Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e Bujar Nasufit/ Motorri i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve (DOSJA)

By: Oldi
10 June 2025 at 19:57

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, zbuloi këtë të martë, detaje të reja nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Bujar Nasufi, më 12 janar 2025. Një ekzekutim i ftohtë që tronditi Tiranën. Viktima Bujar Nasufi, ishte një sipërmarrës i njohur në fushën e mobilerisë, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij në zonën […]

The post Vrasja e Bujar Nasufit/ Motorri i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve (DOSJA) appeared first on BoldNews.al.

Godet SPAK/ Kapet grupi i strukturuar kriminal për kontrabandë cigaresh, 36 persona nën hetim

28 May 2025 at 19:16

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ndërmarrë një operacion për goditjen e një skemë kontrabande cigaresh, ku të përfshirë janë zyrtarë doganorë e biznesmenë.

Mësohet se bëhet fjalë për një hetimi për korrupsion, kontrabande në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, evazion fiskal e fshehje te ardhurash. SPAK po ekzekuton 36 masa sigurie të lëshuara me vendim të GJKKO, mes tyre 15 arrest me burg, të tjerat detyrim paraqitje e arrest shtëpie.

The post Godet SPAK/ Kapet grupi i strukturuar kriminal për kontrabandë cigaresh, 36 persona nën hetim appeared first on Sot News | Lajme.

Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi

25 May 2025 at 09:42

Mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus ndodhi një rrëmbim i shpejtë dhe i organizuar, ku viktimë ishte djali 24-vjeçar i një biznesmeni të njohur nga Athina.

Katër persona, përfshirë këtu edhe Ivan Grekon, një emër i njohur në skenën greke të muzikës trap, organizuan një plan për rrëmbim dhe zhvatje me synimin për të marrë një shpërblim prej 50,000 eurosh.

Viktima u sulmua pranë një garazhi nga tre autorë, të cilët e imobilizuan me dhunë dhe e plagosën në këmbë me një mjet të mprehtë. Me kërcënimin e jetës, e futën në makinë dhe nisën një rrugëtim torturues drejt qytetit bregdetar të Saronidës.

Gjatë udhëtimit, viktima u rrah me duar, me thikë dhe kaçavidë, ndërsa rrëmbyesit kërkonin 25,000 euro në para të gatshme dhe një motoçikletë BMW me vlerë të njëjtë.

Në Saronida iu bashkua një bashkëpunëtor i katërt, i cili mbante armë dhe po ngiste motoçikletën, duke intensifikuar kërcënimet. Në një plazh të izoluar, rrëmbyesit tentuan t’i presin gishtat viktimës me një prerës, por nuk e përfunduan aktin për shkak të rezistencës së tij.

Pas pesë orësh pengmarrje dhe keqtrajtimi, viktima u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Ndërkohë rrëmbyesit u nisën drejt Glyfadas për të marrë paratë, por gjatë rrugës 24-vjeçari arriti të shpëtonte dhe lajmëroi menjëherë një mik, i cili njoftoi policinë.

Mbrëmjen e 22 majit, forcat e rendit zbuluan dhe arrestuan të gjithë anëtarët e grupit kriminal në zona të ndryshme të Atikës. Sipas raporteve, katër të arrestuarit kishin probleme të mëparshme me ligjin dhe dyshohet se ishin pjesë e një grupi zhvatjeje aktiv në Vari.

Ivan Greko, 33 vjeç, është i njohur nga autoritetet për shkelje të Kodit Penal Ushtarak dhe është arrestuar më parë për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje në vitin 2014.

Ai kishte edhe arratisje nga burgu gjatë lejes dhe kishte kryer vjedhje makine patrullimi me një oficer brenda. Gjithashtu dyshohet të ketë lidhje me një rast tjetër tentative vrasjeje në Ano Liosia.

Të arrestuarit e tjerë, 25 dhe 23 vjeç, akuzohen për lëndime të rrezikshme trupore, prishje të qetësisë publike, kërcënime, dhunë ndaj punonjësve, përvetësim, grabitje dhe arratisje.

Ngjarja mban tiparet e “rrëmbimit të tigrit”, ku viktima mbahet nën presion dhe dhunë intensive fizike dhe psikologjike për të detyruar plotësimin e kërkesave financiare, pa njoftuar autoritetet. Ky lloj rrëmbimi karakterizohet nga dhuna e përdorur si mjet hakmarrjeje dhe shfrytëzimi i paligjshëm ekonomik.

Të arrestuarve u janë ngritur 11 akuza, duke përfshirë, rrëmbim personi për detyrim, vjedhje me bashkëpunim, organizatë kriminale, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm armësh dhe fishekzjarrësh, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve.

Gjykata u dha atyre mundësinë të kërkojnë falje në afat të caktuar.

The post Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi appeared first on Sot News | Lajme.

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

24 April 2025 at 13:20

Biznesmeni, Shkëlqim Fusha është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.

The post Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës

20 April 2025 at 17:33

Një aksident pa viktima i bashkëshortes së një biznesmeni u bë shkak për arrestimin e tre zyrtarëve në detyrë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion. Burimet thanë se para disa ditësh Edison Tabaku, Oficer i Policisë Gjyqësore shkoi për të këqyrur vendin dhe rrethanat e një aksidenti në kryeqytet. […]

The post DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Veliaj”/ Pas bashkëshortes mbërrin në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule

16 April 2025 at 12:12

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur mesditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Më herët, gjatë ditës ishte në SPAK edhe gruaja e tij, Marisa Nito. Çifti ka lidhje me hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në paraburgim prej 10 shkurtit.

Gjithashtu edhe biznesmeni Abule u vu në pranga më 10 shkurt, në të njëjtën ditë me kryebashkiakun. Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për biznesmenin Abule. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, së bashku me gruan Marisa Nito. Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e Veliajt, prej prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani.

The post Dosja “Veliaj”/ Pas bashkëshortes mbërrin në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU, 8 muaj burg për biznesmenin nga Durrësi

By: user 5
10 April 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohej për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi biznesmeni banues në Durrës, i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme paraqiti çështjen pranë gjykatës në kuadër të procedimit penal nr. 34 të vitit 2024. Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca e shpalli fajtor Koçin.

Fillimisht, ai u dënua me 1 vit burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 8 muaj burgim. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në provë për një periudhë 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim.

The post Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU, 8 muaj burg për biznesmenin nga Durrësi appeared first on Lapsi.al.

Thirret në SPAK biznesmeni Gaz Demi – VIDEO

By: Ela
2 March 2025 at 13:12

Biznesmeni Gaz Demi është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 dhe qëndroi rreth 2 orë e gjysmë. Presidenti i klubit të Partizanit ka qëndruar në zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas dyerve të mbyllura. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se biznesmeni Gaz Demi është paraqitur në SPAK edhe […]

The post Thirret në SPAK biznesmeni Gaz Demi – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

U dhunua brutalisht, biznesmeni nga Saranda flet i gjakosur: M’u vërsulën brenda makinës/ VIDEO

By: Ela
22 February 2025 at 21:13

Janë publikuar pamje nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur dje me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi. Në pamjet që janë bërë publike, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të […]

The post U dhunua brutalisht, biznesmeni nga Saranda flet i gjakosur: M’u vërsulën brenda makinës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj tregon qendrën e detoksifikimit ku Rama shkon me Lindën: Kushton 10 mijë euro java, ja kush paguan

27 January 2025 at 23:30

Arben Ahmetaj ka denoncuar se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano. Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushtion 10 mijë euro java dhe pagfesën sipas tij, e ka bërë një biznesmen që si shpërblim merr leje ndërtimi. […]

The post Ahmetaj tregon qendrën e detoksifikimit ku Rama shkon me Lindën: Kushton 10 mijë euro java, ja kush paguan appeared first on BoldNews.al.

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit  

26 January 2025 at 10:26

Njihuni me Mario Salcedo, i cili ka jetuar në anije për 25 vitet e fundit, dhe së fundmi ka kryer udhëtimin e tij të 1000-të me Royal Caribbean, duke e çuar besnikërinë e klientit në një nivel tjetër dhe më gjerë.

Salcedo, i cili njihet si ‘Super Mario’ në qarqet e lundrimit, zbuloi se ai shpenzon rreth 101,000 dollarë në lundrime në vit për një kabinë me ballkon, duke financuar stilin e tij të jetesës së oqeanit përmes punës së menaxhimit të investimeve, transmeton Telegrafi.

Shtati i tij me Royal Caribbean është i tillë që në disa anije kanë krijuar zyra të improvizuara për të në kuvertë – të kompletuara me tavolina dhe karrige të rrethuara dhe tabela që shkruajnë ‘Zyra e Super Marios’.

Mario, i cili nuk është në mediat sociale, i tha Jackie Sheckler Finch në allthingscruise.com: “Udhëtimi nuk të plakë kurrë. Jam mësuar aq shumë të jem në anije, saqë ndihem më rehat sesa të jem në tokë”.

Pasi shkoi në udhëtimin e tij të parë në 1997, biznesmeni me origjinë kubaneze ishte i emocionuar. Ai provoi disa linja lundrimi në det, por u vendos në Royal Caribbean si kompania me anijet që i pëlqenin më shumë.

Ai ka jetuar në anijet Royal Caribbean pothuajse vazhdimisht që nga viti 2000, duke kaluar vetëm disa ditë në vit në tokë dhe duke ndaluar për 15 muaj gjatë Covid.

Lundrimi i tij i 1000-të ishte në “Explorer of the Seas” me 3286 pasagjerë, i cili u nis nga Miami më 5 janar për një udhëtim 11-netë drejt Panamasë dhe Karaibeve jugore.

Mario tha se ai shpenzon rreth pesë orë në ditë duke punuar dhe ‘argëtohet’ për pjesën tjetër të kohës.

“Është zero stres. Mënyra më e mirë e jetesës që mund të gjej”, thotë ai. /Telegrafi/

 

 

The post Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit   appeared first on Telegrafi.

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, policia jep detaje nga hetimi

By: user 5
15 January 2025 at 17:51

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës ka zbuluar detaje rreth hetimeve për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, e ndodhur të dielën e fundit.

Ai theksoi se forcat e policisë po punojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, duke theksuar se për shkak të hetimeve, nuk mund të ndahen detaje të tjera për publikun.

“Policia është e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor. Janë mbledhur prova dhe hetimet janë në proces. Duke qenë komplekse, detaje të tjera nuk mund të bëhen të ditura,” u shpreh ai.

56-vjeçari Nasufi ishte duke parkuar automjetin e tij vetëm 50 metra larg banesës, kur u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se e kishte ndjekur atë përpara ngjarjes.

The post Vrasja e biznesmenit në Tiranë, policia jep detaje nga hetimi appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutimi në Tiranë/ Autori i maskuar si shpërndarës picash, veproi pasi gruaja e biznesmenit doli nga makina

13 January 2025 at 12:15

Autori që ekzekutoi mbrëmjen e kaluar biznesmenin Bujar Nasufi, ishte ishe u maskuar si shpërndarës picash.

Ai po lëvizte me motor dhe po monitoronte lëvizjet e viktimës dhe kur 56-vjeçari Bujar Nasufi po i afrohej shtëpisë e nga makina doli bashkëshorti, ka qëlluar me armë drejt mjetit. Dy nga gjashtë plumbat kapën biznesmenin, duke i marrë jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Mësohet se viktima ishte person pa precedent penal dhe i paskeduar më parë për policinë. Biznesmeni ishte me origjinë nga Tirana dhe kishte tre vëllezër.

The post Ekzekutimi në Tiranë/ Autori i maskuar si shpërndarës picash, veproi pasi gruaja e biznesmenit doli nga makina appeared first on Sot News | Lajme.

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

14 December 2024 at 14:00
Parashqevi Simaku është padyshim një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Zbardhen detaje nga krimi, efektivi dhe vëllai i tij u larguan pa gjurmë përmes…

29 November 2024 at 14:29

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, nga efektivi i Policisë Shkëlqim Duka dhe vëllai i tij, Florjani. Mësohet se autorët e kanë ndjekur për 5 ditë Reçin, para se t’i bënin atentat.

Pas krimit janë larguar pa gjurmë duke shfrytëzuar një tunel pranë shkallëve të emergjencës të hotelit nga ku gjuajtën me armë. Gjithashtu burime bëjnë me dije se në tentativën e parë, ata kishin dështuar ta vrisnin. Më pas kanë provuar sërish duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ekzekutimi i Eduart Reçit

Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit të tij, mbrëmjen e 13 Nëntorit. Në pranga ra Shkëlqim Duka, oficer i OPGJ-së në komisariatin nr.2 në Tiranë, dhe vëllai i tij, Florjan Duka, si autor të dyshuar të krimit, ndërsa pas ngjarjes mësohet se fshihen konfiktet për një pronë ku biznesmeni dëshironte të ndërtonte një pallat.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka“, njoftoi policia.

Por, mësohet se kjo nuk ka qenë tentativa e parë e oficerit të OPGJ-së për të ekzekutuar biznesmenin e ndërtimit.

Sipas burimeve, efektivi Shkëlqim Duka, i cili njihet si qitës i mirë në radhët e uniformave blu, ka tentuar ta ekzekutojë Eduart Reçi edhe në datën 8 Nëntor. Efektivi 48 vjeçar raportohet se ka qëlluar në drejtim të biznesmenit, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Mësohet se oficeri i OPGJ-së në komisariatin nr.2, Shkëlqim Duka e ka ruajtur biznesmenin e ndërtimit për 5 ditë me radhë për ta eliminuar. Ky detaj, sipas burimeve nga grupi hetimor, është vënë re pas kqyrjes së pamjeve filmike pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e Eduart Reçit.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Duka ka qëndruar për 5 ditë në pritje të Eduart Reçit, përkatësisht nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor, përveç datës 11 për shkak se ka qenë në punë në detyrë. Oficeri i policisë e ka pritur Eduart Reçin nga ora 19:00 deri në 23:00 derisa mbrëmjen e 13 nëntorit, ku në orën 22:40 minuta e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën.

Në video, oficeri i policisë shihej i pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, Florjan Duka policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,”– njoftoi policia.

Gjatë kontrolleve të ushtruara më 23 Nëntor në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

The post Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Zbardhen detaje nga krimi, efektivi dhe vëllai i tij u larguan pa gjurmë përmes… appeared first on Sot News | Lajme.

Fjolla flet për lidhjen e re: Është biznismen, jeton në Dubai – do të martohemi vitin e ardhshëm

By: D Marku
28 November 2024 at 13:38

Fjolla Morina ka qenë mbrëmë (e martë) e ftuar në “Krejt n’debat” për të komentuar më shumë rreth politikës dhe zgjedhjeve të ardhshme.

Ajo ndër të tjerash ka folur edhe për jetën private, duke qenë se një kohë ka qenë më e distancuar nga mediat dhe shtypi rozë.

Këngëtarja e njohur thekson se ka nisur një romancë të re dashurie me një shqiptar, por që jeton në Dubai.

Mes tjerash, artistja u shpreh se do të martohet vitin e ardhshëm, gjegjësisht në prill.

“Po është biznismen. Nuk jeton këtu por në Dubai. Shqiptar por me biznese në Dubai”, tha ajo.

The post Fjolla flet për lidhjen e re: Është biznismen, jeton në Dubai – do të martohemi vitin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Krime pa autor/ Çfarë po ndodh në kryeqytet? Dy ekzekutime në 5 ditë, pas biznesmenit, atentat djalit të ish-gjyqtarit

19 November 2024 at 09:24

Tirana është tronditur nga dy ekzekutime mafioze brenda 5 ditësh. Pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor), rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko”, u qëllua me 5 plumba, Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi. Viktima sapo kishte dalë nga një lokal dhe po futej brenda automjetit të tij, kur u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët. 30-vjeçari mori 5 plumba dhe u dërgua në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy kishin rolin e qitësit, ndërsa i treti ishte shoferi i automjetit ku udhëtonin autorët. Rreth 30 minuta pas ngjarjes së rëndë, në afërsi të Liqenit të Farkës është gjetur duke u djegur një mjet tip “Audi”, që dyshohet se i përket atentatorëve.

“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

Ndërkohë 5 netë më parë, rreth orës 23:10 të mbrëmjes së 13 Nëntorit, u ekzekutua po ashtu në një atentat mafioz biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi. Ai u qëllua me një plumb të vetëm në kokë me pushkë dylbi, dyshohet nga distanca, teksa po qëndronte në sheshpushimin e pallatit të tij, ku edhe banonte, përballë Fakultetit të Ekonomisë. 52-vjeçari u dërgua tek Trauma në gjendje të rëndë, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagës së marrë, duke humbur jetën. Mister mbeten autorët e krimit, dhe motivet e atentatit ndaj biznesmenit të ndërtimit.

“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Faik Konica”, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, informojmë se ky shtetas ka humbur jetën në spital. Vijon puna në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

The post Krime pa autor/ Çfarë po ndodh në kryeqytet? Dy ekzekutime në 5 ditë, pas biznesmenit, atentat djalit të ish-gjyqtarit appeared first on Sot News | Lajme.

Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen  i naftës

15 November 2024 at 11:58

Giovani dos Santos ishte një talent i madh në ekipin e të rinjve të Barcelonës, klub me të cilin nënshkroi kur ishte 12 vjeç dhe për të cilin debutoi në moshën 17-vjeçare, duke shënuar një gol kundër Aarhus.

Pas një sezoni në Barcelonë, në të cilin u krahasua me Ronaldinhon dhe u quajt “Messi i ri”, karriera e tij e çoi në Tottenham Hotspur, Ipswich Town, Racing Santander, Mallorca, Villarreal dhe Los Angeles Galaxy në Amerikë.

Dos Santos ka nënshtetësi meksikane, braziliane dhe spanjolle dhe ka luajtur 106 herë për Meksikën, me të cilën fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2012.

Ai i vari çizmet e tij tre vjet më parë, dhe tani Dos Santos është jashtëzakonisht i suksesshëm në botën e biznesit.

 

🤑 La nueva vida de Giovani Dos Santos: genera millones fuera del fútbol

✍ @JorgeSerr4no https://t.co/HBcTemyzXl

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 14, 2024

Mediumi Claro Sports ka bërë të ditur se Dos Santos është bërë partner në kompaninë Procura Mexico, e lidhur ndryshe me kompaninë petrokimike Petroleos Mexicanos (PEMEX).

“Informacionet tregojnë se puna e re do t’i sjellë atij në mes 400,000 dhe 500,000 dollarë në vit”, raportoi Abraham Bencid i Fox Sports.

Në Meksikë, ata pretendojnë se Dos Santos drejton edhe biznesin e blerjes dhe shitjes së makinave luksoze në këtë vend. /Telegrafi/

The post Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen  i naftës appeared first on Telegrafi.

Misteri i vrasjes së biznesmenit, bie pista e pritës: Çfarë u zbulua në telefon

By: Oldi
14 November 2024 at 20:58

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë ku mbeti i vdekur biznesmeni Eduard Reçi. Në momentin që familjarët e kanë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 52-vjeçarin kanë njoftuar policinë. Salla operative është njoftuar për një person të gjakosur jo për vrasje. Pasi është hapur telefoni, Eduart Reçit […]

The post Misteri i vrasjes së biznesmenit, bie pista e pritës: Çfarë u zbulua në telefon appeared first on BoldNews.al.

❌
❌