Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Një gjykatës bllokon direktivën e Trump kundër azilit për emigrantët

NJU JORK, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Një gjykatës federal amerikan ka bllokuar direktivën e presidentit amerikan, Donald Trump që i pengon migrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë të kërkojnë azil, duke i dhënë një goditje të rëndë presidentit.

Gjyqtari Randolph Moss tha se manjati “ka abuzuar me autoritetin e tij duke anashkaluar ligjin e imigracionit”.

“Presidenti nuk mund të miratojë një sistem alternativ imigracioni që zëvendëson ligjet e miratuara nga Kongresi”, shkroi Moss.

Dje, një gjykatës federal në Nju Jork i dha një tjetër goditje administratës duke bllokuar revokimin e statusit të mbrojtjes së përkohshme për mbi 500 000 haitianë që janë tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Gjykatësi vendosi që shtyrja e skadimit të mbrojtjes me të paktën pesë muaj për haitianët, disa prej të cilëve kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një dekadë, është e paligjshme./ a.jor.

The post SHBA – Një gjykatës bllokon direktivën e Trump kundër azilit për emigrantët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debati për pagat, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ndihemi nën presion

13 June 2025 at 13:08

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj iu përgjigj interesit të medias lidhur me debatet në distancë mes kësaj gjykate dhe kryeministrit Edi Rama rreth pagave të gjyqtarëve.

Ajo refuzoi ta cilësonte presion deklaratën e kryeministrit, ndërsa theksoi se për Kushtetuesen e rëndësishme është të garantojë publikun që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme, gjë e bëri një ditë më parë përmes një deklarate.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon stadin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë por në mazhoritetin e vet vendimet tona janë të zbatueshme… vendime të caktuara për të cilat politika merr koston e vet nëse nuk i zbaton, kur flasim për pushtete të tjera. E rëndësishme është që gjykata funksionon. Gjykata doli dje me një deklaratë se detyra jonë është të garantojmë publikun që gjykata funksionon e pavarur, e paanshme, sigurisht me mendimet që vijnë nga të gjitha anët ndonjëherë edhe mendimet që jep media. Në thelb është që të sigurojmë publikun që ne jemi të paanshëm pavarësisht si bëjnë… Nuk beosj se deklarata (e Ramës) është presion, janë deklarata të zakonshme të palëve në proces, ju në media i jepni më shumë se ç’duhet zë opinioneve”, tha Zaçaj.

Disa ditë më parë ne anë të një postimi në X, Rama u shpreh se Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar rritjen e pagave në gjykatë për herë të dytë brenda tre viteve, ndërsa e konsideroi kërkesën e tyre si një shaka e hidhur, e cila nuk duhet të përsëritet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Debati për pagat, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ndihemi nën presion appeared first on Euronews Albania.

MEKSIKË – Fillojnë zgjedhjet unike në botë për gjyqtarët e sistemit të drejtësisë

MEKSIKO SITI, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Qendrat e votimit u hapën sot në Meksikë për zgjedhjen e paprecedentë të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të të gjithë sistemit të drejtësisë, një reformë e nxitur nga e majta në pushtet.

Kjo gjykatë përbëhet nga nëntë anëtarë.

Gati 100 milionë votues pritet të marrin pjesë në qendrat e votimit, të cilat u hapën në orën 08:00 (14:00 GMT) për të zgjedhur edhe 881 gjyqtarë dhe magjistratë në nivel federal, dhe gati 1 600 në 19 nga 32 shtetet.

Abstenimi ka të ngjarë të jetë i lartë pavarësisht popullaritetit të presidentes, Claudia Sheinbaum, e cila lëshoi ​​një apel të fundit dje për të votuar për të luftuar “korrupsionin” brenda gjyqësorit./  a.jor.

The post MEKSIKË – Fillojnë zgjedhjet unike në botë për gjyqtarët e sistemit të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

19 May 2025 at 15:15

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion  i kishin […]

The post Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici appeared first on Reporter.al.

Vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad për shkak të arrestimit të aktivistëve

19 May 2025 at 13:17

Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e gjashtë aktivistëve dhe studentëve që ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, nën akuzat për përpjekje për ta rrëzuar rendit kushtetues.

Bllokada më 15 maj, me thirrjen e studentëve, pasi gjykata mori vendim për zgjatjen e paraburgimit aktivistëve dhe studentëve. Studentët, bashkë me qytetarë dhe aktivistë, qëndruan para gjykatës edhe gjatë fundjavës. Ashtu si në ditët e para të protestës, edhe të hënën në mëngjes qytetarë, studentë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, ndërsa policia ishte e pranishme pranë hyrjes kryesore. Të gjitha hyrjet ishin të bllokuara, dhe organizatorët thanë se do të qëndrojnë aty deri në lirimin e të ndaluarve.

Studentët u bënë sërish thirrje punonjësve të përfshirë në çështjen gjyqësore që të shkojnë në punë.

“Nuk ka nevojë të futen nga hyrjet anësore, le të hyjnë nga kryesorja – do t’i lejojmë”, deklaruan ata. Para gjykatës ndodhej edhe familja e profesoreshës dhe aktivistes nga Novi Sadit, Marija Vasiq, e cila ndodhet në grevë urie në paraburgim. Ajo u transferua në fundjavë në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. I biri, Millan Çanak, tha se familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për gjendjen e saj.

“Zero informacion”, u shpreh shkurtimisht ai të hënën para gjykatës. Marija Vasiq e nisi grevën më 13 maj. Pas këtyre deklaratave, të hënën reagoi edhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke thënë se “të gjitha informacionet e lejueshme me ligj për gjendjen shëndetësore të Marija Vasiqit janë të disponueshme për publikun qysh nga fillimi”.

Sipas komunikatës, në ditën e parë të transferimit të saj në spitalin e burgut në Beograd, autoritetet njoftuan se ajo ishte vendosur në terapi me infuzion dhe se përkujdesja ndaj saj vazhdon në Spitalin Special të Burgut pas zhvendosjes nga Novi Sadi. Aktivistët nga Novi Sadi – Mlladen Cvijetiq, Srxhan Gjuriq, Lazar Diniq, Lado Jovoviq, Davor Stefanoviq dhe Marija Vasiq – u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd. Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar disa herë se biseda është përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia për Siguri (BIA) dhe se incizimi nuk mund të përdoret si provë e vlefshme ligjore në këtë proces. Më 15 maj, avokatët e të ndaluarve dorëzuan ankesë kundër vendimit të gjykatës për zgjatjen e paraburgimit për edhe 30 ditë. Avokati i Lazar Diniqit, Veljko Miliq, tha të hënën gjatë bllokadës se gjykata ka detyrimin të veprojë me urgjencë në këtë rast, edhe pse ligjërisht nuk ka afat për shqyrtimin e ankesës. Për lirimin e të ndaluarve më parë janë bërë thirrje nga studentët protestues, asamble qytetare, dhjetëra organizata joqeveritare dhe Parlamenti Evropian. REL/

The post Vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad për shkak të arrestimit të aktivistëve appeared first on Sot News | Lajme.

Del dokumenti i gjykatës së Janinës/ Irena Gjoka u dënua në Greqi

By: user 4
5 May 2025 at 14:15

Kanë dalë dokumentat që provojnë se Irena Gjoka, kryetarja e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash, një dënim të cilin e fshehu në formularin e vetëdeklarimit gjatë vetingut. Dokumenti është në një material PDF në greqisht dhe përmban dënimin e Irena Gjokës (atëherë të quajtur Irena Maneku) me burg që më pas është konvertuar në gjobë.

“Meqënëse nga gjithë procedura, dokumentat që u lexuan dhe diskutimi i çështjes u provua se (shkrim dore) e pandehura në datën 24.12.2002 u kap, gjatëë kontrollit të pasaportës, në posedim të pasaportës shqiptare me numin 10XXXXX që ishte e falsifikuar dhe konkretisht ishte e ndryshuar me ndërhyrje VISA në faqen 17 përsa i përket afatit të vlefshmërisë, me dijeninë e mbajtëses. Si rrjedhojë duhet që e pandehura të shpallet fajtore për këtë vepër”

Pasazhi më lart është pjesë e dënimit të marrë nga trupi gjykues, i përbërë nga gjykatësit Adhriani Lambropulu ,kryesuese dhe Jeorjios Petinarelis dhe Hrisula Dhanxera antarë.

Screenshot

Vendimi mban datën 7 Korrik 2005 dhe sqaron në detaje ngjarjen, kur Irena Gjoka/ Maneku është kapur me pasaportë të falsifikuar nga policia greke një ditë para krishtlindjeve, në 24 Dhjetor 2002.

“Për këto arsye e giykon të pandehurën në mungesë dhe e deklaron atë fajtore sepse: në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 106XXXX, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 te pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësiperme provohet se është e falsifikuar”.

Dënimi i parë që ka dhënë gjykata e Janinës për këtë çështje është me burgim tre muaj dhe gjobë 1.500 Euro, plus shpenzimet e gjyqit. Por më pas gjykata, ka llogaritur rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ka vlerësuar gjendjen e te pandehurës dhe ka treguar mëshirë duke e konvertuar dënimin në një pagesë monetare prej 4,4 Euro në ditë.

Dokumenti provon atë që kanë paralajmëruar më parë mediat greke, që kryen hulumtimet e para pas dënimit të Fredi Belerit nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri. Që një vit më parë, Irena Gjoka u akuzua se kishte fshehur një dënim në Greqi sipas të cilit u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.

Në atë kohë, gjykatësja përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku, me të cilin kishte tentuar të futej në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, duke u përpjekur të paraqitej si vorio-epirote.

Pas zbulimit të këtij falsifikimi emri i saj u fut në listën e personave “non grata” të sistemit Shengen. Asaj iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike dhe të dhënat e saj dhe shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Fshehja e dënimit gjatë vetingut

Por pasi mori dënimin në Greqi, Irena Gjoka që tani përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë për t’u zgjedhur anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kur plotësoi formularin e vetëdeklarimit, ajo duhej t’i përgjigjej pyetjeve nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj.

Formulari i Irena Gjoka
Formulari i Irena Gjoka

 

 

Në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim. Për shkak të një fshehjeje të tillë, zyrtarë të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë dënuar për akuzën e falsifikimit në të kaluarën. Megjithatë Irena Gjoka ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, të zgjidhej nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

Pikërisht për këtë dënim të fshehur, kreu i PD, Sali Berishës ka kërkuar vazhdimisht përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi i tij gjyqësor, pasi me firmën e saj, Berisha qëndroi për thuajse një vit në arrest shtëpie. Gjatë seancave gjyqësore, Irena Gjoka e kishte pranuar dënimin që kishte për të në Greqi, por ajo tha se ky nuk përbënte shkak për ta përjashtuar nga çështja.

Akuzat e Berishës për Irena Gjokën

Në mars të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësor i doli në mbrojtje Irena Gjokës për akuzat e opozitës, që pretendonin se gjykatësja ishte e dëbuar nga zona Shengen. Megjithatë, pas daljes së dokumentave në media, KLGJ u detyrua të vihet në lëvizje duke kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e akuzave.

Tashmë prej një viti, prokuroria e Përgjithshme ka qenë në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet greke, ndërsa me zbulimin e dokumentave të reja të gjykatës së Janinës, Sali Berisha shkoi më tej dhe tha se dokumenti kompromentues për Irena Gjokën u përpoq të fshihej nga administrata e Biden pasi demaskonte fytyrën e vërtetë të reformës në drejtësi.

“E vërteta vonon, por nuk harron. U përpoqën ta fshehin këtë të vërtetë për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin. Do marrin turpin, për çdo fshehje që do i bëjnë krimit” tha Berisha

Dokumenti pritet të hapë një tjetër debat gjyqësor për çëshjen e dosjes Partizani ku është i akuzuar Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

“Kjo është prova që gjyqtarja ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, duke thënë se nuk jam e dënuar nga gjykatat e huaja dhe shqiptare. Pra dënimi grek, pasjell si pasojë dënimin dhe këtu marrim përgjegjësi penale për falsifikimin e formularit të kriminalizimit, sepse ka thënë që nuk jam dënuar. Ndërkohë që vendimi provon të kundërtën” tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj:

Pas publikimit të materialeve ka reaguar edhe Fredi Beleri, fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë, që u dënua me dy vjet burg pikërisht nga Irena Gjoka. “Ky fakt (i dënimit penal të gjyqtares), tregon më qartë procesin e paligjshëm të porositur montuar dhe të urdhëruar politikisht që më është bërë. Jam arrestuar nga një Prokuror që sot është i arrestuar për ndikim të paligjshëm, jam dënuar nga një Gjyqtare e dënuar që s’duhet të ishte në sistem. Ndaj sot, në bazë të ligjit kam kërkuar rishikimin e vendimeve ndaj meje” u shprehs Beleri. /Lapsi.al

The post Del dokumenti i gjykatës së Janinës/ Irena Gjoka u dënua në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Sulmi në Banjskë, të akuzuarit dalin sot para gjykatës

17 April 2025 at 07:53

Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër të akuzuarve Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Sulmi, i ndodhur në shtator të vitit 2023 në Zveçan, përfshiu një grup të armatosur serbësh që sulmoi Policinë e Kosovës, duke shkaktuar vdekjen e policit Afrim Bunjaku. Në përballjen me armë që pasoi, tre nga sulmuesit humbën jetën.

Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, duke i akuzuar ata për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale. Shumica e të akuzuarve, përfshirë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i konsideruar si përgjegjës për sulmin, ndodhen në arrati, shumica e tyre në Serbi.

Në seancën përgatitore të 9 tetorit 2024, Prokuroria kërkoi që gjykimi të fillonte edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Megjithatë, avokatët mbrojtës argumentuan se sipas ligjeve të Kosovës, diçka e tillë nuk është e lejuar, duke i detyruar gjyqtarin Arben Hoti të kërkonte mendimin e Gjykatës Supreme për interpretimin e ligjit. Deri tani, nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje.

Në seancën përgatitore, dy të akuzuarit, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë, ndërsa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiq, i cili është një figurë e njohur politike serbe dhe ka lidhje të ngushta me Beogradin.

Pjesëtarët e grupit të armatosur që morën pjesë në sulm, besohet se ndodhen të lirë në Serbi, duke i shtuar kompleksitetin e hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Ky rast mbetet një nga më të rëndësishmit për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke pasur parasysh natyrën e rëndë të akuzave dhe përfshirjen e individëve me lidhje të drejtpërdrejta me strukturat politike të Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi në Banjskë, të akuzuarit dalin sot para gjykatës appeared first on Euronews Albania.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë

11 March 2025 at 12:18

Gjyqtari i Apelit Vlorë, Nazmi Troka u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 4 nëntor 2021 pasi u konkludua se nuk arriti të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron. Sipas KPK, gjyqtari Troka nuk arriti të provonte të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga bujqësia, për vlerën e të […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë appeared first on Reporter.al.

IRAN – Dy gjyqtarë qëllohen për vdekje në gjykatën supreme të Teheranit

18 January 2025 at 18:19

TEHERAN, 18 janar /ATSH-AFP/- Dy gjyqtarë u vranë sot gjatë një sulmi me armë në ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Teheran, njoftoi media shtetërore iraniane.

“Sot në mëngjes, një person i armatosur hyri në Gjykatën e Lartë në një akt të planifikuar – duke vrarë dy gjyqtarë të guximshëm dhe me përvojë”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve “Mizan”.

Sipas njoftimit, sulmuesi vrau ​​veten pas aktit terrorist.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi gjithashtu se një person tjetër u plagos gjatë sulmit.

“Mizan” identifikoi dy gjyqtarët e vrarë, Ali Razini dhe Mohammad Moghisseh, duke shtuar se ata merreshin me çeshtjet e luftimit të krimeve kundër sigurisë kombëtare, spiunazhit dhe terrorizmit.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangir tha për televizionin shtetëror se një person i armatosur kishte hyrë në dhomën e dy gjyqtarëve dhe i kishte qëlluar ata.

Motivi i vrasjes së tyre nuk dihet ende, por “Mizan” tha se sulmuesi nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje në Gjykatën e Lartë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e sulmuesit. //a.i/

The post IRAN – Dy gjyqtarë qëllohen për vdekje në gjykatën supreme të Teheranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vriten dy gjykatës të Gjykatës Supreme në Iran

18 January 2025 at 15:05

Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët.

Viktimat janë identifikuar si Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Një gjykatës tjetër po ashtu është plagosur gjatë sulmit që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë në Teheran.

Zyra për media e gjyqësorit të Iranit raportoi se një person i armatosur ishte “infiltruar në Gjykatën Supreme në një akt të planifikuar për vrasjen e dy gjykatësve.

Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.

Hetimi fillestar gjeti se sulmuesi nuk kishte ndonjë rast gjyqësor para kësaj gjykate dhe as lidhje të tjera, tha zyra për media e gjyqësorit iranian.

Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në Iran dhe kreu i saj emërohet nga lideri suprem. Selinë e ka në Teheran dhe degë ka në mbarë vendin.

Detajet e incidentit mbeten të paqarta. Zyra për media e gjyqësorit raportoi se sulmuesi “u vetëvra” pas të shtënave, edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar.

Mediat tjera iraniane kanë raportuar se sulmuesi ishte anëtar i një “force infiltruese të sigurisë”, i cili fillimisht kishte plagosur me thikë një roje, ai kishte marrë armën dhe më pas kishte kryer vrasjet.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr, duke cituar burime, raportoi se gjyqtarët u sulmuan me armë zjarri para se sulmuesi të bënte vetëvrasje.

Dy viktimat kishin poste të rëndësishme në sistemin e fuqishëm gjyqësor të Iranit. Gjykatësi Mohammad Moghiseh kishte gjykuar disa raste politike, përfshirë rastet që përfshinin mbështetësit e Lëvizjes opozitare të Gjelbër më 2009. Ai ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjykatësi Ali Razini kishte mbajtur shumë poste të larta dhe ishte akuzuar nga opozita në Iran se ishte përfshirë në një sërë vrasjes pa gjyq të të burgosurve politikë më 1988.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vriten dy gjykatës të Gjykatës Supreme në Iran appeared first on Euronews Albania.

Mosbindja civile e 23 dhjetorit/ Protestuesit dalin para Gjykatës Penale për masën e sigurisë (EMRAT)

By: V K
26 December 2024 at 11:58

Këtë të enjte, shtatë të arrestuarit nga protesta e Partisë Demokratike, kanë dalë para gjykatës për protestën e opozitës, të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet.

Ata qe do të njihen me masën e sigurisë janë; Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Seanca po drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale.

Në mbështetje të protestuesve të arrestuar kanë ardhur familjarë të tyre dhe Klevis Balliu.

The post Mosbindja civile e 23 dhjetorit/ Protestuesit dalin para Gjykatës Penale për masën e sigurisë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

KPA hap shqyrtimin për gjyqtarin Arben Dosti

19 December 2024 at 23:17

Gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti, paraqiti të enjten më 19 dhjetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, shpjegimet e tij për disa denoncime. Ai parashtroi rrethanat e çështjeve të denoncuara, vendimmarrjet e tij dhe të shkallëve më të larta të gjyqësorit. Ndërsa Komisioneri Publik, florian Ballhysa tha se u qëndronte shkaqeve për denoncimet e […]

The post KPA hap shqyrtimin për gjyqtarin Arben Dosti appeared first on Reporter.al.

“Jam në ankth!”- U la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi me thikë shokun e klasës, adoleshenti hesht para togave të zeza: Nuk jam në gjendje të flas

16 December 2024 at 11:25
Adoleshenti i cili u la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi disa herë më thikë shokun e tij të klasës, ka heshtur para togave të zeza, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me konfliktin e pak ditëve më parë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran. Burime bëjnë me dije se adoleshenti me iniciale

Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe SHBA për ndërhyrje

3 December 2024 at 13:01

Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP-së) ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duke i akuzuar për ndërhyrje në hetimet e gjykatës. Ajo i ka quajtur sulmet ndaj gjykatës si “të tmerrshme”.

“Gjykata po kërcënohet me sanksione ekonomike të ashpra nga një anëtar i përhershëm të Këshillit të Sigurimit sikur gjykata të ishte një organizatë terroriste”, tha gjyqtarja Tomoko Akane gjatë fjalimit në takimin vjetor të këtij institucioni, të hënën, shkruan VOA.

Zonja Akane i referohej vërejtjeve të bëra nga senatori amerikan Lindsey Graham, partia republikane e të cilit do të kontrollojë të dy dhomat e Kongresit në janari. Senatori Graham e krahasoj gjykatën me një “shaka të rrezikshme” dhe i kërkoi Kongresit të vinte sanksione ndaj prokurorit të saj. “Kam një mesazh për aleatët, për Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë, Francën, nëse përpiqeni të ndihmoni Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ne do t’ju vëmë sanksione”, tha Senatori Graham gjatë një interviste për rrjetin amerikan ‘Fox News’.

Senatori Graham u zemërua nga njoftimi i muajit të kaluar se gjyqtarët kishin pranuar një kërkesë nga kryeprokurori i gjykatës Karim Khan për të lëshuar urdhër-arreste për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe për shefin ushtarak të Hamasit për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën 14 mujore në Gazë.

Kjo shënon herën e parë që gjykata globale e drejtësisë lëshon urdhër arrest për udhëheqësin e një aleati të rëndësishëm perëndimor.

Sfidat e GJNP-së me urdhrat për arrestimin e udhëheqësve

Kërcënimet e Senatorit Graham nuk shihen si fjalë boshe.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, gjatë mandatit të parë, sanksionoi prokurorin e mëparshëm të gjykatës, Fatou Bensouda, me një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të pasurive për shkak të hetimit të trupave amerikane dhe zyrtarëve të inteligjencës në Afganistan.

Kryetarja e Gjykatës Akane, u shpreh ashpër edhe për Rusinë. “Disa zyrtarë të zgjedhur po përballen me urdhër-arreste nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit”, tha ajo. Moska lëshoi urdhër arrest për kryeprokurorin e gjykatës Khan dhe të tjerë në përgjigje të hetimit ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.

Asambleja e Shteteve, e cila përfaqëson 124 vendet anëtare të GJNP-së, do të mbajë konferencën e saj të 23-të për të zgjedhur anëtarët e komitetit dhe për të miratuar buxhetin e gjykatës.

GJNP u krijua në vitin 2002 për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për krime e luftës, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit. Gjykata përfshihet vetëm kur kombet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë t’i ndjekin penalisht këto krime në territorin e tyre. Deri më sot, 124 vende kanë nënshkruar Statutin e Romës, i cili krijoi gjykatën. Izraeli, Rusia dhe Kina nuk e kanë nënshkruar Statutin e Romës.

GJNP nuk ka forcë zbatuese dhe mbështetet në shtetet anëtare për të ekzekutuar urdhër-arrestet.

Vendimi për të lëshuar urdhra të tillë për Kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, është denoncuar nga kritikët e gjykatës. Vendimi ka marrë mbështetje të rezervuar nga shumë prej mbështetësve të saj, një dallim i madh me mbështetjen e fuqishme që u dha vitin e kaluar për urdhër-arrestin kundër Presidentit rus Putin për krimet e luftës në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden i quajti urdhrat e arrestit për zotin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes “ofendues” dhe u zotua të mbështesë Izraelin. Një vit më parë, Presidenti Biden e quajti urdhër-arrestin për Presidentin Putin “të justifikuar” dhe tha se Presidenti rus kishte kryer krime lufte. Shtetet e Bashkuara nuk janë vend anëtar i GJNP-së.

Franca tha se do të “respektonte detyrimet e saj”, por do të duhej të shqyrtonte imunitetin e mundshëm të zotit Netanyahu. Kur u shpall urdhri për Presidentin Putin, Franca tha se do t’i japë “mbështetjen e saj punës thelbësore” të gjykatës.

Austria dhe Italia nuk u pajtuan me urdhrat e arrestit, por thanë se do t’i zbatojnë ato. Gjermania tha se do ta studionte vendimin. Anëtarja e Gjykatës Hungaria ka thënë se do të qëndrojë me Izraelin në vend të gjykatës.

Ekspertja e sigurisë globale, Janina Dill, shprehu shqetësim se përgjigje të tilla mund të minojnë përpjekjet për drejtësinë globale. “Kjo me të vërtetë ka potencialin të dëmtojë jo vetëm gjykatën, por ligjin ndërkombëtar”, tha ajo për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.

Milena Sterio, eksperte në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Klivlendit, i tha agjencisë ‘Associated Press’ se sanksionet kundër gjykatës mund të prekin një numër njerëzish që kontribuojnë në punën e gjykatës, siç është avokatja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amal Clooney. Zonja Clooney e këshilloi prokurorin aktual për kërkesën e tij për urdhër-arrestet për Kryeministrin Netanyahu dhe të tjerët.

“Sanksionet janë një barrë e madhe”, tha zonja Sterio.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe SHBA për ndërhyrje appeared first on Euronews Albania.

Gjykatat e Prokuroritë e “pavarura” dhe “ATA” në fund të sallës

By: Ela
23 November 2024 at 20:21

Nga Basir Çollaku Interpretime leksikore të Kushtetutës e kanë kthyer në çoraphane ligjin themelor të shtetit. Fjala detyrim shokë e shoqe gjyqtarë nuk është liri Në çfarëdo lloj forme nuk do të thotë se ju mund të përjashtoni një nga format sepse ashtu i do temperatura një aktor-faktori jashtë seance Kujtoni paraardhësit. Kushtetuesen para “Reformës” […]

The post Gjykatat e Prokuroritë e “pavarura” dhe “ATA” në fund të sallës appeared first on BoldNews.al.

Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve

By: Oldi
15 November 2024 at 22:27

Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për të shpëtuar martesën, mendojnë seriozisht ndarjen. Një hap i fundit që mund të shkaktojë trauma dhe agresivitet tek fëmijët aq më tepër kur ky agresivitet ushqehet nga vetë prindërit. Jemi në një fshat të Korçës dhe protagoniste e një përplasje me […]

The post Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve appeared first on BoldNews.al.

Shumica e të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit kërkojnë pafajësi në Apel

14 November 2024 at 18:36

Gjykata e Posaçme e Apelit u njoh të enjten më 14 nëntor me qëndrimet përfundimtare të shumicës së të pandehurve për aferën korruptive të aferës së inceneratorit të Fierit. Avokati i zgjedhur nga ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka nuk ishte i pranishëm me argumentin se gjendej në një tjetër proces. Po ashtu, nuk ishte i pranishëm […]

The post Shumica e të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit kërkojnë pafajësi në Apel appeared first on Reporter.al.

“Vendimet e gjykatës lënë bosh kampet në Gjadër e Shëngjin”/Largohen 50 agjentë

By: user 11
13 November 2024 at 09:33

Forcat e policisë italiane të pranishme në ambientet e kampeve të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës mësohet se janë përfshirë në një proces ndryshimi. Sipas “La Repubblica”, nga 220 njësitë aktuale, numri do të shkojë në 170 persona për të garantuar menaxhimin e turneve dhe mbuluar shërbimet e nevojshme.

Ky mund të konsiderohet si një reduktim i ndjeshëm i kontigjentit të pranishëm në Shqipëri, i cili kur ishte plotësisht operacional dhe supozohej të ishte 295 njësi (personel), por në vend të kësaj nuk i kaloi kurrë 220 persona, duke përfshirë policë, karabinierë, financierë dhe policë të burgjeve. Duket se Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën e pritjes dhe më tej të izolimit në Shëngjin dhe Gjadër.

Të dy grupet që u dërguan në muajt tetor dhe nëntor u rikthyen pas vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithsesi shprehet e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu mediat italiane shkruajnë se për qeverinë Meloni mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e vendeve të sigurta, është ‘më mirë’ që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit. Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të emigrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali, ishte i menjëhershëm teksa u shprhën të bindur se gjykatësit janë gabim.

The post “Vendimet e gjykatës lënë bosh kampet në Gjadër e Shëngjin”/Largohen 50 agjentë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌