Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero

12 June 2025 at 09:58

Kombëtarja shqiptare, nën drejtimin e teknikut Sylvinho, u kualifikua në kampionatin europian “Euro2024”, por që nga ai moment kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë […]

The post Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero appeared first on BoldNews.al.

“Futbolli nuk luhet në letër”, Sylvinho vetëm justifikohet, por vendi i dytë u venit

By: user 2
11 June 2025 at 00:00

“Në 15-20 minutat e parë gabuam pak, nuk ishte sjellja e duhur. Kjo është ndeshje ku duhet bërë mirë që në fillim se ata janë kundërshtar fizik dhe në çdo goditje standarte të vë në vështirësi”. Sylvinho mban diskutimin e përhershëm të skuadrave fizike me të cilat ndeshet Kombëtarja, duke u munduar të gjejë pikë mbështetje për një barazim në Letoni, që ka komplikuar kaq objektivin kualifikim. “Në pjesën e dytë më mirë, merituam më shumë. Por futbolli nuk është kush e meriton apo jo, duhet të përmirësohemi më mirë në 90 minuta. Jo e mirë pjesa e parë, më mirë në të dytën por futbolli nuk të fal”.

Sylvinho e di mirë cfarë pritej nga skuadra në Riga, por mundohet të ngatërrojë me emrat e mëdhenj të futbollit Botëror një situatë krejtësisht të qartë: “Objektivi ishte të fitonim, nëse sheh 90 minutat mendoj se kishim mundësi, merituam diçka më shumë edhe ndaj Serbisë, por në fund kur mbaron gjyqtari. Është një pikë, në letër padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk është në letër. Në letër, unë jam brazilian, në letër po nuk bëre shumë në fushë, edhe Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnë”.

Lexo më tej: “Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët

Tekniku brazilian në fund e pranon se nga 1-1 me letonezët kemi dalë të zhgënjyer: “Është një hap mbrapa. Nuk mund të gabosh një minutë, po nuk ia dole, kështu është jeta. Nuk mund të shpërdorosh, unë kërkoj shumë nga vetja, stafi e lojtarët. E them të vërtetën, këtë i thashë në pushim, nuk mund të shpërdrosh, jeta nuk të fal, gabuam. Ndoshta mund të përfundonte 2-1 pjesa e parë për ta, mund të ndodhte, qasja ishte e gabuar, sigurisht”, përfundoi Sylvinho komentin e tij pas ndeshjes.

The post “Futbolli nuk luhet në letër”, Sylvinho vetëm justifikohet, por vendi i dytë u venit appeared first on Lapsi.al.

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

By: armand
10 June 2025 at 23:00

Barazim vetëvrasës i Shqipërisë në Riga përballë Letonisë. Kuqezinjtë nuk kanë arritur fitoren që pritej nga të gjithë tifozët duke u ndalur 1-1. Armando Duka ndoshta per shkak të bashkpunimit që ka me serbët duket se po e fal në tavolin kualifikimin. Për këtë shkak përjashtoi TKZ por edhe më sensacionale ka futur në fushë […]

The post Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga appeared first on BoldNews.al.

“Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët

By: user 2
10 June 2025 at 23:42

“Na mungoi goli i dytë, duhet të ishim më të përqëndruar. Kemi treguar që në shumë ndeshje kemi ndenjur shumë mbrapa, e kemi të vështirë të shënojmë gol. Në pjesën e parë Sylvinho normalisht nuk ishte i lumtur”. Thomas Strakosha ka një lloj kritike për vendosjen taktike të trajnerit Brazilian, edhe pse mundohet të justifikojë përfaqësimin e Shqipërisë. Por ajo kundër Letonisë ishte një ndeshje nën ton dhe pak gjëra ka për ta shpëtuar.

Strakosha, megjithatë, punën e tij e bëri, me pritjen e një penalltie që mund të kishte pasur pasoja të rëndë, nëse do të ishte shënuar. Portieri zbulon edhe bisedën me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi, me të cilin u filmua të komunikonte pak para se të priste 11 metërshin: “Kemi humbur dy pikë nuk jam shumë i lumtur. Çunat kanë luftuar dhe gjynah. Asnjë nuk e shpjegon dot ecurinë e lojës sonë sonte. Bozhiqi? Më tha mendimin që kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisë, më tha të qëndroja në vend të mos hidhesha”.

Nuk duket se dekurajohet Strakosha, që nuk e sheh të përfunduar ëndërrën Botëror: “Asgjë nuk ka mbaruar, duhet të merrnim edhe dy pikë këtu. Duhet të shikojmë veten tonë, të marrim pikët brenda në shtëpi me Letoninë”.

MITAJ: “NUK KAM ÇFARË TË THEM”

“Nuk kam çfarë të them shumë gjë për këtë ndeshje, ishte një ndeshje e fortë me kundërshtar të fortë që u mbrojt gati gjithë lojën. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin”. Mario Mitaj nuk e fsheh zhgënjimin pas 1-1 me Letoninë.

Mbrojtësi madje mundohet të tregojë edhe çfarë ndodh psikologjikisht me lojtarët, kur nuk zhbllokohet ndeshja: “Të them të drejtë kur shohim që nuk bëjmë golin aq kollaj, duhet të fokusohemi të mos pësojmë. Shpresojmë që në ndeshje të tjera që të vijnë të bëjmë golat e fitojmë”.

Lexo më tej: Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti

Mitaj pastaj “dribloi” pa shpjeguar, pyetjes se përse në rastin e golit të pësuar Cernomordijs, një gjigant, u markua nga lojtari më i shkurtër I kuqezinjve, Balliu: “Ne e dinim që goditjet standarte i çojnë në shtyllën e dytë, ishte thjesht çështje shpërqendrimi, asgjë tjetër. Ne luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, e mbylli Mitaj.

ASLLANI: “NË SHTATOR DUHET SHQIPËRI TJETËR”

“Sigurisht që nuk ka qenë pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, kishim fat se gabuan penalltinë dhe gjetëm golin. Nuk mund të bëhet pjesa e parë kështu sepse e dimë çfarë ëndrre kemi dhe kështu bëhet çdo gjë e vështirë”. Kristjan Asllani, dukshëm i lodhur pas 180’ në harkun e 3 ditëve, nuk mundohet të justifikohet pas barazimit në Riga. Mesfushori e kupton që ka pasoja kjo ndalesë, por shpreson që në shtator gjërt të ndryshojnë: “Të gjitha ndeshjet e vështira. Serbia ka dy ndeshje më pak, jemi në vend të dytë. Çunat do pushojnë, unë do shkoj në Botëror për klube. Më pas në shtator duhet Shqipëri tjetër”.

The post “Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti

By: user 2
10 June 2025 at 22:50

Shqipëria dështon të fitojë në Letoni dhe vendi i dytë që mban ende tani lëkundet keq nën presionin e Serbisë, që mposhti Andorrën dhe u ngjit në 4 pikë me vetëm dy ndeshje të luajtura. Cernomordijs ishte protagonist absolut i ndeshjes me dy gola të shënuar, një për secilën skuadër. Skuadra e Sylvinho nuk impresionoi dhe me barazimin e 6 në gjashtë ndeshje në histori kundër Letonisë, rrezikon seriozisht objektivin e kualifikimit për në finalet e Botërorit 2026.

Në ndeshjen që duhet të fitonim, nuk ditëm të fitonim. Shqipëria në Riga dëshmoi edhe njëherë problemet e krijimit dhe finalizimit, duke ngecur në një barazim 1-1, kundër një Letonie modeste, që cinizmin ia lejuam vetë, me gabimet naive që në ndëshkuam atëherë kur ndeshja u duk e fituar. Në fakt, gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, sepse me rezultatin ende 0-0 Strakosha shpëtoi rezultatin, duke pritur penalltinë e goditur nga Ikaunieks.

Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Sylvinho kishte ndryshuar tre nga katër mbrojtësit, dy të detyruar, ndërsa përpara bëri të njëjtat zgjedhje, duke shpërblyer moralisht madje me shiritin e kapitenit Manajn, për penalltinë e humbur me Serbinë. Ndeshjen megjithatë e zhbllokoi për teknikun brazilian jo kapiteni i tij, por ai i letonezëve. Cernomordijs devijoi në rrjetë topin e grushtuar nga portieri dhe Shqipëria e pa veten në avantazh, me një besim brenda vetes se puna kishte përfunduar.

Por prapa nuk është më Gjimshiti e as Ajeti dhe Kumbulla e Ismajli që kishin kohë pa luajtur së bashku e patën të vështirë të krijonin feeling. Mbrojtësi i Espanyol shkaktoi penalltinë në mënyrën më naive të mundshme, ndërsa Ismajli i shkoi fare pranë përsëritjes me faullin e shkaktuar mbi vijë.

Sidoqoftë, barazimin e mori përsipër Cernomordijs, që shleu gabimin e autogolit, duke ndëshkuar me kokë Strakoshën dhe duke nxjerrë në evidencë një tjetër problematikë atë që Balliu po markonte gjigantin letonez. Në pjesën e dytë askush nuk mrekulloi. Letonia mbajti fort pikën, Sylvinho me lojën e tij dhe zëvendësimet nuk mundi të bënte shumë. Gjithnjë të nxituar e të gabuar në pasimin e fundit, Broja i shuar në krahë, Muçi nuk bëri asgjë më shumë se Hoxha, ndërsa Daku e Uzuni u futën shumë vonë, me shpresën se Manaj do nxirrte dicka nga sedra për të justifikuar penalltinë e humbur 3 ditë më parë. Mbyllet 1-1, edhe njëherë paqe me letonezët, por këtë herë me dhimbjen se kemi dorëzuar diku tjetër shanset e kualifikimit në Botëror.

The post Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti appeared first on Lapsi.al.

Barazimi me Letoninë, lojtarët të zhgënjyer pas ndeshjes

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Lojtarët e Kombëtares u shfaqën të zhgënjyer pas barazimit 1-1 me Letoninë.

Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë, ndërsa theksoi se pësimi i golit ishte për shkak shpërqendrimi.

“Nuk kam shumë për të thënë. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë mirë. Krijuam shumë raste, por nuk po erdhi goli.

Kur shohim që nuk bëjmë golin kollaj, duhet të fokusohemi që të mos pësojmë. Në ndeshjet e tjera, shpresojmë të shënojmë më shumë dhe të fitojmë ndeshjet. Trajnerin e falënderoj për besimin”, tha Mitaj.

Për pësimin e golit, ai tha se, “ne e dinim që goditjet standarde i dërgojnë te shtylla e dytë, ishte çështje shpërqendrimi. Ne luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”.

Portieri Thomas Strakosha, u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë pasi priti një penallti. Kjo ishte penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha.

Ndërsa mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se pjesa parë ishte dobët dhe theksoi se nuk duhet bërë më një pjesë e parë e tillë.

Sipas tij, në shtator, ekipi duhet të ketë qasje tjetër dhe do të kërkohet vetëm fitorja.

“Nuk e di, por nuk ka qenë një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kishim edhe fat, sepse ata gabuan edhe penalltinë. Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, sepse e dimë ëndrrën që kemi. Kur ka një pjesë të parë të tillë, bëhet e vështirë pastaj.

Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Kur të kthehemi në Kombëtare në shtator, duhet një Kombëtare tjetër.

Në pjesën e dytë, trajneri na kërkoi mua dhe Shehut të ndihmonim më shumë mbrojtjen. Provova me krosime për të gjetur ndonjë nga shokët, por nuk ndodhi.

Kur të kthehemi do të punojmë akoma më fort. Kur të kthehemi duhet të luajmë vetëm për të fituar ndeshjet”, tha ai.

Për të ardhmen tek Interi, Asllani tha se, “nuk e di. Do shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do flasim sërish”.

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, nuk e fshehu zhgënjimin, duke treguar mangësitë e ekipit në këtë ndeshje.

“Sot na ka munguar gjithçka. Në pjesën e parë nuk e luajtëm shpejt topin, nuk futëm shumë topa në zonë, nuk bëmë goditje në portë. Strakosha bëri pritje të bukur te penalltia, goli i Letonisë, na i prishi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Në qoftë se nuk shënon, ka për të qenë ndeshje e vështirë. Ata donin të luanin vetëm me topa të gjata, të vononin lojën.

Trajneri merr vendimet e ekipit. Çdo lojtar ka kapacitet për të luajtur 90 minuta. Ndoshta ishin njëçik të lodhur. Ajo ishte një ndeshje e vështirë, na ka konsumuar fizikisht. Edhe kjo ishte e vështirë. Jemi mërzitur shumë, nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë ka. Ky grup nuk është i lehtë. Kemi shanse për t’u kualifikuar nëpërmjet vendit të dytë.

Ekipet e vogla mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje, është e vështirë të krijosh shanse, siç bëjmë ne kundër Anglisë dhe Serbisë. Duhet më shumë të qarkullojmë topin dhe duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe të krijojmë shanse.

Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. Kur futesh në lojë është më ndryshë. Duhet të krijonim më shumë shanse”, u shpreh Broja.

/gj.m/

The post Barazimi me Letoninë, lojtarët të zhgënjyer pas ndeshjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë pësojnë gol në fund

By: armand
10 June 2025 at 21:39

Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep […]

The post Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë pësojnë gol në fund appeared first on BoldNews.al.

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video)

By: armand
10 June 2025 at 21:17

Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit në transfertë përballë Letonisë. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, teksa Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit dhë përfundon në rrjetë. Goli i Shqiperise – Video  Minutat e para kanë qenë më […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho bën tre ndryshime, titullarët e sfidës Letoni-Shqipëri

By: armand
10 June 2025 at 19:30

Shqipëria përballet sonte në orën 20:45 në transfertë ndaj Letonisë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Tashmë, teksa duhen pak më shumë se një orë nga starti i sfidës trajnerët e të dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare. Sylvinho, në krahasim nga sfida me Serbinë ka bërë […]

The post FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho bën tre ndryshime, titullarët e sfidës Letoni-Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria kthehet në Riga pas 26 vitesh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenë të pranishëm ndaj Letonisë

By: armand
10 June 2025 at 15:32

Në mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për një nga ndeshjet kyçe të grupit në kualifikueset e Botërorit 2026, përballë përfaqësueses së Letonisë, në një transfertë që rikthen Shqipërinë në tokën letoneze pas plot 26 vitesh. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Skonto” të Rigës, një impiant modern, me […]

The post Shqipëria kthehet në Riga pas 26 vitesh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenë të pranishëm ndaj Letonisë appeared first on BoldNews.al.

Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm

By: user 2
10 June 2025 at 10:41

Letonia pret e freskët Shqipërinë në Riga, duke qenë se pa impenjimin e kuqezinjve nga Tv të shtunën. Në këtë pikë, mes mungesave e lodhjes. Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit në formacionin titullar.

Strakosha rikthen besimin në portë

Performanca e lartë e Thomas Strakoshës ndaj Serbisë ishte një sinjal i qartë për të gjithë: pavarësisht faktit që nuk ka luajtur rregullisht me klubin e tij, ai mbetet një garanci mes shtyllave. Reagimet e shpejta dhe ndërhyrjet vendimtare kanë bindur stafin teknik se portieri është gati dhe, në sfidën ndaj Letonisë, ai pritet të mbrojë portën kuqezi si titullar i padiskutueshëm.

Dilemat në prapavijë: mungesa dhe zgjedhje

Mungesa e liderit të zakonshëm të mbrojtjes, Berat Gjimshiti, e kombinuar me lodhjen fizike të Arlind Ajetit, e detyron teknikun Sylvinho të mendojë për alternativa të reja. Dyshja Marash Kumbulla–Ardian Ismajli duket se është opsioni më logjik, duke qenë se kanë bashkëpunuar më parë me sukses në Ligën e Kombeve. Në krahët e mbrojtjes, Mario Mitaj pritet të ruajë vendin e tij në të majtë, ndërsa në të djathtë mund të shfaqet Ivan Balliu, që kërkon të shfrytëzojë momentin për të rikthyer pozicionin titullar. Sidoqoftë, vështirë se Sylvinho do të ndryshojë tre nga katër mbrojtësit e tij dhe Hysaj pas asaj ndeshje brilante të shtunën do të konfirmohet.

Mesfusha: balancë mes energjisë dhe kreativitetit

Evoluimi i çiftit Asllani–Shehu në mesfushë ka qenë një nga risitë pozitive të ndeshjes së fundit. Trajneri brazilian ka krijuar besim te kjo dyshe dinamike, e cila ka sjellë stabilitet dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Nëse Shehu do të jetë në formë të mirë fizike, duke qenë se doli 5 minuta para kohe ndaj Serbisë, ai pritet të jetë sërish në formacion. Sa i përket rolit më ofensiv në mesin e fushës, konkurrenca është mes Qazim Laçit dhe Nedim Bajramit – i pari më i përqendruar në presion, i dyti më krijues në pasimet finale. Zgjedhja do të varet nga qasja taktike që Sylvinho dëshiron ndaj Letonisë.

Sulmi: mungesa, rikthime dhe prova të reja

Në vijën e sulmit, disa vendime mbeten ende pezull. Armando Broja pritet të mbulojë krahun e djathtë, duke sjellë rrezik dhe shpejtësi në tranzicion. Në majë të sulmit, Sylvinho ka dy alternativa të ndryshme: Manaj, me eksperiencën e tij dhe aftësinë për të mbajtur topin, ose Daku, i cili sjell më shumë forcë fizike dhe lëvizshmëri. Kosovari është favorit duke parë gjendjen fizike e mentale jo të mirë të Manaj pas penalltisë së humbur me Serbinë. Në të majtë, dilema është mes Arbër Hoxhës dhe Ernest Muçit – ky i fundit ende nuk ka marrë minutazh në dy ndeshjet e fundit dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë besimin e trajnerit këtë herë.

Në prag të sfidës ndaj Letonisë në Riga, Shqipëria kërkon të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim historik në Botërorin 2026. Kombëtarja ka potencialin dhe grupin për ta arritur këtë objektiv – mbetet vetëm që çdo lojtar të japë maksimumin në fushë.

The post Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë të parë: vendi i dytë luhet në Riga

By: user 2
10 June 2025 at 10:09

Nuk ka shumë kohë për të humbur, pas barazimit 0-0 me Serbinë, sepse të sonte Shqipëria duhet të luajë me Letoninë. Një kundërshtar gjithashtu shumë i fortë dhe një sfidë po aq vendimtare, në të cilën kuqezinjtë duhet të mbartin vlerat e një sistemi optimal difensiv, duke përmirësuar natyrisht kreativitetin para portës dhe natyrisht… finalizimin.

Një pikë me Serbinë në Tiranë, nuk është rezultati më i mirë, por nuk është as për tu hedhur poshtë, por e bën më të ethshme kërkimin e suksesit në tokën e kundërshtarit që kurrë më parë në histori nuk e kemi mundur e as na ka mundur. Në Riga kuqezinjtë shkojnë me bindjen se janë konfirmuar si një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës në ndeshjen me ndjeshmërinë më të madhe që ekziston për Shqipërinë.

Nga duhet rifilluar…

Me vete nga Arena Kombëtare marrim një sjellje difensive praktikisht e pa të metë, me ndonjë neglizhencë të vogël në mënyrë kontroverse nga lojtari ynë më përfaqësues, Gjimishiti, skualifikimin e të cilin, ironikisht, do ta vuajmë më shumë. Pjesa tjetër ishte një shfaqje teorike e vënë në praktikë: me Mitaj e Hysaj që rikuperonin, mbivendoseshin e krijonin depërtime e konkluzione e Ajeti që ruan standardin me fanatizëm, pa zhgënjyer kurrë.

Çfarë duhet përmirësuar?

Natyrisht ka gjëra për të përmirësuar, përndryshe nuk do të ishim duke gjykuar barazimin e kaluar dhe detyrimin e fitores në Letoni, aty ku pragmatizmi duhet të jetë në nivelin më të lartë. Mesfushorët e përmbajtjes nuk është se bënë keq, me kontraste rikuperime dhe qarkullim loje, ajo që ndoshta duhet të rregullojmë është nga lojtarët e substancës, për një lidhje me organike 3/4-sulm, duke ndezuar eksplozivitetin e anësorëve dhe aftësitë e qendërsulmuesit. Emrat për të t’i sistemuar të gjitha këto janë, nga Daku që shtyn për një vend titullari me minutat brilante të luajtura ndaj Serbisë, te Muçi i harruari i Besiktas me këmbë të mira e fantazi fine, ashtu si pas kthesës pret rreziku të mund edhe të prishim mekanizmin e një skuadre funksionale.

Hamletiane, si dilemë: stabilitet apo freski fizike, kundër një Letonie që nuk ka luajtur, ashtu si ne, 72 orë më parë.

The post Shqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë të parë: vendi i dytë luhet në Riga appeared first on Lapsi.al.

Ajeti tremb teknikun Sylvinho: mbrojtësi ka probleme, gati dyshja Ismajli-Kumbulla

By: user 2
9 June 2025 at 21:11

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor. Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe nesër do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë.

Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Sylvinho dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë. Grupi është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike. Me kapitenin Berat Gjimshiti të skualifikuar për numër kartonësh dhe qendrorin e Bodrum, Ajeti, në dyshim, qendra e mbrojtjes mund të ndryshojë totalisht me Marash Kumbullën e Ardjan Ismajlin gati të zbresin në fushë.

Lexo më tej: Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan”

Kombëtarja do të luajë të martën në mbrëmje në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë, ndaj Letonisë, sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

The post Ajeti tremb teknikun Sylvinho: mbrojtësi ka probleme, gati dyshja Ismajli-Kumbulla appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria dhe Letonia janë përballur 5 herë, e fundit në vitin 1999! Ja bilanci mes skuadrave

By: armand
9 June 2025 at 18:38

Letonia dhe Shqipëria do të përballen nesër në mbrëmje në “Skonto Stadium” të Rigës, në një ndeshje që shkon përtej thjesht tri pikëve. Është një betejë direkte për vendin e dytë në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026, por edhe për të shkruar një faqe të re në historinë e përballjeve mes dy kombëtareve. […]

The post Shqipëria dhe Letonia janë përballur 5 herë, e fundit në vitin 1999! Ja bilanci mes skuadrave appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan”

By: user 2
9 June 2025 at 17:12

“Futbolli ka presion dhe kur punohet me Kombëtaren edhe më shumë. Ne kemi bërë 3 ndeshje, mungojnë edhe 5, koha po kalon, nuk ka kohë, për ne dhe ata. Duhet të marrim sa më shumë pikë dhe ata mendojnë njëlloj, edhe për ata është ndeshje shumë e rëndësishme. A është vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo, por është shumë e rëndësishme për ne dhe ata”. Sylvinho bën enigmatikun në konferencën për shtyp të vigjiljes së ndeshjes së fundit të qershorit për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Letonisë. Tekniku Brazilian nuk zbulon asgjë nga formacioni, duke u munduar vetëm të bëhet barrierë para Manajt.

Në mbrojtje të Manajt

Sulmuesi është vënë në qendër të kritikave, e bashkë me të edhe braziliani që e lejoi të godiste penalltinë, më pas të humbur me Serbinë, përpara Asllanit: “Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja”.

Lexo më tej: “Duhet të lë veten mënjanë”: Asllani provon të bëhet lider e sfidon Letoninë

Për kundërshtarin, konsiderata është pothuaj e zakonshme me atë që Sylvinho bën para çdo ndeshje: “Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nicolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike”.

Kapiteni nuk ende një emër…

Asnjë informacion mbi kuqezinjtë, madje as për lojtarin që do të jetë kapiten, me Gjimshitin të skualifikuar. E kjo në vetvete është risi: “Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem – tha Sylvinho, duke shtuar -. Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen”.

The post Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan” appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

By: armand
9 June 2025 at 16:32

Kristjan Asllani është shfaqur në konferencë për shtyp para ndeshjes që Shqipëria do të luajë nesër me Letoninë. Kjo transfertë vjen pas barazimit me Serbinë për kuafifikueset e Botërorit 2026. Asllani luajti ndaj Serbisë dhe sërish projektohet titullar. Në konferencë për shtyp deklaroi. “Duhen rikarikuar bateritë se vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti […]

The post Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike appeared first on BoldNews.al.

Në Riga pa alibi: ndaj Letonisë duhet arritur fitorja e parë në histori

By: user 2
9 June 2025 at 11:46

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e të dielës në Riga, ku të martën do të përballet me Letoninë, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës. Ajo e 10 qershorit nuk është aspak një ndeshje e thjeshtë, duke qenë se përballemi me një kundërshtar që në të gjithë precedentët historikë nuk e kemi mundur dot kurrë. E vërtetë, as nuk na ka mundur, por këtë herë barazimi nuk është se bën shumë punë nëse duam vendin e dytë në Grupin K.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti. Kapiteni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar për këtë ndeshje. Për ta zëvendësuar është gati Ismajli ose Kumbulla, që në të dy rastet nuk do të ulnin cilësinë e prapavijës së kombëtares. Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar në hotel dhe janë gati për seancën zyrtare stërvitore përpara ndeshjes.

Lexo më tej: Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Shqetëson në fakt kondicioni i Julian Shehut, që doli 5 minuta nga fundi kundër Serbisë për shkak të një shqetësimi muskular. Duhet parë edhe gjendja e Brojës, që ka kohë që nuk luan një ndeshje të plotë dhe vështirë se mund të nisë dy radhazi nga fillimi brenda tre ditësh. Përmbyllja e përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë do të paraprihet nga konferenca për shtyp e teknikut të kuqezinjve Sylvinho me një lojtar të ekipit. Takimi do të luhet nesër në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

The post Në Riga pa alibi: ndaj Letonisë duhet arritur fitorja e parë në histori appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

By: armand
8 June 2025 at 13:09

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Letoninë, që do të luhet më 10 qershor në transfertë. Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e […]

The post FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on BoldNews.al.

Trump po e armatos ishullin evropian që e dëshiron Putini

30 May 2025 at 23:53

Në mëngjesin e një dite, dymbëdhjetë marinë amerikanë morën pozita në një fushë në ishullin e qetë suedez Gotland, rreth 300 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit, dhe lëshuan raketa nga një sistem raketor mobil.

Edhe pse u përdorën raketa false që ranë në Detin Baltik, mesazhi i dërguar Rusisë ishte i qartë: ndërkohë që presidenti Donald Trump po e fut NATO-n në një krizë historike duke vënë në dyshim efektivitetin e saj, ushtria amerikane po forcon praninë në veri të Evropës, shkruan Wall Street Journal.

Administrata e Trump dëshiron që NATO të bëhet më “vrasëse”, dhe veriu i Evropës është shndërruar në një poligon për testimin e kësaj strategjie – një rajon ku Aleanca qëndron përballë Rusisë në dy fronte.

Ndërsa disa zyrtarë evropianë shprehin shqetësim për dobësimin e angazhimit amerikan ndaj aleancës transatlantike për shkak të kritikave të Trump dhe njoftimeve për ulje të angazhimit ushtarak jashtë vendit, komandantët amerikanë ushtarakë thonë se doktrina operative e tyre nuk ka ndryshuar.

Veriu i Evropës dhe vendet baltike janë bërë pika qendrore e planifikimit ushtarak amerikan

“Nga këndvështrimi i Ushtrisë Amerikane, urdhrat e mia nuk kanë ndryshuar”, tha gjenerali brigade, Andrew Saslav, zv/drejtor i stafet operacionale të Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë dhe shtoi se “sigurisht që mendoj për çështjen e angazhimit të ardhshëm të SHBA-së, por merrem me këtë gjë prej kohësh dhe nuk mendoj shumë për mesazhet politike që nuk janë urdhra zyrtarë”.

Veriu i Evropës dhe vendet baltike janë bërë pika qendrore e planifikimit ushtarak amerikan sepse pozicioni i tyre dhe qasja në rrugët detare dhe burimet e energjisë e bëjnë rajonin kyç në një periudhë të re tensionesh gjeopolitike.

Ky është një territor tradicionalisht shumë kritik ndaj Rusisë dhe është shtysa për nisma evropiane për forcimin e buxheteve të mbrojtjes dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Gjatë një stërvitjeje tre javore, forcat amerikane dhe britanike u bashkuan me trupat nordike dhe baltike për të praktikuar skenarë të mundshëm lufte, duke përfshirë goditje luftarake, transport të furnizimeve me dronë dhe hedhje me parashutë mbi Rrethin Arktik në Norvegji.

Qëllimi i stërvitjes ishte dyfishtë: të shmangej agresioni rus dhe të forcohej bashkëpunimi i aleatëve në këtë kënd strategjik të Evropës, përfshirë edhe anëtarët e rinj të NATO-s, Finlandën dhe Suedinë.

Vendet nordike kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen

“Tani që Finlanda dhe Suedia janë anëtare të NATO-s, ne kemi një territor të bashkuar të Aleancës veriore të Rrethit Arktik,” tha Kristian Åtland, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Norvegjez të Kërkimeve të Mbrojtjes, që këshillon forcat e armatosura norvegjeze. “Zgjerimi i NATO-s drejt vendeve nordike gjithashtu e ka bërë më të lehtë dërgimin e forcave të përforcuara në vendet baltike në rast krize ose konflikti ushtarak në rajon”, shtoi ai.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, vendet nordike kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. Finlanda ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë. Norvegjia kufizohet me Gadishullin Kolsk, ku ndodhet flota kryesore ruse e nëndetëseve, Flota e Veriut.

Estonia, Letonia dhe Lituania prej vitesh paralajmërojnë për ambiciet ekspansioniste të Rusisë dhe ofrojnë informacion të vlefshëm inteligjence mbi fqinjët e tyre lindorë. Zyrtarët në rajon theksojnë se forca e marrëdhënieve me SHBA-në nuk duhet të dobësojë unitetin e Aleancës.

“Nuk bëhet fjalë për krijimin e një klubi brenda klubit, por për forcimin e NATO-s,” tha Carl-Johan Edstrom, shefi i stafit të ushtrisë suedeze. “Paralelisht me këtë, është e mundur të kryhen stërvitje dhe operacione bilaterale ose multilaterale, që forcojnë më tej mbrojtjen kolektive”, shtoi ai.

Një nga vendet më të rëndësishme strategjike në Evropën e Veriut

Gotlandi është një nga vendet më të rëndësishme strategjike në Evropën e Veriut, ku është e mundur vendosja e sensorëve dhe sistemeve me rreze të gjatë për kontrollin e hapësirës ajrore dhe detare në rajonin e Detit Baltik. “Jam i sigurt që Putini ka të dy sytë drejtuar Gotlandit. Qëllimi i Putinit është të marrë kontrollin mbi Detin Baltik,” deklaroi Micael Bydén, ish-komandanti suprem i forcave të armatosura suedeze.

“Pasi pozicionet detare ruse në Detin Baltik janë shumë të cenueshme, çdo konflikt do të përfshinte një përpjekje ruse për të marrë nën kontroll portet kyçe në vendet baltike, Finlandë dhe Poloni,” tha Stefan Lundqvist, përfaqësues suedez në Qendrën për Studime të Sigurisë Arktike Ted Stevens në Alaskë. “Gotlandi pothuajse me siguri do të jetë vendi i veprimeve armiqësore në fazat e para të një konflikti të mundshëm”, shtoi ai.

Pas viteve të demilitarizimit, Gotlandi sot është pika qendrore e riarmatosjes suedeze. Në rast lufte, ishulli do të shërbente si një nyje logjistike e NATO-s, pikë komunikimi për mbikëqyrjen e rrugëve detare dhe bazë për përgatitjen e operacioneve ofensive thellë në territorin armik.

Forcat e planifikuara në kushte lufte janë rreth 4500 ushtarë

Forcat e planifikuara në kushtet e luftës janë rreth 4500 ushtarë, dhe çdo vit në ishull mbërrijnë qindra rekrutë. Ata e kanë të vështirë t’i përshtaten komunitetit, ku shumë banorë janë zhvendosur në vitet e fundit për shkak të bukurive natyrore dhe rrugicave të mesjetës me gurë, pa pritur që në lagje të shfaqen zona stërvitore për përdorim të armëve.

Për të stërvitur mbrojtjen e Gotlandit, javën e kaluar një skuadër britanike e vëzhguesve zhvilloi një operacion vëzhgimi, ndërsa disa ditë më vonë 110 parashutistë britanikë u hodhën nga lartësia 300 metra nga dy aeroplanëve transportues A400M dhe kaluan natën duke ecur nëpër pyll drejt zonës së paracaktuar për ulje të aeroplanëve.

Ndërkohë, pak para mesnatës, një njësi e marinës amerikane mbërriti afër me një sistem raketor mobil, gati për dislokim të shpejtë në rast lufte. Vetëm disa orë më parë ata ishin në Norvegji. Pas lëshimit të raketave false, që ishin shtylla betoni, sistemi u transferua menjëherë në Finlandë për një demonstrim të ngjashëm.

Vendimi i Trumpit mund të rrezikojë arritjet deri më tani

Sistemi M142 HIMARS (Sistemi i Lëvizshëm i Artilerisë me Raketë) ka ndikuar shumë në rrjedhën e luftës në Ukrainë që prej kur Shtetet e Bashkuara filluan ta furnizojnë në mes të vitit 2022. Ky sistem përdor raketa GMLRS me rreze prej rreth 70 kilometrash dhe raketa me rreze të gjatë ATACMS, të cilat mund të godasin objektiva deri në 300 kilometra largësi.

Ukraina i ka përdorur ato për të goditur logjistikën ruse, tanke, ura, njësitë këmbësore dhe depot e municioneve. Por, vendimi i Trumpit për të ndaluar furnizimin me armë ndaj Ukrainës mund të rrezikojë sukseset e arritura deri tani. Një nga sfidat kryesore për anëtarët e NATO-s është të sigurojnë që sistemet e tyre ushtarake të funksionojnë në harmoni.

Lëshimi amerikan i raketave në Gotland mbështetej në një komunikim shumëkombësh kompleks dhe sensorë, sisteme komandimi dhe kontrolli, si dhe baza ajrore në disa vende. Në Lituani, forcat e NATO-s simuluan evakuimin dhe trajtimin e të plagosurve përmes tre sistemeve të ndihmës dhe evakuimit mjekësor, secili nga një vend tjetër.

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, i cili sot në masë të madhe kontrollohet nga kompanitë private dhe jo nga qeveritë, e vështirëson edhe më shumë këtë koordinim. “Sfidë jonë sot është – si të ruajmë unitetin e Aleancës në këto ndryshime kaq të shpejta?” tha gjenerali Saslav. /Telegrafi/

The post Trump po e armatos ishullin evropian që e dëshiron Putini appeared first on Telegrafi.

Letonia i dorëzon Ukrainës 1,500 dronë sulmues

27 May 2025 at 09:49

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, ka bërë një postim në rrjetin social X, teksa shkruan se Letonia ka dërguar një grup të ri prej 1,500 dronësh sulmues në Ukrainë si pjesë e “koalicionit ndërkombëtar të dronëve”.

“Edhe 1,500 dronë luftarakë po dërgohen nga Letonia në Ukrainë. Dy kompani letoneze do të furnizojnë 12,000 dronë në gjysmën e parë të vitit, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar të dronëve”, – tha Spruds, duke postuar një foto të dronëve të përgatitur për dërgesë.

Përpara kësaj, Letonia raportoi për transferimin e një grupi prej 1,500 dronësh luftarakë në Ukrainë në fund të prillit, si pjesë e “koalicionit të dronëve”.

Sipas Delfi-t, në vitin 2024, mbështetja e vendeve anëtare të koalicionit për Ukrainën arriti në 1.8 miliardë euro. Brenda koalicionit, u krijua një fond ndërkombëtar, i cili në vitin 2024 mblodhi fonde në shumën prej më shumë se 80 milionë eurosh.

Koalicioni përfshin 18 vende – Letonia, Britania e Madhe, Ukraina, Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Italia, Zelanda e Re, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Letonia i dorëzon Ukrainës 1,500 dronë sulmues appeared first on Euronews Albania.

❌
❌