 13:40, sipas orës lokale të premten, lojtarët e Serbisë mbërritën në hotelin e tyre, mbi një kilometër, në perëndim të qendrës së Tiranës. Oficerë të armatosur nga RENEA, forca antiterroriste e Shqipërisë, shoqëruan dy autobusë që kishin udhëtuar nga aeroporti.

Hapi i parë i një operacioni që zgjati një fundjavë kaloi pa probleme. Nëse kjo do të vazhdonte, ndoshta fantazma e 14 tetorit 2014 më në fund do të fillojë të zhduket nga pamja./ata

Sfida Shqipëri-Serbi/ Tirana blindohet nga masat e rrepta të sigurisë

By: user7
7 June 2025 at 08:27

Masa të rrepta sigurie do të zbatohen për mbarëvajtjen e sfidës Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, është bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Po ashtu, janë publikuar dhe akset rrugore, të cilat do të bllokohen dhe mënyrat se si do të devijohet qarkullimi. Gjithashtu në njoftim, iu bëhet apel qytetarëve që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përrreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.

Ndërkohë një ditë më parë, policia doli me një njoftim të ri, ku thuhet se nga dje pasdite përkatësisht në orën 16:30 dhe nesër në orën 18:45 do të ketë kufizime deri në 25 minuta në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe përmes bulevardit “Bajram Curri”.

Ky perimetër do të ketë kufizime pasi ekipi serb do të akomodohet në një hotel në këtë zonë. Policia thekson se çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero.

The post Sfida Shqipëri-Serbi/ Tirana blindohet nga masat e rrepta të sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Reportazhi i “The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

By: user 6
7 June 2025 at 00:17

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Në një reportazh të gjatë që lapsi.al e sjell më poshtë të plotë thuhet se rreth 2 000 policë do të jenë në Arena Kombëtare në një përpjekje për të shmangur skenat që çuan në braktisjen e një ndeshjes gati 11 vjet më parë.

Nga Nick Ames në Tiranë

Jashtë një kafeneje, tre blloqe larg Arenës Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe fiksonin shtojca në një tendë që po ngrinin. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitet për një ndeshje që mund ta kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10-fish. Nuk kishte problem të identifikohej flamuri i Shqipërisë, shqiponja e zezë me dy koka që shtrihej nga qendra e tendës. Edhe flamuri i dytë që po ngrihej është bërë i zakonshëm. Ai mbante fjalën “Autochtonous”, duke paraqitur një version të hartës së “Shqipërisë së Madhe” që transformoi një ndeshje futbolli, në një incident të madh diplomatik në vitin 2014.

Megjithatë të premten në mëngjes, ai flamur ishte zëvendësuar me alternativën e tij më pak provokuese. Ndoshta autoritetet kishin ndërhyrë për një situatë më të qetë. Ata duan të eliminojnë shkaktarët e mundshëm për llojin e kaosit që shpërtheu në Beograd 11 vjet më parë, kur një dron solli imazhin kontrovers në stadiumin “Partizani” gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Evropian midis Serbisë dhe Shqipërisë. Pasojat e asaj nate u shtrinë përtej sportit dhe pati psherëtima lehtësimi kur, nëntorin pasardhës, një ndeshje hakmarrjeje në qytetin provincial të Elbasanit kaloi pa incidente të mëdha. Fytyrat me siguri u përplasën në pëllëmbët e duarve në shoqatat e futbollit të të dy vendeve dhjetorin e kaluar, megjithatë, kur ato u shortuan së bashku në kualifikueset e Kupës së Botës për vitin 2026. Vetullat u ngritën, por nuk kishte asgjë që t’i pengonte të takoheshin përsëri: pavarësisht një historie të gjatë dhe të përgjakshme, plagët më të freskëta të së cilës u shkaktuan gjatë luftës në Kosovën kryesisht me shqiptarë etnikë, kombet nuk janë në konflikt aktiv. Asnjëri nuk ka kërkuar të mbahej larg njëri-tjetrit. Ishte e pashmangshme që problemi i rregullimit të marrëdhënieve të tyre rreth stadiumeve të futbollit të rishfaqej një ditë.

Nuk po kursehen burimet njerëzore për ndeshjen në Tiranë. Rreth 2,000 policë do të vendosen për takimin e parë të Grupit K të të dy palëve të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë forca speciale dhe operativë kundër terrorizmit. Përveç kësaj, burimet sugjerojnë se deri në 500 oficerë me rroba civile do të vendosen midis 22 500 tifozëve në turmë. Tifozët mysafirë do të mungojnë. Pajisjet kundër dronëve po instalohen në zonën përreth dhe keqbërësit e mundshëm janë paralajmëruar se pajisjet e tyre do të qëllohen nga qielli.
Me sa duket, çdo ndërprerje e planifikuar do të marrë një formë tjetër: Dronët nuk ishin shumë të zakonshëm në jetën publike kur ai mjet i vogël shpërtheu ferrin në Beograd. Por këto masa ringjallin kujtimet e Ismail Morinës, një operator vinçi me mjekër dhe në dukje i padëmshëm, gatishmëria e të cilit për të pranuar përgjegjësinë për incidentin e vitit 2014 i solli statusin e heroit kombëtar. Edhe pse nuk u raportua gjerësisht në atë kohë, Morina kishte një bashkëpunëtor i cili që atëherë ka preferuar të mbetet në hije.

Stefan Mitrovic of Serbia seizes the flag depicting ‘Greater Albania’

Zbulimi i Morinës pati edhe një kosto. Ai u arrestua para vizitës së Serbisë në vitin 2015 për posedim të paligjshëm të armëve, duke e mbajtur të sigurt larg ndeshjes. Më vonë ai u burgos në Kroaci dhe Itali, ku ka vendbanimin, me një urdhër arresti serb të lëshuar përmes Interpolit. Ai është kthyer në stadiumet shqiptare, duke u mbajtur lart në tribunat e Arenës Kombëtare në një ndeshje kundër Republikës Çeke në vitin 2023 dhe duke shkëmbyer fanella me golashënuesin Jasir Asani. Kohët e fundit ai është parë në ndeshjet vendase, por, në përgatitjet e takimit të së shtunës, llogaritë e tij më parë aktive në mediat sociale janë zhdukur. Nëse ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij të vjetër e di se ku është ai, por nuk do ta thotë. Supozimi duhet të jetë se ai nuk do të rrezikonte t’i afrohej vendit të ndeshjes të shtunën.

Ai nuk do të ishte i vetmi ultras, i kaluar apo i tashëm, që mbahet larg. Federata e Futbollit të Shqipërisë nuk u ka shitur bileta grupeve të tifozëve në bllok, por i ka ndarë ato me short të rastësishëm nga më shumë se 200 000 aplikime dhe duke rritur çmimet. Duket një përpjekje e qëllimshme për të dezinfektuar atmosferën; grupi “Tifozat Kuq e Zi”, i cili ofron spektaklin më të gjallë në ndeshjet e ekipeve kombëtare, reagoi me tërbim dhe vuri në dukje një “farsë të organizuar” që favorizon të pasurit. Ata do të organizojnë një tubim alternativ pranë Piramidës së Tiranës, 400 metra larg stadiumit, ku është dhënë leja për një ekran të madh. Çmimet e biletave të ndeshjes në një treg të zi intensivisht aktiv kanë tejkaluar 1,000 £ në nivelin më të lartë.

Fakti që Shqipëria dhe Serbia do të bashkë-organizojnë Kampionatin UEFA U-21 në vitin 2027 shton një dimension tjetër. Nëse rreziqet janë të larta për organizatorët e së shtunës, ka shumë mundësi për organin drejtues të futbollit evropian. Një marrëveshje kaq ambicioze, e nxitur kryesisht nga presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe nënkryetari i komitetit ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mund të duket e paqëndrueshme nëse diçka shkon keq. Tifozat Kuq e Zi kanë shprehur pikëpamjet e tyre mbi bashkë-organizimin me mjete verbale dhe vizuale; ata ndiejnë se kjo ka kontribuar në izolimin e tyre.

I vetmi shpërqendrim gjatë seancës stërvitore të Shqipërisë të enjten në mbrëmje ishte një grup spërkatësish të vendosur me zell, prania e të cilëve vështirë se ishte e padëshirueshme në temperatura që preknin 30 gradë Celsius. Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut të Lacios, është i vetmi anëtar i skuadrës që luajti në fiaskon e Beogradit.

LEXO EDHE: Futboll dhe nacionalizëm/ Tirana e bllokuar për ndeshjen me Serbinë

“Nuk duhet t’i përsërisim imazhet e viteve të kaluara”, tha ai. “Trajneri na ka kërkuar të mos bëjmë panik për këtë ndeshje. Na duhet qetësi dhe ekuilibër emocional.” Sylvinho, trajneri në fjalë dhe një nga personazhet më të sjellshëm të futbollit ndërkombëtar, bëri shaka teksa luante me stafin e tij, por është nën presion për të dhënë rezultate. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dragan Stojkovic, homologun e tij. Anglia, e cila plotëson pesëshen e Grupit K me Letoninë dhe Andorrën, konsiderohet fituese pothuajse e sigurt e grupit nga të dyja kampet. Shqipëria dhe Serbia e dinë se po luftojnë për një vend në playoff dhe se takimet e tyre, e dyta prej të cilave zhvillohet pas 4 muajsh, do të jenë vendimtare.

Në orën 13:40 sipas orës lokale të premten, lojtarët e Serbisë mbërritën në hotelin e tyre një milje në perëndim të qendrës së qytetit të Tiranës. Oficerë të armatosur nga RENEA, forca antiterroriste e Shqipërisë, shoqëruan dy autobusë që kishin udhëtuar nga aeroporti nën eskortë. Hapi i parë i një operacioni që zgjati një fundjavë kishte kaluar pa probleme. Nëse kjo do të vazhdojë, ndoshta fantazma e 14 tetorit 2014 më në fund do të fillojë të zhduket nga pamja. ©The Guardian, LAPSI.al

The post Reportazhi i “The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë appeared first on Lapsi.al.

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

6 June 2025 at 19:32

Trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo ka dalë në në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026. Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm […]

The post Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

6 June 2025 at 19:15

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dalë në në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026. Ai rrëfeu se kishte disa ditë të lirë para grumbullimisht me kombëtaren […]

The post Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌