Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës.

15 July 2025 at 11:31

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Në këtë hetim të dytë në ngarkim të Goros, ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut […]

The post SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës. appeared first on Reporter.al.

Akuzohen për “Shpërdorim detyre”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

By: V K
15 July 2025 at 09:32

Prokuroria e Posaçme, ka dhënë pretencën për ish- kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha.

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Goron, që konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar.

Ndërsa për Strakoshën ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj, që konvertohet në 1 vit burg.

Akuzat:

Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.

The post Akuzohen për “Shpërdorim detyre”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë appeared first on Albeu.com.

Strakosha, ja çfarë tregon Sorrentino kur humbet AEK: “Avioni nuk ulej dot në Athinë”

By: user 2
13 June 2025 at 22:29

Kur flitet për tifozëri ‘të zjarrta’, shumica prej nesh e bën nga jashtë, por disa situata të përjetuara nga brenda – nga vetë futbollistët – janë aq të pashlyeshme sa që, kur tregohen, duket sikur kthehesh pas në ato momente dramatike. Provojeni ju të jeni ulur në një avion që nuk mund të ulet – në Athinë, jo në ndonjë xhungël ku ju pret një fis vendas me kazanët – për shkak të mijëra tifozëve që bllokojnë të gjitha daljet e aeroportit, deri në atë pikë sa të thuash: “Shuplakat herët a vonë do t’i marrim, më mirë këtu sesa në shtëpi”. Pikërisht kjo i ka ndodhur italianit Stefano Sorrentino gjatë kohës që luante me AEK, skuadrën e tretë të kryeqytetit grek pas Olympiacos dhe Panathinaikos. E tani portën e tyre e mbron Thomas Strakosha, portieri i kombëtares së Shqipërisë, që duhet ta ketë ketë parasysh përjetimin e italianit Sorrentino.

Portieri kampan pranoi ofertën e AEK-ut të Athinës në vitin 2005, kur ishte 26 vjeç dhe Torino – skuadra ku luante në atë kohë – nuk arriti të regjistrohej në Serie A pas ngjitjes së fituar në fushë (klubi granata do të shpallej më pas i falimentuar më 17 nëntor). Sorrentino atë verë mbeti lojtar i lirë dhe u transferua pa kosto te AEK-u, ku qëndroi për dy vite.

Sorrentino rrëfen rreth rrethimit nga tifozët e tërbuar të AEK në aeroportin e Athinës

“Atje, përveç futbollit, ka basketboll, volejboll për meshkuj e femra, kështu që sa herë që ka derbi, aty rrezikon të ketë të vdekur – tregon Sorrentino në podcast-in ‘DoppioPasso’ – Ne atë vit (i pari i tij, shën. red.) luajtëm në Kupën UEFA dhe qëndruam gjithmonë në vend të dytë në kampionat, Olympiacos me Rivaldon ishte nga një tjetër planet. Arrijmë disa javë para fundit të kampionatit, humbim në Selanik kundër PAOK-ut, dhe Panathinaikos na kalon dhe përfundon i dyti. Jemi në avion mbi Athinë, dhjetë minuta, gjysmë ore, një orë, atëherë e thërras Nicon, që ishte një nga fizioterapistët, i vetmi që fliste italisht: ‘Nico, çfarë po ndodh, do ulem apo jo?’. ‘Eh, Stefano, nuk mund të ulemi’. ‘Pse?’. ‘Eh, kanë mbyllur aeroportin, janë dhjetë mijë veta që na presin’.”

Në atë pikë situata bëhet ankthioze: “Ulem dhe nuk arrijmë dot të shkojmë në shtëpi. Kishte tetë dalje dhe makinat tona ishin aty, kishin organizuar një autobus për të na larguar, dhe i thoja Traianos Dellas-it: ‘Trai, shuplakat herët a vonë do t’i marrim, qoftë këtu apo në shtëpi, do t’i marrim. Më mirë t’i marr këtu, e preferoj t’i marr këtu sesa t’i çoj në shtëpi, ku kam gruan, fëmijët. Gjithsesi, për t’i marrë, do t’i marrim’. ‘Jo, jo, do ia dalim disi, do ia dalim disi’…”

Lexo më tej: Zyrtare, Strakosha kthehet në Greqi pas 12 vjetësh: firmos me AEK

“Në fund, një delegacion i tyre na foli, unë nuk kuptoja asgjë, ishte Traianos që përkthente, nuk ishin gjëra miqësore, me fjalinë e fundit: ‘E dimë ku banoni. O përfundojmë të dytët, o dimë ku banoni, pikë’. Në mënyrë shumë të qetë… me shishe në dorë. Ju garantoj, dukej si filmi ‘Një javë si Zoti’: pasi na folën, bënë shenjë kështu (bën gjestin e duarve që hapin një rrugë, shën. red.), ne kaluam nëpër turmë, morëm makinën tonë, shkuam në shtëpi, nuk tha askush një fjalë. Thosha me vete: ‘Vërtet si film, se nuk është e mundur!’. Fati ynë ishte që i fituam të dyja ndeshjet, Panathinaikos fitoi njërën dhe barazoi tjetrën, dhe përfunduam të dytët, kështu që shkuam në Champions League,” e përfundon rrëfimin surreal Sorrentino.

The post Strakosha, ja çfarë tregon Sorrentino kur humbet AEK: “Avioni nuk ulej dot në Athinë” appeared first on Lapsi.al.

“Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët

By: user 2
10 June 2025 at 23:42

“Na mungoi goli i dytë, duhet të ishim më të përqëndruar. Kemi treguar që në shumë ndeshje kemi ndenjur shumë mbrapa, e kemi të vështirë të shënojmë gol. Në pjesën e parë Sylvinho normalisht nuk ishte i lumtur”. Thomas Strakosha ka një lloj kritike për vendosjen taktike të trajnerit Brazilian, edhe pse mundohet të justifikojë përfaqësimin e Shqipërisë. Por ajo kundër Letonisë ishte një ndeshje nën ton dhe pak gjëra ka për ta shpëtuar.

Strakosha, megjithatë, punën e tij e bëri, me pritjen e një penalltie që mund të kishte pasur pasoja të rëndë, nëse do të ishte shënuar. Portieri zbulon edhe bisedën me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi, me të cilin u filmua të komunikonte pak para se të priste 11 metërshin: “Kemi humbur dy pikë nuk jam shumë i lumtur. Çunat kanë luftuar dhe gjynah. Asnjë nuk e shpjegon dot ecurinë e lojës sonë sonte. Bozhiqi? Më tha mendimin që kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisë, më tha të qëndroja në vend të mos hidhesha”.

Nuk duket se dekurajohet Strakosha, që nuk e sheh të përfunduar ëndërrën Botëror: “Asgjë nuk ka mbaruar, duhet të merrnim edhe dy pikë këtu. Duhet të shikojmë veten tonë, të marrim pikët brenda në shtëpi me Letoninë”.

MITAJ: “NUK KAM ÇFARË TË THEM”

“Nuk kam çfarë të them shumë gjë për këtë ndeshje, ishte një ndeshje e fortë me kundërshtar të fortë që u mbrojt gati gjithë lojën. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin”. Mario Mitaj nuk e fsheh zhgënjimin pas 1-1 me Letoninë.

Mbrojtësi madje mundohet të tregojë edhe çfarë ndodh psikologjikisht me lojtarët, kur nuk zhbllokohet ndeshja: “Të them të drejtë kur shohim që nuk bëjmë golin aq kollaj, duhet të fokusohemi të mos pësojmë. Shpresojmë që në ndeshje të tjera që të vijnë të bëjmë golat e fitojmë”.

Lexo më tej: Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti

Mitaj pastaj “dribloi” pa shpjeguar, pyetjes se përse në rastin e golit të pësuar Cernomordijs, një gjigant, u markua nga lojtari më i shkurtër I kuqezinjve, Balliu: “Ne e dinim që goditjet standarte i çojnë në shtyllën e dytë, ishte thjesht çështje shpërqendrimi, asgjë tjetër. Ne luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, e mbylli Mitaj.

ASLLANI: “NË SHTATOR DUHET SHQIPËRI TJETËR”

“Sigurisht që nuk ka qenë pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, kishim fat se gabuan penalltinë dhe gjetëm golin. Nuk mund të bëhet pjesa e parë kështu sepse e dimë çfarë ëndrre kemi dhe kështu bëhet çdo gjë e vështirë”. Kristjan Asllani, dukshëm i lodhur pas 180’ në harkun e 3 ditëve, nuk mundohet të justifikohet pas barazimit në Riga. Mesfushori e kupton që ka pasoja kjo ndalesë, por shpreson që në shtator gjërt të ndryshojnë: “Të gjitha ndeshjet e vështira. Serbia ka dy ndeshje më pak, jemi në vend të dytë. Çunat do pushojnë, unë do shkoj në Botëror për klube. Më pas në shtator duhet Shqipëri tjetër”.

The post “Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët appeared first on Lapsi.al.

“Buzhiqi më tha të qëndroja në mes te penalltia”, Strakosha: E kemi të vështirë të shënojmë

By: S SH
10 June 2025 at 23:11

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Thomas Strakosha doli në prononcim për mediat.

“Kemi humbur dy pikë nuk jam shumë i lumtur. Çunat kanë luftuar dhe gjynah. Asnjë nuk e shpjegon dot ecurinë e lojës sonë sonte.

Buzhiqi? Më tha mendimin që kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisë, më tha të qëndroja në vend të mos hidhesha.

Kemi treguar që në shumë ndeshje kemi ndenjur shumë mbrapa, e kemi të vështirë të shënojmë gol”, u shpreh Strakosha.

The post “Buzhiqi më tha të qëndroja në mes te penalltia”, Strakosha: E kemi të vështirë të shënojmë appeared first on Albeu.com.

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 June 2025 at 23:13

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.

Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare. Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.

“E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha.

Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi.

“Të qëndroj në vend”, citoi Strakosha për Klan Kuqezi.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha./tvklan.al

The post Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes appeared first on Telegrafi.

Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

10 June 2025 at 21:13

Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në minutën e 20-të të sfidës kundër Letonisë, duke pritur një penallti të ekzekutuar nga Ikaunieks.

Porta e Kombëtares shqiptare mbetet e paprekur falë ndërhyrjes së shkëlqyer të gardianit kuqezi.

Penalltia u akordua nga arbitri pas një faulli të Kumbullës ndaj Gutkovskis në zonë.

Aktualisht, ndeshja që po luhet në Riga vazhdon me rezultatin e barabartë 0-0.

The post Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Zhgënjim në Letoni, Kombëtarja nuk shkon më shumë se barazimi 1-1

By: Besnik
10 June 2025 at 21:19

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një paraqitje zhgënjyese në përballjen ndaj Letonisë, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, rezultat që venit dukshëm shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Takimi nisi me ritëm të lartë, dhe momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 18-të, kur gjyqtari turk akordoi një penallti për vendasit, pas një kontakti të Marash Kumbullës me një lojtar letonez që po avanconte drejt portës me topin në zotërim.

Në portë, Thomas Strakosha u shfaq vendimtar dhe hero i vërtetë, duke pritur goditjen nga pika e bardhë dhe duke mbajtur të paprekur rrjetën.

Në minutën e 29-të, Shqipëria kaloi në avantazh me anë të një autogoli ku pas një krosimi nga e djathta të Hoxhës ku topi u devijua fillimisht nga Rey Manaj, më pas u përplas te një futbollisti letonez Cernomordijs dhe përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, gëzimi i kuqezinjve zgjati deri në fund të pjesës së parë pasi në minutat shtesë të saj, Letonia barazoi rezultatin pas një krosimi në zonë, ku ishte përsëri Cernomordijs i cili u lirua nga mbulimi dhe goditi me kokë duke mposhtur Strakoshën.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati. Loja u karakterizua nga pasaktësi dhe mungesë ideje në ndërtim, ndërsa përpjekjet për të rimarrë epërsinë mbetën të vakëta.

Takimi për Grupin K të kualifikueseve të Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” u mbyll me rezultatin 1-1, duke e mbajtur Shqipërinë ende në vendin e dytë të renditjes, por me shpresa të reduktuara për një kualifikim të mundshëm, pasi Serbia ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Penalltia e pritur nga Strakosha

Goli i parë i shënuar nga Kombëtarja jonë

Goli i barazimit të Letonisë 

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Zhgënjim në Letoni, Kombëtarja nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë

10 June 2025 at 21:38

Shqipëria ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi me barazim (1-1) përballë Letonisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë ta rikthejmë epërsinë dhe t’i marrim pikët e plota. /Telegrafi/

The post Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë appeared first on Telegrafi.

“Serbia? Krosime e kundërsulme”: Strakosha minimizon rivalin e jep mesazh për tifozët

By: user 2
4 June 2025 at 15:48

“Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen tre pikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë”. Thomas Strakosha është gati për Serbinë dhe flet hapur në konferencën për shtyp, nga grumbullimi i Kombëtares.

Portieri kuqezi mundohet të ulë presionin që ka ndezur gjithë ambjentin, duke u përqendruar në anën sportive, por është e qartë se ndeshja me Serbinë nuk është si gjithë të tjerat: “Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori”.

Lexo më tej: “Të gjithë e dinë çfarë ndodhi”: Hysaj zbulon se çfarë i ka thënë Sylvinho lojtarëve

Serbia ka lojtarë të nivelit të lartë si Vlahovic, Mitrovic, Katai, apo Pavlovic e megjithatë Strakosha minimizon kundërshtarin duke i parë të rrezikshëm vetëm në goditje standarde dhe kundërsulme: “Në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqëndruar, mos të vijë topi deri aty. Kujt lojtari i druheni më tepër? – Një lojtar i veçuar jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe me goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht”.

Në fund portieri i Kombëtares ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë, përpara një ndeshje me tension të lartë: “Është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur” e mbylli portieri i kombëtares Strakosha.

The post “Serbia? Krosime e kundërsulme”: Strakosha minimizon rivalin e jep mesazh për tifozët appeared first on Lapsi.al.

Botërori 2026, Strakosha: E kemi studiuar mirë Serbinë, për ne vlejnë vetëm tre pikët

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha në konferencën zyrtare për media, iu përgjigj sot interesit dhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë sfidë.

Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët.

Ai tregoi se ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe se çfarë duhet të ketë parasysh për këtë takim.

Në fund, Strakosha tha se ndeshja ndaj Serbisë është njëlloj si të gjitha sfidat e tjera, një ndeshje futbolli.

“Nuk e shikoj vetëm personalisht, i gjithë grupi duhet të punojë mirë. Është një ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë. Ka bërë dy ndeshje të mira tani në fund. Por edhe ne kemi kualitet dhe mund ta përballojmë mirë këtë ndeshje. Jemi gati”, tha ai.

Strakosha u shpreh se i gjithë ekipi është përgatitur mirë për këtë sfidë.

“Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen trepikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë”, theksoi Strakosha.

Ai shtoi se, ndeshjen me Serbinë e shikon nga ana sportive.

“Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim”, tha më tej Strakosha.

Duke analizuar skuadrën serbe, Strakosha u shpreh se, “në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqendruar, mos të vijë topi deri aty. Besoj kemi treguar edhe me kundërshtarë edhe më të vështirë që kemi grupin e mirë. I dimë gabimet tona dhe do provojmë mos ta bëjmë më”.

Ai tha se nuk i druhet asnjë lojtari serb në veçanti.

“Një lojtar veç jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht”, shtoi portieri i Kombëtares.

Strakosha pati edhe një thirrje për tifozët shqiptarë.

“Është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur”, tha ai.

Strakosha shtoi se është gati për këtë sfidë.

“Në karrierën time kam pasur edhe momente ku nuk kam luajtur. Nuk besoj që është problem, pasi stërvitem gjithmonë. Ndihem gati dhe jam mirë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është e vështirë të përqendrohesh në fushë në këtë ndeshje dhe a mund të vendoset vendi i dytë në këtë sfidë, Strakosha u përgjigj se, “ne jemi profesionistë dhe përqendrohemi në çdo ndeshje ashtu si duhet. Do jetë një ndeshje e rëndësishme po, po jo që vendos se cili ekip renditet në vendin e dytë apo të tretë. Është një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim maksimumin. Nuk mbaron asgjë tani”. /j.p/

The post Botërori 2026, Strakosha: E kemi studiuar mirë Serbinë, për ne vlejnë vetëm tre pikët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të bindur për fitoren, Strakosha e Hoxha analizojnë Serbinë: Kanë kualitet, por…

By: fra nc
4 June 2025 at 14:38

Strakosha dhe Hoxha ishin dy lojtarët e radhës të Kombëtares shqiptare, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, nga ku deklaruan se ndaj Serbisë do të merren 3 pikë.

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, e cila është vendimtare sa i përket objektivit për kualifikim drejt Kupës së Botës 2026. Këtë të mërkurë u zhvillua edhe konferenca e radhës për shtyp, ku të pranishëm ishin sulmuesi Arbër Hoxha dhe portieri Thomas Strakosha.

Gardiani, i cili aktivizohet me AEK-un në kampionatin grek, analizoi atmosferën në ekip.

“Ne e shohim sportivisht, na vlejnë 3 pikët. Të tregojmë që meritojmë Botërorin, e shtuna është më e rëndësishmja. Ëndrra jonë është Botërori, prandaj e kemi përgatitur shumë mirë deri tani. Çunat janë pozitivë dhe besoj do ia dalim”, tha Strakosha.

Më tej ai foli edhe për mungesën e minutave në kampionatin helen.

“Nuk besoj që është problem, stërvitem gjithmonë. Është çështje përqendrimi kur arrin në këtë moshë, jam gati”, tha Strakosha.

I bindur për një rezultat pozitiv është edhe sulmuesi Hoxha.

“Do jetë ndeshje e vështirë, kundërshtari ka cilësi në grup. Jemi përgatitur mirë, besoj do ta fitojmë ndeshjen”.

Në seancën e fundit stërvitore nuk u stërvit me ekipin sulmuesi Rey Manaj për shkak të gjendjes gripale, por asgjë serioze.

The post Të bindur për fitoren, Strakosha e Hoxha analizojnë Serbinë: Kanë kualitet, por… appeared first on Euronews Albania.

Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët

By: S SH
4 June 2025 at 13:49

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët.

Ai tregoi se ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe se çfarë duhet të ketë parasysh për këtë takim. Në fund, Strakosha tha se ndeshja ndaj Serbisë është njëlloj si të gjitha sfidat e tjera, një ndeshje futbolli.

Përballja me Serbinë – Nuk e shikoj vetëm personalisht, i gjithë grupi duhet të punojë mirë. Eshte nje ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë. Ka bërë dy ndeshje të mira tani në fund. Por edhe ne kemi kualitet dhe mund ta përballojmë mirë këtë ndeshje. Jemi gati.

Si po e përjeton grupi këtë ndeshje? – Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen tre pikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë.

Ndeshja me Serbinë nuk është si gjithë të tjerat? – Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim.

Çfarë duhet të kesh parasysh si portier? – Në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqëndruar, mos të vijë topi deri aty. Besoj kemi treguar edhe me kundërshtarë edhe më të vështirë që kemi grupin e mirë. I dimë gabimet tona dhe do provojmë mos ta bëjmë më.

Kujt lojtari i druheni më tepër? – Një lojtar veç jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht.

Një thirrje për tifozët shqiptarë? – Një thirrje të veçantë jo, është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur.

Sa gati jeni për këtë ndeshje? – Në karrierën time kam pasur edhe momente ku nuk kam luajtur. Nuk besoj që është problem, pasi stërvitem gjithmonë. Ndihem gati dhe jam mirë.

E vështirë të përqëndrohesh në fushë në këtë ndeshje? A mund të vendoset vendi i dytë në këtë sfidë? – Ne jemi profesionistë dhe përqëndrohemi në çdo ndeshje ashtu si duhet. Do jetë një ndeshje e rëndësishme po, po jo që vendos se cili ekip renditet në vendin e dytë apo të tretë. Është një ndeshje e vështire, ku duhet të japim maksimumin. Nuk mbaron asgjë tani.

The post Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët appeared first on Albeu.com.

Strakosha i motivuar: Fitojmë kundër Serbisë për të vazhduar ëndrrën e Botërorit!

By: Oldi
4 June 2025 at 12:35

Portieri i Shqipërisë, Tomas Strakosha ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat, teksa na ndajnë 3 ditë para duelit me Serbinë. Gardiani kuqezi u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që e kanë përgatitur mjaft mirë dhe se janë gati. Ndër të tjera ai tha se duhet të tregojnë që […]

The post Strakosha i motivuar: Fitojmë kundër Serbisë për të vazhduar ëndrrën e Botërorit! appeared first on BoldNews.al.

Arbër Hoxha: Ndeshja me Serbinë, vendimtare për Botërorin

By: Oldi
4 June 2025 at 12:32

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të portierit Tomas Strakosha. Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Serbinë dhe humbjen me Letoninë, do ta pranonte. Ndër të tjera, Hoxha u pyet për unazën që mban […]

The post Arbër Hoxha: Ndeshja me Serbinë, vendimtare për Botërorin appeared first on BoldNews.al.

“Të fitojmë për tifozët”, Tomas Strakosha dhe Arbër Hoxha flasin para ndeshjes me Serbinë

By: xhir jeta
4 June 2025 at 12:53

Pritet të jetë titullar, edhe pse nuk ka luajtur shumë këtë vit. Tomas Strakosha është gardiani zyrtar i kombëtares shqiptare, dhe atij I takoi të dilte përpara gazetarëvr për të folur për ndeshjen ndaj Serbisë në eliminatoret e Botërorit, së bashku me Arbër Hoxhën.

“Nuk e shikoj veten personalisht, duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet, e përballojmë mirë Serbinë dhe jemi gati për atë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë. Por ne dimë që vlen për 3 pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të. Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin dhe e shtuna është ndeshja më e rëndësishme që kemi tani për të vazhduar ëndrrën tonë, e kemi përgatitur shumë mirë deri tani, çunat janë pozitivë dhe besoj mund t’ia dalim.

Strakosha vlerëson Serbinë, por besimi nuk mungon.

“Di që në goditjet standarte janë shumë mirë, e kemi treguar që kemi një grup që mund të mbrojë mirë, por i dimë dhe gabimet tona që bëmë në Europian. Një lojtar veçmas nuk kam, por si ekip po. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht. Nuk kam një thirrje të veçantë, tifozët kuqezinj na kanë mbështetur si gjithmonë. Kam respekt për çdo tifoz që na ka mbështetur që nga fundi botës. Kam pasur momente edhe që nuk kam luajtur fare, jam i përqëndruar, gati dhe ndjehem mirë. Ne jemi profesionistë dhe përqëndrohemi për çdo ndeshje, do të jetë ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare për vendin e dytë ose të tretë, e shohim si ndeshje të vështirë që do të japim maksimumin, por që nuk do të mbarojë asgjë tani”

Arbër Hoxha ngacmohet se ai është shqiptar i Kosovës, pra si e ndjen ndeshjen ndaj serbëve?

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën në fushë, bëjmë më të mirën. Kjo ndeshje është e vështirë dhe vendos për një vend “play off” për në Botëror, shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresë në Botëror.”

Kalon frika për Strakoshën, Sylvinho me grupin e plotë para sfidës me Andorrën

By: armand
23 March 2025 at 08:16

Kombëtarja shqiptare i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin Wembley. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë […]

The post Kalon frika për Strakoshën, Sylvinho me grupin e plotë para sfidës me Andorrën appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo Goros

7 February 2025 at 14:46

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 7 shkurt paraqitjen e kërkesës për dërgimin në gjykim të një çështje penale të dytë në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe ndaj dy vartësve të tij, të akuzuar për shpërdorim detyre. Në shtator të vitit të […]

The post SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo Goros appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim dosjen e dytë të Jorgo Goros, të pandehur dhe dy ish-drejtorë

7 February 2025 at 13:40

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim edhe dosjen e dytë ndaj ish-kreut të Bashkisë së Himarësd, Jorgo Goror, i cili akuzohet se i ka dhuruar në vitin 2016 Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke Për këtë çështje, Jorgo Goro është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi […]

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen e dytë të Jorgo Goros, të pandehur dhe dy ish-drejtorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌