Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohet ish-zyrtari i policisë

11 July 2025 at 18:53

Operacioni është shtrirë në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, ku janë ekzekutuar 7 nga 13 masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme. Mes të arrestuarve ndodhet edhe ish-shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, Erjon Dani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas SPAK, Dani dyshohet […]

The post SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohet ish-zyrtari i policisë appeared first on Reporter.al.

Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së

By: user 5
9 July 2025 at 19:52

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka dorëzuar një ditë më parë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes së kreut të AMP-së ende nuk dihen.

Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në nëntor të vitit 2023.

The post Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së appeared first on Lapsi.al.

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

By: Elva
9 July 2025 at 20:03

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se ai i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë më parë, ndërsa arsyet nuk janë bërë ende publike. Dorëheqja e Sulejmanit vjen disa javë pasi ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së […]

The post Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar/ EMRI

By: Ela
2 July 2025 at 11:55

Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika, i cili dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ky vendim vjen si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje. Hazbi Lika u […]

The post Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Elbasanit dërgon në gjyq 6 policë, ‘falnin’ gjobat në rast shkeljeje

2 June 2025 at 15:24

Të pandehurit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K. dhe B.T. përballen me akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”, të parashikuara nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim gjashtë efektivë policie të akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), dega Elbasan-Korçë, ka evidentuar raste konkrete ku punonjësit e policisë kanë marrë përfitime të paligjshme nga drejtues mjetesh për të mos vendosur masa administrative ndaj tyre, duke dëmtuar kështu interesat financiarë të shtetit dhe interesin publik.

Katër efektivët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor – Xh.S., E.H., A.T., N.Xh. – janë akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre të kryer në mënyrë të përsëritur, ndërsa E.K. dhe B.T. akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Prokuroria i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv apo abuzim me detyrën nga zyrtarët publik, në mënyrë që autorët të përballen me drejtësinë.

The post Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Elbasanit dërgon në gjyq 6 policë, ‘falnin’ gjobat në rast shkeljeje appeared first on Sot News | Lajme.

Përndjekje, shpërdorim detyre e të përfshirë në aksident/ AMP: Arrestohen 2 policë, një tjetër pezullohet

31 May 2025 at 09:58

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie dhe një tjetër është pezulluar nga detyra.

Sipas njoftimit zyrtar theksohet se në pranga ka ranë një 57-vjeçar me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndërsa në Tiranë është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë Inspektor 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”

Në Elbasan, agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër

-Korçë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në unazën e qytetit të Korçës, ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz që drejtohej nga shtetasi J. S. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Pas testimit të bërë me aparatin Drager ai rezultoi mbi normën e lejuar, në masën 1.07 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

-Elbasan, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B. T., 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se punonjësi i policisë B. T. ka favorizuar drejtues të ndryshëm automjetesh, të cilët kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor,

-Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor B. M., 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetases M.H., 27 vjeçe, e cila ka deklaruar se B. M., ish i dashuri i saj, më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Përndjekje, shpërdorim detyre e të përfshirë në aksident/ AMP: Arrestohen 2 policë, një tjetër pezullohet appeared first on Sot News | Lajme.

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

19 May 2025 at 15:15

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion  i kishin […]

The post Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici appeared first on Reporter.al.

Regjistrohen 58 çështje penale për krime zgjedhore

9 May 2025 at 20:09

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë raportuar gjatë dy ditëve të fundit se pranë këtyre institucioneve janë depozituar mbi 170 kallëzime dhe referime për krime zgjedhore. Sipas njoftimit të SPAK, deri të enjten më 8 maj janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku në 35 raste është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Për 22 denoncime është […]

The post Regjistrohen 58 çështje penale për krime zgjedhore appeared first on Reporter.al.

I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit

21 April 2025 at 13:35

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka qenë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, ku u zhvillua një seancë për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.

Kjo masë ishte vendosur pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit, e cila kishte nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj Sulejmanit në lidhje me transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët dyshohet se janë transferuar në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria e Beratit e kishte caktuar më 16 prill masën e sigurimit personal ndaj Sulejmanit, duke e pezulluar atë nga detyra në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Beratit e konfirmoi ekzistencën e dyshimeve të arsyeshme për shkeljen e ligjeve që rregullojnë organizimin e policisë gjyqësore dhe funksionimin e AMP-së.

Gjyqtari Ilirjan Hysi, pasi shqyrtoi çështjen për rreth një orë, shpalli moskompetencë territoriale dhe vendosi që dosja të kalojë për shqyrtim në Tiranë.

Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë masën e pezullimit nga detyra për Sulejmanin deri në përfundimin e procedurës.

The post I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ja kush janë zyrtarët që u proceduan në Kapshticë

19 April 2025 at 11:46

Gjashtë zyrtarë të doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Sipas Policisë 3 doganierët Vasfi Toska, Erjon Gozhdari dhe Anxhela Elezi shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore.

Dy specialistët për Hetimin Doganor, Kejdi Kacupi dhe Genti Tashana nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.

Sipas policisë, ata kanë falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore. Rasti mësohet të ketë ndodhur më 15 Prill, ditë në të cilën ata nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni. Përpos tyre, nën hetim janë Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe 2 specialistë të tjerë.

“Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës. Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve: V. T., 49 vjeç, banues në Korçë; E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë; A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë. Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve: D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

The post Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ja kush janë zyrtarët që u proceduan në Kapshticë appeared first on Sot News | Lajme.

AMP pezullon 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT-së

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar sot urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Personat e pezulluar janë inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier,

inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër,

inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër.

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, pati dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

/a.f/

The post AMP pezullon 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jorgo Goro shpallet fajtor për tjetërsimin e pronave në Himarë

13 March 2025 at 15:58

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të enjten më 13 mars vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre në dy raste dhe dënimin e tij më 3 vjet e 1 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vjet e 20 […]

The post Jorgo Goro shpallet fajtor për tjetërsimin e pronave në Himarë appeared first on Reporter.al.

Ish-kryetari i Bashkisë Pogradec shpallet fajtor për shpërdorim detyre

27 February 2025 at 16:28

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 27 shkurt deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij, të akuzuar se lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij. Gjykata vendosi ta […]

The post Ish-kryetari i Bashkisë Pogradec shpallet fajtor për shpërdorim detyre appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo Goros

7 February 2025 at 14:46

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 7 shkurt paraqitjen e kërkesës për dërgimin në gjykim të një çështje penale të dytë në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe ndaj dy vartësve të tij, të akuzuar për shpërdorim detyre. Në shtator të vitit të […]

The post SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo Goros appeared first on Reporter.al.

Dy qëndrimet e KPA për profesionalizmin e prokurorit Julian Çafka

6 February 2025 at 18:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka, konfirmimi në detyrë i të cilit u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa për probleme në kriterin profesional, duke kërkuar hetim më të thelluar për disa çështje të hetuara nga subjekti. Shumica e përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla, Rezarta […]

The post Dy qëndrimet e KPA për profesionalizmin e prokurorit Julian Çafka appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut të Devollit me shërbim prove

5 February 2025 at 18:18

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të mërkurën më 5 shkurt deklarimin fajtor të kryetarit të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe katër vartësve të tij, të akuzuar për shpërdorim detyre në dhënien e një lejeje dhe autorizimi një shoqërie në kundërshtim me ligjin, për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Për katër të pandehurit, […]

The post SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut të Devollit me shërbim prove appeared first on Reporter.al.

Rrëzohet kërkesa e ish-kryebashkiakut Frrokaj për pezullim dënimi

30 January 2025 at 18:03

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2,8 muaj burg për shpërdorim detyre.

Frrokaj, i cili është shpallur në kërkim prej datës 23 dhjetor 2024, përmes avokatit të tij ka kërkuar nga Gjykata e Lartë edhe pezullimin e dënimit, deri në shqyrtimin e rekursit në këtë gjykatë.

Më herët, Frrokaj është dënuar edhe nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 1,4 vite burg, dënim që Apeli ia dyfishoi. Policia, pasi ka marrë urdhrin e ekzekutimit, ka kryer kontrolle, por nuk e ka gjetur atë në banesë, ndërsa e ka shpallur në kërkim.

Fran Frrokaj u dënua nga Apeli i GJKKO, pasi si kryetar i komunës Shënkoll, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë, ka favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

/a.f/r.e/

The post Rrëzohet kërkesa e ish-kryebashkiakut Frrokaj për pezullim dënimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për shpërdorim detyre

21 January 2025 at 18:15

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Spahia u paraqit sot në SPAK dhe sipas medieve i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre, gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut.

Spahia u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së.

Bardh Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 me Partinë Demokratike. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie. /j.p/

The post SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për shpërdorim detyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa Rama shpërdoron 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës

3 January 2025 at 16:04

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për keqpërdorimin e fondeve publike.

Në një postim në facebook, Basha thekson se ndërsa gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të Eurostat, Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij.

Basha i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj qytetarëve. Ai theksoi se qeveria aktuale nuk po punon për mirëqenien e qytetarëve, por për interesat e saj personale.

Shqipëria ka potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha, por sot qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre,” u shpreh Basha, duke prezantuar një vizion ndryshe për vendin.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria ka të gjithë potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha për çdo shqiptar: të ketë punë dhe paga të larta për të rinjtë, trajtim dinjitoz për ata në nevojë apo të sëmurë, pensione të denja për pensionistët, shërbim shëndetësor bazuar në nevojën dhe jo xhepin e tyre, dhe arsim cilësor për të gjithë. Plani ynë i hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i shpalosur në detaje për qytetarët e dëshmon këtë.

Por sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre, në vend që të punojnë për të mirën e shqiptarëve.

Sipas Eurostat, afërsisht gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa natën e Vitit të Ri shumica e tyre e kanë kaluar me sfidën për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe ngrohje për fëmijët.

Ndërkohë, Edi Rama i sfidon ata duke treguar se vetëm për egon e tij, ka shpenzuar rreth 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij—pa asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që SPAK të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës për shpërdorim detyre me pasojë dëm ekonomik. Që nga dita e parë në pushtet, ai e ka trajtuar Shqipërinë si pronë private, duke i bashkëndarë pasuritë e vendit miqve nga bota e krimit dhe biznesit.

The post Basha: Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa Rama shpërdoron 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK procedon dy oficerë policie në Dibër për korrupsion e shpërdorim detyre

28 December 2024 at 17:56

Dy oficerë të policisë gjyqësore në Dibër janë proceduar nga Prokuroria e Posacme, SPAK, pasi njëri akuzohet se ka marrë rryshfet në kërmbim të favorizimit të një proceduari, ndërsa tjetri ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer hetime ndaj personit nën hetim, megjithë ka qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive. Nëpërmjet një njoftimi të […]

The post SPAK procedon dy oficerë policie në Dibër për korrupsion e shpërdorim detyre appeared first on Reporter.al.

❌
❌